Aplikacion
Mbani të afërmit dhe të dashurit tuaj afër – dy breza nga Shqipëria janë gati të ngjiten në skenën e Eurovizionit 2023 me këngën e tyre “Duje”, një këngë për dashurinë familjare. E përbërë nga këngëtarja Albina Kelmendi, prindërit, vëllezërit e motrat e saj, muzika po kalon nëpër gjenet e këtij grupi.
Albina & Familja Kelmendi e çuan këngën e tyre “Duje” në Festivalin e Këngës në Shqipëri, ku u përballën me 25 artistë të tjerë gjatë 4 netëve, duke eliminuar gradualisht konkurrencën (vokale). Ndërsa fituesi i përgjithshëm i festivalit u kurorëzua me vendim të jurisë, publiku ishte ai që vendosi se kush do ta përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion. Dhe votuan për Albinën & Familja Kelmendin.
Kush ka nevojë për këngëtarë dhe kërcimtarë mbështetës, kur e gjithë familja është në skenë? Kelmendasit na dhanë një shije të aftësisë së tyre vokale në provën e tyre të parë në Liverpool të martën më 2 maj. Këngës së tyre të fuqishme iu dha edhe më shumë forcë me ndërrime dramatike midis nuancave të ndriçimit. Dhe kjo është një tufë e lidhur ngushtë – asnjë aluzion i vetëm i disharmonisë, muzikore apo diçka tjetër.
Blogu zyrtar i Eurovision 2023 Live e kuptoi që në provën e parë. Ja çfarë thanë: “Nuk ka asnjë ndërtim të butë në këtë këngë – Albina e jep të GJITHË vokalin nga nota e hapjes. ‘Duje’ është një këngë kaq e përzemërt dhe dramatike e dashurisë dhe bashkimit familjar, me familjen që ofron harmoni të bukura dhe disa lëvizje kërcimi të shkëlqyera”.
Albina është mjaft e vendosur në karrierën e saj, pasi ishte finaliste në “The Voice of Albania”. Por ne i sugjeruam disa alternativa, vetëm në rast se ajo dëshiron ndonjë ndryshim. Nëse Albina do të dilte si një ‘drag queen’, ajo thotë se do të zgjidhte emrin Bisha. Dhe pas gjithë asaj beteje me shpresat shqiptare në Festivalin e Këngës, pyetëm veten nëse ajo mund t’ia dilte si një mundëse profesioniste.
Por tani për tani, ne mendojmë se është më mirë që ajo t’i përmbahet këngës.
Pas një kohe të gjatë lamtumire nga Von Trapps (ishin një grup këngëtarësh i formuar nga familja e ish-komandantit detar austriak Georg von Trapp) ka një familje të re këngëtarësh në Europë.
Disa nga këngët e preferuara të familjes janë këngët e Albinës dhe ne jemi këtu për atë dashuri për veten. Kur nuk bëhet fjalë për meloditë e tyre, Albina dhe Familja Kelmendi janë fansa të zërave të mëdhenj si Christina Aguilera, Dua Lipa dhe Rita Ora – ne vëmë bast se do të ngrihen dhe do të kërcejnë me performancën e Ritës në gjysmëfinale.
Këngëtarja Albina duke folur në Podcast të Eurovisioncast të BBC-së u shpreh se si është të performosh përkrah familjes së saj:
“Është një ndjenjë kaq e veçantë. Kam qenë në skenë shumë herë më parë vetëm dhe është një ndjenjë e mrekullueshme, por të jem me familjen time është një gjë e një niveli tjetër, kështu që është kaq e fuqishme dhe kaq e veçantë”. /BBC/
Luizi i jep fund thashethemeve, tregon arsyen pse mamaja e tij nuk ishte në celebrimin me KiarënDuke shuar të gjitha aludimet përse anëtarët e familjes së tij nuk ishin në dasmë e as në finale, Luizi tha se kishte nënën të sëmurë.
Kështu duket se tregon arsyen përse munguan në dasmë. Kështu ai ka nënkuptuar edhe arsyen pse ajo nuk ishte e pranishme në ceremoninë e dasmës. Ai u pyet nëse ka fjetur në shtëpinë e Kiarës, pas daljes nga BBV, por nuk pranoi të japë komente duke thënë “Një gjë është e sigurt, jashtë nuk do të jem”.
Falë intuitës dhe mënyrës se si e ka bërë lojën, Luizi është ftuar që edicionin e ardhshëm të këtij formati, të jetë pjesë e produksionit.
Pas kurorëzimit të dashurisë me Kiarën në një martesë në finalen e madhe të Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka shijuar festën dhe më pas është nisur menjëherë për në Shkodër.
Detajet nga arrestimi i të dyshuarit për vrasjen e Nikulajt/ I riu do të ekstradohet në ShqipëriRuben Saraiva, 28-vjeçari i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj është vënë në prangat e policisë.
Sipas policisë së shtetit, 28-vjeçari është ndaluar në Marok. Tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
Deri tani në pranga në lidhje me këtë ngjarje është vënë Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i ekzekutimit të biznesmenit dhe dy shtetas britanikë që dyshohet se ishin informatorë të killerit portugez.
Njoftimi i policisë
Falë informacioneve të siguruara si rezultat i punës kërkimore, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Marok, e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ardian Nikulaj.
Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të shtetasit portugez R. R. S., 28 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me autoritetet marokene, po punon për të bërë të mundur ekstradimin e 28-vjeçarit, drejt Shqipërisë.
Ndërkohë, vijon intensivisht puna kërkimore në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.
Rafa Leao predikon optimizëm para Championsit dhe fton Mbappe te Milan: Ai është tifoz i “Djallit”
Të shohësh atë në fushë të mërkurën mbrëma është pothuajse e pamundur, por Rafael Leao vazhdon të predikojë qetësi dhe optimizëm.
Portugezi, pasi mori diagnozën e dëmtimit (zgjatje aduktore), nuk bëri asnjë dramë:
“Nuk jam i shqetësuar. Do të rikthehem shpejt, jam optimist. Kam bërë mjekim dhe kam fjetur gjithë ditën”, tha sulmuesi portugez.
Ka shumë pak gjasa që ai të jetë në dispozicion për dy ditë, ka mundësi ta shohim në fushë për ndeshjen e kthimit të planifikuar për të martën më 16 maj.
Leao po diskuton rinovimin dhe është shumë i lidhur me ambientin e Milanit dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në “San Siro”:
“Atmosfera në Milano është më e mira që kam përjetuar ndonjëherë, bisedimet janë në rrugën e duhur”, tha Leao, i cili bëri një sugjerim për Kylian Mbappé.
“Ai është lojtari më i mirë që kam takuar. Mbappe tashmë është një tifoz i kuqezinjve, ai duhet të vijë në Milan”.
Në kampin kuqezi, megjithatë, është De Ketelaere që duhet rikuperuar: “Charles do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne në të tashmen dhe në të ardhmen, ai ka cilësi të mëdha”, u shpreh Leao. /zoom.al/
Tre P-të e fushatës së Ramës: Pemë, poster dhe presion!Në vend të posterave dhe fletushkave propaganduese, qeveria e Ramës do të bënte fushatë me pemë. Vetë kreu i qeverisë i dërgoi letër të gjithë drejtuesëve të bashkive, për të përcaktuar vendet se ku ata do të mbillnin pemët e fushatës së tyre.
Ndonëse mbjellja e pemëve ka vazhduar, një për çdo takim elektoral, nuk ka ndaluar posterat. Fletushka të vogla letra nuk ka më, por pothuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe sidomos në Tiranë janë mbushur me billbordet e Ramës (edhe pse ai nuk kandidon gjëkundi).
Ashtu si e pranoi vetë edhe kandidati i socialistëve për Tiranën, reklamat në mediat online ka qenë fokusi i tyre, por edhe ato audiovizive, shifrat për të cilat i kalojnë ato me 5 zero.
Gjithsesi nuk ka asnjë shifër publike se sa ka harxhuar PS për mjetet e lartpërmendura, por me një llogari shumë të thjeshtë bie poshtë ajo çfarë ai shprehu në fillim të fushatës; paratë nga KQZ nuk përdoren për pemë.
Përpos kostove të kësaj fushate duhet të ndalemi pak edhe në narrativën e saj. Ndonëse majtistët njihen për gjuhën e tyre agresive në politikë, në situatën makro të Shqipërisë duket si karta e fundit.
Nisur nga videot/ posterat e bëra nga qeveria Rama dhe kandidatët e tij, të cilat shoqërohen gjithmonë me dyshen Berisha-Meta tregojnë se kryeministrit i duhet herë pas herë të bindë votuesit se kundërshtarët e tij janë negativë, më shumë nga se mund të tregojë se ai vetë është personazhi i mirë (siç supozohet të funksionojë në një fushatë). Shumë ironike kur rikujtojmë se vetë Rama thotë se ai nuk i njeh ata dy, nuk i njeh nongrata-t, por i shënjestron ata dy si kërcënimi kryesor i pushtetit të tij.
Kjo qasje është transmetuar dhe tek vartësit e tij. Së fundmi, në një rast të denoncuar në emisionin investigativ “Piranjat”, kryebashkiakja e Roskovecit kërcënon sanitaren e punësuar atje, pasi kjo e fundit kishte marrë pjesë në një miting të aleancës “Bashkë Fitojmë” me Sali Berishën. Ajo e quante këtë sjellje “mungesë respekti” ndaj saj që i jepte një pagë në fund të muajit.
Në fillim të muajit maj, një rast dhune u denoncua nga një punonjës i komunales në Patos, pasi nuk i kishte siguruar drejtorit të tij 10 emra që do të votonin për PS-në më 14 maj.
Një e moshuar i tregoi live kandidatit demokrat për Tiranën, Belind Këlliçit, se si njerëz të tjerë i kishin kërkuar asaj votën në këmbim të parave.
Fatkeqësisht, shit-blerja e votës dhe veprimet e tjera lidhur me të nuk janë më tabu, por agresiviteti i fushatës socialiste këtë herë tregon se ata nuk janë dhe aq të sigurt për fitoren. Në rastin më të mirë…Në rastin më të keq, kjo është fytyra e tyre e vërtetë!/Zoom.al
Djali 5-vjeçar shpëtoi se u fsheh pas divanit. Taulant Manaj: Pashë sms-të e gruas me italianinDjali i vogël i familjes Malaj, 5 vjeç, arriti të fshihej pas divanit në dhomën e ndenjes, ndërsa babai i tij goditi për vdekje motrën e tij Xhesikan, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj, që mbeti e plagosur.
Mediat italiane, raportojnë se i mituri ka shpëtuar për mrekulli, duke iu shmangur masakrës, ndërsa bukëpjekësi shqiptar Taulant Malaj, vrau më herët italianin Massimo De Santis, i cili besonte se ishte i dashuri i gruas së tij.
Kur karabinierët hynë në shtëpi, e gjetën fëmijën ende të fshehur, të dridhur dhe të tmerruar. Ata e qetësuan dhe më pas ia besuan familjarëve të tij.
Policia italiane në Torremaggiore të Foggias, është e bindur se pak para arrestimit, Malaj ishte në kërkim të djalit të tij, duke lënë të dyshohej se mund ta kishte vrarë edhe atë.
Sips mediave italiane, Taulant Malaj pyeti për vajzën e tij sikur nuk mbante mend asgjë që e kishte vrarë: “Ku është Xhesika?” tha ai.
Ndërkohë, para hetuesve, 45-vjeçari shqiptar ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, ku ka rrëfyer se bashkëshortja e tij, Tefta, shkëmbente mesazhe në telefon me fqinjin italian, i cili mbeti i vrarë i pari.
“Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimo-n. Më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por unë doja të ndahesha”, i tha prokurorit Malaj, që punonte si bukëpjekës.
Sipas rrëfimit të burrit, ditët e fundit në familje kishte pasur një debat, sërish për tradhtinë e pretenduar, në fund të së cilës Malaj tha se donte të ndahej.
Megjithatë, gruaja e tij e bindi të qëndronte në shtëpi. Duket se Malaj – ende sipas rrëfimit të tij – e kishte zbuluar disa herë gruan e tij gjatë kësaj në katin e tretë të pallatit ku banonte i dashuri i saj i supozuar.
Gjithsesi të dielën do të kishte ndodhur diçka tjetër, gjithmonë sipas rrëfimit të 45-vjeçarit. Ndërsa burri dhe gruaja ishin në shtrat, Tefta dyshohet se filloi të bisedonte me dikë në telefon.
Burri, i dyshimtë, ka parë telefonin e gruas dhe ka zbuluar se ajo po bisedonte me fqinjin, Massimo DeSantis.
Pas pak, Taulanti doli nga shtëpia dhe priti që Massimo të kthehej në shtëpi nga lokali ku punonte.
Sapo 51-vjeçari hyri në derë, shqiptari e goditi me thikë për vdekje. Madje, Malaj i tha prokurorit – raportojnë avokatët – se “kishte vrarë Massimon fillimisht”, më pas u ngjit në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën e tij, e cila po përpiqej të mbronte nënën e saj.
“Në atë moment, i verbuar nga inati – raportojnë avokatët e 45-vjeçarit – ai nuk e kuptoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste”.
Dy avokatët flasin për “një lidhje të fortë mes autorit të vrasjes dhe fëmijëve të tij”, 16-vjeçares dhe djalit 5-vjeçar.
Arrestohet portugezi që vrau NikulajnËshtë arrestuar portugezi Ruben Saraiva, që vrau biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Sipas policisë Saraiva është arrestuar në Marok, nga bashkëpunimi midis autoriteteve homologe.
“Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të shtetasit portugez R. R. S., 28 vjeç”, njoftoi policia shqiptare.
Rregullorja e re për policinë: Përdoruesit e drograve nuk do të arrestohen, vetëm do të shoqërohenPërdoruesit e lëndëve narkotike nuk do të arrestohen kur nuk është e nevojshme, por do të shoqërohen në polici, duke shmangur kështu problematikat dhe minimizimin e rasteve, që jo pak herë kanë përfunduar në tragjedi.
Duke marrë shkas nga ngjarja e 27-vjeçarit Jani Rustemaj, i cili përfundoi në gjendje kome pas arrestimit për vjedhjen e një tapeti, drejtuesit e policisë kanë kërkuar kujdes në trajtimin e këtyre rasteve duke zbatuar procedurat standarde.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i ka dërguar një shkresë komisariateve, që personat të cilët janë përdorues të rregullt të drogave të forta për vepra penale të lehta, vetëm të shoqërohen dhe jo të arrestohen kur nuk është e domosdoshme.
Vocaj prej 1 jave ka lëshuar një udhëzim për 6 komisariatet e kryeqytetit për mënyrën e trajtimit të këtyre rasteve.
Ligji parashikon mbajtjen deri në 10 orë në komisariat, por nisur nga varësitë e tyre ndaj substancave psikotrope rrit rriskun e komplikacioneve.
Prandaj, oficerët e narkotikëve janë udhëzuar të plotësojnë dokumentacionet për procedim në kohë dhe më pas t’i lënë të lirë kur shikohet e arsyeshme.
Komisariati, i cili në brendësi të tyre ka specialistin e zonës, do të marrë informacion për çdo person që njihet si përdorues i drogave të forta dhe do të referojë në komisariatin përkatës, ku personi është i shoqëruar, thuhet në udhëzim.
Po ashtu në lidhje me këto persona, pas shoqërimit në polici do të këtë edhe mjekun përkatës, pasi shumë herë kanë shfaqur shenja nervozizmi, këto të shkaktuara edhe nga lëndët narkotike që ata konsumojnë.
Disa ditë më parë, Jani Rustemaj u arrestua për vjedhjen e një tapeti, ndërsa dyshohet se ai ishte përdorues heroine.
Sipas burimeve paraprake, gjatë momentit të arrestimit dhe mbajtjes në bllokun e sigurisë në komisariat, ai kishte shfaqur shenja agresiviteti. 27-vjeçari vijon të jetë ende në gjendje kome në QSUT.
Qeveria pezullon statusin e investitorit strategjik për resortin në Plazhin e Gjeneralit
Resort Mediterranean Wave, i parashikuar të ndërtohej në Plazhin e Gjeneralit është i pezulluar përkohësisht. Vendimin e ka marrë Komiteti i Investimeve Strategjike me argumentimin se projekti bie në kundërshtim me Planin e Përgjithshëm Vendor të Kavajës. Projekti parashikin ndërtimin e një resorti me vlerë 50 milionë euro.
Përmes këtij vendimi Qeveria pezullon statusin e investitorit strategjik për resortin e kompanisë Mediterranean Wave me pronar Shpëtim Shijaku. Në vendim thuhet se projekti pezullohet derisa kompania ta ndryshojë atë për ta përshtatur me treguesit urbanistik të lejuar për zonën.
“Deri në përmbushjen e detyrimeve nga subjekti investues, efektet juridike të Vendimit “Për miratimin e statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për projektin e investimit “Mediterranean Wave” me subjekt aplikues shoqëria “Mediterranean Ëave” sh.p.k. pezullohen,” thuhet në vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit të Investimeve Strategjike.
Vendimi për dhënien e statusit të investitorit strategjik iu dha kompanisë në dhjetor të vitit 2021, ndërkohë që kompania me pronar Shpëtim Shijakun dhe administrator Florjan Almadhi u krijua në në fillim të korrikut 2021.
Përmes statusit të investistorit strategjik kompania ndërtonte në një hapësirë prej 635 mijë metër katrorë tokë shtetërore në Plazhin e Gjeneralit, ndërkohë që qeveria mori përsipër të ndërtonte të gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Shoqëria “Mediterranean Ëave” sh.p.k. propozon zhvillimin e një investimi strategjik në Zonën Kadastrale Nr. 2909, fshati Peqinaj, Bashkia Kavajë, me vlerë investimi 50,409,836 (pesëdhjetë milion e katërqind e nëntë mijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë) Euro, realizimi i të cilit parashikon të hapë 80 vende të reja pune.
Projekti i investimit synonte ndërtimin e një kompleksi turistik, i cili do të jetë multidimensional në tipologjitë e akomodimit dhe faciliteteve që do t’u ofrojë pushuesve dhe vizitorëve. Kompleksi do të ketë në përbërje hotele, vila hotelerie (fshat turistik), shërbime të hotelerisë, parqe dhe hapësira për aktivitete dhe sistemime të vijës bregdetare. Struktura akomoduese do të ketë rreth 250 njësi (përfshi vila hotelerie, studio, apartament hotel), 170 dhoma dhe suita hoteli dhe më shumë se 700 vende parkimi, 150 shtëpi me tarracë dhe 5 parqe të gjelbëruara. Sipërfaqja e ndërtimit është 130,350 m² dhe mbi 69,318 m² sipërfaqe ndërtimi të hapura, me një total prej 199,668 m² sipërfaqe ndërtimore.
Opinionist i “Ora Sport”, Eduard Zhupa analizoi në studion e “RTV Ora” ecurinë e dy skuadrave të kreut dhe garën për titullin kampion.
Tirana, e cila u mposht nga Teuta do të përballet kundër Partizanit dhe pritet që derbi të jetë përcaktues për titullin kampion.
Titulli vendoset në derbi – “E kisha thënë më parë që kampionati do të ndahej në derbi. Këto ekipe i kanë dhënë tonin Superiores. Logjika sportive më thotë që kjo ndeshje do të jetë vendimtare. Është e veçantë për këtë kampionat që dy skuadrat të përballen në derbi dhe gjithçka do të vendoset aty”.
Ecuria e dy skuadrave – “Partizani mori fitore shumë të vyer kundër Kukësit, ndërsa Tirana luajti ndaj Teutës që në letër mund të dukej pak e lehtë, por Teuta dihej se do ta vendoste në vështirësi. Kualiteti i Teutës u pa qartë në këtë ndeshje”.
Derbi – “Në aspektin psikologjik e Partizanit është shumë e mirë, ka kaluar një test shumë të rëndësishëm me Kukësin, kurese Tirana zhgënjeu. Do të luaj shumë rol fitimi i titullit në derbi. Kush do të mbaj më tepër presionin në derbi do të fitoj sepse ka të bëjë shumë aspekti psikologjik. Gjithashtu Partizani ka stol më të mirë dhe nuk ka mungesa, ndërsa Tirana ka lojtar të rëndësishëm jashtë”. /zoom.al/