Aplikacion
Një çift shqiptar u arrestua në Selanik nga policia greke për trafik të lëndëve narkotike.
33-vjeçari dhe partnerja e tij 27 vjeçe, sipas mediave greke, kishin fshehur në bagazhin e makinës mbi 12 kg kokainë.
Hetimet shkuan përtej makinës. Policia greke gjeti edhe 25 parcela me lëndë narkotike brenda një të rezervuari, ku kishte 200 gr heroinë.
Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale.
3 mite për seksin oral që s’duhet t’i besoni mëSeksi oral është i rrethuar me mite të ndryshme, të cilat shumë çifte i kanë besuar për një kohë të gjatë. Ka nga ata njerëz që besojnë se një pije e shpejtë me lëng ananasi para se të praktikojnë këtë lloj seksi mund t’ju vijë në ndihmë. Por ja si qëndron e vërteta:
Sa më shumë lëng ananasi
Nuk ka nevojë të pini lëng ananasi para seksit oral – kjo nuk do të bëjë që ta shijoni më shumë atë. Megjithatë, konsumoni shumë pije tropikale pak ditë më parë, kjo po mund të ketë një efekt pozitiv, thonë ekspertët. Është e njohur se dieta dhe jetesa mund të ndikojnë në zgjedhjet e lëngjeve trupore, por rezultatet nuk mund të shihen menjëherë, thotë trapisti i seksit në Nju Jork, dr. Madeleine Castellanos.
Femrat nuk mund të arrijnë orgazmë nëpërmjet këtij akti
Harrojeni atë që keni dëgjuar. Është e mundur që gratë të përjetojnë orgazmë përmes seksit oral. Raportet tregojnë se rreth 80% e grave që kanë vështirësi të arriijnë orgazmën përmes marrëdhënie vaginale, mund ta arrijnë kënaqësinë nëpërmjet seksit oral. Stimulimi i klitorit, pavarësisht nga metoda, është efektiv në arritjen e qëllimit të dëshiruar.
Nuk ka rrezik për sëmundjet seksualisht të transmetueshme
Adoleshentët në të gjithë botën gabimisht besojnë se seksi oral nuk ka lidhje me SST. Një numër i konsiderueshëm i rasteve të sifilizit, janë për shkak të seksit oral të pambrojtur, sipas ekspertëve. Është e rekomanduar përdorimi i prezervativit për të ulur rrezikun e infeksioneve të padëshiruara. Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, zbuluan se rreziku rritet nëse ka ndonjë herpes në gojë.
Berisha: Në Shkodër iu dhanë 12 mln euro bandaveIsh-kryeministri Sali Berisha akuzon Partinë Socialiste se Bashkinë e Shkodrës më 14 maj e fitoi duke shpërndarë para te bandat, për të blerë votat më pas. Shuma e hedhur, sipas Berishës, kap vlerën e 12 milionë eurove.
Gjatë një interviste televizive, ai denoncoi edhe prezencën e anëtarëve të bandave në qendrat e votimit, sipas tij, për të orientuar votuesit për kë duhet të votonin.
“Në Shkodër, poll-et tona dhe poll-et e kundërshtarëve tanë, dilte me 12-14% përpara për ne. Përveç këtyre poll-eve, vetë kandidati kishte një organizatë sondazhesh nga Kosova e cila konfirmonte të njëjtat rezultate. Tre ditë para zgjedhjeve, socialistët në mjediset e tyre të brendshme deklaronin se e mbyllëm Shkodrën.
Informacionet e mia ishin këto, fillimisht i dërguan 2 milionë euro bandës kryesore, Bajrave për t’i shpërndarë. Nuk patën efektin që donin. Dhe më pas kanë dërguar 10 milionë euro. Kanë unifikuar në veprimtari kriminale 5 banda nga Dajçi në Dobraç dhe i kanë vërsulur duke ndarë para dhe rrëmbyer votat për qeverinë.
Para kësaj situate unë i kërkova Akil Krajës, drejtorit të kandidatit që do të instalohesh ditën e votimit në Velipojë sepse Pëllumb Gjoka, një problematik me një seri akuzash të rënda, por që thuhet se lan paratë e Olsi dhe Edi Ramës do të bëjë gjithçka për të ndërhyrë.
Akili shkoi në Velipojë. Qendra e votimit ishte me 4-5 banditë te dera me tatuazhe dhe zinxhirë floriri, vinte zgjedhësi e prisnin te dera, u hidhnin dorën në krah, i thonin diçka në vesh, e shoqëronin brenda dhe e prisnin derisa largohej. BMË e fundit e Pëllumb Gjokës pothuajse nuk kishte zënë derën e QV-së. Pëllumbi kishte shpërndarë njerëzit me makina me targa të huaja dhe e kishte vënë nën kontroll”, tha Berisha.
Artan Hoxha “shpërthen” ndaj Belerit: Qen bir qeni, i ka duart me gjak
Gazetari Artan Hoxha përdori një gjuhë të rëndë dhe akuzuese ndaj kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, teksa ishte përballë zëdhënësit të fushatës së tij, Skerdjan Dhuli në një studio televizive.
Sipas Artan Hoxhës, emri i Belerit nuk duhet të ishte fare pjesë e garës elektorale, duke e akuzuar për vrasje të dëshmorëve të atdheut dhe për djegie të flamurit të Shqipërisë.
Pjesë nga debati në studio:
Artan Hoxha: Po të mos ishte Rama, nuk kandidonte Fredi Beleri. Ai Fredi Beleri që ka duart me gjak. Ai qen bir qeni, ka djegur flamurin e Shqipërisë, Ai qen bir qeni nuk duhet të ishte atje. Ka vrarë dëshmorë të atdheut. Mbylle ore gojën, pusho aty! Më lër të mbaroj, po flas unë. Mbylle dhe qepe gojën, nuk të ndërhyva asnjë sekondë!
Skerdjan Dhuli: Mos më bërtit mua se unë nuk trembem!
Artan Hoxha: Boll të thashe, nuk të ndërhyra, mbylle gojën! Ja kam mbyllur gojën Sali Berishës dhe Edi Ramës, jo më ty.
Skerdjan Dhuli: I kam duart e pastra!
Artan Hoxha: Mbaji të pastra pra mos i bëj pis. Nuk të ndërpreva, pusho!
Prokuroria ka bërë një gafë tjetër. Të trembur dhe të kompleksuar nga diplomatët grekë, kishin dhënë gjithë letrat sekrete diplomatëve grekë. I pashë në mediat greke. E di cfarë pashë? Emrat e skuadrës operacionale të Tiranës? Si mund tja japësh këtë një vendi që je në konflikt të hapur? Që kryeministri, ministri i jahstëm, ministri mbrojtjes, kanë ngritur në këmbë nga Uashingtoni në Bruksel.
Bëj thirrje skuadrës që ka kryer këtë operacion, ka bërë detyrën, nëse ka shkelje e nxjerr gjyakta. Në rastin konkret kush ja ka dhënë një media në Greqi emrat e skuadrës operacionale? Unë them se ka video, por nuk e nxjerrim, sepse prishen hetimet. Si mund ta dalin emrat e skuadrës operacionale kur ata nuk njihen? Atyre u rrezikohet jeta. Nëse i ndodh gjë atij, unë ja kërkon Edi Ramës dhe Mitsotaqisit.
Skerdjan Dhuli: Atë dokument e kam edhe unë.
Artan Hoxha: E pra, nukj duhet ta kesh ti. Prokurori ka rrezikuar jetën e një skuadre të tërë.
Lajm i fundit/ Shpërthen tritoli në një fasoneri në Tiranë
Një fasonerie në Tiranë i është vendosur një sasi tritoli.
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në rrobaqepësinë që ndodhet në rrugën “Fadil Deliu” në zonën e Freskut, e cila është në pronësit të shtetasit italian Roberto Bingaido.
Nga shpërthimi është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, një makinë e parkuar aty pranë si edhe janë thyer disa xhama.
Motivet e ngjarjes nuk bëhen ende të ditura nga policia, ndërkohë që nuk ka persona të lënduar.
Vrau Arian Gosën/ Habib Rexha: Kishte hapur fjalë se do na vriste, isha i frikësuar
Zbardhet dëshmia e plotë e Habib Rexhës, i arrestuar për vrasjen e Arian Gosës disa ditë më parë në Kavajë për gjakmarrje.
Ai ka rrëfyer para grupit hetimor se planin për ekzekutimin e ka bërë pasi, sipas tij, ndihej i frikësuar nga kërcënimet me jetë prej Gosës.
Rexha ka treguar me detaje ku e gjeti armën e krimit dhe si rastisi më pas në lokal me Arian Gosën.
“Shtetasi i ndjerë Arian Gosa ka hapur fjalë në Kavajë dhe në lagjen ku banojmë ne se “do t’i vras malokët, nuk ju lë vend këtu”. Jam ndjerë i frikësuar dhe në ankth që ndonjë nga familjarët e mi mund të pësonte fatin e Altin Rexhës. Kam shkuar në Kukës dhe në kufi kam marrë kontakt me një shtetas kosovar dhe i kam kërkuar që të më gjeje një armë zjarri. Ai më ka siguruar një pistoletë te llojit “TT” të cilën ia bleva 200 euro. Në datë 21.05.2023 pasi kam ndenjur deri në ora 16.00-17.00 tek puna e vëllait Artur Rexha kam marrë makinën time të markës “Volksëagen” lloji “Tuareg”, me ngjyrë gri, me targa “AA488MC” dhe kam shkuar tek lokali ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë pistoletën e kisha me vete në xhaketë të maskuar dhe e kisha të mbushur. Kam dalë nga makina dhe kam shkuar tek shkallët e lokalit të shtetasit S. O ku kam vënë re që ndodhej shtetasi Arian Gosa i shoqëruar me një person tjetër të cilin nuk e njihja. Menjëherë më lindi ideja për ta vrarë, kam nxjerrë pistoletën dhe e kam qëlluar me një plumb në kokë dhe jam larguar me vrap në drejtim të makinës e cila ishte rreth 200-300 m larg vendit të pas me makinën time kam ikur në drejtim të qytetit të Durrësit, kam lënë makinën në zonën e Plazhit, mbaj mend që afër ishte një karburant “Gega Oil” në krahun e djathtë, dhe pasi lashë makinën, kam ikur në këmbë deri tek “Pista Liria” ku janë ca gurë dhe aty kam hedhur pistoletën në det”, ka dëshmuar Habib Rexha.
Më tej, ai ka shpjeguar edhe si u arratis nga vendi i krimit.
“Më pas kam ikur për në Kukës me autobusë të linjave, kam qëndruar deri ditën e sotme dhe vendosa që të vija të dorëzohem. Kam ardhur te shtëpia e vëllait Artur Rexha, kam ndërruar rrobat, kemi njoftuar shefin e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe jam dorëzuar te ai dhe punonjësit e policisë. Dua të ju them se kurrë nuk kam pasur ndër mend të vras shtetasin Arian Gosa, kemi pritur për tu pajtuar por meqënëse ai kishte përhapur fjalët që ju thash më sipër dhe në dy rastet që u përballëm rastësisht, më kërcënoi, mendova se ai do me vrasë ose mua ose vëllezërit e mi siç bëri vëllai i tij ndaj Altinit, kështu që për këtë arsye e vrava unë. Tashmë jam shumë i penduar por e bëra nga frika se mos humbja familjarët e tjerë”, ka dëshmuar ai.
Habib Rexha u vetëdorëzua në polici pas 48 orësh arrati, pas ndërmjetësimit të familjarëve të tij.
FOTO/ Edhe Taulant Balla fans i Luiz Ejllit
As kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duket se nuk bën përjashtim nga “turma” që pëlqen Luiz Ejllin, fituesin e edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”.
Në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, Balla ka postuar një foto së bashku me Luizin.
Deputeti socialist shoqërohet në tavolinë edhe nga vajza e tij.
“Me Melën dhe Luiz Ejllin”, shkruan Balla në “Instagram”.
Luiz Ejlli, pasi u shpall fitues i çmimit të madh, u bë pjesë e fushatës elektorale socialiste, qoftë duke u celebruar në martesë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ashtu edhe duke bërë thirrje që të votohej për Benet Becin në Shkodër.
Georgina dhe Ronaldo nuk janë më bashkë? Flasin miqtë: Së shpejti do të njoftojnë ndarjen
Gjithnjë e më shumë po shtohen zërat se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodrigues nuk janë më bashkë.
Një shkrim i medias portugeze “Gente” ditët e fundit të bën të mendosh që e vërteta është kështu.
Shkrimi përmban edhe një intervistë me Leo Caeiro, miku i nënës së Ronaldos, Dolores Aveiro, i cili pohon se çifti nuk është më bashkë.
“Besoj se Cristiano do ta shpallë së shpejti ndarjen dhe do të kërkojë respekt. Jam absolutisht i sigurt”, thotë ai.
Sipas tij, ndarja erdhi prej qëndrimeve gjithnjë e më egocentrike të Georginas. Për pasojë, ylli portugez është zhgënyer nga partnerja e tij.
“Georgina nisi të mburrej shumë, filloi të fokusohej vetëm te vetja dhe harroi se aty ishte një Ronaldo. Cristiano është një person krejt tjetër dhe ka një përplasje të madhe mes të dyve. Ato janë personalitete krejtësisht të ndryshme. Georgina në fillim ishte një person i ndjeshëm, por me kalimin e kohës papritur u bë një person që jeton vetëm për para, famë dhe video në Instagram”, shton më tej Leo Caeiro.
Madje, sipas tii, Georgina nuk shkon mirë as me nënën e Ronaldos, një tjetër arsye e fortë që e ka çuar çiftin drejt ndarjes.
EMRI/ E moshuara shqiptare përplaset për vdekje në Itali
Një 75-vjeçare shqiptare humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Granarolo dell’Emilia në Itali.
Siç raportojnë mediat italiane, e moshuara që u përplas për vdekje nga një makinë është identifikuar si Salie Gjonzelaj.
Ajo po ecte në rrugë në momentin që një 55-vjeçar italian humbi drejtimin e mjetit me të cilin po lëvizte, duke u përplasur fillimisht me shtyllat e ndriçimit e më pas duke dalë nga rruga.
Trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur pas disa orësh në rrugë, pas shqetësimit të familjarëve të saj pse nuk po kthehej në shtëpi.
Kejvina Kthjella heq dorë nga mediat shqiptare: Shihemi nga një cep tjetër i botës
Modelen Kejvina Kthjella nuk do ta shohim më në ekranet shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në profilin e saj zyrtar në “Instagram”, ku shpjegon se ky vendim vjen për arsye personale.
Kejvina, ish-banorja e “Big Brother Vip”, që u përjshtua nga shtëpia pas shuplakës që i dha Luizit, njofton se në plane ka projekte të tjera jashtë vendit.
“Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës”, shkruan Kejvina.