zoom

Day ArchiveMurrizi: Tre ish-ministra dhe dy nga krahu i Lulit në shtator i keni në kokërr të burgut

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka deklaruar se do të ketë arrestime të tjera në radhët e politikanëve në muajin shtator.

Murrizi paralajmëroi se tre ish-ministra dhe dy nga krahu i Lulzim Bashës do shkojnë në “kokërr të burgut”.

“Deri në shtator ke dhe nja tre të tjerë ish ministra dhe dy në krahun ku ka qenë Luli në kokërr burgut.

Luli ka veshur dhe bluze për të treguar që është në luftë. I kanë thënë Lexit që Luli na duhet në politikë”, paralajmëroi Myslim Murrizi i ftuar në Panorama TV.

Deri më tani kemi disa të burgosur në rradhët e Partisë Socialiste, 2 ish-kryebashkiakët, Safet Gjici dhe Vangjush Dako, ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, që ndodhen në të njëjtin burg, atë të Durrësit.

Ndërkohë vetëm pak muaj më parë u lirua nga qelia ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dënuar për shpërdorim detyre.

Zyrtarisht çifti më i ri i showbizz! Era Istrefi dhe Amir Rrahmani konfirmojnë romancën (Foto)

Era Istrefi dhe Amir Rrahmani janë zyrtarisht çifti më i ri i showbizz-it shqiptar.

Këngëtarja dhe futbollisti i Napolit kanë konfirmuar romancën e tyre me anë të disa fotove në Instagram.

Në një prej imazheve të publikuara nga Era Istrefi ajo shihet e kapur për dore e futbollistin.

Ndërsa në një tjetër shihen duke pozuar së bashku, duke konfirmuar kështu thashethemet që qarkullojnë prej disa javësh.

Thashethemet për një romancë mes tyre nisën në muajin maj kur u publikua një fotografi e Era Istrefit nga stadiumi “Diego Armando Maradona”.

Këngëtarja që po qëndron në Itali, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Napolit dhe Inter, përballje kjo që u fitua 3-1 nga Napoli.

Gjithashtu u zbulua se këngëtarja dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ndiqnin njëri-tjetrin në “Instagram”.

Më pas erdhi një tjetër detaj, Era dhe Amir Rrahmani po pushonin në të njëjtin ishull, në Capri, madje edhe në të njëjtin hotel, duke nxituar akoma më shumë spekulimet.

Por asnjëri prej tyre nuk reagoi ndaj thashethemeve deri sot, kur dyshja postuan foto krah njëri-tjetrit duke i dhënë fund çdo lloj dyshimi.

“Janë më erotikët”- Parashikimi i Meri Shehut: Kush janë shenjat më me fat për muajin korrik
Astrologia Meri Shehu ka renditur shenjat e horoskopit nga ajo me më pak fat, tek më e favorizuara për muajin korrik 2023
Sipas Meri Shehut shenja më me fat është Gaforrja, ndërsa ajo me më pak fat është Bricjapi.
12. Bricjapi
Megjithëse e fillojnë muajin me një hënë të plotë në shenjën e tyre, kjo është më shumë një apokalips që ata do kuptojnë se çfarë u mungon ose çfarë ka ndodhur në jetën e tyre deri tani. apokalipsi është i bukur sepse do arrijnë të shikojnë, të kuptojnë, të marrin vëmendje por në jetën personale mund të kemi një Korrik shumë të nxehtë, me ngjarje e evenimente të rëndësishme por që do jenë delikate. Një hënë e plotë ngelet shumë delikate sidomos për femrat, por edhe për meshkujt ndaj shumë Bricjapë duhet të kenë kujdes marrëdhëniet familjare, ekonomike dhe vendimet që kanë marrë në jetën personale sepse kthehet edhe Afërdita në prapavijë dhe mund t’u japë një problematikë në lidhje me besimin që kanë te partneri ose që do japin e marrin.
11. Dashi
Janë më erotikët, por hëna e plotë në Bricjap do i tundojë shumë në lidhje me karrierën. Do duan shumë që jo vetëm të dashurojnë, por duan të zënë edhe një pozicion pune, të bien në sy, të bëjnë shumë famë. Pikërisht kjo do i bëjë që të lënë pas dore gëzimet e bukura të verës dhe do merren me çështje karriere shumë më serioze se sa duhet. Marsi që do hyjë në Virgjëreshë do t’i japë një stres në lidhje me punën dhe shumë Dashë që kanë harxhuar shumë energji duhet të kenë kujdes me shëndetin sepse mund të para-harxhojnë energji dhe të stresohen shumë me punën. Kujdes me aksidentet.
10. Luani
Afërdita në shenjën e tyre në fillim të muajit kundërshtohet me Uranin. Shumë Luanë që kanë marrëdhënie të paqarta do shikojnë që mund të shpartallohen në fillim të muajit ose do shikojnë ku kanë pikat e dobëta të vetat dhe të partnerit dhe do marrin vendimet përkatëse. Hëna e re në Gaforre në datën 17 u jep një stimulim shpirtëror dhe një delikatesë sidomos edhe me punët do shikojnë mirë se nuk do ndihen shumë të favorizuar dhe Marsi në Virgjëreshë tregon shumë shpenzime. Me sa duket pas datës 17 Luanët vetëm do japin shumë para dhe nuk do ndihen komodë.
9. Demi
Do ta përjetojnë vështirësinë e muajit Korrik në ditët e para sepse Afërdita në Luan kundërshtohet me Uranin në shenjën e tyre dhe aty do kuptojnë sa e do partneri, sa lekë ka për verën, çfarë mund të programojë e çfarë jo, por edhe këto të fundit mund të dalin jashtë kontrollit. Demi do marrë një shije pak paqartësie në fund të muajit dhe vështirë t’i mbledhësh e t’u thuash që ka një hënë të plotë në Bricjap dhe jeni më të favorizuarit për të udhëtuar jashtë shtetit, për të kontaktuar e hapur horizonte të reja. Thuajua sa të duash, do ngelen tek e vjetra, sidomos në fund të Korrikut me kthimin e Afërditës në prapavijë dhe nuk do ndryshojnë më pozicion. Me hënën e plotë në Bricjap të shohin më matanë.
8. Shigjetari
Marsi në Virgjëreshë bëhet antagonist me ta, sidomos në lidhje me karrierën e punën. Iu vjen dikush, i shtyn në një antagonizëm, bëhet më flamurtar se këta dhe i bën të mendojnë se po rrezikojnë punën e të ardhmen dhe futen në një lloj stresi. Ndoshta kanë edhe stres në ndonjë marrëdhënie ndërpersonale, në çift ose familjare ndaj të kenë kujdes në lidhje me punën dhe antagonizmat. Nuk është momenti të thonë fjalën e fundit ose të bëhen seriozë në periudhë vere. Çështjet erotike fillojnë që të komplikojnë shumë jetën e tyre në përgjithësi.
7. Binjakët
Janë një nga shenjat që do merren krejtësisht me çështjet familajre. Duke filluar nga data 17 dhe me hënën e re në Gaforre që duket sikur do përmirësohet disi çështja ekonomike, por Plutoni përballë tyre është shumë grykës dhe i thith çdo lek që marrin si fshesë elektrike ndaj nuk do ndihen komodë në mes të muajit. Marsi futet në Virgjëreshë në datën 17 dhe vendos një lloj vështirësie në marrëdhëniet familjare ndaj nuk duhet të ngrenë tonin, të bëhen kapriçozë ose antagonistë me anëtarët e familjes, sidomos edhe në çift nuk duhet të tregojnë rivalitet sepse për shumë pak mund të marrë flakë një marrëdhënie familjare.
6. Peshorja
Janë në një pozicion komod, në mes sepse Afërdita në Luan si në fillim, edhe në fund të muajit, edhe nëse kthehet e kundërt përsëri marrin më të mirën e saj pavarësisht se është shumë e goditur në fillim të muajit. Në mes të muajit do duan të bëjnë biznes të madh, që bie në sy por duke hyrë Mërkuri në Luan do kudnërshtohet me Jupiterin në Dem dhe do kenë pak kujdes te tendencat e shpenzimeve në mes të muajit për ndonjë investim biznesi. Në fund të muajit vetëm do kenë kujdes të kërkojnë të drejtat e tyre nga e kaluara, çfarë nuk u është dhënë, çfarë u është premtuar dhe nuk u është mbajtur qoftë në jetën personale, qoftë në ekonomi.
5. Virgjëresha
Janë në pozicion komod, megjithëse do futet Marsi në shenjën e tyre. Nuk e di sa të afta janë të mirëpresin një mashkull të fuqishëm në jetën e tyre ose një epror të fuqishëm por që duhet ta bëjnë aleat. S’ka sesi të bëhen aleat me një njeri të rrëmbyer, por që do u duhet ta marrin këtë vendim. E shoh të vrullshëm mesin e muajit, me ndryshime të mëdha, zhvillime të mëdha. Kujdes në marrëdhëniet në çift në disa raste dhe marrëdhëniet erotike që nuk i kanë shprehur ose deklaruar, qoftë në fillim, qoftë në fund të muajit me Afërditën e kundërt në Luan.
4. Ujori
Janë në pozicion të mirë duke marrë parasysh që Afërdita i thërret për një bashkëpunim dhe marrëdhënie të qëndrueshme, por i trazojnë vetë ujërat në fillim të muajit dhe kuptojnë kush është njeriu i duhur për ta dhe sa reziston. Kanë lajme të mira sepse fillojnë punë të reja, veprimtari dhe ana ekonomike e tyre do finalizohet me sukses. Ujorët që nuk do jenë të kënaqur në fund të muajit me marrëdhëniet ekzistuese ose kanë pasur ndarje, do shikojnë rikthime të personave nga e kaluara në jetën erotike të paktën dhe kjo mund t’u japë mundësinë të ekuilibrohen, të marrin më shumë kënaqësi në këtë periudhë. Kujdes me shpenzimet sepse do kenë shumë gjatë muajit Korrik.
3. Peshqit
Janë një shenjë uji, me hënën e re në Gaforre nuk do goditen prej saj sa i përket Plutonnit dhe do marrin më të mirën qoftë nga ndryshimet në jetën erotike ose ndryshimet e mëdha me pasionet e tyre në karrierë e talentet e ndryshme. Një dashuri e tyre vihet në rrezik në mes të muajit, por nëse e kapërcejnë këtë gur prove, do kenë një verë shumë romantike dhe do rigjenerojnë marrëdhëniet e tyre në përgjithësi. Marsi përballë tyre tregon që në jetën e tyre mund të futet një mashkull i fortë, potent dhe që kërkon shumë rivalitet.
2. Akrepi
Si shenjë e ujit ky është një muaj që do u japë shanse të mira me hënën e re dhe diellin në Gaforre, kanë shumë mundësi të udhëtojnë, të kontaktojnë jashtë, të ndihen mirë, të kenë forcë lipidike të mirë, të marrin para por në fushën e karrierës të kenë kujdes në fillim e fund të muajit sepse ka kontradikta. Të kenë kujdes në lidhje që mund të bëhen për famë sepse njerëzit mund t’u afrohen për këtë arsye dhe ata të zhgënjehen nga kjo tendencë sepse janë e vetmja shenjë që nuk mund ta shesin lëkurën e tyre, mund ta ndryshojnë por nuk e shesin.
1.Gaforrja
Është muaji i tyre, por ka një hënë të plotë përballë tyre në fillim të muajit në Bricjap që i thërret për partneritete, për marrëdhënie të mira dhe për ta parë më mirë dhe dëshiruar jetën në çift. Hëna e re në shenjën e tyre në datën 17 është e rrezikshme për të gjithë sepse merr pjesë Plutoni dhe do dëgjojmë ngjarje që nuk do të na pëlqejnë. Nuk flas vetëm për Gaforret, por në përgjithësi çështje familjare, turma, atdheu, shumë gjëra mund të komplikohen nëpër botë por Gaforrja është ajo që do i kapërcejë dhe hëna e re do marrë drejtime pozitive. Kujdes në fiillim dhe në fund të muajit kur Afërdita bëhet e kundërt që do të shpalosë një natyrë kapriçoze dhe me shpenzime të mëdha që do t’i përndjekë për tërë Gushtin.
E trishtë/ Pas 18 ditësh në koma, vdes 6-vjeçarja shqiptare që mbeti e plagosur në aksident

Leila Kurti, vajza 6-vjeçare e cila mbeti e plagosur në një aksident rrugor në periferi të Bolonjës më 14 qershor, ka ndërruar jetë.

Vogëlushja, pas 18 ditësh qëndrimi në reanimacionin e spitalit Maggiore në Bolonja, nuk ia doli mbanë dhe u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm (2 korrik).

Babai, dy vajzat e mitura dhe gruaja e tij ishin nisur drejt aeroportit Marconi për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri. Makina me të cilën po udhëtonin u përplasur me një automjet tjetër.

Motra  e saj 4-vjeçare dhe ëma s’kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa babai ka shpëtuar me disa fraktura.

Gentjan Kurti, 41 vjeç, jetonte në San Polo me gruan dhe familjen e saj që nga viti 1998. Ai është menaxher i njqë servisi, ndërsa ai gruaja Michela punon në restorantin e picave Red Lion.

Familja shqiptare kishte përjetuar një tragjedi tetë vite më parë pasi prindërit e Leilës së vogël kishin humbur një djalë, Markon, i cili gjithashtu vdiq në moshën 6-vjeçare, pasi kishte lindur me deformime të rënda.

 

Masat e BE-së/ Kreu i PDK: Zgjedhje të parakohshme, do shkëpus çdo komunikim me Kurtin e Osmanin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha të hënën se subjekti i tij nga sot do të shkëpusë dhe pezullojë çdo lloj komunikimi zyrtar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, për shkak të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian.

Ai i bëri këto komente pak ditë pasi Bashkimi Evropian njoftoi se tashmë masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi dhe për këtë janë njoftuar institucionet në Prishtinë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i tha Zërit të Amerikës se tashmë është pezulluar puna e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në takime të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të përqendruara në adresimin e krizës në veri të Kosovës, në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, programi IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje dhe propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (ËBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në bord më 29-30 qershor”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka quajtur të padrejta masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndërsa theksoi se nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit dhe kushtetutshmërinë e vendit.

Partitë opozitare në Kosovë thanë se do të ndërmarrin hapa të ndryshëm për të kundërshtuar, siç thanë, politikat e qeverisë që po e çojnë vendin drejt izolimit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha të hënën pas mbledhjes se Këshillit drejtues të partisë, se vendi po përballet me krizën më të madhe.

“Nga sot shkëpusim dhe pezullojmë çdo lloj komunikimi zyrtar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, përveç në situata emergjente apo të jashtëzakonshme ose për të diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Këta janë njerëzit që e kanë çuar Kosovën nën sanksione nga SHBA-të, këta janë njerëz që e kanë ndryshuar kursin euro-perëndimor dhe euro-atlantik të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë, këta janë njerëzit që tashmë i kanë sjellë sanksione dhe masa ndëshkuese nga BE-ja”, tha ai.

Zoti Krasniqi tha se kërkesa e tyre kryesore tashmë është mbajtja e parakohshme e zgjedhjeve parlamentare.

“Qoftë përmes dorëheqjes së Kryeministrit Albin Kurti qoftë përmes shpërndarjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës sepse kjo shumicë parlamentare edhe zgjedhjet e kaluara nuk i kanë prodhuar këto institucione për të shkatëruar çdo raport të Kosovës me aleatët dhe me partnerët tanë perëndimorë”, tha kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi.

Zoti Krasniqi paralajmëroi se ngae hëna subjekti i tij nuk do të votojë në asnjë nismë ligjore apo vendime në Parlamentin e Kosovës.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë ka paralajmëruar marrjen e vendimeve ndaj institucioneve të vendit për shkak të, siç thanë, situatës së krijuar me partnerët e Kosovës. Ky subjekt bojkotoi të hënën mbledhjen e kryesisë së parlamentit.

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi tha të hënën se “ne si grup parlamentar vlerësojmë së është e dëmshme për Kosovën dhe është e pamundur që të sillemi në mënyrë normale sikur nuk ka ndodhur asgjë. Prandaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në të ardhmen”, tha ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar nisjen e një nisme, për siç ka thënë, “artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Kosovës, përballë politikave përplasëse të qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj”.

Ai njoftoi përmes rrjeteve sociale se së shpejti do të fillojë diskutime me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile, profesorë universitarë e ish-diplomatë dhe biznese nga sektori privat në vend, për të shtruar siç tha ai, “jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euro-atlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese”.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje subjekteve tjera të opozitës dhe deputetëve të shumicës që të mbështesin një mocion për shkarkimin e Kryeministrit Albi Kurti, për shkak të sanksioneve nga aleatët e Kosovës, tha ai.

“Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë”, shkroi ai në rrjetet sociale duke nënvizuar se mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit është në interesin kombëtar.

Kosova po përballet me një nga krizat më të thella në marrëdhëniet e saj me aleatët ndërkombëtarë për shkak të situatës në veri të Kosovës. /VOA

Nga ishulli në Gadishullin Apenin, futbollistin e kombëtares e kërkon klubi i Serie A

Ylber Ramadani po shijon momentet më të mira në karrierën tij.

Mesfushori la pas një sezon tepër pozitiv me Aberdinin në Skoci, ndërsa formën e tij të mirë e ka treguar edhe në Kombëtare.

Ish-futbollisti i Partizanit ka rrëmbyer vendin e titullarit te Shqipëria, ku po kthehet në një lojtar të rëndësishëm për kuqezinjtë.

Pas paraqitijeve sinjifikative në sezonin e fundit në ishull, Ramadani mund të tregoj veten në një nga kampionatet më të forta të Europës.

Në mediat skoceze dhe ato italiane raportohet për një interesim nga klubi i Lecce.

Mbetet për t’u parë nëse do të kemi një firmë në kontratë, apo nëse gjithçka do të mbetet të nivelin e zërave të merkatos. /zoom.al/

Irani merr hard disqet e sekuestruara nga kampi i MEK në Shqipëri

Irani ka fituar akses në një grup pajisjesh elektronike dhe ruajtjeje të konfiskuara gjatë një operacioni të kryer nga policia shqiptare në kampin MEK në Manzë, ka thënë një zyrtar i qeverisë iraniane.

Kreu i këshillit të informacionit të qeverisë iraniane, Sepehr Khalaji në një postim në Twitter tha se një pako që përmbante hard disqe që i përkisnin MEK kishte mbërritur në Iran.

“Ekspertët iranianë janë aktualisht të angazhuar në marrjen e të dhënave nga këto pajisje dhe identifikimin e lidhjeve të grupit terrorist dhe qelizave sabotuese”, shtoi ai.

“Rezultatet kanë qenë premtuese deri më tani”, tha zyrtari.

Policia shqiptare rrethoi kampin e muxhahedinëve mëngjesin e 20 Qershorit në Manzë dhe ushtroi kontrolle brenda ambienteve të rezidencës ku janë të strehuar shtetasit iranianë.

Kontrollet u bënë me urdhër të GJKKO dhe u sekuestruan laptopet dhe kompjuterat e muxhahedineve.

Përfaqësuesit e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), thanë se një person ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia.

Por ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, tha se vdekja e personit brenda MEK-ut, të martën, nuk kishte asnjë lidhje me veprimet e policisë.

Më 2013, autoritetet shqiptare janë pajtuar – me kërkesë të Shteteve të Bashkuara – që të pranojnë rreth 3.000 pjesëtarë të MEK.

Irani i konsideron pjesëtarët e kësaj organizate si terroristë. Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi e fajësoi Iranin se qëndron prapa një sulmi kibernetik që ndodhi në korrik të vitit 2022.

Ndërkaq një vit më parë u anulua, për arsye sigurie nga kërcënime terroriste, Samiti Botëror i Iranit të Lirë, që do të mbahej më 23 dhe 24 korrik në “Ashraf 3” në Manzë të Durrësit.

KLP e vulos, familja e deputetes “zapton” Prokurorinë! Finalizohet transferimi i motrës së Felaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të hënën me gjashtë vota pro dhe tre vota kundër transferimin e prokurores Eranda Felaj në Prokurorinë e Tiranës.

Eranda Felaj është motra e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe i bashkohet në këtë prokurori vëllait të saj, Armando Felaj, oficer i policisë gjyqësore, bashkëshortes së këtij të fundit, prokurores Alma Felaj si dhe kunatit të saj, Bledar Valikaj.

Në favor të transferimit votuan gjashtë prej anëtarëve të pranishëm: konkretisht zëvendëskryetari Tartar Bazaj; Bujar Sheshi; Esmeralda Cami; Eloida Goxhi; Arta Mandro dhe Ledina Riza. Kundër votuan anëtarët Sokol Stojani, Nurihan Seiti dhe Mirela Bogdani.

Ndërkohë, nuk ishin të pranishëm në mbledhje kryetari i KLP-së, Alfred Balla dhe anëtari Zeqir Hoda.

Votimi për transferimin e Felajt u parapri nga diskutime mes anëtarëve të KLP-së për shkak të mbledhjes në të njëjtën prokurori të katër familjarëve të ngushtë të deputetes Felaj.

Anëtarja Nurihan Seiti tha se Këshilli “duhet të jetë i ndjeshëm ndaj ndjeshmërisë së kësaj situate”.

“Ndryshe nuk jemi në funksion të ligjit,” vërejti Seiti dhe kërkoi që Këshilli të kujdeset për besimin e publikut, që të mos duket sikur nuk ka ndryshuar asnjë gjë krahasuar me prokurorinë e mëparshme që ishte organ i centralizuar. Ajo kërkoi kohë për trajtimin e transferimit të Felajt, duke sugjeruar që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të gjetur zgjidhje.

Zëvendëskryetari Tartar Baze ndërhyri duke konstatuar se në Gjykatën Kushtetuese dërgohen për interpretim vetëm ato pjesë të legjislacionit që janë të paqarta. Ndërsa Mandro propozoi që të bëhet studim për të evidentuar nëse ka raste të ngjashme dhe se çfarë impakti kanë sjellë në funksionimin e prokurorisë. Ajo vërejti se KLP nuk ka ende një rregullore që të përcaktojë situatat e papajtueshmërisë ambjentale, megjithëse ligji e detyron të hartojë një të tillë.

Anëtari Bujar Sheshi evidentoi se Gjykata Kushtetuse e kishte shfyqizuar nenin e mëparshëm, duke e konsideruar si pengesë për zhvillimin e karrierës dhe se më vonë, në vitin 2019, Kuvendi kishte miratuar ndryshimet përkatëse.

Në vijim paraqiti mendimin e tij edhe anëtari Sokol Stojani. Sipas tij, një prej qëllimeve të reformës në drejtësi ishte edhe goditja e burokracive dhe situatave të tilla.

“Ne jemi vend i vogël dhe aty janë disa familjarë në një prokurori. As në diktaturë nuk është lejuar nepotizmi. Papajtueshmëria ambjentale është përcaktuar për të rritur besimin e publikut tek drejtësia. Kjo është lidhje nepotike,” tha ai dhe shtoi se ishte mirë që po trajtohej kjo situatë, pasi në këtë mënyrë mund t’i tërhiqej vëmendja edhe ligjvënësit.

“Të mos bëhemi qesharakë. Edhe në kohën e diktaturës situata të tilla u trajtuan dhe goditën nëpërmjet humorit, si në rastin e ‘Kunatit të shokut Xhemal’”, solli Stojani në vëmendje të Këshillit skeçin humoristik të mirënjohur të estradës shkodrane.

“Ne duhet të kujdesemi për konfliktin e interesit. Kjo kërcet. Nuk mendoj se kjo është rruga e duhur, mund të vijë dhe baxhanaku dhe kunati i motrës,” vijoi ai.

Ndërsa anëtarja Riza u shpreh se nuk dihej nëse kjo çështje do të diskutohej kaq shumë, po të mos ishte mbiemri në fjalë. Por menjëherë ndërhyri Seiti, e cila i kërkoi të mos e ngatërronte situatën me mbiemra. Sipas kësaj të fundit, i rëndësishëm është fakti se janë persona me lidhje familjare në një institucion.

Anëtarja Bogdani tha se do të kishte qenë më mirë që projektakti për transferimin e prokuores Eranda Felaj të pezullohej. Ajo theksoi se shqetësohej për besimin e publikut tek Këshilli dhe solli në vëmendje se një pjesë e magjistratëve janë shkarkuar pikërisht për cënim të besimit të publikut tek drejtësia.

Por pavarësisht shqetësimeve të ngritura në Këshill, kreu i KLP-së, Alfred Balla deklaroi thuajse në të njëjtën kohë gjatë raportimit të tij në Kuvend, se “ne i lidhte emrat e prokurorëve me deputetë”.

“Neve na shqetëson vetëm papajtueshmëria ambientale. Duhet të dini që vetë ju në vitin 2019 keni miratuar një ligj, i cili ka ardhur si nevojë e shfuqizimit të Gjykata Kushtetuese i ka bërë këtij neni. Ne e kemi diskutuar dhe rasti i fundit që e lidhni me disa emërime që kanë lidhje krushqie kunat, motër vëlla pranë Prokurorisë së Tiranës. Ka qenë një koincidencë që në këtë prokurori të madhe të aplikojnë,” tha Balla.

Lidhur me këtë situatë pati replika të hënën mes ish-kryeministrit Sali Berisha, deputetëve të tjerë të opozitës dhe deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

Ta dish ti që familjarëve të mi dhe mua vetë nuk na i kanë dhënë titujt politika, por arsimi zotëri. Se magjistrat të bënë shkolla, nuk jemi plepista, nuk jemi nga lista e Sali Berishës kur ishte president që i bënte gjyqtarët dhe prokurorët me lista,” tha Felaj.

Katër familjarët e deputetes socialiste u transferuan në Prokurorinë e Tiranës brenda katër viteve të fundit. Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut. Në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transaferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës. Të hënën më 3 korrik u transferua nga Vlora edhe motra e deputetes socialiste, prokurorja Eranda Felaj. /BIRN

Djegia e Kuranit/ Erdogan sinjalizon se s’do ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi më 3 korrik se vendi i tij nuk është gati ta ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke thënë se Stokholmi duhet të punojë më shumë në “detyrat e shtëpisë” që ka.

Duke folur pas një takimi të kabinetit qeverisës, Erdogan përsëriti edhe kritikat e tij ndaj djegies së një kopjeje të librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit, në Suedi javën e kaluar, duke e përshkruar veprimin si një krim urrejtjeje kundër myslimanëve.

“Ne e kemi bërë të qartë se lufta kundër organizatave terroriste dhe islamofobisë janë vijat tona të kuqe”, tha Erdogan. “Të gjithë duhet ta pranojnë se miqësia e Turqisë nuk mund të fitohet duke mbështetur terrorizmin ose duke u lënë hapësirë terroristëve”.

Turqia ka shtyrë dhënien e miratimit përfundimtar për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, duke e akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj demonstratave anti-islamike dhe grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime të sigurisë. Këto përfshijnë grupe militante kurde që kanë zhvilluar një kryengritje vdekjeprurëse në Turqi që disa dekada.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, ka zhvilluar një kryengritje 38-vjeçare kundër Turqisë, që ka lënë dhjetëra mijëra të vdekur. Ajo është cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

NATO-ja dëshiron ta sjellë Suedinë në gjirin e saj kur liderët e NATO-s të takohen në Lituani më 11 dhe 12 korrik, por Erdogan tha se Stokholmi ka ende disa detyrime për t’i përmbushur.

Për t’u anëtarësuar një vend në NATO duhet të miratohet kërkesa unanimisht nga të gjitha anëtaret ekzistuese të aleancës. Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk e kanë ratifikuar ende kërkesën e Suedisë.

“Në vend që të humbim kohë me taktika shpërqendruese, ne besojmë se mbajtja e premtimeve do të jetë një metodë më racionale dhe më e dobishme”, tha Erdogan. “Ne i këshillojmë ata që ta analizojnë veten dhe t’i bëjnë më mirë detyrat e shtëpisë”.

Ai i referohej një memorandumi që Suedia dhe Finlanda nënshkruan me Turqinë vitin e kaluar, sipas të cilit dy vendet ranë dakord të trajtonin shqetësimet e Ankarasë. Lufta kundër islamofobisë nuk ishte e përfshirë në memorandum.

Javën e kaluar, policia suedeze lejoi një protestë jashtë një xhamie në qendër të Stokholmit duke u thirrur në lirinë e fjalës, pasi një gjykatë kishte anuluar një ndalim për një djegie të ngjashme të Kuranit më parë.

“Sulmi i poshtër ndaj librit tonë të shenjtë, Kuranit të Shenjtë, në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë, na zemëroi të gjithëve”, tha Erdogan. “Kjo shpërfillje e çoroditur për ndjenjat e 2 miliardë myslimanëve nuk mund të jetë në përputhje me vlerat më themelore njerëzore, e lëre më lirinë e mendimit”.

Suedia dhe Finlanda braktisën pozicionet e tyre tradicionale të mospërfshirjes ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së NATO-s, nga frika se mund të shënjestroheshin nga Moska pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar. Finlanda iu bashkua aleancës në fillim të këtij viti pasi parlamenti i Turqisë e ratifikoi ofertën e vendit nordik.

Suedia ndryshoi legjislacionin e saj kundër terrorizmit pas aplikimit për anëtarësim në NATO, por Turqia argumenton se mbështetësit e grupeve militante mund të organizojnë lirshëm demonstrata, të rekrutojnë dhe të prokurojnë burime financiare në Suedi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, javën e kaluar thirri një takim të zyrtarëve të lartë nga Turqia, Suedia dhe Finlanda për 6 korrik, në përpjekje për t’i kapërcyer kundërshtimet turke ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake. /REL

E kërcënoi se do e linte pa punë, Ronaldo-Luizit: Kur do dola nga BBV s’kisha lekë të haja bukë

Ronaldo Sharka iu është përgjigjur këngëtarit, Luiz Ejlli, i cili e “kërcënoi” ish-banorin e BBV se do e linte pa punë, pasi moderatori deklaroi se Kiara Tito e ka marrë prezantimin e emisionit “Kepi i Tundimeve” falë të dashurit të saj.

Moderatori në një postim në Instagram, u shpreh se kur hyri në BBV kishte 0 lekë dhe kur doli nga shtëpia s’kishte as lekë të hante bukë, ndërsa e quajti Luizin “mosmirënjohës”, pasi sipas tij “kërkon armiq imagjinarë”.

Ronaldo Sharka iu përgjigj deklaratës së këngëtarit i cili i tha se “nuk bëhen të gjitha punët me b*thë o butterfly’, duke theksuar se gjithçka e ka arritur me forcat e tij.

“Unë nuk kam sharë dhe ofenduar në asnjë moment Kiarën si prezantuese, megjithëse ky është mendimi, Kiara nuk është prezantuese për formate të tilla por mund të jetë e mirë për formate të tjera.

Nuk dua të merrem me muhabete kalamajsht, por mqs Luizi tha hajde merri ato 500 mijë euro, me vrap, dua ta pyes e mban mend arsyen dhe momentin kur u futa për herë të dytë në Big Brother, për cfarë mi ke premtuar ato 5 mijë euro, nuk të bën të ndihesh pak keq kjo deklarata që bëre. Ta kujtoj unë, për humbjen e tim ati. Sa për punët e arritura me bythë Luiz, kam arritur cdo gjë vetë si një djalë i thjeshtë, i ardhur nga fshati në Tiranë, duke punuar në diell, në shi, në portale, radio, rezista, gazeta, prapaskenë, investigim, moderim.

Meqë do na lije dhe pa pune, nëse deri dje punoja për qejf, sot punoj për të mbajtur time më që është vetëm në mes të Lushnjes. Kur u futa në BBV, kisha 0 lekë dhe kur do dola nga BBV s’kam pasur as lekë të haja bukë, pyet njerëzit që më kanë qëndruar afër, por për Luiz sot nuk janë asgjë 5 mijë euro, sepse i ka edhe lekë xhep.

Më quajte, fans, po të kam mbështetur, por cfarë tregove, që je mosmirënjohës që e ke treguar me banorët e tjerë. Po kërkon miq imagjinarë“, tha ai.

Si nisi përplasja?

Ronaldo Sharka u shpreh në një intervistë se e meritonte ai prezantimin e emisionit “Kepi i Tundineve” dhe jo Kiara Tito, pas sipas tij nuk është për moderimin e atij formati.

“I hodha një sy Instagramit, nami domethënë. Ca thonin e mori prej Luizit, ca thonin e mori se është në qendër të vëmendjes, ca thonin që e meriton. Unë mendoj se janë të gjitha faktorët, është një faktor që Kiara ka qenë në qendër të vëmendjes këtë periudhë dhe kjo shet. Vazhdoj ta them, këtë emision e meritoja ta prezantoja unë me gjithë respektin dhe dashamirësinë për Kiarën. Kiara ka bërë dhe para e do të bëjë edhe pas Big Brotherit”, tha Ronaldo Sharka.

Por pas kësaj deklarate të tij, ka reaguar ashpër Luiz Ejlli i cili në një koment i shkroi: “Nuk bëhen të gjitha punët me b*thë o butterfly. Jo gjithçka bëhet për follow, ka një limit”.

Më pas në një postim në InstaStory, këngëtari iu drejtua duke i thënë se nëse ngelet pa punë, të marrë 5000 euro-t, shifër që Luiz Ejlli  i premtoi Ronaldo Sharkës kur ishte brenda shtëpisë së BBV.