zoom

Day ArchiveKokalari: Meta u takua me zyrtaren e lartë socialiste dy ditë pas 14 majit. Do të sulmojnë Berishën

Ish-bashkëpuntorja e ngushtë e Sali Berishës ka hedhur akuza në drejtim të Ilir Metës, duke thënë se kanë filluar sulmet ndaj demokratëve që nuk kanë pëlqyer koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Sipas saj, shumë shpejt mbështetësit e Metës do të fillojnë sulmet edhe ndaj Sali Berishës.

Ajo flet për një takim mes Metës dhe Nikollës. Këtë informacion thotë se e ka me burime, por nuk ka prova.

“I sugjeroj të gjithë demokrateve të rithemelimit, por dhe të anës tjetër, të mos tolerojnë më sulme të degjeneratave të Ilir Metës ndaj asnjërit nga ne, madje të reagojnë ndaj këtyre, që pa pikën e turpit kanë sulmuar çdo demokrat që ka cenuar koalicionin Meta- Berisha. Mos kini asnjë dyshim që nesër këta do ti kthehen dhe Berishës, me po të njëjtin vulgaritet. Në fakt, këta janë arsyeja pse PD humbi kaq thellë, dhe si minimum duhet të mbyllin gojën, jo ti shtojnë kripë plagës.

Detyra e të gjithëve ne, të PD-se, të rithemelimit dhe të lëvizjes konservatore, është në mënyrë absolute të pastrojmë veglat e LSI nga kjo parti. Detyra e secilit është t’ja jeqim atë oksigjen që Berisha i dha LSI dhe Metës. E keni menduar ndonjëherë që heqja e vulës Berishës i interesonte më shumë Ilir Metës se sa Ramës? Rama mund të fitonte dhe vetëm duke blerë vota. Meta ishte i mbaruar dhe vetëm PD mund ta shpëtonte.  Ne të gjithë duhet të jemi larg këtij niveli vullgar dhe të degjeneruar. Dhe këtu fus dhe deputin e tyre Vasili, i cili gjithë kohën ka shpifur se jam paguar nga Veliaj, dhe pse këta të Berishës thonin JO.

Ah, dhe mos harroni Kalanë dhe disa te tjere që seriozisht i kanë ulur vlerat PD-se dhe duhen nxjerrë urgjentisht nga Partia. Mos kini asnjë mëshirë ndaj këtyre të LSI. Detyra dhe qëllimi i tyre është vetmja shkrirja dhe shkatërrimi i PD-së. Sa për Like Floririn, ta kuptoj që sa herë të lexojë një nga sulmet e tij, do postoj diçka të re mbi të. P.sh dy burime më kanë konfirmuar që dy ditë më parë Ilir Meta ishte për drekë me Lindita Nikollen tek ‘Peshku i eger” afër stadiumit Dinamo. Nuk e postova më parë sepse preferoja të kisha një foto, por në mungesë të saj, le të dalë Ilir Meta dhe ta mohojë Ndryshe, të na thotë çfarë u diskutua në këtë takim dy ditë mbas 14 majit?”, shkruan Kokalari.

Aksident i rëndë në Laç, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek mbikalimit te Patokut, në autostradë, ku si pasojë 2 persona kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa janë përfshirë në aksident dy autovetura.

dy nga të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe policia e qarkullimit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Blue Brothers”, Rama fton Luiz Ejllin dhe Benet Becin në podcast

Kryeministri Edi Rama zhvillon podcast-in e radhës me kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë së Shkodrës, Benet Becin dhe fituesin e “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejllin.

Ky është podcast’i i parë që kryesocialisti transmeton pas zgjedhjeve lokale të 14 majit. I ftuari i parë është Benet Beci, fituesi i bashkisë Shkodër në zgjedhjet që sapo u mbajtën.

Krah tij, qëndron një tjetër fitues,  Luiz Ejlli, që mbështeti socialistin në fushatën elektorale.

Podcast-i i titulluar “Blu Brothers” transmetohet të shtunën në rrjetin social “Facebook” të Edi Ramës.

Blue Brothers duket si lojë fjalësh referuar dy shkodranëve të ftuar, që dikur ishin blu, me PD-n dhe tani u kthyen rozë, me PS-në.

Fertilizimi In Vitro shumë shpejt në spitalet shtetërore shqiptare

Në Maternitetin “Koço Gliozheni” po krijohen kushtet për të realizuar procedurën e riprodhimit in vitro falas. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin nga Materniteti “Koço Gliozheni”, ku po realizohet Qendrën e Riprodhimit të Asistuar, e para në strukturat e shëndetit publik në Shqipëri.

“Programi i riprodhimit in-vitro është i parashikuar në buxhetin e shtetit të vitit 2023 për të ofruar cilësi dhe kushte optimale për ata pacientë, të cilët do të bëhen prindër falë procedurës së riprodhimit të asistuar. Materniteti “Koço Gliozheni” është një prej strukturave tona që do ta realizojë i pari këtë program. Një program, i cili më pas do të shtrihet dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, po sigurisht na nevojitet që jo vetëm të kemi infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, por të kemi edhe stafin, i cili kërkon një specializim dhe kërkon një trajnim dhe edukim në vazhdim përsa i përket këtyre teknikave”, tha Ministrja Manastirliu.

Më herët, kryetarja e komitetit të Helsinkit, Erida Skëndaj e cila ka treguar se ligji për ofrimin e këtij shërbimi në spitalet publika ka 20 vite që është miratuar por nuk është zbatuar.

Sipas saj, shkak për mosofrimin e fertilizimit in vitro në publik është mungesa e akteve nënligjore.

Pas 20 vitesh, riprodhimi i asistuar do të garantohet falas, sipas një projeksioni duke filluar nga 100 raste në vit.

Kjo qendër do te jetë e organizuar me: 2 biologe, 2 obstetër-gjinekologë të dedikuar, 2 infermiere dhe 2 anestezistë. Investim për qendrën e riprodhimit të asistuar në maternitetin “Koço Gliozheni” pritet të përfundojë brenda shtatorit të këtij viti.

Një nga arsyet pse është vonuar aq shumë fertilizimi in vitro në publik është edhe dypunësimi i mjekëve.

Në stafin mjekësor të shërbimit të obstetro-gjinekologjisë në spitalet private, gjen mes tyre emra që punojnë edhe në shërbimin publik, në dy maternitetet e mëdha në Tiranë.

Disiplina gjobit Tiranën, e dënon me 6 mln lekë për incidentet në derbi, e pëson edhe Partizani

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, ka dhënë verdiktet për parregullsitë e konstatuara në javën që lam pas.

Për problematikat në derbi dhe hedhjen e lëndëve piroteknike në fushë Tirana dënohet me 6 mln lekë të vjetra nga Disiplina.

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës dhe shfaqjen e banderolave homofobike, në bazë të nenit 5 të statutit të FSHF dhe neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  1. Zyrtari i KF Tirana, Tofik Osmani, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  1. FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. KF Besëlidhja, për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “KF Korabi-KF Besëlidhja“ në bazë të nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  4. Lojtari i KSSH Veleçiku, Klaudio Marku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. /zoom.al/
“Mos i ndaj me parti njerëzit, të votuan me mend e jo me zemër”/Porositë e Ramës për Benet Becin

Kryeministri Edi Rama ishte në Shkodër ku fillimisht vizitoi muzeun e krimeve të komunizmit.

Më pas ai zhvilloi një takim interesant me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak, ku dukshëm u vu re se PS-ja për të fituar Shkodrën kishte nisur punën intensivisht që në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Të paktën këshilltarë të PS-së në atë takim e konfirmuan. Ndërkohë, pjesa më e rëndësishme e atij takim jo formal me këshilltarët në një nga kafenetë e Shkodrës ishte ajo çfarë Rama i la porosi Benet Becit, kryetarit të ardhshëm të bashkisë.

Rama tha se shkodranët kësaj here kishin votuar me mend dhe jo me zemër, ndaj dhe puna e Becit në krye të bashkisë, sipas tij, ishte shumë më e madhe nga sa mund ta mendojë.

Rama i tha që të mos ndikohet nga klanet në Shkodër, duke i kujtuar që të punojë me të majtë dhe të djathtë.

Duke pasur ne krah Agron Çelën dhe Elisa Spiropalin, Rama i tha Becit se nuk duhet te dëgjojë askënd prej tyre kur bie fjala për bashkinë.

“Duhet punë me e shpërbly këtë besim këtë fitore spektakolare sepse kësaj here u bëmë bashkë. Duhet të mbash shumë ekuilibër me njerëz të ditur të zotë dhe që të gjithë të jenë të përfaqësuar, nuk duhet trajtuar iku një cetë dhe erdhi një tjetër se ajo nuk të jep produktivitet

Duhet me pas kujdes me gratë mos me i heq dhe largu për shkak se janë me këtë (parti) apo atë

Gratë dhe vajzat që janë në punë duhen mbrojt dhe duhen motivuar pastaj se për kë votojnë nuk ka rëndësi, ti ke votu vetë për PD-në ti hera e parë që voton për PS…”, iu drejtua Rama, Becit me gjuhën e shkodraneve

As për veten në 2021 thua? Ndërhyri Elisa duke kujtuar se me herët Benet Beci ka qenë deputet i PS

“ Jo mund të ketë votuar për veten por s’ka votuar partinë fare nuk e di se çfarë ka bërë…” e kaloi Rama përgjigjen me humor

“Mos i shih kështu, do te kesh presion të madh që nga Edona Agroni, Elisa…Duhet të mbash presionin dhe të bësh një bashki të të gjithë qytetarëve të Shkodrës nëse do që të të mbështesin. Këtë herë të kanë votuar me mend dhe jo me zemër se zemrën se shesin këta. Që t’i tërheqësh zemrën pak me majtas dmth ta vesh në qendër të paktën

Realisht duhet me bë një punë shumë…  Duhet të dish të thuash jo, unë për vetëm time kam për detyrë të mbështes. Do të vënë në lupe dhe pritshmëria është shumë e madhe,  ty s’të fal njeri këtu asgjë kije parasysh…”, i tha Rama, Becit

Më tej në një tubim të gjerë të zhvilluar me shkodranët, kryeministri Edi Rama   bëri një paralelizëm me situatën e këtij qyteti sot si në Tiranën e para 23 viteve kur ai u bë kryetar bashkie në kryeqytet.

“Kazanë në qendër, në orën 3 plehrat kishin dalë nga kazanët dhe rrinin rreth e rrotull. Kjo është një pamje që nuk e sheh në asnjë qytet të Shqipërisë. Është pamja që unë kam gjetur kur jam zgjedhur kryetar i bashkisë së Tiranës. Kaq mbrapa është Shkodra. Ne do të transformojmë edhe muzeun sepse ajo hapësirë është identitare e Shkodrës dhe ajo është një histori që ne duhet ta tregojmë”, tha Rama

“Kam ftuar sot këtu që të vinin disa nga ministrat pasi ne nuk mund ta refuzojmë këtë sfidë, s’mund ta konsiderojmë një fitore si të mirëqenë. Kjo është një fitore jashtëzakonisht e veçantë dhe meriton një vëmendje jashtëzakonshme të veçantë. Këtu është çështje e Shqipërisë dhe e ekonomisë së saj. Shkodra është një fuqi e madhe e fjetur në aspekt të potencialit të madh që ka për ekonominë dhe të mirën e Shqipërisë. Ne duhet ta zgjojmë këtë potencial në funksion të së mirës së Shqipërisë. Është një zonë e bekuar e Shqipërisë. 4 vite janë të mjaftueshme për të bërë një ndryshim që i prek të gjithë”, premtoi ai

Edhe njëherë Rama përcolli falënderimet.

“Falendrim për ata që më 14 maj dolën dhe votuan Benetin. Dhe votuan PS. Për herë të parë jemi forcë e parë politike. Dua të falënderoj dhe ata që nuk dolën të votojnë duke e parë të pamundur që të votojnë për ne dhe Benetin por duke e parë dhe si të pamundur për ata që kanë votuar gjithnjë po s’kanë bërë asgjë. Dua t’iu them të gjithëve atyre që nuk janë këtu që na kanë dhënë besim. Unë për vete këtë rezultat në Shkodër e konsideroj si sfidën më të madhe që më është bërë mua dhe Shkodrës.

Ata që na votuan për herë të parë vendosën për të mos votuar me sy mbyllur sikurse e kanë bërë për 32 vite. Dhe kjo është problematike, sepse kush të voton me zemër të jep kredi afatgjatë siç ka ndodhur me palën tjetër. Ajo ka qenë një kredi pa interesa që u kthye në një dëm të jashtëzakonshëm për ata që e votuan. Por ajo ishte votë zemre dhe në 8 fushatat e mëparshme unë e kam ndjerë që mendja e shumicës ishte e mbyllur për të dhënë mesazhin, atyre zemra u rrihte djathtas” tha Rama.

Edhe Benet Beci kryetari i ardhshëm i Bashkisë tha se institucioni që ai do të drejtoje do t’i ketë dyer e hapura.

“Do të jetë bashkia e dyerve të hapura, ku do të pres dhe përcjell, do të diskutoj me secilin që ka një problem për ta zgjidhur këtë problem. Ne do të duhet të aktivizojmë edhe platformën dixhitale të bashkëqeverisjes. Dua ta nis këtë falënderim me Elisën, drejtuesen politike pa të cilën nuk do ta gjejë dot të gjithë energjinë për këtë betejë të fuqishme të fushatës zgjedhore. Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët. Shumë faleminderit është pak Kryeministër Rama që më nxite të futem në politikë dhe të kem mundësinë e jashtëzakonshme që të futem në politikë.  Sot është nxitësi kryesor për krijimin e projekteve dhe tashmë është nxitësi kryesor që ato të realizohen. Dua të falënderoj të gjithë kabinetin qeveritar. S’kam për ta harruar kurrë. Kryeministri dhe Qeveria do ta kenë të parën në top listën e projekteve dhe investimeve”, tha Beci.

Prangoset 35-vjeçari në Shkodër, përndiqte prej muajsh 4 vajza të mitura

Një 35-vjeçar është prangosur këtë të premte, pasi akuzohet për përndjekjen e 4 vajzave të mitura në Shkodër.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se i riu i kishte përndjekur nxënëset e një shkolle 9-vjeçare për 3 muaj rresht.

35-vjeçari me iniciale E.Z., u dërgonte po ashtu materiale të papërshtatshme në rrjetet sociale të miturave.

Kush po gënjen? Meridiani i nxori fotot e vjetra, Luizi e ironizon haptazi

Ajo që publikut iu servir për muaj me radhë si një marrëdhënie shoqërore e ngushtë dhe e konsoliduar, është shoqëruar së fundmi me replika të ashpra, në atë që shumëkush po e cilëson si demaskimi i një miqësie të rreme. Bëhet fjalë për dyshen Luiz-Ejlli dhe Meridian Ramçaj.

Ky i fundit, pasi foli në lidhje me deklaratën që Luizi bëri pak ditë më parë, në të cilën tha se nuk ka pasur miqësi me të jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, mori sot një tjetër përgjigje nga ai që në dalje publike i referohej si mik i ngushtë.

Kundërpërgjigjja e Luizit erdhi nëpërmjet një postimi në Intsagram, ku ironizoi opinionistin, që tha se kishte pasur disa vite miqësi me të dhe se kishin foto bashkë.

“Karrigia me tha qe njihemi prej kohesh, sepse kemi dhe foto bashke😅”– shkroi Ejlli. Postimi u prit me komente nga më të ndryshmet; shumica prej të cilave mbështesnin fituesin e “BBVIP2”.

Por çfarë deklaroi Meridiani?

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Vila 24”, ish-banori i BBV tha se ka pasur një miqësi intensive në vitet 2011-2016 me Ejllin, kohë kur kanë qëndruar bashkë në Paris dhe kanë bërë pushime të gjata. Ai publikoi edhe disa foto ku të dy ata shfaqen me të fejuarën e Meridianit dhe ish të fejuarën e Luizit në atë kohë.

“Nuk e kisha të lehtë të vija. Nuk do doja që të vërtetën ta thoja në një studio televizive. Ajo që më pak prekur më shumë është intervista e fundit e atij. I tha gazetarit unë të njoh aq sa të njoh ty. Nuk e di për ju a fusni njerëz në shtëpi që nuk i njihni. Ka qenë një periudhë nga viti 2011-2016 që kemi qëndruar shumë shpesh bashkë, thuajse përditë bashkë me Jonin me Luizin, te lokali që unë menaxhoja. Shoqëria ka qenë shumë i ngushtë. Kam qenë pjesë e festave që bëheshin në Durrës, pushimet në Paris bashkë. Unë kam foto të këtyre kohëve. Nuk të pret kush në Francë në shtëpi. 5 vjet kam ngrënë bukë te shtëpia e tij bashkë me të fejuarën time, bashkë me të fejuarën e Luizit. Kam qenë pjesë e partyve që bëhen në darkë të rezidenca qeveritare,”- deklaroi ai.

Mohoi miqësinë me të, Meridiani reagon për deklaratën e Luizit: 5 vite kam ngrënë bukë tek ai

Mbaruan zgjedhjet/ Qeveria rrit naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës vendosi të rrisë sërish çmimin e naftës. Një litër naftë po tregtohet 6 lekë më shumë se një javë më parë, kur çmimi ishte 173 lekë/litër.

Më shtrenjtë do të kushtojë edhe benzina, nga 173 lekë/litër, bordi vendosi ta çojë në 178 lekë për litër, pra 5 lekë më shumë.

Çmimi i gazit nga ana tjetër mbetet i pandryshuar, ai do të vijojë të tregtohet për 63 lekë/litër.

 

 

 

Fshehu pasurinë/ SPAK kërkon dënim për ish-kreun e Kushtetueses

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkon që Bashkim Dedja, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, të dënohet për fshehje të pasurisë dhe për deklarim të rremë.

Për këtë vepër penale, Kodi parashikon dënim nga gjobë deri në 3 vjet burg, por SPAK ka kërkuar 1 vit burgim që konvertohet në dy vite shërbim prove.

Dedja u shkarkua nga procesi i vetingut sepse nuk justifikonte me burime të ligjshme pasuritë e tij.