zoom

Day ArchiveNëse vuani nga ky problem shëndetësor, mos fusni kurrë spinaq në gojë

Spinaqi është pa dyshim një nga ato jeshillëqe që nuk duhet të mungojë këtë sezon në tryezën tuaj. I pasur me vlera ushqyese, si: vitaminë A, vitaminë C, vitaminë K, acid folik, mangan, magnez, hekur etj, ai mund të konsiderohet pa frikë si një një super ushqim i stinës.

Por, spinaqi është i pasur me oksalat.

Njerëzit që vuajnë nga gurët e veshkave duhet ta shmangin sa më shumë këtë të fundit ose mos ta kalojnë sasinë 50 miligramë oksalat në ditë. Spinaqi ka më shumë se 50 miligramë, andaj të shmanget më mirë. Gjithashtu spinaqi përmban nivele të larta të acidit oxalic, i cili në tepri mund të pengojë thithjen e lëndëve të tjera ushqyese si kalciumi.

Megjithatë, spinaqi ndihmon trupin tuaj në shumë momente të tjera:

1.Parandalimi i kancerit

Spinaqi përmban klorofilë, i cili është i njohur të jetë efektiv në bllokimin e qelizave kancerogjene të cilat krijohen kur konsumohen ushqime të skuqura në temperaturë të lartë .

2. Shëndeti i syrit

Spinaqi përmban luteinë, një karotenoid që mbron sytë prej sëmundjeve si kataraktet e lidhura me moshën dhe degjenerimi makular.

3. Shëndeti gastrointestinal

Shëndeti gastrointestinal mund të përmirësohet duke ngrënë më shumë spinaq. Vitamina C dhe beta-karoten, punojnë për të mbrojtur qelizat e zorrës së trashë nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Gjithashtu, mutacionet dhe dëmtimi i ADN-së në qelizat e zorrës së trashë mund të parandalohen nga folatet e pranishme në këtë perime me gjethe jeshile.

4. Zemër e shëndetshme

Spinaqi është një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C, të cilat janë antioksidantë që ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira në trup. Gjithashtu magnezi, një mineral shumë i rëndësishëm ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut.

Por, spinaqi është i pasur me oksalat. Njerëzit që vuajnë nga gurët e veshkave duhet ta shmangin sa më shumë këtë të fundit ose mos ta kalojnë sasinë 50 miligramë oksalat në ditë. Spinaqi ka më shumë se 50 miligramë, andaj të shmanget më mirë. Gjithashtu spinaqi përmban nivele të larta të acidit oxalic, i cili në tepri mund të pengojë thithjen e lëndëve të tjera ushqyese si kalciumi

Në një lidhje me Ana Likën? Reagon për herë të parë Bjordi

Në rrjet qarkullojnë zëra dhe lajme për një marrëdhënie të mundshme dashurie mes Bjordi Mezinit dhe Ana Likës. Çifti është munduar ta mbajë të fshehtë, por detajet i nxorën zbuluar. Dhe në fakt, as Bjordi nuk e mohoi diçka të tillë në mënyrë të prerë, kur u pyet drejtpërdrejt gjatë një interviste televizive.

“Kjo tashmë është çështje principi”, tha ai, ndërsa shmangu me humor përgjigjen që presin të gjithë.

Bjordi shpjegoi se pranoi të kërcente me Anën, njësoj siç pretendon se ka bërë edhe me aktoret e tjera, por kur u pyet pse njerëzit e uruan për lidhjen e tij me Anën, ai u përgjigj:

“Ata kanë kuptuar çfarë duhet të bëjnë për të tërhequr vëmendjen dhe për të marrë sa më shumë aktivitet në rrjetet sociale.”

Ndryshon tatimi mbi pagat/ Nga 1 qershori, formulë e re llogaritjeje

Nga 1 qershori tatimi mbi pagat do të llogaritet me një formulë të re. Kështu, më shumë se 58 mijë të punësuar do të përfitojnë shtesë në pagën e muajit qershor, për shkak të zerimit të normës tatimore për për pagat nga 0-50 mijë lekë. Më ligjin e aplikuar deri më tani, kufiri i pagave të patatueshme ishte në 40 mijë lekë dhe 6.5 për qind të shumës mbi 30 mijë lekë për pagat nga 30-50 mijë lekë.

Tashmë norma tatimore prej 6.5 për qind është hequr, duke bërë që punonjësit që paguhen nga 40-50 mijë lekë të përfitojnë shtesë mbi pagë që varion nga 650 lekë deri në 1300 lekë/muaj për secili kufi. Edhe pse kjo masë pritej të hynte në fuqi në muajin Janar, ka kaluar dhe është botuar në Fletoren Zyrtare si pjesë e ligjit të tatimit mbi të ardhurat.

Në kufirin 40-50 mijë lekë janë afro 58 mijë punonjës përfitues. Ndërkaq, me ligjin e ri përfitues do të jenë edhe të punësuarit me paga 50-60 mijë lekë. Pasi tatimi mbi pagën do të llogaritet 13 % e shumës mbi 35 mijë lekë. Pra në këtë rast paga e tatueshme do të jetë 25 mijë lekë.

Ndërsa për individët me paga mbi 60 mijë lekë nuk do të ketë ndryshime në taksim, pasi formula do të qëndroje e njëjtë, zero tatim deri në kufirin 30 mijë lekë, 13 % shumës mbi 30 mijë lekë deri në 200 mijë lekë, dhe 23 për qind për pagat mbi 200 mijë lekë. Sipas ligjit të zbatuar deri më tani, tatimi për individët që paguheshin nga 50 mijë-200 mijë lekë, llogaritej zero 30 mijë lekë dhe 13% e shumës mbi 30 000 lekë. Për pagat mbi 200 mijë lekë, aplikohej norma tatimore 23 për qind./ SCAN

“Më shumë nga ç’prisja”/ Çfarë i bëri dhuratë Albani Miriamit për ditëlindje?

Të martën Miriam Cani festoi ditëlindjen e saj dhe dhurata që mori nga Alban Skënderaj ishte më shumë sesa priste.

Dhe fjala është për një makinë. Miriam ka postuar në “Instagram” një foto nga makina e re dhe mbi të shkruan:

“Më shumë nga ç’prisja për ditëlindje. Albani rrallë bën dhurata, por kur bën i bën tamam.”

SHBA sanksionoi Kosovën/ Kurti: Jam i befasuar, reagim i tepruar dhe i padrejtë

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë në ditët më të mira dhe këtë e tregojnë replikat dhe kundër-replikat që liderët bëjnë me njëri-tjetrin për situatën në veri.

Pas vendimit që SHBA mori për të ndëshkuar Kosovën duke e përjashtuar nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023”, Kurti e cilësoi këtë si një reagim të padrejtë.

“Ne kemi një ndryshim të vogël në qasje – dhe mendoj se të menduarit për sanksione kundër Kosovës duket jashtë proporcionit dhe i padrejtë. Jam i befasuar. Është reagim i tepruar”, deklaroi Albin Kurti në një intervistë për “Politiko”.

Rrethanat e rralla klimatike që ndodhin një herë në 200 vjet shkaktuan përmbytjet në Itali

Një kombinim i rrallë i tre ciklonëve të njëpasnjëshëm solli përmbytjet që shkaktuan dëme këtë muaj në pjesën më të madhe të Italisë së veriut. Por shkencëtarët thanë të mërkurën se ndryshimi klimatik nuk duhet se është fajtori për këto reshje intensive.

Duke shfrytëzuar simulime kompjuterike dhe gjetjet e mëparshme, një ekip shkencëtarësh nuk arriti të gjejë evidencë se ngrohja e shkaktuar nga aktiviteti njerëzor ishte shkaktare e përmbytjes. Shkencëtarët e grupit shkencor World Weather Attribution krahasuan ngjarjet me një version të simuluar të një bote pa ngrohje të shkaktuar nga aktiviteti i njeriut. Në dallim nga shumë studime të së kaluarës, shkencëtarët nuk gjetën gjurmët e një ndryshimi klimatik të nxitur nga përdorimi i lëndëve fosile të energjisë.

Sidoqoftë, pikërisht prej faktit se është shumë e rrallë që të ndodhin tre stuhi të mëdha reshjesh në një periudhë kaq të shkurtër – studimi vlerësoi se ekziston një mundësi 1 në 200 që tre ciklonë të godasin brenda një periudhe trejavore – ekspertët thonë se do të duhet më shumë kohë për këtë studim.

“Ky nuk është fundi i historisë”, tha bashkëautori i studimit Davide Faranda, studiues për fizikën e klimës në Institutin Pierre-Simon Laplace në Francë. “Kjo ngjarje është shumë e rrallë”, tha ai gjatë një aktiviteti për paraqitjen e gjetjeve.

“Mos harroni se kishte një thatësirë përpara”, stuhia e parë goditi rajonin Emilia-Romagna më 2 maj, dhe “kjo (thatësirë) ishte për shkak të ndryshimeve klimatike”, tha zoti Faranda. Ai po i referohej dy viteve me pak ose aspak reshje, që e lanë tokën aq të tharë sa nuk mund të përthithte reshjet e para. Thatësira ndodhi kryesisht nga mungesa e reshjeve të borës në alpe, e cila zakonisht ushqen lumin Po dhe vijat e tjera më të vogla ujore në veri të Italisë.

Ky studim u ndërmor “për t’iu përgjigjur pyetjes nëse dhe në çfarë mase ndryshimi i klimës” pati ndikim në përmbytjet në Emilia-Romagna, tha Friederike Otto, nga Kolegji Imperial i Londrës, dhe njëkohësisht bashkëthemeluese e grupit shkencor.

Ndërsa qindra rrugë, shtëpi, ferma dhe sipërmarrje të tjera ende janë të zhytura në ujërat e përmbytjeve, studimi u krye vetëm një javë më parë dhe nuk ka kaluar procesin e oponencës shkencore.

Ndërsa rajoni ka një historik përmbytjesh të mëdha, “reshjet e dendura gjatë 21 ditëve të para të majit 2023 sollën reshjet më të shumta të këtij lloji që janë regjistruar ndonjëherë”, thotë studimi.

Por “nga 19 modelet e përdorura, asnjë prej tyre nuk tregon gjasa apo intensitet të konsiderueshëm për të ndodhur një ngjarje e tillë”, thuhet në studim. “Kjo sugjeron, se ndryshe nga shumica e pjesëve të botës, nuk ka vërtet rritje të dukshme të reshjeve të mëdha në rajonin Emilia-Romagna në pranverë”.

Duke parë përmbytjet e majit, në këtë rast “ku ne nuk dallojmë qartë asnjë tendencë”, tha zonja Otto.

Përmbytja e fundit nga tre përmbytjet e majit ishte më dëmtuesja dhe shkaktoi 15 viktima. Reshjet jashtëzakonisht të mëdha dhe të përqëndruara shkaktuan rreth 300 rrëshqitje dheu dhe vërshimin e 22 lumenjve. Ujërat e përmbytjeve ishin aq të larta, saqë u deshën helikopterë të forcave zjarrfikëse dhe të rojës bregdetare për të shpëtuar disa banorë që u ngjitën në çatitë e ndërtesave trekatëshe për t’i shpëtuar mbytjes.

Gjetjet e studimit vërtetuan studimet e mëparshme që zbuluan se “me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, numri i sistemeve me presion të ulët në Mesdhe është ulur. Kjo çon në një pakësim të reshjeve të mëdha, duke kompensuar rritjen e pritshme të reshjeve të dendura nga ngrohja globale”.

Emilia-Romagna është një nga rajonet më të begata të Italisë. Ashtu si kudo në veri, gjatë bumit ekonomik të vendit në periudhën e pasluftës, pjesa më e madhe e rajonit u urbanizua me shpejtësi, duke ia mohuar zonës terrenin e nevojshëm për kullim dhe duke rritur rrezikun e përmbytjeve.

E gjithë kjo “ka përkeqësuar ndikimin e reshjeve të mëdha. Megjithatë, kjo ishte një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë dhe pjesa më e madhe e infrastrukturës nuk mund të ndërtohet në mënyrë të arsyeshme për t’i bërë ballë ngjarjeve të tilla me frekuencë të ulët”, thanë shkencëtarët në gjetjet e tyre.

“Katastrofat thjesht nuk ndodhin nga shiu që bie nga qielli”, tha bashkëautori i studimit Roop Singh, i Qendrës Klimatike të Gjysmëhënës së Kuqe të Kryqit të Kuq, me seli në Holandë./ Zëri i Amerikës

Dea Mishel flet për lidhjen me Kristin: Kemi kimi, do ta zbus se është i rreptë

Pasi bëri “lëmsh” rrjetin, Dea Mishel ka sqaruar raportin e saj me Krist Aliajn. Në një intervistë televizive, Dea ka rrëfyer se ajo merret vesh shumë mirë me Kristin, por ndjenja romantike mes tyre nuk ka. Dyshja do të jetë bashkë vetëm në një program si juri, ku Dea premton se do ta zbusë Kristin sepse është i rreptë.

“Unë me Kristin kuptohemi shumë mirë. Me disa njerëz ose kuptohesh ose jo dhe ne të dy kuptohemi. Me Kristin kemi kimi, ai është djalë simpatik. Por nuk mund të flasim për ndjenja romantike. Mendoj që Kristi do të jetë më i rreptë se ai është i drejtpërdrejtë dhe unë do përpiqem ta zbus”, tha Dea Mishel.

Një ditë më parë ajo shtyu të gjithë ndjekësit të mendonin se kishte nisur një romancë me Kristin, pas fotos që postoi bashkë me të, ku shkruante: Jam në një marrëdhënie me Kristin!

Vuçiç thirrje ndërkombëtarëve: Merrni masa ndaj kokëfortëve, po na prishin paqen të gjithëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kërkon nga ndërkombëtarët që të marrin masa të tjera që do të tërheqin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga qëndrimi i tij për tensionet në veri.

Në një intervistë për “CNN”, Vuçiç akuzoi Kurtin se po prish paqen dhe stabilitetin dhe se Serbia, sipas tij, kërkon vetëm të mbrojë të drejtat e saj në rrugë paqësore.

“Mesazhi im për serbët që po protestojnë, e di se ata janë të vendosur të luftojnë për të drejtat e tyre elementare. Ata vetëm duan të mbijetojnë, të drejtën për të ruajtur emrin dhe mbiemrin e tyre dhe për të jetuar atje ku kanë jetuar gjithmonë. Këshilla dhe lutja ime për ta është ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Duhet të bisedojmë me shqiptarët dhe të arrijmë marrëveshje që do të zbatohen në të ardhmen. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë hapa seriozë kundër atyre që janë kokëfortë dhe që po e përshkallëzojnë situatën në terren dhe po na prishin paqen dhe stabilitetin e të gjithëve”, tha Vuçiç.

Lideri i Serbisë u shpreh se pala serbe i ka zbatuar të gjitha detyrimet ndërkombëtare nga Marrëveshja e Brukselit, ndërsa Prishtina nuk ka bërë të mundur krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Vuçiç theksoi se nuk diskutohet për njohjen e Kosovës, por për normalizimin e marrëdhënieve.

Erdogan telefonon Kurtin dhe Vuçiç/ Ofrohet për të ndërmjetësuar dialogun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç morën një telefonatë nga Presidenti i Turqisë, Texhep Tajip Erdogan për të biseduar për një zgjidhje për situatën e tensionuar në veri.

Erdogan ka treguar gatishmërinë për të ndërmjetësuar një tryezë dialogu mes Kurtit dhe Vuçiç, për të ulur tensionet.

“Gjatë telefonatave, në të cilat janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, Erdoğan në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës ka thënë se e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është avancimi i procesit të dialogut. Turqia është e gatshme të kontribuojë me pjesën e saj që i takon në procesin e dialogut”, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve “Anadolu”.

Trazirat në veri/ Serbët sulmojnë me gurë policët e Kosovës

Në orët e pasdites, situata në veri të Kosovës është tensionuar sërish.

Sipas Policisë së Kosovës, protestuesit serbë janë bërë sërish të dhunshëm, duke sulmuar me gurë grupet policore në terren, por edhe grupet e gazetarëve. Si pasojë, një prej zyrtarëve të Policisë së Kosovës, që ndodhej brenda njërës prej makinave që u qëllua me gurë, u plagos.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, kanë vazhduar angazhimet në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave të cilat janë mbajtur edhe sot pranë komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policor ka pësuar lëndime.

Po ashtu gjatë protestës së realizuar sot, disa media/gazetarë janë penguar e sulmuar, si dhe automjetet e tyre ishin vandalizuar nga individ/grupe kriminale. Pengimi i gazetarëve në detyrë cenon të drejtën e shprehjes, informimit dhe lirinë e shtypit.

Ne jemi të përkushtuar të hetojmë këto akte kriminale dhe të parandalojmë shfaqjen e dhunës. Njëkohësisht Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë protestuesve që të përmbahen nga dhuna dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore