Aplikacion
Edhe një gjë kaq e natyrshme dhe e këndshme si seksi mund të jetë shumë e rrezikshme…
Sa më të pasionuar dhe të pakufizuar, më mirë është sepse seksi bëhet më i bukur. Por, kujdes sepse nganjëherë shpërthimi i tepërt në marrëdhënie mund të shkaktojë aksidente të rrezikshme, që mund t’ju bëjnë të përfundoni në spital ose në rastet më fatale në humbje të jetës!
Ok, ndoshta po ekzagjerojmë, por na besoni që ka ndodhur! Në fakt, ndonjëherë mund të ndodhin probleme, kryesisht të lidhura me praktikat e rrezikshme seksuale. Le t’i shohim se çfarë janë ato, në mënyrë që t’i shmangim ose të paktën t’i praktikojmë më me kujdes, për të kufizuar rrezikun e aksidenteve.
Seksi i rrezikshëm: praktikat për të shmangur!
Një nga praktikat më të rrezikshme është cunnilingus. Ndërsa është mënyra më e mirë për të stimuluar klitorisin dhe për të ndihmuar gruan të arrijë orgazmën, rreziku është që të dërgojë shumë ajër në vaginë. Nëse ky i fundit nuk arrin të dalë, ajo mund të formojë flluska në gjak dhe të shkaktojë embolizëm. Natyrisht kjo është një ngjarje mjaft e rrallë, por ka ndodhur me disa, sidomos gjatë shtatzënisë.
Thyerjet penile janë më të shpeshta dhe shumë të dhimbshme. Ato mund të ndodhin kur penisi gjatë një marrëdhënieje shumë të nxehtë ose masturbimi të fortë, është i vendosur në mënyrë të pahijshme ose godet këndet e gruas, duke shkaktuar një traumë. Ndër pozicionet më të rrezikshme në këtë kuptim janë cowgirl dhe misionari. Natyrisht, ka një numër aksidentesh të diktuara nga vendi ku kryeni marrëdhënie seksuale: ka rreziqe në makinë, ku hapësira është e ngushtë, ose në errësirë, ndoshta në një vend që nuk e dimë, ose në ujë …
E çuditshme për të thënë, por gjatë seksit edhe sytë rrezikojnë! Për shembull, nëse spermatozoidi futet në sy, mund të transmetojë sëmundje, të tilla si klamidia dhe gonorreja. Ekziston edhe një praktikë fetish e veçantë, e quajtur oculolinctus ose worming, e cila konsiston në shuplaka të syrit dhe që mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme.
Së fundi, nganjëherë kondomët, lodrat seksuale ose objekte të tjera të përdorura gjatë praktikës seksuale mund të mbeten të bllokuar në vaginë dhe në anus. Në këto raste, duhet menjëherë të kontaktoni urgjencën për t’i nxjerrë ato!
Fjolla Morina e shtruar në spital, habit ish- bashkëshorti: Mbase e bën për lojëPrej disa ditën, këngëtarja e njohur Fjolla Morina është shtruar në spital, pasi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, përsa i përket shëndetit mendor.
Ish-bashkëshorti i këngëtares, biznesmeni Fisnik Syla foli sot për “Breaking”, në lidhje me gjendjen shëndetësore të këngëtares se “mbase mund të jetë e vërtetë”.
Sipas tij asaj nuk i besohet, dhe se janë dy skenare, ose është vërtetë me probleme mendore, ose po e bën si lojë ngaqë është e dënuar me 6 vite nga shteti shqiptar.
“Ish bashkëshortja ime ndodhet në spital, nga gjendja e saj mendore, jo e mirë, kjo është parë edhe në bazë të akuzave që bënte ajo për mua atë kohë. Sa kanë thënë portalet, aq di dhe unë për të. Ka një vit që s’kemi folur. Pas divorcit s’kemi folur më.
Ka dy skenare, ose mund të jetë vërtetë në spital për probleme mendore, ose po luan sepse ajo është e dënuar nga drejtësia shqiptare me 6 vite burg. Asaj as nuk i besohet, as nuk i dihet”, shpjegoi ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës.
Pas Ahmetajt edhe Gjiknuri? Deputeti nxjerr dokumentat kompromentueseSPAK ka mbyllur hetimet dhe e ka cuar ne gjykate dosjen e inseneratorit te Elbasanit, me nje hetim te percipte dhe shkel e shko. Kjo ka mundesuar qe eksponente te rendesishem qeveritare, ti shpetojne pergjegjesise per ato qe kane bere, duke favorizuar grupin kriminal ne kembim te perfitimeve personale.
Vecanerisht kompromentues eshte hetimi nga SPAK i ndertimit dhe shfryrtezimit te impiantit te prodhimit te energjise elektrike ne inseneratorin e Elbasanit.
Impianti i prodhimit te energjise elektrike, i cili as sot nuk funksionon, u ndertua me fonde shteterore. Cuditerisht, i gjithe dokumentacioni i pergatitur nga Ministria e Energjitikes dhe Kryeministria i referohet atij si koncesion qe ndertohet me parate dhe dhe shfrytezohet nga operatori privat Albtek Energy sh.p.k.
Bashkelidhur keni vendimin e qeverise nr.907 date 17.12. 2014, firmosur nga Zevendes Kryeministri Niko Peleshi ku miratohet ndertimi, financimi dhe shfrytezimi i tij.
Ne daten 31.10 2016, Ministri i Energjitikes Damian Gjiknuri, leshon urdherin 4557/1 nepermjet te cilit ai miraton ndertimin dhe shfrytezimin e impiantit me rikuperim te energjise elektrike nepermjet trajtimit te mbetjeve urbane ne qytetin e Elbasanit nga shoqeria Albtek Energy sh.p.k.
Shqyrtimi i ketij Urdher-Miratimi evidenton qe:
a) autorizohet ndertimi i impiantit brenda 18 muajve nga data e leshimit te urdher-miratimit nga Ministri Gjiknuri.
b) Impianti do kete nje kapacitet te instaluar prej 2,9 MGW dhe kapacitet shfrytezimi 2.55 MGW.
c) Koncesioni per shfrytezimin e impiantit jepet per nje periudhe 25 vjecare dhe koncesionari Albtek Energy sh.p.k. do i jape shtetit ne kembim nje royalty te barabarte me 2% te sasise vjetore te energjise elektrike te prodhuar. Keto fakte jane te sanksionuara edhe ne kontraten e lidhur midis Ministrise se Energjitikes dhe Albtek Energy sh.p.k. bashkelidhur.
Ketu fillojne e lindin disa pyetje te sikleteshme per ata qe kane kryer keto veprime, por edhe per SPAK. SPAK ka hetuar, por nuk i shkon te vertetes deri ne fund, duke mbetur ne siperfaqe vetem me Lefter Koken dhe Alqi Bllakon, kur vjedhja me e madhe eshte projektuar ne impiantin e energjise elektrike:
Eshte fakt i vertetuar me dokumente qe impianti i mbetjeve urbane dhe prodhimit te energjise elektrike ne qytetin e Elbasanit eshte ndertuar i gjithi me fonde nga buxheti i shtetit. Kosto e ndertimit te tij eshte rreth 21,6 milione euro. Cuditerisht praktika e ndertimit te tij eshte trajtuar si investim privat.
Si eshte e mundur qe nje investim prej 21,6 milione euro nga buxheti i shtetit ti jepet Albtek Energy sh.p.k. per te shfrytezur impiantin e prodhimit te energjise elektrike per 25 vjet me detyrimin per ti dhene 2% te prodhimit vjetor te energjise elektrike shtetit dhe 98% ta mbaje per vehte? A e kupton SPAK se cfare vjedhje projektohej nga organizata kriminale ne kete rast?
Kjo eshte sikur Altin Dumani me parate e tija, te porosise ndertimin e nje hidrocentrali dhe pas ndertimit, kompania qe e ndertoi, te kete te drejten ta shfrytezoje ate per 25 vjet duke i dhene Altinit vetem 2% te prodhimit te energjise elektrike? Altin Dumani mund edhe ta fale krejt hidrocentralin, perfshire 2% te prodhimit te energjise elektrike, sepse jane parate e tij, por ne rastin e Elbasanit jane para te buxhetit te shtetit, domethene te popullit, qe askush nuk e pyeti ne se desheron tja fale ate Albtek Energy sh.p.k. dhe atyre qe jane pas.
Vjedhje te tilla mund te ndodhin dhe te mos hetohen vetem ne kushtet kur ata qe kane dhene lejet e ndertimit, shfrytezimit dhe financimit buxhetor te objektit, te jene aksioneret dhe pronaret e vertete te impiantit te energjise elektrike. Kete duhej ta hetonte SPAK por ai nuk ka kellqe sepse dalin emra shume lart si pronare te fshehur.
Ligji per investime ne sektorin e energjise elektrike, neni 49 i tij (shih bashkelidhur), percakton se leja per ndertimin e impianteve elektrike me fonde shteterore, me kapacitet mbi 2 MGW, jepet nga Keshilli i Ministrave. Perse ne kete rast leja eshte dhene nga Ministri Gjiknuri me urdherin 4557/1 date 31.10. 2016? Perse Ministri Gjiknuri ka shkelur ligjin dhe SPAK nuk e heton?
Ish Zevendes Kryeministri Ahmetaj, per aq sa eshte perfshire ne aferen e inseneratoreve, duhet te hetohet dhe te mbaje pergjegjesi ne se ka te tille. Po keta te tjeret, te cilet jane te perfshire koke e kembe ne nje skeme grabitje, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal perse nuk hetohen? Kjo skeme e zbatuar nga ky grup mafioz, eshte kundershtuar nga Agjensia e Prokurimit Publik si e pa mbeshtetur ne ligj. Perse SPAK nuk i ben pershtypje dhe nuk heton?
Te presim dhe shohim. Te tjera dokumenta mund te dalin ne drite. SPAK ben mire ti dale te keqes perpara dhe te filloje hetime serioze se si vidhet populli me i varfer i Europes.
Qente jane leshuar nga zinxhiret dhe po shqyejne njeri tjetrin.
Nga Edmond Spaho
Armand Duka komenton prezantimin e ekipeve shqiptaret në EuropëNë përgjithësi ekipet shqiptare mbyllën me sukses ndeshjet e para të turit të parë kaulifikues në Champions League dhe Conference League.
Me përjashtim të Vllaznisë që u mposht në Irlandën e Veriut nga Linfield, Partizani, Tirana dhe Egnatia arritën rezultat të kënaqshëm.
Lidhur me prezantimin e tyre në Europë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka i përgëzoi përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook.
Duka ka besim se ekipet e kampionatit tonë do të arrijnë ta kapërcejnë këtë tur.
“Dëshiroj ti uroj shumë suksese skuadrave tona në Champions & Conference League, në nisje të javës që i çon te ndeshjet e kthimit. Me mbylljen e ndeshjeve të para, ku patën mundësi të njohin më mirë kundërshtarët, jam besimplotë se skuadrat tona do të arrijnë të sigurojnë kalimin për më tej. Kanë të gjithë potencialin dhe cilësitë për tu përballur si të barabartë e të nderojnë futbollin tonë në arenën ndërkombëtare. Suksese”, shkruan Armand Duka. /zoom.al/
Zbulohet shkaku i vdekjes së vajzës së Elvis PresleyLisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock ‘n’ roll-it, Elvis Presley, vdiq nga një bllokim i zorrëve, ka thënë zyra e ekzaminuesit mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit.
Bllokimi ishte rezultat i ngjitjeve të shkaktuara nga operacioni për humbje peshe që ajo iu nënshtrua disa vite më parë. Presley, gjithashtu këngëtare, vdiq pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Kaliforni më 12 janar. Ajo ishte 54 vjeçe.
Dalja e saj e fundit publike ishte dy ditë para vdekjes, në Golden Globes.
Arrestimet nuk mund ta ndalin vjedhjen me inceneratorët pa u ndalur pagesat miliona eurosheKryeministri Edi Rama pranoi sot se arrestimi i ish-zëvendësit të tij, Arben Ahmetajt, ishte pasoja e hetimit të një afere të denoncuar gjerësisht si korruptive nga opozita e media të shumta, mes të cilave edhe Zoom.al
Por pasojat nuk po ndalen as nga arrestimi i një ministri dhe një deputeti apo nga shpallja në kërkim e ish-numrit dy të qeverisë.
Pasojat vijojnë t’i paguajnë shqiptarët.
Nëse qeveria po humb njëri pas tjetrit ministra e deputetë që sipas SPAK kanë vjedhur miliona euro, shqiptarët po humbin milionat që paguajnë me taksat e tyre. Sepse pagesat për inceneratorët nuk po ndalen edhe pse impiantet e djegies nuk funksionojnë. Sepse Klodian Zoto, Klodian Mërtiri e Stela Gugallja vijojnë të mbushin xhepat me miliona euro ndonëse janë në kërkim ndërkombëtar nga Drejtësia e Re.
Në fjalën e të gjatë dedikuar pasojave të kësaj reforme, Rama tha se “e kam ditur çfarë them e kam ditur se çfarë vjen”.
Dhe ajo çfarë po vjen bashkë me arrestimin e ministrave dhe deputetëve të tij është humbja e miliona eurove të taksapaguesve.
Edi Rama e ngarkoi me përgjegjësi personale Arben Ahmetajn, ashtu si Lefter Kokën, ashtu si Alqi Bllakon.
SPAK i akuzon se kanë vjedhur paratë e shtetit. Por që të dy, edhe kreu i qeverisë edhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion kanë një nonsens mes deklaratave dhe veprimeve.
Nëse Edi Rama u beson akuzave të SPAK se me inceneratorët janë zhvatur miliarda lekë, siç tregon akti i heqjes së imunitetit për Arben Ahmetajn, përse nuk e ndalon vjedhjen, por vazhdon dhe u paguan Zotos e Mërtirit miliona çdo muaj?
Nëse SPAK ka prova se inceneratorët janë një aferë korruptive, për të cilën duhet të shkojnë në burg dy ministra, një deputet dhe dhjetra persona të tjerë, përse Altin Dumani nuk urdhëron ndërprerjen e pagesave?
Vetëm Bashkia e Tiranës ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh.
Inceneratori i Tiranës ka marrë rreth 50 milionë dollarë, vetëm nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës si transferta të pakushtëzuara, të deklaruara.
Qytetarët e Tiranës paguajnë 29 euro për ton, njësoj sikur mbetjet të digjeshin. Por ato nuk digjen, sepse inceneratori nuk është ndërtuar.
Atëherë, përse qeveria e Edi Ramës vazhdon t’i paguajë 17 euro për ton kompanisë offshore të Zotaj për një punë që ajo nuk e bën? Përse SPAK nuk i kërkoj Gjykatës së Posaçme të ndërpresë pagesat e miliardave?
Ndërkohë 34 mln euro janë parashikuar për 3 vitet e ardhshme për t’u paguar për kompaninë e Klodian Zotos.
Edi Rama e quajti votimin pro arrestimit të Arben Ahmetajt një tjetër test për socialistët si nismëtarë të reformës në drejtësi.
Por testi që presin shqiptarët është i paplotë nëse arrestimi i atyre që vodhën paratë e taksave të tyre nuk shoqërohet me ndaljen e menjëhershme të vjedhjes.
Përndryshe, numri i të arrestuarve vërtet mund të rritet, por ai do të mbetet vetëm statistikë nëse shqiptarëve vijojnë t’u vidhen paratë në xhep përditë. / Mikel Ora – Zoom.al
Tentoi që të shtypë me furgon karabinieren, policia italiane qëllon për vdekje 55-vjeçarin shqiptarHaxhi Çollaku, 55-vjeç është qëlluar për vdekje nga policia Italiane pasditen e sotme në qytetin e Padovas. Sipas mediave italiane 55-vjeçari shqiptar, ndodhej në hyrje të shtëpisë së ish-gruas në lagjen Sacra Famiglia dhe ishte kjo e fundit që njoftoi karabinierët, pasi e kishte denoncuar për përndjekje të vazhdueshme prej me shumë se një viti.
Pas denoncimit të ish-gruas, menjëherë mbërriti një patrullë në vendngjarje dhe agjentët e policisë kërkuan që ai të largohej prej andej, pasi për ish-bashkëshorten kishte urdhër mbrojtje në fuqi, që e ndalonte 55-vjeçarin të afrohej në zonë.
Fillimisht u duk sikur ai hoqi dorë dhe u largua drejt furgonit të tij, duke pritur që karabinierët të përfundonin marrjen e të dhënave personale dhe përgatitjen e raportit për ngjarjen. Po papritmas, 55-vjeçari shqiptar ndezi furgonin dhe përplasi policen përballë tij, e cila mbeti e plagosur. Pas kësaj, ai doli nga kabina tentoi që me thikën të cilën e mbante në dorë të godiste karabinieren.
Në këtë moment kolegu i kësaj të fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të shqiptarit katër herë. Haxhi Çollaku u transportua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në gjymtyrët e poshtme.
Gazetari zbulon prapaskenat e forta: Ahmetaj nuk shkon vetëm në burgGazetari Eni Ferhati tha se informacioni i dhënë nga avokati i Ahmetajt se ky i fundit ndodhet në Britani të Madhe duhet marrë me rezerva pasi ishte i njëri avokat që kur media interesohej për vendndodhjen e ish-ministrit tha se ai ndodhej brenda vendit, gjë që rezultoi e pavërtëtë.
Ferhati tregoi se në dosjen voluminoze të hetimit 1-vjeçar të SPAK, së bashku me Ahmetaj do të ketë edhe persona të tjerë ndaj të cilëve do të merret masa e arrestit me burg si persona që e kanë ndihmua në pastrimin e parave apo fshehjen e pasurisë.
“Kam informacione dhe në bazë të dosjes voluminoze të SPAK, që bashkë me Ahmetajn do ketë edhe persona të tjerë që do merren në masën e arrestit me burg, të cilët kanë rezultuar se kanë ndihmuar ish-zyrtarin e lartë të pastrojë paratë dhe të fshehë pasurinë e tij, vepra të cilat sipas SPAK, Ahmetaj i ka kryer në bashkëpunim. Nëse i referohemi dosjes së SPAK pas hetimit 1-vjeçar ndaj Ahmetajt rezulton se ka edhe emra të tjerë që përmenden, që mund të jenë me përgjegjësi ligjore”, tha gazetari.
Kur qeveria dhe drejtësia do të na thonë se inceneratorët janë korrupsion?!Ndonëse e quajti si një sukses të Reformës në Drejtësi, kryeministri Edi Rama pranoi se arrestimi i ish-zëvendësit të tij nuk është ndonjë sukses për të apo qeverinë. Ai e rikujtoi Ahmetajn si bashkëpunëtorin e tij të ngushtë.
Në fjalën e të gjatë dedikuar pasojave të kësaj reforme, Rama tha: “E kam ditur çfarë them e kam ditur se çfarë vjen”. Dhe ajo çfarë erdhi ishte arrestimi i disa ministrave dhe deputetëve të tij për të njëjtën çështje. Por kryeministri Rama nuk ka qëndruar kurrë kundër inceneratorëve dhe madje i ka quajtuar si “një ndër krenaritë e qeverisë së tij”. Nga ana tjetër ai ka lëshuar çdokënd nga krahu i tij që është implikuar me to.
Në komisionin e ngritur pikërisht për këtë aferë korruptive, ndoshta më e madhja në historinë e vendit, kryeministri Rama garantoi se ai do të ndalonte të firmoste pagesat për shërbimin e djegësve vetëm kur drejtësia të provonte se aty digjeshin lekë dhe jo plehra.
Por drejtësia, nën përfaqësimin e SPAK nuk e ka bërë këtë. Në 4 vite, skandale të reja kanë buruar nga inceneratorët duke e kthyer në një kakofoni edhe për opinionin publik, por problemi nuk është aspak kompleks: Inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës nuk funksionojnë, por çdo muaj, pagesa miliona euroshe shkojnë drejt administratorëve të tyre, që në fakt janë në arrati pasi SPAK i shpalli në kërkim. Përballë fakteve të hetuara vetë, SPAK refuzon të shpallë inceneratorët aferë korruptive.
Kur kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani raportoi në Kuvend pak ditë më parë, u pyet nga deputeti i opozitës Gazmend Bardhi, se pse nuk ka përfunduar ende hetimi 4-vjeçar për inceneratorët, Dumani tha se “arsyeja e zgjatjes së hetimeve kishte të bënte edhe me plotësimin e strukturës së SPAK.”
Edhe pse SPAK po ecën në të njëjtat gjurmë si qeveria, është sulmuar shpeshherë nga vetë kryeministri Rama dhe kabineti i tij.
Marrë nga rëndesa që ato i shkaktojnë buxhetit të shtetit, një raport i KLSH-së i thoshte qeverisë, se edhe në rast se djegësit do të ishin në funksionon, ato nuk mund të përballohen nga financat e Shqipërisë. Bashkia Tiranë ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh. Inceneratori i Tiranës ka marrë rreth 50 milionë dollarë, vetëm nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës si transferta të pakushtëzuara, të deklaruara. Përkthyer në 29 euro për ton për çdo qytetar të Tiranës dhe Durrësit. Ndërkohë 34 mln euro të tjera janë parashikuar për 3 vitet e ardhshme.
Para këto që shkojnë në xhepat e treshes më të famshme në vend, Mërtiri-Zoto-Gugallja, administratorë dhe ortakë të kompanive që kanë marrë në dorë inceneratorët.
Në të gjitha këto vite që SPAK vazhdon të hetojë, të tre bashkëpunëtorët i kanë shkaktuar Shqipërisë një dëm ekonomik me vlerë nominale rreth 200mln euro dhe me një dëm të pallogaritshëm në financat publike. Opozita i ka emëruar ata si grup të strukturuar kriminal. Të tre janë në kërkim ndërkombëtar, por paratë vazhdojnë t’ua marrin shqiptarëve.
Pak kohë më parë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, nga ku dalin pagesat për inceneratorët guxoi të thoshte: “Inceneratorët janë shërbim publik, pagesat vazhdojnë të kryhen kur nuk ka ligj që të ndalojë pagesat./Zoom.al
Astronauti i NASA-s që ka ngelur i bllokuar në hapësirë prej muajsh
Një astronaut 47-vjeçar, Frank Rubio, ka thyer një rekord: ai është astronauti amerikan që ka kaluar kohën më të gjatë në hapësirë. Edhe pse mund të duket si lajm pozitiv, në fakt është krejt e kundërta. Ai ishte në një mision në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) që nga 21 shtatori 2022, rreth 400 kilometra nga Toka, është bllokuar aty dhe dëshiron të kthehet.
Rubio, me origjinë salvadorane, udhëtoi në stacionin hapësinor me një anije kozmike ruse si pjesë e një marrëveshjeje për ndarjen e ekuipazhit midis NASA-s dhe Roscosmos (agjencia ruse e hapësirës). Amerikanit iu desh të udhëtonte në bordin e Soyuz MS-22, ndërsa Roscosmos vendosi kozmonauten Anna Kikina në një mision SpaceX Crew Dragon që u ngrit në tetor 2022 dhe u kthye në shtëpi më 11 mars.
Probleme teknike
Por, ky astronaut nuk është kthyer ende. Një sërë problemesh teknike në pajisje e kanë penguar atë të kthehet në shtëpi dhe ai madje mund të qëndrojë në ISS gjashtë muaj të tjerë. Rubio ka sqaruar se ka pasur një rrjedhje në kapsulën e Soyuz, që ka ndodhur dhjetorin e kaluar, dhe se për momentin nuk lejon kthimin e astronautit. Gjithsesi, astronauti ka siguruar se problemi është duke u zgjidhur.
“Nëse kthehem më shpejt do të jem i lumtur, pasi do të takoj familjen time, e cila më ka mbështetur gjithmonë dhe është shumë pozitive. Të gjithë më thanë se do të shkonte mirë”, tha astronauti për Univision.
Rubio tashmë është astronauti amerikan që ka kaluar kohën më të gjatë në hapësirë (më shumë se 200 ditë). Rekordi botëror është rus dhe mbahet nga kozmonauti i ndjerë Valery Poyakov, i cili kaloi 437 ditë rresht në orbitë në stacionin hapësinor rus Mir, midis 1994 dhe 1995.
Gjatë kësaj kohe pritjeje, Rubio i përkushtohet eksperimenteve shkencore. Qëllimi është rritja e rezervave ushqimore për ekspeditat e ardhshme në Hënë dhe Mars.