zoom

Day Archive“Bego, Tojota Yaris, Xhisiela, Suel Çela”/ A ra Ministria e Brendshme në duart e krimit?

Kryeministri Edi Rama i surprizoi të gjithë sot, teksa shkarkoi nga detyra e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçin dhe emëroi në vend të tij Taulant Ballën.

Balla prej vitesh mban postin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe në zgjedhjet e fundit ishte deputeti më i votuar në vend.

Por emri i ministrit të ri të Brendshëm është lakuar nga opozita si një nga politikanët që ka lidhje të ngushta me botën e errët të krimit të organizuar.

Balla e ka pranuar publikisht që është miku i një të dënuari me 20 vite burg për trafik droge, Edmond Begos. Por ai nuk e ka sqaruar asnjëherë publikisht sesi e ka njohur atë.

Lidhjet me këtë personazh duhet t’i kishin mjaftuar kryeministrit Rama për të mos e kishte ngjitur Taulant Ballën në atë karrige.

Nëse miqësia me Begon nuk i mjafton, media dhe opozita kanë një listë të gjatë dyshimesh e akuzash për lidhje të tjera të Taulant Ballës me grupe të medha kriminale.

Sali Berisha e ka akuzuar disa herë Ballën për lidhjen e tij me Suel Çelën, i cili konsiderohet si “ i forti” i Elbasanit dhe është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani zbuloi se Çela i kishte ofruar para për vrasjen e një biznesmeni.

Balla është akuzuar nga opozita gjithashtu se persona të afërm me të kanë lidhje me dhunimin për vdekje të kenianes Joy Aoko, e cila qëndroi disa muaj në koma dhe më pas ndërroi jetë.

Në vitin 2018, Lulzim Basha e akuzoi Ballën si porositësin e mbi 3.4 mln euro që u kapën në makinën tip Toyota Yaris, në Portin e Durrësit.

Denoncimi që u bë përpara se makina të mbërrinte në Shqipëri e vuri në vështirësi Ballën, por Edi Rama nuk u kushtoi rëndësi as kësaj here akuzave ndaj numrit 2 të Partisë Socialiste.

Emri i Ballës doli edhe në një nga historitë që trazoi politikën shqiptare në vitin 2018, rastin e Xhisiela Malokut, e cila akuzoi djalin e  deputetit Rrahman Rraja, Rexhepin, se e kishte dhunuar.

Denoncimin e mori oficeri Emiljano  Nuhu, i cili e pa veten në një sulm të vazhdueshëm nga fisi Rraja, që sipas tij ndihmoheshin edhe nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Emri i Taulant Ballës doli edhe në disa përgjime telefonike tre ditë pas atentatit ndaj fisit Çapja në Elbasan në 3 shkurt të vitit 2016.

Sektori i krimeve në policinë e Elbasanit i kërkuan prokurorisë të fusë në përgjim disa numra telefoni mes të cilëve ishte dhe numri i dikujt që ata e kishin identifikuar vetëm me Taulant.

Por në 17 shkurt të atij viti, gjyqtarja Zamira Vyshka, hoqi nga përgjimi numrin dhe urdhëroi asgjësimin e CD.

Po ashtu edhe Ardian Çapja, lëshoi një akuzë të fortë ndaj Ballës, kur tha se është porositësi i vrasjes së avokatit të tij Rafik Gurra në Elbasan.

Do të mjaftonin këto që Edi Rama të mos e dërgonte Ballën në Ministrinë më të rëndësishme të qeverisë së tij. Sepse emërimi në atë detyrë i Taulant Ballës është një kambanë alarmi se Ministria e Brendshme mund të jetë bjerë lehtësisht në duart e botës së krimit. /Zoom.al

LAJM I FUNDIT/ Rama shkarkon Çuçin, bën Ballën Ministër të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi pasditen e sotme dhe ka emëruar në vend të tij kreun e grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Lajmin e dha vetë Rama në një postim në Twitter, ku nuk mungon dhe falenderim për Bledi Çuçin.

Më tej ai shton se ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.

Postimi i Ramës:

Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të  Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën  e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim

Dorëheqja e Rrajës, BIRN: Erdhi pasi familjarët e tij dhunuan në mënyrë mizore dy qytetarë

Deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rraja njoftoi të shtunën tërheqjen nga parlamenti pas publikimit të një videoje në të cilën familjarë të tij, përfshirë dy vëllezër, i biri dhe disa nipër, shfaqen duke dhunuar në mënyrë mizore dy qytetarë, “krimi” i të cilëve ishte se ishin ankuar në polici për shpërthimet e eksplozivëve në një gurore nën pronësinë e të vëllait të deputetit, ndërsa kryeministri Edi Rama përballet me skandalin e rradhës të qeverisjes së tij.

“Deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike,” deklaroi Rraja, i cili ka qenë kryekomunar i Niklës nga viti 2003 deri në vitin 2015 dhe deputet i Partisë Socialiste, pasi ka mbaruar studimet në Universitetin Bujqësor në vitet 2003-2007.

Deputeti deklaroi se ai e konsideron veten “prind të dështuar” dhe i bëri thirrje të birit, i cili është shpallur në kërkim nga policia, të dorëzohet.

“Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë”, deklaroi Rrahman Rraja.

Një video [link] disa anëtarë të familjes Rraja dhunojnë me shkopa bejsbolli dy kushërinj, pasi i gjetën ata në një lokal. Në video dëgjohet dikush që bërtet “Vrite – Vrite!” ndërsa goditjet e pamëshirshme vijojnë, në një akt që dukshëm ishte i synuar për të frikësuar viktimat, edhe pasi këta të fundit ishin të rrëzuar në dusheme.

BIRN pyeti zyrën e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në lidhje me ngjarjen. Që të dy nuk janë përgjigjur për komente mbi këtë shkrim deri në kohën e publikimit.

Ngjarja e rrahjes së banorëve të fshatit Borizanë u pa nga publiku i gjerë si tregues i kontrollit të bandave mbi territorin e vendit dhe pafuqishmërinë e Policisë së Shtetit për të ushtruar detyrën e vet kryesore, kontrollin e territorit. Të shtunën, kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u takua me ministrin e Brendshëm Blendi Çuçi. Në fund të takimit, policia deklaroi se komisariati i Fushë-Krujës, ku gjendet edhe Nikla, “do të riorganizohet”, duke pranuar në mënyrë indirekte dështimin e kontrollit të territorit në një zonë famëkeqe për praninë e krimit të organizuar.

Policia gjithashtu i bëri thirrje publike të shtunën Xhelal Rrajës, (i vëllai) dhe Rexhep Rrajës (i biri) i deputetit, të dorëzohen.

“Policia e Shtetit i bën thirrje shtetasve Xhelal Rraja dhe Rexhep Rraja, si organizatorë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale për tu dorëzuar sa më parë në Policinë e Shtetit,” thuhet në njoftim.

Rrahman Rraja është deputet i Partisë Socialiste që nga viti 2017 por ai u bë i njohur për publikun e gjerë në vitin 2018, kur një vajzë 25 vjeçare denoncoi të birin e tij Rexhepin, për përdhunim. Një ish-oficer policie, Emiljano Nuhu, kërkoi strehim politik në Zvicër pasi deklaroi se ishte kërrcënuar nga familja Rraja. Denoncuesja ofroi mbështetje publike për të denoncuarin më vonë ndërsa ecuria e gjykimit të tij për përdhunim është e paqartë.

Në vitin 2021, një anëtar tjetër i familjes, Redjan Rraja, u arrestua i dyshuar për pjesëmarrje në atentatin kundër ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe Landi Muharremit, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut, një figurë e njohur e krimit të organizuar, aktualisht në kërkim./BIRN

“The Economist”: E ardhmja e luftës

Nga The Economist

Një epokë e re e luftës së teknologjisë së lartë ka filluar. Demokracitë duhet të përgatisin

Luftërat e mëdha janë tragjedi për njerëzit dhe vendet që i luftojnë ato. Ato gjithashtu transformojnë mënyrën se si bota përgatitet për konflikt, me pasoja të rëndësishme për sigurinë globale. Britania, Franca dhe Gjermania dërguan vëzhgues në luftën civile amerikane për të studiuar beteja si Gettysburg. Duelet e tankeve të luftës së Yom Kipur në 1973 përshpejtuan zhvendosjen e ushtrisë së Amerikës nga forca që humbi në Vietnam në atë që goditi Irakun në 1991. Kjo fushatë, nga ana tjetër, i çoi udhëheqësit e Kinës të rindërtonin Ushtrinë Çlirimtare Popullore në atë të frikshme forcë është sot.

Lufta në Ukrainë është më e madhja në Evropë që nga viti 1945. Ajo do të formësojë kuptimin e luftimit për dekadat e ardhshme. Ajo ka shkatërruar çdo iluzion se konflikti modern mund të kufizohet në fushata kundër kryengritjes ose të evoluojë drejt betejave me viktima të ulëta në hapësirën kibernetike. Në vend të kësaj, ajo tregon për një lloj të ri lufte me intensitet të lartë që kombinon teknologjinë e fundit me vrasjet në shkallë industriale dhe konsumin e municioneve, edhe pse tërheq civilë, aleatë dhe firma private. Ju mund të jeni i sigurt se regjimet autokratike po studiojnë se si të arrijnë një avantazh në çdo konflikt të ardhshëm. Në vend që të tërhiqen nga vdekja dhe shkatërrimi, shoqëritë liberale duhet të pranojnë se luftërat midis ekonomive të industrializuara janë një perspektivë shumë reale – dhe të fillojnë të përgatiten.

Siç shpjegon raporti ynë special, fushat e vrasjeve të Ukrainës mbajnë tre mësime të mëdha. E para është se fusha e betejës po bëhet transparente. Harrojini dylbi ose harta; mendoni për sensorët që shohin gjithçka në satelitë dhe flotat e dronëve. Të lira dhe të kudondodhura, ato japin të dhëna për përpunim nëpërmjet algoritmeve gjithnjë e më të përmirësuar që mund të zgjedhin gjilpërat nga kashta: sinjali celular i një gjenerali rus, të themi, ose skica e një rezervuari të kamufluar. Ky informacion më pas mund t’i transmetohet nga satelitët ushtarit më të ulët në pjesën e përparme, ose të përdoret për të synuar artilerinë dhe raketat me saktësi dhe rreze të paparë.

Kjo cilësi e hiper-transparencës do të thotë se luftërat e ardhshme do të varen nga zbulimi. Prioritetet do të jenë zbulimi i armikut fillimisht, përpara se ata t’ju dallojnë; për të verbuar sensorët e tyre, qofshin dronë apo satelitë; dhe për të ndërprerë mjetet e tyre për dërgimin e të dhënave nëpër fushën e betejës, qoftë përmes sulmeve kibernetike, luftës elektronike apo eksplozivëve të modës së vjetër. Trupat do të duhet të zhvillojnë mënyra të reja luftimi, duke u mbështetur në lëvizshmërinë, shpërndarjen, fshehjen dhe mashtrimin. Ushtritë e mëdha që dështojnë të investojnë në teknologji të reja ose të zhvillojnë doktrina të reja, do të mposhten nga ato më të voglat që e bëjnë këtë.

Edhe në epokën e inteligjencës artificiale, mësimi i dytë është se lufta mund të përfshijë ende një masë të madhe fizike prej qindra mijëra njerëzish dhe miliona makinerish dhe municionesh. Viktimat në Ukrainë kanë qenë të rënda: aftësia për të parë objektivat dhe për t’i goditur ato me saktësi rrit numrin e trupave. Për t’u përshtatur, trupat kanë zhvendosur malet me baltë për të gërmuar llogore të denja për Verdun ose Passchendaele. Konsumi i municioneve dhe pajisjeve është marramendës: Rusia ka gjuajtur 10 milion predha brenda një viti. Ukraina humbet 10,000 dronë në muaj. Ajo po u kërkon aleatëve të saj municione thërrmuese të shkollës së vjetër për të ndihmuar kundërsulmimin e saj (shih seksionin e Evropës).

Përfundimisht, teknologjia mund të ndryshojë mënyrën se si plotësohet dhe ruhet kjo kërkesë për “masë” fizike. Më 30 qershor, gjenerali Mark Milley, ushtari më i vjetër i Amerikës, parashikoi se një e treta e forcave të armatosura të avancuara do të bëheshin robotike në 10-15 vjet: mendoni për forcat ajrore pa pilot dhe tanket pa ekuipazh. Megjithatë, ushtritë duhet të jenë në gjendje të luftojnë në këtë dekadë, si dhe në atë të ardhshme. Kjo do të thotë rimbushje e rezervave për t’u përgatitur për shkallë të lartë të konsumimit, duke krijuar kapacitetin industrial për të prodhuar pajisje në shkallë shumë më të madhe dhe për të siguruar që ushtritë të kenë rezerva të fuqisë punëtore. Një samit i NATO-s më 11 dhe 12 korrik do të jetë një provë nëse vendet perëndimore mund të vazhdojnë të riforcojnë aleancën e tyre për këto qëllime (shih seksionin Ndërkombëtar).

Mësimi i tretë – ai që zbatohej gjithashtu për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të – është se kufiri i një lufte të madhe është i gjerë dhe i paqartë. Konfliktet e Perëndimit në Afganistan dhe Irak u luftuan nga ushtri të vogla profesionale dhe u imponuan një barrë të lehtë civilëve në shtëpi (por shpesh shumë mjerim për njerëzit vendas). Në Ukrainë, civilët janë zhytur në luftë si viktima – mbi 9,000 kanë vdekur – por edhe pjesëmarrës: një gjyshe provinciale mund të ndihmojë në drejtimin e zjarrit të artilerisë përmes një aplikacioni smartphone. Dhe përtej kompleksit të vjetër të mbrojtjes-industrial, një grup i ri firmash private ka rezultuar vendimtar. Softueri i fushës së betejës së Ukrainës është i vendosur në serverët e teknologjisë së madhe cloud jashtë vendit; Firmat finlandeze ofrojnë të dhëna për shënjestrimin dhe komunikime satelitore ato amerikane. Një rrjet aleatesh, me nivele të ndryshme angazhimi,

Kufijtë e rinj krijojnë probleme të reja. Pjesëmarrja në rritje e civilëve ngre pyetje ligjore dhe etike. Kompanitë private të vendosura jashtë zonës së konfliktit fizik mund të jenë subjekt i sulmit virtual ose të armatosur. Ndërsa firmat e reja përfshihen, qeveritë duhet të sigurojnë që asnjë kompani të mos jetë një pikë e vetme dështimi.

Nuk ka dy luftëra të njëjta. Një luftë midis Indisë dhe Kinës mund të zhvillohet në çatitë e botës. Një përplasje kino-amerikane mbi Tajvanin do të shfaqte më shumë fuqi ajrore dhe detare, raketa me rreze të gjatë dhe ndërprerje të tregtisë. Kërcënimi i ndërsjellë i përdorimit bërthamor ndoshta ka vepruar për të kufizuar përshkallëzimin në Ukrainë: NATO nuk ka përfshirë drejtpërdrejt një armik të armatosur bërthamor dhe kërcënimet e Rusisë kanë qenë të ashpra deri më tani. Por në një luftë për Tajvanin, Amerika dhe Kina do të tundoheshin të sulmonin njëra-tjetrën në hapësirë, gjë që mund të çonte në përshkallëzim bërthamor, veçanërisht nëse satelitët e paralajmërimit të hershëm dhe komandimit dhe kontrollit do të çaktivizoheshin.

Silicon Valley dhe Somme
Për shoqëritë liberale tundimi është të tërhiqen nga tmerret e Ukrainës dhe nga kostoja dhe përpjekja e madhe e modernizimit të forcave të tyre të armatosura. Megjithatë, ata nuk mund të supozojnë se një konflikt i tillë, midis ekonomive të mëdha të industrializuara, do të jetë një ngjarje e vetme. Një Rusi autokratike dhe e paqëndrueshme mund të përbëjë një kërcënim për Perëndimin për dekadat e ardhshme. Rritja e ndikimit ushtarak të Kinës është një faktor destabilizues në Azi dhe një ringjallje globale e autokracisë mund t’i bëjë konfliktet më të mundshme. Ushtritë që nuk mësojnë mësimet e llojit të ri të luftës industriale të shfaqur në Ukrainë rrezikojnë të humbasin ndaj atyre që e bëjnë këtë.

Mijëra pasagjerë lihen të presin për orë të tëra/ Wizz Air vijon avazin, shtyn 5 udhëtime

Wizz Air vijon të jetë një nga kompanitë më problematike të fluturimeve që operojnë në vendin tonë.

Klientët, të cilët zgjedhin këtë kompani janë ankuar për vonesat dhe shtyrjen e pajustifikuar të fluturimeve, ku u është dashur që të presin me orë të tëra në aeroporte të ndryshme.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe sot. 5 fluturime nga Tirana me destinacion Charleroi-n e Belgjikës dhe Hahn-in e Gjermanisë, dy fluturime në Londër dhe një në Milano, janë shtyrë pa dhënë asnjë shpjegim nga Wizz Air.

Me qindra udhëtarë, janë lënë në kulmin e vapës të presin për disa orë vonesat e papërgjeshme nga Wizz Air.

Zoom.al ka denoncuar vazhdimisht kompaninë Wizz Air, për vonesat dhe shtyrjen e pajustifikuar të udhëtimeve.

Shkëlqeu me kombëtaren, oferta nga Serie A për mbrojtësin Mario Mitaj

Mario Mitaj i bindi të gjithë te Shqipëria me dy ndeshjet e zhvilluara me fanellën e Kombëtares.

Megjithëse 19-vjeç, mbrojtësi i krahut të majtë luajti si një veteran i vërtetë me shumë leksione për të dhënë.

Aktualisht Mitaj është pjesë e Lokomotivës së Moskës, të cilët e morën nga AEK i Athinës për 3 milionë euro.

Pas paraqitjeve pozitive për Mitajn ka sirena nga Serie A.

Emri i ekipit që ka shfaqur dëshirën dhe po e ndjek me vëmendje këtë lojtar nuk bëhet ende i ditur, por zhvillime të reja mund të ketë në vazhdimësi.

Nga ana tjetër Mitaj ka treguar se i përballon nivelet e larta, pasi ka debutuar që 17 vjeç në elitën e futbollit të Greqisë dhe ka luajtur për disa minuta në Europa League po në atë moshë. /zoom.al/

Mbappe thumbon Paris SG: Nuk jam arrogant, por dua të fitoj trofe!

Kylian Mbappe mori nga L’Equipe dhe France Football, çmimin si futbollisti më i mirë francez për sezonin 2022/23.

Pas ceremonisë, sulmuesi u ndal të flasë edhe rreth së ardhmes së tij që është aq shumë e diskutuar ndërsa e bëri të qartë se ai kërkon të fitojë gjithmonë dhe nuk i intereson të zbresë në fushë vetëm për të marrë pjesë.

Mentaliteti i fituesit – “Unë jam një lojtar shumë konkurrues dhe kjo është arsyeja pse luaj futboll. Për mua nuk ka rëndësi me kë luaj në krah apo për cilën fanellë luaj, unë dua të fitoj gjithnjë. Shkoj me pushime si të gjithë, por pastaj kthehem me urinë për të fituar gjithçka, besoj se këtë e kuptuar tashmë”.

Karakteri – “Mua nuk më bën asnjëherë përshtypje ajo që bëj në fushë dhe ia bëj të qartë vetes se mund të bëj edhe më mirë. Nuk dua të zbres në fushë vetëm për të marrë pjesë dhe ndonjëherë njerëzit mendojnë se për këtë arsye jam arrogant. Nuk kam frikë as nga dështimi, është pjesë e karrierës së një futbollisti. Edhe pse unë jam i bindur se kam lindur për të fituar dhe dua t’ua tregoj këtë të gjithëve”.

Champions me PSG – “Nuk e di çfarë i duhet më shumë PSG për të fituar, nuk është një pyetje për mua. Duhet të flisni me personat që ndërtojnë skuadrën që e organizojnë këtë dhe ata që ndrtojnë klubin. Unë thjesht mundohem të bëj punën time në fushë”.

Statistikat – “Unë e kam treguar veten dhe isha sulmuesi më i mirë sërish për të pestin vit me radhë. Ka shumë gjëra për të cilat ndihem krenar. Kam arritur të kem vazhdimësi dhe po shënoj rreth 50 gola në sezon, por sërish mendoj se mund të bëj më mirë”, u shpreh Mbappe. /zoom.al/

Dybala lakohet te Juventus, Mourinho tregon hapin e radhës që do të marr për argjentinasin

Jose Mourinho është rikthyer në Romë për të nisur përgatitjet për sezonin e ri me verdhekuqtë.

Në një pronocim për “gazzeta.it”, portugezi shprehet se nuk pret asgjë nga merkato ndërsa shtoi se i vjen keq për Davide Fratessin që zgjodhi Interin si destinacionin e radhës në karrierë.

“Jam gjithnjë gati për një sezon të ri. Nuk pres asgjë nga merakto, unë jam një njeri që punoj dhe mbështetem te puna. Dhe këtë të hënë puna nis nga ora tetë e mëngjesit”, tha portugezi.

Dybala -“Do të flas me Paolon, por nuk do të jetë një bisedim mbi shumë tema. Do të flas me të, ashtu siç do të bëj me çdo futbollist tjetër që është pjesë e Romës”.

Morata – “Nuk kam pasur komunikim dhe nuk do të kem. Unë flas vetëm me lojtarët që i kam në skuadër”.

Lëvizjet në merkato – “Nuk mendoj asgjë për merkaton që klubi ka bërë deri më tani, e thashë se jam njeri i punës. Jam i lumtur që rikthehem në punë edhe pse është shumë nxehtë”, u shpreh Mourinho. /zoom.al/

Rita Ora: Ne shqiptarët, çfarëdo vështirësie që na ndodh në jetë, ngrihemi dhe nuk dorëzohemi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur së fundmi në një intervistë për “The Telegraph”, për albumin e saj më të ri në ardhje, si dhe për sfidat që e kanë përshkruar në rrugën drejt suksesit.

Muzika është në gjithçka që bëj. Muzika është ëndrra”, thekson Rita. Pjesa tjetër, sipas nënkuptimit, është vetëm ajo që një vajzë duhet të bëjë për të qëndruar në krye në një epokë kur fansat “presin më shumë” nga yjet e tyre të preferuar.

Rita emigroi në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate kur ishte një vjeçe, duke jetuar së bashku me katër anëtarët e familjes së saj në një dhomë në perëndim të Londrës.

“Mamaja ime thoshte: ‘Ti je një nga unë, e ke gjakun tim në venat e tua’”, kujton Ora. “Është një mentalitet shqiptar i Evropës Lindore: çfarëdo që të ndodhë, ngrihuni, vazhdoni të mos dorëzoheni. Vazhdoni të ecni dhe vazhdoni të lulëzoni”, thotë Rita për “The Telegraph”.
Rita do të nxjerrë në shitje albumin e saj më të ri “You & I” më 14 korrik.

FOTO/ Dorëheqja e Rrahman Rrajës, ja kush e merr mandatin e tij

Deputeti i PS Rrahman Rraja ka lënë sot mandatin e deputetit, pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Krujë, kur vëllezërit dhe djali i tij, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, dhunuan barbarisht dy persona.

Rraja ishte në mandatin e tij të dytë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë

Tashmë, pas lënies së mandatit, vendin e tij do ta marrë Arkend Balla.