zoom

Day ArchiveDashuria midis çifteve zgjat më shumë kur kanë një llogari bankare të përbashkët

Dëshironi një martesë të gjatë dhe të lumtur? Bashkoni llogaritë bankare. Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri i publikuar në “Journal of Consumer Research”.

Studimi tregoi se çiftet e martuara që kanë llogari bankare të përbashkëta jo vetëm që kanë marrëdhënie më të mirë, por ata ndihen më mirë për mënyrën se si trajtohen financat e familjes dhe kanë më pak debate në lidhje me shpenzimet.

Studiuesit rekrutuan 230 çifte që ishin ose të fejuar ose të sapomartuar, dhe i ndoqën ata gjatë dy viteve kur filluan jetën e tyre martesore së bashku.

Të gjithë e nisën studimin me llogari bankare të veçanta. Disa çifte u caktuan të mbanin llogaritë e tyre të ndara, dhe të tjerëve iu tha të hapnin një llogari të përbashkët.

Një grup i tretë gjithashtu u lejua të merrte vendimin vetë.

Analiza zbuloi se çiftet që hapën llogari bankare të përbashkëta raportuan një cilësi shumë më të lartë të marrëdhënies dy vjet më vonë sesa ata që mbanin llogari të ndara.

Shkencëtarët thanë se bashkimi i parave sjell transparencë midis çifteve në lidhje me shpenzimet. Kjo gjithashtu çon në një ‘kuptim të përbashkët të martesës’, kur partnerët u përgjigjen nevojave të njëri-tjetrit.

Ndërkohë çiftet me llogari të ndara e shihnin vendimmarrjen financiare si më shumë një shkëmbim dhe mund të mendojnë se është më e lehtë të shkëpusin marrëdhënien.

Rreth 20 për qind e çifteve pjesëmarrëse nuk e përfunduan studimin, duke përfshirë një përqindje të konsiderueshme të atyre që nuk bashkuan llogaritë bankare.

Autorja Jenny Olson, nga Universiteti i biznesit të Indianës tha se kur u anketuan njerëz që ishin martuar në kohë të ndryshme, ata që kishin shkrirë llogaritë raportuan nivele më të larta të dashurisë dhe mirëkuptimit në martesën e tyre krahasuar me njerëzit me llogari të ndara, apo edhe ata që i bashkuan pjesërisht financat e tyre.

“Ata që kishin llogari të përbashkët shpesh na thonin së ndiheshin sikur ishin më të lidhur pikërisht për faktin e ndarjes së një llogarie bankare. Kjo është dëshmia më e mirë që kemi deri më tani për një pyetje që formëson të ardhmen e çifteve dhe fakti që ne i studiuam këto ndryshime domethënëse gjatë dy viteve, mendoj se është një provë mjaft e mirë që i jep përgjigje pyetjes së çifteve të reja nëse duhet të bashkojnë llogaritë apo jo”, thotë Olson.

Pas BBVA, Luizi gati këngën e re me Donald Veshajn

Menjëherë pas fitores së Big Brother VIP, Luiz Ejlli është gati për fitore të tjera. Ai po përgatit një projekt të ri muzikor me një tjetër ish-banor të BBVip, Donald Veshajn.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Donaldi. Me anë të një video të postuar në Instagram aktori i humorit ka zbuluar se bashkë kanë realizuar një këngë e cila titullohet “2 shotsa” dhe pritet të dalë ditën premte (12 maj).

 

View this post on Instagram

A post shared by 🤘 ARTIST (@donaldveshaj)

VIDEO | Inter triumfon në euroderbin e Milanos, zikaltrit dërgojnë “Djallin” në ferr

Milan zhgënjen në “San Siro”. Inter fitoi 2-0 dhe hedh një hap të madh drejt finales së Champions League.

Zikaltrit e Inzaghit dominuan në turin e parë të Euroderbit duke i bërë kuqezinjtë të duken mediokër.

Në San Siro, zikaltrit nisën vdekjeprurës dhe mbyll ndeshjen brenda 3 minutash.

Dzeko zhbllokoi ndeshjen me një goditje me breshëri gjatë zhvillimit të një goditje këndi në minutën e 8’.

Më pas Mkhitaryan (11′) dyfishon menjëherë rezultatin pas një futjeje të shkëlqyer në qendër.

Një top zjarri nga Calhanoglu goditi shtyllën dhe arbitri Manzano anulon një penallti për Lautaro pas rishikimit të VAR dhe kjo pjesë u mbyll 0-2.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u përpoqën të reagonin, por futbollistët e Inzaghit e kontrolluan mirë ndeshjen, iu afruan sërish golit të tretë me Dzekon dhe u drodhën vetëm nga shtylla e Tonalit në fund. /zoom.al/

Celibashi: KQZ ka vendosur sanksione ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, e cila u denoncua në media për shkelje të kodit zgjedhor, janë vendosur sanksione.

“Një pjesë edhe janë raportuar në KQZ, por në krahasim me zgjedhjet e kaluara ky numër është shumë herë më i ulët. Për denoncimet në disa raste kur kemi gjetur prova kemi vendosur sanksione, kemi pasur raste kur denoncuesit nuk kanë pasur prova.

Ne kemi menduar që 30 vite do të ishin mjaftueshëm për një shoqëri që të krijonte një standard demokracie. Situata them se ka ndryshuar, në këto zgjedhje ka një qasje tjetër dhe një sjellje tjetër të përfaqësuesve të këtyre institucioneve, nuk e kanë më atë arrogancë. Janë përgjigjur për të sjellë informacion, shpjegime kanë marrë pjesë edhe në seancat dëgjimore. Vendimet që merr KQZ, qoftë KAS apo Kolegji Zgjedhor, në vlerësimin tim nuk krijojnë avantazh apo dizavantazh për njërën apo tjetrën palë. Të thuash se vendimi është marrë sepse i ka shërbyer filanit pa provë më duket pa sens”, u shpreh Celibashi.

Ai komentoi edhe ecurinë e fushatës zgjedhore dhe votimin elektronik. Ai u shpreh se ka pasur një qasje ndryshe në këtë fushatë duke qenë se është më e qetë. Celibashi u shpreh se garancia për fshehtësinë e votës në votimin elektronik është 100%.

“Garancia 100% është për integritetin e fshehtësisë së votës. Sepse askush nuk ka mundësi që verifikojë se për qytetari ka votuar.

Eksperienca e zgjedhjeve të kaluar tregoi se nuk ka pasur probleme, me ndonjë përjashtim sporadik. Pajisja është shumë e thjeshtë. Pajisja të tregon edhe për kë ke votuar. Por gjithsesi në të gjitha qendrat e votimit është një operator që është pozicionuar pas makinës, dhe orienton votuesin nëse do të ketë nevojë”, u shpreh ai.

Jori Delli dhe Noizy bashkë? Fotot që po bëjnë lëmsh rrjetin

Reperi Noizy dhe modelja Jori Delli kanë bërë lëmsh rrjetin! Dyshja janë parë sot në praninë e njëri-tjetrit në mes të detit.

Ka qenë modelja ajo që fillimisht ka postuar një foto në Instastory duke treguar jahtin dhe detin. Më pas Noizy ka postuar një foto të saj.

Kjo ndërkohë ka ngritur shumë pikëpyetje se çfarë i bëri ata bashkë? Nëse do flisnim për një romancë shanset janë sepse të dy kanë thënë se nuk janë në një lidhje.

Por nga ana tjetër reperi ka premtuar disa projekte dhe ndoshta është duke xhiruar ndonjërin prej tyre pjesë të të cilit ka bërë edhe Jorin.

Flet për herë të para Tefta Malaj: Bashkëshorti ngacmonte vajzën. Ka pasur bashkëpunëtorë

Tefta Malaj, gruaja e Taulant Malaj që vrau të bijën e tij, ka folu për herë të parë për një nga TV në Shqipëri.

Malaj nga shtrati i një spitali tregoi detaje nga ngjarja makabër të bashkëshortit të saj.

Ajo gjithashtu është shprehur se nuk ka pasur më parë mes tyre akuza lidhur me tradhtinë bashkëshortore, ndërsa thotë se është hera e parë që i dëgjon nga Taulant Malaj.

Ndër të tjera gjatë kësaj interviste, Tefta Malaj, ka thënë se dyshon se bashkëshorti i saj ka pasur bashkëpunëtor që mund ta ketë ndihmuar, pasi ka dyshuar nga veprimet që ia ka bërë në momentin kur ka ndodhur vrasja.

INTERVISTA E PLOTË:

A është në punë?

Ai punonte natën. Atë natë ishte pushim. Po flinim të gjithë, nuk e ndjeva që të dilte. Mori djalin të parin, do therte djalin. E ndjeva. I dola djalit për ta shpëtuar. Pastaj më goditi disa herë me thikë në shumë vende.

Sa herë ju goditi?

Se di..Na goditi me thikë, me shkelma dhe na filmonte.

Po vajza?

Dëgjoi zhurmë.. Vajzën se ka dashur. Do i them disa gjëra më tutje. Kur të shërohem do ja nxjerr.

Ke prova dhe fakte?

Po

A ju mbrojti vajza?

Unë ngela në krevat. Ajo ishte në kuzhinë, shtrirë përtokë. Shkoi dhe i hyri me shkelma dhe thikë. Ajo u ngrit dhe ishte në sallon.

Pse kishin kamera në shtëpi?

Po, për një problem i kishim vënë, na duheshin.

Kishit konflikte atë natë?

Erdhi, doli vonë. Më pas diskutuam pak.

Për çfarë?

Ca gjëra që do t’i them më vonë.

Pasi të zbardhet ngjarja?

Po.

Kamerat sa kohë keni që i keni vendosur?

Një vit.

Ka regjistruar episode të tjera dhune kamera?

Puna është që regjistron një-dy ditë ajo. Doja që të më binin telefonin.

A keni filmuar ju ngjarjen atë natë?

Çdo gjë.

Çfarë doni të thoni për akuzat që ka thënë burri juaj?

Gjithçka kundërshtoj. Gjithçka. Ai është një monstër, që para dy vitesh. Do e kishte bërë që para dy vItesh. Ai do kishte vrarë veten para dy vitesh, me atë që bëri. Ai e mendoi se kështu s’ja mban. Atë që bëri ai dy vite më parë..s’ka burrë.

Ka bërë veprime të turpshme me vajzën?

Po e ka ngacmuar.

A e ke denoncuar?

Jo! Nuk ndodhi një herë apo dy herë. E ka ngacmuar. E ka prekur e ka bërë.

Pse s’e keni denoncuar?

Vajzën se donte më. Ndaj e vrau vajzën. Ai i shkatërroi jetën vajzës, dhe jo vetëm kaq, por e vrau.

Ndaj si fliste më babait?

Jo nuk i fliste.

Pse nuk e denoncoi vajza?

Se denoncoi për arsyen se…nami del i vajzës. Sido që të jetë.

E dinë familjarët tuaj?

Jo! Familjarët e mi kanë ardhur në spital. Djalin e kam lënë atje.

A ishin në dijeni të sherrit tuaj me burrin?

Eh, po!…. Akuzat për tradhtinë bashkëshortore është hera e parë që i thotë.

Ju ka cituar për këtë tradhti dhe thotë se ju i keni kërkuar falje?

Falje të kërkoi ai për atë që ka bërë dhe jo unë.

Një javë më parë jeni zënë ?

Po

A është larguar nga banesa?

Po

Përse u kthyet prapë?

Duke menduar se do të ndryshonte

Ka pasur probleme të shëndetit mendor është kuruar ?

I kam thënë të kurohej

E njihnit italianin?

Ai ka shtëpinë atje. E njihnim i gjithë të tjerët.

Nuk është e vërtetë që punonte te biznesi i tij?

Jo punonte në furrë. Ne jemi në kat të parë.

E dëgjuat të fliste me dikë në telefon?

Mund të ketë pasur bashkëpunëtor, sepse na qëllonte dhe i fliste dikujt dhe kam frikë se djali im është i rrezikuar . E shikoja, kam se kishte një bashkëpunëtor tjetër…

Të ka dhunuar herë tjetër?

Ka qenë momenti që ka marrë thikën, kam qenë me djalin e vogël në krah.

E keni denoncuar?

Jo, se kam bërë për fëmijët

Ka pasur akuza për tradhti më përpara?

Jo, asnjëherë. Asnjëherë nuk ishte shprehur për tradhti

Familjarët e dinit që kishit probleme?

Jo

Atë natë keni telefonuar familjarët, mamin?

Po

 

Publikohet video e takimit sekret Basha-Balla, ja detajet

Është publikuar video ekskluzive nga SyriTV, e takimit të Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës.

Në pamje shihet momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij.

Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep”.

Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve, në dhjetor 2022.

Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin.

Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla.

Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin.

Ndërsa në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikut të përbashkët, ku mbajt takimi, duke zbritur shkallët në këmbë.

Sakaq, mësohet se Balla dhe Basha janë takuar edhe te resorti i Gjergj Lucës, si dhe në disa ambiente të tjera në Tiranë, takime të cilat gjithnjë janë mohuar nga të dy.

 

Gruaja e Taulant Malajt kërkon të shohë videon e masakrës. Babai vrasës shpërthen në lot për vajzën

Tefta Malaj, gruaja e Taulant Malajt, u ka kërkuar mjekëve që të mund të shikonte videon e tmerrit të regjistruar nga bashkëshorti i saj menjëherë pas vrasjeve në të cilën ai filmonte trupat e pajetë të pastiçerit italian dhe të vajzës së tyre.

Shqiptarja 39-vjeçare, mbeti e plagosur shtunën mbrëma pas goditjeve me thikë, ku humbën jetën vajza e saj Xhesika, 16 vjeçe dhe fqinji 51-vjeçar italian, Massimo De Santis.

Por mjekët i kanë mohuar gruas lejen për të parë videon e masakrës të xhiruar nga vetë vrasësi, i cili dyshonte se gruaja e tradhtonte me italianin.

Më herët, Tefta Malaj i kishte shprehur mjekëve gatishmërinë e saj për të parë trupin e vajzës së saj dhe për të përqafuar djalin e saj që ishte fshehur pas divanit në dhomën e ngrënies atë natë.

Mjekët kanë kërkuar 48 orë kohë për të vendosur dhe për ta shoqëruar këtë akt me një psikologe që tashmë po e ndjek.

Megjithatë, ata iu përgjigjën pozitivisht vizitës së djalit të saj të vogël që e vizitoi mamanë në spital. Kjo, sepse mund të jetë e rëndësishme për përmirësimin e gjendjes së saj shëndetësore, pasi Tefta, edhe pse ka dalë jashtë rrezikut për jetën, ka të dëmtuar një mushkëri nga goditjet me tikë të bashkëshortit.

Ndërkohë, Gjykata për të Mitur në Bari, ka kërkuar informacion nga spitali në Torremaggiore në Foggia për kushtet e gruas për të kuptuar nëse do të procedohej me një kujdestari të mundshme të fëmijës.

Ndërkohë, mëngjesin e kësaj të mërkure, Taulant Malaj, gjatë marrjes në pyetje të seancës për vërtetimin e masës së sigurisë, praktikisht konfirmoi deklaratat e bëra në zv.prokuror edhe pse “më vonë – siç konfirmuan avokatët e tij Michele Maiellaro dhe Giacomo Lattanzio – kaloi në një gjendje shoku.

“Klienti ynë do të kishte dashur të bënte deklarata të tjera, por kishte një krizë psikologjike dhe qau. Ai ishte i tronditur dhe i dëshpëruar për vajzën e tij”.

“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë ai fillon të ndërgjegjësohet për atë që ka ndodhur. Ai kishte djallin në kokë “, thonë avokatët të cilët do të vlerësojnë nëse do të kërkojnë ose jo një raport psikiatrik. Hetimet e thelluara do të jenë thelbësore”, thonë ata.

Avokatët gjithashtu thanë se prokurori i Foggia-s ka depozituar një video, të regjistruar me kamerat e shtëpisë së çiftit, ku shihet sulmi ndaj gruas dhe vajzës së tij.

“Nga shikimi i asaj videoje, – shtuan avokatët, – del qartë se nuk ka pasur asnjë akt të dhunshëm ndaj djalit 5-vjeçar, që nuk është prekur. Fëmija ishte i pranishëm dhe jo i fshehur pas divanit. Ai e pa skenën dhe babai i tij nuk e preku dhe nuk u përpoq të bënte asgjë kundër tij”.

Sipas raportit të pretenduar, Taulant Malaj do ta kishte planifikuar masakrën po atë natë, pasi kishte kapur gruan e tij duke biseduar me Massimon.

Prokuroria ka nisur të analizojë telefonat celularë të sekuestruar nga viktimat dhe vrasësi i dyshuar, ndërkohë që një rëndësi të madhe në hetime kanë edhe dëshmitarët.

“Unë e bëra videon pranë kufomave, nuk kishte asnjë arsye të veçantë. I regjistrova takimet e tyre, një ditë ai e solli me makinë me Maserati. Pasi i vrava mora në telefon vëllain tim të cilit i thashë çfarë kisha bërë. Nuk erdhi menjëherë, kishte frikë, mbërriti pas ambulancës”, tha bukëpjekësi 45-vjeçar shqiptar.

Videot/Luiz Ejlli harron përfundimisht PD-në, nis fushatën krah Benet Becit e këndon për të

Kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother, publiku komentoi disa herë se si produksioni shfrytëzoi figurën e Luiz Ejllit për të bërë fushatë për dy kandidatë nga Partia Socialiste, Benet Beci dhe Erjon Veliaj.

Por, tashmë jashtë shtëpisë dhe me 100 mijë euro në xhep,  Luizi, me vullnet të lirë po bën përsëri fushatë për Becin, në vendlindjen e tij, Shkodrën.

Në videot e mëposhtme ai shihet duke kënduar dhe duke u kërkuar shkodranëve votën për Becin. Arsyeja? Sepse Beci e kishte marrë në punë vetëm përse ishte shkodran.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – tha Luizi brenda shtëpisë së BBV Albania.

Ndonëse nuk ka asgjë publike, nuk është habi që  Luiz Ejlli të dalë edhe në mbështetje të  Erion Veliajt, ashtu si bëri ish- rivalja e tij, Olta Gixhari, të dy ish-demokratë.

 

Zgjedhjet lokale/ Celibashi urdhër policisë: Të hiqen posterat propagandistikë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi urdhëroi Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit të heqin disa nga posterat e vendosura nga partitë politike në vend, në kuadër të zgjedhjeve të 14 Majit.

Gjithashtu Celibashi ka urdhëruar edhe mbylljen e menjëhershme të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” me vendndodhje Laprakë, afër qendrës së votimit në shkollën “Aleks Buda”.

Celibashi urdhëroi heqjen e menjëhershme të materialeve propagandistike, si vijon:

1. Billbordet e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në të gjithë bulevardin qendror, Bashkia Elbasan;

2. Billbordin e subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” në bulevardin 18 Shtatori, Bashkia Gjirokastër;

4. Billbordin e subjektit zgjedhor “Partia Nisma Thurje” në bulevardin 18 shtatori, Bashkia Gjirokastër;

5. Billbordin e subjektit zgjedhor “Partia Socialdemokrate” në kryqëzimin e rrugës “Beqir Luga” me rrugën “Ali Ndroqi”, Bashkia Tiranë.