Aplikacion
Kompania e fluturimeve Wizz Air vazhdon të torturojë shqiptarët kudo nëpër aeroportet europiane.
Këtë herë radhën e kishin pasagjerët që do të udhëtonin nga Tirana në Paris.
Sipas një video të denoncuar në portalin JOQ Albania, tregohet se pasagjerët e këtij udhëtimi janë zbritur nga avioni pasi kishin bërë ngjitjen me qëllim nisjen e udhëtimit.
Një nga qytetarët tregon se pak disa orë që po prisnin ngritjen e avionit për në Paris.
Ndonëse nuk është e qartë, në video duken sasi të mëdha tymi të zi pranë avionit.
Zoom.al ka denoncuar herë pas here shkeljet dhe abuzimet që kjo kompani bën ndaj qytetarëve shqiptar. Vonesat disa orëshe, anulime dhe mungesë kompensimi janë, mesa duket, qëllimi i Wizz Air.
Masakra e ndërtimeve në Himarë dhe zgjedhjet 2023View this post on Instagram
Vitin e shkuar kam qënë disa herë në jug të vendit, jo si turiste siç shkoj çdo vit, por për të investiguar çështjen e pronave dhe investimet strategjike. Aty banorët tregonin historinë e një biznesmeni të fuqishëm që i kishte dërguar një grup me armë një investitori tjetër, pasi ky i fundit nuk kishte pranuar të tërhiqej nga zgjerimi i projektit dhe i pengonte daljen në det. Banda kishte hyrë brenda në kantier, i kish drejtuar armët punëtorëve dhe i kish dëbuar jashtë. Menaxherët e alarmuar kishin njoftuar policinë. Policia shkoi, të fortët i drejtuan armët dhe policëve dhe ata u kthyen dhe hipën në furgon. Çështja u zgjidh vetë pastaj, pasi investitori që “pengonte” rrugën u tërhoq nga ndërtimi.
Nga kjo histori kupton se sa fuqi kanë 6 policë të një komisariati dhe 1 polic i vetëm që shkon e arreston një kandidat për kryetar bashkie që ka dhe përkrahjen e disa partive politike në Greqi. Unë e kam të pamundur të besoj se ky polic e ka bërë në “kokë të tij”, pa marrë direktivë dhe mbrojtje nga lart.
Fredi Beleri mund të mos jetë kandidati më i mirë për opozitën dhe as nuk i jep dinjitet frymës për ndryshim që predikon së fundi. Ai mund të jetë një person që duhet të hetohet për shumë akuza dhe mbase sot mund të ishte në burg e jo kandidat, por që ai të jetë arrestuar pa urdhër politik dhe në të mirë të interesit të vendit këtë nuk e besoj. Beleri sot është arrestuar se me ç’duket ka kërcënuar hapur projektin ekonomik të jugut të kryeministrit dhe biznesmenëve afër tij.
Por deri tani Ramës nuk i ka interesuar se çfarë ka thënë dhe ka bërë në të shkuarën Beleri. Po t’i interesonte Shqipëria kryeministrit, Beleri do të ishte arrestuar 100 herë në të shkuarën dhe për disa akuza mund të ishin bërë hetime më të plota. Por interesi për Himarën nuk është te nacionalizmi grek dhe as te blerja e votës, por tek pushteti ekonomik. Nëse Rama nuk fiton në Himarë, bllokohen 1 miliard euro investime të sipërmarrësve të mëdhenj.
Nëse Rama humb Himarën, fajin nuk e ka kandidati i opozitës dhe as blerja e votave, por masakra që është bërë me ndërtimet në jug dhe me pronat e banorëve. Shumica e tyre nuk ka regjistruar ende shtëpinë dhe tokat. Praktikisht po të mos kesh marrëveshje me ndonjë nga “oligarkët” që po ndërtojnë në jug, nuk kalon dot derën e hipotekës. Disa të tjerëve prona u është marrë me dhunë, ndërsa mijra metra tokë – shtet (pasuri e të gjithë shqiptarëve), u janë dhuruar një grushti biznesmenësh.
Edhe jashtë BBVA thyen rekorde, ja ç’ka ndodhur këtë herë me LuizinGjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e famshme, konkurrentët kanë fituar mijëra ndjekës në rrjetet e tyre sociale por tashmë që spektakli mbaroi, kush është personazhi që ka fituar më shumë ndjekës brenda një jave?
Vendin e parë e zë padyshim Luiz Ejlli i cili brënda pak ditëve ka arritur të fitojë mijëra ndjekës në Instagram duke lënë pas Efin apo Kiarën.
Ja renditja:
Në vend të dhjetë për këtë javë renditet ish-opinionistja e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Zhaklina Lekatari. Ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në Instagram duke shkuar në 68.2K ndjekës.
Menjëherë pas saj vjen Arbër Hajdari, i cili ka qenë në kolltukun e opinionistit për të dyja edicionet e “Big Brother VIP”. Ai ka fituar 8 mijë ndjekës këtë javë.
Vendi i tetë shkon për Jori Dellin, një ndër personazhet më simpatike dhe energjike brenda shtëpisë së “BBV”. Ajo ka qenë mjaft aktive pas daljes së saj me video të shumta humoristike të postuara në llogaritë e saj sociale. Jori ka fituar 10 mijë ndjekës më shumë.
Nita Latifi ishte vetëm një hap larg finales së madhe të “Big Brother VIP”, por ende konsiderohej si një prej lojtareve më të forta. Këngëtarja i është futur tashmë punës për krijimin e projekteve të reja muzikore. Këtë javë ajo ka fituar 11 mijë ndjekës.
Olta Gixhari, ‘luanesha’ e këtij edicioni të “Big Brother VIP” fatkeqësisht e la në gjysmë rrugëtimin e saj brenda shtëpisë, por ka qenë ndër banoret më të komentuara. Aktorja ka fituar 18 mijë ndjekës në Instagram.
Dea Mishel, një nga katër finalistet e “BBV”, për këtë javë ka shtuar plot 29 mijë ndjekës, duke shkuar kështu në 286 mijë ndjekës në rrjetin e saj social.
Krist Aliaj ishte kokë më kokë me Luizin në finalen e madhe të “BBV”, ku u shpall fitues ky i fundit. Ai ka fituar këtë javë 29800 ndjekës.
Efi Dhedhes, gjithashtu një lojtare mjaft e fortë brenda shtëpisë, ka fituar plot 30 mijë ndjekës këtë javë. Nga 559 mijë, ajo ka shkuar në 589 mijë ndjekës në Instagram.
Vendi i dytë për këtë javë shkon për Kiara Titon. Moderatorja ka fituar 34 mijë ndjekës dhe tani ka 709K fansa në Instagram.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe vendi i parë për këtë javë shkon sërish për Luiz Ejllin. Fituesi i “Big Brother VIP” ka thyer rekord duke fituar plot 215 mijë ndjekës më shumë brenda vetëm 1 jave
Bizneset “VIP” në Shqipëri borxhlinj tek tatimet/ Në 4 muaj 2.700 subjekte u futën në listën e zezë30.754 “borxhlinj” i janë shtuar Administratës Tatimore 4 muajt e parë të vitit 2023, për shkak të mospagimit të detyrimeve të tyre.
Nga këto subjekte, 2.741 janë pjesë e “listës së zezë”, asetet e të cilave janë bllokuar.
Gjithsesi, pjesa më e madhe, tregojnë Tatime, kanë detyrime të pashlyera disa vjeçare dhe jo vetëm borxhe të akumuluara nga janari në prill.
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezulton se gjendja e stokut të detyrimeve që sipërmarrjet duhet të paguajnë arrin në 146.8 miliardë lekë deri në fund të viti 2022.
Një një raport auditimi për Tatimet, KLSH tregonte, se vetëm 7 tatimpagues kanë 9 miliardë lekë detyrime, ndër të cilët vetëm dy tatimpagues kanë shtuar detyrimet me rreth 7.4 miliard lekë dhe rreth 13.2 mld lekë janë detyrime të taksapaguesëve VIP, kompanitë e mëdha. Sipas llojit të debitorëve, 65% e borxhit i përket subjekteve pasive, 88.1 mld lekë, që sipas KLSH-së është tregues edhe për vështirësinë në mbledhjen e këtyre detyrimeve, për sa kohë këto subjekte nuk vijojnë aktivitetin e tyre.
KLSH vlerësonte se kjo ka ndodhur për shkak të mangësisë në masat shtrënguese të implementuara për arkëtimin e detyrimeve të papaguara dhe në monitorimin e borxhit nga momenti i krijimit të tij, deri në mbledhjen me forcë të borxhit tatimor në DRT. Mangësitë në hedhjen në sistem të të dhënave. Vonesa në finalizimin e raporteve.
Tatimet e bëjnë publike dhe e rifreskojnë herëpashere listën me emra të subjekteve që nuk kane paguar detyrimet.
Policia e Shtetit: 88 persona nën hetim për krime elektorale: Shpërblime dhe korrupsion për votaDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku njoftoi sot se janë 88 persona të vënë nën hetim për raste të krimeve zgjedhore në një muaj fushatë elektorale.
Në një konferencë, Rrumbullaku tregoi se nga data 14 prill në 12 maj, janë evidentuar 54 krime zgjedhore, ndër të cilat kryeson ai i shpërblimeve dhe premtimeve dhe korrupsionit pasiv.
“Gjatë periudhës zgjedhore, strukturat e posaçme hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, kanë vlerësuar dhe analizuar, çdo indicie, çdo informacion, kallëzim apo deklarim të çdo qytetari, përfaqësues të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve, me qëllim, sqarimin e rrethanave, sigurimin e provave dhe vendosjene autorëve para drejtësisë”, tha kreu i Policisë.
Ai theksoi se gjatë fushatës elektorale janë angazhuar në terren 5081 punonjës policie për mbarëvajtjen e 1471 aktiviteteve elektorale dhe deri më tani nuk është evidentuar ndonjë incident që ka cënuar persona të caktuar
Krimet zgjdhore të ndara sipas veprave penale:
1-Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve, 25 raste me 45 autorë;
2-Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore, 1 rast me 1 autor;
3-Korrupsioni pasiv në zgjedhje, 20 raste me 25 autorë;
4-Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, 2 raste me 3 autorë;
5-Pengimi i zgjedhësit, 3 raste me 7 autorë;
6-Shkelja e të drejtës së zgjedhjes, 3 raste me 7 autorë.
Luizi vazhdon të “çmendë” fansat. Publikon këngën me Donald VeshajnLuiz Ejlli ka menduar për fansat e tij që ishin mësuar ta ndiqnin live në 24 orë dhe po vazhdon t’i qëndrojë përsëri pranë. Këtë herë me një këngë dashurie.
“2 shotsa” vjen në bashkëpunim me ish-banorin tjetër të BBVA, Donald Veshajn.
Ndonëse ajo është një këngë për ndarjen dhe dhimbjen, ritmi i saj duket se do të na shoqërojë gjatë të gjithë verës.
Që në sekondat e parë të publikimit është klikuar nga mjaft fansa që Luizi ka krijuar gjatë më shumë se 4 muajve e gjysmë të qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother.
Bashkëpunimi ishte prezantuar për publikun dhe të shumtë ishin ata që mezi e kanë pritur që ajo të publikohej në Youtube.
Rama mbyll fushatën në Durrës dhe nuk harron të falenderojë patronazhistët
Kryeministri Edi Rama mbylli fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Durrës, krah kandidates së tij dhe kryebashkiakes momentale, Emirjana Sako.
Ai e konsideroi këtë takim si më të jashtëzakonshmin që ka pasur ndonjëherë në këtë qytet.
“Në kujtesën time ku është takimi më i madh më i jashtëzakonshëm që kam pasur këtu. Patën edhe debate me drejtuesit e partisë kur u thashë se kjo maratonë fundin e saj do e ketë në Durrës. Dhe e merrni me mend se sa kanë kërkuar që të bëhet në vende të tjera, duke menduar se do ketë më shumë njerëz se në Durrës. Se të gjithë mendojnë se durrsakët nuk janë të takimeve të mëdha. Mirëpo jam i bindur se të gjithë ata që po ndjekin këtë takim, nuk po e besojnë dot që po ndodh në Durrës. Jam shumë mirënjohës për këtë gjë, është privilegj që jam deputet i Durrësit, por është privilegj të jem pjesë e historisë së PS-së këtu në Durrës”- u shpreh Rama.
Rama nuk harroi të falënderonte patronazhistët të PS-së në Durrës.
Përsëri ai përmendi projektin e portit turistik atje si një ndër planet më të mëdha edhe për Shqipërinë, që do ta bëjë përsëri Durrësin, portën kryesore të Adriatikut.
“Dua t’i bëj një përshëndetje patronazhistëve të frikshëm në Durrës, zgjedhësve dhe zgjedhëseve të PS në Durrës.
Unë jam i bindur që nuk ka një km katror të Shqipërisë që nuk ka potencial për të zhvilluar turizmin. Durrësi është lokomotiva e transformimit ekonomik jo të bashkisë së Durrësit por të republikës së Shqipërisë. Durrësi është kthyer në qendrën e gravitetit të një momenti të zhvillimit tonë ekonomik. Më në fund pas shumë përpjekjesh është vendosur baza dhe janë lodhur edhe gjërat bashkisë.
Me portin e tij turistik, portin e ri tregtar dhe hekurudhën e re Durrësi bëhet një pikë lidhëse për të gjithë hapësirën e rajonit tonë. Durrësi do të rikthehet se s’bën në historinë e asaj porte kryesore të kësaj ane të Adriatikut që romakët e përdorën për të hyrë dhe për t’u shtrirë në territore të tjera”, deklaroi Rama.
Berisha në Elbasan: Rama e nisi fushatën me tritol e mbylli me arrestime
Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e fundit elektoral në Elbasan, i kërkoi qytetarëve të votojnë për ndryshimin në të mirë të Shqipërisë, të fëmijëve të tyre dhe të ardhurave të tyre.
“Le të shndërrojmë 48 orët e fundit në orët e reflektimit.
Le të mendojmë për shqiptarët e larguar të detyruar nga papunësia, mospasja, nga dhunimet e lirive e të të drejtave. Ju e keni të qartë se si dhjetëra mijëra qytetarë u arrestuan për faturat e dritave”, tha ish-kryeministri Berisha.
Si përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Berisha tha se e diela e 14 majit duhet të jetë reflektim për tonë ekonomike, sa herë në dyqane rëndohemi nga çmimet gjithnjë në rritje.
Ai përmendi fushatën e kryeministrit Rama si një luftë të egër politike kundër opozitës, e cila nisi me tritol e përfundoi me arrestime.
“Të reflektojmë për gjendjen tonë ekonomike, sa herë në dyqane rëndohemi nga çmimet gjithnjë në rritje, për listat e gjata që zgjaten e bëhen tërkuzë, sepse shumë bashkëqytetarë tanët nuk kanë me se paguajnë ushqimin e përditshëm. Të gjitha këto kanë ardhur sepse Elbasani e Shqiëpria qeverisen nga kjo qeverisje. Ju ftoj të votoni ndryshimin më 14 maj e mos harroni se të gjitha sa thash më sipër Rama në këtë fushatë i mbuloi me tallje për qytetarët, me sharje për kundërshtarët, me tallava për gaztorët.
E nisi fushatën me tritol dhe e mbylli me turp e arrestime.
Rma u angazhua në luftë të egër kundër opozitës. Bën gjithçka të dhunojë e shkelmojë votë, emisarët e tij shpërndajnë si hiena para e blejnë vota. Kjo blerje votash që konvertohet në pushtetin e një njeriu, i solli çdo familjeje shqiptare një fatkeqësi të madhe e varfëri në rritje.
Të votojmë Luçiano Boçin, intelektualin e shquar që ka hartuar projektin e një Elbasani ndryshe, qytet dinjitoz për qytetarët e tij”, tha Berisha.
Shpërthejnë memet për kandidatin e PS:“Unë jam një prej jush edhe ju jeni shumë prej meje”(VIDEO)Dhe 2 ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale.
Kandidatët e të gjithave partive kanë shpalosur programet e tyre elektorale.
Ndërsa në takimet me popullin, krahas premtimeve bie shpesh në sy edhe një gjuhë elektorale e cila ka bërë që për disa nga kandidatët të shpërthejnë edhe memet në rrjet.
Ky është edhe rasti i kandidatit të PS në Kukës i cili me deklaratën e tij po qarkullon në rrjet si meme “ Unë jam një prej jush edhe ju jeni shumë prej meje”
Përfshihet nga flakët avioni i “Air Albania”
Një avioni i “Air Albania” është përfshirë nga flakët këtë të Premte.
Mësohet se ka marrë flakë një nga motorët e avionit në momentin që ai do të shkëputej nga pista e aeroportit ‘Nënë Tereza’.
Në momentin që ka rënë zjarri, mësohet se nuk ka pasur pasagjerë brenda avionit, ndërsa raportohet për dëme të shumta materiale.
Pritet një njoftim nga ana e Policisë për sqarimin e plotë të rastit.