zoom

Day ArchiveÇfarë lëvizje nga Partizanin!!! Të kuqtë prezantojnë kapitenin e Kukësit

Partizani vijon të zyrtarizojë transferime cilësore përpara nisjes së tureve kualifikuese në kompeticionet e UEFA-s.

Afrimi i radhës është ish-kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi.

Mesfushori ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

“Partizani zyrtarizon afrimin e Gjelbrim Taipit në skuadër. Mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos. Taipi pas 3 sezoneve pozitive te Kukësi, ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me kampionët e Shqipërisë. Mesfushori menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën e sotme stërvitore”, thuhet në njoftimin e Partizanit. /zoom.al/

Për seks më të mirë, sigurohuni që të bëni këto ndryshime

Seksi i keq dhe i mërzitshëm mund të shkatërrojë edhe marrëdhënien më të mirë ndaj mos lejoni që kjo të ndodhë. Më poshtë, janë renditur disa truke që do t’ju ndihmojnë.

Përqendrohuni te paraloja

Kënaqësia, natyrisht, mund të përmirësohet dhe zgjatet me paralojë me imagjinatë, dhe shkencëtarët thonë se pa paralojë të mirë, nuk ka seks të mirë. Jini krijues, “gudulisni” imagjinatën e partnerit tuaj.

Pyete partnerin se çfarë dëshiron

Në momentin e pasionit më të madh, pyesni partnerin se çfarë saktësisht dëshiron të bëhet dhe çfarë do ta emocionojë më shumë. Më besoni, ai do ta vërejë përpjekjen dhe ndoshta do t’ua kthejë favorin.

Luaj pisët

Përdorni fjalë “të këqija” gjatë seksit. Partneri juaj, edhe pse mund të mos e thotë me zë të lartë, është shumë tërheqëse kur gjatë seksit zbuloni dëshirat dhe synimet tuaja të fshehura.

Kaloni kulmin

Ekspertët dhe të gjithë ata që e kanë provuar thonë se nëse zgjatni kohën e të bërit dashuri dhe vononi orgazmën, do të arrini ekstazë më të mirë dhe më intensive.

Mos harroni lodrat

Pse të mos merrni një vibrator? Femrat që përdorin vibrator konfirmojnë se janë më të kënaqura me seksin, u rritet libidoja dhe e arrijnë orgazmën më lehtë.

Surprizoni partnerin tuaj

Kush nuk i pëlqen surprizat? Për shembull, mund t’i njoftoni partnerit tuaj me një mesazh se po planifikoni të kaloni një natë të çmendur me të dhe më pas ta mirëpritni në shtëpi me qirinj dhe një gotë verë të mirë.

E “tradhëtoi” baruti në duar, policia arreston Valter Bamin për atentatin në Larushkë

Valter Bami është ndaluar këtë mbrëmje, konfirmoi policia, që sqaron se ka zbatuar një urdhër të prokurorisë së Tiranës ndaj 37-vjeçarit pas analizave kanë zbuluar “faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri”.

Burime zyrtare nga blutë bënë me dije se analizat u morën gjatë shoqërimit të 37-vjeçarit fill pas vrasjes, ku dyshohet se objektiv ishte Gentian Bejtja, ndërsa rezultatet që treguan praninë e barutit në duart e tij, dolën këtë të enjte.

Njoftimi i policisë

DVP Tiranë

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2023, ku në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., është qëlluar me armë zjarri e si pasojë ka humbur jetën shtetasi R. S. Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi V. B., 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se:

Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit V. B., janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi V. B., 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë.

Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së mësipërme.

E shoqëruar nga Policia, si paraqitet gjendja e Fjolla Morinës pas deklaratave shokuese

Pak më parë qarkulloi lajmi se Fjolla Morina ndodhet në spital. Përflitet se ajo dje pasdite nën shoqërimin e policisë është dërguar për trajtim në psikiatri.

Mësohet se se prej një jave, nëna e saj po ndjek rrugët ligjore për ta bërë të mundur një gjë të tillë.

Numri i saj figuron i fikur, ndërkaq nëna e saj refuzon përgjigjen në telefonata.

Prej javësh, Fjolla bën në rrjete sociale deklarata shokuese, cka ka bërë të hidhet në dyshim stabiliteti mendor i saj.

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare në Britani, 53 të arrestuar

Autoritetet britanike kanë goditur ditën e sotme një bandë kriminale, shqiptare e cila drejtonte ferma kanabisi me miliona paund.

Gjatë këij operacioni u sekuestruan 10,000 bimë kanabisi me vlerë rreth 9 milionë paund, si dhe u arrestuan 53 persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Mediat e huaja shkruajnë se të arrestuarit akuzohen, kryesisht për kultivimin e kanabisit dhe lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike, por edhe një sërë veprash të tjera, duke përfshirë pastrimin e parave, mbajtjen me qëllim për furnizim dhe mbajtjen e armëve.

Në operacion u përfshinë 43 forcat policore në të gjithë Anglinë dhe Uellsin.

Nxisin dhunë e trazira, Macron vendos të kufizojë rrjetet sociale

Presidenti francez, Emmanuel Macron po përballet me kritika të ashpra pasi kërcënoi me mbylljen e rrjeteve sociale, pasi sipas tij përdoreshin si mjete për të nxitur dhunë dhe trazira. Kritikë e Macron e cilësojnë deklaratën e tij ‘regjim autoritari’.

Zyrtarët e Elysée dhe ministrat e qeverisë këmbëngulin se presidenti nuk po kërcënonte një ndërprerje të përhershme të mediave sociale por me një pezullim të përkohshëm deri të përfundimin e protestave dhe trazirave në disa qytete të Francës.

“Ne duhet të mendojmë se si i përdorin të rinjtë rrjetet sociale, në familje, në shkollë. Për këto duhet të ketë ndalime… dhe kur gjërat të dalin jashtë kontrollit, ne do na duhet duhet t’i rregullojmë ose t’i ndërpresim ato,” tha Macron në një takim të më shumë se 250 kryebashkiakë.

Qëndrimi i presidentit francez erdhi fill pasi ministrat fajësuan të rinjtë që përdorin mediat sociale si Snapchat dhe TikTok se organizonin dhe inkurajonin protestat e dhunshme në Francë.

Planifikimi i fundit ishte pas vrasjes së një adoleshenti 17-vjeçar me origjinë algjeriane. I mituri u vra gjatë ndalimit të trafikut të policisë në një periferi të Parisit javën e kaluar.

Kritikët thanë se marrja në konsideratë e masave të tilla do ta vendoste Francën përkrah vendeve autoritare si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut.

“Vendi i të drejtave të njeriut dhe qytetarëve nuk mund të rreshtohet me ato demokraci të mëdha të Kinës, Rusisë dhe Iranit”.- tha Oliver Marleix.

Qeveria ka luftuar me trazirat dhe plaçkitjet që kur një oficer policie qëlloi për vdekje 17-vjeçarin Nahel M gjatë një ndalese trafiku më 27 qershor, duke ringjallur akuzat e kahershme për racizëm sistematik midis forcave të sigurisë franceze. Një oficer policie 38-vjeçar është vënë zyrtarisht nën hetim, për vrasje me dashje dhe po mbahet në paraburgim.

A ishte “dorë” e grupit të Vis Martinaj atentati ndaj Gentjan Bejtjas? Dalin detajet e reja

Teksa po bëhet rreth 48 orë nga atentati i regjistruar në fshatin Larushkë të Fushë Krujës, ku humbi jetën Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas, si dhe mbetën të plagosur dy djemtë e mitur të këtij të fundit, hetimet janë në udhëkryq, pasi nuk ka asnjë person të dyshuar.

E vetmja shpresë e hetuesve për identifikimin e autorëve, janë një kamer sigurie në banesën e Bejtjas dhe disa kamera sigurie në rrugë.

Shënjestër e atentatit për hetuesit duket se nuk ka më dyshimet se ka qenë Gentjan Bejtja, një personazh me shumë “drit hije”, i cili konfirmohet nga djali i tij, se ka qenë bashke me ta në automjet, por ka zbritur pak momente para se ndaj tyre të zbrazeshin breshëritë e kallashnikovit.

Me pretendimin se ndihet i kërcënuar nga miqtë e dikurshëm me të shkuar kriminale Gentjan Bejtja së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët tentoi të marrë azil në 2 vende europiane por iu refuzua dhe vetëm pak ditë më parë ishte rikthyer në Larushkë, ku duket se vrasësit e prisnin për ta eliminuar me çdo kusht duke mos kursyer as fëmijët.

Nëse ai do të pranojë të flasë, jo vetëm atentatin ndaj tij, por ndoshta mund të zbardhë dhe shumë krime të tjera. Për vendndodhjen e tij, policia ka marrë informacione në rrugë operative se fshihet në Laç, megjithatë nuk janë bërë kontrolle.

Përveç 3 atentateve ndaj tij, Gentjan Bejtja dyshohet si i përfshirë dhe në shumë atentate të tjera, jo në rolin e qitësit, por në atë të informatorit dhe ndihmësit të autorëve për t’i larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po verifikon për aktivitetin e Gentjan Bejtes jashtë vendit, por duket se pista më konkrete është ajo e hakmarrjes për atentatin e 17 korrikut të vitit të kaluar në mbikalimin e Fushë Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxha.

Hetuesit dyshojnë se Gentjan Bejtja mund të ketë qenë i përfshirë si informator në vrasjen e trefishtë. Brilant Martinaj ishte kushëri i parë i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj, i cili prej rreth 1 viti është zhdukur dhe nuk ka asnjë shenje prej tij.

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas dyshohet si një hakmarrje e grupit të Ervis Martinaj për vrasjen e Brilant Martinajt vitin e kaluar.

Po ashtu, vlen të theksohet fakti se dhe në atentatin e regjistruar më 12 Mars në Tiranë, ndaj familjarëve të Fation Muratit, ku u vra aksidentalisht Mimoza Paja, si autorë dyshohet grupi i Vis Martinajt. Për atë krim, arresti është caktuar vetëm për një prej anëtarëve të grupit, Nikoll Sherrnikun, i cili rezulton se ka siguruar targat e automjetit të përdorur në atentat.

Nuk dihet nëse Ervis Martinaj është gjallë apo jo, por Policia ka dyshime të forta se grupi i tij është aktiv për hakmarrje.

Gjithsesi, për Gentjan Bejtjan, grupi hetimor ka informacioni se dhe tre personazhet që u shoqëruan pas krimit, Durim Bami, Valter Bami dhe Marklen Haka e donin të vdekur me çdo kusht.

Rama “thumbon” Kurtin: Nuk bëj dot konferencë pa homologun

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar të takojë ditën e sotme, kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili ndodhet në Prishtinë në kuadër të një turi ballkanik.

Rama është takuar me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, dhe në dalje nga selia e Kuvendit të Kosovës, gazetarët pyetën kryeministrin nëse do të ketë një konferencë për mediat, por Rama ka thumbur Kurtin duke thënë : “Nuk kam homologun, nuk bëjmë dot konferencë shtypi”.

Kujtojmë se ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ishte në pritje të konfirmimit të një takimi me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.

Ky i fundit në momentin që Rama nisi takimin me Presidenten Vjosa Osmani, u largua nga zyrat e qeverisë.

Sherri për zhurmën e gurores, shoqërohet vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja

Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Xhelal Rraja ka qenë protagonist i një sherri me sende të forta ditën e sotme në Borizanë të Krujës.

Xhelal Rraja është shoqëruar në ambientet e policisë pasi dyshohet se së bashku me njerëzit e tij të afërm kanë dhunuar dy anëtarët e fisit Maja.

Shkak dyshohet se janë bërë zhurmat në guroren që është në pronësi të Xhelal Rrajës. Jashar Maja dhe Bilbil Maja kanë shkuar për t’u ankuar për punimet që kryheshin në gurore, por janë konfliktuar me anëtarë e fisit Rraja.

Të dy kanë mbetur të plagosur, por Jashar Maja ndodhet në gjendje kritike dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Zhurmat dhe pluhuri i guroreve ka qenë shqetësuese për banorët e zonës, të cilët janë ngritur disa herë në protesta duke kërkuar mbylljen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Ditën e sotme, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë ka ndodhur një konflikt mes shtetasve B. M., e J. M., dhe shtetasve Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr.

Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë.

“Babo ik, Clinton rri!”

E kush u ka shpetuar diteve kur koha ndalet dhe merzia godet siç di ajo?! Të gjithë kishin mberritur në Kuvend, nopranë, të pa fjalë, të padurim si deshmitarë të gjumit plot andralla.

Gaz Bardhi  nga lartesia ku e ka vënë fati i perzhitur i opozites me pa vënger në kohen që i mbetej nga sajdisja sa e një grupi po aq e një tjetri.  Ishe te Klinton tha ëëë ? Po i u gjegja si i strukur pa demostruar siguri në po thoja të duhuren. Hëëm hungroi. Je Nën Kryetar Kuvendi je sadrazem pritej më shumë nga ti!!

Kur Klinton të dha dorën dhe Babo të prezantonte u miklove, të ra si perkedheli, u ndjeve i rëndesishem  kur duhej të germusheshe, të fryje bulçinjet me një Baboooo ik Baboooo ik, Klinton rriiii. Dhjetë mije lek , dy kollare e dy shami, do ti jepte Dash Sula nga të vetat.Keshtu do i rrezoje atij monumentin e një feste private dhe mijera monumente do ndertoje në zemra demokratesh. Pastaj Oltes i bëje shumë muhabet dhe dukeshe miqësor kur ne e kemi shpallur hasem. Na zhgenjeve shumë. Edhe çeta e Lul Braves u tregua më dinjitoze ashtu në heshtje mberthyer duke e bërë diferencen e dashurisë për Ameriken dhe urrejtes ndaj Babos.

Më prenë ato fjalë si heshta e Lonxhilos në trupin e Krishtit. E gjeta veten duke thënë Zoti të leshoftë Salianjin në shpinë dhe e di vetë ai pastaj ç’bën me atë gojë që me mirë të hysh i vdekur se i gjallë. As Krye Zevendes Lideri Muli që aq e kaq e kam lënduar gjatë ketij viti jallan mbushur me brenga nuk me qortoi kurrë paçka se dhimbja  i ndihej në çdo shikim. Si Atë me ka ftuar që ta shtyj pa trokitur  deren e hapur . Të shkoja pa kerkuar falje se ne të letersisë jeni ca si të brishtë dhe të pastabilizuar emocionalisht! Madje Bana vetë do të më bëjë kafe  premtoi ku e ku më të larte nga ato që i bën Niko Peleshi Beles me ekspres jo allaturka. Mu desh ca te merrja veten prej atij madhengjimi.

Na kishte marrë malli per Gerten. Po thjeshtë digjeshim së brendshmi pa pyetur ku vallë ishte!? Kohe e keqe për të kerkuar informacion. Më mirë bëj sikur di e mos fol. Nejse u kthye e bashkë me të gezimi që më i plote do ishte nese edhe Krifca pas saj të vinte bashke me syzet  e verdha. Evis Kushi dukej meditative por a ishte e sigurtë si Gerta?! Ato shikonin njera tjetren por as hidhnin as prisnin.Pse se di as Ulsiu qe ju degjon dertet.

Elisa dukej më e qeta tek shperndante gajret aty ketu si Rozafati ndertuesve të Keshtjelles. Ismet Beqiri ju afrua ngadale dhe tek veshi po i thoshte një kënge të re por nuk donte që ta degjoja unë. Tani kultura popullore do shijohet në ilegalitet u mburr vetem me të besuar. Po “Libri i Këngeve” , po parathenia e Ulsiut pyeta me shastisje!? Do jenë vetem në perdorim të brendshem bëri me shenjë. Ne fillim qeveria pastaj deputetët me vonë populli. Gjeneral Kollçaku sheh oren shigjetat e saj e ftojnë drejt historisë. Toni  keqyr Biblen ajo e fton që t’ja lëjë Zotit në dorë edhe ankthin. Lavderimi i hap zemren Etildes dhe ndihet më mirë. Etjen qerratai është bërë ere. Klosi horizont.

Laerti dukej mjaft i kenaqur sot. Tezja e pergezoi për menyren sesi ai po e ruante domixhanin e loteve. Llaf është ai tha? Jeten e jap e atë jo. Ç’ti bëj Majkos që ma plasariti pak pa dashje pa me te tjeret shkon gjaku në gju?! Ti zemerohesh Majkos si të gjuash Kishen me gurë.

Një besnikeri kesodore Tezen e mbushi me krenari. Mungesa e pafund e Babos në sallë Taon e ve para një pergjeqesie të madhe. I duhet të krijojë dhe artikuloje teza politike. Të mbrohet nga sulmet dhe po me kaq furi të sulmojë. Shprehja e kalorësve “kush lufton, kush lutet, kush punon” perkthet keshtu, Tao lufton, Toni lutet, Etilda punon.

Mimi di Puccini, Xhafa dhe Braçja ndanin të njejtin mendim qe sa në qejf jemi qëkur Babo na hoq si ministra se bashku  me rehatine na është shtuar dhe autoriteti publik e të qetë flemë. Damua po sillet si edhe Babo  vjen pak. Nuk ka më moshe per gjëra pa rendesi.

Tigrushi gjithnjë e më njerzor mori dy deri në tre pershendetje nga koleget. Jo keq në krahasim me një muaj më parë. Margeriti vuri kufjet që në sabah. Delina buzeqeshi pa nderpreje. Blerina pret qe dielli ta ngrohë njeherë. Anila flet me hënen në kerkim të njeriut. Xhema nuk i flet askujt tani me krye mbi Konfucin i cili ngjan si rob nder leqe. Shalsi herë pas here ngroh mendimet e vjetra dhe ftoh ato te rejat. Bora Bilali sot nuk qe dhe Edona Muzhaqi dukej e trishtuar. Vetem shpirtdliresia e Gertes  edhe pse e zënë me ngjarje sikur ja zbuti mungesen. Dreqer edhe ata studentet e mjeksise s’duan të rrinë pesë vjet në vatan pas shkolles. Pale duan dhe diplome pasi të mbarojnë shkollen. Hiç ore kaq ta bëjnë dhembin.

Çuçi shkoi të pyeste Margeritin?! Ç’të bej… vriten mileti bam ketu e bam atje… sikur të organizosh ca ahengje në çdo rreth qe te heqin mendjen se degjoj vetem krisma ngado, po shtohet dhe vapa e bashke me të dalldia!? E piske e ke vlla i mbarova në Gjirokaster në festival leket e ky milet nuk kendon pa pare. Dil e kendo vete se ke zë të mirë e keshilloi. Kosta i Gramozit dhe Lindites ngjante me Odisene e kthyer në jatakun e prishur nga zderhallja e metonjesve por shpirti i lypte paqe dhe dora një kafe. Lindita dhe Jorida ishin mbeshtjelle me pika pa harruar presjet e rregullores.