Aplikacion
Kur ditës së lodhshme i vjen fundi, dëshira për t’u strukur në krevatin e ngrohtë është e pamposhtur. Por ka raste kur kjo strehë aq e dëshiruar të kthehet në një burim ankthi dhe parehatie.
Mungesa ose vështirësia për të bërë një gjumë të qetë ka një ndikim të fortë në jetën e përditshme.
Për këtë arsye, nëse vini re që problemet me gjumin po bëhen të përsëritura, duhet të shkoni tek mjeku. Lidhur me pagjumësinë duhet që t’i bëni këto pyetje vetes.
Cili është burimi i problemeve me gjumin?
Arsyet se përse gjumi nuk vjen në sy janë të shumta.
Njerëzit mund të fiksohen në mendime për punët e të nesërmes dhe kjo i lë pa gjumë. Stresi është një shkak shumë i fortë i pagjumësisë. Apnea e gjumit është një tjetër arsye që nuk keni gjumë. Bëhet fjalë për vështirësinë në marrjen e frymës ndërkohë që jeni në gjumë. Një tjetër arsye që ju lë pa gjumë është edhe nevoja për të shkuar në banjë, gjë që mund të tregojë ndonjë problem mjekësor.
Cilat janë përpjekjet që po bën për të përmirësuar gjumin?
Përpjekja kryesore është që të krijoni një rutinë. Shmangni kafenë, alkoolin, ushqimet e rënda në mbrëmje. Kur të shtriheni për të fjetur, mbani larg telefonin dhe çdo pajisje stresuese. Kur stresi është një faktor madhor në prishjen e gjumit, atëherë mjeku mund t’ju rekomandojë qetësimin e mendjes përmes teknikave të ndryshme. Aktiviteti fizik është shumë i mirë kundër stresit dhe për gjumin e mirë. Ka njerëz që e kanë të pamundur të bëjnë një sy gjumë për shkak të ankthit apo atakut të panikut.
Për të dyja, mjeku mund t’ju japë një rrugëzgjidhje.
A përdor ilaçe ?
Ilaçet për gjumë mund të ofrojnë shpëtim në disa raste, megjithatë ato rrezikojnë të krijojnë varësi. Nëse do të keni shpresa vetëm tek medikamentet, atëherë do ta keni shumë të vështirë të flini pa to.
Varësia ndaj ilaçeve të gjumit mund të tjetërsojë një pagjumësi afatshkurtër në një rast kronik.
Kur është koha për të shkuar tek mjeku?
Kur vëreni që mungesa e gjumit po bëhet e vazhdueshme duke dëmtuar cilësinë e jetës këshillohet të shkoni tek mjeku.
Zgjidhja e këtij problemi shmang edhe probleme të tjera si ataku në zemër, ishemia apo diabeti.
Trazirat në veri/ Kroacia: Serbia duhet të pranojë se Kosova është e pavarurKroacia mbështet Kosovën pas situatës së krijuar në komunat e veriut me shumicë serbe. Presidenti kroat Zoran Milaboviç i bëri thirrje Serbisë që të pranojë se Kosova tashmë është një shtet i pavarur.
“Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.
Lideri kroat shtoi se të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe vendet e tjera që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet të pavarur.
Shenja e horoskopit që bën seks që në takimin e parëSipas ekspertëve dominon një shenjë e horoskopit e cila pëlqen seksin e rastësishëm, pra i jep prioritet më shumë ndjenjave.
Bëhet fjalë për shenjën e zjarrit: Luanin. Nëse një Luan e ndjen plotësisht se dëshiron të bëjë seks me dikë, nuk e mendon gjatë.
Luanët kanë nevojë për vëmendje dhe nëse janë në një lidhje që nuk ju shkon mirë, seksin e rastësishëm nuk do e kishin fare problem. Një Luan dëshiron të shijojë momentin dhe kënaqësia në jetë është një ndër gjërat më kryesore.
Ata edhe shpenzojnë shumë për të pasur gjërat që iu japin kënaqësi. Nuk u intereson shumë pjesa materiale, sesa ajo shpirtërore.
Një person i shenjës së Luanit ia di vlerën gjërave që i bëjnë të lumtur. Duhet theksuar se seksin e rastësishëm e bëjnë pa pasur synimin për të marrë diçka në këmbim. Atyre nuk u intereson shumë kjo pjesë, pasi janë shumë pasionantë si njerëz.
Ndonjëherë ndihen të penduar për këtë veprim “one night stand”, por sërish kanë një siguri të plotë në vetvete. Shijoje jetën o Luan!
Kurti i përgjigjet Blinken: Deklaratat e tij, të padrejta dhe shumë naiveKryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj ashpër deklaratave të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas kritikave të këtij të fundit se qeveria e Kosovës i dërgoi kryetarët e komunave për të ushtruar detyrën në veri në kundërshtim me rekomandimet e ndërkombëtarëve.
Në një intervistë të dhënë për “The Guardian”, Kurti i quajti këto deklarata të padrejta dhe të gabuara.
“Mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive. Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë këtë më tej një ditë, por përfundimisht nuk ishte e dobishme”, deklaroi Albin Kurti.
Gjatë ditës së sotme Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën edhe masën e parë ndëshkimore ndaj Kosovës, pas trazirave në veri, duke e përjashtuar nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023”.
Çudit Dea Mishel: Jam në një marrëdhënie me Kristin!Dea Mishel i ka bërë të gjithë konfuzë me postimin e saj të fundit në “Instagram”.
Finalistja e “Big Brother VIP” ka postuar një foto me Krist Aliajn dhe mbi të shkruan “Na zbuluat… E pranoj! Jam në një marrëdhënie me Kristin!”
A është kjo një shaka e Deas apo është një mesazh me nënkuptim që tregon se diçka tjetër fshihet?
Edhe më shumë i ka shtuar aludimet një fotomontazh postuar nga Ronaldo Sharka, ku Dea dhe Kristi janë të veshur si nusja dhe dhëndri.
Ajo që dimë me siguri është se si Dea, ashtu edhe Kristi do të jenë pjesë e jurisë në një program të ri televiziv dhe se ajo foto është shkrepur fiks gjatë prapaskenave.
Kurti refuzon kërkesën e Escobar: Kryetarët e rinj do të punojnë në zyrë!Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i prerë në qëndrimin e tij për ushtrimin e detyrës nga ana e kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri me shumicë serbe, pavarësisht trazirave dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.
Në një intervistë telefonike për “The Guardian”, Kurti zbuloi se i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka kërkuar që kryetarët të ushtrojnë detyrën në zyra të tjera dhe jo në godinat e komunës, kërkesa e cila është refuzuar nga ana e tij.
“Nuk mund të kemi kryebashkiakë Zoom-i, ne jemi republikë demokratike. Një republikë demokratike nuk mund t’i dorëzohet milicisë fashiste”, tha Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës komentoi edhe deklaratat e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken se vendimi për të hyrë në godinat komunale ishte marrë në kundërshtim me rekomandimet e SHBA.
Kurti i quajti këto deklarata të padrejta dhe naive, për aq kohë sa zgjedhjet në veri u njohën nga ndërkombëtarët.
Ylli Manjani: Basha është karabushi i qepëve të BallësIsh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e sheh rikthimin e Lulzim Bashës në politikën aktive si pjesë të lojës që sipas tij, ish-kryedemokrati dhe kryeministri Edi Rama po luajnë.
Në një studio televizive, Manjani deklaroi se Basha ka marrë peng demokratët me lojën e tij në shërbim të qeverisë.
Nëse kërkon të masë forcën politike përballë Sali Berishës, sipas Manjanit, Basha duhet të krijojë një parti tjetër me mbështetësit e tij.
“Ky djali paska qenë një karagjoz shumë i madh dhe më vjen keq për veten që e paskemi mbështetur këtë. Ky qenka një karabush (qepët e egra). Ku u rikthye ky karagjoz. Ka dhënë dorëheqjen, nga çfarë e ka dhënë dorëheqjen, u dorëhoq nga dorëheqja apo çfarë.
Sepse ky ligjërisht, se këta me vendimin e gjykatës mbahen, në bazë të vendimit të gjykatës ky është kryetar partie. Ku është rikthyer, kë gënjen ky. Ky ka bërë të gjitha lojërat, ky ka bërë të gjithë pisllëqet, të gjitha matrapazllëqet me vendimin e gjykatës, ky është autori.
Çfarë kërkon ky njeri. Ky zotëria bashkë më grupin që e mbështet, të dalë të formojë një parti të tyre, të konkurrojnë, nuk i duan këta që mbështesin Berishën, se janë non grata, të dalin këta dhe të formojnë partinë e Amerikës dhe të konkurrojnë dhe kjo është krejtësisht normale dhe legjitime.
Por tani në kurriz të Berishës, me votat e Berishës, me mbështetjen e Berishës, në partinë e Berishës, se PD e ka bërë Berisha nuk e ka bërë Luli, dhe ky tani thotë erdha unë, u riktheva te partia ime.
Nuk ka rikthim, ky është pengmarrësi i vulës zyrtare të PD-së. Ky nuk është rikthyer, është aty në lojë, i shërben qeverisë tani. Është karabushi i qepëve të Taulant Ballës, nuk është asgjë tjetër
“Shpërthen” Dojna Mema: Larg qoftë të jem serbe, kanë vrarë e masakruarNjë reagim për situatën në Kosovë që ka tërhequr vëmendjen në rrjet dhe ka shkaktuar polemika është ai i moderatores Dojna Mema.
Në një postim në “Instagram”, Dojna u shpreh: “Unë nuk jam serbe, larg qoftë”.
Por pas serisë së komenteve, ajo bëri një postim të dytë përforcues dhe sqarues për qëndrimin e saj.
“Nuk e di pse së fundmi çdo gjë që unë postoj në rrjetet sociale, përbën polemikë për një numër të caktuar (njerëzish). Konkretisht bëra repost një story ku ishte keqpërdorur imazhi im dhe kisha shkruar: “Unë nuk jam serbe (larg qoftë)”, kur ç’të shoh, më vjen një lumë mesazhesh në inbox që më thonin: “S’të vjen turp, ti je personazh publik”; “Kjo nxit urrejtjen ndaj racës.
Tani njerëz, mos u bëni me memorie të shkurtër. Serbia është një vend i cili ka përdhunuar, ka vrarë, ka masakruar gjakun tonë, shqiptarët e Kosovës dhe për sa kohë, nuk bëjnë një hap mbrapa dhe nuk thonë: “Po, e kemi bërë! Po, kemi masakruar, pushtuar, vrarë dhe përdhurnuar, nuk mund të ketë një dorëdhënie dhe të thuhet: “Po, tani mund të flasim si njerëz të qytetëruar.
Flasim për një shtet i cili sot e kësaj dite, i mëson fëmijët që në bankat e shkollës me historinë për së prapthi duke thënë që “Kosova është Serbi”. Kështu që, “larg qoftë të jem serbe” është minimumi që mund të them, me gjithë respektin”.
Moderatorja e mbylli me një postim të fundit, ku shkruan:
“Edhe një gjë: “Lufta e Kosovës” është koncept i gabuar! Nuk ka pasur luftë. Lufta është kur dy ushtri luftojnë për territor. Të përdhunosh nëna dhe të vrasësh fëmijë quhet MASAKËR!”.
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca Artificiale mund të sjellë zhdukjen e njerëzimitNjë grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se Inteligjenca Artificiale mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit.
Dhjetëra ekspertë të kësaj industrie e kanë mbështetur deklaratën e publikuar në faqen e internetit të Qendrës për Sigurinë e Inteligjencës Artificiale.
“Zbutja e rrezikut të zhdukjes nga inteligjenca artificiale duhet të jetë prioritet global, krahas rreziqeve të tjera si pandemitë dhe lufta bërthamore”, thuhet në këtë deklaratë.
Sam Altman, shefi ekzekutiv i OpenAI që krijoi ChatGPT, Demis Hassabis, shefi ekzekutiv i Google DeepMind, dhe Dario Amodei, nga kompania Anthropic, kanë mbështetur këtë deklaratë.
Në mesin e nënshkruesve ishte edhe Geoffrey Hinton, i ashtuquajturi “kumbari i inteligjencës artificiale”. Hinton, krijues i disa nga teknologjive bazë për sistemet e inteligjencës artificiale, kishte paralajmëruar edhe më parë për rreziqet nga inteligjenca artificiale.
Megjithatë, disa ekspertë besojnë se frika që inteligjenca artificiale mund të çojë deri në zhdukjen e njerëzimit është jorealiste.
Shqetësimi i tyre më i madh ka qenë ideja e të ashtuquajturës inteligjencë e përgjithshme artificiale (AGI). Ky koncept përshkruan momentin kur makinat të bëhen të afta të kryejnë funksione të një game të gjerë dhe të mund ta zhvillojnë programimin e tyre vetë.
Frika është se njerëzit nuk do të kenë më kontroll mbi inteligjencën artificiale, gjë që ekspertët kanë paralajmëruar se mund të ketë pasoja të tmerrshme.
Kjo deklaratë e fundit e përbashkët vjen dy muaj pasi miliarderi Elon Musk dhe të tjerë kërkuan një pauzë në zhvillimin e një teknologjie të tillë derisa të verifikohet siguria e saj./ REL
SHBA e sanksionoi/ Kurti nuk tërhiqet: Ekstremistët kanë emraPavarësisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan Kosovën duke e përjashtuar nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023”, kryeministri Albin Kurti nuk tërhiqet nga retorika e tij sulmuese ndaj serbëve.
Në një videomesazh në “Facebook”, Kurti deklaroi se Kosova nuk do të ndalet derisa të vendoset demokracia në veri.
“Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, asesi kërcënim apo rrezikim. Ekstremistët dhe milicët kanë emra të veçantë. Ata nuk janë populli. Komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre. Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot. Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti.
Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme.
Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daciç”, tha Albin Kurti.