Aplikacion
Një projekt tjetër që do t’i bëjë bashkë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, duket se do të jetë një film.
Së fundmi janë zbuluar edhe detaje nga projekti. Moderatori Blendi Salaj ka treguar se Olta dhe Luizi do të kenë rolin e një çifti të dashuruar në film, i cili do të përmbajë intriga, dashuri dhe tradhti.
“Çifti më i madh ose më i rëndësishëm i momentit, mund të mos jetë Luiz-Kiara, por mund të jetë Luiz Olta. Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta. Vjehrrën mund ta luajë Kiara (them unë)”, tha ai.
Olta dhe Luizi ishin kundërshtarë brenda shtëpisë së “Big Brother”, por kanë shumë kimi me njëri-tjetrin, gjë e cila është pranuar publikisht nga të dy.
EMRAT/ Çifti shqiptar grabit shtëpinë e përmbytur në ItaliPolicia italiane arrestoi një çift shqiptarësh, të akuzuar për një grabitje të ndodhur në një nga shtëpitë e përmbytura në Emilia Romagna.
Referuar mediave italiane, shqiptarët Martin Faqolli 39 vjeç, që punonte si hidraulik dhe bashkëshortja e tij, Valde Dudi, 33 vjeçe, kishin shkuar për të ndihmuar në zonë.
Por më pas ata kanë grabitur një shumë prej 5.500 eurosh në një banesë.
Fajin përsipër para grupit hetimor e mori 39-vjeçari, i cili dëshmoi se paratë që kishin marrë ishin lënë në një shesh për t’u tharë dhe ata kishin rënë prej e tundimit.
Ndërsa gruaja deklaroi se nuk kishte dijeni për vjedhjen.
“Kush i mban lekët, ti apo gruaja?”/ Ylli Baka i tregon të gjithaI ftuar në një studio televizive, këngëtari Ylli Baka iu përgjigj disa pyetjeve që vinin nga publiku. Kureshtja e tyre mes të tjerash lidhej me “ekonominë” në shtëpinë e Ylli Bakës.
Ai zbuloi se peshën kryesore në këtë drejtim e ka bashkëshortja e tij, ndërkohë foli edhe për pasionin e tij për gatim dhe frikën e tij më të madhe.
Pjesë nga biseda:
-Kush e mban llogarinë në shtëpinë tuaj, ti apo gruaja jote?
Ylli Baka: Pse ti nuk e mban në shtëpi o zonjë? Po gratë e mbajnë llogarinë. Burrat punojnë, gratë llogarinë.
-I dorëzoni në shtëpi një më një, të gjitha një më një, kokërr më kokërr?
Ylli Baka: Po do mbajmë dhe ndonjë lek me vete se…
-Cila është fobia më e madhe? Nga çfarë ke më shumë frikë ti, kush të tremb?
Ylli Baka: Tërmeti është shumë…obobo!
-Jemi kuriozë, çfarë pjate është e preferuara jote dhe a dini të gatuani?
Ylli Baka: Njësh jam për të gatuar.
-Për shembull?
Ylli Baka: Sallata më pëlqen shumë.
-Sallata me çfarë? Gjëja më e vështirë?
Ylli Baka: Sallata jeshile dhe e dyta, si nga jugu që jam, nga Tepelena, na pëlqen një çikë ai mishi.
-I pjekur?
Ylli Baka: I pjekur, por jo shumë.
-Jo shumë, me pak raki Skrapari?
Ylli Baka: Edhe nga Përmeti.
-Gjatë koncerteve ju keni fansa edhe gra edhe burra. Ka më shumë gra apo burra nga fansat e tu?
Ylli Baka: Nuk i ndaj dot, por burra e gra.
-Po gruaja bëhet xheloze?
Ylli Baka: Jo, nuk bëhet xheloze.
Pesë zakone që po dëmtojnë dhëmbët tuajKush nuk e ka pasur zili atë ngjyrë të bardhë të dhëmbëve? Pyetje retorike sepse përgjigja është e qartë. Të gjithë e dimë se sheqeri, kafeja dhe zakone të tjera të tilla janë në gjendje të dëmtojnë dhëmbët. Por ndoshta ka zakone që edhe pse të shëndetshme, janë të afta t’ju dëmtojnë dhëmbët dhe nuk i keni ditur deri më sot.
Më poshtë kemi veçuar pesë zakone të shëndetshme që ndërsa i ndiqni për mirë, ato sillen dëmtojnë dhëmbët tuaj.
Stërvitje me pesha
Kur ngremë pesha, ne priremi të shtrëngojmë nofullën. Presioni i ushtruar mund të shkaktojë edhe dhimbje të përhershme në nofull, komenton Mark S. Wolff, dentisti përgjegjës në Spitalin Universitar Heidelberg, Gjermani.
Acidi tretës
A e dini se mund të shkaktojë dëmtime të përhershme në dhëmbët tuaj? Sipas Edmond Hewlett, DDS, një konsulent i Shoqatës Amerikane të Stomatologjisë dhe një profesor në Shkollën e Stomatologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, acidi nga sistemi tretës mund të përfundojë në gojën tuaj dhe të gërryejë smaltin e dhëmbëve.
Barnat
Ka shumë ilaçe që shkaktojnë dehidratim në gojë. Kjo mund të shkaktojë një problem të madh sepse dhëmbët kanë nevojë për pështymë për t’i mbrojtur ata nga acidet që shkaktojnë konsumim.
Ushtrime aerobike
Pas peshave edhe ushtrimet aerobike ndikojnë te dhëmbët. Sipas një studimi të fundit të kryer në Gjermani, shëndeti oral i atletëve të qëndrueshmërisë është më i keq se të tjerët që nuk bënin stërvitje. Të parët kanë më shumë gjasa të kenë nevojë për mbushje dhe kjo ndodh sepse ushtrimet reduktojnë pështymën, e cila përmban minerale që ushqejnë dhëmbët dhe neutralizojnë acidet që shkaktojnë probleme.
Larja e dhëmbëve
Jo, kjo nuk është shaka. Por larja e menjëhershme e gojës mund të jetë katastrofike. Sidomos pasi të keni pirë lëngje frutatsh ose verë të kuqe, këto mund të dobësojnë smaltin e dhëmbëve tuaj, thotë Wolff. Në mënyrë ideale, shpëlani gojën me ujë dhe lani dhëmbët pas 40 minutash.
Pandemia “çliron” skemën e sigurimeve, rritet numri i pensioneve të mbylluraPensionet e mbyllura për shkak të humbjes së jetës kanë shënuar rritje pas pandemisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në vitin 2022 u mbyllën 15.309 pensione pleqërie.
Ky ishte një nivel më i ulët se në vitin 2021, ku u mbyllën mbi 19,300 pensione, por ishte më i lartë se pensionet e mbyllura para pandemisë ku gjatë periudhës 2017-2019 dilnin nga skema e sigurimeve rreth 13 mijë pensionistë çdo vit mesatarisht.
Pas pandemisë numri i personave që dolën nga skema e sigurimeve për shkak të humbjes së jetës u rrit me rreth 25 për qind. Gjatë periudhës 2020-2022 dolën nga skema e sigurimeve 50,222 persona ose 10 mijë (25%) më shumë se mesatarja e 2017-2019).
Pandemia nxiti një mortalitet në të gjithë popullsinë gjatë viteve 2020, 2022 dhe shumica e tyre ishin në moshë pensioni. Mortaliteti i lartë mbi moshat 60 vjeç ndikoi në rritjen e përfituesve në skemën publike të sigurimeve.
Pavarësisht se numri i pensionistëve është në rritje të shpejtë, si rrjedhojë e procesit të plakjes së popullsisë, mortaliteti i lartë i krijuar nga pandemia i ka zbutur presionet për rritjen e pensionistëve që futen rishtas në skemë.
Numri i përfituesve në skemën publike të pensioneve gjatë vitit 2022 arriti në 686,923 persona ose mbi 13 mijë më shumë se në vitin 2021. Në vitin 2021 hynë rishtas në skemë vetëm pak më shumë se 7000 pensionistë, nga rreth 15 mijë në vit që ishin përfituesit e rinj para pandemisë.
Pavarësisht zhvillimeve të momentit që krijoi pandemia, numri i pensionistëve në vitet në vijim pritet të rritet si për ata që futen në skemë dhe ato që dalin nga skema për shkak se popullsia e vendit është futur në ciklin e plakjes së shpejtë.
Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërorë po tregojnë se numri i pensionistëve po shënon rritje më të shpejtë se numri i kontribuuesve. Në vitin 2022 për çdo përfitues kishte vetëm 1.1 kontribuues nga 1.2 që ishte ky raport në vitin 2018.
Në vitet e mëtejshme raporti kontribuues /përfitues do të përkeqësohet edhe me tej për shkak të zhvillimeve të pafavorshme demografike.
Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030 popullsia në moshe pune do të tkurret në mënyrë sistematike dhe nga ana tjetër numri i pensionistëve do të rritet me shpejtësi duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve.
Në vitin 2010, statistikat zyrtare të ISSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2022, u raportuan 686,923 të tillë.
Megjithëse këto zhvillime në vitin 2022 skema e sigurimeve shoqërore shfaqi qëndrueshmëri prej arkëtimeve më të larta nga kontributet. ISSH raporti të ardhura 133,3 miliardë lekë nga kontribute me një rritje vjetore 18%.
Si rrjedhojë subvencionet nga buxheti i shtetit për skemën e sigurimeve ishin 22,9 miliardë lekë me rënie 18 për qind nga viti 2021, ku buxheti e mbështeti nga të ardhurat e tjera skemën publike të pensioneve me rreth 28 miliardë lekë/ Monitor
FOTO/ Luiz Ejlli po përgatit një surprizë tjetër për fansatKëngëtari Luiz Ejlli, i cili mori edhe çmimin e madh të “Big Brother Vip Albania”, po përgatit një surprizë tjetër për ndjekësit e tij.
Pas këngës “2 shotsa” me Donald Veshajn, një tjetër këngë është në horizont.
Në “Instagram”, Luizi ka publikuar një foto nga shtëpia diskografike, ku po regjistron këngën e radhës, por nuk ka zbuluar detaje të tjera.
Basha i rikthehet jetës politike/ Bardhi: Nuk kam dijeni, të jepet llogari për skenarët
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu rikthye këtë të mërkurë jetës politike. Pas një shkëputjeje disamujore, Basha organizoi një takim me të rinjtë, të parin të tillë pas dorëheqjes dhe pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit.
“Mund t’iu kujtohet që tërheqja para një viti u bë për një interes të madh. Për të mos përçarë demokratët dhe për t’i dhënë një mundësi bashkimit të tyre. Nuk kam hequr dorë kurrë nga përgjegjësia për të mos lënë njerëzit në mes të rrugës dhe atyre që më kanë qëndruar në krah. Vendimi që kam marrë për të mos influencuar rrjedhën e ngjarjeve nuk do të thotë se jam stakuar nga interesi për këtë vend dhe PD-në. Kjo tërheqje më shërbeu për të parë te vetja ime dhe sa kohë e energji i kam dedikuar luftës që bëjmë me njëri-tjetrin dhe halleve të njerëzve. Kam dalë me një konkluzion se raporti duhet përmbysur. Politika nuk mund të jetë Big Brother. Niveli i debatit politik ka rënë masivisht, e kanë ulur me qëllim. Çfarë mund të debatosh me dikë që vendos tallava, apo me dikë që vetëm shpif shan e sulmon. Ftesa ime e parë është të ndryshojmë kulturën tonë politike. Mos të besojmë fjalët por veprat. Dua të më besoni se jam serioz për këtë platform”, deklaroi Basha.
Por kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi komentoi rikthimin e tij në një intervistë televizive, duke theksuar se Basha dha dorëheqjen për të mirën e demokratëve.
Nëse po luhen skenarë, Bardhi kërkoi që të jepet llogari për to.
“Nuk jap llogari për atë që bën Basha. Unë nuk jam analist. Aktiviteti i sotëm i Bashës nuk ka lidhje me organet e PD-së në sensin formal. Unë nuk jam zëdhënësi i Bashës. Leximi im është që çdo deputet mund të bëjë takime të tilla. E kam lexuar aktin e dorëheqjes së Bashës si shërbin ndaj demokratëve. Sot nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim. Secili që mund të ketë pasur skenarë të japë llogari për skenarë. Unë nuk kam qenë pjesë e asnjë skenari dhe nuk kam pasur dijeni për të tilla. Unë e kam besuar aktin që ka ndodhur ashtu si më është përcjellë. Besoj se ka qenë akt në interes të demokratëve. PD për shkak të largimit të Alibeajt nuk ka një drejtues në deyrë dhe më e larta në detyra është Tabaku si nënkryetare e parties”, u shpreh Gazment Bardhi.
Amerikania gjendet e vdekur në hostelin në Shkodër/ Dyshimet e policisëNjë 36-vjeçare amerikane u gjet e pajetë pasditen e kësaj të mërkure në një hostel në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër.
Sipas policisë, trupi i saj i pajetë u gjet nga nëna e saj, por nga hetimet paraprake, rezulton se ajo nuk është dhunuar, por shkak për vdekjen është bërë një mbidozë ilaçesh që dyshohet se ka marrë 36-vjeçarja.
Ajo ishte nga Texas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por jetonte me qira në Shkodër.
Kush ishte MBRETËRESHA LEGJENDARE Tina Turner
Tina Turner, lindur në Tenese më 26 nëntor 1939 ,filloi të performonte me grupin Kings of Rhythm të Ike Turner si adoleshente.
Ajo kishte dy fëmijë, një me Ike me të cilin u martua në vitin 1962. Si dyshe, hitet e Ike dhe Tina përfshinin Proud Mary dhe Nutbush City Limits.
Në vitin 1984, Turner publikoi albumin e tij solo ”Private Dancer” ku kënga e saj ”What’s Love Got to Do With It” kryesoi listat dhe fitoi tre çmime Grammy.
Në vitin 2018, ajo mori një çmim Grammy Lifetime Achievement. Turner jetonte në Zvicër me bashkëshortin e saj të dytë, Erwin Bach.
Në një intervistë të bërë kohë më parë ajo na tregoi më shumë për veten.
Cila është frika juaj më e madhe?
Unë kurrë nuk dua të kthehem prapa. Kam luftuar kaq shumë në jetën time, duhet të vazhdoj përpara.
Cili është kujtimi juaj më i hershëm?
Duke luajtur në pemën time të preferuar. Unë isha një djalë dhe gjithmonë grisja rrobat e mia, duke ngatërruar flokët.
Cila është tipari që të vjen keq për veten tënde?
Nuk ndjej keqardhje për asgjë për veten time, por jam një perfeksionist.
Cili është tipari që ju dënoni më shumë tek të tjerët?
Shumë herë kam pasur njerëz që përpiqen të marrin vendime për mua. Duke supozuar se ju nevojitej ishte një gabim i madh!
Përshkruani veten me tre fjalë
E sinqertë, e ashpër, qesharake.
Cila do të ishte superfuqia juaj?
Ndoshta të gjitha ato koncerte solo që kam bërë me taka 6 inç!
Çfarë ju bën të pakënaqur?
Kam humbur njerëzit e dashur shumë shpejt.
Çfarë nuk ju pëlqen më shumë në pamjen tuaj?
Asgjë. Femrat detyrohen të shikojnë shumë nga afër dhe të jenë kritike për pamjen e tyre. Burrat jo.
Kush do të luante ty në filmin e jetës tënde?
Angela Bassett tashmë e ka bërë këtë. Plus kam një ekip të “Tinas tim” që më luajnë në muzikalin tonë.
Cili është zakoni juaj më i pakëndshëm?
Shikimi i filmave horror njëri pas tjetrit.
Çfarë ju frikëson kur plakeni?
Asgjë. Kjo është aventura e plotë e jetës dhe unë e përqafoj dhe e pranoj çdo ditë me atë që ajo sjell.
Me cilin personazh të famshëm jeni të dashuruar?
Gjithmonë e kam dashur Mick Jagger. Më pëlqente kur bënim turne me Rolling Stones.
Do të zgjidhnit famën apo anonimitetin?
Doja famën dhe ia arrita. Tani, më pëlqen anonimiteti kur jam në pension.
Si ndihet dashuria?
Si një tharëse që shpërthen në stomak, përfundon aktorja me famë botërore.
Artistja e njohur, Tina Turner ka pas pësuar një tragjedi.
Turner ishte nënë e katër fëmijëve. Më i madhi i saj, Craig, vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri në korrik 2018 në moshën 59-vjeçare.
“Unë mendoj se Craig ishte i vetmuar, kjo është ajo që mendoj se e bëri atë më shumë se çdo gjë tjetër”, tha Turner në një intervistë një vit më vonë.
Dokumentari për jetën e këngëtares Tina Turner
Pas shkurorëzimit të saj nga bashkëshorti, Ike Turner, në vitin 1978, me të cilin Tina e kishte krijuar edhe grupin muzikor “Ike & Tina Turner”, ajo e bëri rikthimin më të mirë në historinë e muzikës duke e lansuar hitin “What’s Love Got to Do With It”. Kjo ishte kënga e saj e parë e cila u pozicionua në vendin e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira, “Billboard”, në vitin 1984.
Në trilerin e parë të dokumentarit, Turner dëgjohet duke folur për mungesën e nënës së saj që e kishte braktisur si fëmijë, derisa në prapavi dëgjohet melodia e hitit “Proud Mary”.
Intervistat intime me Turnerin në shtëpinë e saj në Zvicër, si dhe intervistat me yje të showbizit si Angela Bassett, Oprah Winfrey, Kurt Loder, Katori Hall dhe bashkëshorti i saj Erwin Bach, po ashtu përfshihen në këtë dokumentar, bashkë me pamje, foto dhe audio-incizime të cilat nuk janë shfaqur kurrë më parë për publikun.
Gjatë kohës sa ishte pjesë e grupit “Ike & Tina Turner”, nga viti 1960 deri më 1975, ajo i kishte realizuar 20 këngë të cilat shënuan suksese të mira në toplistën e 100 këngëve më të mira. Ndërsa si solo këngëtare, ajo i lansoi 40 hite të cilat i pozicionuan në maje të kësaj topliste, përfshirë këtu këngën “What’s Love Got to Do With It”.
Ky hit muzikor, në vitin 1985 ia pati fituar Turnerit 3 shpërblime të rëndësishme “Grammy”, në kategoritë të tilla si: “Kënga më e mirë e vitit”, “Incizimi më i mirë” dhe “Performanca më e mirë pop”. “What’s Love Got To Do With It” ishte pjesë e albumit “Private Dancer” të Tina Turnerit, dhe njihet si një prej këngëve të saja më të pëlqyera. Fillimisht, kënga i ishte ofruar këngëtarëve, Cliff Richard, Donna Summer dhe Bucks Fizz, para se Turner ta incizonte atë. Ndërkaq në vitin 1993, emri i këngës ishte shfrytëzuar si titull i filmit biografik të këngëtares së famshme amerikane.
Gjatë karrierës së saj të bujshme në muzikë, Turner i ka shitur më shumë se 100 milionë albume, i ka fituar tetë shpërblime “Grammy” dhe një çmim special i cili i nderon arritjet e saj në muzikë.
Këngëtarja 83-vjeçare kishte dalë në pension menjëherë pas përfundimit të turneut, “Tina! 50th Anniversary Tour”, i cili u përmbyll në vitit 2009, dhe nga atëherë është shfaqur në publik vetëm me rastin e ngjarjeve të caktuara.
Masakër me votat/ Shihni çfarë ka bërë PSD në PukëManipulim të votave gjatë numërimit në procesin zgjedhor të 14 majit ka pasur dhe këtë e fakton rinumërimi që Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve bëri këtë pasdite në vetëm pesë kuti votimi në Pukë, të kontestuara nga Aleanca Demokrastiane.
Ajo që vihet re është se për PSD e Tom Doshit janë numëruar më shumë vota nga sa realisht ishin hedhur në kuti. Shkelja është më flagrante në njërën prej kutive të votimit, ku nga 118 vota të hedhura për PSD, nga numërimi ka dalë sikur partia e Tom Doshit ka grumbulluar 190 vota, pra manipulim me 72 vota.
Shkelje në emër të PSD së Tom Doshit ka edhe në kuti të tjera, ndërsa në njërën prej pesë kutive të rinumëruara rezultoi se 64 vota të cilat ishin përllogaritur për Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet në fakt ishin të Partisë Republikane.
Gjetjet e plota të KAS pas rinumërimit:
𝐊𝐀𝐒 𝐤𝐞̈𝐪𝐲𝐫 𝐟𝐥𝐞𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝟓 𝐤𝐮𝐭𝐢 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐬𝐞̈ 𝐏𝐮𝐤𝐞̈
Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shyqrtoi bashkërisht kërkesën ankimore nr. 63, me ankues Partinë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe objekt “𝐾𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑠ℎ𝑡𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑛𝑟. 260, 𝑑𝑎𝑡𝑒̈ 16.05.2023 𝑡𝑒̈ 𝐾𝑍𝐴𝑍 𝑛𝑟. 07, 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎 𝑃𝑢𝑘𝑒̈, “𝑃𝑒̈𝑟 𝑚𝑖𝑟𝑎𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑎𝑏𝑒𝑙𝑒̈𝑠 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑏𝑙𝑒𝑑ℎ𝑒̈𝑠𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑧𝑢𝑙𝑡𝑎𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑧𝑔𝑗𝑒𝑑ℎ𝑗𝑒𝑡 𝑒 𝐾𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖𝑡 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎𝑘 𝑃𝑢𝑘𝑒̈”, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑢𝑎𝑟 𝑟𝑖𝑛𝑢𝑚𝑒̈𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑟𝑖𝑣𝑙𝑒𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑜𝑡𝑎𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑙𝑒𝑓𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑣𝑙𝑒𝑓𝑠ℎ𝑚𝑒” dhe kërkesën ankimore nr. 70, me ankues Partinë Aleanca Progresiste LZHK dhe objekt “𝐾𝑒̈𝑟𝑘𝑒𝑠𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑟𝑖𝑛𝑢𝑚𝑒̈𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑢𝑡𝑖𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝐾𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖𝑡 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎𝑘 𝑛𝑟. 0408, 0415, 0422, 0424, 0425, 0430. 𝑁𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑎𝑏𝑒𝑙𝑒̈𝑠 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑏𝑙𝑒𝑑ℎ𝑒̈𝑠𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑧𝑢𝑙𝑡𝑎𝑡𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝐾𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖𝑡 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎𝑘 𝑃𝑢𝑘𝑒̈, 𝑠𝑖𝑝𝑎𝑠 𝑟𝑒𝑧𝑢𝑙𝑡𝑎𝑡𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑖𝑛𝑢𝑚𝑒̈𝑟𝑖𝑚𝑖𝑡”.
KAS pranoi provat e depozituara nga pala ankuese dhe vendosi të këqyrë fletët e votimit në kutitë e votimit për këshill bashkiak me nr. 0422/00, 0425/00, 0415/00, 0415/01, 0430/00.
Nga këqyrja e fletëve të votimit rezultoi:
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës nr. 63 dhe nr. 70, si edhe korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit (TPR) për këshillin e bashkisë Pukë, sipas gjetjeve të dala nga këqyja e fletëve të votimit të bërë nga KAS.
Gjithshtu, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 68, me ankues Partinë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe objekt “𝐾𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑠ℎ𝑡𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑛𝑟. 86, 𝑑𝑎𝑡𝑒̈ 16.05.2023 𝑡𝑒̈ 𝐾𝑍𝐴𝑍 𝑛𝑟. 76, 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎 𝑃𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑡, “𝑃𝑒̈𝑟 𝑚𝑖𝑟𝑎𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑎𝑏𝑒𝑙𝑒̈𝑠 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑏𝑙𝑒̈𝑑ℎ𝑒𝑠𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑧𝑢𝑙𝑡𝑎𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑧𝑔𝑗𝑒𝑑ℎ𝑗𝑒𝑡 𝑒 𝐾𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑠𝑒̈ 𝑃𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑡”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së nr. 76, Përmet.
Kërkesa ankimore nr. 73, me ankues Partia Aleanca Demokristiane, dhe objekt “𝐾𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑠ℎ𝑡𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑛𝑟. 196, 𝑑𝑎𝑡𝑒̈ 18.05.2023 𝑡𝑒̈ 𝐾𝑍𝐴𝑍 𝑛𝑟. 80, 𝐺𝑗𝑖𝑟𝑜𝑘𝑎𝑠𝑡𝑒̈𝑟. 𝑆ℎ𝑝𝑎𝑙𝑙𝑗𝑎 𝑒 𝑝𝑎𝑣𝑙𝑒𝑓𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑒 𝑧𝑔𝑗𝑒𝑑ℎ𝑗𝑒𝑣𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑄𝑉 𝑛𝑟. 4310, 𝑄𝑉 𝑛𝑟. 4262, 𝑄𝑉 𝑛𝑟. 4242 𝑒𝑡𝑗., 𝑛𝑗𝑒̈𝑠𝑖𝑎 𝑧𝑔𝑗𝑒𝑑ℎ𝑜𝑟𝑒 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎 𝐺𝑗𝑖𝑟𝑜𝑘𝑎𝑠𝑡𝑒̈𝑟”, do të shqyrtohet ditën e Premte, datë 30.05.2023.