Aplikacion
Ndizet në hapësirë i pari instrument satelitor në orbitë që do monitorojë aktivitetin e rrufeve e vetëtimave.
“Lightning Imager” është i pajisur me 4 sensorë, secili nga të cilët është në gjendje të shkrepë 1 mijë imzhe në sekondë, ditë e natë papushim. Falë teknologjisë, të gjitha informacionet, qoftë edhe për një rrufe të vetme, do të procesohen në bord të satelitit, duke dërguar më pas në Tokë të paketuara informacionet më të rëndësishme.
Katër sensorët e tij mbulojnë respektivisht Evropën, Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut dhe të dhënat do të transmetohen në kohë reale nga “Eutmetsat”.
Drejtori i Përgjithshëm i “Eutmetsat” shpjegon se stuhitë intensive dhe të forta shpesh paraprihen nga ndryshime të papritura në aktivitetin e rrufeve dhe duke vrojtuar pikërisht këto luhatje nëpërmjet këtij sateliti, i jepet mundësia meterologëve të parashikojnë me saktësi më të lartë fenomentet natyrore duke bërë të mundur që të veprohet më shpejt, edhe në rastin e lajmërimit të autoriteteve për komunitetet që mund të jenë në rrezik.
“Lightning Imager” është instrumenti i parë i këtij lloji, si ne Evropë, por edhe në botë me një saktësi unike në vezhgimin e aktivitetit të rrufeve e shkrepëtimave.
“Portokalli” do të mbyllet pas 20 vitesh? Salsano Rrapi u jep fund spekulimeveNë fund të vitit, në dhjetor, “Portokalli” feston 20-vjetorin, por nuk ka shpëtuar nga lajmet se edhe ky program humori nuk do të rinisë sezonin e ri, ka mbërritur në fund të rrugëtimit.
Në të vërtetë, asgjë nuk është konfirmuar, përkundrazi. Salsano Rrapi, moderator dhe aktor i “Portokallisë”, e dëgjoi për herë të parë këtë lajm. I ftuar në “Pushime on Top” Salsano nuk i shpëtoi pyetjes për “Portokallinë”. Ai shprehu habi kur dëgjoi lajmin se “Portokallia” mund të mbyllet, por tha me bindje se një lajm i tillë as që është diskutuar ndonjëherë.
“E para e punës, unë këtë gjë nuk e di. Unë, me sa di, ka shumë vite që portalet çfarë nuk flasin; u mbyll programi, iku ky, do vijë ky… por as që është vënë në diskutim fare (që “Portokallia” do të mbyllet). Sigurisht, televizioni ka politikat e veta, por “Portokallia” nuk ka qenë ndonjëherë në planet e televizionit për t’u mbyllur”.
Salsano shtoi më tej se programi, si çdo sezon të ri, mund të ketë ndryshime, por jo në përbërje: “Një program mund të marrë forma të tjera, nuk i ndryshon përbërja, por ndryshojnë skena, moderatorët, vijnë aktorë të rinj etj.”
Pyetjes nëse programi i humorit ka në plan të zgjerojë kastin sezonin e ri, meqenëse “ka të papunë vërdallë”, Salsano iu përgjigj: “Aktorët, gjithmonë kanë vend për të punuar. Nëse është mbyllur një program, do hapet një tjetër, do bëhet një format tjetër, siç ka ndodhur zakonisht, por “Portokalli” nuk ka lidhje fare me të tjerët”.
U plagos gjatë atentatit që iu bë Gentjan Bejtjes, dëshmia e djalit: Babi ishte me ne në makinëNjë nga djemtë e Gentjan Bejtjes, që mbeti i plagosur në atentatin që kishte si shënjestër babanë e tij, ka dhënë detaje nga nata kur ndodhi ngjarja.
Sipas dëshmisë së publikuar nga emisioni “Në Shënjestër”, djali ka treguar para grupit hetues se pak minuta para atentatit, ata po lëvizinin me makinë në zonën ku ndodhi ngjarja dhe se bashkë me ta ishte edhe babai, Gentjan Bejtja.
“Babi ka qenë në një makinë me ne, para atentatit. Ai zbriti vetëm pak metra para se të mbërrinim në shtëpi. Nuk e di se ku shkoi”, ka thënë ai.
Nga atentati i dy ditëve më parë në Fushë-Krujë mbeti i vrarë kunati i Gentjan Bejtjes, Ramazan Sino, 29 vjeç, i cili u qëllua aksidentalisht, ndërsa plumbat të lëshuar në breshëri lanë të plagosur edhe dy djemtë e mitur të shënjestrës.
Haradinaj kërkon largimin e Kurtit: Kemi inicuar mocion mosbesimiMënyra sesi kryeministri Albin Kurti po e menaxhon krizën në komunat në veri nuk është e duhura, sipas opozitës. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e akuzoi Kurtin se me vendimet e tij po rrezikon ekzistencën e Kosovës si shtet dhe për këtë arsye, ai njoftoi inicimin e një mocioni mosbesimi për qeverinë e Kurtit.
“Kurti dhe Qeveria Kurti është në drejtim të rrezikshëm dhe po e rrezikon ekzistencën tonë, zbatimin e ligjit në veri, marrëdhënien me aleatët tanë. Duke parë këtë drejtim, kemi iniciuar mocion mosbesimi për qeverinë Kurti. Sot diskutuam edhe forma dhe veprime tjera potenciale për tu përballur me Kurtin, me qeverinë Kurti, me rreziqet që ia shkakton vendit. Njëkohësisht vendosëm edhe krijimin e disa strukturave për t’u përballur me atë që po vjen dhe situatat rajonale. Nuk do t’i japim krejt detajet”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së tha se është diskutuar si mundësi edhe krijimi i një qeverie të “unitetit kombëtar”, që do të përfshinte të gjitha partitë politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke shmangur kështu kalimin e menjëhershëm në zgjedhje.
Reforma e Ballukut rrit çmimin e ujitMë 11 maj të vitit 2022, pasi doli nga mbledhja e qeverisë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi riorganizimin e ujësjellësave, duke krijuar vetëm 15 shoqëri rajonale ujësjellëash dhe për pasojë, duke sjellë shkrirjen e 58 shoqërive UK që ofronin shërbimin në 61 bashki të vendit.
Deri në fund të vitit 2022 janë krijuar 12 shoqëri UK Rajonale nga 15 të parashikuara sipas
reformës dhe që përfshijnë 50 bashki.
Shoqëritë e reja Rajonale të krijuara janë UK Korçë, UK Pogradec, UK Durrës, UK Lezhë, UK Dibër, UK Kukës, UK Berat, UK Elbasan, UK Gjirokastër, UK Fier, UK Lushnje dhe UK Sarandë.
Mbeten akoma 11 bashki të cilat sipas parashikimeve të reformës në sektor do të jenë pjesë e 3 shoqërive UK Rajonale, përkatësisht: UK Shkodër (bashkitë Shkodër, Vau Dejës, Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Pukë) UK Tiranë (bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë) dhe UK Vlorë (bashkitë Vlorë, Selenicë, Himarë).
Rritja e çmimit të ujit për konsumatorët
Por si pasojë e reformës së ndërmarrë nga Balluku, çmimi i ujit për konsumatorët po shkon drejt rritjes. Një shqetësim të tillë e ngre edhe Enti Rregullator i Ujit në raportin e performancës për shoqëritë e ujësjellës kanalizime për vitin 2022.
Enti Rregullator i Ujit përmend termin Unifikim Tarifor, çka do të thotë se bashkimi i shoqërive Ujësjellës Kanalizime, që deri vjet menaxhoheshin nga bashki të ndryshme dhe kishin edhe çmime të ndryshme për konsumatorët, do të sjellë një çmim të unifikuar për të gjithë. Nëse marrim një shembull, çmimi i ujit për UK Tirana që do të krijohet do të duhet të mbajë brenda çmimin e ujit që deri dje ishte përcaktuar nga Bashkia Tiranë, Kamëz dhe Vorë.
“Për një pjesë të shoqërive të formuara rajonale tarifat janë të përafërta nga zona në zonë, si rrjedhojë unifikimi tarifor është I mundshëm për to në të gjithë zonën e shërbimit, prandaj ERRU do ta nxisë dhe do ta asistojë këtë proces për t’a lehtësuar drejt arritjes sa më parë të rezultateve pozitive të performancës financiare dhe rritjes së cilësisë së shërbimit.
Për disa shoqëri rajonale unifikimi tarifor paraqet problematika duke qenë se diferencat e tarifave aktuale ndërmjet zonave janë të mëdha, për shkak të kostove mjaft të ndryshme të operimit dhe të cilësisë së shërbimit në njësitë përbërëse të tyre. Unifikimi i tarifave për to mund të realizohet në bashkërendim të ngushtë në nivel strategjik me qeverinë qendrore dhe ERRU-në për të parashikuar një politikë të përshtatshme subvencionimi në vlerë dhe kohë, në mënyrë që unifikimi të bëhet gradualisht dhe i pranueshëm për konsumatorët.
Një unifikim i sforcuar i tarifave në të gjithë zonën e shërbimit që sjell një rritje të menjëhershme të tyre në njësitë me tarifa relativisht të ulta, mund të sjellë reaksione të forta nga konsumatorët me pasojë ulje të normës së arkëtimit dhe ulje të aftësive likuiduese financiare të shoqërisë. Duke qenë se metodologjia ofron mundësinë e planifikimit tarifor me rritje graduale nga viti në vit, unifikimi i tyre rekomandohet të realizohet në dy faza, së pari unifikimin për ato njësi që kanë tarifë të përafërt dhe më pas gradualisht deri në unifikimin e plotë të tyre”, thuhet në raportin e Entit Rregullator të Ujit.
Rasti i Elbasanit
Gjatë vitit 2022, Enti Rregullator i Ujit, ka shqyrtuar dhe ka marrë vendimet përfundimtare për tarifa të reja për 5 shoqëri UK ekzistuese (të parajonalizuara), përkatësisht UK Kukës, UK Konispol, UK Bulqizë, UK Durrës dhe UK Elbasan.
Kjo e fundit, pra UK Elbasan, ka aplikuar për të miratuar tarifa të unifikuara për të gjithë zonën, pasi është bashkuar me Elbasanin fshat që më parë ka qenë shoqëri më vete duke synuar mbulimin e kostove të energjisë elektrike edhe pas rritjes së çmimit nga Enti Rregullator i Energjisë.
Paralajmërimimin për rritjen e mundshme të çmimit të ujit për konsumatorët ERRU e dha edhe në raportin e hartuar për veprimtarinë vjetore.
“Ndryshimet në kostot e energjisë elektrike të shoqërive UK, nuk kanë ndikuar në rritjen e kërkesave për aplikim tarifor, për shkak edhe të procesit të riorganizimit të sektorit, por pritet që pas përfundimit të procedurave të ketë një fluks të aplikimeve për tarifa të rregulluara për shoqëritë rajonale të reja të formuara”, thuhej në raportin e Entit Rregullator të Ujit.
Zakonisht dokumentacioni lidhur me aplikimet e reja duhet të paraqitej brenda fundit të qershorit, por me situatën e re Enti Rregullator i Ujit ka vendosur që t’ju japë më shumë kohë ndërmarrjeve duke u lënë një afat tjetër deri me 31 gusht./ Zoom.al
“The wolf of the wall street”: Disa prapaskena dhe fakte për filminKëtu është një listë me fakte dhe foto nga prapaskenat e filmit “The wolf of the wall street”.
Ridley Scott pothuajse e drejtoi filmin me Brad Pitt duke luajtur Belfort-in.
Përpara se Scorsese të interesohej në projekt, Empire Online raportoi se Ridley Scott ishte i interesuar për të drejtuar një adaptim të “The Wolf of the Wall Street” me Brad Pitt, duke luajtur Jordan Belfort. Chris Evans dhe Joseph Gordon Levitt të dy kaluan në audicion Donnie Azoff përpara se Jonah Hill të merrte rolin.
Një marifet që mund të bëhej vetëm një herë.
Gjatë pjesës të filmit ku Belfort është jashtë mendjes së Qualudes, Scorsese dhe DiCaprio bënë disa improvizime. Një prej tyre ishte kur Jordan hapi derën e makinës së tij me këmbë. Edhe pse DiCaprio lëndoi shpinën gjatë kësaj ata mundën ta filmonin vetëm një herë.
Johan Hill mbajti në gojë një peshk të vërtetë ari.
Hill ishte i përkushtuar në zanatin e tij dhe dëshironte të hante vërtetë një peshk të artë në film. Megjithatë ligje për mizorinë e kafshëve në filma e ndaluan. Në vend të kësaj Hill u lejua ta mbajë peshkun në gojë për tre sekonda në prani të syve vigjilentë të kujdestarëve të kafshëve.
Goditja e gjoksit u frymëzua nga rituali i përgatitjes së skenës nga vetë Mathew McConaughey.
Një nga skenat më ikonike të filmit “The Wolf of the Wall Street” është kur sheh personazhin e Mathew McConaughey duke goditur gjoksin dhe duke gumëzhitur, gjë e cila nuk ishte në skenar. Në fakt është ritual i përgatitjes së skenës nga vetë McConaughey që ai e bën atë përpara çdo marrjeje. Sipas McConaughey, në një serial të tijin bazuar në “Twitter” “McConaughey Takes” DiCaprio sugjeroi përfshirjen e tij në film dhe Scorsese vendosi t’a hidhte. Meqenëse kjo ishte java e dytë e xhirimeve, DiCaprio mendon se ajo vendosi tonin për pjesën tjetër të xhirimeve.
Vasili: Rama është sharlatan, nuk e fishkëllen askushNënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama si hajdut.
Në një analizë në “Facebook”, Vasili shkruan se Rama, për të hequr vëmendjen nga aferat e tij, duke përmendur këtu atë të inceneratorëve, ndërhyn në çështje ndërkombëtare.
Në rastin më të fundit, atë të tensioneve Kosovë-Serbi, Vasili u shpreh se pavarësisht ndërhyrjes, Edi Ramën nuk e pyet njeri dhe këtë, sipas tij, e tregon edhe qëndrimi i mbajtur nga Albin Kurti.
Postimi i plotë:
Rama bën si lider global, por është thjesht një hajdut lokal!
Mbi Edi Ramën bien përgjëgjesi direkte personale shumë të rënda për aferën e inceneratoreve.
Ai e di shumë mirë që po i shtrëngohet laku ndaj flet për përgjegjësi individuale kur shprehet për ministra, deputete dhe nëpunësa të lartë të tij që janë në burg.
Ndaj në këto rrethana Rama organizon tymnajën mediatike të Liderit Global, që merret me gjoja me probleme të mëdha ndërkombëtare kur edhe më i fundit e di shumë mirë që ai është thjesht një sharlatan e megaloman, që nuk e fishkëllen askush dhe qëndrimi i Kosovës dhe kryeministrit Kurti ndaj tij e provon më se miri.
Përse përgjegjësite që rëndojnë mbi Ramën janë individuale dhe direkte për inceneratorët.
Së pari- Edi Rama ka bërë një mbrojtje publike të qarte dhe direkte të inceneratorëve duke thënë në konf shtypi:
“Nuk bëhet fjalë për inceneratorë, ne kemi ndërtuar impiante të prodhimit të energjisë nga mbetjet, incenerimi është pjesë e tyre. Jam shumë krenar për ato vepra, veprat janë aty”.
Rama gënjen në mënyrë të paramenduar dhe me qëllim sepse është e njohur botërisht por edhe nga hetimi i SPAK që asnjë vepër nuk punon dhe njëra e Tiranës as nuk ekziston.
Së dyti -Edi Rama ka kryer takime të hapura publike pikërisht tek inceneratorët si psh pikërisht në territorin e inceneratorit të Elbasanit, duke mbështetur e dalë për zot afëres edhe pse asnjë nga inceneratorët nuk punon përfshirë edhe Elbasanin ku gjendej vetë Rama.
Së treti-Rama gënjeu nën betim përpara Komisionit Hetimor dhe tha:
“Edhe 10 herë të kthehesha mbrapa prap do e bëja këtë punë se qytetetet tani po marrin frymë”.
Ndërkohë që e dinte shumë mirë që asnjë incenerator nuk punonte dhe nuk punojnë edhe sot një vit e gjysmë pas mashtrimit publik përpara Komisionit Hetimor Parlamentar.
Së katërti-Ai ka vazhduar të gënjejë hapur në publik edhe pasi afera ishte zbuluar dhe ministra e deputetë janë në burg.
Ai thoshte qartë në 10 maj 2023 në emisionin Noë te Erla Mehillit:
Që nuk incenerojnë është histori shumë banale e thënë dhe e stërthënë. Ato janë tre vepra shumë të rëndësishme dhe unë jam shumë krenar që i kemi bërë. Ato vepra kanë shpëtuar popullata të tëra nga helmi dhe pasojat e helmeve në mushkëri dhe shëndetin e tyre dhe të fëmijëve,” – u shpreh Rama.
Pra Rama gënjen hapur dhe mbron tre vepra, kur ato nuk punojnë asnjëra bile inceneratori i Tiranës nuk ekziston.
Së pesti-Marrja e 17 vendime të Qeverisë në një ditë është vetëm përgjegjësi individuale e Ramës dhe sekretarit të tij të përgjithshëm.
Ligji Nr.9000 te vitit 2003 për Organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave në nenin 2, 9 dhe 15 te ligjit përcaktojnë qartë se Kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm kanë lidhje direkt me ligjshmërine e akteve të Këshillit te Ministrave. Pra Kryeministri dhe Sekretari i Pergjithshëm kanë bërë akte në kundërshtim me ligjin, akte për të cilat janë arrestuar shumë persona.
Së gjashti-Ish-ministrat e implikuar janë shprehur publikisht në media se i kanë relatuar cdo gjë Kryeministrit, çka do te thotë qarte se vepra penale rëndohet sepse është kryer qartazi në bashkëpunim.
Rama duhet të përgjigjet për të njëjtat vepra penale si edhe ministrat e akuzuar.
Rama duhet të ndiqen penalisht për veprat penale që janë kryer, pasi më të njëjtat prova janë proceduar penalisht edhe bashkëpunëtorët e tjerë të tyre me qeveri dhe ministri.
Pra, shmangia e Edi Rames nga hetimi është absolutisht e pamundur pavarsisht piruetave te SPAK, që nuk e ka pyetur asnjë herë atë.
Kjo përgjegjësi individuale personale e tij nuk mbulohet dot nga SPAK çfarëdo që të bëhet sepse edhe aktet e kryera prej tij edhe mbrojtja publike e afëres korruptive dhe inceneratorëve, që kanë gllabëruar dhe gllabërojne miliona dhe nuk punojnë dhe as ekzistojnë si i Tiranës është një fakt asgjesues i privuar nga qindra e qindra dokumente shumë kompromentuese.
Pra, të gjitha përdredhjet prej Lideri Global imagjinar nuk janë gjë tjetër vecse përpëlitje të një Hajduti Lokal.
Testamenti i Silvio Berlusconit u hap sot para dy dëshmitarëve, avokatëve Luca Fossati dhe Carlo Rimini. Tashmë pritet leximi për fëmijët e themeluesit të “Mediaset” dhe “Forza Italia”.
Siç shkruajnë mediat italiane, Fossati përfaqësonte fëmijët e Berlusconit Marina dhe Pier Silvio, ndërsa kolegu i tij fëmijët e tjerë, Barbaea, Eleonora dhe Luigi. Të dy u larguan nga zyra e noterit në mes të ditës.
“Nuk mund të them asgjë, as sot, as nesër, as kurrë”, tha noteri Arrigo Roveda teksa po dilte nga zyra, duke iu përgjigjur gazetarëve që e pyetën nëse do të hapet sot testamenti i Silvio Berlusconit.
Taksa “e përkohshme” e Bashkisë së Tiranës që po zgjat 10 vite dhe askush nuk e di ku shkonMe mbarimin e 2022-shit, qytetarëve të Tiranës do t’u lehtësohej barra fiskale, me përfundimin e pagesës së një takse, asaj të infrastrukturës në arsim.
Por jo, Bashkia Tiranë vendosi që ta zgjasë këtë taksë me 3 vite të tjera edhe pse ajo quhet “e përkohëshme”. Në 2022-shin, taksa do të përfundonte afatin e saj, 7-vjeçar
“Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore e ka vitin e fundit të aplikimit vitin 2022. Duke qenë se nevojat për infrastrukturë arsimore dhe angazhimet në këtë fushë do të shtrihen përtej kësaj periudhe parashikohet mbulimi i këtyre nevojave me rivendosjen e kësaj takse të përkohshme për një periudhë tjetër 3 vjeçare”, thuhet në relacionin e projektbuxhetit 2023-2025 të Bashkisë Tiranë.
Taksa nuk është shumë e njohur dhe nuk ka asnjë llogaridhënie nga drejtuesit e kryeqytetit se çfarë është bërë me miliona eurot e mbledhura nga kjo taksë dhe çdo të bëhet me milionat tjera që pritet të mblidhen. Deri më tani, Bashkia Tiranë ka mbledhur 41 mld euro nga kjo taksë.
Mesatarisht në vit arkëtohen rreth 6 milionë euro nga ajo. Nëse do të zgjatet afati edhe për 3 vite të tjera, shuma totale që parashikohet të arkëtohet është 6.6 miliardë lekë, ose 56 milionë euro.
Për kategorinë i “Familjarët” detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht në shumën 150 lekë për çdo familje. Ky detyrim evidentohet në faturën e konsumit të ujit.
“Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore ka një realizueshmëri të kënaqshme që nga koha e hyrjes në fuqi, në vitin 2016, si për kategorinë biznese edhe për kategorinë familjarë. Gjatë vitit 2021-2022 janë shlyer detyrime të prapambetura nga subjektet në lidhje me detyrimet e vitit 2020”, thuhet në relacionin e Bashkisë./Zoom.al
Partizani nënshkruan për 4 vite me portierin që shkëlqeu te TeutaPartizani blindon portën duke nënshkruar për 4 vite me Pano Qirkon.
Fillimisht portieri i talentuar iu bashkia të kuqev nga Teuta me huazim, por së fundi palët gjetën marrëveshjen për ta blerë përgundimisht kartonin e tij.
“Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Pano Qirkon. Partizani ka arritur marrëveshjen me Teutën për transferimin definitiv të portierit 24-vjeçar. Gardiani ka firmosur me kampionët e Shqipërisë një kontratë 4 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Qirko bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive me ekipin e Teutës”, thuhetnë njoftimin e Partizanit. /zoom.al/