Aplikacion
Pavarësisht se sa e mirë është marrëdhënia që keni me shefin tuaj, nuk është ide e mirë të jeni miq me të.
Kjo për shkak se, një marrëdhënie personale mund t’i ndërlikojë gjërat, kur mund të jetë nevoja të merren vendime të vështira, thotë Phoebe Gavin, trajnere drejtimi dhe pune.
Nëse drejtuesit e lartë thonë se, nuk mund t’ju mbajnë më në punë, e dini se çfarë do të bëjë shefi juaj? Ai do t’ju pushojë nga puna.
Kjo mund të duket e ashpër, por është thjesht biznes.
Drejtuesit në vendin e punës janë përgjegjës për rezultatet, duke përfshirë performancën tuaj dhe të të tjerëve.
Tre në pesë punonjës amerikanë besojnë se, në një masë të caktuar, punonjësit që janë miq me shefat e tyre, trajtohen ndryshe në krahasim me ata, që i mbajnë gjërat kryesisht profesionale, sipas një sondazhi të Spherion të vitit 2015 të publikuar në Franchise.com.
Nga këta punonjës, 56% thonë se atyre punonjëve, u kushtohet më shumë vëmendje dhe 52% thonë se ata kanë orare më të mira në punë.
Përtej akuzave të mundshme për favorizim, miqësitë shef-punonjës janë të predispozuara të shkaktojnë probleme.
Herët a vonë, do të krijohet një situatë kur këto dy aspekte bien në konflikt. Aty ku dëshira e tyre për të bërë mirë do të bjerë ndesh me përgjegjësinë e tyre ndaj punës.
Për të shmangur problemet, që mund të vijnë nga krijimi i miqësisë me shefin tuaj, zgjidhni të zhvilloni një marrëdhënie të përzemërt me të.
Kjo fillon duke analizuar kulturën e kompanisë dhe duke vendosur kufijtë e duhur me veten dhe mbikëqyrësit tuaj.
Marrëdhënia juaj me drejtuesit, duhet të bazohet vetëm tek puna, jo sa mirë përshtaten personalitetet tuaja.
Lidhjet ndërpersonale janë të rëndësishme në vendin e punës, por ato nuk mund të jenë themeli i marrëdhënies profesionale me shefin apo kolegët. Themeli duhet të jetë performanca.
Nga ngjashmëritë e Ilirit dhe Luizit deri tek diferenca mes BBV1 dhe 2 Balina zbulon gjithçkaSot ishte e ftuar në një emision Balina Bodinaku. Ajo ka qenë opinioniste e edicionit të parë të një prej formateve fenomen në vendin tonë “Big Brother VIP”. Balina ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë dhe gjithçka rreth edicionit të dytë dhe mënyrën se si ajo e ka parë me një sy tjetër jo si opinioniste.
A është afeksionuar me ndonjë në veçanti Balina Bodinaku këtë vit?
Me thënë të drejtën jam afeksionuar më shumë me ata të “Big Brother VIP 1”, ky BBV më ka bërë të më mungojnë pak. Varet nga ngjarjet ka qenë një moment që më ka pëlqyer shumë Maestro, ka qenë një moment Jori gjithë lezet. Varet nga momenti Luizi sigurisht unë e kam thënë është shumë lojtar i fortë e kam thënë që ditën e parë, e shikoja që do të ecte gjatë edhe ai ka pasur momentet e tij shumë të bukura dhe simpatike aty përveç disa momenteve që sigurisht loja i shtyn njerëzit.
Vitin e kaluar edhe Balina edhe Arbri kanë pasur presion për mënyrën se si komentonin duke qenë se njerëzit afeksionohen shumë me banorët. Këtë vit ndoshta ka qenë edhe pak më rrëmujë, më trysni sa i përket edhe rrjeteve sociale. Njerëzit kanë filluar t’i krahasojnë BBV1 dhe BBV2, po vetë Balina si i ka parë?
Unë e kam thënë preferoj BBV1. Më është dukur më dinamik me personazhe aty brenda që të gjithë i dhanë lojës nuk ishte loja e varur nga një person ose nga dy. Edhe në mesin e lojës hyri Einxhel Shkira dhe pati një moment që ajo spostoi dhe tërhoqi vëmendjen vetë dhe mund të ishte një nga polet brenda shtëpisë që pretendonte titullin. Ishte një lojë që ditë pas dite krijonte dhe shpaloste dinamika në vazhdimësi. Në fund dha një finale shumë emocionuese ku realisht tifozeritë ishin shumë të ndara dhe të gjithë prisnim me ankth. Këtë vit në fakt ky ankthi nuk ishte aq i madh me thënë të drejtën sepse e dinim shumë kohë më parë se kush do e fitonte, ky është një ndryshim i madh midis dy edicioneve. I dhunshëm ka qenë edhe i pari edhe unë e kam ndjerë shumë. Sivjet kam përshtypjen që u prekën më shumë persona, u prek edhe Arbana përveç opinionistëve, produksioni. Kjo gjë bëri që të kishte edhe më shumë reagim dhe unë shpresoj që kjo të vlejë për BB3 që të merret ndonjë masë. Unë nuk e di se çfarë mund të bëhet sepse është realisht e pakuptimtë, e patolerueshme.
Gjatë “Post Big Brother”-it të parë që u mbajt mbrëmjen e së shtunës, të shumta ishin përplasjet mes banorëve dhe opinionistëve. Teksa po diskutonin moderatorja Arbana Osmani bëri një deklaratë për Balina Bodinakun, ish-opinioniste e këtij reality show gjatë edicionit të parë të këtij spektakli. Ndërsa po i tregonte Arbër Hajdarit dhe Zhaklina Lekatarit se do e kishin më të lehtë punën nëse nuk do i qëndronin besnik deri në fund mendimeve të tyre dhe do i dilnin krah Luizit, Arbana shtoi: “Ju do e kishit më të lehtë të bëheshit fansa…Vitin e kaluar kemi patur opinioniste që janë bërë fansa”.
Po a mund të afeksionohesh me një personazh kur je në pozicionin e opinionistit? Vetë Balina u shpreh:
Kanë qenë dy reagime, nuk e kam parë vetë live por kontaktin e parë e pata me furinë e mesazheve në Instagram që më erdhën. Nuk është e bukur dhe nuk është korrekte të diskutosh dhe të flasësh në kontekst negativ për një person që nuk ndodhet aty. Për më tepër jashtë kontekstit sepse je me personazhe të tjerë dhe në kohë tjetër. Megjithatë kur e pashë më ftohtë më mbrapa mendova që ka një gjë që nuk shkon dhe e gjykova si një shkarje e situatës nga ana e Arbanës duke qenë se herën e fundit që kisha folur me të ishte për të më ftuar pikërisht si një opinioniste në BBV.
A afeksionohesh? Afeksionohesh me të gjithë praktikisht. Mua edhe tani më merr malli për personazhet e BBV1. Për sa kohë është opinioni im, nuk ekziston objetiviteti. Kur ti mban një opinion realisht nuk ndahesh dot nga ajo që ti je nga parimet, nga vlerat, nga ato që ti beson nga mënyra se si e sheh botën, nga ndjeshmëria jote, nga qasja që ke për fenomenet e ndryshme kështu që nuk e filtron dot opinionin tënd nga ajo që ti je. Në këtë kuptim opinioni i gjithkujt është subjektiv nuk ka një opinion objektiv dhe të gjithë shprehin atë që janë. Unë nuk e kuptoj fjalën fanse në këtë rast. Nuk ka sens.
Ronaldo do ndahet nga Georgina Rodríguez? Mediat: Nëna e tij përdori magji për t’i divorcuarGeorgina Rodriguez është kthyer në një objektiv të mediave ndërkombëtare dhe rrjeteve sociale. Por tani raportohet se partnerja e portugezit Cristiano Ronaldo ka pasur një përplasje të madhe me nënën e tij, Dolores Aveiro.
Tani, nëna e Ronaldos ka bërë thirrje për t’i dhënë fund marrëdhënies së saj me të birin. Madje pretendohet se ka përdorur magji për t’i ndarë
Në të kaluarën, ka pasur raporte për probleme edhe mes nënës së Ronaldos dhe ish të dashurës së tij, Irina Shayk, madje me dyshime të forta se Aveiro ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndarjen e tyre. Në lidhje me situatën aktuale, nëna e Ronaldos mohoi kategorikisht nocionin e problemeve me Georgina Rodriguez, duke thënë: Të gjitha janë gënjeshtra. Të gjitha çiftet zihen, por ajo që është shkruar është gënjeshtër.
Edhe pse Ronaldo është përballur me sfida kohët e fundit, të tilla si largimi nga Manchester United për t’u transferuar në Arabinë Saudite dhe anashkalimi gjatë Kupës së Botës 2022, mbetet e pasigurt nëse ai do të luajë përsëri për një klub të madh evropian. Ndërsa karriera e tij po i afrohet fundit, pritet që Ronaldo përfundimisht të kthehet në Spanjë dhe të vendoset me familjen e tij në shtëpinë e tyre në Madrid.
Disa këshilla për një seks të paharrueshëm në dush…Nëse po mendoni që t’i shtoni paksa më shumë pasion dhe kënaqësi mbrëmjes së sotme, ose edhe atyre në vijim, ndoshta duhet të zhvendoseni nga krevati në dush dhe të merrni në konsideratë këto këshilla:
Edhe nëse keni partner/e, mos neglizhoni lodrat e seksit
Në një jetë seksuale të shëndetshme e kuptoni se lodrat e seksit, ju ndihmojnë shumë të eksploroni trupin tuaj, të partnerit, si dhe të eksperimentoni me pozicione dhe gjëra të reja.
“Luani” me temperaturën e ujit
Temperatura e ujit është një formë e eksplorimit erotik. Mos harroni të rregulloni temperaturën e ujit për të krijuar një ambient më seksi, joshës dhe jo të zakonshëm.
Lëvizje të ngadalta
Lëvizjet e ngadalta dhe të kontrolluara ju ndihmojnë që të rregulloni ritmin, si dhe të shmangni incidentet që mund të ndodhin në dush.
VIDEO | City dominon Realin dhe kualifikohet në finale, i pret InterManchester City i Pep Guardiolës do të sfidojë Interin e Inzaghit në finalen e Champions League 2022/23 në Stamboll.
Falë suksesit 4-0 ndaj Real Madridit në Etihad Stadium pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, qytetarët morën pasimin për finalen e Europës, e dyta në tre vitet e fundit, me ëndrrën për të ngritur kupën në qiell nga veshët e mëdhenj.
Bernardo Silva kujdeset të dërgojë në gjendje të hijshme njerëzit e tij në Turqi, i cili fillimisht me këmbën e majtë helmuese (23′) dhe më pas me kokë (37′) rrëzon Realin, i cili dëmton veten edhe me Militao (76′) dhe në rikuperim fundoset përfundimisht me golin e Alvarez. /zoom.al/
Dendias kërcënon Shqipërinë: Do e ngremë në KE çështjen e Belerit. Nuk e duam kështu miqësinë!Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Denidas ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit fitues të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Dendias u shpreh se Beleri duhet të lirohet dhe se nuk e kupton mbajtjen e tij në paraburgim.
Ai shprehu shpresën se pala shqiptare do ta trajtojë çështjen me ndjenjën e seriozitetit të krizës që kjo çështje mund të krijojë në marrëdhëniet greko-shqiptare.
“Nuk po shtyjmë e as bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim ”, theksoi ai.
Gjithashtu, Nikos Dendias bëri të ditur se të hënën do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të ngrejë çështjen e ndalimit të kryebashkiakut të Himarës.
“Meqenëse çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e mundur të mos vendoset. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim. Pse mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha”, theksoi ai.
Gjatë drekës me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ministri i Jashtëm pritet të takohet me homologun e tij shqiptar.
Vidhet një postë private tek 5 Maji, detajetNjë person ende i paidentifikuar, ka marrë një shumë parash nga një postë private dhe është larguar me një motomjet, në rrugën “5 Maji”.
Personi mbante një send të dyshuar si mjet prerës dhe është futur në filialin e një poste private
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Qeveria merr hak për fitoren në Himarë. IKMT shkon të shembë hotelin e numëruesit të votaveQeveria duket se nuk është e kënaqur me 53 bashkitë e fituara në këto zgjedhje dhe po merr hak edhe për ato që nuk mori dot.
Fill pas zgjedhjeve, IKMT ka “përshëndetur” numëruesin e votave në fshatin Kudhës, që i dha fitoren Fredi Belerit në Himarë.
Fjorentin Belit, i kanë rrethuar hotelin në pronësit të djalit të tij për ta shembur.
Babai i tij në një komunikim për mediat, ka thënë se e gjitha është politike dhe se është hakmarrjen ndaj djalit të tij, pasi mbështeti kandidatin Fredi Beleri, i cili doli me fitore në Himarë.
“Ata nuk i duan fshatarët e Dhërmiut që të rrinë si njerëz. Përse e bënë këtë se është djali im që shkoi në Komision. Se doli djali im dhe Se fitoi Beleri dhe e futën në burg pa fakte dhe asgjë. E nxorën inatin menjëherë për 1 ditë. Legalizimi është me datën 16. 05. 2023”, tha babai i Fjorentin Belit, numëruesit të votave në fshatin Kudhes.
Nëna e Fjorentin Belit: Të vijë ta marrë e të mos ta prishë. Se jemi pleq jemi të sëmurë kemi shtëpinë afër do prishet edhe shtëpia e nuk kemi ku të shkojmë. Të vijë ta marrë sa deklarata do të të jap unë. Vetëm ta marri. Me Dhërmiun e ka, nuk e ka me Pilurin në majë të malit. Çfarë i bëri djali im? Jemi kaq shumë të ndrojtur sa të marr armën e çfarë të bëj? Të vras njeri të bëj kurban se bëj dot se jam nënë me fëmijë. Kështu jemi mësuar do hamë bukë edhe qepë se kështu jemi mësuar. Nuk e vë dot me një kryeministër. Dha urdhër ai çfarë i bëmë? Që vajti djali im në komision. As e shau as e ofendoi. Ne rroftë themi. Por tani poshtë e më poshtë shkoftë. Ta dijë Edi Rama që nuk kemi vajtur as në Greqi as në Itali, rrojmë këtu, në kopsht në bahçe. Eja më shih edhe në shtëpi se nuk jemi zengjin të mëdhenj”
“Kam luftuar “Omonia”, që në ’91. U shkollova me shqiptar, u punësova me shqiptar dhe nuk i tradhtoj dot shqiptarët dhe shokët e mi. Por këtë që ka bërë Rama se ka bërë asnjë njeri. Një kryeministër të dërgojë policinë në këtë fshat që kanë qenë 4 mijë frymë dhe sot janë 20 frymë, se po të ishte fshati këtu, nuk vinin këta të policisë së Edit. Por është fatkeqësi për Dhërmiun. Që në kohën e Enverit nuk kemi marrë pronat”, u shpreh një tjetër.
Deliu shuan shpresat e Partizanit, Tirana barazon në derbi dhe vendos dorën te titulliNuk ka fitues në “Air Albania”. Derbi i zjarrtë i kryeqytetit ka përfunduar në baraspeshë 1-1.
Në një stadium të mbushur me tifozë dhe me një atmosferë fantastike, lojtarëve nuk u mbetej gjë tjetër veçse të shtonin hijeshinë e kësaj sfide me lojën e tyre në fushë.
Pjesa e parë ishte më e qetë dhe e kontrolluar nga të dy ekipet, ndërsa e dyta nisi me një tjetër ritëm.
Viktor Da Silva e dëshmon formën e tij mjaft të mirë edhe në derbi.
Seria e tij e golave vazhdon edhe ndaj Tiranës, kur në minutën e 53-të kombinohet bukur me Mbanë dhe me një diagonale mposht Visar Bekajn.
Një gol që entuziasmon stolin e Partizanit dhe ngre peshë tifozët e “demave të kuq”.
Por kur dukej se Partizani do të dilte me tre pikët nga stadiumi, del në skenë Ardit Deliu. Mesfushori i Tiranës godet nga një distancë prej 30 metrash, duke lënë të shtangur Rexhepin.
Një gol spektakolar që në fund i shpëton sezonin bardheblive, të cilët vijojnë të mbeten në krye të tabelës së renditjes.
Derbi i kryeqytetit lë të ndezur garën për titullin kampion, pasi diferenca tashmë mbetet të jetë 2 pikë mes Tiranës dhe Partizanit.
Kush e rriti euron fill pas zgjedhjeve të 14 majit?Tregu i brendshëm valuator po përballet me një kërkesë të pashpjegueshme për euro gjatë ditëve të fundit, duke bërë që monedha europiane të forcohet me 2.5 për qind ndaj lekut vetëm në një javë.
Pas një periudhe të gjatë zhvlerësimi të vazhdueshëm, tendenca e kursit të këmbimit euro lek është përmbysur papritmas menjëherë pas dites se zgjedhjeve. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se këtë të mërkurë një euro po kuotohet mesatarisht me 113.43 lekë kur të premten tregtohej me 110.63 lekë.
Agjencitë e këmbimit valuator shpjegojnë se forcimi i euros me 2.5 për qind ndaj lekut në vetëm tre ditë po diktohet nga rritja e fortë e kërkesës për euro. Por askush nuk e ka të qartë se nga po buron kjo kërkesë.
Burime nga Banka e Shqipërisë thonë se lëvizjet në kursin e këmbimit euro-lek po diktohen edhe nga faktorë psikologjikë. Sipas tyre, shumë biznese kishin shtyrë kërkesën për euro duke pritur rënien e mëtejshme të saj. Dhe tani që euro po forochet të gjithë po vrapojnë të mbyllin blerjen e eurove nga frika se mos forcohet më tej.
Arsyet përtej zyrtareve
Zarfet me euro të shpërndara për blerjen e votave gjatë fushatës elektorale me sa duket mbaruan. Ata që i morën i konvertuan menjëherë në treg duke bërë që gjatë fushatës euro të dobësohej me shpejtësi. Por tashmë që nuk ka më euro nëpër duart e popullatës, tendenca është përmbysur.
Rënia e ofertës e shoqëruar me rritjen e kërkesës nga bizneset që mund të kenë shtyrë blerjet në import për shkak të zgjedhjeve, e ka futur tregun e këmbimit valuator në një kurs tjetër. Tani të gjithë duan euro dhe ata që mund ta ofrojnë me sa duket janë të paktë. Kjo po çon në rritjen e ndjeshme të euros derisa kursi të stabilizohet në një nivel të ri.