zoom

Day Archive6 arsye pse vagina mban erë të pakëndshme sipas gjinekologëve

Ka disa raste kur aroma e vaginës nuk konsiderohet “normale”. Faktorët e jashtëm si djersa, materiali i të brendshmeve, ashtu dhe faktorët e brendshëm si sëmundjet seksualisht të transmetueshme, bakteret apo luhatjet homonale mund të jenë përgjegjëse për aromën e pakëndshme aty “poshtë”. Më poshtë do të lexoni faktorët e jashtëm që ndikojnë në aromën e vaginës
1. Ushqime alkaline si shpargu, hudhra dhe erëzat e forta si kerri
Vagina zakonisht ka një pH acidik, kështu që çdo ushqim ose produkt që ndryshon pH potencialisht do i ndryshojë dhe aromën.
2. Antibiotikët
Marrja e antibiotikëve mund të ndryshojë bakteret natyrale të vaginës, të shkaktojë infeksione maja dhe si rezultat t’u japë sekrecioneve një erë të rëndë karakterisitike.
3. Vitaminat
Vitamina B është ajo që mund të shkaktojnë arome të çuditshme “aty poshtë” veçanërisht nëse jeni duke marrë një mori të multivitamina.
4. Një gjendje e rrallë e quajtur trimethylaminuria.
5. Periodat
Vagina mund të ketë një shije më “metalike” pak para periodave për shkak të gjakut që përmban hekur.
6.Sekrecionet normale janë pa erë, por nëse ndjeni një aromë të rëndë, do të thotë që pH i vaginës suaj ka ndryshuar dhe numri i baktereve është shumuar. Ndryshimet në ngjyrë gjithashtu (e verdhë. Jeshile, si gri e errët) paralajmërjnë praninë e një infeksioni, por vetëm një gjinekolog mund ta përcaktojë se çfarë i shkakton këto ndryshime.

Kërcënon Rusia: Bota po i afrohet një apokalipsi bërthamor

Presidenti rus, Vladimir Putin mbrojti luftën e nisur në Ukrainë. Gjatë një ceremonie për ndarjen e çmimeve shtetërore në Kremlin, Putin pranoi se Rusia po kalon kohë të vështira, por shtoi se e gjitha kjo po bëhet për të mbrojtur qytetarët rusë.

“Shpesh na thuhet dhe e dëgjojmë se Rusia ka nisur një lloj lufte. Unë u them jo. Rusia me një operacion special ushtarak, po përpiqet ta ndalojë këtë luftës që po zhvillohet kundër nesh, kundër njerëzve tanë, disa prej të cilëve për shkak të padrejtësive historike përfunduan jashtë kufijve të shtetit historik rus, por nuk kanë reshtur së qeni populli ynë. Rusia po bën gjithçka për t’i mbrojtur ata”, tha Putin.

Nga ana tjetër, Dmitry Medvedev, numri dy i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë përdori tone më kërcënuese, kur paralajmëroi botën për një apokalips bërthamor.

“Bota po i afrohet një apokalipsi bërthamor. Lidhur me sulmet e raportuara në rajonin e Belgorod, unë mund të them se sulmuesit meritojnë të zhduken nga faqja e dheut si minjtë”, u shpreh ai.

 

Kiara i përket të shkuarës? Vajza me bikini përqafohet me Butrint Imerin

Historia e dashurisë mes Kiara Titos dhe Butrint Imerit, një nga më të përfolurat e që u rikthye në vëmendje veçanërisht gjatë ditëve që moderatorja ishte në shtëpinë e “Big Brother Vip”, duket se i përket të shkuarës.

Jo vetëm Kiara ka nisur një jetë të re me Luiz Ejllin, por në rrjet po aludohet që edhe këngëtari Butritn Imerin po përjeton një romancë të re. Dyshimet nisën pas një fotoje të postuar nga Butrinti, ku shfaqet duke përqafuar një vajzë 22-vjeçare, të veshur me bikini.

Vajza ‘misterioze; që ka pozuar krah këngëtarit është nga Venezuela dhe quhet Emily Acevedo.

 

 

Autobusi me nxënës del nga rruga, 3 persona në spital

Një aksident rrugor u regjistrua në orët e mbrëmjes këtë të martë, me pasojë plagosjen e tre personave.

Në aksident u përfshi një autobus me nxënës, që po kthehej nga Ohri. Në aksin Librazhd-Elbasan, drejtuesi i autobusit humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.

Përplasja fatmirësisht rezultoi e lehtë dhe vetëm tre nga nxënësit u dërguan në spital per ndihmë mjekësore. Ata nuk kanë marrë dëmtime serioze dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Pse ikin mjekët? Studiuesit: Janë të keqpaguar

Për më shumë se tre dekada, emigracioni në Shqipëri është në një shkallë të lartë dhe bazuar në të dhënat e INSTAT, sot rreth 38% e popullsisë jeton jashtë vendit. Studiuesit konstatojnë me shqetësim se emigrimi po merr formën e asaj që quhet “rrjedhje e trurit”, dhe se rreth 40% e flukseve emigratore në dhjetë vitet e fundit kanë këtë tipar.

Një prej elementëve të tij është largimi i mjekëve nga vendi. Një studim i fundit i botuar në faqen e Universitetit të Sussex-it, në Britaninë e Madhe, sjell një panoramë shqetësuese të asaj që ndodh sot në sistemin shëndetësor shqiptar. Një prej autorëve të këtij studimi Ilir Gëdeshi, thotë për Zërin e Amerikës se ai bazohet në pyetësor dhe intervista me mjekë të larguar nga vendi në 30 vitet e fundit.

Ai sjell gjetje mbi arsyet e emigrimit të mjekëve, ku vendin kryesor me mbi 50% e mbajnë ato ekonomike të ndjekura nga edukimi, dhe pasiguritë mbi të ardhmen në Shqipëri.

Në rast se shohim grupin e parë të faktorëve, del standardi i jetesës dhe përmirësimi i kushteve të punës. Dhe nëse do të shohim arsimimin, theksi vihet tek arsimimi personal. Ndërsa faktori i tretë ka të bëjë me atë se si e shohin ata të ardhmen në Shqipëri. Rreth 10% nuk shohin perspektivë në Shqipëri dhe prandaj mendojnë se emigrimi është rrugëzgjidhja më e mirë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ilir Gëdeshi, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në Tiranë.

Sipas këtij studimi, largimi i mjekëve nga vendi, është përshkallëzuar vitet e fundit. Në atë që ai e konsideron diaspora e prej më shumë se 2500 mjekëve, bëjnë pjesë ata të larguar në vitet 90, kryesisht në SHBA, me mundësi të pakta për ta ushtruar profesionin, studentët që përfundojnë studimet për mjekësi jashtë vendit dhe nuk kthehen në Shqipëri, që përbëjnë 1/3-ën e tyre, si dhe mjekët e larguar gjatë viteve të fundit, me destinacion vendet e BE kryesisht Gjermaninë dhe Italinë.

Janë të paktën 2500, që mund të jenë jashtë vendit. Shifrat mund të jenë dhe më të larta. Urdhëri i mjekut gjatë 5 viteve të fundit raporton, 800 mjekë të larguar nga Shqipëria. Burimi i dytë i informacionit do të ishin të dhënat e OECD-së, që bëjnë fjalë për një mijë mjekë nga Shqipëria që ndodhen në vendet e tjera. Por këtu nuk raportohen ata mjekë që kanë marrë nënshtetësinë e vendit pritës. Burim i tretë urdhëri i mjekut në vendet pritëse. Gjermania përshembull, deklaron se janë mbi 980 mjekë në vitin 2021, nga Shqipëria rreth 6 herë më shumë se në vitin 2012”- vijoi Ilir Gëdeshi, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në Tiranë.

Zëri i Amerikës bisedoi më disa mjekë brenda dhe jashtë vendit mbi gjetjet e këtij studimi. Ata mendojnë se ai është një këmbanë alarmi për autoritetet. Sipas tyre, sistemi i pareformuar dhe i keqfinancuar shëndetësor në vend, ka bërë që mjekët të punojnë në kushte të papërshtatshme dhe të mos ofrojnë shërbim cilësor.

Autoritetet kanë marrë masa duke rritur pagat e punonjësve në sistemin shëndetësor, për të frenuar largimet e mjekëve, por sipas këtij studimi, paga është një prej arsyeve të largimit, por jo kryesorja.

Mjekët ikin, sepse sipas këtij studimi por dhe të tjerëve para tij, nuk janë të kënaqur me kushtet e punës, me sigurinë në punë, me opsionet që u ofrohen në Shqipëri për të patur një karrierë profesionale që zhvillohet sipas rregullave të lojës dhe me ndershmëri. Nëse shihet vetëm paga, problemi nuk merr zgjidhje. Sot mjekësia nuk ofrohet vetëm nga njohuritë e mjekëve, sot mjekësia është teknologji. Nëse nuk ka udhëzues të praktikës klinike, të përshtatura me mundësitë që ka sistemi, nëse nuk ka protokolle të trajtimit të sëmundjeve, edukim në vazhdim për t’i zbatuar këto, nëse nuk ka medikamente të fjalës së fundit, mjeku nuk mund ta ushtrojë profesionin si duhet”- u shpreh për Zërin e Amerikës Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik.

Autorët e studimit mendojnë se largimi i mjekëve është një goditje e rëndë për sistemin shëndetësor në kushtet kur Shqipëria ka tregues të ulët të numrit të mjekëve për banorë, 188 për 100 mijë banorë, kur në vendet e BE është 374 dhe në Gjermani 446. Ajo renditet ndër vendet e fundit në rajon dhe Europë.

Një element tjetër i studimit lidhet me arsyet që do të rikthente mjekët në vend, që gjithashtu janë pak a shumë të njëjta me ato të largimit, ndër të tjera kushtet ekonomike, stabiliteti politik, lufta ndaj korrupsionit dhe reformimi i sistemit shëndetësor.

Duhet investuar më shumë në sistemin shëndetësor, në raport me PBB, duhet një reformim i këtij sistemi, që të luftohet nepotizmi, korrupsioni, të rritet numri i studentëve të mjekësisë, dhe të bëhen përpjekje që ky emigrim të kthehet në qarkullues, duke bashkëpunuar me vendet pritëse të mjekëve”- vijoi Ilir Gëdeshi, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në Tiranë.

Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik, i cili punon në Gjermani, prej disa vitesh, kur flet për ndikimin politik në çështjet e organizimit dhe të drejtimit të mjekësisë, si një prej kushteve që vendosin mjekët për t’u kthyer në Shqipëri, sjell përvojën e tij personale.

Kur flas me kolegët në Shqipëri, për fat të keq më thonë se ndiejnë politizim të tejskajshëm në sistemin shëndetësor dhe mbi të gjitha kontrollin përmes strukturave që ka ngritur partia në pushtet. Madje miq të mi më thonë se edhe kur më ndjekim në rrjete sociale nuk mund të komentojnë ose të bëjnë pëlqime në statuset e mia se i kontrollojnë shefat”- vijoi Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik.

Ndërsa mjeku toksikolog në Spitalin Amerikan në Tiranë Alban Haxhi, vë theksin te vështirësitë që kanë hasur ndër vite studentët e mjekësisë për t’u specializuar, megjithë disa lehtësira të kohëve të fundit.

Janë lehtësuar kohët e fundit, por deri para pak viteve ka qenë shumë e vështirë, të arrije një specializim. Dhe kjo bëhej përmes miqësive, s’ka patur konkurencë, kishte kritere penalizuese me qëllim që të fitonte ai që ishte paracaktuar. Këta janë faktorë që e vështirësojnë punën por dhe mungesa e trajnimeve e minispecializimeve. Shumë prej tyre mjekët i kryejnë jashtë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Dr.Alban Haxhi, mjek toksikolog në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Si mjek që disa vite ka drejtuar një prej shërbimeve të urgjencës në vend, zoti Haxhi, veçon disa mangësi të sistemit, pavarësisht përmirësimeve.

Ajo që vihet re, është mungesa e theksuar e aparaturave, dhe aty ku janë, kanë probleme, s’kemi dhe stafin e kualifikuar për t’i mirëmbajtur. Këto i penalizojnë mjekët për të qenë funksionalë. Shpeshherë ne bëjmë një analizë mjekësore, nuk bëjmë një tjetër, i dërgojmë në sektorin privat, një shërbim e mbulojmë, një jo. Shpeshherë dhe disa analiza të tjera që nuk bëhen fare në Shqipëri i dërgojmë jashtë. Janë disa hallka që e bëjnë shumë të vështirë diagnostikimin e sëmundjes dhe e vështirësojnë punën e mjekut”- vijoi Dr. Alban Haxhi mjek toksikolog në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Largimi i mjekëve drejt vendeve të zhvilluara është një fenomen që ka prekur dhe vende të Ballkanit, kjo edhe për shkak të kërkesave në rritje në disa vende të BE, kryesisht në Gjermani.

Por në Shqipëri pasojat e këtyre largimeve janë më të mëdha për shkak të dobësive të sistemit shëndetësor dhe numrit të ulët të mjekëve për banorë.

Sipas përllogaritjeve të ekspertëve të fushës, për të përgatitur një mjek duhen 20 vite, ndaj dhe shqetësimi për largimin e tyre nga vendi, konsiderohet një këmbanë alarmi. Shpenzimet e Shqipërisë për shërbimet publike në shëndetësi, sipas këtij studimi që i referohet të dhënave të Eurostat janë më të ulëtat në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë, 3.2% të PBB-së në raport me 5 apo 6 % në Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë, apo me mesataren prej 8.1% në BE.

Sot mjaft qytetarë shtrojnë pyetjen nëse është e drejtë që vende me nivel të lartë varfërie si Shqipëria të pagujanë shtrenjtë për edukimin e mjekëve që më pas ata të largohen për të plotësuar boshllëqet në sistemet shëndetësore të vendeve të pasura?

Përgjigja e kësaj pyetje sipas studiuesve gjendet në lirinë e funksionimit të kërkesës dhe ofertës në tregjet globale si dhe në përpjekjet serioze të autoriteteve qeveritare për të frenuar largimin e mjekëve nga vendi./Zëri i Amerikës

Vrasja e Arian Gosës/ Policia shoqëron shokun që ndihmoi Habib Rexhën

I akuzuar si bashkëpunëtor, policia shoqëroi në komisariat për të marrë në pyetje edhe shokun e Habib Rexhës, Ervis Kurti.

Dëshmia e Habib Rexhës, i cili akuzohet se vrau me plumb në kokë Arian Gosën për hakmarrje, nxori në pah se pas ngjarjes, ai është ndihmuar nga një shok i tiji për t’u larguar nga Durrësi në drejtim të Kukësit.

Përmes dëshmisë së tij, grupi hetimor pritet të zbulojë më shumë detaje rreth vrasjes në Kavajë.

 

 

Protestë në Athinë për Fredi Belerin/ Flet vëllai i tij: Do të luftojmë padrejtësitë

Përpara ambasadës së Shqipërisë në Athinë u protestua pasditen e kësaj të marte, në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është në burg për shit-blerje votash.

Protesta u organizua nga “Unioni i Himariotëve”, ku pjesë ishte edhe vëllai i kryebashkiakut, i cili deklaroi se do të vazhdojnë të luftojnë me padrejtësitë.

“Ne luftuam me shtetin, me një regjim dhe fituam. Vëllai im është persekutuar për 15 vite nga shteti shqiptar, dhe ai është mësuar tashmë. Por ai do vazhdojë të luftojë që padrejtësitë të dalin në dritë”, tha Beleri.

Protesta zhvillohet një ditë pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e “Arrestit në burg” për Fredi Belerin.

 

 

 

Britania e Madhe ashpërson ligjin për emigrantët: Duhet të mbrojmë shërbimet publike

Britania e Madhe do të ndërmarrë masa të tjera më të ashpra për të mbajtur nën kontroll valën e emigrantëve.

Ministrja e Brendshme, Suela Braverman tha në një deklaratë për mediat britanike se çdo studenti të huaj nuk do t’I lejohet të tërheqë në Britaninë e Madhe pas një periudhe familjarët, siç ka ndodhur deri më sot.

“Ne kemi parë një rritje të paprecedentë në numrin e anëtarëve të familjeve të studentëve që hyjnë në vend me viza. Kjo është gjëja e duhur që duhet të bëjmë që të na lejojë që të mbrojmë më mirë shërbimet tona publike, duke mbështetur ekonominë tonë”, deklaroi ajo.

Sipas ligjit aktual, studentët e huaj që shkojnë për studime në Britaninë e Madhe munden që pas një periudhe minimalisht 9 muaj, mund të tërheqin edhe partnerët ose anëtarë të tjerë të familjes.

Por sipas qeverisë, falë kësaj lehtësie numri i këtyre anëtarëve të familjes së studentëve është rritur tetëfish që nga viti 2019, duke arritur në 136,000 vitin e kaluar.

Për këtë arsye në ligj do të bëhen ndryshime, që do të hyjnë në fuqi nga janari i vitit 2024.

 

Surpriza e Jorit dhe Vis Pupës/ Së shpejti në një projekt bashkë: Hajt për hajër!

Modelja Jori Delli dhe aktori i humorit, Elvis Pupa, të dy ish-banorë të “Big Brother VIP”, së shpejti do t’i shohim në një projekt së bashku.

Idenë e projektit e zbuluan të dy ata bashkë në një postim në “Instagram”, por duke mbajtur sekret detajet.

Megjithatë, të dy paralajmërojnë se pritja e fansave do t’ja vlejë.

Biseda mes Jori Dellit dhe Elvis Pupës:

Jori Delli: Vis Pupa, ta bëjmë një projekt bashkë? Një bashkëpunim?

Elvis Pupa: Çfarë projekti për shembull?

Jori Delli: Tashi të mos japim edhe shumë informacione…

Elvis Pupa: Po si do e marrin vesh këta kur ne nuk japim informacione?

Jori Delli: Po do presin pak.

Elvis Pupa: E morët vesh? Do prisni pak fare, kini pak durim, edhe… Zjarr!

Jori Delli: Zjarr fare!

Elvis Pupa: Hajt për hajër!

Për të ndjekur të plotë videon e dy ish-banorëve të “Big Brother”, mund të klikoni në link.

 

Politikë me famën: Sa ndikoi Luiz Ejlli në fushatën e PS në rrjetet sociale

Përpara mbylljes së natës finale të spektaklit televiziv ‘Big Brother VIP Albania 2’, drejtuesja Arbana Osmani njoftoi se ‘vëllai i madh’ kishte përgatitur një surprizë të fundit për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili u shpall dhe fitimtari i këtij edicioni që zgjati plot 133 ditë.

I veshur me një kostum të zi dhe këmishë të bardhë, këngëtari u nis drejt tarracës së bashkisë së Tiranës, ku mes familjarëve dhe miqve të ftuar, ai kurorëzoi lidhjen e tij me prezantuesen televizive, Kiara Tito, duke u martuar në një ceremoni të udhëhequr nga kryetari dhe kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

Ceremonia e martesës, pjesë e spektaklit me audiencën më të madhe gjatë këtij sezoni televiziv, u transmetua live edhe në faqjen Veliajt në rrjetin social ‘Facebook’.

“LIVE nga tarraca e Bashkisë së Tiranës📍, për të kurorëzuar dashurinë e Kiarës dhe Luizit👩‍❤‍💋‍👨,” shkruante Veliaj.

Video e martesës së Luizit dhe Kiarës ka marrë 472,714 shikime dhe ka gjeneruar gati 24 mijë ‘like’, ‘share’, ‘emoji’ dhe komente, duke u kthyer në postimin me anagazhimin më të lartë të audiencës gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit.

Të dhënat e analizuara nga BIRN nëpërmjet aplikacionit ‘Crowdtangle’ tregojnë që kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryetarët e partive dhe drejtuesit politik të qarqeve, i përdorën gjerësisht rrjetet sociale për të komunikuar me zgjedhësit dhe për të transmetuar materiale propagandistike.

Në total, kandidatët për kryetarë bashkie realizuan gati 9 mijë postime në 4 javët e fushatës, duke gjeneruar më shumë se 32.8 milionë shikime video dhe 6.3 milionë ndërveprimeve me ndjekësit e rrjetit social ‘Facebook’.

Një rol të rëndësishëm gjatë kësaj fushate luajtën dhe tre liderët kryesorë politikë – Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët regjistruan në total 18 milionë shikime dhe 3 milionë ndërveprime.

Ndërkohë, 18 drejtuesit politikë të qarqeve, pa përfshirë qarkun Tiranë ku kandidatët për bashkinë ishin dhe drejtuesit politikë të qarkut, regjistruan 6.7 milionë videoshikime dhe gati 2 milionë ndërveprime në ‘Facebook’.

Crowdtangle është një aplikacioni i kompanisë Meta, pronare e Facebook dhe Instagram, që mundëson analizimin e dhënave të faqeve publike në rrjete sociale.

Majtas, jo djathtas  

Gjithsej 40 parti dhe koalicione me 144 kandidatë për kryetarë bashkie dhe rreth 23,700 kandidatë për këshilltarë bashkiakë garuan në zgjedhjet e 14 majit. Nëpërmjet Crowdtangle, BIRN monitori faqet publike në Facebook të 127 kandidatëve për kryetarë bashkie, 6 kryetarë partish politike dhe 18 drejtues politikë qarqesh të subjekteve kryesore që garuan në zgjedhje, Partisë Socialiste, koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.

Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, arriti një fitore gati plebishitare në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke zgjedhur kandidatët e saj në drejtimin e 53 bashkive nga 61 njësi të qeverisjes vendore në total.

Të marrë së bashku, kandidatët e Partisë Socialiste kanë qenë dhe më aktivët në rrjetet sociale, duke gjeneruar gjatë fushatës zgjedhore 3.1 milionë ndërveprime të kombinuara me ndjekësit në Facebook dhe 16 milionë shikime në videot e postuara.

Kandidati socialist me gjurmën më të madhe sociale në Facebook gjatë zgjedhjeve ishte Erion Veliaj, i ndjekur nga Gledian Llatja, Emiriana Sako dhe Safet Gjici.

Kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë të marrë së bashku kanë pasur gjysmën e ndërveprimeve të rivalëve të tyre socialistë në Facebook. Të dhënat e Crowdtangle tregojnë se gjatë fushatës zgjedhore, ata regjistruan 1.4 milionë ndërveprime dhe 11.8 milionë shikime të videove të tyre.

Kandidati me më shumë shikime dhe ndërvepim të videove ishte Belind Këlliçi, i ndjekur nga Igli Cara dhe Bardh Spahia.

PS-ja ishte subjekti më i votuar edhe në këshillat bashkiakë, ku siguroi 46.9% të votave dhe 757 mandate këshilltarësh.Një rol të rëndësishëm në fushatën për zgjedhjet vendore në rrjetet sociale kanë luajtuar dhe liderët kryesorë politikë.

Mes tyre më me ndikim ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet faqjes së tij me më shumë se 1.6 milionë ndjekës në Facebook, ka gjeneruar 2.2 milionë ndërveprime dhe 11 milionë video të shikuara gjatë fushatës zgjedhore.

Pas Ramës, në garën virtuale në mediat sociale renditet Sali Berisha me 4.5 milionë shikime video dhe 631 mijë ndërveprime dhe Ilir Meta me 2.3 milionë shikime video dhe 166 mijë ndërveprime.

Efekti Ejlli

Big Brother Vip Albania është një garë televizive e bazuar në formatin televiziv holandez me të njëjtin emër të krijuar nga John de Mol, i cili ndjek një grup pjesëmarrësish VIP të izoluar në një shtëpi të ngritur enkas. Çdo javë një nga pjesëmarrësist nxirret nga shtëpia në bazë të votave të publikut. Garuesi i fundit i mbetur në garë fiton një çmim prej 100 mijë euro.

Luiz Ejlli u shpall më 6 maj fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Albania VIP. Me profesion jurist, këngëtar dhe ish-diplomat, përpara se të fitonte ‘Big Brother’, Ejlli ka fituar edhe edicionin e 44 të Festivalit të Këngës në RTSH dhe në vitin 2006, ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Edhe pse një personazh i njohur, pjesëmarrja në spektaklin ‘Big Brother’ i solli famë dhe vëmendje Ejllit gjatë kohës që ai ishte i mbyllur në të ashtuquajturën ‘shtëpia më e famshme në Shqipëri’. Mbështetja ndaj Ejllit ishte gati fanatike në qytetin e tij të lindjes, Shkodër dhe në veri të Shqipërisë, ku një seri posterash u shfaqën në mbështetje të tij gjatë periudhës që ai ishte pjesë e spektaklit.

Popullariteti i Ejllit nuk shkoi pa u rënë në sy liderëve të Partisë Socialiste të përfshirë në fushatën zgjedhore, në mënyrë të veçantë pasi ai falenderoi gjatë spektaklit kandidatin socalist për bashkinë Shkodër, Benet Becin.

Ish-deputet i Partisë Socialiste në qarkun Shkodër, Beci më herët ka drejtuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Në një rrëfim plot ‘lot dhe qurre’ në gjysëmfinalen e Big Brother, Ejlli rikujtoi një moment të vështirë nga jeta e tij, kur kishte mbetur pa punë dhe Beci i ishte gjendur duke i ofruar një post si specialist në KESH.

“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran,” ka deklaruar Ejlli, duke shpjeguar se Beci e kishte punësuar në korporatën publike, KESH duke u bazuar tek kriteri i origjinës së përbashkët.

“Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën,” shtoi ai.

Pas daljes nga ‘Big Brother’, me 11 maj, Ejlli udhëtoi  drejt Shkodrës për t’iu bashkuar fushatës së Benet Becit. Në një video të postuar në Facebook nga kandidati socialist, Ejlli nuk i kurseu fjalët e mira për punëdhënësin e tij të dikurshëm.

“Kur kisha vërtet nevojë për dikë, i vetmi njeri që sinqerisht më hapi telefonin ishte Benet Beci,” thotë Ejlli, nën tingujt e këngës së fushatës elektorale të kandidatit socialist me titull, “Si ke ndje”.

“Është njeri i mirë, do jetë njeri i mirë, dhe juve do ju ndihmojë gjihtësecilit me të gjitha mundësitë që ka,” shtoi ai.

Kjo video e postuar nga Beci ka marrë 549,467 shikime në Facebook dhe ka gjeneruar më shumë se 21 mijë ndërveprime, duke u renditur si postimi i dytë më popullor nga kandidatët për kryebashkiakë gjatë fushatës, i tejkaluar vetëm nga dasma e Ejllit me Kiara Titon në tarracën e bashkisë së Tiranës.

Ndikimi i Ejllit në fushatën e socialistëve nuk është kufizuar vetëm në postimet e kandidatëve. Të dhënat e ‘Crowdtangle’ të analizuara nga BIRN, tregojnë se më shumë 1 mijë e 300 lajme janë postuar nga mediat online në lidhje me deklaratat e tij për Becin dhe martesën e kurorëzuar nga Erion Veliaj. Këto lajme kanë gjeneruar më shumë se 125 mijë ndërveprime në Facebook./ Reporter.al