zoom

Day ArchiveA ka folur me Luizin pas “Big Brother”? Përgjigjet Maestro

Maestro Armaldo Kllogjeri, ish-banor i “Big Brother Vip”, foli për marrëdhëniet me Luiz Ejllin, raportet me të cilin brenda shtëpisë kishin ulje-ngritje.

Në një intervistë televizive, Maestro zbuloi se nuk kanë folur fare me njëri-tjetrin që pas përfundimit të “Big Brother”, ndërsa foli edhe për mundësinë e një bashkëpunimi me Luizin..

Pyetje: A është e vërtetë që i ke kërkuar Luizit një bashkëpunim?

Armaldo: Nuk është e vërtetë se ne nuk kemi komunikuar fare me njëri tjetrin. Unë pres që Luizi të kërkojë bashkëpunim me mua, jo unë me Luizin.”-tha Armaldo.

Pyetje: Pagesa që ti merr për një koncert është 10 mijë euro?

Armaldo: Jo.

 

Si është Jozefina Topalli si vjehrrë? Rrëfehet Cindy Marina

Modelja Cindy Marina, e cila ka krijuar një marrëdhënie dashurie me djalin e ish-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli tregon se kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në familje, kjo e fundit është shumë ndryshe nga ajo politikania që jemi mësuar të shohim.

Cindy Marina e përshkruan marrëdhënien e saj nuse-vjehrrë me Topallin si të shëndetshme.

“Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me Jozefinën. Jam shumë e lumtur sepse kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme në jetë. Ajo është shumë e dashur, pavarësisht se ndoshta në Parlament është zonja e hekurt”, tha Cindy Marina në një intervistë.

 

Ndonëse po ikin, papunësia tek të rinjtë shqiptarë është më e larta në Europë

Ndonëse bizneset po ankohen si asnjëherë tjetër për mungesën e fuqisë punëtore dhe tregu po e vuan ikjen e brezit të ri, papunësia tek të rinjtë shqiptarë është më e larta në Europë, sipas të dhënave të INSTAT dhe Eurostat, teksa shumë prej tyre po preferojnë të largohen, ose “refuzojnë” të punojnë në punë që paguhen pak.

Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 21,5% në 3-mujorin e fundit 2022 dhe rreth 20.7% për vitin 2022.

Në krahasim me mesataren europiane prej 6.3% (të raportuar nga Eurostat), shkalla e papunësisë tek të rinjtë shqiptarë është mëse tre herë më e lartë.

Edhe në raport me shtetet e tjera të rajonit, treguesi është shumë më negativ.

Sipas Eurostat, në Serbi, papunësia tek grupmosha 15-29 vjeç ishte 8.6% në 2022.

Në Maqedoninë e Veriut treguesi ishte 14% në 2020 dhe Mal të ZI 13.8% në vitin 2020 (e dhëna e fundit e disponueshme për të dy shtetet).

I gjithë rajoni ka arritur ta ulë papunësinë tek të rinjtë vitet e fundit (Maqedonia e Veriut e kishte treguesin mbi 20% deri në vitin 2015), ndërsa në Shqipëri në vitin 2022 papunësia tek të rinjtë shënoi një rritje të lehtë

Shqipëria është e vetmja në Europë që e ka ende shkallën e papunësisë tek të rinjtë mbi 20% (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Në tetor-dhjetor 2022 rezultuan në vend të papunë 75,050 persona të moshës 15-29 vjeç, ose 3,669 te rinj më shumë të papunë se njëjta periudhe e vitit të mëparshëm, me rritje gati 5.1%.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se sipas nivelit arsimor, papunësia te grupmosha 15-29 vjeç, është më e lartë për ata me arsim të mesëm (25.3) dhe më pak për arsimin 8/9 vjeçar (18.9%) dhe atë të lartë (18.7%).

Sipas gjinisë, papunësia është më e lartë tek të rinjtë (22.4), ndërsa të rejat e kanë këtë tregues 20.5%.

Në Europë, përqindja e të rinjve të papunë ulet në 6.3% në 2022

Sipas Eurostat, në vitin 2022, 4.48 milionë të rinj të moshës 15 deri në 29 vjeç ishin të papunë në Bashkimin Europian, duke përfaqësuar 6.3% të popullsisë totale të së njëjtës moshë. Duke parë tendencën afatgjatë, kjo përqindje në vitin 2022 shënon një nivel të ulët historik, që nga fillimi i matjes së serive kohore në 2009 (9.0%).

Situata midis vendeve të BE-së është shumë e ndryshme.

Përqindja e të rinjve të papunë mbi popullsinë totale, ishte nën 4% në Çeki (2,0%), Gjermani dhe Bullgari (3,3% secila), si dhe në Hungari dhe Poloni (3,5% secila).

Nga ana tjetër, përqindja ishte mbi 8% në Spanjë (11.2%), Greqi (10.6%), Suedi (10.3%) dhe Qipro (8.8%).

Krahasuar me vitin 2021, pjesa e të rinjve të papunë mbi totalin e popullsisë, është ulur në shumicën e vendeve të BE-së. Përjashtim bëjnë Qiproja, Letonia (+0,1 pikë përqindje secila), Rumania (+0,3 pikë përqindje) dhe Estonia (+0,4 pikë përqindje), ku kjo përqindje u rrit lehtë./Monitor

Nëse doni të dukeni të reja dhe të freskëta, bëni këto 10 gjëra

Të gjithë e dimë mirë se nuk ka një eliksir magjik që të jep bukuri të përjetshme. Në vend të tij, mund t’ju tregojmë 10 teknika shumë të thjeshta të cilat edhe yjet e Hollivud-it i përdorin gjatë përditshmërisë. Falë tyre do të ndiheni të freskëta dhe do të nxirrni në pah tiparet që pëlqeni më shumë te vetja.

Modeli i flokëve

Nëse doni të dukeni të reja dhe të freskëta, bëni

Nëse preferoni t’i mbani flokët tuaj të gjatë, një ide e mirë është që t’i prisni me shkallëzim duke kornizuar fytyrën.

“Shumë gra mendojnë se mjafton të kenë flokë të gjata për t’u dukur më të reja, por modeli është gjithashtu i rëndësishëm. Duhet të kujdeseni të kërkoni një prerje që nxjerr në pah tiparet e fytyrës suaj,”-shpjegon parukierja Jenna Mast.

Modeli i bluzave

Nëse doni të dukeni të reja dhe të freskëta, bëni

Sipas stilistëve të artisteve më të famshme botërore, bluzat me një jakë V janë opsioni ideal nëse doni të mos ekspozoni rrudhat e krijuara në zonën e bustit dhe qafës. Kjo ndodh pasi vëmendja shkon më shumë te vet dekolteja.

Sytë

Nëse doni të dukeni të reja dhe të freskëta, bëni

Sytë me shkëlqim janë trendi më i fundit i grimiereve të VIP-ave. Ato vendosin një ton sysh në nuancën e shampanjës te cepi i syrit dhe poshtë vetullës. Në këtë mënyrë sytë tuaj do të duken të mëdhenj e të shndritshëm.

Blush-i

Nëse doni të dukeni të reja dhe të freskëta, bëni

Me kalimin e viteve lëkura ka tendencën të thahet dhe dehidratohet më shpesh se më parë. Në mënyrë që t’i jepni fytyrës shkëlqimin e Jennifer Lopez, ju këshillojmë të përdorni një blush në formë kremi dhe ta vendosni pak më sipër zonës së mollëzave duke e drejtuar furçën nga veshët.

Peneli i syve

Nëse doni të dukeni të reja dhe të freskëta, bëni

Zona e syve ka lëkurë të hollë, kështu që linjat e para të imta shfaqen fillimisht aty. Shpesh, në mënyrë të pandërgjegjshme e theksojmë këtë pjesë të fytyrës duke përdorur një penel me ngjyrë të zi. Ai do ju bëjë të ngjani disa vite më e madhe në moshë sidomos nëse keni sy të vegjël. Ju këshillojmë të përdorni penelin ngjyrë kaf pasi krijon një efekt më të butë dhe i bën sytë të duken më të mëdhenj.

Baluket

Nëse doni të dukeni të reja dhe të freskëta, bëni

Pas të 40-ave, parukierët sugjerojnë zgjedhjen e një modeli flokësh me baluke, pasi kështu mund të krijoni një “look” të freskët. Ajo është gjithashtu  një mënyrë sesi të fshihni linat e holla në zonën e ballit.

Rimeli

Nëse doni të dukeni të reja dhe të freskëta, bëni

Rimeli është çelësi sekret për t’u dukur bukur pavarësisht rastit. Ju këshillojmë përdorimin e një rimeli i cili u jep qerpikëve volumin që dëshironi. Pas tij mund të aplikoni një tjetër rimel i cili u jep qerpikëve gjatësi dhe i mban të ngritura.

Buzëkuqi

Nëse doni të dukeni të reja dhe të freskëta, bëni

Buzëkuqët mat i thajnë buzët dhe i bëjnë të duken më të holla. Ato gjithashtu kanë tendencën të çahen më shpejt. Një alternativë e mirë që mund t’ju sugjerojmë është aplikimi i një zbutësi dhe më pas një buzëkuqi me shkëlqim.

Fondotina

Nëse doni të dukeni të reja dhe të freskëta, bëni

Formula e fondotinës është e rëndësishme, pasi me kalimin e kohës, rrudhat dhe linjat mund të bëhen më të dukshme nëse zgjidhni një produkt mat. Një opsion i mirë është aplikimi i një baze më të lehtë dhe hidratuese.

Ngjyra e flokëve

Nëse doni të dukeni të reja dhe të freskëta, bëni

Përzgjedhja e një ngjyre shumë të errët mund të mos ju shkojë me nën-tonin e lëkurës. Idealja do të ishte të analizonit se cilat ngjyra ju nxjerrin më mirë në pah fytyrën dhe tiparet.

 

Nga ideja për dasmë këtë verë, te planet për fëmijë të dytë / Sara i thotë të gjitha

Në rrjet qarkullojnë thashetheme se këngëtari Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë verë. Por vetë Sara tha se nuk ka asnjë plan konkret dhe se as këtë verë nuk do të ketë celebrim mes tyre.

“Nuk është e vërtetë nuk do martohemi këtë vit. Nuk kemi asnjë plan”, tha ajo gjatë një interviste.

Por, Sara nuk përgjigjet me “jo” kur pyetet nëse do të ketë edhe një fëmijë të dytë. Ajo u shpreh se bashkë me Ledrin e kanë menduar ta zgjerojnë familjen.

“Kemi menduar shpeshherë. Unë dëshirë kam të bëj dhjetë, por duke qenë se unë jam e vetmja që duhet t’i bëj nuk do ndodhë. Duke parë duke bërë. Dëshira është shumë e madhe që Poi mos të mbetet fëmijë i vetëm. Unë kam qejf t’i bëj një motër duke qenë se e kam dashur gjithnjë një motër dhe nuk e kam patur”, u shpreh Sara.

Në valixhe kishte 11 kg kokainë/ Pranga shqiptarit në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në portin e Fortezza-s në Itali sepse u kap me një valixhe me kokainë.

Sipas mediave vendase, shqiptari po udhëtonte së bashku me familjen me makinë drejt Sardenjës për pushime.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, efektivët gjetën valixhen e fshehur në sediljen e pasme të makinës, ku ishin ulur edhe fëmijët e tij.

Lënda narkotike u sekuestrua nga policia si provë materiale.

Vuçiç reagon për situatën në veri: Nëse na sulmojnë, nuk do të rrimë duarkryq

Në përgjigje të tensioneve, Serbia ka ngritur gatishmërinë e ushtrisë në nivelin më të lartë. Siç bëri me dije minstri serb i Mbrojtjes, Millosh Vucevic, më herët, presidenti Aleksandër Vucic kishte urdhëruar lëvizjen e njësive në drejtim të vijës kufitare me Kosovën.

Ndërsa vetë Vuçiç në një fjalim përpra mbështetësve të tij lajmëroi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa tha se Serbia nuk do të rrijë duarkryq përballë provokimeve.

“Sulmi ishte i qëllimshëm dhe vendet e Quintit heshtën. Ata po reagojnë tani që Kosova e ka mbaruar punën e saj. Nuk kemi pasur krizë më të rëndë se kjo, sapo të përfundojë ky tubim do të kemi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe kam frikëse do të ndodhin shumë të këqija.Unë do të luftoj për çdo sekondë paqeje të zgjasë më shumë, por në rast sulmi ndaj serbëve, ne nuk do të rrimë duarkryq, nuk do t’i dëbojnë dot serbët”, tha Vuçiç. 

BE dënon sulmet në veri të Kosovës: Nuk do të pranojmë lëvizje provokuese

“Bashkimi Evropian dënon shumë ashpër përleshjet ndërmjet Policisë së Kosovës dhe demonstruesve në veri të Kosovës, të iniciuara nga tentativa e kryetarëve të sapozgjedhur për të hyrë në ndërtesat komunale”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga shërbimi për shtyp i Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS).

“Të gjithë duhet të ndërmarrin hapa për të ulur situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë lëvizje të mëtejshme të njëanshme apo provokuese dhe ruajtja e paqes dhe sigurisë në terren duhet të jetë prioritet”, thuhet në deklaratë.

Reagimi nga Brukseli vjen pas zhvillimeve të së premtes në veri të Kosovës, kur kryetarët e zgjedhur në këtë pjesë të vendit, me asistimin e Policisë së Kosovës, tentuan të hyjnë në objektet zyrtare të komunave në Zubin Potok, Zveçam dhe Leposaviq.

Grupe qytetarësh, pjesëtarë të komunitetit serb në veri të Kosovës, kanë tentuar të pengojnë kryetarët të hyjë në këto objekte.

Katër kryetarë të komunave në veri të Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan), të nacionalitetit shqiptar, janë zgjedhur në zgjedhjet lokale, të mbajtura më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, të cilët kundërshtuan vendimin e Qeverisë së Kosovës për procesin e ri-regjistrimit nga targat ilegale serbe në ato RKS- Republika e Kosovës.

Në deklaratë, BE-ja kujton reagimin e Brukselit menjëherë pas këtyre zgjedhjeve, se ato “nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira”. Theksohet se zgjidhja mund të gjendet vetëm përmes dialogut të mirëfilltë ndërmjet të gjithë aktorëve kryesorë, të cilët përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – me ndihmën e BE-së.

Gjithashtu, BE-ja shpreh keqardhje për sulmin ndaj patrullave të EULEX-it dhe thotë se ky mision civil i Bashkimit Evropian duhet të lejohet ta kryejë mandatin e tij në mënyrë paqësore.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në orët e vona të pasdites, ka njoftuar se në zyrat e tyre kanë hyrë kryetarët e komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, komuna tëbanuara me shumicë serbe. Ata bënë betimin një ditë më parë.

Ai vlerësoi se policia ishte “profesioniste në trajtimin e grupeve të organizuara kriminale, të cilat synonin të pengonin procesin”./ REL

Kultivonin marijuanë në shtëpi/ Arrestohen dy shqiptarët në Spanjë

Policia spanjolle arrestoi dy të rinj shqiptarë, të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike në Gandia.

Dy 27-vjeçarët, sipas mediave spanjolle, e kishin përshtatur shtëpinë e tyre në një ambient për të kultivuar marijuanë, duke e pajisur me instalime elektrike dhe hidraulike që u shërbenin në këtë proces.

Shqiptarët u dërguan në paraburgimin e Gandias, ku presin të marrin masën ndëshkimore nga autoritetet, ndërsa efektivët sekuestruan në vendngjarje 50 bimë të rritura marijuanë, 33 kg sytha dhe 19 kg gjethe marijuana.

 

Tensionet në veri të Kosovës/ Blinken kritikon Kurtin: Ndrysho kursin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë sulmet e ndodhura sot gjatë ditës në veri të Kosovës, por thirrja shkon për kryeministrin Albin Kurti që të ndryshojë kurs për të qetësuar situatën.

Në një reagim zyrtar, Sekretari i SHBA, Antony Blinken deklaroi se këto situata vetëm sa rrezikojnë punën e bërë deri më tani për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe, nëse nuk ka reagim nga qeveria e Kosovës, marrëdhëniet e saj me SHBA do të lëkunden.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër rekomandimeve të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në reagimin e Blinken.