zoom

Day ArchiveAhmetaj i dërgon sms Fevziut nga arratia dhe thotë se nuk do i dorëzohet drejtësisë

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Në një mesazh dërguar Blendi Fevziut në emisionin “Opinion” kur po trajtohej kjo çështje ai la të kuptohet se nuk do të dorëzohet para drejtësisë. Në mesazhin e tij, Arben Ahmetaj thotë se do të shfaqet kur, sipas e tij, “e vërteta të ketë marrë rrugë”.

“Do dal kur ju të lexoni dosjen. Do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pasur njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta. Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shitur metra katrorë në treg të lirë. Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksione të pastër bankare një pronë.

Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë pronar i asaj prone që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte. Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot.

Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë. Do dal kur ju të bëni pyetje të vërteta se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj. Do dal kur të kuptoni që s’kam pasur asnjë lidhje me procedurën. Atëherë do dal. Do dal kur të lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente në aspektin e lobimit apo favorizimit aq më tepër në opozitë”, thotë Ahmetaj.

Për ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, SPAK kërkon arrestimin e tij për 3 akuza në lidhje me inceneratorët.

Të premten, Parlamenti do të zhvillojë seancën për të votuar ose jo heqjen e imunitetit të Ahmetajt, që do t’i hapte rrugë arrestimit nga SPAK. Kujtojmë se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit e ka miratuar këtë kërkesë, por pritet votimi përfundimtar në Parlament.

Avokatët e deputetit Ahmetaj kanë konfirmuar që ky i fundit ndodhet jashtë Shqipërisë

Linfild shkatërron Vllazninë, fiton me rezultatin e thellë dhe “prek” kualifikimin

Vllaznia ka thyer ecurinë pozitive të ekipeve shqiptare në Europë.

Shkodranët nuk kanë ndjekur rrugën e Partizanit, Egnatias dhe Tiranës, teksa janë mposhtur në përballjen e parë të turit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës me rezultatin 3-1 nga Linfild.

Seria e golave nisi në pjesën e dytë të takimit. McKee tundi rrjetën në minutën e 57 të ndeshjes, ndërsa në të 68-n ishte po i njëjti lojtar ai që i dërgoi shifrat në 2-0.

Si për të mos mjaftuar me kaq, skuadra nga Irlanda e Veriut gjen sërish rrugën e rrjetës në minutën e 76 me anë të Scott-it.

Vllaznia reagon në minutën e 89, kur Juric e dërgon topin në rrjetë.

Megjithatë koha nuk premtonte për ndryshim të rezultatit Vllaznia duhet të përgatitet për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet një javë më pas në “Loro Boriçi”. /zoom.al/

18-vjeçari humb jetën tragjikisht në Itali, ra nga çatia ku ishte duke punuar

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në zonën e Porto Sant’Elpidio, në Itali.

Mediat italiane raportojnë se 18-vjeçari Franco Mazelli, ka qenë duke punuar në një çati, ndërsa ka rënë nga lartësua këtë të enjte rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Sipas hetimeve paraprake, një pjesë e çatisë është shembur dhe djali u rrëzua duke rënë rreth 10 metra poshtë.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, i riu nuk arriti të mbijetonte.

Tirana barazon në “frymëmarrjet” e fundit të lojës, Lushkja mban gjallë shpresën e bardhebluve

Tirana ka barazuar sot me shifrat 1-1 kundër Dinamos së Batumit në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ishin gjeorgjianët ata që gjetën të parët rrugën e rrjetës.

Flamarion e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 67, duke ndëshkuar Tiranën në momentin më të mirë të saj.

Por bardheblutë nuk dorëzohen deri në fund të takimit.

Orges Shehi ndërhyn me zëvendësime, të cilat japin efektet e tyre.

Ishte Regi Lushkja ai i cili ndezi stadiumin “Air Albania”.

Goditja e tij me kokë përfundoi në rrjetë dhe Tirana shënoi golin e barazimit në minutën e 93-të.

Pas këtij barazimi, kualifikimi mbetet i hapur në ndeshjen e kthimit. /zoom.al/

Paralajmërimi i Bardhit: Do të ketë arrestime të tjera për inceneratorët

I ftuar në mediq kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi foli me tone të ashpra për situatën e krijuar me dosjen Ahmetaj dhe për atë që sipas tij PS po bën për të prishur provat.

Bardhitha se është interesuar dhe ka pyetur Dumanin nëse po hetohen kryebashkiakët e tjerë dhe se nuk ka marrë një përgjigje të plotë për shkak të sekretit hetimor. Ndëkrohë për Ahmetaj tha se avokatët e dinin ku ndodhet klienti i tyre dhe nuk donin ta bënin të ditur.

Bardhi tha gjithashtu se për inceneratorët do të ketë arrestime të tjera nga SPSAK.
“Nuk është e lehtë të marrësh kurajo për të goditur politikanë të rëndësishëm. Do duhet të gjithë bashkë t’i japim kohë .

Në këndvështrimin tim, SPAK nuk duhet të kishte copëzuar dosjen, por shoh që Dumani dhe kolegët e tij kanë vullnetin për ta çuar deri në fund hetimin.

Një kritikë do kisha, që SPAK ka hetim të hapur për Tiranën, por deri në këto momente nuk ka asnjë veprim konkret.

SPAK do duhet të veprojë sa më shpejt për inceneratorin e Tiranës. Do duhet të vendoset konfiskimi I tre inceneratorëve dh etë bllokohen pagesat. Kontratat duhet të ndërriten dhe po kështu edhe financimi me paratë publike të tre mafiozëve që sot janë në arrati dhe marrin para.
Në çdo goditje SPAK do ketë mbështetje të plotë. Inkurajoj të godasë, majtas dh edjathtas cilindo që abuzon me pushtetin”, tha Bardhi.

Ish-missi tregon si e tradhtoi i dashuri: I kapa “mat” në shtëpinë ku bashkëjetonim

Ish-missi Daniela Shima, një nga konkurrentet e spektaklit “Love Story”, ka rrëfyer tradhtinë e të dashurit, me të cilin kishte disa vite e lidhur dhe bashkëjetonin.

Ajo tha se e kishte kapur mat në shtëpinë ku bashkëjetonin dhe se më pas janë ndarë. Me këmbënguljen e moderatores Rozana Radi ajo ka treguar dhe detaje.

“Isha këtu, sa bukur. Pse s’më morët videografe. Isha e qetë. Kisha ditë që e kisha kuptuar. Ishte aq i zoti sa që i fshihte mesazhet”, rrëfeu modelja.

Parlamenti miraton shkarkimin e Bledi Çuçit, Taulant Balla votohet si ministri i ri i Brendshëm

Parlamenti ka votuar sot emërimin e Taulant Ballës si ministri i ri i Brendshëm.

Me 84 vota “Pro” dhe 3 abstenim është miratuar shkarkimi i Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Brendshëm.

Gjithashtu është votuar me 75 vota emërimi i Taulant Ballës si ministër i ri.

Kryeministri Rama vendosi t’ia besoje këtë herë një profili të lartë politik si Balla drejtimin e ministrisë së rëndësishme, pas një serie ngjarjesh të rënda të ndodhura në vend.

Taulant Balla është një ndër zërat më të fortë të mazhorancës në Kuvend, ku ka përballuar pothuajse i vetëm betejat me opozitën, të cilat shpesh kanë përfunduar edhe ne gjykatë dhe Balla ka dalë fitues për akuzat ndaj tij.

Karrierën politike, Taulant Balla e nisi ne vitin 2004, ku shërbeu si këshilltar i kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist.

Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partise Socialiste post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.

Balla është deputet i Qarkut te Elbasanit dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

Do i futet politikës? Luiz Ejlli tregon strategjinë e “partisë” së tij të re

Me batuta dhe humor Luiz Ejlli i është përgjigjur pyetjes së dy moderatorëve “se nëse do futet në politikë”.

Ai tha se do zgjedhë një pjesë të PD, një pjesë të PS, një pjesë të Metës, një pjesë të Albin Kurtit.

“Që do një ndryshim ky vend e do, se thotë Rama jo po ika unë kush do të vijë? Do marr një pjesë të partisë së Albin Kurtit, janë të mirë ata për protesta, janë të mirë për opozitë. Do merrja një pjesë të partisë së Ilir Metës, të kryjnë punë ata. Do merrja një pjesë të partisë së Berishës, se duhen, se nuk pranojnë asnjëherë rezultatin e zgjedhjeve, sido të jetë. Do merrja dhe një pjesë të PS, se kanë vila kudo dhe se ata fitojnë gjithmonë”, tha me batuta Luiz Ejlli.

SHIFRAT/ Pasuria globale tkurret për herë të parë në 15 vjet

Të pasurit janë më pak të pasur, por për një kohë të shkurtër. Për herë të parë në 15 vjet, vlera e pasurisë financiare globale është tkurrur, duke u ulur me 4% në vitin 2022 dhe duke arritur në 255 trilionë dollarë.

Sipas studimit “Global Wealth 2023: Risetting the Course”, raporti i 23-të vjetor mbi pasurinë globale nga Boston Consulting Group, një nga shkaktarët është konteksti i pasigurisë gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë, e cila përcaktoi rritjen e inflacionit, rritjen e normave të interesit dhe performanca e dobët e tregut të aksioneve.

Megjithatë, kjo rënie pritet të jetë jetëshkurtër, pasi këtë vit pritet një rikthim prej 5%, që do të çojë vlerën e pasurisë globale në 267 trilionë dollarë.

Vrasja e 50-vjeçarit shqiptar në Selanik/ Polica bien në gjurmët e autorit nga targa e automjetit

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit shqiptar në Selanik, mesditën e sotme nga bashkatdhetari i tij.

Mediat greke bëjnë me dije se policia është ende duke hetuar rastin dhe kanë arritur të identifikojnë autorin nga targat e makinës me të cilën ai udhëtonte.

Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për një burrë nga Shqipëria i cili në të kaluarën është i akuzuar autoritetet për vepra penale. Hetimet për gjetjen e tij janë duke vazhduar, por deri më tani vazhdon të jetë ende në kërkim.

Kujtohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta para orës 13:00, ku viktima u qëllua rëndë në shpatull dhe për pasojë ndërroi jetë më vonë. Sipas informacioneve, viktima 50-vjeçare me origjinë shqiptare është qëlluar me të paktën dy plumba, ende nuk janë zbardhur arsyet që çuan në tragjedi. Ky është momenti i ekzekutimit të 50-vjeçarit shqiptar në Selanik nga bashkëatdhetari i tij.

Sipas siç shihet në video, viktima debaton me autorin që ndodhej brenda mjetit dhe e godet nga dritarja e makinës me një zinxhir që mbante në dorë.

Në këtë moment, shqiptari e qëllon 51-vjeçarin me 3 plumba dhe viktima bie në trotuar.

Viktima dhe autori sipas mediave greke kanë qenë miq me njëri-tjetrin.

Sherri nisi në një lokal ku po pinin kafe së bashku, më pas autori dhe viktima janë larguar me makina për tu konfliktuar sërish pranë një karburanti.