Aplikacion
SPROVA E VËRTETË E SPAK
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për çështjen e inceneratorëve nuk mund të quhen ende se kanë marrë rrugën e duhur dhe se arrestimi/ kërkesa për arrestim e disa zyrtarëve që kanë patur peshë në politikën e vendit nuk mjafton.
Unë nuk jam te grupi i atyre që mendojnë se nëse një person ka qënë i përfshirë, por jo “koka” e tyre, duhet të amnistohet. Drejtësia të shpëton për sa kohë tregon bashkëpunëtorët, në të kundërt edhe 1 lek të kesh marrë nga buxheti apo koncesionarët në dëm të parave të qytetarëve – vendi është pas hekurave. Kjo shërben për të vendosur precedentin e frikës të zyrtarit dhe frenon në të ardhmen arrogancën e pushtetarëve “të paprekshëm”.
Megjithatë po të nisemi nga interpretimi në rrafshin juridik dhe ekonomik të mënyrës se si ka punuar deri më sot SPAK, mbeten dy sfida të forta në hetimin e inceneratorëve që institucioni të perceptohet i pavarur e të ketë mbështetjen e opinionit publik:
– Hetimin dhe veprimin e menjëhershëm për inceneratorin e Tiranës. Media ka vërtetuar me dokumenta se pronarët e këtij koncesioni janë të lidhur me ata të Fierit dhe Elbasanit: Zoton, Gugallen dhe Mërtirin. Tirana ka marrë deri tani 63 milion euro nga institucionet publike dhe 40 milion euro të tjera nga palët private, por incenerator nuk ka. Pra, dhjetra milion euro derdhen çdo vit, kontrata nuk zbatohet, krimi ndodh dhe të gjithë rrinë spektatorë.
– Sprova e dytë është hetimi gjithëpërfshirës. A janë vetëm Ahmetaj, Bllako, Koka dhe disa zyrtarë që kanë përgjegjësi për këtë aferë? Përse hetimi është ndarë në disa procedime dhe nuk është bërë i plotë? Siç pyeti dhe vetë përpara disa kohësh ish-zv/kryeministri Ahmetaj: A mundet një ministër i vetëm të mbledhë qeverinë dhe të kalojë brenda 1 dite disa vendime për incenertorët? Kush ka qënë autoriteti kontraktor në procedurën e inceneratorit të Tiranës dhe Fierit? Përse nuk hetohen titullarët e ministrisë përgjegjëse për kontratat, zhvillimin e tenderit dhe dhënien e pagesave që vazhdojnë edhe sot kur kontrata ka shkelje? A është bashkia e Tiranës dhe ajo e Durrësit dhe Kavajës që po paguajnë sot koncesionarin duke parë që nuk ka incenerim por groposje? A e dinë sot të gjithë që dhe depozitimi po bëhet jashtë standardeve dhe po helmohemi të gjithë?
Ndaj për mua hetimi për Arben Ahmetaj nuk është zgjidhja e çështjes së inceneratorëve. Ai mund të ketë marrë pagesa nga njerëz të lidhur me këto koncesione, të ketë pasuri të padeklaruar dhe para korrupsioni për të cilat duhet të përgjigjet, por ky hetim nuk zgjidh lëmshin e skemës dhe as ndal paratë tona që digjen përditë aty. Është njësoj si të bjerë flaka në një pallat dhe zjarrfikësit të merren me shtëpitë që janë djegur.
“Seksi me partnerin tim përfundon shumë shpejt. Çfarë mund të bëj?”Unë dhe partneri im bëjmë seks të rregullt, gjë që është e mrekullueshme, por atij i pëlqen gjithmonë të ketë kontrollin – dhe kjo do të thotë se gjithçka ka të bëjë me të dhe përfundon shumë shpejt. Në fillim ai më kërkoi ta udhëzoja se çfarë doja, por, kur u përpoqa, ai këmbënguli se i pëlqente të bënte atë që bën dhe se nuk ishte për diskutim. Nuk dua ta shqetësoj duke thënë të vërtetën flagrante – se kjo është e papërmbushur për mua. Kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë. Unë dua një jetë seksuale të përbashkët, jo vetëm për të. A mund të më ndihmoni të merrem me këtë?
Disa njerëz bëhen shumë të shqetësuar për rolin e tyre të pritshëm për të ndihmuar partnerin të përjetojë kënaqësi dhe orgazmë, dhe ndoshta partneri juaj është bërë kokëfortë sepse mendon se nuk mund t’i plotësojë nevojat tuaja.
Mund të jetë që ai është thjesht egoist – por vetëm duke e pranuar këtë nuk do të arrini atë që dëshironi.
Përpiquni t’i qaseni këtij problemi nga këndvështrimi se ndoshta ai ka nevojë për një lloj tjetër drejtimi nga ju, dhe ka frikë të jetë një zhgënjim. Shumë gra kanë zbuluar se marrja e përgjegjësisë për kënaqësinë e tyre rrit kënaqësinë reciproke. Mundohuni të gjeni mënyra të bazuara në erotikë për të rritur kënaqësinë tuaj gjatë të bërit dashuri. Një teknikë përfshin stimulimin e vetes me dorë ose me një lodër seksi gjatë marrëdhënies seksuale.
Shumë partnerë e shohin këtë eksituese shtesë, dhe si rezultat ata vetë bëhen më të gatshëm për t’u udhëhequr në ofrimin e stimulimit të drejtpërdrejtë të klitorit ose çfarëdo tjetër që dëshirohet. Jini të durueshëm dhe butësisht mbështetës.
Bëjini kërkesat tuaja shumë të thjeshta dhe të qarta dhe shpërblejeni çdo përpjekje të vogël që ai bën për t’ju kënaqur. Mbi të gjitha, mbani mend se ju keni të drejtë të dëgjoheni dhe të plotësoni nevojat tuaja seksuale.
Ish-oficeri Emiliano Nuhu: Taulant Balla ishte në zyrën time kur më kërcënuan me pistoletë në kokëIsh-oficeri i policisë Emiliano Nuhu ka folur për kërcënimin me armë në zyrën e tij në komisariatin e Policisë së Fushë Krujës, duke rikujtuar se i pranishëm ka qenë edhe Taulant Balla, i dekretuar sot si ministër i Brendshëm nga presidenti i Republikës, me emërim të Kryeministrit Rama.
Nuhu tregoi në një intervistë për SyriTv se Balla se në kohën kur ai po hetonte djalin e deputetit të dorëhequr, Rrahman Rraja, pas kallëzimit të bërë nga Xhisiela Maloku për dhunë.
Nuk ka thënë së në zyrën e tij ishte Taulant Balla, Rrahman Rraja dhe Artur Bushi dhe se kur Rraja e kërcënonte me pistoletë, Balla e përçmonte.
“Taulant Balla ka qenë prezent në zyrën time në 21 korrik të vitit 2018, rreth orës 21:00-21:30 minuta dhe ka qenë i shoqëruar nga ish-deputeti Rrahman Rraja, Artur Bushi kryetar i bashkisë së Krujës dhe i vëllai i ish-deputetit, ka qenë në zyrën time.
Më kanë kërcënuar, Balla ka mbajtur një rol përçmues ndaj meje si numri 2 i PS-së. Në momentin që unë jam kërcënuar me armë në zyrën time. Në zyrën e shtetit nuk u kërcënua fizikisht Emiljano Nuhu, por unë përfaqësoja institucionin e policisë.
Jam kërcënuar në prezencë të Taulant Ballës dhe kanë qenë prezentë edhe persona të tjerë dhe muhabeti është agravuar pasi unë nuk pranoja të mos vazhdoja procedurat, ose detyrat që kisha marrë nga prokurorja, sepse do ta arrestoja djalin e deputetit.
Këtyre u dukej e çuditshme që unë u qëndroja fort detyrave që kisha marrë. Personi në fjalë që nxori armën u bë agresiv sepse e ndjente vetëm shumë superior ndaj meje, nuk duroi dot dhe nxori armën dhe më kërcënoi e më tha do të zhduk.
Dhe Taulant Balla, jo si një përfaqësues i shtetit, por si pjesë e krimit të organizuar tha; hiqe pistoletën se nuk i bën këto gabime ky oficeri.
Nëse deklarimet e mia nuk janë të vërteta, pse prokuroria, policia nën drejtimin e Ramës u munduan të mos bëjnë publike pamjet e kamerave të policisë së Fushë Krujë, ishin këta persona apo nuk ishin. Pse nuk i bënë publike.
Pas këtyre denoncimeve prokuroria e Tiranës ka hapur një procedim penal ndaj meje për shpërdorim detyre dhe personave që ishin të pranishëm. Nga të gjitha veprimet që ka kryer prokuroria e Tiranës për të gjithë personat që unë kam kallëzuar ka pushuar procedimin penal, kurse ndaj meje vazhdon procedimi penal, dhe nuk më jep mundësinë që të njihem me provat që ndodhen në dosje.
Nëse unë do kem mundësi të marr kopje të dosjes, aty do të duken të gjitha veprimet që ata kanë bërë për të mbuluar praninë e Taulant Ballës aty’, tha Emiliano Nuhu.
Nuhu është oficeri i dytë i policisë që akuzon një ministër të brendshëm për lidhje me bandat. I pari ishte Dritan Zagani që denoncoi Saimir Tahirin për lidhje me Habilajt.
Enca dhe partneri i saj zyrtarizojnë lidhjen
Këngëtarja Enca dhe partneri i saj kanë zyrtarizuar lidhjen në Instagram. Në fakt prej muajsh këngëtarja ka zbuluar se ndodhet në një lidhje me një shtetas të huaj që nuk është personazh publik.
Ajo postoi një foto në det ku shihej e shtrirë në një dërrasë së bashku me partnerin, ndërsa shkruante: “Kam rënë në dashuri me shoku tim të ngushtë”.
Prej atëherë, ajo ka qenë aktive duke ndarë shpesh foto e video me të në Instastory, edhe pse duke mos e zbuluar totalisht portretin apo identitetin e tij.
Deri ditën e djeshme kur partneri i saj ka vendosur të zyrtarizojë lidhjen me këngëtaren. Ai ka ndarë një video nga pushimet e tyre ku shihen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Në një moment dyshja puthen në buzë, teksa krah videos ai shkruan “Gjëra mes të dashurës dhe të dashurit”.
Ledri Vula feston sot ditëlindjen, urimi i veçantë që mori nga partnerja e tij
Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.
Ditën e sotme, Ledri feston ditëlindjen e tij dhe mbush plot 37 vjeç. E para që i ka dedikuar një postim reperit nga momenti i fryrjes së qirinjve teksa i këndon këngën e ditëlindjes në orën 12 ka qenë ashtu si dhe ju mund ta mendoni, partnerja e tij Sara Hoxha.
Kur do të arrestohet Arben Ahmetaj? Ish-drejtori i Policisë tregon datënKëshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet nesër në orën 16:00 për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të ish -ministrit Arben Ahmetaj.
SPAK ka ngritur 3 akuza ndaj Ahmetajt në lidhje me inceneratorin e Elbasanit. E akuzon për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.
Nëse Parlamenti do t’ia heqë imunitetin, SPAK do të mund të kryejë hetime të thelluara për Ahmetajn. Por kjo nuk do të thotë se ish -ministri mund të arrestohet.
Rastet e arrestimit të deputetëve janë ato në flagrancë dhe çështja e Ahmetajt nuk është e tillë.
As ish -ministri Saimir Tahiri nuk u arrestua kur Parlamenti i hoqi imunitetin. Ai u përball i lirë me SPAK dhe arrestimi erdhi vetëm pasi Gjykata e Posaçme vendosi ta dënojë.
Por ish -drejtori i Policisë, Shemsi Prençi, deklaroi në mbrëmje se Ahmetaj do të arrestohet brenda ditës së premte.
Arben Ahmetaj nuk mban aktualisht asnjë funksion në qeveri apo në Partinë Socialiste. Pas shkarkimit si zëvendëskryeministër dhe ministër i Rindërtimit, Rama e largoi edhe si drejtues politik.
Analistë të ndryshëm mediatikë e kanë komentuar hetimin e SPAK ndaj Ahmetajt si hakmarrje të kryeministrit Rama, për shkak të dyshimeve se ai mund t’i ketë ofruar opozitës dokumente të rëndësishme për skandalin e inceneratorëve. /Zoom.al
Erdogan kushtëzon anëtarësimin e Suedisë në NATO me pranimin e Turqisë në BEPresidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se vendi i tij mund të miratojë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, nëse vendet evropiane i “hapin rrugën” anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.
Zoti Erdogan, i bëri komentet në Ankara të hënën përpara se të nisej për në takimin e nivelit të lartë të aleancës në Vilnius, të Lituanisë.
“Turqia ka më shumë se 50 vjet që pret pas dyerve të Bashkimit Evropian dhe pothuajse të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian. Ua drejtoj këtë thirrje vendeve që e kanë lënë Turqinë të presë para portave të Bashkimit Evropian për më shumë se 50 vjet”, tha zoti Erdogan.
“Hapni rrugën për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Kur të hapni rrugën për Turqinë, ne do t’i hapim rrugën Suedisë siç bëmë për Finlandën”, shtoi ai.
Turqia është kandidate për t’u anëtarësuar në BE, por procesi i anëtarësimit ka ngecur për shkak të hapave mbrapa të Ankarasë në standardet demokratike dhe mosmarrëveshjeve me Qipron, anëtare e BE-së.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të hënën se ekziston ende mundësia që Suedia t’i bashkohen aleancës në takimin e kësaj jave, pavarësisht hezitimit të vazhdueshëm të Turqisë.
I pyetur në lidhje me komentet e presidentit Erdogan zoti Stoltenberg tha se megjithëse e mbështet anëtarësimin e Ankarasë në Bashkimin Evropian, në vlerësimin e tij, Suedia i kishte plotësuar tashmë kushtet e e nevojshme për anëtarësim në aleancë.
Më herët të hënën, edhe ministri i jashtëm suedez, Tobias Billström shprehu optimizëm se Turqia do të hiqte dorë nga kundërshtimet ndaj anëtarësimit të vendit të tij në NATO, duke thënë se pranimi i vendit nordik është çështje kohe.
Presidenti Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson pritej të takoheshin më vonë të hënën në Vilnius përpara takimit dy-ditor të NATO-s.
Ferrari Daytona SP3 është një prej makinave më të shtrenjta të shtëpisë italiane të makinave sportive. Ai debutoi në vitin 2021 me një çmim prej 3 milionë dollarësh.
Praktikisht është një diamant dhe duhet trajtuar si i tillë.
Por një milioner nga Anglia vendosi të tregojë se nuk është aq i shqetësuar për mirembajtjen.
Ai postoi një video në të cilën tregon se si e xhiron atë në një fushë bari.
Videoja u xhirua në Heveningham Concours në Halesworth-Suffolk, Angli. Nëse s’e besoni, mjafton të klikoni për ta parë se si mund të luhet lehtësisht me 3 milionë dollarë. /Zoom.al
Partizani sfidon BATE Borisov, Zekiç: 25 ditë janë shumë pak, por e di si mund të kualifikohemi
Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së parë të raundit të parë të Champions League kundër BATE Borisov.
Debutimi në Champions – “Mund të them se nesër bëhet vetëm një muaj që jam këtu, kemi punuar 25 ditë me ekipin bashkë, e kemi përdorur këtë periudhë kohore shumë mirë. Por nuk është e rëndësishme të flasim sot, nesër duhet të bëjmë më të mirën, është një ndeshje shumë e rëndësishme pas një kohe të shkurtër. Më vjen keq se kishim vetëm 25 ditë dhe vetëm 2 ndeshje miqësore. Por në futboll ndonjëherë kjo ndoshta nuk vlen asgjë. E kemi vendosur formacionin, kemi stërvitjen e fundit dhe të shpresojmë që të mos ndodhë asgjë. Nuk është mirë ta them kush luajnë se ndodh me raste që të ketë të papritura”.
Diferencat – “Mund të flasim për problemet dhe avantazhet e BATE-s. Por e them se në futboll nuk është e sigurt gjë. Ne kemi nesër ndeshjen, në 90 minuta të provojmë veten dhe kemi folur 25 ditë se si të ndryshojmë, të jemi më kompakt, si një skuadër. Këtë u kam thënë djemve, që të luajmë si skuadër, se kemi lojtarë të huaj, kemi lojtarë shqiptarë, duhet të jemi si skuadër në çdo moment të ndeshjes. Duhet të jemi kompakt, me taktikë, që të luajmë shumë më mirë se më parë. Sa i përket BATE, kemi parë katër ndeshjet e fundit, është skuadër e mirë dhe kompakte. Por kjo duhet të na japë më shumë motivim e përqendrim, që të tregojmë për veten dhe mbështetësit, që të luajmë ndeshjen tonë më të mirë”.
Grupi – “Kemi dy lojtarë që nuk kanë qenë në maksimum në stërvitje në ditët e fundit, por sot të gjithë janë në rregull. Në miqësoret nuk kam vendosur formacionin titullar, kam ndryshuar formacionet. Në këto 25 ditë ne kemi folur për shumë gjëra, si të mbrojmë, si të sulmojmë, si të mund të luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë moment”.
Merkato – “Në këtë moment nuk mendoj për këtë se kam një grup lojtarësh i cili për mua në këtë moment është më i miri. Për ne është e rëndësishme të kemi një rezultat të mirë, që t’i jap pak kohë vetes, se çdo ditë jemi bashkë që të sigurohemi që të luajmë më mirë. Tani është e rëndësishme të përqendrohemi te kjo ndeshje, jo te lojtarët që mund të vijnë apo largohen, pasi në Europë çdo gabim është shumë i kushtueshëm”.
Situata në mbrojtje – “Linja e mbrojtjes është vija e parë e linjës së sulmit. Ne duhet të jemi kompakt”.
Avantazh që BATE nuk njeh Partizanin e Zekiç? – “Nuk e di, të shohim ndeshjen, shpresoj të bëjmë ndonjë surprizë. Nuk dua të krijoj alibi, por nesër, pas 25 ditësh, përsëri nuk do të di formën e plotë të ekipit tim. Kjo është sikur të jesh me një grua që e njeh për dy javë dhe pastaj të martohesh me të. Jo vetëm ndeshjen e parë, unë mundohem të fitoj gjithmonë”.
Partizani i Zekiç – “Për këtë mund të përgjigjem pas një apo dy muajsh, në këtë moment është një ndeshje shumë e rëndësishme. Për mua është e rëndësishme që të gjithë të jemi kompakt brenda 35 metrave. Sinqerisht, nuk më intereson nëse do të luajmë mirë apo jo, luajmë vetëm për rezultat. Nesër nuk duhet te kemi alibi, të luajmë sikur jemi bashkë prej vitesh. Sepse mendoj se dikush gjërat mund t’i kuptojë për 25 ditë, ndonjë tjetër ndoshta nuk do i kuptojë as për dy vite. Ajo që mund të them për BATE dhe Partizanin, me atë që kam parë në 25 ditë, jemi një skuadër krejtësisht ndryshe dhe me ide tërësisht ndryshe. Kemi një profil lojtarësh totalisht të ndryshëm në fushë. Çdo ditë ke gjëra që duhet të mendosh, por nëse mendon gjithmonë për problemet, mbetesh viktimë nuk mund të bësh progres. Nuk më pëlqejnë disa gjëra, se i mendoj gjërat ndryshe, por unë mundohem të ndihmoj lojtarët e mi që të përmirësohen”.
Ekipi favorit – “BATE ka më shumë eksperiencë në Europë se sa Partizani, por nesër duhet të mendojë për këto 90 minuta dhe që të bëjmë situata më të mira para portës. Për shembull,. kur isha te Osijek, luajtëm për herë të parë pas 25 vitesh në Europë dhe luajtëm shumë, shumë mirë. Kjo është e gjitha se si përgatitemi mendërisht”.
Grezda titullar – “Nuk ka rëndësi kush e nis nga fillimi. E rëndësishme është se si do ta përfundojmë dhe në këtë moment kemi 5 zëvendësues dhe janë të rëndësishëm ata që vijnë nga stoli se mund të ndryshojnë fatin e ndeshjes”, tha Zekiç. /zoom.al/
Vëllanë ia dhunuan Rrajat, 43-vjeçari merr sms kërcënuese në FB, denoncon në policiNjë 43-vjeçar ka bërë kallëzim në policinë e Tiranës në lidhje me konfliktin që ngelet ende i hapur në Borizanë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan anëtarë të fisit Maja.
Shtetasi Lulezim Maja ka denoncuar në polici se në profilin e ‘Facebook’-ut të tij kishin ardhur disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur. Mësohet se 43-vjeçari është vëllai i një prej të dhunarve nga Rrajat, Jashar Majës.
REAGIMI I POLICISË
Me datë 10.07.2023, është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë shtetasi L. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ka kallëzuar se në llogarinë e profilit të tij në Facebook ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur.
Pas kallëzimit të marrë nga 43-vjeçari, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, për veprime të mëtejshme procedurale.