zoom

Day ArchiveMitsotakis dominon zgjedhjet. Partia e tij fiton bindshëm në rezultatet paraprake

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Greqi dëshmojnë për një fitore dërrmuese të partisë “Demokracia e Re” e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis.

Kjo parti ka marrë 41 për qind të votave, e ndjekur nga Syriza e Alexis Tsipra me 20 për qind, e më pas PASOK me 12.23 për qind të votave. Pjesën tjetër e kanë marrë 4 parti më të vogla. Informacionet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duket se është duke u formuar një Parlament pesëpartiak.

Pas rezultateve paraprake, Kyriakos Mitsotakis doli në një konferencë për mediat ku tha se qytetarët ia kanë besuar qeverisjen partisë “Demokracia e Re” Ai u zotua të ndjekë të gjitha procedurat e parashikuara nga Kushtetuta.

Mitsotakis i përçoi një mesazh partisë së tij duke thënë se nuk do të tolerojë sjelljet arrogante.
Sipas parashikimeve të ligjit zgjedhor, sa më pak parti të hyjnë në Parlament, aq më shumë favorizohet partia e parë.

Mundësia e dukshme e qeverisë, sipas rezultateve të exit poll-it, por edhe integrimit të rezultateve zyrtare, është ajo e një qeverisjeje të përbashkët “Demokracia e re”-PASOK , e cila po të mblidhen përqindjet e tyre mund të arrijnë në 52%. Një qeveri e dy partive mund të formojë një qeveri me mbështetjen e 156-161 deputetëve./ Zoom.al

Vrasja e sotme në Kavajë, del fotoja e autorit të dyshuar/ Policia 10 mijë euro shpërblim

31-vjeçari që shihni në foto është shpallur në kërkim nga policia, si autor i dyshuar i vrasjes së sotme në Kavajë. Bëhet fjalë për Habib Rexhën.

Habib Rexha rezulton të jetë vëllai i Altin Rexhës, që u vra në mars gjatë konfliktit me Edmond Gosën, vëllain e viktimës së sotme.

Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për qytetarët që japin informacione, të cilat do të bëjnë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së Arian Gosës në Kavajë.

“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi,”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Vrasja në Kavajë/Pamje e trishtë, viktima ishte me babain në lokal në momentin e ekzekutimit

Arjan Gosa u ekzekutua me një plumb në kokë në një lokal pranë shkollës “24 Maji” në Kavajë.

Në momentin e vrasjes, Gosa ka qenë bashkë me babanë e tij kur një person është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Në foton e siguruar shihet momenti i trishtë, kur babai është pranë të birit të vrarë.

Tirana shkatërron Laçin dhe marshon drejt titullit kampion, Partizani beson deri në fund

Tirana arriti të fitonte pastër në transfertën e Laçit me shifrat 1-3. Pas barazimit në derbi me Partizanin, pritej që kjo të ishte pengesa më e madhe e bardhebluve, megjithëse nuk rezultoi e tillë.

Florent Hasani hapi takimin me një super gol nga distanca në pjesën e parë. Teksa kurbinasit po provonin me të gjitha mënyrat për të barazuar, Ardit Hila do të dyfishonte shifrat në minutën e 65.

VAR e rishikoi rastin për thuajse 4 minuta pasi dyshohej për pozicion jashtë loje të Abazajt në nisjen e aksionit, megjithëse vendimi nuk ndryshoi dhe goli u quajt i rregullt.

Vetëm pak minuta më vonë Hila shënoi dopietë pas asistit të Abazajt. Në minutën e 90 vendasit ngushtuan diferencën me Guindo.

Nga krahu tjetër Partizani ia doli kundër Vllaznisë për të fituar 2-1. Rrapaj dhe Sota do të shënonin në pjesën e parë, ndërsa Bekim Balaj ngushtoi diferencat.

Ky ishte goli i dytë në kampionat për Balajn dhe të dyja golat i ka realizuar kundër Partizanit, por këtë herë jo me penallti, por me kokë.

Në ndeshjet e tjera, Bylis u ndal në barazim 1-1 me Kukësin, Egnatia mposhti 3-2 Erzenin, ndërsa Teuta fitoi 1-0 ndaj Kastrioti. /zoom.al/

37-vjeçari shqiptar vdiq në burg në Zvicër, IML nuk zbulon shkaqet e humbjes së jetës

Ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk kanë mundur të përcaktojnë shkakun e vdekjes së Briken Hoxhës, i cili ndërroi jetë mëngjesin e 17 korrikut 2021 në burgun Champ Dollon la Brenaz në Gjenevë të Zvicrës.

Trupi i pajetë i 37-vjeçarit u zhvarros pak javë më parë, bazuar në një vendim të gjykatës së Tiranës, e cila urdhëroi prokurorinë të vijonte hetimet për rastin dhe i la detyra konkrete.

Në dokumentin dorëzuar institucionit të akuzës, ekspertët e mjekësisë ligjore shprehen ndërsa të tjera se “për shkak se ka kaluar kohë e gjatë nuk janë të gjendje të përcaktojnë shkakun e vdekjes.

Ndërsa theksojnë se në eshtrat e Briken Hoxhës, nuk janë konstatuar thyerje, megjithatë janë në pamundësi të përcaktojnë nëse ndaj tij është ushtruar ose jo dhunë, çka mund të ketë sjellë për pasojë edhe vdekjen.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për këtë rast pas kallëzimit të Rafael Hoxhës, babait të 37-vjecarit, i cili pretendonte se i biri nuk kishte asnjë problem shëndetësor, ndërsa ngrinte dyshime për rrethanat e vdekjes së tij në burg.

Disa muaj pas marrjes së këtij kallëzimi, prokuroria kërkoi pushimin e dosjes, por gjykata e ktheu çështjen për rigjykim, përderisa kostatoi se hetimet nuk ishin kryer të plota.

Vdekja e Briken Hoxhës është trajtuar me herët në emisionin “Në shënjestër”, por ende edhe sot nuk ka një përgjigje nga drejtësia, se çfarë ka ndodhur me 37 vjeçarin brenda ambienteve të burgut në Zvicër.

Autoritetet e këtij shteti, nuk i janë përgjigjur deri me tani letër porosisë së dërguar nga prokuroria shqiptare, ku kërkohen të dhëna për rrethanat në të cilat ndërroi jetë i riu shqiptar, ndërsa priste lirimin nga burgu.

Identifikohet viktima në Kavajë, dyshohet për hakmarrje. I vëllai iu vra dy muaj më parë( Detaje)

Një vrasje me armë zjarri u shënua pasditen e sotme në Kavajë, ku Arjan Gosa, 48 vjeç mbeti i vrarë. Viktima ndodhej në një lokal, në momentin kur u qëllua për vdekje me një plumb në kokë, në prani të babait të tij.

Në foto: Babai pranë trupit të pajetë të djalit, Arjan Gosa

Ndonëse në ambjentin në fjalë ndodheshin edhe qytetarë të tjerë, autori nuk u step për të marrë shënjestër. Zoom.al mëson se më pas, ai u pa në lagjen nr.1, duke u larguar me vrap nga vendngjarja, teksa mbante një qese në dorë.

Viktima është vëllai i Armand Gosës, ku pas një konflikti për motive të dobëta me Altin Rexhën, mbetën të dy të vrarë. Ngjarjen e sotme policia e lidh me atë të 29 marsit, duke bërë me dije se pistë kryesore mbetet hakmarrja.

Në foto: (Në të majtë) Armand Gosa dhe (Në të djathtë) Sali Rexha

Por si ndodhi ngjarja e marsit?

Ka qenë Gosa që ka plagosur fillimisht me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë. Altin Rexha e kishte ndryshuar emrin në Sali Rexha, po kështu, edhe Edmond Gosa në Armand Gosa, teksa fisi i tij mbahej si “i fortë” në Kavajë.

Ky i fundit njihej si person problematik në qytet, i dënuar më parë për plagosjen e rëndë të Gent Gjuzit me kazmë, i cili vdiq më pas në spital.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të nisur më parë, ndërsa më 29 mars u takuan “për t’u sqaruar”.

Të dy vdiqën në vend, Rexha në sy të fëmijës. Fqinja e tij tregoi momentin kur djali pa të atin të gjakosur në mes të rrugës. Mjaftuan vetëm 3 minuta që debati të përfundonte tragjikisht./ Zoom.al

Të shtëna me armë në një lokal në Kavajë, vritet me një plumb në kokë një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Kavajë. Mësohet se Arjan Goda, 48 vjeç ka mbetur i vrarë. Ai ka qenë në një lokal në Kavajë dhe është qëlluar me armë zjarri. Autori ende i paidentifikuar.

Mësohet se viktimë është vëllai i Edmond Gosës, i vrarë në muajin mars të këtij viti. Në muajin mars mbetën të vararë Edmond Gosa nga Kavaja dhe Altin Rexha.

Por si ndodhi ngjarja?

Gosa që ka plagosur fillimisht me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë.

Altin Rexha i cili ka ndryshuar emrin në Sali Rexha, ka qenë me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit.

Gjithashtu edhe Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin në Armand Gosa, teksa fisi i tij mbahet si “të fortët” në Kavajë.

Ky i fundit, njihet si person problematik në qytet, i dënuar më parë për plagosjen e rëndë të Gent Gjuzit me kazëm, i cili vdiq më pas në spital. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të nisur më parë, ndërsa më 29 mars janë takuar “për t’u sqaruar”.

Zgjedhjet në Greqi/ Momente epike të qytetarëve me kal e qen drejt kutive të votimit

Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Greqi, ku po garojnë disa parti për 300 vende në Kuvend.

Procesi zgjedhor ka nisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele dhe gjatë ditës janë shënuar disa momente gazmore.

Sipas mediave vendase, ndër momentet virale janë pamjet e një zotërie të moshuar që nxitoi në një qendër votimi me qenin e tij, banorët e Larisës duke votuar nën tingujt e një klarinete dhe një fermeri që shkoi me një kalë dhe një gomar në një votim.

I moshuari nxitoi të ushtronte të drejtën e votës në një shkollë në Athinë me qenin e tij. Në fakt, “votuesi” me katër këmbë ka pritur me durim jashtë ekranit që pronari i tij të shkonte në kutinë e votimit. Kur burri arriti te kutia e votimit, ai ngriti qenin në krahë dhe së bashku hodhën fletën e votimit në kutinë e votimit.


Me kalë dhe i shoqëruar nga një gomar i vogël, fermeri 50-vjeçar erdhi në qendrën e votimit të shkollës së mesme speciale Argolida, në Nafplio, për të votuar në zgjedhje.

Siç shkruan faqja argolikeseidhseis.gr, Aristides Tsirikos zgjodhi këtë mënyrë për të protestuar për situatën politike në Greqi.

Tsirikos shoqërohej me kalë nga dy të dashurat e tij gjermane, të cilat ndodheshin në Greqi me pushime dhe donin ta mbështesnin në këtë protestë të veçantë.

Por edhe një sërë ngjarjes të tjera:

El Clasico edhe në merkato, Reali dhe Barcelona në garë për të nënshkruar me yllin e City-t

Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit kanë piketuar Joao Cancelo-n.

“Sport1” raporton se “Los Blancos” janë futur në garë për futbollistin portugez, i cili është në huazim te Bayern.

Për futbollistin e krahut në garë është edhe Barcelona, ndërsa Arsenali po e monitoron prej kohësh.

Cancelo është në pronësi të Manchester Cityt, por është i huazuar në Bayern Munich, i cili nuk e ka ndërmend ta blejë kartonin e tij dhe lojtari do të rikthehet në “Etihad Stadium” në verën që vjen.

Natyrisht, trajneri Pep Guardiola nuk llogarit më në shërbimet e tij dhe përfaqësuesi portugez do të largohet nga kampionët e Anglisë, me mundësi qëndrimi në Premier League ose transferimi në La Liga. /zoom.al/

Ngjarje e rëndë në Itali/ Shqiptari plagos disa herë me thikë gruan

Një tjetër ngjarje e rëndë në një familje shqiptare ka ndodhur në Itali, pasi një 42-vjeçare është plagosur rëndë nga i shoqi pas një debati.

Sipas mediave itlaiane ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tyre, ndërsa pas plagosjes me thikë burri është arratisur nga banesa edhe pse u arrestua vetëm pak më vonë nga autoritetet.

Gruaja raportohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi ka marrë 3 plagë me thikë në gjoks dhe ka pësuar dëmtim në mushkëri.

Sakaq, burri 54-vjeçar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim teksa autoritetet italiane kryejnë hetimet.