Aplikacion
Pesë persona janë arrestuar pas përplasjes së dhunshme me ushtarët e KFOR në Zveçan të Kosovës, pasi dyshohet se kanë përdorur dhunë ndaj tyre.
Në një deklaratë të shpërndarë për median, policia bën një pasqyrim të situatës në të gjitha komunat, por sipas saj, tensioni më i madh është në Zveçan.
Deklarata e policisë:
Në Zveçan protestuesit kanë vazhduar të jenë jo paqësor dhe në vazhdimësi kanë provokuar situatën, kanë shfaqur dhunë, kanë gjuajtur gjësende të ndryshme në drejtim të zyrtarëve policorë, kanë vendosur e shkruar mbishkrime provokuese me simbole serbe e ruse në automjetet policore e të KFOR-it, si dhe kanë dëmtuar gomat dhe pjesë të tjera të automjeteve.
Nga protestues të maskuar, janë penguar dhe rrezikuar edhe gazetarë të mediave të ndryshme të cilëve iu janë dëmtuar automjetet e tyre, prej tyre një veturë e kanë djegur, e po ashtu iu janë shkruar mbishkrime nacionaliste serbe.
Sirenat/alarmet janë lëshuar në vazhdimësi në komunat veriore me qëllim të ri-mobilizimit të tyre, deri më tani edhe në Leposaviç protestuesit kanë gjuajtur gjësende të ndryshme dhe fishekzjarre/mjete piroteknike ndaj zyrtarëve dhe mjeteve policore.
KFOR-i janë detyruar të veprojnë pasi nga dhuna e protestuesve është vënë në rrezik jeta e zyrtarëve, janë vënë në rrezik dëmtimi i automjeteve dhe prona publike.
Protestuesit në Zveçan nuk kanë zbatuar urdhrat zyrtar për largim, por kanë rezistuar dhe kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme, koktej molotovi, shok bombë, mjete eksplozive si dhe janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri.
Po ashtu një veture zyrtare të PK-së i është vënë zjarri si dhe janë dëmtuar edhe vetura tjera.
Policia e Kosovës vazhdon në menaxhimin e situatës në koordinim me KFOR-in dhe ka filluar hetimet intensive, lidhur me dhunën dhe sulmet e shkaktuara ndaj mediave, pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë.
Protesta është ende duke vazhduar, situata vazhdon të jetë e tensionuar sidomos në Zveçan, pasi aty dhe në komuna tjera po qarkullojnë persona/grupe kriminale të armatosur, të veshur në rroba të zeza e të maskuar.
Duke parë rrethanat dhe situatën e tensionuar të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e provokimeve të çfarëdo natyre qofshin ato.
Si të reduktoni fryrjen? Zbuloni shtatë këshilla mjaft të dobishmeGazi i tepërt dhe fryrja në stomak është një çështje e zakonshme që shkakton siklet. Për të trajtuar këtë problem më poshtë janë listuar 7 këshilla të dobishme.
Është thelbësore të identifikohet shkaku themelor i fryrjes përpara se të provoni ndonjë vetë-trajtim dhe të jeni të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme që lidhen me gjendjet kronike ose të rënda mjekësore.
Bëni një shëtitje për të tretur ushqimin
Angazhimi në aktivitet të rregullt fizik mund të përmirësojë lëvizjet e zorrëve dhe të ndihmojë në lirimin e gazit, duke parandaluar kapsllëkun dhe reduktimin e fryrjes. Edhe një shëtitje e shkurtër mund të jetë e dobishme tretjen e ushqimit dhe largimet e shqetësimeve në bark.
Aktiviteti i rregullt fizik duhet të përfshihet në rutinat e përditshme për të parandaluar shfaqjen e problemeve me kapsllëkun dhe fryrjen e barkut.
Masazhoni barkun
Mbuloni zonën e poshtme dhe të sipërme të barkut me dorë dhe filloni ta lëvizni atë butë në drejtimin e akrepave të orës për disa minuta. Kjo teknikë mund të ndihmojë në zbutjen e shqetësimit të lidhur me fryrjen.
Nëse përjetoni ndonjë dhimbje ose shqetësim gjatë masazhit, është e rëndësishme që ta ndërprisni menjëherë. Rekomandohet gjithashtu që të konsultoheni me një mjek nëse shqetësimi vazhdon ose përkeqësohet.
Identifikimi i alergjive ushqimore
Nëse dyshoni se ushqime ose përbërës të caktuar po shkaktojnë fryrje, është thelbësore të konsultoheni me një mjek për të identifikuar intolerancat e mundshme ose problemet e tretjes. Shumë individë janë intolerantë ndaj përbërësve të zakonshëm si laktoza, gluteni, gruri dhe fruktoza, dhe konsumimi i këtyre ushqimeve mund të shkaktojë reagime negative në trupin e tyre.
Eliminimi i pijeve të gazuara
Konsumimi i pijeve të gazuara që janë të mbushura me flluska mund të bllokojë gazin në stomak, duke shkaktuar fryrje. Rekomandohet të kufizoni konsumin e këtyre pijeve dhe të zgjidhni alternativa më të shëndetshme si uji me limon, uji me kastravec ose çaj me nenexhik. Këto opsione nuk janë vetëm freskuese, por gjithashtu mund të ndihmojnë në zbutjen e fryrjes.
Përfshirja e probiotikëve në dietën tuaj të përditshme
Probiotikët janë baktere të dobishme që mund të përmirësojnë tretjen dhe të zvogëlojnë fryrjen. Është e këshillueshme që të konsultoheni me një mjek për të përcaktuar gjendjen e zorrëve tuaja dhe për të marrë rekomandime për konsumimin e disa suplementeve probiotike. Këto suplemente mund të ndihmojnë në balancimin e florës së zorrëve, të përmirësojnë funksionin e tretjes dhe të lehtësojnë simptomat që lidhen me fryrjen.
Shmangia e ushqimeve që shkaktojnë formimin e gazit
Nëse keni fryrje pas konsumimit të disa ushqimeve si fasulet, thjerrëzat, qepët dhe mollët, mund të jetë e dobishme të kufizoni marrjen e këtyre ushqimeve.
Mbajtja e një ditari ushqimor është një mjet i dobishëm për të parë reagimin e trupit tuaj ndaj ushqimeve të ndryshme dhe për të identifikuar çdo shkaktar që mund të shkaktojë fryrje ose shqetësim në tretje.
Reduktimi i marrjes së kripës
Konsumimi i tepërt i kripës mund të bëjë që trupi juaj të mbajë ujë, duke çuar në ndjenjën e fryrjes. Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje etiketave të ushqimeve, veçanërisht kur blini ushqime të përpunuara, pasi ato shpesh përmbajnë sasi të larta kripe. Kufizimi i marrjes së kripës mund të ndihmojë në zbutjen e fryrjes dhe promovimin e shëndetit më të mirë të përgjithshëm.
Është më mirë të konsumoni jo më shumë se 0.5g natrium për porcion për të zvogëluar rrezikun e fryrjes dhe problemeve të tjera shëndetësore.
3 orë të ngujuar në kafene/ Gazetarët i ndihmon një serb të largohenPrej situatës kaotike e të dhunshme në Zveçan të Kosovës, një grup gazetarësh u detyruan të qëndrojnë të ngujuar për 3 orë brenda një kafeneje të mbyllur, për të shpëtuar nga përleshja e protestuesve serbë me ushtarët e KFOR.
Gazetari Xhemajl Rexha ka treguar në “Facebook” se pas 3 orësh, ata u ndihmuan të largohen nga pronari serb i kafenesë ku po qëndronin.
Ai ka ndarë edhe foto nga momenti i largimit.
“Pas 3 orësh ngujim afër ndërtesës së komunës, me gjuajtje të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt. E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të Policisë”, shkruan gazetari.
Ju kanë thënë ndonjëherë që flisni në gjumë ? Ndoshta mund t’ju jetë dukur qesharake në fillim, por më pas mund ta keni menduar seriozisht këtë gjë. Pse jo edhe të shqetësoheni mos ndoshta keni thënë ndonjë gjë të pahijshme. Mos u shqetësoni, sipas ekspertëve të gjithë njerëzit flasin të paktën 2 herë përçart gjatë jetës së tyre. Kurse rreth 35 % e të rriturve e bëjnë këtë gjë në mënyrë konstante.
Të folurit përçart në gjumë është një çrregullim i cili ndodh gjatë dy fazave të gjumit : gjumit me lëvizje të shpejta të syve dhe gjumit me lëvizje jo të shpejta. Në fazën e parë neuronet punojnë me të njëjtin ritëm sikur jemi zgjuar. Gjatë gjumit me lëvizje të shpejta të syve ndodh një shkëputje që do të thotë se goja, fyti dhe kordat vokale riaktivizohen për disa sekonda. Pikërisht në këtë moment flasim në mënyrë të pandërgjegjshme.
Kurse gjatë gjumit me lëvizje jo të shpejta të syve, neuronet janë thuajse pasive , por njeriu flet në mënyrë të pandërgjegjshme pasi shikon ëndrra . Fjalët që themi në gjumë nuk kanë lidhje logjike mes tyre. Në të vërtetë ato tingëllojnë si copëza bisede të pakuptimta. Faktorë të tillë si stresi, lodhja fizike, gjendja e ngarkuar emocionale dhe ndryshimet e humorit çojnë në shfaqjen e këtij çrregullimi.
Ndër trajtimet më të njohura për të evituar të folurën e vazhdueshme përmendim :
• të bëni dush me ujë të ngrohtë
• të mos konsumoni alkool ose pije të gazuara para gjumit
• të dëgjoni muzikën që ju pëlqen ose të lexoni
Kryeministri Albin Kurti reagoi pas përshkallëzimit të situatës në veri, ku protestues serbë u përplasën dhe plagosën ushtarë të KFOR.
Në një deklaratë zyrtare pas takimit me vendet e QUINT-it, Kurti akuzoi Beogradin se fshihet pas këtyre sulmeve, ndërkohë që kërkoi ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të gjetur zgjidhje për qetësimin e situatës.
“Edhe pse në këto grumbullime sot ka edhe protestues paqësorë, kryeministri vlerësoi se këto nuk janë protesta paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi zyrtar. Grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe ato pro-Kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë joserbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë. Duke i informuar për gjendjen në veri dhe zhvillimet e sotme atje, kryeministri theksoi rëndësinë dhe nevojën për deeskalimin e situatës, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me shtetet e QUINT-in drejt këtij qëllimi. Ata u dakorduan që të mbajnë komunikim të dendur orëve dhe ditëve në vijim”, thuhet në komunikatë.
Rama për tensionet në veri: Nga ky udhëkryq dilet vetëm me dialog e aleatë të fuqishëmKryeministri Edi Rama bëri thirrje për palën serbe dhe atë të Kosovës të ulin gjakrat e të dëgjojnë thirrjet e ndërkombetarëve për dialog.
Vetëm kështu, sipas Ramës, situata e tensionuar në komunat në veri të Kosovës do të merrte zgjidhje.
“Plagosja e ushtarëve të KFOR-it bën përgjegjës direkt agresorët e verbër dhe fatkeqësisht dëmton Kosovën në sytë e aleatëve dhe miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më gjatë të zgjasë ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova.
Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare.
Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm!”, u shpreh Edi Rama në “Twitter”.
Situata sot në veri të Kosovës u përshkallëzua pas ndërhyrjes së KFOR, veprim i cili u pasua me përleshje me protestuesit serbë, të cilët treguan rezistencë dhe plagosën 25 ushtarë me molotovë e sende të forta.
Ledian Agallijaj publikon foton e rrallë me Elhaida Danin dhe i bën dedikimin romantik
Muzikali francez “Notre Dame de Paris” u ngjit mbrëmjen e djeshme në një nga skenat më të mëdha në vendin tonë, stadiumin “Air Albania”. Trupa ndërkombëtare luajti në kryeqytetin shqiptar, ndërsa rolin e Esmeraldës e kishte këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani.
Pikërisht nga roli i saj është frymëzuar edhe Lediani për t’i bërë dedikimin e rrallë romantik në mediat sociale.
Ai ka publikuar një foto ku shihet duke u puthur me të pas shfaqjes teksa shkruan: “Esmeralda ime”.
Elhaida e ka konsideruar rolin e Esmeraldës si “një arritje e madhe për mua si artiste, ndërsa nga ana humane e kam jetuar edhe vetë kur 19 vjeç shkova në Itali dhe provova të jetoj në një vend ku nuk dija gjuhën dhe doja të ndihesha si të tjerët. Por ndihesha e huaj prapë si Emeralda mundohesha të krijoja identitetin tim sa herë mundohem të ringjall këtë rol në skenë mundohem të kem emocionet e mia që kam jetuar, por edhe nga të afërm dhe bashkatdhetarë të mi”.
Muzikali “Notre Damme de Paris” është i shkruar nga muzikanti Riçardo Coçiante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness. Gjithashtu, duke njohur terren të gjerë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera.
“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.
Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiëan, Kanadaj, etj.
Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale.
Video ku Selena Gomez i bërtet truprojës së saj bën xhiron e rrjetitNjë debat i Selena Gomez me një roje sigurie po bën xhiron e mediave sociale. Këngëtarja po shkonte në vendin e saj në turneun “Renaissance” të Beyoncé në Stade de France në Paris, kur ndaloi për t’i bërtitur një roje që po i shkonte pas.
Në videon e një fansi në Twitter të shpërndarë gjatë fundjavës, Selena dukej shumë e acaruar me të.
Selena Gomez defended a fan from being pushed by her own security guard.❤️
Selena defended her fans so strongly!!!#SelenaGomez #PriyAnkit pic.twitter.com/H2nsK3VGTO— Forgella (@Forgella26) May 28, 2023
Përdoruesit e mediave sociale kanë spekuluar se ai ishte pjesë e truprojave personale të Gomez, pasi ai u pa duke e ndjekur atë në video të shumta gjatë gjithë koncertit. Ndërsa disa pretendojnë se 30-vjeçarja ishte e zemëruar për “vonimin”, të tjerë thonë se u doli në mbrojtje fansave të saj pasi truproja u tregua “i ashpër” me ta dhe nuk i lejoi t’i afroheshin Selenës.
Gomez ishte një nga shumë yjet që ndoqi nga afër performancën e Beyoncé, dy javë pasi turneu i saj filloi më 10 maj. Natalie Portman, Kris Jenner dhe Lenny Kravitz ishin gjithashtu në koncert – si dhe fëmijët e Queen B.
3 hapa të thjeshtë! Si ta bëni iPhone-n tuaj të sigurt para hajdutëveNjë metodë komplekse, por shqetësuese për të fituar kontrollin mbi iPhone-in e një përdoruesi dhe për të bllokuar përgjithmonë pajisjen, duket se është në rritje.
Disa hajdutë të iPhone po shfrytëzojnë një cilësim sigurie, të quajtur “çelësi i rimëkëmbjes”, që e bën pothuajse të pamundur për pronarët të aksesojnë fotot, mesazhet, të dhënat e tyre, sipas një raporti të fundit të Wall Street Journal.
Disa qytetarë, iPhone-t e të cilëve ishin vjedhur dhe hakeruar, gjithashtu thanë se llogaritë e tyre bankare ishin zbrazur pasi hajdutët fituan akses në aplikacionet e tyre financiare.
Një hajdut mund të shohë kur fusni kodin e iPhone dhe më pas e vjedh atë fizikisht.
Në këtë moment, një hajdut mund të përdorë kodkalimin për të ndryshuar ID-në Apple të pajisjes, të çaktivizojë “Gjej iPhone tim” në mënyrë që vendndodhja e tyre të mos mund të gjurmohet dhe më pas të rivendosë “çelësin e rikuperimit”, një kod kompleks 28-shifror që synon të mbrojë pronarët e tij nga hakerat në internet.
Apple kërkon këtë çelës për të ndihmuar në rivendosjen ose rifitimin e aksesit në një Apple ID në një përpjekje për të forcuar sigurinë e përdoruesit, por nëse një hajdut e ndryshon atë, pronari origjinal nuk do të ketë kodin e ri dhe do të bllokohet nga llogaria.
Megjithatë, ka një sërë hapash që përdoruesit mund të ndërmarrin për të mbrojtur iPhone e tyre.
Mbroni kodin
Hapi i parë është mbrojtja e kodit. Një zëdhënës i Apple i tha CNN se njerëzit mund të përdorin Face ID ose Touch ID kur zhbllokojnë telefonin e tyre në publik për të shmangur zbulimin e kodit të tyre për këdo që mund të jetë duke parë. Përdoruesit mund të vendosin gjithashtu një kod kalimi më të gjatë, alfanumerik që është më i vështirë për tu gjetur. Pronarët e pajisjeve duhet gjithashtu të ndryshojnë menjëherë kodin nëse besojnë se dikush tjetër e ka parë atë.
Cilësimet e kohës së ekranit
Një hap tjetër që dikush mund të marrë në konsideratë është që brenda cilësimeve të kohës së ekranit të një iPhone, i cili lejon kujdestarët të vendosin kufizime se si fëmijët mund ta përdorin pajisjen, ekziston mundësia për të vendosur një fjalëkalim dytësor që do të kërkohej nga çdo përdorues përpara se të ndryshonte me sukses një Apple ID. Duke e aktivizuar këtë, një hajduti do t’i kërkohet për atë fjalëkalim dytësor përpara se të ndryshojë një fjalëkalim të Apple ID.
Bëni kopje rezervë rregullisht
Së fundi, përdoruesit mund të mbrohen duke kopjuar rregullisht të dhënat në iPhone në iCloud ose iTunes – në mënyrë që të dhënat të mund të rikuperohen në rast se një iPhone vidhet. Në të njëjtën kohë, përdoruesit mund të konsiderojnë ruajtjen e fotografive të rëndësishme ose skedarëve dhe të dhënave të tjera të ndjeshme në një shërbim tjetër cloud, si Google Photos, Microsoft OneDrive, Amazon Photos ose Dropbox.
Vuçiç fajëson Kurtin për dhunën në veri: Dëshiron një konflikt të madh
Për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për situatën në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës ka vetëm një fajtor dhe ai është kryeministri Albin Kurti.
Në një fjalim të pazakontë në Presidencë pas përplasjeve të dhunshme mes ushtarëve të KFOR dhe protestuesve serbë, Vuçiç tha se kjo shkon në linjë me dëshirën që sipas tij, Kurti ka për një konflikt të madh.
“Në tre ditët e fundit edhe një njeri i dobët dhe politikisht analfabet ka mundur të kuptojë se çfarë po përgatitej për sot dhe gjithçka në organizatën e Kurtit, me dëshirën për të pasur një konflikt të madh mes serbëve dhe NATO-s dhe ai që është i vetmi, për tu fajësuar për gjithçka që po ndodh, se ai lan duart nga Pilati dhe thotë se nuk ka lidhje me të”, tha Aleksandër Vuçiç.