Aplikacion
Post “Big Brother VIP 2” përballi banorët e programit më të ndjekur në Shqipëri, ku nuk munguan as debatet midis tyre.
Në debatin e fortë u përfshinë Luiz Ejlli, KIiara Tito dhe Olta Gixhari, të cilët nuk kursyen akuzat ndaj njëri-tjetrit.
Gixhari e akuzoi ish-konkurrenten se e shfrytëzon fituesin e “BBV2”, pasi fama e tij është shumë e madhe.
Luizi: Unë po e shfrytëzoj Kiarën sepse dua të krijoj një familje.
Olta: Ajo po të shfrytëzon ty sepse je shumë i famshëm, kaq ka treguar deri tani. Kjo e kulluara meqë tha që është kaq e mirë
Luizi: Kiara po më shfrytëzon mua dhe nuk e kam problem fare.
Kiara: Deri më tani nuk kam nxjerrë asnjë ofendim për askënd. Ky më ka vendosur unazën në gisht dhe që prej atij momenti nuk ke gojë të flasësh. Jo të më rrish të më flasësh cepave, e të më thuash ju do ndaheni. Ti je inatçie, kjo je ti.
Olta: Burrë e grua nuk të bëjnë interes por nevoja. Ti je materialiste.
Krujë/ 48-vjeçari kapet duke shpërndarë para për votatNjë rast i shitblerjes së votës është zbuluar mbrëmjen e sotme nga policia e Krujës, e cila ka arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar.
Mësohet se shtetasi Bedri Murati është vënë në pranga në lagjen “Abaze”, duke shpërndarë para në këmbim të votave dhe i janë sekuestruar 69.000 lekë të rinj, 50 euro dhe 2 lista zgjedhore të njësisë administrative Cudhi.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë procesit zgjedhor, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Krujë, falë inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së parave, me qëllim blerjen e votës.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara, kanë lokalizuar në rrugën e lagjes “Abaze”, Krujë, si dhe kanë bllokuar automjetin tip “Volksëagen Touareg” që drejtohej nga shtetasi B. M.
Fier/ Arrestohet Shkëlqim Kapllanaj Administrator i Njësisë Administrative Fratar për blerje voteBurime pranë Drejtorisë së Policisë Fier bejnë me dije se mbërmjen e sotme është ndaluar Shkëlqim Kapllanaj Administrator i Kompanise “Shkleqimi 007”, i cili dyshohet për blerje vote dhe po ashtu për goditje për shkak ge detyrës ndaj Administratorit të Njësisë Administrative Fratar shtetasin SH.K. si dhe për veprën penale dëmtim prone.
Shoqërimi i këtij shtetasi u be në flagrancë nga forcat e Policisë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Nesër Shqipëria voton, Policia e Shtetit merr në ruajtje 4080 objekteNga Veriu në Jug, përballja për pushtetin vendor premtohet të jetë interesante këtë të diel. Pasi u kanë prezantuar në çdo cep të vendit programet e tyre, tashmë është radha e qytetarëve të japin verdiktin se cilit kandidat do t’i besojnë për 4 vite drejtimin e bashkive, teksa gurët e fundit luhen në qendrat e votimit.
Janë në total 144 kandidatë në garën për 61 bashkitë e vendit, në shumicën prej të cilave ka vetëm 2 rivalë në fushë-betejë, të nxjerrë nga 2 forcat që synojnë kryesimin e këtyre zgjedhjeve, Partia Socialiste dhe Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ku mblodhën forcat dy ish kryeministrat e ish presidentët Sali Berisha e Ilir Meta, që rikthehen për herë të parë në një betejë të plotë përballë Edi Ramës. Partia Demokratike e Alibeajt ka vetë 14 kandidatë, me Roland Bejkon në Kryeqytet dhe të tjerët kryesisht në bashki të vogla. 3, 650, 550 shtetas shqiptarë kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin e ardhshëm të bashkisë në 14 maj. Brenda kësaj shifre, 122, 545 zgjedhës do tu drejtohen kutive të votimit për herë të parë Zgjedhësit do të kenë mundësi të hedhin votën e tyre në 5, 211 qendra votimi të shpërndara në 61 bashki të vendit. E drejta e votës nuk mohohet as për ata të cilët kanë një mjet identifikues të skaduar, pasi vlefshmëria e tyre është zgjatur deri në 31 maj.
Policia e Shtetit ka reaguar vetëm pak orë para zgjedhjeve të 14 majit.
Nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme, punonjësit e policisë kanë marrë në ruajtje 4080 objekte ku do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet vendore të dielën e 14 majit deri në përfundim të procesit.
Policia bën me dije se vijon procesi i shoqërimit të komisionerëve me materialet zgjedhore dhe ruajtja e objekteve ku do të administrohen këto materiale zgjedhore. në mbyllje të njoftimit, ka kërkuar që partitë politike të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të gjitha ligjet e tjera të vendit për mbarëvajtjen e procesit.
Njoftimi Plotë:
Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave institucionale që i përcakton ligji në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.
Punonjësit e Policisë, të planëzuar në të gjithë vendin, për ruajtjen e objekteve zgjedhore, janë paraqitur pranë KZAZ-ve dhe vijon procesi i shoqërimit të komisionerëve me materialet zgjedhore dhe marrja në ruajtje e objekteve zgjedhore ku do të administrohen materialet zgjedhore.
Në të gjithë vendin, deri në këto momente, janë marrë në dorëzim nga punonjësit e Policisë, për ruajtje, 4080 objekte dhe vijon marrja në dorëzim edhe e objekteve të tjera.
Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vazhdojë deri ditën e nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën, komisionet e qendrave të votimit dhe komisionet zonale të administrimit zgjedhor.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit funksionon grupi i drejtimit, për menaxhimin e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni nga të gjitha burimet, si dhe për verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij.
Punonjësit e Policisë raportojnë në kohë reale te grupi i Drejtimit në DPPSh, nëpërmjet sistemit të menaxhimit të procesit të marrjes në dorëzim të objekteve zgjedhore, dorëzimin e objekteve dhe deri në përfundim të procesit.
Policia e Shtetit është tejet e vendosur dhe e angazhuar për të mbajtur në kontroll të plotë të gjithë territorin e vendit, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit.
Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces, që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera.
Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt.
Rrëqeth Rita Petro/Tregon pengun për partnerin e ndjerëShkrimtarja Rita Petro ka rrëfyer në një emision fatkeqsinë, ndarjen nga jeta të papritur të partnerit të saj, Latifit.
Ajo rrëfeu se ka një peng, që ditën që u largua nga jeta, nuk e kujton nëse e ka puthur.
Çfarë mendon mbrëmjeve, kur tashmë e pi puron dhe uiskin vetëm, ritual që e bëje me Laton?
“Përpiqem ta bëj sa më pak, përpiqem të rri sa më gjatë në punë, dhe përgjithësisht tani shkoj direkt në shtrat.”
A e ke vajtuar Laton?
“Atë ditë u bëra shumë keq, momentin kur e mora vesh, që kam qarë me zë. Pastaj ngaqë isha në zyrë u përmblodha dhe atë në atë moment isha në shok.
Kur shkova në shpi, kam qarë, kam qarë shumë. Kur ika në shtëpi iu thashë motrave që dua të rri vetëm.”
Ke ndonjë peng?
“I vetmi peng, kur e kam përcjellë te dera. Nuk e mbaj mend nëse jemi puthur para se të dilte nga shtëpia. Për këtë më vjen keq.”
Fredi Beleri do të jetë në fletën e votimit. Çfarë ndodh nëse fiton?Fredi Beleri, kandidati për bashkinë e Himarës u arrestua pak ditë më parë me akuzën e blerjes së votave. Vetëm pak orë përpara zgjedhjeve, pyetja që lind është; a mund të kandidojë ai për zgjedhjet e 14 Majit?
Edhe pse është në qeli, të dielën Fredi Beleri mund të vazhdojë të kandidojë. Arrestimi nuk e pengon atë të jetë kandidat dhe fleta e votimit vijon të ketë emrin e tij përballë Jorgo Goros.
Ligji nuk e pengon një të arrestuar ende të padënuar të jetë kandidat.
Por çfarë ndodh nëse ai fiton?
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shprehet se pavarësisht arrestimit të tij, Fredi Beleri do të jetë në fletën e votimit më 14 maj.
Celibashi ka theksuar se gjërat do të ndryshojnë vetëm nëse Beleri do të dënohet me vendim të formës së prerë.
“Arrestimi i Belerit nuk është aspak një gjë që shkon për mirë. Nuk kam koment pasi kjo lidhet me organet e drejtësisë, por nga pikëpamjet e ligjit ai mbetet kandidat dhe votuesit mund ta votojnë nëse duan. Ai nuk është i ndaluar nga gara edhe pse nuk është fizikisht aty. Gjërat ndryshojnë vetëm nëse ai dënohet me vendim të formës së prerë për një vepër penale që nuk lejohet të kandidosh nga ligji i dekriminalizimi”, tha ai.
Ligji ndalon mbajtjen e kësaj detyre, nëse për disa vepra penale është dënuar me vendim gjykate të prerë.
“Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në këtë ligj ku përfshihen edhe veprat penale
Beleri akuzohet për korrupsion në zgjedhje për nenet 328 të Kodit Penal.
“Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet. Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve të tjera kundrejt kryerjes së veprimeve të mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë”, thuhet në këtë nen të Kodit Penal.
Pra nëse Beleri zgjidhet do të detyrohet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë një vendim, nëse do të ketë një vendim gjykate së formës së prerë.
Analiza e VOA: Tavani i borxhit dhe udhëtimet e Presidentit Biden jashtë venditBisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë në planet e Presidentit Biden për të marrë pjesë në takimin e shtatë vendeve më të zhvilluara në Japoni dhe samitit 4 palësh në Australi.
Ngërçi mbi rritjen e tavanit të borxhit në bisedimet mes republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Presidentit Joe Biden mund të ndikojë në planet e Presidentit amerikan për të marrë pjesë në takimin e G-7 në Japoni dhe atë të vendeve të nismës “Quad” në Australi. Udhëtimi është planifikuar të fillojë më 17 maj.
“Është e mundur që të shtyj udhëtimin ose ta anuloj atë dhe të marr pjesë me video lidhje në takimet e planifikuara”, tha Presidenti Biden.
Ndërsa pjesëmarrja e Presidentit Biden ende nuk është e sigurt, Ministrat e financave të vendeve të G-7 po diskutojnë detajet e fundit përpara samitit, duke u përqëndruar në rritjen e trysnisë ekonomike ndaj Rusisë dhe gjetjen e mënyrave për të koordinuar përpjekje kundër praktikave të “trysnisë ekonomike” nga Kina.
“Jo vetëm për të kundërshtuar përpjekjet e Kinës për të përdorur ekonominë si armë kundër vendeve të tjera, por edhe për të penguar Kinën nga ndërmarrja e veprimeve në radhë të parë”, thotë Shihoko Goto nga Qendra Wilson.
Në prag të takimit të G-7, kërcënimi ndaj ekonomisë që mund të paraqesë dështimi i Shteteve të Bashkuara për të paguar borxhet e saj, rrezikon më tej ekonominë tashmë të brishtë globale, të goditur nga pandemia dhe lufta në Ukrainë.
“Këto goditje vazhdojnë të shkaktojnë kosto të konsiderueshme për ekonominë globale. Dështimi i përpjekjeve për rritjen e tavanit të borxhit nga Shtetet e Bashkuara mund të ndikojë edhe në tregjet e aksioneve”, thotë Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.
Pas samitit të G-7 në Japoni, do të mbahet takimi i katërt i aleancës Quad në Australi, ku pritet të marrin pjesë udhëheqësit e Japonisë, Australisë, Indisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Ne do të diskutojmë për ekonominë globale, e cila po vuan nga barra e inflacionit të lartë”, tha kryeministri australian Anthony Albanese.
E formuar në vitin 2007 për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe ato të sigurisë, Quad gjithashtu evoluoi, duke u bërë një aleancë strategjike kundër rritjes së ndikimit të Kinës/ VOA
Duke nisur nga orët e para të mëngjesit të sotëm KQZ ka nisur shpërndarjen e bazës materiale për zgjedhjet lokale, në secilën prej qendrave të votimit në 61 bashki të vendit.
Procesi ka qenë i qetë, por ka çaluar në konfirmimin e komisionerëve në disa bashki prej disa partive.
Fillimisht procesi ka nisur për zonat më të largëta nga KZAZ dhe më pas për zonat e tjera më të afërta.
Sipas të dhënave më të fundit të KQZ-së, shpërndarja e bazës materiale ka përfunduar në Kolonjë, Gramsh, Pustec, në Berat, Fier dhe Korçë, përveç Pogradecit, i cili është ende në proces.
Nga ana tjetër, procesi i shpërndarjes ka nisur me vonesë në Durrës, Shijak dhe Krujë.
Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar shpërndarja, përveç Dropullit, ku komisionerët e Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn nuk janë paraqitur në KZAZ-të e bashkisë së për tërheqjen e këtyre materialeve.
Materialet janë tërhequr në vetëm 7 qendra nga 37 qendra votimi për këtë bashki.
Sakaq, ende nuk ka një sqarim se përse nuk janë paraqitur komisionerët e PD-së së vulësnë qendrat e votimit, ndërsa komisionerët e PS-së dhe koalicionit Berisha-Meta janë paraqitur.
Pas këngës me Donaldin, Luizi paska gati listën me këngëtarët e tjerë. Ja emrat që do të bëjë duetePas këngës së tij me Donald Veshajn, fituesi i Big Brother ka një listë me të tjerë këngëtarë që do bëjë bashkëpunime.
I ftuar në emisionin “Më lër të flas” Luiz Ejlli ka rrëfyer se do të vijojë me projekte të tjera muzikore dhe ka zbuluar emrat e disa artistëve me të cilët po planifikon të sjell bashkëpunime.
Luizi tha se tashmë kanë në planë të sjell duet me disa prej emrave më të njohur të estradës shqiptare, por edhe këngë të tjera solo.Noizy, Stine, Elvana Gjata dhe Ylli Limani janë disa nga emrat që përmendi këngëtari shkodran, me të cilët ka planifikuar të bashkëpunojë për disa projekte muzikore.
“Këtë herë kam vendos të zë mend dhe jam në menaxhimin e njerëzve profesionistë dhe kam zënë shumë data, ka shumë kërkesa, bashkëpunime do bëjë, por edhe këngë vetëm, Noizy ka premtuar që do të bëjmë bashkëpunim dhe po do e bëjmë, me Stinen, me Elvana Gjatën dhe Yll Limanin”, zbuloi Luizi.
Këngëtari dje ka publikuar projektin e parë që pas daljes nga shtëpia e famshme, e që e solli në duet me aktorin Donald Veshaj, Luizi tregoi se si lindi ky bashkëpunim i dyshes.
“Bashkëpunimi i parë që kam bërë, e kam bërë me Donaldin, për të vetme arsye se ka qenë i pari person që jam ulur në tavolinë dhe kam qëndruar për qejf sa kam dal pas dy ditësh dhe ka qenë pjesë më e madhe e familjes së tij aty dhe më tha ‘si thua të vish në emisionin tonë ‘Më lër të flas’ dhe kjo është dalja ime e parë dhe thash do të dal aty, por do të bëjmë edhe një këngë”, tha Ejlli.
Ndërkohë, Luizi tashmë ka nisur edhe koncerte dhe mbrëmjet muzikore si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
PD kallëzon në SPAK Dallëndyshe Bicin: Po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votësNjë tjetër denoncim për thyerje të heshtjes zgjedhore nga radhët e qeverisë.
Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht në SPAK, drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Dallëndyshe Bici, e cila po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votës.
Në godinën e ASHK janë regjistruar nga pamje filmike të gazetarëve, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të hynin në mënyrë të fshehtë nga pjesa e pasme, garazhi.
Qytetarë të pyetur janë shprehur se kanë shkuar në institucionin në fjalë, pasi janë thirrur në telefon nga zyrtarët e institucionit.
“Rikujtojmë se ngjarja e ndodhur përkon në ditën e heshtjes zgjedhore.
Partia Demokratike pas verifikimeve dhe rezultateve arriti në konkluzinin se veprimi i kryer më sipër është një vepër e pastër penale nga drejtuesit dhe punonjësit e institucionit.
Partia Demokratike i bën thirrje SPAK për regjistrimin dhe fillimin e një procedimi penal ndaj personave të kallëzuar, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe sqarim sa më të saktë të rrethanave më sipër”, njofton zyra e shtypit të PD-së.
Më herët, Partia e Lirisë denoncoi ministrin Niko Peleshi për fushatë ditën e heshtjes zgjedhore.