zoom

Day ArchiveA do ta njohë humbjen në zgjedhje? Ja si përgjigjet Berisha…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reguar për herë të parë pas humbjes në tre bashki.

Ndërsa i pyetur nëse do t’i njohë zgjedhjet e sotme, Berisha u shpreh se ata janë në mbrojtje të votës së qytetarëve.

Pyetje: A do ti njihni zgjedhjet?

Berisha: Ne do mbrojmë votën, ne jemi në proces të mbrojtjes së votës. Unë ftoj shqiptarët të lexojnë si duhet deklaratën time. Ne nëse nuk do merrnin pjesë në proces cfarë do mbronim ne. AI bëri gjithçka që ne mos të hynim në proces, por ajo nuk është taktika ime. E kam të pamundur, sado që ishte lehtësisht e parashikueshme,  por për mua parashikimi dhe paragjykimi nuk janë hipoteza. Unë udhëhiqem nga fakti. Në këtë rast Rama ka bërë gjithçka që nuk duhet të bënte nje proces zgjedhor që duhet të ishte normal.

Humbja e opozitës në tre bashki, reagon për herë të parë Berisha

Sali Berisha e ka komentuar me pak fjalë dhe i zhgënjyer humbjen e koalicionit “Bashkë fitojmë” në Kamëz, Elbasan dhe në Vorë, gjatë fjalës së tij ai  po denonconte kërcënimin e Salvador Kaçajt në Lezhë. Berisha foli për akte terrori të paimagjinueshme dhe blerje masive votash, duke shpjeguar humbjet në këto bashki.

“Fushata elektorale eshtë karakterizuar nga akte dhune dhe terrori nga përfaqësues të zyrtarëve dhe deputetëve të koalicionit “Bashkë fitojmë” të Partisë Demokratike. Siç keni konstatuar ne kemi ndjekur një linjë duke regjistruar çdo akt terrori, çdo akt për blerje massive të votave në proporcione të paimagjinueshme, deri në oferta për të thyer euron, por kto sigurisht janë të dokumentuara dhe kemi informuar rregullisht vëzhguesit ndërkombëtarë dhe KQZ” u shpreh Berisha.

Skandali i votimit elektronik, Vasili ironizon: Gjynah qe nuk e nxorën 99.99% Llatjen

Pasi Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi shpërndau një lajm ku akuzohej se pajisja e votimit elektronik në Elbasan kishte probleme, deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka ironizuar fitoren paraprake të Gledian Llatjes.

Në komentin e postimit të Blushit, ligjvënësi i PL-së shkruan: “Gjynah qe nuk e nxorën me  99.99% të votave Gledian Llatjen.”

Gledian Llatja u shpall fitues paraprak për Bashkinë Elbasan, ku mori mbi 55% të votave.

Rezultat surprizë në Kamëz/ Rakip Suli fiton ndjeshëm

Kandidati i Partisë Socialiste dhe kryebashkiaku aktual, Rakip Suli po kryeson në garën elektorale për Bashkinë e Kamzës.

Suli deri më tani ka marrë 60.65 % të votave, ndërkohë që ende mbetet një pjesë e kutive pa hapur.

Në Kamëz u përdor votimi dhe numërimi elektronik, çka bëri që rezultati paraprak të dalë në një kohë shumë të shkurtër./ Zoom.al

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Rezultati paraprak/ Gledian Llatja merr mandatin e dytë, sa ishte diferenca me Boçin

Ka përfunduar numërimi elektronik në Elbasan, ku sipas rezultati paraprak fitues është shpallur kandidati i PS-së Gledian Llatja kundrejt Luçiano Boçit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, Llatja ka arritur që të fitojë 55.03% ose 24823 vota.

Ndërsa Luçiano Boçi ka marrë 44.97% ose  20286 vota.

Del rezultati/ PS-ja fiton Elbasanin, Kamzën dhe Vorën

Partia Socialiste ka mundur të rrëmbejë deri më tani fitoren në tre bashki të vendit.

Ka përfunduar numërimi elektronik në Elbasan, ku fitues është shpallur kandidati i PS, Gledian Llatja kundrejt Luçiano Boçit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Llatja ka arritur që të fitojë 55.03% ose 24823 vota

Ndërsa Luçiano Boçi ka marrë 44.97% ose  20286 vota.


Po kështu, Rakip Suli ka siguruar mandatin e dytë nën logon e PS-së për Bashkinë Kamzë, me 60.65 % të votave.

Dvc

 

Numërimi elektronik është mbyllur edhe në Vorë, me fitues kandidatin e Partisë Socialiste, Blerim Shera./Zoom.al

Celibashi pas përfundimit të procesit: Pati 1094 tentativa për votim të dyfishtë

Pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat, ka bërë me dije të dhënat e deritanishme.

Ai ka theksuar se ka pasur 1, 094 tentativa për votim të dyfishtë. Ndërkohë shton se kanë qenë 16, 527 votues për herë të parë

“Komisionarët janë duke protokolluar procesin. Mund të jetë me interes përbërja e komisioneve, 70 përqind e KQV kanë pasur anëtarësinë e plotë prej 7 anëtarësh, 14 përqind me 6 anëtarë dhe 10 përqind me 5 anëtarë. Në 4 raste kemi marrë raportime për jashtë dhomës së fshehtësisë. Në dy qendra, Elbasan dhe Paskuqan, është përdorur vetëm një nga dy makinat, në qendrat e tjera procesi ka shkuar shumë mirë. 35 denoncime janë administruar”, tha ai.

Më tej Celibashi shtoi: “Kemi konstatuar se në 11% të qv janë hasur vështirësi në gjetjen e qendrës së votimit. Kemi konstatuar që në 62 qv nga 5213 ka pasur shkelje për materiale propagandistike në një distancë prej 150 metra.

Fotolajm/ Rama bën parashikimin për bashkitë që do të fitojë PS

Kryeministri Edi Rama një orë pasi u mbyll votimi në vend publikoi një foto në Facebook. Rama ndodhet në zyrë dhe aty ka pikturuar një foto, ku shënon bashkitë që do fitojë PS-ja dhe opozita sipas tij.

“PS + 50/ Opozita 0-11″, shkruan Rama në facebook.

Bora Muzhaqi bën gafën e rradhës, i lutet tifozëve të Juventusit: Ejani votoni

Ministrja Bora Muzhaqi ka dalë pak minuta më parë në një konferencë dhe ka bërë një thirrje të çuditshme.

Muzhaqi u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve të Juventusit që të dalin nga shtëpitë dhe të shkojnë të votojnë.

Thirrja tepër e çuditshme e ministres Bora Muzhaqi po bën xhiron e rrjetit:

https://

Bora Muzhaqi u lutet tifozëve të Juventusit: Ejani votoni pic.twitter.com/tXVYysZIjS

— JOQ Albania (@JoqAlbania) May 14, 2023

Mbyllet procesi i votimit, incidente e parregullsi të shumta në 61 bashki

Ora ka kaluar 19:00 dhe procesi zgjedhor i 14 Majit ka përfunduar zyrtarisht në 61 bashkitë e vendit.

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas përllogaritjeve nga KQZ deri në orën 18:00 rezulton të jetë 36.39%, me raportime të shifrave nga 2662 qendra votimi nga 5213 që janë në total.

Në total kanë votuar sipas këtyre të dhënave 694836 shtetas nga 1909641 zgjedhës në listat e QV-ve të raportuara.

Sakaq, procesi i votimit që në start ka nisur me problematika.

Në total, në 532 qendra votimi në të gjithë vendin, pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve kanë qenë jashtë funksionit dhe për rreth 3 orë ky dështim i KQZ për të garantuar ecurinë e procesit, privoi qytetarët nga ushtrimi i të drejtës së votës

Por identifikimi elektronik nuk ishte dështimi i vetëm në këto zgjedhje, pasi problematika të shumta janë denoncuar nga opozita, qytetarët dhe media në qendrat e votimit nga jugu në veri të vendit.

Ndërkohë denoncime për parregullsi gjatë procesit ka pasur edhe në lidhje me votimet familjare, kryesisht në bashkitë Kamëz, Vorë dhe Elbasan, ku për herë të parë qytetarëve iu mundësua e drejta e shprehjes së vullnetit me votë përmes teknologjisë.