Aplikacion
Këtë të diel në Top Channel ka nisur transmetimi i emisionit më të ri veror, “Kepi i VIP-ave. Pjesa më e madhe e VIP-ave janë ish-banorët e ‘BBV3’.
Që në nisje të puntatës së parë, janë parë debatet mes pjesëmarrësve ku nuk kanë munguar as edhe thumbat.
“Këtë emision meritoja ta prezantoja unë, me gjithë respektin dhe dashurinë për Kiarën. Vazhdoj ta them këtë.”- tha Ronaldo, kështu duke shprehur hapur dëshirën që programi të moderohej nga gazetari.
Fundjava sjell trafik të rënduar, radhë kilometrike në rrugët drejt plazheveFundjava tashmë ka sjellë sërish probleme me trafikun në disa akse rrugore të Lezhës.
Pushuesit që kanë zgjedhur plazhin e Shëngjinit dhe Tales apo dhe të Velipojës në largim sjellin radhe të gjata trafiku. Akset më problematike mbeten Shkodër-Lezhë, Shëngjin-Lezhë, dhe Lezhë-Milot. Po ashtu problematike mbeten dhe rrugët brenda qytetit të Lezhës.
Edhe pse forca të shumta të policisë rrugore janë në gatishmëri sidomos gjatë fundjavës ky mbetet një problem sidomos gjatë muajit korrik dhe gusht kur dhe fluksi i turistëve apo emigrantëve rritet.
Edhe pse temperaturat nuk kanë qenë tejet favorizuese që prej ditës së djeshme kjo si ka penguar aspak pushuesit të zgjedhin bregdetin e Shëngjinit apo të Tales për fundjavë.
Tentoi të vrasë burrin shqiptar me helm miu, arrestohet 46-vjeçarja italianeNjë 46-vjeçare italiane është arrestuar në Rimini, Itali, pasi ka tentuar të vrasë disa herë me helm miu burrin shqiptar. Dyshimet e mjekëve lindën kur, duke filluar nga korriku i vitit 2022, shtetasi shqiptar, 54 vjeç, u shtrua disa herë në spital, duke shfaqur në të gjitha rastet simptoma të përputhshme me helmimin nga miu.
Sipas mediave italiane, konfirmimi erdhi më pas me ekzaminimet klinike dhe analizat e kryera nga instituti i mjekësisë ligjore të Universitetit të Padovës, të cilat konstatuan pozitivitetin e gjakut të burrit ndaj përbërësve aktivë të Bromadiolone dhe Coumatetralyl, elementë kimikë që përmbahen në helmet e minjve.
Më pas, mjekët e kuptuan se 54-vjeçari kishte marrë doza të substancave vdekjeprurëse sa herë që arrinte në spital.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia gjeti dhe konfiskoi një shiringë me një substancë të panjohur të kuqërremtë në një sirtar të dollapit të dhomës së gjumit. 46-vjeçarja aktualisht ndodhet në arrest shtëpie në shtëpinë e nënës së saj.
Ish-shoku i Luizit u shfaq në dasmën e Megit, reagon menjëherë KiaraVajza e Jozefina Topallit, Megi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj disa vjeçare. Por njerëzve nuk i kanë shpëtuar komentet e ish shokëve të Luizit. Meridiani, Joni dhe Mario i kanë uruar jetë të lumtur Megit në postin e saj me fustanin e nusërisë. Madje Mario ka qenë i ftuar në dasmë dhe ka postuar foto me nusen.
Pas këtij veprimi, ndjekësit kanë vënë re se në çështje minutash, Kiara e ka hequr Marion nga lista e personave që ndjek.
Kujtojmë se Megi dhe Luizi kanë patur një lidhje 10 vjeçare për të cilën këngëtari ka folur disa herë edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Sërish probleme/ “Wizz Air” sorollat pasagjerët, i lë 8 orë e gjysmë në aeroportNjë tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajrore “Wiz Air”.
Mësohet se “Wiz Air” ka sorollatur pasagjerët e linjës Londër- Tiranë të cilët duhet të niseshin në orën 6:40të paasdite por kompania e ka shtyrë udhëtimin për në orën 2:00 të natës.
Për orë të tëra, udhëtarët e të gjitha moshave u lanë në pritje pa asnjë informacion.
Kjo nuk është hera e parë që kompania Wizz air anulon apo shtyn fluturimet. Ajo prej shumë kohësh ka pasur probleme të shumta në këtë drejtim.
U soll pa zemër nga Spanja,ministria e Drejtësisë jep lajmin e mirë për familjen e Saimir SulësMinistria e Drejtësisë ka dhënë këtë të diel njoftim mbi çështjen e Saimir Sulës, të riut që erdhi pa zemër nga Spanja në Shqipëri e më pas ndërroi jetë.
Zemra e tij do të kthehet në Shqipëri ndërsa dorëzimi do bëhet me praninë e përfaqesuesit të familjes dhe përfaqesuesve të Gjykatës së 16 të Barcelonës, përfaqësuesin e Institutit Kombëtar të Toksikologjisë së Barcelonës.
“Çështja mbi shtetasin e ndjerë Saimir Sula është konsideruar me prioritet dhe vëmendje të veçantë nga Ministria e Drejtësisë, në cilesinë e autoritetit qendror në bashkëpunimin me autoritetet e huaja në fushën penale, duke transmetuar kërkesat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë drejtuar autoriteteve spanjolle. Kjo prokurori ka trajtuar menjeherë kërkesën për fillimin e procedimit penal në Shqipëri, dhe paraqitjen e letërporosisë tek autoritetet spanjolle te drejtësisë duke u kërkuar këtyre autoriteteve në menyrë të vazhdueshme nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, informacion për ecurine e ekzekutimit të letërporosisë si dhe përshpëjtimin e procedurës së ekzekutimit. Prokuroria paraqiti kërkesën e dytë për ndihmë juridike ku specifikisht kërkoi kthimin e zemrës së të ndjerit në Shqipëri. Për një kohë të konsiderueshme autoritetet spanjolle nuk u përgjigjen.
Ministri i Drejtësisë kërkoi dhe realizoi takimin me Ministrin e Drejtësisë së Mbreterisë së Spanjës, Në këtë takim i kërkoi me insistim angazhimin për të kërkuar nga autoritetet gjyqësore spanjolle ekzekutimin e letërporosisë së autoriteteve gjyqësore shqiptare. Për këtë qëllim, autorizoi përfaqësuesin e Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim me prokurorin e çështjes për të zhvilluar takim në Barcelonë me Prokurorë pranë Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhe Prokurorë e çështjes. Në lidhje me rastin konkret, prokurori shqiptar kërkoj garanci për ruajtjen e organit dhe prokurori spanjoll i vuri në dispozicion kopje të vendimit të gjykatës se Barcelonës ku ishte disponuar mosasgjesimi i organit (zemrës) së të ndjerit Saimir Sula nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Më pas pritej vendimi për lejimin e riatdhesimit të zemrës.
Gjykata e Hetimit nr.16 në Barcelonë, mori vendimin dhe e përcolli pranë Ministrisë së Drejtësisë në datën 25 Maj 2023. Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës, Institutin e Mjekësisë Ligjore, me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Madrid, kanë zhvilluar komunikime të vazhdueshme për detajet logjistike të kësaj procedure, rruga e transportit ajror, detar apo tokësor, mënyra e transportimit. Autoritet spanjolle në pergjigje të kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë në cilësinë e pikës së kontaktit dhe koordinatorit të këtij procesi, kanë dhënë informacion mbi këto detaje logjistike.
Për sa më lart Ministria e Drejtësisë i paraqiti sugjerimin për kryerjen e procedurave në Barcelone në datën 12 korrik 2023. Nëse autoritete spanjolle do jenë dakort mbetet vetëm marrja e lejeve tranziti nga të gjitha shtetet ku do kalojë automjeti
Ministria e Drejtësisë ka autorizuar përfaqesuesin e saj nga Drejtoria e Marredhënieve Juridiksionale dhe Bashkëpunimi Ndërgjygjësor, përfaqesuesin e Insitutit të Mjekësisë Ligjore, Prokuroria ka autorizuar Prokurorin e çështjes, 2 oficerë të policis gjyqësore nga Drejtoria e Marrëdhenieve Juridiksionale me Autoritetet e Huaja dhe përfaqesuesi i Ambasadës Shqiptare në Madrit.
Të gjithë përfaqësuesit e lartpërmendur me praninë e përfaqesuesit të familjes dhe përfaqesuesve të Gjykatës së 16 të Barcelonës, përfaqësuesin e Institutit Kombëtar të Toksikologjisë së Barcelonës do të kryejnë procedurën e dorëzimit dhe marrjes në dorëzim të organit.”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Një tragjedi ka ndodhur në një traget që udhëtonte nga Suedia për në Poloni ku një fëmijë 7-vjeçar ka rënë në det.
Menjëherë është zhytur dhe nëna e tij në përpjekje për ta shpëtuar, por fatkeqësisht, të dy kanë humbur jetën.
Sipas mediave të huaja, fëmija 7 vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash, dhe u gjet nga ekipet e kërkim-shpëtimit 10 minuta pas ngjarjes, ndërsa 38-vjeçarja pas një ore.
Trageti i cili kishte pak më shumë se 300 njerëz në bord ishte në gjysmë të rrugës së udhëtimit të tij kur ndodhi tragjedia.
Blof apo reale? Deputetja ukrainase: Po bëhemi gati për shpërthim bërthamorSituata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia mbetet “shumë e rrezikshme”, tha një deputete ukrainas. Kira Rudik tha se Ukraina po “përgatitet për një shpërthim bërthamor” në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias.
Duke folur për Sky News, Rudik tha se “ne po shqetësohemi shumë më tepër” pasi Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se një “kërcënim serioz” mbetet në fabrikë dhe pretendoi se Rusia ishte “teknikisht e gatshme” për të provokuar një shpërthim të lokalizuar në objekt.
Nga ana tjetër Moska ka hedhur poshtë çdo sugjerim që planifikon të sulmojë ose sabotojë centralin.
Mourinho josh yllin e United t’i bashkohet te Roma për të ngjallur karrierënJose Mourinho ka nisur prej ditësh nga puna për të bindur Mason Greenwood t’i bashkohet te Roma. Sezoni i fundit ka qenë për t’u harruar për 21-vjeçarin.
Sulmuesi i djathtë u përball me akuza përdhunimi nga një 18-vjeçare. E cila theksoi se lojtari anglez e kishte kërcënuar se do i merrte jetën.
Greenwood u arrestua në muajin janar pas disa fotove dhe videove të publikuara ku dalloheshin qartësisht shenjat e dhunës tek vajza. Por fitoi lirinë me kusht në muajin shkurt.
Erik ten Hag e vlerëson shumë dhe është kundër shitjes së lojtarit ofensiv. Për të cilin pranon vetëm huazime. Opsion që i pëlqen edhe Mourinhos.
“Special One” ishte ai që i dhuroi debutimin me Manchester United. Dhe tani kërkon të punojë sërish me talentin anglez në kryeqytetin italian.
Shtypi britanik shkruan se trajneri i Romës ka telefonuar babanë e Mason dhe vetë lojtarin.
“Hajde te Roma! Të gjithë problemet dhe telashet do të marrin fund. Mënyra më e mirë për të dalë nga situata e vështirë është të fillosh të luash futboll”, fjalë që kanë ngrohur zemrën e sulmuesit.
Greenwood intrigohet nga ideja për t’ia rinisur me Mourinhon në stol. Dhe po pret akordin mes dy klubeve për të fluturuar drejt Italisë. /zoom.al/
I pandalshmi Verstappen dominon në Austri, Leclerc dhe Perez në podiumMax Verstappen dominon dhe fiton Çmimin e Madh të Austrisë në Spielberg, raundi i dhjetë i Kampionatit Botëror të F1.
Duke u nisur nga pole me një fillim agresiv me Leclerc kur u fikën semaforët, holandezi fluturon në pistën e Red Bull-it në shtëpi dhe fiton një tjetër sukses në vitin 2023.
Në podium edhe Ferrari i Charles Leclerc dhe Red Bull-i tjetër i Sergio Perez, që mposhti Carlos Sainz në luftën për shkallën e tretë të podiumit, teksa u penalizuan në garë me 5 sekonda për kufijtë e pistës.
Kjo ishte fitorja numër 42 në karrierë për Max Verstappen.
Një sukses që nuk u vu kurrë në pikëpyetje edhe kur, siç ndodhi edhe të shtunën me Perez, Leclerc tentoi ta sulmonte në fillim mes tentativave për kundërsulme, por pa sukses.
Leclerc u përpoq dhe meriton vlerësime, që nuk u dorëzua kurrë, por me një Red Bull të frikshëm që të “bën me krah”, nuk la vend për përpjekjet e pilotit monegask.
Një tjetër fundjavë perfekte për Super Max, një tjetër provë që e vë atë në arrati për Botërorin numër 3 të karrierës së tij.
Por duartrokitje edhe për Ferrarin, që do të ndahen mes Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.
Sigurisht, ishte monegasku që doli mes të dyve me vendin e tij të dytë që anulon provën e errët të së shtunës në Sprint, me mini-garën e mbyllur në vendin e 12-të.
Pas Ferrarit të spanjollit ishte McLaren i Norris, i cili përfundoi në top 10 dhe në zonën e pikëve përpara Aston Martin të Alonso, Mercedes të Hamilton dhe Russell, Alpine të Gasly dhe Aston Martin tjetër të Stroll.
Ocon ishte vetëm i 12-ti, pas Albon dhe përpara Sargeant, ndërsa Zhou, De Vries, Bottas, Piastri, Tsunoda dhe Magnussen mbyllën renditjen e finishit.
I detyruar të tërhiqej Hulkenberg, luftoi me probleme teknike me Haas-in e tij që humbi fuqinë në garë. /zoom.al/