Aplikacion
Himariotët që ndodhen në Greqi do të ngrihen në protestë të martën, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për të lënë në burg kryetarin e Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
Protesta është thirrur nga Unioni i Himariotëve përmes një statusi në “Facebook” dhe do të zhvillohet para ambasadës së Shqipërisë në Athinë.
Vendimi i gjykatës për Belerin, sipas tyre është i padrejtë.
“Qeveria shqiptare, kundër çdo koncepti ligji, vendosi sot të vijojë burgosjen për kryebashkiakun e Himarës, Fredis Beleris dhe shtetasin Pantelis Kokavesis. Përballë këtij zhvillimi, Unioni i Himariotëve do të ushtrojë të gjithë fuqinë që mundet që bashkatdhetarët tanë të lirohen ashtu siç e meritojnë.
Ftojmë të gjithë himariotët që jetojnë në Athinë por edhe çdo vorioepirot, çdo heladit, çdo qytetar të Greqisë dhe Shqipërisë që e kupton këtë padrejtësi të bashkohet me ne në protestën paqësore që po organizojmë të martën e datës 23 maj në orën 06.00 të pasdites në a. Ambasada Shqiptare e Athinës ( Nr. Vekiareli 7, Filothei).
Le të japim të gjithë së bashku mesazhin se praktikat e shigurimit nuk do të mbeten pa përgjigje”, thuhet në postimin e Unionit të Himariotëve.
Aksident i rëndë në Tiranë/ Humb jetën 17-vjeçari
Një aksident i rëndë rrugor u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Baldushk të Tiranës.
Sipas njoftimit të policisë, një 17-vjeçar humbi jetën si pasojë e përplasjes me makinën tip “Benz” që po drejtonte.
Adoleshenti humbi kontrollin e mjetit dhe më pas u përplas në mënyrë fatale me bordurën anësore të rrugës.
5 ushqimet që zbehin dëshirën për seks
Ushqimi dhe seksi duket se kanë një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin. Ashtu sikurse ka ushqime afrodiziake që nxisin epshin, po ashtu ka edhe ushqime të cilat ulin dëshirën seksuale. Në qoftë se keni kohë që njiheni me dikënd dhe mendoni se ka ardhur momente për të patur marrëdhënie intime, bëni mirë të mos konsumoni ushqimet e mëposhtme, gjithmonë nëse nuk doni të bëni figurë të keqe para tij/saj.
Soja dhe nënproduket e saj: Burrat as që duhet ta çojnë në mendje të hanë nënproduktet e sojë para seksit, pasi jo vetëm ul nivelin e testosteronit, por zbeh dukshëm dëshirën për seks.
Alkooli: Alkooli mund të ndikojë pozitivisht në vetëbesimin, por negativisht në aftësinë seksuale. “Alkooli në fakt redukton nivelet e testosteronit dhe ndikon negativisht në funksionin seksual”, thonë mjekët.
Ushqimet e përpunuara dhe mielli i bardhë: Ushqimi i përpunuar dhe mielli i bardhë nuk përmbajnë pothuajse asnjë vlerë ushqyese – të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme janë larguar prej tyre. Për shembull, në krahasim me drithërat integrale, mielli i bardhë përmban deri në tri të katërtat më pak zink, që është thelbësor për funksionimin normal të organizmit. Konsumi i miellit të bardhë mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës dhe diabetit eventual që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disfunksionit erektil.
Frutat si boronica, luleshtrydhet dhe mjedrat përmbajnë sasi të mëdha të pesticideve që imitojnë estrogjenin dhe në këtë mënyrë mund të ndikojnë negativisht në dëshirën seksuale.
Uji i ndenjur në shishe: Ka shumë arsye pse duhet të shmangni ujin e ndenjur në shishe, pasi substancat e gjetura në shishet plastike janë fajtori më i madh për problemet shëndetësore. Substancat e dëmshme kimike bisfenol A, e njohur si BPA, mund të çojë në mosfunksionim seksual, uljen e numrit të spermatozoideve te meshkujt dhe qelizat vezore te femra.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përfshi në një debat të ashpër me gazetarin Denis Dyrnjaja në një studio televizive, pas deklaratave të këtij të fundit se zgjedhjet e 14 majit nuk u vodhën, siç pretendon opozita.
Por sipas Nokës, deklaratat e tij nuk qëndrojnë dhe paralajmëroi se shumë shpejt do të publikohen provat që e faktojnë këtë.
Pjesë nga debati:
Noka: Këto janë dokrra. 1.3 milionë zgjedhës janë syrgjynosur nëpër qendra të ndryshme. E faktuar kjo. 180 mijë zgjedhës kanë shkuar në QV dhe i thanë që nuk e kanë emrin aty. Nuk ka kurrë pjesëmarrje 100%. Ne prandaj kemi propozuar votimin e detyrueshëm.
Dyrnjaja: Nuk janë vjedhur zgjedhjet. Janë manipuluar por jo vjedhur. Rezultati nuk ndryshon nga ajo që pretendoni ju. Më sill prova këtu, nuk shoh prova. Ma sill një të vetme.
Noka: Do dalin, janë me qindra provat. Do i nxjerrë OSBE-ja.
Dyrnjaja: Mazhoranca ua la dopio gjashtën në dorë. Le t;i tërhiqnit komisionerët nëse do ishte kështu rezultati, por po prisnit rezultat.
Noka: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet ne. Nuk je në terezi ti zotëri. Duhet të të bëj restart se je bllokuar komplet.
Dyrnjaja: Unë nuk kam problem, le të shfryjë.
Noka: Unë hyra në zgjedhje pa logo mor zotëri.
Dyrnjaja: Mos të hyje, hyre për të fituar meqë e more këtë vendim.
Humbi Shkodrën/ Bardh Spahia: Ishte e pamundur të fitoje, ndërhyri krimi
Demokrati Bardh Spahia akuzon mazhorancën se ka ndërhyrë në bashkëpunim me krimin në zgjedhjet lokale dhe për këtë arsye, sipas tij, opozita e kishte të pamundur të fitonte.
Duke bërë një analizë për rezultatin humbës të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Shkodrës, ku edhe garonte vetë, Spahia tha në një intetvistë televizive se si më 14 maj, në asnjë proces tjetër zgjedhor nuk është manipuluar vota.
“Ne po bëjmë analizën tonë. Se çfarë mund të kishim bërë ne më mirë edhe si kandidat, edhe si koalicion, edhe si struktura. Por ajo që mendoj është e qartë tashmë për këdo tashmë, jo vetëm për shkodranët, se ky ka qenë një proces zgjedhor praktikisht i shkatërruar nga ndërhyrjet e strukturave të shtetit në koordinim të plotë me strukturat kriminale në territorin e bashkisë së Shkodrës, që e bëri një operacion krehtësisht të pamundur fitoren e opozitës në këto zgjedhje.
Pra ka qenë një katastrofë, një shkatërrim i plotë i procesit zgjedhor. Unë kam marrë pjesë në disa zgjedhje si lokale ashtu edhe parlamentare, por asnjëherë si këtë herë nuk kam parë të përfshirë shtetin si koordinator mes institucioneve të veta dhe krimit të organizuar”, tha Bardh Spahia.
Lulzim Basha do të rikthehet në krye të PD?
Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i grupimit demokrat që ai drejtonte, nisën aludimet se kjo është pjesë e një strategjie politike dhe se vendin e tij do ta zërë shumë shpejt Lulzim Basha.
Por a beson në rikthimin e tij në krye të PD Belind Këlliçi, që garoi nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës?
Në një studio televizive, Këlliçi deklaroi se kjo është jashtë çdo logjike.
Nuk e besoj, mbetet në kuadrin e gojëdhënave. Nuk e besoj se kjo do të ndodhë. Nuk besoj se ka njeri me logjikë normale që mund të pranojë këtë tezë. Nuk e besoj, nuk dua ta besoj. Më duket absurde”, u shpreh Belind Këlliçi.
Pas Noizyt, Luizi bashkëpunim muzikor edhe me Stresin?Fansat po presin një bashkëpunim muzikor mes Noizyt dhe Luiz Ejllit, e konfirmuar nga të dy në një koncert pas mbarimit të “Big Brother Vip”.
Por, i hapur për bashkëpunime me Luizin është edhe reperi tjetër Stresi, i cili në një intervistë televizive ka deklaruar se kur bëhet fjalë për art, lihen mënjanë politka dhe çdo gjë tjetër.
Moderatorja: Po një bashkëpunim muzikor me Luizin do vinte?
Stresi: Për muzikë, jam i hapur edhe për bashkëpunime. Muzika është diçka ndryshe nga Big Brother dhe nga politika.
Moderatorja: Domethënë Keisi dhe Kiara presin ndonjë baladë!
Stresi: Jo unë i kam mbyllur baladat për këtë vit.
Rama falenderon qytetarët që nuk votuan: Keni meritën kryesore
Në ndalesën e tij të radhës në Dibër, në vijim të turit të falenderimeve pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, kryeministri Edi Rama falenderoi qytetarët që nuk dolën të votojnë.
Gjatë gjithë fushatës së tij, Rama bënte thirrje për qytetarët që më mirë të mos dilnin të votonin fare, sesa, sipas tij, të hidhnin votën për koalicionin Berisha-Meta.
Në fakt, një thirrje kjo ndryshe nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë sepse në kohë zgjedhjesh apeli që bëhet për qytetarët është të ushtrojnë vullnetin e tyre të lirë me votë, siç bëhet në një shtet normal me nivel demokracie.
“Falenderoj ato që nuk kapërcyen ylberin dhe nuk dolën të votojnë, që nuk e ndyen votën për një koalicion që ka ngrënë shuplakën më të rëndë nga shqiptarët, por edhe atyre që nuk votuan. Unë jam i bindur që kjo disfatë monumentale dhe skandaloze e atyre që e kanë marrë peng Shqipërinë, nuk është disfata e atyre që nuk mendojnë si ne, por e një grushti njerëzish. Më keq nuk ka, por nëse do ketë edhe më keq, akoma më shpejt do vijë dita kur të normalizohet jeta politike dhe për këtë meritë kryesore e kanë ata që nuk votojnë”, deklaroi Edi Rama.
Maji i përgjakur: Vrasjet horror që ndodhën në Shqipëri në 20 ditët e para të muajit
Maji i “përgjakur” ka qenë ndër titujt e përhershëm në mediat shqiptare dhe as këtë vit nuk do të ketë përjashtim. Krimi në familje, në rrugë, në shkollë me protagonistë shqiptarët vazhdon të na shoqërojë në përditshmëri.
Fillimisht, ishte lajmi i vrasjes së të miturës Xhesika Malaj nga babai i saj në Itali që tronditi të gjithë vendet e Mesdheut. Taulanti, vrau edhe një shtetas italian, për të cilin thotë se ka qenë dashnori i gruas së tij.
Por edhe në Shqipëri përgjakja vazhdoi. Më 2 maj, një 51-vjeçar, i sapokthyer nga Anglia vrau qiramarrësin e tij pas një debati për qiranë. Pronari i shtëpisë në lagjen “Skënderbegas” i kishte thënë emigrantit të pagunte qiranë dhe të lironte pronën dhe ky i fundit kishte refuzuar.
Më 17 maj, një burrë vrau kunatën e tij me sëpatë në kokë për arsye banale në një fshat të Elbasanit. Nga “ofendimi” se ajo i kishte thënë atij impotent e deri tek mospërgatitja e drekës në kohë, asnjë arsye nuk është pranuar për vrasjen horror të gruas.
Më 20 maj, një 15-vjeçar u vra nga moshatarët e tij me thikë, pas ndërhyrjes në një debat për të afërmin e tij. Ai humbi jetën në spital pas disa thikave të marra në zemër.
Ndërkohë vetëm një ditë më parë, një vrasje hakmarrëse ndodhi në Kavajë, ku një i riu goditi pët vdekjen vëllanë e vrasësit të tij, të cilët kishin ndërruar të dy jetë në mars të këtij viti.
Maji dhe muajt e tjerë pasues përcaktohen gjithmonë si të përgjakshëm në vendi tonë, pasi shoqërohen gjithmonë me humbje jete nga situata makabra.
Risia e WhatsApp/ Tashmë mesazhet e dërguara mund t’i redaktoniAplikacioni WhatsApp, i përdorur gjerësisht në mbarë botën, vjen me një risi.
Për të gjithë përdoruesit e tij tashmë do të ofrohet mundësia që të redaktojnë mesazhet e tyre, edhe pasi i kanë dërguar ato.
Një mesazh mund të editohet deri në 15 minuta pas dërgimit, duke e mbajtur shtypur atë dhe duke klikuar mbi opsionin “Edit”.
Pas këtij veprimi, marrësi i mesazhit do të kuptojë që mesazhi është i korrigjuar, por jo çfarë ndryshimesh janë bërë.
“Për momentet kur bëni një gabim ose thjesht ndryshoni mendje, tani mund të modifikoni mesazhet tuaja të dërguara në WhatsApp”, tha aplikacioni i mesazheve në pronësi të Meta Platforms Inc (META.O) në një postim në blog të hënën.
Ky opsion do të jetë në dispozicion të përdoruesve gjatë javëve të ardhshme.