Day ArchiveLargohet Efi, fitorja ndahet mes Luizit dhe Kristit
Efi Dhedhes është finalistja e dytë, pas Dea Mishel Hoxhës, që lë sonte shtëpinë e Big Brother VIP.
*Lajmi në përditësim
Çmimi/ Varësja që ka vendosur Arbana Osmani kushton qindra mijëra euro
Ndërkohë që të gjithë flasin për fustanin dhe çmimin e tij, surpriza e veshjes së Arbana Osmanit sonte qëndron te varësja.
Moderatorja e “Big Brother VIP” mban në këtë natë finale në qafë varësen me çmim 80 mijë dollarë.
Varësaj quhet “Snow White and Rose Red”. Kjo varëse nga Stenzhorn përmban afërsisht 27 karat rubin dhe 11 karat diamante të bardhë.
Si duket varëset me çmim marramendës po kthehen në një traditë për moderatoren në finalet e BBV. Edhe një vit më parë, Arbana bëri bujë me varësen në natën finale, e cila kishte çmimin e 200 mijë eurove.
Skualifikohet Dea Mishel, vazhdon gara për Luizin, Efin dhe Kristin
Finalistja që ka lënë e para shtëpinë për mbrëmjen e sotme ështe Dea Mishel.
Rrugëtimi i gjatë prej katër muajsh merr fund për moderatoren. E përfshirë në debate, misione dhe surpriza, ish-banorja ka shënuar jo pak momente kulminante.
Ndërkohë gara vijon për tre finalistët e tjerë, Luizin, Efin dhe Kristin./ Zoom.al
Dea bën rrëfimin e saj për eksperiencën në BBVIP: Jam shfaqur siç jam në realitet
Dea Mishel është një nga katër finaistët e “Big Brother VIP”, e cila është bërë pjesë e garës që në ditën e parë, duke mbushur plot 133 ditë qëndrimi në shtëpinë e famshme.
Aktores iu shfaq klipi me momentet më të bukura gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ku ka folur dhe për ndjesitët që ka përjëtuar në lojë, duke cekur surprizat, të qarat e të qeshurat.
Dea Mishel tha se nuk ka dashur në asnjë moment të nxisë dhunë apo urrejtje dhe se nuk ka luajtur në asnjë moment gjatë rrugëtimit të saj.
Sakaq, Dea shtoi se gjithmonë e ka shfaqur veten siç është dhe fakti që publiku e ka votuar për të dërguar deri në finale, e bën të ndihet e vlerësuar.
Finalistja u shpreh se ka pësuar një transformim shpirtëror gjatë qëndrimit në shtëpi, e sidomos në një moment kur ajo mendonte se nuk meritonte asgjë të bukur./ Zoom.al
Tiranën e ”zë deti” në Durrës, Teuta fiton me përmbysje dhe i jep asist Partizanit
Teuta ka arritur të realizojë sot një hakmarrje të ëmbël kundër Tiranës pas asaj humbjeje 4-0 në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Rimal Haxhiu kaloi në avantazh Tiranën në minutën e 54-t të takimit, por festa e tij do të zgjaste vetëm 11 minuta.
Emiljano Vila kthen sërish baraspeshën, ndërsa në minutën e 78 ishte Lorenco Vila ai që ndëshkoi bardheblutë dhe përmbysi rezultatin.
Tre pikët në fund i takojnë Teutës, ndërsa Tirana lëshon terren në garën për titullin kampion.
Bardheblutë tashmë gjenden vetëm dy pikë më shumë se Partizani, i cili mundi 3-1 me përmbysje Kukësin.
Gjelbrim Taipi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10 të takimit, atëherë kur ekzekutoi me saktësi një 11 metërsh.
Por Partizani kundërpërgjigjet 15 miunuta më vonë me anë të Viktor Da Silvës.
Vetëm tre minuta më vonë Atanakskovski përmbys shifrat në 2-1. Për të vulosur fatin përfundimtar të takimit mendon sërish Da Silva në minutën e 59 të ndeshjes.
Braziliani shkon në kuotën e 10 golave, teksa Partizani gjen kështu golashënuesin e tij të ri, që po zëvendëson me sukses Skukën në sulm.
Në ndeshjet e tjera, Egnatia mundi 2-0 Bylisin, ndërsa Kastrioti-Vllaznia u mbyll në barazim 2-2. /zoom.al/
Në garë për të marrë drejtimin e Tiranës/ Bejko: Do pastroj qytetin nga pluhuri
Kandidati demokrat Roland Bejko, i cili garon nën logon e PD zyrtare të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, premtoi se nëse zgjidhet në krye të Bashkisë së Tiranës, do të pastrojë qytetin nga pluhuri.
Kjo, sipas Bejkos, do të arrihet duke krijuar një flotë të re të autobusëve ekologjikë.
“Ne do ta pastrojmë qytetin nga pluhri duke shtuar sipërfaqet e gjelbra dhe duke kontrolluar ndotësit e ajrit. Do përmirësojmë transportin publik, duke krijuar një flotë të re autobusësh ekologjikë, si edhe lehtësi për taksitë elektrike dhe hibride. Ne do ta përmirësojmë trafikun urban nëpërmjet një plani të urban të shoqëruar me kryqëzime për të lehtësuar trafikun. Ne do të shpërndajmë për çdo qytetar të qytetit mbi 16 vjeç, sport card, një abone bashkiake për sportin dhe subvencionim, dhe abonim për aktivitetet sportive. Kjo kartë do i lejojë qytetarëve futjen në mjedise sportive pubike dhe të kenë ulje çmimi në mjedise sportive private. Bashkë me 5 tregjet e reja në 5 hyrjet e qytetit, do ndërtojmë edhe 5 komplekse sportive në 5 pikat hyrëse të kryeqytetit për të ushtruar sportet më të praktikuara në vend”, tha Roland Bejko gjatë një takimi elektoral.
Dy prej tyre, shqiptarë/ Shkatërrohet grupi i trafikantëve të drogës në Itali
Një grup prej katër personash që merreshin me trafikun e lëndëve narkotike u shkatërrua nga policia italiane.
Të katër anëtarët, dy prej të cilëve shqiptarë, u arrestuan nga policia.
Referuar mediave italiane, banda drejtohej nga njëri prej shqiptarëve, që në vitin 2019 ishte arrestuar per trafik droge.
Policia italiane sekuestroi rreth 35 gramë kokainë, rreth 800 gramë hashash dhe afërsisht 1 kilogram marijiuanë, si dhe materiale për peshim dhe paketim.
Shkaktoi aksident sepse ishte i dehur/ Prangoset shoferi
Policia e Korçës arrestoi këtë të shtunë një 43-vjeçar, pasi shkaktoi një aksident rrugor.
Sipas njoftimit, 43-vjeçari po drejtonte mjetin e tij, kur në një moment humbi kontrolin dhe doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit pati vetëm dëme materiale.
Pas ngjarjes, 43-vjeçarit iu bë testi i alkoolit, nga ku doli se ishte në gjendje të dehur.
FOTO/ Kiara përgatitet për dasmën
Kur na ndajnë edhe pak minuta nga nisja e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania”, Kiara Tito ka zbuluar një detaj rreth përgatitjeve për dasmën e shumëpritur sonte.
Ajo dhe Luiz Ejlli do të kurorëzojnë dashurinë e tyre sonte dhe Kiara ka treguar në një foto në “Instagram” këpucët që do të mbajë e veshur si nuse.
Rama bën fushatë me fyerje/ Ofendon kandidatin e opozitës: Kokërr injoranti
Jo vetëm kërcim e muzikë tallava. Kryeministri Edi Rama ofron në këtë fushatë elektorale edhe sharje e ofendime.
Në një takim elektoral që pati këtë të shtunë në Himarë, Rama sulmoi kandidatin e opozitës, Fredi Beleri, duke e etiketuar si injorant dhe analfabet.
‘Ai është një kokërr injoranti është një diversionit i pashoq që nuk përfaqëson asgjë përveç një grushti njerëzish këtu. I kanë dhënë mbështetje për të përfaqësuar një koalicion që është koalicioni më i shëmtuar qysh kur karavidhja e parë ka lindur. Do të çohen himariotët këtu, të gjithë himariotët sido që të ndihen, sido që të flasin, ngado që të vijnë edhe do të shkojnë, më 14 maj të vënë një kryq në “Bashkë Fitojmë” me Like Floririn. Po pastaj çfarë do kërkoni më nga unë. Çfarë do të kërkojnë nga unë himariotët. Është një analfabet në greqisht, se në shqipe nuk është analfabet, është dru. Jam shumë i acaruar me mënyrën sesi ai kërkon të përdorë këtu lidhjet që ka në Greqi. Po qe për lidhjet në Greqi, e në Turqi, i kam vetë. Ja foli atij drurit! Merr vesh, nuk merr vesh!’- tha Rama.