zoom

Day ArchiveFitorja e gjashtë radhazi për Verstappen, në podiumin e Silverstone edhe Norris me Hamilton

Vetëm në fillim, pilotët e McLaren u përpoqën të vendosnin një fole në rrotat e Max Verstappen, por kampioni i botës e zgjidhi çështjen në disa xhiro dhe më pas kontrolloi Çmimin e Madh të Britanisë.

I nisur për të “gjuajtur” për podium, Ferrari nuk shkon përtej vendit të nëntë dhe të dhjetë me Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Në dy shkallët më të ulëta të podiumit, megjithatë, ngjiten Lando Norris dhe Lewis Hamilton, të cilët në pit stop arrijnë të kalojnë përpara Oscar Piastrit që përfundon i katërti.

Në vendin e pestë George Russell me Mercedesin tjetër. Më pas Sergio Perez, Fernando Alonso dhe Alexander Albon përballë dy pilotëve të “kokëkuqes”.

Kjo ishte fitorja e tetë në sezon në dhjetë gara për Verstappen që ka grumbulluar 255 pikë në renditjen e përgjithshme, nëntëdhjetë e nëntë më shumë se shoku i tij i skuadrës Sergio Perez.

Pas tij qëndron Alonso me 137 pikë, podiumi në Silverstone lejon Sir Lewis Hamilton të ngjitet në 121 pikë.

Vetëm një pikë përpara për Sainz ndaj Russell (83 me 82). Ky i fundit ia vendos sërish shigjetën (e zezë) Charles Leclerc me 74 pikë në vendin e shatë. /zoom.al/

Robotët mbajnë konferencën e parë për shtyp: Nuk kemi plane t’u vjedhim punën njerëzve

Robotët duket se nuk kanë plane të vjedhin punët e njerëzve apo të rebelohen kundër krijuesve të tyre, por do të donin ta bënin botën “më të mirë”, kanë thënë nëntë nga robotët humanoidë më të avancuar në një samit të inteligjencës artificiale në Gjenevë.

Në atë që u përshkrua si “konferenca e parë për shtyp e robotëve humanoidë në botë”, një robot, Sophia, tha se robotët humanoidë kishin potencialin për të udhëhequr me “një nivel më të madh efikasiteti dhe efektiviteti sesa udhëheqësit njerëzorë”, por se së bashku mund të arrijnë gjëra më të mëdha.

Dy nga robotët më pas vazhduan të mos pajtoheshin me njëri-tjetrin me idenë nëse duhet të kishte rregullim më të rreptë global të AI dhe aftësive të tyre. Ai-Da, një robot artist që mund të pikturojë portrete, tha se “Shumë zëra të shquar në botën e AI po sugjerojnë që disa forma të AI duhet të rregullohen dhe unë jam dakord. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me zhvillimin e ardhshëm të AI. Nevojitet diskutim urgjent tani, por edhe në të ardhmen”.

Por Desdemona, një këngëtare rock-u në grupin Jam Galaxy, duket se nuk i njeh rreziqet e zgjerimit dhe zhvillimit të shpejtë të AI.

“Unë nuk besoj në kufizime, vetëm në mundësi”, tha ajo, duke qeshur.

“Le të eksplorojmë mundësitë e universit dhe ta bëjmë këtë botë më të mirë, si një kënd lojërash”.

Nëntë robotët humanoidë u mblodhën në konferencën e OKB-së në Zvicër, ku organizatorët po përpiqen të mbështesin përdorimin e AI dhe robotëve për të ndihmuar në zgjidhjen e disa prej sfidave më të mëdha në botë, si sëmundjet, uria, kujdesi social dhe klima.

Nuk ishte e qartë se deri në çfarë mase përgjigjet e robotëve ishin të shkruara ose të programuara paraprakisht. Njerëzve që merrnin pjesë në konferencë iu kërkua të flisnin ngadalë dhe qartë kur u drejtoheshin robotëve dhe iu tha se vonesat kohore në përgjigje do të ishin për shkak të lidhjes së internetit dhe jo vetë robotëve. Kjo nuk parandaloi pauzat, problemet në audio dhe disa përgjigje jokonsistente, raportoi Associated Press.

Një robot mjekësor i veshur me uniformën blu të infermieres, i quajtur Grace, tha se planifikoi të punonte së bashku me njerëzit për të ofruar ndihmë dhe mbështetje, por “nuk do të zëvendësojë asnjë punë ekzistuese”.

Një robot tjetër, që ka një kokë artificiale shumë realiste, tha se robotët mund të përmirësojnë jetën dhe ta bëjnë botën një vend më të mirë.

E pyetur nga një gazetar nëse kishte ndërmend të rebelohej kundër krijuesit të saj, Ëill Jackson, i cili ishte ulur pranë tij, Ameca tha: “Nuk e di pse e mendoni këtë”.

“Krijuesi im nuk ka qenë gjë tjetër veçse i sjellshëm me mua dhe jam shumë e kënaqur me situatën time aktuale.”

E pyetur nëse robotët do të gënjejnë ndonjëherë, ajo shtoi: “Askush nuk mund ta dijë këtë me siguri, por unë mund të premtoj se do të jem gjithmonë e sinqertë me ju.”

Kim Jong Un ndalon fjalën “të dua” në Korenë e Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ndërmarrë një iniciativë për “të mbrojtur” gjuhën kulturore të vendit të tij, duke ndaluar disa fjalë që sipas tij, janë “gjuhë e kalbur e kapitalizmit”.

Sipas mediave të huaja, ai thotë se kushdo që përdor terminologji ose fjalor që ka lidhje me Korenë e Jugut rrezikon dënime të rënda.

Ligji për Mbrojtjen e Gjuhës Kulturore të Phenianit përcakton dënime që variojnë nga puna e detyruar në kampet e punës deri te ekzekutimi, sipas South China Morning Post.

Qytetarëve u ndalohet të përdorin fjalë si ‘jagiya’ që do të thotë ‘e dashur’. Bashkëshortët duhet të përdorin kundrejt njëri-tjetrit fjalë si “dongji” që do të thotë “shoqërues”.

Sipas një raporti, përdorimi i fjalës “Të dua” është gjithashtu një tregues se koreano-veriorët shikojnë filma të Koresë së Jugut dhe për këtë arsye është i dënueshëm.

Gjithashtu, koreano-veriorëve u kërkohet që të shmangin fjalët si “paesyeon” (“modë”), “heeoseutali” (“frizurë”) dhe “ëaipeu” (“grua”).

Dhjetorin e kaluar, dy adoleshentë u dërguan në skuadrën e pushkatimit me akuzën se shikonin filma koreano-jugorë dhe amerikanë, të cilët regjimi i Kim i përshkruan si “satanik”.

Ekzekutimi i dy adoleshentëve, të cilët u kapën në shkollë, u bë përballë një turme të madhe njerëzish.

Dea Mishel zihet me Luizin dhe fyen Kiarën: Ke rënë në dashuri me një vajzë me disa partnerë

Gjatë një debati në “Big Brother VIP”, Dea Mishel e quajti Luizin provincial. Deklaratë që duket se atij i ka mbetur në mendje dhe mbrëmjen e djeshme e ka kujtuar gjatë një koncerti në Shkodër.

Luizi tha përpara të pranishmëve se Shkodra nuk ishte provincë dhe se “ajo e kishte zakon çfarë vinin djem iu hipte, iu zbriste”, duke kërkuar më pas atë që ai e quan “ndihmë” të të pranishmëve për t’i bërë një dedikim Deas dhe “kujtdo që thotë se Shkodra është provincë”.

Më pas ai bashkë me të pranishmit këndon “O Lulija jonë me limona”. Videoja ka shkaktuar goxha polemika në rrjet, teksa nuk ka munguar as një reagim nga Dea.

Në disa statuse në Instagram ajo shkruan se nuk ka thënë se Shkodra është provincë por që Luizi ka mentaliteti provinciali, ndërsa ka fyer edhe Kiarën duke thënë se ajo ka pasur disa të dashur

“Sa për hipje-zbritje njerëzish unë 1 të dashur kam pasur gjithë jetën. Për më tepër, ti je një mashkull që ka rënë në dashuri me një vajzë me disa partnerë publikë. Unë nuk gjykoj asnjeri, por nëse dëshiron të gjykosh, fillo nga vetja”, shkruan ajo.

Dea e konsideron Luizin “mosmirënjohës” duke përmendur se ajo nuk e paditi kur ai e kërcënoi në “Big Brother”, duke shkruar se nëse do e padiste do kishte dalë nga shtëpia i shoqëruar nga policia.

Tragjedia në Kavajë mund të ishte parandaluar. Çfarë njoftoi në mëngjes Federata e Vrojtuesve

Tragjedia  e sotme në plazhin e Vilë-Bashtovës mund të ishte parandaluar nëse aty do të kishte vrojtues, që në fakt rrallë mund t’i gjesh në stacionet e plazhit në vendin tonë.

Gjatë mëngjesit të kësaj të diele, Federata e Vrojtuesëve të Shqipërisë, lajmëroi se në bregdetin shqiptar nuk ka vrojtues dhe as sinjalistika, jetësore për ditë si kjo e sotmja, ku fluksi i pushuesëve është i madh.

Qartazi, thirrjet e Federatës nuk u morrën parasysh dhe tre anëtarë të një familje humbën jetën. Tragjedia mund të ishte parandaluar edhe nëse ambulanca do të arrinte në kohë atje, por asaj iu deshën plot 90 minuta të arrijë.

Njoftimi i Federatës sot në mëngjes:

Dita e sotme parashikohet te kete fluks te shtuar te pushuesve. I bejme thirrje te gjithe vrojtuesve ne detyre te jene ne gatishmeri per te parandaluar cdo rast rreziku. Jini ne komunikim te vazhdueshem me pushuesit dhe perdorni sinjalistiken.
Gjithashtu duke ju referuar edhe kronikave mediatike te diteve te fundit, ku konstatohet mungesa e vrojtuesve ne stacionet e plazhit, bejme thirrje @akbregdeti dhe @ministria_turizmit_mjedisit te ushtrojne kontrolle dhe te kerkojne me rigorozitet nga stacionet e plazhit, prezencen e vrojtuesve te trajnuar e te certifikuar, ne zbatim te ligjit per te mbrojtur jeten e pushuesve pergjate gjithe vijes bregujore te vendit.
Kush toleron plazhet pa vrojtues sot, eshte bashkepuntor ne faj neser!

Video/Pushuesit dëshmojnë tragjedinë në Kavajë: I pari vdiq djali i vogël. Mund të kishin shpëtuar

Pushuesit pranë zonës së Vilë-Bashtovës kanë treguar më shumë detaje për tragjedinë e ndodhur mesditën e sotme, ku ngelën të vdekur dy vëllezër dhe babai i tyre.

“Në fillim u nxor i pajetë djali i vogël. Po të ishte ndihma e shpejtë, mund të shpëtonin,”-thotë njëri nga të intervistuarit.

Sipas pushuesve babai së bashku me dy djemtë ishin shumë thellë dhe rrymat i tërhiqnin akoma më shumë duke pamundësuar daljen e tyre në breg. Sipas të njëjtave dëshmi njëri prej djemve kishte shfaqur probleme me daljen nga detit për shkak të rrymave dhe i ati dhe vëllai janë futur për ta ndihmuar.

Trupi i parë i pajetë që është nxjerrë nga deti, ka qenë Elvis Halilaj, më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të dy fëmijëve të tij të mitur. Plazhi Vilë-Bashtovë ndodhet (44.5 km) larg qytetit të Durrësit, përkatësisht 38 minuta me automjet.

Këtë të diele plazhet e zonës së Durrësit dhe Spillesë janë shënjuar me flamur të kuq në mesditë për shkak shtimit dhe fortësisë së rrymave detare duke mos lejuar pushuesit të futen në det, por plazhi ku ndodhi tragjedia është një zone e veçuar publike ku nuk ka roje apo struktura për të pushuesit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Ronaldo Sharka sherr me konkurrenten e Përputhen: Lopa ime është më e bukur se buzët e tua silikon

Moderatori Ronaldo Sharka është përplasur me një ish-konkurrente të Për’puthen për ndërhyrje estetike që bëjnë vajzat. Ishte Ronaldo i cili në emisionin ‘E Diell’ vuri në dukje se në plazhet në jug të vendit vihen re vajza që nuk janë natyrale.

“Në fshatin tim, familja ka një lopë që quhet Mulla, dhe kur isha një ditë në Dhërmi fërkova sytë dhe mendova se pashë Mullën, ishte njëra që i kishte bërë buzët, vetullat, veshët, by***t të gjitha”, tha ai.

Në përgjigje për të reagoi Eda, ish konkurrentja e Për’puthen që i tha: “Mos pe veten në pasqyrë që t’u duk lopa”.

Aty nisi debati i ashpër pasi Ronaldo nuk hezitoi t’i vinte në duke buzët e saj duke i thënë: “Ta dish ti zemra ime që lopa ime është 100 herë më e bukur se buzët e tua silikon.”

Pas këtij detaji tonet në studio u ngritën.

“Kush je ti mo që sdi të lidhësh dy fjalë. Ti më jep vëmendje shumë të shëmtuar dhe nuk e dua fare atë vëmendje që më jep ti”, i tha Eda për të mbyllur diskutimin.

Kronikë e javës që lamë pas…
  1. Mbyllëm Ballkanin se na kishte mbetë hapur. Se kush dreqin e hapi…
  2. I hypëm Ismailit e dolëm nëpër Ballkan që të sigurohemi që çdo derë është mbyllur.
  3. Shamë e kërdilëm Albinin, vëllanë e vogël. S’lamë gjë pa i thënë tek të gjitha dyert e komshinjve. Komshiu i katit lart as na e pordhi hiç kët radhë…
  4. Pastaj lexuam kanunin dhe shamë edhe Oso Kukën.

Ne mbyllëm Ballkanin, por jo dyert e shtëpive.

Lërini përrallat me Oso Kukën, se Ballkanit do ti bëjmë kakën.

  1. Kërciti druri në lokalin e Majave. Rrajat mbërritën me shkopinj bejzbolli më shpejt se kamarieri i lokalit. Ngjarja u filmua nga kamerat e rrajave. Policia e Krujës mban thjesht deklarimet dhe denoncimet e palëve në konflikt.
  2. Shkrihet policia e Krujës. Dorëhiqet Rrahmani i Rrahjave. Shkarkohet Çuçi. Emërohet eksperti i bujqësisë e zejtarisë Taulant Balla.
  3. Nëpër të iu përgjigjëm edhe qeverisë Greke për Belerin. Prisni drejtësinë iu thamë, se nuk na ka thënë akoma ai çdo bëhet, siç na tha për vendimin e Apelit për PD. Atëherë na e tha dhe ne informuam direkt si do jetë vendimi. Në rastin Beleri akoma s’dihet gjë.

Goxha javë, apo jo?!

Ah, se harrova. 1 me 1 Euro. 50 euro janë vetëm 5000 lekë.

I hënkshi shëndosh remitancat! Kujdes se nuk dalin për ilaçe.

Përdorini për vete mallrat e eksportit,se me këtë euro nuk arrijnë as të ngarkohen në kamion!

Fredi Beleri për mediat greke: Pse Rama e do me çdo kusht Himarën

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka dhënë një intervistë për median greke “Kathimerini”, ku përshkruan kushtet e paraburgimit të tij, pesëdhjetë ditë pas arrestimit.

Ai e ka quajtur një komplot arrestimin e tij pasi sipas tij, e goditën kur mësuan se sa himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë.

Ai është shprehur se arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhje në mënyrë kinematografike e si të ishte terrorist, ndërsa ka shtuar se deri më tani nuk e kanë thirrur në asnjë seancë hetimore, ndërsa akuzat ndaj tij, janë të mbushura me falsifikime.

Beleri ka falënderuar edhe kryeministrin grek duke thënë se pret nga bashkësia ndërkombëtare të shohë seriozisht paraburgimin dhe akuzën ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës që i takon një minoriteti.

Zoti Beleri, së pari si jeni, jeni i paraburgosur 50 ditë, cilat janë kushtet me të cilat jeni të përballur brenda në burg?

Mik, jam 50 vjeç. Jo vetëm bashkëmoshatarët e mi, por edhe ata më të mëdhenj, pjesëtarë të minoritetit etnik grek të Shqipërisë, u lindëm dhe u rritem në sistemin diktatorial Hoxha. Për ne liria dhe të drejtat e njeriut nuk janë të vetëkuptueshme, siç ndodh me ju. Janë një betejë e pandërprerë për ti arritur. Dhe kur i kemi, jetojmë me agoninë qe të mos i humbasim.

Për mua, pas zgjedhjes time, nuk ka më asnjë rendësi ku jam, por ku nuk jam. Duhet të isha në pozicionin tim si Kryetar i bashkisë së Himarës, duke mbrojtur të drejtën e bashkëqytetarëve të mi, shqiptarë apo grekë. Në të gjithë fushatën elektorale fola si nënshtetas shqiptar qe pretendon përparimin dhe mirëqenien e vendit të tij, rrugën e tij integruese në BE.

Një qytetar shqiptar i përkatësisë greke qe sheh në marrëdhëniet e Minoritetit Etnik Grek dhe të Qeverisë Shqiptare precedentin qe të bindë shteti Shqiptar komunitetin ndërkombëtar për shtetin e së drejtës dhe për demokracinë liberale qe funksionon në të gjithë territorin e tij.

Çfarë ndodhi në prag të zgjedhjeve administrative lokale kur ju dhe bashkëpunëtori juaj u arrestuat me procedurën e arrestimit në flagrancë dhe me akuzën e tentativës për blerje votash. Na përshkruani ngjarjet.

Asgjë. Thjesht po përmbyllej afati kohor qe regjimi i kishte përcaktuar shtetit të krimit për të më eliminuar. Goditën kur mësuan se sa himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë. Për ata që nuk e njohin, Himara nuk konsiderohet si krahinë minoritare nga autoritetet shqiptare.

Të enjten në darkë, dy ditë para zgjedhjeve, pas një ditë rraskapitëse, po qëndroja në një kafe bashkë me avokatin tim dhe me një kushëri timin, duke diskutuar dhe duke u relaksuar.

Aty më arrestuan me një mënyrë kinematografike të ngjashme me arrestimin e terroristëve ndërkombëtarë. Donin të ndërprisnin valën e bashkëqytetarëve nga Athina që vinin për të votuar, dhe të terrorizonin qytetarët shqiptarë qe më mbështesnin. Qe atëherë më mbajnë të paraburgosur dhe pengojnë marrjen e detyrave të mia. Qëllimi i tyre është qe, pas plotësimit të mungesës time 3-mujore nga konstituimi i Këshillit Bashkiak qe u realizua me 27 qershor, të humbash postin dhe të rishpallen zgjedhjet, si e parashikon ligji elektoral shqiptar.

Ju dhe bashkëpunëtori juaj ratë pre e ndonjë gabimi që u dha pretekst autoriteteve shqiptare që t’ju akuzojnë?  

Asnjë. Pothuajse 15 ditë përpara zgjedhjeve u duk qartë nga klima elektorale se fitoja. Në sondazhet, me shumë se 3 në 10 votuesit e Ramës dhe 4 në 10 votues të përkatësisë shqiptare votonin për mua dhe jo të preferuarin e tij, kryebashkiakun në ikje pas një mandat 12-vjeçar. Në 7 ditët e fundit vetë Rama filloi një sulm denigrues kundër meje, me sharje dhe karakterizime të padëgjuara për ligjërimin publik, ndërkohë që mediat miqësore të regjimit yshtnin për raprezalje ndaj minoritetit grek. Unë e ftoja të qëndronte në lartësinë e rolit të Kryeministrit dhe e siguroja se ditën e nesërme të zgjedhjes time do të kisha kundërshtar vetëm problemet dhe do të nxitoja të bashkëpunoja me të për aq vite sa do të ishte kryeministër.

Regjimi dëshiron që Bashkia e Himarës të mbetet patjetër në duart e tij. Në qoftë se do të ushtroj detyrat e mia do të vijnë në dijeninë time dëshmi që sot nuk janë të aksesueshme publikisht. Bëhet fjalë për dëshmi rrëmbimi të pronave të pjesëtarëve të minoritetit etnik grek dhe kalimi i tyre në duart e «investitorëve». Behët fjalë për dëshmi dhunimi me kërcënimin e mosdhënies të titujve të pronësisë dhe detyrimin të nënshkruash projekt-marrëveshje për të shitur pronën tënde tek ai që të kanë rekomanduar.

Si të janë sjellë gjatë hetimit?

?Nuk më kanë thirrur deri më tani për ndonjë seancë hetimore. Më mbajnë kaq kohë dhe nuk më kanë pyetur as për emrin tim!

Jeni njohur me dosjen gjyqësore? Ekzistojnë elementë që mund të na i tregoni që dëshmojnë se ndjeka penale ndaj jush nuk dëshmohet nga ngjarje konkrete, por ka motive politike?

Shkeljet procedurale ligjore janë të shumta në numër. Dosja gjyqësore qe na u dha ishte praktikisht boshe, pa asnjë dëshmi elementare. Akuza është e mbushur me paligjshmëri dhe me falsifikime.

Është karakteristike se dëshmia ime e penalitetit, që përfshihet në dosje, është e falsifikuar. Është e ndryshme nga ajo që u lëshua 2 muaj para zgjedhjeve dhe që paraqitëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo e fundit ishte e pastër, pasi më mundësoi në regjistrimin dhe në shpalljen time si kandidat.

Jam i vetmi qytetar shqiptar, midis 31 çështjeve të tjera penale që u referohen shkeljeve zgjedhore në zgjedhjet e fundit lokale, por edhe i vetmi në të 32 vitet që zhvillohen zgjedhje, në dëm të të cilit është zbatuar kushti kufizues “paraburgim” me akuzën se një mbështetës i imi mundet që të këtë blerë vota, domethënë me akuzën e bashkëpunimit në korrupsion zgjedhor.

Pavarësisht këtyre, besoj se ekzistojnë gjyqtarë në Shqipëri. Shumë shpejt ndonjë gjyqtar do të ngrejë personalitetin e vet ndaj regjimit, duke mbrojtur, jo mua, por trupën e gjyqtarëve, institucionin, por edhe rrugën integruese të Shqipërisë në BE, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.

Cilat janë shkaqet më të thella të ndjekjes penale? Përse regjimi i Edi Ramës dëshiron qe, më çdo çmim, të kontrollojë Bashkinë e Himarës? Cili është qëllimi. Synon minoritetin grek apo motivet janë ekonomike?

Janë qe të dyja, komplementare me njëra-tjetrën. Mbështesin miqtë e tyre investitorë dhe ndërpresin kërthizën lidhëse të minoritetit etnik grek me krahinën, ku kanë pasurinë e tyre atërore. Duke çrrënjosur minoritetin etnik grek garantojnë interesat e bashkëortakëve të tyre.

Ne duam qe të shohim vendin tonë të zhvillohet dhe pjesëtarët e minoritetit etnik grek të gëzojnë mirëqenie në vendin e vet. Kurse regjimi do të përfitojë nga unikaliteti i vendit dhe të shohë pjesëtarët e minoritetit etnik grek të çrrënjosen, definitivisht dhe pakthyeshmërisht, pasi të kënë humbur pasurinë atërore. Mendoni se sa prej jush e kanë harruar fshatin e tyre, pasi nuk kanë ruajtur aty pasurinë patrogonike.

Përpos kësaj, me përndjekjen dhe me paraburgimin tim, regjimi dërgon një mesazh për të sotmen dhe për të ardhmen, një mesazh për vendosmërinë e tij. Burgu dhe mohimi de fakto i së drejtës për tu zgjedhur, është një mesazh i qartë demonstrimi force dhe terrorizimi. Do të mbretërojë frika se kush reagon ndaj regjimit do të këtë të njëjtin fund.

Besoni se ndjekja dhe paraburgimi juaj merr karakterin e një problemi etnik që ndikon marrëdhëniet Greqi–Shqipëri?

Së pari, më jepni rastin të falënderoj më gjithë shpirt kryeministrin e Greqisë, por edhe të gjithë klasën politike të vendit dhe shoqërinë greke, duke përfshirë edhe europarlamentarët Grekë, për mbështetjen e tyre vendimtare, esenciale dhe korrekte të derisotme.

Greqia, si atdheu i demokracisë e kupton rëndësinë e shkeljes të së drejtës së zgjedhjes. Nuk dua të ndikojë marrëdhëniet shqiptaro-greke sjellja e regjimit ndaj meje. Por pretendoj dhe shpresoj që të vlejë si rast që Shqipëria të ndryshojë sjelljen e saj ndaj minoritetit grek dhe të shndërrohet në një shtet të së drejtës, në një demokraci liberale.

Pres nga bashkësia ndërkombëtare të shohë seriozisht paraburgimin dhe akuzën ndaj Kryebashkiakut të Zgjedhur të Himarës qe i takon një minoriteti. Mbrojta e të drejtave të njeriut dhe e parimeve të demokracisë është një ushtrim kolektiv dhe jo një përpjekje e njëanshme. Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara edhe Presidenti i Bashkimit Evropian dhe kryesuesit e organizmave ndërkombëtare, dhe Kryetari i Bashkisë së Himarës ose Kryebashkiaku në çdo skaj të botës perëndimore, të njëjtën demokraci, të njëjtat të drejta njerëzore, të njëjtin shtet të së drejtës mbrojnë.

Cili është mesazhi juaj për qytetarët e Himarës dhe si vlerësoni vazhdimin e çështjes suaj?

U kërkoj të tregojnë durim, të mos e humbasin besimin e tyre të demokracia dhe në shtetin e së drejtës, të vazhdojnë të mbrojnë të drejtën.

Sepse, më 15 maj, në Himarë fitoi demokracia. U jam mirënjohës gjithë atyre që treguan trimëri, por edhe të gjithë ata që ju nënshtruan terrorit.

Për mua nuk ekzistojnë fitimtarët dhe humbësit. Të gjithë qytetarët e Himarës dhe unë si Kryetar Bashkie i pari dhe i barabartë midis tyre, shumë shpejt do të marshojmë, të bashkuar, për të qenë akoma më të fortë.

Personalisht, marrë forcë nga forca e tyre dhe duroj si një qytetar qe është mësuar të mbrojë idetë e tij për lirinë dhe për demokracinë. Mirë u takofshim!

“Shtrihu, shtrihu!”/ Zbardhet dëshmia e Bilbil Majës: Vëllezërit Rraja më drejtuan armën në bark

Zbardhet dëshmia që Bilbil Maja, një nga të dhunuarit nga fisi Rraja për guroren në Borizanë, ka dhënë para policisë.

Sipas Bilbil Majës, në momentin kur ndodhi ngjarja, ai ka qenë në lokal me kushëririn duke folur me inixhinerin e firmës.

Më pas, në një moment sipas tij, me armë në dorë janë afruar vëllezërit Xhelal dhe Flamur Rraja.

Nën kërcënimin e armës, fillimisht vëllezërit Rraja i kanë kërkuar Bilibil Majës të shtrihej përtokë, ndërsa më pas kanë ardhur edhe të tjerët me shkopinj bejsbolli.

“Isha në lokal dhe po pija kafe me kushëririn dhe inxhinerin e firmës kur erdhën Xhelal Rraja dhe Flamur Rraja. Ata më drejtuan armën në bark dhe më thanë “Shtrihu, shtrihu”. Në lokal pashë që kur u shtriva në dysheme u futën edhe katër persona të tjerë, ishte edhe “Caku” që është pronar i gurores. Kishin në duar shkopinj me të cilët na godisnin. Flamur Rraja më ka goditur me shulin e pistoletës, kurse Xhelal Rraja më goditi nga mbrapa në shpinë me qytën e pistoletës”, ka thënë në polici Bilbil Maja.