zoom

Day ArchiveFoto/ Sapo u nda me Dj Geek, Dafina Zeqiri me një të dashur të ri

Pas ndarjes nga Dj Geek, duket se Dafina Zeqiri ka gjetur sërish dashurinë. Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një foto e saj me partnerin e ri.

Në foton e siguruar nga “Indeksonline” ata shiheshin duke ecur bashkë të përqafuar rrugëve të Prishtinës, teksa personi në fjalë i dhuron një puthje në ballë artistes.

Por, kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares?

‘Prive.al’ shkruan se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë jo e njohur në botën e showbiz-it.

Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë. Një prej tyre merret me tregti me shumië të frutave dhe perimeve, kurse një tjetër sipërmarrje është e profilizuar në fushën e teknologjisë informative.

Vetë Dafina nuk ka reaguar në lidhje me lajmin.

“200 euro për frymë”/ Sa na kushton borxhi i qeverisë

Buxheti i këtij viti parashikon shpenzime për interesat e borxhit të jashtëm në vlerën e 21.76 miliardë lekëve, ose rreth 200 milionë euro. Shifra rezulton të jetë rritur ndjeshëm ndër vite, për shkak të huamarrjes dhe kryesisht eurobondeve të qeverisë shqiptare, 4 të tillë në 6 vite, bashkë me atë të emetuar vetëm pak ditë më parë.

Por, sa paguan mesatarisht një shqiptar në vit për të shlyer interesat e borxhit të jashtëm të qeverisë? Rreth 7,878 lekë në vit, e barabartë me rreth 73 euro. Kjo shifër përfaqëson interesat vjetore të borxhit të jashtëm për frymë, pra përmbi totalin e popullsisë së Republikës së Shqipërisë, bazuar në statistikat zyrtare të popullsisë. Ndërkohë, për një familje mesatare, që në Shqipëri fiksohet në 3.7 anëtarë, shpenzimi mesatar vjetor vetëm për interesat e borxhit fiksohet pranë rreth 29 mijë lekëve, e barabartë me rreth 270 euro për familje. Kjo shifër nga ana tjetër përkthehet në 2400 lekë në muaj, ose rreth 22 euro.

Në rast se bëjmë një retrospektivë kuptojmë se në vitin 2017 interesat e borxhit të qeverisë për frymë në vendin tonë fiksoheshin pranë vetëm 3650 lekëve, dhe diçka më shumë se 100 euro për familje. Në vitin 2018 kjo shifër ngjitej në 4,659 lekë për frymë,, ndërsa në vitet 2019-2021 ka variuar pranë rreth 4,300 lekëve për frymë në vit. Në vitin 2022 kjo shifër është ngjitur mesatarisht pranë rreth 6,700 lekëve dhe ka kulmuar gjatë vitit aktual, duke i`u referuar buxhetit të këtiv viti, ku kjo shifër mbetet ende në kuadër të një parashikimi.

Por, nëse në përllogaritje përfshijmë edhe borxhin e brendshëm, atëherë fatura rritet ndjeshëm, më shumë se dyfish, pasi nëse interesat e borxhit të jashtëm për vitin 2023 parashikohen pranë rreth 22 miliardë lekëve, ato të borxhit të brendshëm fiksohen në rreth 34 miliardë lekë dhe të rezervës pranë rreth 4 miliardë lekësh, për një total prej 60 miliardë lekësh. Pra, në një vit qeveria shqiptare paguan interesa borxhi në rreth 550 milionë euro, thuajse e barabartë me vlerën e një eurobondi të viteve të fundit. Për frymë kjo shifër përkthehet në rreth 22 mijë lekë në vit, dhe për familje në mbi 80 mijë lekë në vit.

Pra, mesatarisht në vit qeveria shqiptare paguan interesa borxhi prej rreth 550 milionë eurosh, të cilat për secilin prej nesh përkthehen në rreth 200 euro në vit, dhe për çdo familje në mbi 700 euro në vit.

Don Xhoni do të bëhet baba…?

Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana, kanë qenë në qendër të thashethemeve për shumë kohë, veçanërisht pas ndarjes dhe dedikimeve që i bënë njëri-tjetrit nëpër rrjete sociale. Së fundmi, u supozua se janë martuar dhe pas kësaj, mendohet se do të bëhen prindër.

Ariana, emri i së cilës ka ndryshuar tashmë në Instagram nga Ariana Riley në Ariana Isufi, postoi një foto shoqëruar me një emoji të një gruaje shtatzënë.

Në komente, shumë ndjekës e urojnë për shtatzëninë, ndërkohë që të tjerë bëjnë shaka duke e pyetur nëse do të quhet “Alexander apo Jashar”.

Ditë më parë, modelja postoi një foto të tatuazhit ku shkruhet “Mrs. Isufi”. Ajo e shoqëroi foton me mbishkrimin: “Jemi të lidhur përgjithmonë”, duke ngjallur dyshimet se është martuar me reperin, emri i së cilit është Xhonatan Isufi.

Ariana dhe Don Xhoni kanë qenë në qendër të thashethemeve për shumë kohë. Pas ndarjes së tyre, reperi u përfol për një lidhje me Era Istrefin dhe u fotografuan edhe në aeroport së bashku.

Gjiiithsesi, Don Xhoni, në këngën e tij të re, “Ike”, ka si protagoniste Ariana-n, ku në një pjesë të këngës shprehet: “Ti e din pasha nanën fort po t’du/ kom pas me t’marr për gru”. Tani, se e ka finalizuar apo jo “premtimin” nuk e dimë.

Kim Kardashian tregon se çfarë e eksiton te një burrë dhe asgjë nuk është e zakonshme

Është momenti të mësojmë një tjetër detaj (që me shumë mundësi nuk do të na hyjë) në punë rreth preferencave të Kim, e cila në episodin e radhës të “The Kardashians” tregoi listën e gjërave që pëlqen më shumë te një burrë dhe se çfarë e eksiton (me/pa shaka).

“Dhëmbët më eksitojnë shumë. Sa më të drejta të jenë, aq më shumë eksitohem” tha themeluesja e SKIMS.

E më pas, duke qeshur shtoi: “Tallem. Por edhe s’tallem”.

Nëse jeni kuriozë se si vijon lista, ja ku e keni. Thjesht ju themi se është paksa e gjatë:

1. Ta mbrojë Kim
2. Të luftojë për të
3. Higjiena e mirë
4. Të jetë i qetë
5. Të mos ketë probleme me prindërit
6. Të jetë i duruar
7. Të jetë mbështetës dhe vërtet i lumtur për Kim
8. Të jetë i suksesshëm
9. Siç thamë, të ketë dhëmbë të bukur
10. Spontan
11. Të jetë argëtues
12. Familja dhe miqtë e saj ta duan
13. Të shërbejë si shembull për fëmijët e saj
14. Të mos ketë shumë drama se mjaft drama ka Kim vetë
15. Të jetë më i gjatë se Kim
16. Të ketë qejf aktivitetin fizik
17. Të jetë i motivuar
18. Të jetë i pavarur dhe jo i ngjitur
19. Të ketë shije të mirë

Nga ana tjetër, ju njoftojmë se Kim po del me dikë me pseudonimin “Fred” dhe ai i përmbush të gjitha standardet e mësipërme.

Qeveria bën gati vendimin që të hiqet mesatarja për hyrjen në universitet

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit ka bërë gati projektvendimin për heqjen e mesatares 8.5 në degët prioritare, me kërkesë të universiteteve publike dhe Universitetit Bujqësor në veçanti, i cili ka dhe pjesën më të madhe të degëve të shpallur si degë me interes kombëtar.

Sipas rektorit të universitetit bujqësor, Fatbardh Sallaku me vendimin e ri që pritet të miratohet do t’u lihet universiteteve të bëjnë përzgjedhjen.

“Kemi rënë dakord me ministrinë që të hiqet kufiri i notës mesatare për çdo të ri që aplikon për këto programe studimore me rëndësi kombëtare në Universitetin e Tiranës.”

Ky projekt vendim parashikon mbështetjen gjatë viteve të studimit të këtyre studentëve me bursë sa paga minimale, ndaj rektori u bën thirrje të rinvje të aplikojnë në këto degë, pasi dhe punësimi është i garantuar.

“Ka një numër shumë të ulët në këto degë prioritare. Do ketë një numër kuotash të caktuara për këto degë ku do t’u jepet e drejta universiteteve, senateve, bordeve për ndarjen.”

Vendimi i qeverisë për miratimin e ndryshimeve  për mbështetjen me bursë të studentëve ekselentë dhe atyre që do të ndjekin programe kombëtare, pritet të miratohet në mbledhjen e rradhës të qeverisë, raporton Klan News.

“Gjimnazistët të cilët i drejtohen këtyre programeve me prioritet kombëtar, pavarësisht notës mesatare bëhen pjesë e një përfitimi ekonomik, 400 mijë lekë të vjetra.”

Në total janë rreth 39 programe studimi të cilat janë shpallur si prioritet nga qeveria, ku veç degëve të Bujqësisë bëjnë pjesë edhe degë të tjera që kanë të bëjnë me fakultetin e Gjeodezisë dhe Shkencat e Natyrës, ndërsa janë shtuar dhe arsimi fillor e ai parashkollor.

Shkullaku: Rama ka shpërndarë lajme të rreme se Kurti do të shpallet nongrada

Gazetari dhe analisti, Armand Shkullaku ka diskutuar për situatën e vështirë që po kalon Kosova.

Shkullaku është shprehur se Rama e ka trajtuar Kurtin si shkaktarin e vetëm të situatës me Serbinë dhe se ka shpërndarë lajme të rreme që do ta shpallin nongrada.

“Unë nuk e quaj sanksion anulimin e mbledhjes së qeverive po e quaj si presion sepse është në vazhdën e presioneve të vazhdueshme që Rama ka ushtruar ndaj Kurtit. Nisur nga rrethanat nuk prisja që Rama të bëj atë që bëri kryeministri kroat i cili u shpreh se për sa kohë që Serbia nuk e njeh Kosovën tensione të tilla do të vazhdojnë gjithmonë.

Nuk prisja nga Rama që të thotë mos i vendosni sanksione Kosovës së 90% e popullit kosovar janë pro SHBA, siç tha mos i  vendosni sanksione Serbisë se 90% e popullit është pro serb dhe kuptojeni dhe situatën e Vuçiç. Nuk prisja që të thotë që Kosova të dëgjoj ndërkombëtaret, Kurti të bashkëpunoj me ndërkombëtarët të zbatojë dhe tre pikat e daskalimit të situatës dhe në të njëjtën kohë ti kërkojë Serbisë të dorëzojë bandidët që goditën KFOR.

Rama zgjodhi të fliste si ndërkombëtar dhe po ta shohësh me kujdes ai është më i ashpër me Kosovën se ndërkombëtarët. Ai ka shpërndarë dhe një lajm që Kurti do të shpallet non-gada, që Kosovës do ti ndodhin 1001  të zeza do të izolohet e këto fjalë ishin një javë përpara që Rama të deklaronte draftin e pa kërkuar asociacionit, një draft që nuk ishte i konsultuar me dy kryeministrave.

Rama u shpreh që Kurti është i vështirë të negociohet dhe konteksti është që këtu do të ndodhë një dramë e madhe dhe më pas anulojë takimin me qeverive dhe me këtë ai lë të kuptohet se është çështje orësh ku anijen e madhe të Kosovës do ta përplasi me shkëmbinjtë. Qëllimi është të vështirësojë pozicionin e Kurtit në arenën ndërkombëtare ndryshe nga pozicioni i tij në publik është shumë i fortë.

Vuçiç e ka cilësuar Kurtin terrorist, ndërsa Rama e ka cilësuar si një person i cili nuk mund të negociohet lehët.”

SHBA kërkon lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës

Shtetet e Bashkuara kërkuan të enjten lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës të ndaluar nga forcat serbe. Ky qëndrim u shpreh nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller në konferencën e përditshme për shtyp.

“Ne besojmë se si Kosova dhe Serbia duhet të marrin masa për të çtensionuar situatën dhe kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës që u ndaluan së fundmi”, tha ai.

Zoti Miller tha gjithashtu se “të dyja palët duhet të ndjekin planin prej tre pikash që ka paraqitur BE-ja” .

“Si pjesë e kësaj Kryeministri Kurti duhet të garantojë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre nga vend-ndodhje alternative dhe të tërheqë forcat e policisë”, tha zoti Miller.

Zëdhënësi Miller tha se SHBA dënon “dhunën e papranueshme ndaj forcave të KFOR-it, anëtarëve të zbatimit të ligjit dhe gazetarëve dhe përsa i takon rrugës më tej ne vazhdojmë të angazhohemi si drejtpërdrejt me të dyja palët, dhe me partnerët në rajon.”

Ai tha se Sekretari i Shtetit Antony Blinken, këshilltari Derek Chollet dhe zyrtarë të tjerë të DASH-it janë të angazhuar me partnerët në rajon për këtë çështje.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të thoshte nëse SHBA po përgatit masa apo sanksione si kundërpërgjigje.

“Nuk dua të flas për masa të mundshme në këtë moment. Fokusi ynë është që t’u bëjmë të qarta palëve pritshmëritë tona, që të dyja palët të marrin masa për të lehtësuar tensionet dhe të ndjekin planin me tre pika të paraqitur nga BE-ja”.

Ndërkohë më herët shefi i politikës se Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell tha se do t’i thërras Kosovën dhe Serbinë në një takim javën e ardhshme në Bruksel, për menaxhimin e krizës.

Zoti Borrell nuk e tha nëse në takimi do të jetë në nivelin më të lartë politik. Megjithatë, burimet ne Bruksel thanë se në takim do të ftohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Shefi i diplomacisë evropiane e bëri paralajmërimin në fillim të një takimi me ministrat e NATO-s, duke theksuar se bashkëpunimi mes bllokut dhe aleancës ushtarake shkon përtej Ukrainës.

“Për shembull, në Kosovë ditëve të fundit u pa se sa i rëndësishëm është ky bashkëpunim dhe dëshiroj të falënderoj KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it për punën që po bën në veri të Kosovës”, tha zoti Borrell.

Ai tha se Bashkimi Evropian po përpiqet të kuptojë se çfarë ka ndodhur saktë lidhur me arrestimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe një ditë më parë ndërsa ritheksoi thirrjet për qetësi në terren.

Në natë më parë ai tha në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se një raund i ri i bisedimeve nuk mund të organizohet para se Kosova të marrë hapa për të shtensionuar situatën.

I pari në skenë do të ngjitet Luizi! Elvana Gjata zbulon artistët që do të performojnë në koncert

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka zbuluar artistët që do të jenë të ftuar për të performuar në koncertin e saj që do të mbahet në datë 22 qershor në stadiumin Air Albania.

Për Elvana Gjatën 22 qershori nuk do të jetë thjesht një datë apo thjesht një ditë por një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada.

E për të vulosur suksesin e këtij koncerti, këngëtarja ka përzgjedhur yjet e muzikës shqiptarë për të performuar në koncertin madhështor që kurorëzon karrierës e artistes shumë të dashur për publikun.

Për të dhuruar një super atmosferë, Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni do të do të performojnë në nisje të koncertit madhështor.

Më pas në skenë do të ngjiten disa nga zërat më të mirë në vend, mes të cilëve edhe motra e këngëtares, Migena Gjata. Ata do të jenë Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O.

Vetë artistja krahas videos që postoi në rrjetin e saj social Instagram njoftoi pjesëmarrjen e artistëve.

Elvana do të interpretojë hitet e saj ndër vite në një organizim gjigant, të parin për të këtij kalibri në stadiumin “Air Albania”.

Raporti i DASH për trafikun e qenieve njerëzore, Shqipëria nuk plotëson standardin minimal

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin mbi Trafikun e Qenieve Njerëzore për vitin 2022, që përfshin vlerësimet për rreth 190 vende të botës.

Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave respektojnë plotësisht standardet minimale të kërkuara. Në nivelin e dytë hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një gjë të tillë dhe në nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje për një gjë të tillë.

Departamenti Amerikan i Shtetit

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen në nivelin e dytë. Sipas raportit të vitit 2023, qeveria e Shqipërisë nuk përmbushi plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë.

Qeveria demonstroi rritje të përpjekjeve të përgjithshme krahasuar me një vit më herët, duke marrë parasysh ndikimin e mundshëm të pandemisë COVID-19, në kapacitetet e saj kundër trafikimit. Për këtë arsye Shqipëria vazhdoi të mbetet në nivelin 2.

Mes përpjekjeve ishte hetimi i më shumë trafikantëve të dyshuar dhe miratimi i procedurave të reja për të identifikuar viktimat e trafikimit në flukset e parregullta të migracionit.

Departamenti i Shtetit përmend krijimin e katër qendrave, që ofrojnë mbështetje psiko-sociale, ndihmë ligjore dhe ndihmë familjare, si edhe nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë për të zgjeruar ndihmën ligjore për viktimat.

“Megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe. Qeveria nuk dënoi asnjë trafikant dhe identifikoi më pak viktima. Qeveria vazhdoi të zbatonte në mënyrë jokonsistente procedurat e kontrollit për popullatat e cenueshme – veçanërisht migrantët, azilkërkuesit, komunitetet rome dhe ballkano-egjiptiane dhe fëmijët – dhe njësitë e lëvizshme të identifikimit të viktimave vazhduan të kishin fonde dhe personel të pamjaftueshëm”, – thuhet në raport.

Po ashtu, qeverisë i munguan burimet për përpjekjet për riintegrimin e viktimave, organet koordinuese kundër trafikimit nuk mbajtën takime dhe linja telefonike e vënë në dispozicion nga qeveria vazhdoi të mos funksiononte.

Kosova

Sipas raportit, edhe qeveria e Kosovës nuk i përmbushi plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë.

Qeveria demonstroi një rritje të përpjekjeve të përgjithshme krahasuar me një vit më herët, duke marrë parasysh ndikimin e mundshëm të pandemisë COVID-19, në kapacitetet e saj kundër trafikimit. Për këtë arsye Kosova vazhdoi të mbetet në nivelin 2.

Mes përpjekjeve ishin ndjekja penale e më shumë të pandehurve dhe dënimi i një numri më të madh trafikantësh.

Qeveria krijoi udhëzues për punonjësit e shëndetësisë për të identifikuar viktimat e mundshme dhe përktheu pamflete në gjuhët ukrainase dhe rusishte që informojnë viktimat për të drejtat e tyre dhe shërbimet në dispozicion.

Organet koordinuese kundër trafikimit u takuan vazhdimisht dhe qeveria hartoi dhe miratoi Strategjinë Kombëtare Antitrafik përperoidhën 2022-2026.

“Megjithatë, qeveria nuk përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe. Gjyqtarët vazhduan të jepnin dënime të buta për shumicën e trafikantëve të dënuar, të cilat ishin nën dënimin minimal të parashikuar nga ligji i trafikimit. Kodi penal e klasifikon detyrimin e fëmijëve nga prindërit për të lypur në rrugë si neglizhencë ose abuzim prindëror dhe jo si trafikim dhe, për shkak të procedurave jo të përshtatshme të identifikimit të rasteve të lypjes së detyruar, autoritetet ka të ngjarë të kenë dëbuar në mënyrë të papërshtatshme disa viktima të paidentifikuara trafikimi pa i referuar ato në shërbimet e duhura”, thuhet në raport.

Po sipas raportit, qeveria pakësoi fondet për strehat e drejtuara nga OJQ-të dhe operatorëve të linjës telefonike u mungonte përhatitja për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur telefonatave të lidhura me trafikimin, veçanërisht për rastet e mundshme të nxjerrjes së detyruar të fëmijëve për të lypur.

E bujshme… Partizani përforcohet në merkato me sulmuesin Eros Grezda | FOTO

Eros Grezda është zyrtarisht futbollist i Partizanit.

Sulmuesi i krahut ka mbërritur sot në kompleksin “Arena e Demave” dhe ka firmosur kontratën me kampionët e Shqipërisë.

Grezda është vënë në urdhrat e trajnerit të ri kroat, Zoran Zekiç duke zhvilluar seancën e parë zyrtare me klubin.

Ndërkombëtari shqiptar vjen te Partizani pas një eksperience të madhe në Europë, ku pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Kroaci.

Zoom.al sjell edhe foton e parë të 28-vjeçarit me fanellën e Partizanit. /zoom.al/