Aplikacion
E gjithë bota është mahnitur nga paraqitja e Dua Lipës në Festivalin e Kanës. Me këtë rast, ajo bëri publike edhe romancën e saj me regjisorin e saj.
Në krah të Duas ishte i dashuri i saj i ri, Romain Gavras. Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer ish-it të Duas, Anwar Hadid, i cili ka reaguar në Instagram.
Ai ka postuar një ‘selfie’, ku ka shkruar: “Po mundohem të mos e gjej atë dhe ta vras”.
Ndjekësit dyshojë se ky reagim vjen pas lidhjes së Duas. Kjo e fundit dhe Anwar ishin në një lidhje për më shumë se dy vite.
Raporti Durham:Obama i dinte planet e Klintonit për të fyer Trump mbi ngjarjet e fshehta me RusinëIsh-presidenti Barack Obama dhe drejtori i tij i inteligjencës kombëtare, James Clapper, u informuan të dy në vitin 2016 mbi raportet se kandidatja e atëhershme presidenciale Hillary Clinton planifikoi të shpifte për Donald Trumpin duke pretenduar se ai po bashkëpunonte me Rusinë për të fituar zgjedhjet, sipas raportit përfundimtar. nga hetimi i Prokurorit Special John Durham për hetimin origjinal Trump-Rusi.
Këtë javë, Durham publikoi një raport të gjatë duke detajuar gjetjet e hetimit të tij të gjatë për origjinën e hetimit të FBI-së, i njohur si “Uragani i kryqëzuar”, i cili shqyrtoi nëse ish-presidenti Donald Trump dhe fushata e tij bashkëpunuan me Rusinë për të ndikuar në vitin 2016.
Durham zbuloi se nuk kishte kurrë ndonjë informacion që justifikonte hapjen e hetimit origjinal të FBI-së dhe se byroja dhe Departamenti i Drejtësisë “dështuan të mbanin misionin e tyre të besnikërisë së rreptë ndaj ligjit”.
Përfundimet në raport minojnë kundërshtarët e Trump, të cilët kanë pretenduar për vite se ai ka bashkëpunuar me Rusinë, megjithëse disa demokratë në Kongres dhe kritikë në media i kanë hedhur poshtë ose minimizuar gjetjet.
Si pjesë e hetimit të saj, zyra e këshilltarit të posaçëm mori në konsideratë trajtimin e inteligjencës nga qeveria që mori gjatë verës së vitit 2016 në lidhje me përpjekjet e pretenduara nga Clinton për të lidhur Trumpin me ndërhyrjen ruse në zgjedhje – informacion i përshkruar në raport si “inteligjenca e Planit të Klintonit”. .”
Në një letër të vitit 2020 drejtuar ligjvënësve të cituar në raportin e Durham, drejtori i atëhershëm i Inteligjencës Kombëtare John Ratcliffe përshkroi “miratimin e supozuar nga Hillary Clinton më 26 korrik 2016 të një propozimi nga një prej këshilltarëve të saj të politikës së jashtme për të fyer Donald Trump duke nxitur një skandal që pretendon ndërhyrje nga shërbimet ruse të sigurisë”. Ratcliffe shtoi se komploti i pretenduar i Klintonit do ta dëmtonte Trumpin duke “e lidhur atë me [presidentin rus Vladimir] Putin dhe hakerimin e Komitetit Kombëtar Demokratik nga rusët”, duke shpërqendruar kështu publikun nga hetimi për përdorimin e saj të një serveri privat të emailit.
Letra e Ratcliffe dhe raporti i Durham theksojnë se informacioni erdhi nga njohuritë që “agjencitë e inteligjencës amerikane morën në analizën e inteligjencës ruse”, duke shtuar se komuniteti i inteligjencës nuk mund ta dijë me siguri saktësinë e plotë të pretendimit.
Megjithatë, informacioni i inteligjencës mbi planin e Klintonit u nda me Obamën, Clapper dhe zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë kombëtare menjëherë pasi zyrtarët amerikanë u morën në dijeni për të në vitin 2016, sipas raportit, i cili përshkruan atë që pasoi.
Më 3 gusht 2016, brenda disa ditësh nga marrja e planit të Klintonit në fund të korrikut, drejtori i atëhershëm i CIA-s, John Brennan u takua me Obamën, Joe Biden (i cili ishte zëvendës president në atë kohë) dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar përpjekjet ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet.
Përkthyer nga Zoom.al
“I thashë ik pi*dhu”/ Luizi zbulon bisedën që pati me Efin pas daljes nga BBVNë Post Big Brother-in e sotëm u sqaruan shumë debate që ndodhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Një prej tyre ishte video e Efit që mbrojti Luizin në përballjen që pati me Kiarën në një lojë të bërë ku moderatorja doli e lënduar.
Në shpjegimin që dha Luizi se si e kishte kaluar këtë situatë, këngëtari tha se nëse Arbana pyet një nga banorët se si e mendon një konflikt të caktuar ajo duhet të japë përgjigje.
“Nëse të pyet Arbana për një konflikt të caktuar duhet të japësh përgjigje, por kur nuk ta kërkon njeri, mos jep përgjigje se preken të dy palët.
Unë në një bisedë që pata me Efin lidhur me këtë para 2 javësh, i thashë Efit ik pirdhu, me idenë që ta lëmë këtë bisedë se unë kam raport të mirë me të dy, si me Efin dhe me Kiarën,” tha Luizi.
Qetsori flet për kërcënimet e bëra ndaj familjes së tij kur ishte pjesë e BBV:Më kanë sharë fëmijëtQetsor Ferunaj ish fitues i edicionit të dytë të Big Brother u rikthye në këtë format me synimin për të triumfuar edhe pse nuk ia arriti. Pasi u eliminua nga BBV, ai ka rrëfyer disa të pathëna që e kanë shoqëruar edhe pas kësaj eksperience.
Qetsor Ferunaj ka treguar nga pjesëmarrja e tij në këtë edicion të BBV ai ka marrë kërcënime në rrjet nga ndjekësit e flaktë të formatit. Ai theksoi se nuk është kërcënuar vetëm ai por edhe fëmijët e tij.
Në një emision ai tregoi habinë ndaj komenteve drejtuar fëmijëve të tij, të cilët e kanë surprizuar të atin në një nga netët e spektaklit të “BBV”.
“Kur kam dalë, na kanë sharë shumë fëmijët. Fansat kanë qenë shumë të përfshirë në ofendime dhe na kanë lënduar. Fëmijët të paktën, nuk u kanë bërë asgjë. Ato që kanë nxjerrë nga goja dhe i kanë shkruar, besoj se do t’u kthehen në shtëpitë e tyre.Vërtet ndihem i lënduar sepse ofendimet kundrejt fëmijëve janë të rënda. Janë të paarsyeshme në radhë të parë. Në radhë të dytë, janë shumë të rënda. Një prind i përjeton shumë rëndë. Unë, kur isha atje, u mundova të mos shaj askënd, sepse e di që kanë një prind. Pavarësisht se ata atje brenda e dinë që mund të përballen me çdo situatë, por familjarët mundësisht ishin jashtë këtyre përfshirjeve. Tipa dhe karaktere të ndryshëm janë gjendur shumë të guximshëm, duke shkruar ofendime nga më të çuditshmet”.
Ai tregoi se është përdorur një gjuhë e rëndë ndaj fëmijëve të tij, të cilët u gjendën në këtë situatë vetëm për shkak të pjesëmarrjes së të atit në një format televiziv.
“Gjuhë shumë e rëndë, e pamëshirshme për botën e më të vegjëlve. Në ndonjë moment, fansat e Luizit kur kemi pasur përplasje, janë përfshirë në situatë duke përdorur gjuhë urrejtjeje të frikshme mbi fëmijët”.
Familjarët e Jani Rustemit: Jetën ia mori shteti27-vjeçari Jani Rustemi që u arrestua nga policia e Tiranës në 12 prill të këtij viti për vjedhjen e një tapeti dhe një pale atlete ndërroi jetë në spital ditën e sotme pas një muaji në gjendje kome.
Familjarët e Rustemit shprehen të indinjuar duke thënë se kjo është një vrasje nga duart e shtetit teksa hedhin poshtë argumentat e dala nga policia se djali i tyre përdorte lëndë narkotike dhe i është dhënë metadon si mjekim, duke theksuar se Jani ishte në gjendje tepër të mirë shëndetësore dhe nuk përdorte drogë.
Lulzim Mehmeti, kunati i të riut që humbi jetën, thotë se ajo çka duhej të bëhej me Jani Rustemin ishte të kryente dënimin dhe jo t’i merrej jeta.
Ata kërkojnë drejtësi nga shteti që të dalë në dritë e vërteta ose në të kundërt, siç paralajmërojnë, do të bëjnë vetëgjyqësi.
“Më mori në telefon doktoresha dhe më tha hajde sepse djali është në gjendje të rëndë. Kur arrita këtu mora vesh që Jani ka ikur nga kjo jetë. I bëj thirrje të gjithë institucioneve, kryesisht Edi Ramës, ministrit të Drejtësisë të dalë e vërteta e atij djali sepse është gjynah që një djalë 27 vjeç të humbë jetën në komisariatin e policisë për një tapet. Kjo besoj se është një krim makabër. I bëj thirrje medieve ta shpërndajnë sa më shumkë këtë ‘live’ që të dihet e vërteta se çfarë bëhet. Të dalë e vërteta e atij djali se kush ia mori jetën. Ju lutemi të gjithëve në emër të familjes të nxjerrim të vërtetën e atij djali 27-vjeçar që i iku jeta, për një tapet dhe për një palë atlete shteti i mori jetën. Dënimin që ai meritonte le ta kryente, 1 muaj, dy vite, tre vite le të dënohej dhe jo t’i merrnin jetën.
Që në fillim na thanë që i kanë dhënë metadon, e kanë kaluar në overdozë me metadon kur djali nuk ka përdorur asnjëherë metadon. Ne familjarët e tij që ishim të përditshëm me të nuk e dinim e as nuk e dimë se si i bëjnë këto manipulime që jo ka ka marrë metadon, jo ka qënë përdorues kokaine. Këto janë të gjitha rrena prandaj duhet të nxjerrin të vërtetën e djalit kush ja mori jetën. Në qoftë se shteti nuk merr masa ne do bëjmë vetgjyqësi, mos të na shohin që jemi të komunitetit rom. Do e gjejmë atë person se kush ia mori jetën”, tha për mediat Lulzim Mehmeti, kunati i Jani Rustemit.
Me “Granadën” në dorë! Opinion nga Altin SulçeOpinion nga Altin Sulçe
Uzuni, Uzuni! Kështu thërrisnin tifozët e Granadës. Një foto e bukur e Myrtos, qëndronte në majë, njësoj si kalaja e qytetit të tij të lindjes, në Berat.
Festë për Granadën, lutje për Uzunin, tek i cili mbështetet udhëtimi i jashtëzakonshëm për rikthimin në La Liga.
Besojnë spanjollët, gëzohen shqiptarët, për një klub që dikur se vinin në refene dhe nuk i interesonte si shkonte…
Por ja që tashmë janë me Granadën në dorë, për ta parë si doli dhe a shënoi Uzuni.
Granada në telefon, Uzuni në Youtube.
Dhe Myrto shkëlqeu sërish, duke shpërthyer si luan dhe duke nxjerrë pjesë të reja nga arsenali i tij i madh i lojës.
Këtë rradhë në transfertë përballë Mirandes, Uzuni ndikoi fort për marrjen e tri pikëve të arta, duke detyruar kundërshtarin të pajiset me shkelma dhe me karton të kuq, pas sprintit marrëzor të Myrtos.
Tani duhet edhe një tjetër sforco, javën e ardhshme përballë Leganes në shtëpi.
Dhe ajo pritet me shumë mundësi të vijë, e bukur për ta çuar Myrton në majën e majave në futbollin e La Ligës, por edhe si “Këpuca e Artë” me 22 golat e tij.
Çfarë këpuce të magjishme do të veshë Myrto fundjavën e ardhshme, ngjyrë komplet të veçantë, kolor golxhiu. E të kujtosh që ai djalë luante zbathur në baltë, shpejt të vjen një fjalë: Respekt! /zoom.al/
Dojna Mema kishte një dëshirë për profesionin e djalit të saj, Nola Sol i pret shpresatDojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol. Prezantuesja është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.
Të gjitha nënat kanë endrra për të ardhmen e fëmijëve të tyre madje shumica e tyre dëshirojnë që fëmija i tyre të bëhet mjek, mësues, arkitekt apo avokat. Duket se edhe Dojna paska të njëjtën endërr për djalin e saj, por mesa duket ai ia ka prerë shpresat. Ditën e sotme Dojna ka postuar disa foto me Nolan, i cili shfaqet duke i rënë baterisë e duket se do të jetë një muzikant në të ardhmen dhe jo një mjek ashtu siç shpresonte moderatorja.
“Eh mi mam, thashë se doli një mjek në familje…”
Emisioni “Stop” në Tv Klan që nga 2016 ka investiguar dhe bërë publike fakte se si Urdhri i Stomatologut me President Nikoll Deda e me një pjesë të stafit të tij kanë abuzuar në shumë drejtime kryesisht me abuzime financiare e falsifikim vendimesh.
Në vitin 2021 “Stop” provoi me zë e figurë që dhe në zgjedhjet e mandatit të dytë u falsifikuan dhe paracaktuan të gjithë të zgjedhurit, provat e pakundërshtueshme të cilat Gjykata Administrative Tiranë i vlerësoi totalisht antiligjore e antistatutore duke dhënë masën e sigurisë e paralelisht duke ngrirë të gjitha strukturat e reja të porsazgjedhura e si pasojë u lanë në fuqi strukturat e vjetra deri në vendimin e formës së prerë për mundësimin e zgjedhjeve të reja.
Kryetari i Urdhrit për Tiranën, Almiro Gurakuqi si pjesë aktive e denoncimeve që i bënte në vazhdimësi shkeljeve flagrante e abuzimeve nga Nikoll Deda prej të cilit dhe u shkarkua paligjshmërisht, e rifitoi përsëri pozicionin ku ai ishte zgjedhur me vendim të formës së prerë dhe me ripozicionimin në këtë post vazhdon denoncimet mbi abuzimet akoma më të rënda në këtë institucion.
Megjithëse i ngrirë nga Gjykata, Nikoll Deda bën blerje mbi 1 miliard lekë prona në emër të Urdhrit të Stomatologut.
Merr kredi 250 000 euro, rrit paga e shpërblime mbi 20% (ku thjeshtë për dijeni rrogat i varion nga 1.7 milionë në 2.5 mln lekë rroga e Presidentit).
Punëson mbi 17 punonjës në këtë institucion nga 6 të miratuar në Këshillin Kombëtar.
Nepotizëm i hapur në punësim ku 2 nga punonjëset janë nuset e djemve e 3-4 të tjerë fëmijë apo të afërm të mbështetësve të Nikollës në Këshillin Kombëtar.
Akoma më keq që zbulohet që në buxhet të USSH, Nikolla shpenzon rreth 400 milionë lekë të vjetra në vit ku çdo vit është një shumë prej 100 milionësh që shënohet në buxhet si shumë e papërcaktuar.
Vlen të theksohet se buxheti miratuar nga qeveria në vitin e parë të formimit të USSH ishte vetëm 100 milionë të vjetra.
Dhe më e rëndë akoma që prej një viti mbi 500 licenca detyrim ligjor e statutor për t’u firmosur e dhënë nga Këshilli Rajonal Tiranë me kryetar Almiro Gurakuqin i merren kompetencat këtij të fundit duke shpërdoruar detyrën dhe duke u dhënë nga Nikolla e zëvendësja e tij Aurora Guri pa miratim firme e vule të Këshillit rajonal Tiranë.
Nikoll Deda ka dy vepra penale të regjistruara në Prokurorinë e Tiranës në vitet 2021-2022 për moszbatim të vendimeve të gjyqësorit dhe së fundi në shkurt të 2023 Prokuroria e Rrethit Tiranë në bazë të denoncimit të z.Gurakuqi regjistron një tjetër procedim penal këtë rallë shumë më të rëndë për z.Nikoll Deda e Bordin e tij me akuzën “vjedhje në bashkëpunim” e “shpërdorim detyre”.
Por akoma dhe më keq në fazën e hetimit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik Tiranë, Deda nxjerr një vendim për të hapur thesin ndaj Zyrës Avokatore të znj.Donika Prela për “mbrojtje ligjore” 2-vjeçare, megjithëse USSH ka Departament Juridik me mbi 3 juristë që marrin rrogë (për të shkelur ligjet).
Pra, me paratë e mjekëve stomatologë, z.Nikoll Deda do të mbulojë mbrojtjen e tij e stafit me të cilin bashkëpunon në vjedhje e shpërdorime prej mbi 8 vitesh.
Përballë këtyre shkeljeve të paprecedenta e fakteve të pakundërshtueshme pritet ndalimi i disa funksionarëve të USSH me në krye z.Nikoll Deda që t’i jepet fund talljes me dinjitetin e mbi 5000 dentistëve shqiptarë.
“Vendoret”, KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në 8 bashki/ BF ankimim për Bashkinë KuçovëKomisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar të shtunën rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë. Fillimisht u miratua rezultati final i Bashkisë së Shkodër, ku triumfoi Benet Beci i PS përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”.
Ndërsa gjatë pasdites u miratuan rezultatet paraprake në Bashkinë Lushnjë, ku fituese u shpall Eriselda Sefa. Në Kamëz, Rakip Suli. Në Fier Armando Subashi, në Berat Ervin Demo, në Elbasan Gledian Llatja, në Vlorë Ermal Dredha dhe në Korçë Sotiraq Filo. Po ashtu u miratuan dhe rezultatet në Këshillat përkatës Bashkiake. Tashmë palët pjesëmarrëse në zgjdhje kanë të drejtë ankimi.
Në KQZ kanë mbërritur të shtunën dy ankesa, një për Bashkinë e Kuçovës nga “Bashkë Fitojmë”. PO ashtu, Lëvizja Legalitetit ka ankimuar rezultatin në tre bashki, Kamëz, Tiranë dhe Dibër.
Ballkani fiton titullin kampion, Ilir Daja vendos një rekord të ri në KosovëBallkani mbron titullin kampion duke festuar një javë përpara fundit të kampionatit
Djemtë e Ilir Dajës iu falën fitores 2-0 ndaj Ferizajt dhe humbjes së Dritës për të fituar zyrtarisht titullin kampion në javën e parafundit.
Kjo është hera e dytë radhazi dhe e dyta në histori që skuadra nga Theranda ngjitet në majën e futbollit dardan. Golat e Edvin Kuc dhe Meriton Korenicës sollën triumfin ndaj Ferizajt.
Ndërkohë, Drita ndjekëse doli pa pikë nga përballja ndaj Malishevës (0-1), duke mbetur pesë pikë larg kreut. Festë te Ballkani, që pas aventurës fantastike në Europë, siguron titullin e radhës.
Në Conference League, Dritës i bashkohet edhe Gjilani, skuadra tjetër e qytetit. “Skifterat” e mbyllën në barazim 2-2 transfertën ndaj Llapit, duke u konsoliduar si forcë e tretë në Kosovë. /zoom.al/