Aplikacion
Ka përfunduar zyrtarisht nata e dytë gjysmëfinale e ‘Eurovision 2023’.
Mbrëmja madhështore e mbajtur në “M&S Bank Arena” të Liverpool-it dhuroi 16 performanca fantastike nga 16 shtete të ndryshme.
Albina dhe familja Kelmendi kaluan në finale të parët. Kënga “Duje” ishte e para që u kualifikua në finalen e madhe të këtij kompeticioni të rëndësishëm
Rezultati përfundimtar i kalkuluar 50% mes publikut dhe 50% mes jurive profesionale të çdo shteti, kualifikoi vetëm 10 prej tyre në finalen e madhe.
Shtetet që arritën të kualifikoheshin janë:
Shqipëria
Qipro
Estonia
Belgjika
Austria
Lituania
Polonia
Australia
Armenia
Sllovenia.
Koha shtesë është një mundësi e shkëlqyer për të punuar me veten, si dhe mundësi e shkëlqyer për të eksploruar trupin tuaj. Periudha pa seks mund të ndryshojë prioritetet
Koha që do të kaloni pa seks është një mundësi ideale për të zbuluar se çfarë ju emocionon dhe çfarë jo, për të punuar për të qenë në formë më të mirë, por edhe për të qetësuar nervat nga frika e shtatzënisë së padëshiruar.
Edhe pse seksi forcon zemrën dhe zgjat jetën, periudhat e abstenimit kanë edhe avantazhet e tyre, sidomos për shëndetin mendor.
Koha shtesë është një mundësi e shkëlqyer për të punuar me veten dhe formën tuaj fizike.
Gjatë seksit, gratë mund të jenë jashtëzakonisht të pasigurta për trupin e tyre, duke vënë në dyshim nëse janë mjaft të mira apo tërheqëse, gjë që mund të ketë një efekt të keq në vetëbesimin e tyre.
Një periudhë pa seks mund të ndryshojë prioritetet tuaja, kështu që ju mund të përdorni kohën shtesë për të ushtruar dhe ndryshuar dietën tuaj.
Forma më e mirë pa dyshim do të rrisë besimin tuaj dhe do të përmirësojë mënyrën se si e shikoni trupin tuaj.
Periudha e abstenimit është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar trupin tuaj. Atë që nuk e kanë arritur kurrë, ose të paktën jo aq shpesh kanë arritur orgazëm me partnerin e tyre, mund të përfitojnë më shumë nga vetëkënaqësia, kështu që tani ato mund të zbulojnë se çfarë i emocionon dhe çfarë jo, dhe cilat prekje u pëlqejnë në të vërtetë.
Jeta në çift, pavarësisht nga avantazhet e saj, ndonjëherë mund të jetë shumë e lodhshme. Ka diskutime të ndryshme, duke përfshirë edhe për seksin, prandaj zënkat janë të pashmangshme. Pa seks nuk ka dramë, e cila do të qetësojë shumë nervat, por edhe frikën nga shtatzënia e padëshiruar.
Pasi të përfundojë kjo periudhë, aktiviteti nën çarçafë do të jetë më intensiv se kurrë më parë, veçanërisht nëse përdorni aftësitë që keni mësuar duke eksploruar trupin tuaj, shkruan Your Tango.
“Grupet kriminale nga Ekuadori në Dubai janë të kënaqur me Erion Veliajn”Në një skanim që i bëri fushatës elektorale të zhvilluar ng forcat politike në terren për zgjedhjet lokale të 14 Majit, gazetari i kronikës Artan Hoxha u ndal në veçanti te kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Duke iu referuar betonizimit të Tiranës dhe “kullëzimit” të qendrës historike me mbi 7 milionë metër katrorë leje ndërtimi në dy mandate, Hoxha në një deklaratë të pazakontë, tha se grupet kriminale janë të kënaqura me punën e Veliajt.
“Nuk njoh ndonjë grup kriminal në Shqipëri, nga Ekuadori deri në Dubai, që të ketë folur keq për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Ata janë të kënaqur. Ndërtime janë bërë plotë, nuk shoh ndonjë kundër haptazi. Por, në qarkun e Tiranës, duke qenë se ka edhe diferencë nuk besoj se këta do zbresin që të jenë të dukshëm”, deklaroi ai.
Teksa analizonte përfshirjen e grupeve kriminale në këto zgjedhjet, ai tha në emisionin “TPZ” se prezenca e krimit shihet më tepër në zonat ku ka garë të ngushtë dhe se ata pritet të aktivizohen më së shumti në 2-3 ditët para mbajtjes së zgjedhjeve.
Si qytete më problematike dhe me potencial për përfshirjen e botës së krimit në garën zgjedhore, Hoxha identifikoi Durrësin, Elbasanin dhe Shkodrën, por deklaroi se fushata deri tani ka qenë e qetë dhe partitë janë përpjekur t’i fshehin përfaqësuesit e botës së krimit.
Ai shtoi se organizatat kriminale kryesisht mbështesin mazhorancën dhe se kush u ka dalë kundër ka përfunduar në burg.
“Në pjesën dërrmuese të organizatave kriminale, mbështetja e tyre ka qenë pro mazhorancës. Nuhatja e tyre u thotë që edhe këto zgjedhje do të fitohen në masën më të madhe nga mazhoranca, ata nuk bëhen me humbësit, sepse nuk kanë ndërmend ti shpallin luftë shtetit. Në zgjedhjet e kaluara, kush i kishte shpallur luftë shtetit kanë marrë burgime të përjetshme. Ishin ata Çapjat, ku janë ata? Ku janë ata të Durrësit? Plarent Dervishi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri në Vlorë, i ka marrë përpara shteti ata. Shteti është i qartë, ka makinerinë e rëndë dhe të shtyp“, tha Hoxha.
Berisha: Në diktaturë kam qenë i shtypur, luftoja për të drejtat e njerëzveIsh-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme është rikthyer në kohën e diktaturës. Në një rrëfim ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim, Berisha ka treguar se në kohën e regjimit ka qenë një njeri i shtypur, i cili përpiqen që t’i kundërvihej diktaturës.
Berisha tregoi se gjatë asaj periudhe ka shkruajtur artikuj të ndryshëm, jo artikuj mjekësorë për të cilën kishte studiuar, por që kishin lidhje me politikën dhe të drejtat e njerëzve.
“Në diktaturë unë isha njeri i shtypur siç ishin qytetarët e asoj kohe. Një vendim i imi për tju kundërvurë diktaturës, vendimi më i rëndësishëm i jetës time. Një vendim që nuk kishte asnjë shkak tjetër përveç çështje të dinjitetit njerëzor. Isha shumë i aposinuar pas profesionit tim, Isha një lexues i apsoinuar, gjeja libra për të lexuar dhe natyrisht që ajo nuk mund të pajtohesha se ne jetonim në duplicitet.
Të tjera thoshim në publik, të tjera mendonim gjë e cila më rëndonte gjithnjë e më shumë dhe nuk mund të pajtohesha me atë gjendje. Kjo ishte shtysa ime sepse unë kam shkruajtur, mjek, kam marrë përsipër të shkruaj artikuj për politikën dhe në të gjitha pa përjashtim kërkoja themel liri dhe të drejta njerëzore të cilat në diktatur nuk ezgistonin. Dhe në fund kërkova pluralizmin politik largimin nga kushtetua të nenit që i jepte rol hegjemor, kërkesë që e kishte bërë Saharovi në Rusi dhe ky ishte themeli i diktaturës”, tha Berisha.
Përballë Grida Dumës Berisha u shpreh se s’ka qenë asnjëherë mjek i Bllokut me rrogë, por ka shkuar vetëm si mjek konsulent, duke mos lënë anash punën e tij si mjek në spital dhe si pedagog.
“Kurrë në jetën timë nuk kam firmosur një rrogë në poliklinikën e Bllokut. Ishin disa mjekë sipas anatërve të byros politike. Enveri Hoxha kishte të vetin. Përveç atyre ishin ata që shërbenin 24 orë që paguheshin nga klinika speciale. Unë nuk jam paguar ansjëherë nga kjo klinikë, jam thirrur si mjek për Hysni Kapon, Simon Stefanin. Në çdo rast jam thirrur si mjek konsulent, ose jam marrë si mjek konsulent duke mos u shkëputur kurrë nga puna ime si pedagog dhe në spital”, tha Berisha.
Aksident i 3-fishtë në hyrje të Fierit, automjetet përplasen me njëri-tjetrinNjë aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin hyrës të qytetit të Fierit, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
3 automjete janë përplasur me njëri- tjetrin ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Në aksident janë përfshirë një furgon, një BMW dhe një Passat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kane shkuar specialistë të policisë rrugore.
Ende nuk dihet shkaku që mund të ketë çuar në përplasjen e tre automjeteve, ndërsa paraprakisht dyshohet që shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë një ndër faktorët e përfshirjes në aksident të tre automjeteve.
“Ku ishin para BB, pse nuk kishin bërë hajër?”, Ermal Mamaqi për Luizin: Fama do zbehet shpejtErmal Mamaqi, i ftuar në TopAlbania Radio, ka bërë një deklaratë jo edhe aq pozitive në lidhje me fituesin e Big Brother Albania Vip, Luiz Ejlli.
Ai ka deklaruar se persona të cilët hyjnë në këtë format janë persona që nuk kanë asgjë për të humbur, ndërsa ka “parashikuar” se fama e tij do të zbehet shumë shpejt me nisjen e edicionit të ri BBVA3.
“Është fenomeni i momentit dhe është e drejtë të jetë sepse është futur ALL In aty. Me sa kemi parë në 100 BB që kanë ikur, ka një afat shumë të shkurtër skandence pasi mbaron BB, pa paragjykuar duket se fama e tyre mbaron me spektaklin, megjithatë jehona vijon edhe ca kohë.
Kush më thonë wow shiko sa i/e mirë, kam një pyetje: Ku ishin para BB, pse nuk kishin bërë hajër? Pse gjithë kjo epidemi, pse këto vlera të proklamuara dhe benefite. Është efekt i formatit, të cilin e fitojnë ata që nuk kanë asgjë për të humbur. Kush ka një listë të gjatë me gjëra për të bërë nuk gjen kohën të futet brenda. Të futem unë aty humb lekë për çdo ditë që jam aty.
Është e mbivlerësuar e gjitha dhe do bjerë efekti shumë shpejt sepse do nisë një tjetër BB e do merremi me personazhe të tjerë”, ka deklaruar ai.
Liroi “kumbarin” e kokainës, gjyqtari rrezikon shkarkimin, nuk justifikon 1 mln euroGjyqtari Petraq Çuri i Gjykatës së Durrësit u përball të mërkurën më 10 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative në vlera të mëdha para fillimit të detyrës kur ai ushtronte detyrën e avokatit, si dhe gjatë periudhës kur ka ushtruar funksionin. Po ashtu, u vërejt se nuk kishte qenë krejtësisht bashkëpunues gjatë hetimit administrativ. Në përfundim të seancës, Çuri pretendoi se kishte përmbysur barrat kërkoi riçeljen e hetimit edhe për dy kriteret e tjerë të rivlerësimit, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Procesi i vetingut për gjyqtarin Çuri po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Suela Zhegu. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.
Petraq Çuri e ka nisur karrierën si avokat në vitin 1993 dhe ka punuar në këtë profesion deri në 2010-ën, kur u emërua gjyqtar. Prej vitit 2010, ai e ushtron funksionin e gjyqtarit në gjykatën e rrethit Durrës.
Në vitin 2017, Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nisi një hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Petraq Çuri, pas vendimit të tij të diskutueshëm për lirimin nga “masa e arrestit” të Alket Hatisë, i kërkuar asokohe nga Italia për akuzën e trafikut të drogës. Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, por kërkesa u rrëzua nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Relatorja Bungo vërejti në fillim të seancës se Çuri nuk ka qenë krejtësisht bashkëpunues gjatë hetimit administrativ. Sipas saj, veç kërkesave për shtyrje të seancës, nuk ka dhënë shpjegime të plota lidhur me gjetjet për të cilat i janë kërkuar shpjegime.
Çuri pohoi në fund të seancës se kishte pasur probleme shëndetësore dhe kishte qenë i shtruar në spital. Ai shtoi se sjellja e tij kishte pasur të bënte me atë të Komisionit, që kishte nxituar ta nxirrte në seancë dëgjimore një muaj përpara se të dilte në pension.
Megjithatë, subjekti kërkoi falje për keqkuptimet dhe mes tij dhe relatores pati sqarime, ku secili pretendoi se nuk kishte asgjë personale me njëri-tjetrin. Ai u paraqit në seancën dëgjimore së bashku me avokaten Antoneta Sevdari.
Balancat negative
Komisioni ka konstatuar pamundësi financiare të familjes Çuri për blerjen e një apartamenti dhe garazhi në Tiranë në vitin 2007 kundrejt vlerave 72 mijë euro dhe 12 mijë euro, të një si dhe për krijimin e disa depozitave në shuma të konsiderueshme, para dhe pas fillimit të detyrës. Si burime për krijimin e këtyre pasurive, Çuri ka deklaruar të ardhurat nga puna si avokat për periudhën 1993-2010 në vlerën rreth 42 milionë lekë, të ardhurat nga puna e bashkëshortes nga viti 1987 e në vijim, interesat bankare në vite në ish-firmat priamidale, Bankën e Kursimeve dhe interesat e mëvonshme të depozitave.
Po ashtu, subjekti pretendoi në seancë si burime për krijimin e pasurive edhe të ardhurat e prindërve të tij dhe nënës së bashkëshortes nga pensioni dhe puna në Greqi, duke argumentuar se kanë jetuar bashkë dhe janë kujdesur për ta.
Nisur nga fakti se kësti i fundit për apartamentin dhe garazhin është paguar në vitin 2008, Komisioni konstaton se subjekti ka kryer pasaktësi në deklaratën “veting”, kur ka shënuar si burime krijimi edhe të ardhurat e tij nga avokatia për vitet e mëvonshme 2009 dhe 2010, si dhe të ardhurat e bashkëshortes deri në 2011-ën.
Bazuar në dokumentacionin e administruar gjatë hetimit administrativ, të ardhurat nga avokatia janë përllogaritur nga Komisioni në vlerën rreth 6.3 milionë lekë dhe jo 42 milionë lekë sa janë deklaruar nga subjekti. Për rrjedhojë ka rezultuar bilanc negativ për blerjen e apartamentit dhe të garazhit në kryeqytet.
Komisioni konstaton pamundësi financiare edhe për blerjen e një automjeti në vitin 2015 kundrejt shumë 26 mijë e 300 euro. Si burim krijimi të kësaj pasurie të luajtshme, Çuri ka deklaruar të ardhurat nga shitja e një mjeti, pakësimin e një llogarie, kredi dhe të ardhurat nga dhënia me qira e ambjenteve të një banese në Dhërmi gjatë sezonit veror.
Bungo tha se subjekti nuk ka deklaruar në asnjë vit gjendje cash, si dhe nuk është vërtetuar ligjshmëria e të ardhurave nga dhënia e banesës me qira. Për rrjedhojë, ka rezultuar bilanc negativ në momentin e blerjes së mjetit në 2015-ën.
Po ashtu, ka rezultuar pamundësi financiare dhe për krijimin e kursimeve cash.
Banesa me dy kate në Dhërmi, e ndërtuar gjatë viteve 2002-2004 është deklaruar nga subjekti në vlerën rreth 15 milionë lekë, ndërkohë që në aktin e kolaudimit është shënuar 20 milionë lekë. Për këtë arsye, Komisioni ka konsideruar si shpenzim për krijimin e kësaj pasurie vlerën 20 milionë lekë.
Bungo tha se subjekti nuk ka deklaruar saktë vlerën e kësaj pasurie. Edhe në këtë rast u konstatua pasaktësi në deklarimin e burimeve, pasi janë shënuar edhe të ardhurat e tij të bashkëshortes për periudhën pas kryerjes së investimit.
Subjekti ka deklaruar mbi 6 milionë lekë të ardhura nga qiradhënia e dhomave të banesës në Dhërmi, por sipas Bungos, ai nuk ka vërtetuar me dokumentacion ligjor ushtrimin e aktivitetit të pretenduar. Për rrjedhojë, shuma e deklaruar si e ardhur nga ky aktivitet, nuk është konsideruar në analizën financiare.
Po ashtu, Bungo u shpreh se ngrihen dyshime për deklarim fiktiv të këtyre të ardhurave për të justifikuar pasuritë në të ardhmen.
Komisioni konstaton se bashkëshortja e subjektit ka blerë dy apartamente në Vlorë, në të njëjtin pallat. Subjekti ka pretenduar se këto apartamente i janë dhuruar bashkëshortes nga nëna e saj. Ai ka shpjeguar për Komisionin se vjehrra kishte një truall që e kishte dhënë për investim në këmbim të apartamenteve, dyqaneve dhe garazheve, që do t’ua ndante tre fëmijëve.
Por, Bungo vërejti se në kontrata e blerjes së apartamenteve shënohet se çmimi është shlyer jashtë zyrës noteriale, ndërsa nuk citohet në asnjë rast kontrata e sipërmarrjes së vjehrrës së subjektit.
Subjekti ka shpjeguar se në kontratën e sipërmarrjes thuhej se vjehrra do të përfitonte një aprtament dhe një shumë parash, që sipas tij kjo vlerë përfaqësonte pasutritë e tjera, apartamentet, dyqanet dhe garazhet.
Bungo vërejti se në kontatën e shkëmbimit të truallit nuk përcaktohet se vlera në lekë përfaqëson pasuritë e tjera të pretenduara. Për një deklaratë të shoqërisë ndërtuese që ka konfirmuar pretendimin e subjektit, KPK ngre dyshime se mund të jetë kryer prej gjyqtarit Çuri gjatë procesit të rivlerësimit. “Subjekti ka dorëzuar një deklaratë në dukje fitikve”, pohoi Bungo.
Komisioni konstaton paqartësi lidhur me burimin e një toke me sipërfaqe 8860 m2 në Dhërmi, që bashkëshortes së subjektit ia ka dhuruar nëna e saj. Vjehrra e subjektit e ka përfituar me dëshmi trashëgime këtë pronë, ndërkohë që trashëgimlënësi ka ndërruar jetë në vitin 1970 dhe nuk dihet si e ka fituar këtë pasuri në atë periudhë.
Sipas Bungos, ka pasur mungesë bashkëpunimi nga ana e subjektit për të qartësuar këtë situatë.
Komisioni konstaton se ngjashëm si bashkëshortja ka blerë dy apartamentet në Vlorë, në emër të vajzës janë blerë një garazh, dy njësi. Megjithëse subjekti ka pretenduar se dhe në këtë rast ka qenë vjehrra që i ka dhuruar këto pasuri të përfituara nga kontrata e sipërmarrjes e vitit 2007, në shkëmbim të truallit, KPK vëren se në kontrata nuk ka asnjë citim të kontratës së sipërmarrjes së vjehrrës.
Nga analiza financiare ka rezultuar pamundësi financiare në vlerën 19 milionë lekë në momentin e blerjes së tyre. Edhe në këtë rast, është ngritutr dyshim për fiktivitet lidhur me deklaratën e shoqërisë ndërtuese që knfirmon pretendimin e subjektit se kanë qenë pasuri të fituara bazuar në kontratën e sipërmarrjes.
Ndërkohë, ka rezultuar se kontratat janë kryer bazuar në një prokurorë në emër të vajzës së subjektit, që është lëshuar kur ajo nuk gjendej në Shqipëri. Sipas Bungos, duket se subjekti ka përdorur një dokument jo të rregullt, duke e cilësuar si veprim jo në përputhje me etikën e magjistratit.
Bungo vërejti se subjekti ka sjellë pngesë për verifikimin e një llogarie të vajzës që ka shërbyer për transferimin e vlerave për shkollimin e saj në Angli. Sipas saj, Çuri nuk ka depozituar dokumente për pagesat e shpenzimeve të qëndrimit dhe tarifat e universitetit ku ka studiuar e bija.
Komisioni e ka ndarë në dy pjesë analizën financiare të përgjithshme për gjyqtarin Petraq Çuri. Për periudhën para fillimit të detyrës, ka rezultuar bilanc negativ në vlerën 44.5 milionë lekë, ndërsa gjatë ushtrimit të funksionit të gjyqtarit është gjetur në pamundësi në shumën 26.9 milionë lekë për kryerjen e investimeve dhe mbulimin e shpenzimeve.
Avokatja Sevdari theksoi se subjekti vlerëson se Komisioni ka cënuar sigurinë juridike, pasi në rastin e të mbrojturit prej saj, nuk ka respektuar praktikën e vetë KPK-së dhe të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA.
Sevdari solli në vëmendje vendime të Komisionit dhe të KPA-së, ku të ardhurat nga avokatia, sipas saj në raste të ngjashme me të Çurit, ishin konsideruar si burime të ligjshme.
Avokatja vërejti se Komisioni nuk ka dhënë arsye për largimin nga jurispudenca e mëparshme. “E bënë KPK-në të kritikueshme se përdër standarte të dyfishta duke cënuar besimin e publikut tek drejtësia”, pohoi ajo.
Çuri pretendoi se kiste dorëzuar dokumentacion të mjaftueshëm që vërtetonin të ardhurat nga avokatia që ka deklaruar. Sipas subjektit, nuk është faji i tij përse institucionet tatimore nuk disponojnë dokumente. Ai kërkoi që të konsiderohet se gjendet në kushtet e pamundësisë objektive për të siguruar një pjesë të dokumentacionit, për shkak të kohës që ka kaluar. Mes provave të dorëzuara, ai renditi edhe listën e vendimeve të shumta ku citohet si mbrojtës i palëve në proces, si dhe një libër të botuar prej tij në vitin 2009, përpara se të fillonte detyrën, ku shprehej se kishte punuar 15 vjet si avokat.
Ai theksoi se, përderisa vërtetonte se nuk kishte detyrime të papaguara, tregonte se të gjitha të ardhurat për periudhën kur kishte ushtruar profesionin e avokatit ishin të igjshme dhe duhet të konsiderohen në analizën financiare.
Po ashtu, Çuri e cilësoi të padrejtë, konsiderimin e marzhit të fitimit në masën 26%, duke sjellë në vëmendje jurisprudencën e instituciuoneve të vetingut, ku në raste të tjera të ardhurat nga avokatia janë vlerësuar me marzh fitimi nga 80% në 100%. Ai kërkoi aplikimin e të njëjtit standard dhe në rastin e tij.
“Përse ky denigrim për mua, kur një tjetri ia keni konsideruar marzhin e fitimit 100%”, deklaroi Çuri.
Në vijim, subjekti deklaroi se kishte filluar punë në gjykatë si sekretar gjyqësor që prej vitit 1980, më pas si përmbarues e në fund si gjyqtar, periudhë që sipas tij, nuk ishte analizuar nga KPK. Çuri tha se pas viteve ’90 ishte larguar vetë nga sistemi pasi nuk mund të qëndronte më dhe se kishte ushtruar profesionin e avokatit.
Ai sqaroi se kishte pajtuar një vlerësues, i cili kishte konkluduar se të ardhurat nga avokatia janë reth 40 milionë lekë, në vlerë të përafërt me atë që ka deklaruar.
Subjekit këmbënguli se duhen konsideruar në analizë edhe të ardhurat nga interesat bankare, sipas tij, interesat nga ish-firmat piramidale shkonin deri në 30%, ndërkohë që dhe Banka e Kursimeve kishte rritur më vonë interesin deri në 36%.
“Nga sasia që kishim të depozituara, ato u dyfishuan dhe në vitin 2001 kishim sasi të mëdha likujditetesh”, deklaroi Çuri.
Ai i cilësoi të dubluara shpenzimet e shkollimit të vajzës dhe kërkoi korrigjimin e tyre. Po ashtu, kërkoi të konsiderohen në analizë të ardhurat e vjehrrës në shtetin grek në vlerën rreth 40 mijë euro, si dhe të ardhurat e prindërve të tij. “I kam pasur nën kujdes dhe të ardhurat e tyre i kam administruar unë”, pohoi subjekti.
Lidhur me pasaktësitë e konstatuara në deklarimin e burimeve të pasurive, ku janë shënuar dhe të ardhurat pas kryerjes së investimeve, Çuri shpjegoi se u ishin referuar vërtetimeve, duke vlerësuar se Komisioni do ta bënte përllogaritjen e të ardhurave sipas kohës përkatëse.
Çuri pranoi se në dokumentacionin e kolaudimit të banesës në Dhërmi ishte shënuar vlera 20 milionë lekë, por ai këmbënguli se investimi kishte qenë në vlerën rreth 11 milionë lekë. Subjekti tha se punimet nuk i kishte kryer shoqëria ndërtuese, por disa brigade me punëtorë. Sipas subjektit, një inxhinier që kishte lidhje me firmën ndërtuese kishin rënë dakord që të kryente kolaudimin me vlerë më të lartë, me qëllim që ta kishte në rast se do ta shiste pronën. “Kjo është çështje besimi, nëse e besoni, pork jo është e vërteta”, deklaroi Çuri.
Subjekti kërkoi që të konsiderohen në analizë edhe të ardhurat nga dhënia me qira e ambjenteve të banesës në Dhërmi. Ai tha se aktivitetoi menaxhohej nga vjehrra, që sipas tij, dhe pse e moshuar, ishte e fortë. Po ashtu, ai tha se kur kishte kohë të lirë shkonte me bashkëshorten dhe punonin, ku edhe vetë lante çarçafët.
“Jam jurist dhe nuk do të bëja të ardhura fiktive”, pohoi Çuri duke shpjeguar se për shkak të informalitetit në këtë sector, ligjvënësi kishte caktuar pagimin e tatimit në burim nga ana e vetë subjekteve sipas deklarimeve të tyre.
Çuri kërkoi që të konsiderohen kursimet cash. Në vijim ai u ndal në pasuritë që pretendon se i janë dhuruar bashkëshortes dhe të bijës nga vjehrra. Ai tha se kontratat e shitjes kanë qenë formale. “Është e prapranueshme që të konstatohet se i kemi blerë. Pse do t’i blinim aty në të njëjtin pallat dhe jo në Lungomare?”, pohoi Çurri dhe solli në vëmendje se dhe familjarët e bashkëshortes kishin vepruar në të njëjtën mënyrë.
Subjekti solli në vëmendje një vendimarje të Gjykatës së Posacme për një komisionere të KPK-së, që sipas tij bëhet fjalë në të dy rastet për veprime fiktive në dukje, por që nuk sjellin probleme.
Për ngastrën që vjehrra i ka falur bashkëshortes, subjekti pretendoi se në Dhërmi tokat ishin ndarë ashtu si i kishin pasur familjen më parë. “Ne i kemi shërbyer vjerrës dhe prandaj ajo na i dhuroi”, pohoi ai dhe pretendoi se as nuk e dinin se ku ishte toka, pasi është ende e paregjistruar për shkak se nuk është kryer azhornimi.
Lidhur me mosdeklarimin e llogarisë në emër të vajzës ku transferoheshin shumat për qëndrimin dhe shkollimin e saj në Angli, subjekti deklaroi se kjo llogari nuk funksiononte prej momentin që ishte kthyer e bija. Sipas tij, banka të pyeste kur mbyllje llogarinë nëse do të nevojiteshin të dhëna në të ardhmen që ta shënonte, por vajza nuk e kishte bërë këtë kërkesë, prandaj nuk kishin marrë dot informacionet e kërkuara prej KPK-së.
Ai pretendoi se vajzës i kanë blerë një shtëpi me burime të ligjshme dhe se kishin kryer udhëtime të rregullta jashtë shtetit. Çuri kërkoi që të rishikohej analiza financiare për periudhën e shkollimit të vajzës, që të konsiderohen shpenzime për dy vetë dhe jo për tre, pasi e bija nuk ka jetuar në Shqipëri.
Çuri dhe avokatja Sevdari kërkuan korrigjimin e analizës financiare. “Nëse korrektohen, balancat e tmerrshme nuk do të ekzistonin”, pohoi Sevdari dhe këmbënguli se bilanci del pozitiv.
Subjekti këkroi riçeljen e hetimit dhe më pas konfirmin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më 12 maj, në orën 09:30./Birn/
Berisha nga Shkodra mesazh Becit: Tërhiqu që të të mbetet pak nderIsh-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka zhvilluar takimin përmbyllës në Shkodër së bashku me kandiadatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia. Spahia është kryetari aktual i bashkisë duke e bërë Shkodrën të vetmen bashki që qeveriset nga opozita.
Ai i dërgoi një mesazh edhe kandidatit të PS-së, Benet Beci dhe i kërkoi të dorëhiqet nga gara.
Berisha: Benet ke dhe 48 orë, tërhiqu që të të mbetet pak nder sepse të ftosh shkodranët të vijnë dhe të votojnë për flamurin e Edi Ramës do të të mbetet peng gjithë jetën. Shkodra ka bërë zgjedhjen, ka Bardh Spahinë, ka opozitën dhe pluralizmin. Zgjedhjet e 14 majit kanë një rëndësi të jashtëzakoshme për Shqipërinë. Përvec Shkodrës, Shqipëria është moniste, por ka një rëndësi edhe për një arsye tjetër, sepse sot në Shqipëri është instaluar një pushte i cili sheh me neveri, me mungesë respekti qyetetarin, e mashtron, e vjedh.
Humbi jetën në Valbonë, flasin miqtë e turistes belge: Rrezatonte energji pozitiveVdekja e turistes belge, Myrthe Baets nga Elewijt, disa ditë më parë në Valbonë vijon të jetë kryefjala e mediave vendase.
Elewijt, vendosi të bënte një aventurë nëpër Evropë me mikun e saj Mathias. Së bashku, ata u nisën për të zbuluar një pjesë të botës dhe njëri-tjetrin.
Ata u takuan dhe ndanë etjen e tyre për aventura. Kjo u përforcua nga një stazh nga Myrthe në Afrikën e Jugut dhe një turne i gjatë malor nga Mathias në Pyrenees. Ata vendosën të bënin një udhëtim të gjatë zbulimi në Evropë, ndaj edhe morën pushimet nga karriera e tyre si punonjës në komunën e Zemst dhe Woonzorghuis Ambroos. E gjitha kjo për të hartuar rrugën prej 35,000 kilometrash që do të përshkronin, përfshirë Shqipërinë.
Udhëtimi i çoi në Luksemburg, Gjermani, Austri, Itali, Zvicër, Francë, Andorra, Portugali, Spanjë, Greqi, Bullgari, Rumani, Serbi dhe Shqipëri. Udhëtimi i ëndrrave përfundoi brutalisht për Myrthe-n, e cila humbi jetën pasi ra në një luginë në Shqipëri.
“Mirthe, impulsive dhe plot energji. Kështu e njoha që në momentin e parë. Ne kishim një pikë të përbashkët sporive, sepse ajo e donte natyrën dhe shëtitjet në mal. Myrthe donte të eksploronte botën, të zgjeronte horizontet e saj dhe të realizonte ëndrrat e saj. Ajo nuk humbi kohë dhe mori një vit pauzë në karrierë për të bërë roaming me të dashurin e saj Mathias,”- thotë kolegu i saj, Marcus Van Roosbroeck.
“Ne nuk njohim askënd me më shumë energji pozitive, më shumë vibe pozitive. Ajo e rrezatoi edhe te njerëzit përreth saj. Asnjë aventurë nuk ishte shumë e çmendur për të. Ajo donte të merrte gjithçka nga jeta dhe po i jepte formë më shumë asaj që ishte dhe kush donte të ishte. Ajo ishte e mbushur me plane dhe ide. Njëra më realiste se tjetra. Ne ishim të sigurt se ajo do t’i bënte ëndrrat e saj realitet, pavarësisht se çfarë ndodhte.”
Por një vendim jo i mirëmenduar për të eksploruar natyrën e Alpeve i kushtoi jetën asaj dhe mikeshës së saj.
VOA: Rama, fushatë me gjuhë të ashpërNë Shqipëri fushata për zgjedhjet vendore e cila mbyllet ditën e nesërme, u dominua nga shkëmbimet e sulmeve dhe akuzave politike, ku nuk munguan tonet fyese e denigruese ndaj kundërshtarit. Ndërsa kandidatët në garën për 61 bashkitë e vendit zhvilluan takime të shpeshta me qytetarët, duke u ndalur kryesisht në problemet lokale, ligjërimi i drejtuesve politikë, i ngjau më së shumti, një beteje për frenat e qeverisjes qendrore, se sa të qyteteve e fshatrave të vendit.
Në hapje të fushatës, kryeministri Rama deklaroi se partia e tij dhe kandidatët për bashkitë dhe këshillat bashkiakë, do të duhet të merreshin sa më pak me kundërshtarët politikë e të shmangnin, siç u shpreh, “ndotjen gjuhësore dhe atë vizuale”, me një prani të reduktuar të posterave dhe sloganeve nëpër rrugët e qyteteve.
Në fakt, posterat e parë që u shfaqën menjëherë më pas, ishin ato të kryeministrit, shoqëruar me foto bardhë e zi të kundërshtarëve të tij, Berisha e Meta, me mbishkrimin “Kurrë më mbrapa”. Epitetet denigruese ndaj të dyve zunë një vend kryesor në fjalimet e zoti Rama gjatë fushatës. “A e kuptojnë këta të djathtë që ky njeri, bashkë me floririn se këta janë një, Salike floriri i them unë? A e kuptojnë këta që Salikja është një turp?”, u shpreh zoti Rama gjatë një mitingu në Sarandë pak ditë më parë.
Të njejtën qasje, shpesh dhe me tone përçmuese, kryeministri e ka mbajtur dhe ndaj kandidatëve të koalicionit “Bashkë fitojmë”, duke i cilësuar ata thjesht si maska të drejtuesve të tyre: “Këta kandidatët e faqes së zezë dhe të Like floririt janë si ata violinistët e Titanikut që i binin veglave kur po zhytej anija poshtë”
Nga ana e tyre, si zoti Berisha dhe zoti Meta i kanë mëshuar akuzave për korrupsion të kryeministrit, duke e cilësuar atë përgjegjës për gjendjen dëshpëruese në të cilën ndodhet vendi, sipas tyre. Edhe ndaj përfaqësuesve socialistë në garë, qëndrimi ka qenë i ngjashëm: “Ku janë kandidatët e Edi Ramës? Bodrumeve, nuk takohen me qytetarët, takohen me punonjësit e tyre, takohen me grupet mafioze, shpërndajnë para. E dinë se vendin e kanë në burg për krimet që kanë kryer dhe atje do të shkojnë. Edi Rama ka vjedhur shqiptarët më shumë se të gjithë pushtuesit e marrë së bashku”, deklaroi zoti Berisha gjatë një mitingu, dje pasdite në Durrës.
Koalicioni “Bashkë fitojmë”, formacioni më i madh opozitar, është përpjekur të joshë mbështetësit e vet, me idenë se një fitore në këto zgjedhje do t’i shkurtonte ditët edhe qeverisë.“14 maji do të jetë gjithashtu dhe dita në të cilën ne vendosim për ti dhënë duart kësaj qeverie në vjeshtën që vjen. Ju garantoj se Edi Rama nuk mund të qëndrojë kurrë më gjatë në pushtet”, u shpreh zoti Berisha pak ditë më parë në Gjirokastër.
Edhe sipas zotit Meta, pjesëmarrje në zgjedhjet e së dielës do t’i bënte qytetarët “pjesë e një përmbysje, që fillon në 14 maj, të regjimit të korrupsioni absolut siç ishte ai për shkak të monizmit absolut në 61 bashkitë dhe këshillat vendore të vendit tonë, për të filluar transparencën absolute që është interesi i çdo qytetari që jeton në këtë vend”.
Zoti Berisha u detyrua të strehohet në koalicionin “Bashkë fitojmë”, të drejtuar nga zoti Meta, pasi vendimi i Gjykatës së Apelit la të pazgjidhur debatin për përfaqësimin zyrtar të Partisë Demokratike, i cili për rrjedhojë është ende në duart e grupimit të kryesuar nga zoti Enkelejd Alibeaj. I papërgatitur në kohë për zgjedhjet e 14 majit, dhe i dëmtuar nga përplasjet e brendshme ky grupim u përfshi në garë me një numër të kufizuar kandidatësh për kryetarë të bashkive, duke synuar më së shumti përfaqësimin në këshillat bashkiakë.
Për zotin Alibeaj këto zgjedhje janë një përplasje e dyfishtë, nga njëra anë me socialistët në pushtet dhe nga ana tjetër me koalicionin Berisha-Meta, që sipas tij nuk përfaqësojnë opozitën reale të vendit. “Shqiptarët masivisht janë kundër berishizmit dhe kërkojnë euroatlantizmin. Shqiptarër nuk e duan Ramën. po aq me pak Berishën dhe Metën. Regjimi i Ramës, miq, zonja dhe zotërinj do të marrë fund jo kur të ikë Edi Rama, por kur të ikin arsyet se përse vazhdon të rrijë aty Edi Rama, Berisha dhe Meta, aleanca e tyre laramane, kuq e blu”.
Fragmentarizimi i së djathtës shihet si një avantazh për socialistët të cilët 4 vitet e fundit drejtuan të gjitha bashkitë e vendit, falë bojkotit të opozitës në zgjedhjet e 2019./VOA