Aplikacion
Kleopatra shkakton sërish tërmet. Më shumë se 2 mijë vjet pas vdekjes së saj, gruaja që fundosi Romën po shkakton sërish një rrëmujë diplomatike.
Muajin e kaluar, Ministria egjiptiane e Antikiteteve nisi një sulm të jashtëzakonshëm ndaj Netflix mbi serialin e ri “Queen Cleopatra”. Sipas deklaratës së tyre, seriali në tërësi ishte një falsifikim i historisë egjiptiane.
Rolin e mbretëreshës famëkeqe e kanë luajtur disa aktore të njohura, si ylli britanik Adele James, aktorja izraelite Gal Gadot etj.
Diskutimi qëndron dhe tek pamja fizike e Kleopatrës. Si Netflix, ashtu dhe qeveria e Egjiptit nuk e di, gjithçka dimë vjen nga fantazia e shkrimtarëve si Plutarku, Shekspiri, George Bernard Shaw.
Profesori i Egjiptologjisë dhe Zëvendës Kancelari në Universitetin e Lincoln, Toby Wilkinson thotë: “Faktet aktuale që kemi për Kleopatrën, dëshmitë bashkëkohore, janë mjaft të rralla. Shumica e asaj që ne kemi janë pikëpamjet e njerëzve të tjerë për të”.
Sot thuajse të gjithë e kujtojnë si një mbretëreshë me bukuri mahnitëse, joshëse, e që vrau veten me një gjarpër. Por kjo sipas studiuesve ka gjasa të jetë më shumë trillim se sa fakte historike. Pasi thuhet se madje ajo nuk ishte në të vërtetë egjiptiane.
Ptolemenjtë, dinastia sunduese e së cilës ajo ishte anëtare, e vetëquajtur si egjiptiane në monumentet publike, në fakt ishin pushtues të huaj që ruanin rreptësisht integritetin etnik të linjës së tyre, e deri te martesat e shpeshta me incest.
Sipas biografit Stacy Schiff, etnikisht Kleopatra nuk ishte egjiptiane. Ptolemenjtë ishin në fakt nga Maqedonia, një shtet i fuqishëm në skajet e asaj që ne tani e quajmë Greqia e Lashtë. Aleksandri i Madh, i cili pushtoi Egjiptin në vitin 332 para Krishtit, lindi atje. Në luftën për pushtet pas vdekjes së Aleksandrit, një nga gjeneralët e tij më të fuqishëm, Ptolemeu, pushtoi Aleksandrinë dhe e shpalli veten Faraon. Pasardhësit e tij sunduan atje për tre shekujt e ardhshëm dhe Kleopatra ishte e fundit e nga kjo dinasti.
Wilkinson thotë se duke u bazuar te pamja e maqedonasve në atë kohë, Kleopatra siç është paraqitur në kohët moderne nuk ka aspak lidhje me origjinalen. Hamendësohet se ajo ka qenë e bardhë.
Perceptimi se ajo ishte një grua jashtëzakonisht e bukur e ka zanafillën nga historiani romak Cassius Dio, i cili thuhet se është ndikuar nga politika për këtë përcaktim.
Kleopatra e çoi një dinasti drejt fatkeqësisë. Kur ajo mori fronin, në moshën 21-vjeçare nuk arriti të mbante siç duhet pozicionin e saj, thonë historianët. Lidhjet e saj të dashurisë gjithashtu janë shumë të diskutuara, si ajo me Jul Cezarin apo Mark Anthony. Por këto dy lidhje janë dy fakte të pakontestueshme sa i takon historisë së saj, pasi ajo kishte fëmijë me të dy burrat. Ishte marrëdhënia e Kleopatrës me Mark Anthony që i bëri rrëfimet e hershme historike të jetës së saj kaq të ndikuara nga politika. Kleopatra mbajti anën e Antonit në luftën civile midis tre Triumvirëve që sunduan perandorinë pas Cezarit, e cila rezultoi në vdekjen e të dyve, humbjen e Egjiptit nga Roma dhe pranimin e Octavius Cezarit në perandor në vitin 27 para Krishtit.
Historianët romakë që shkruan tregimet e para të Kleopatrës, po shkruanin nga ana tjetër e historisë
Por sa më shumë diskutohen tezat e ndryshme të historianëve, aq më e zbehtë është ideja për bukurinë e saj të mahnitshme. Wilkinson thotë se duke parë statujat apo monedha shumë të vjetra që kanë portretin e saj, dallohet një hundë dhe mjekër e theksuar, tipare këto që nuk konsideroheshin të bukura në estetikën e shekullit të 21.
Shpërthejnë fishekzjarret në Udine, Napoli feston titullon kampion për herë të tretëPritja ka mbaruar: Napoli është kampion i Italisë për herë të tretë në historinë e tyre.
Klubi napolitan rikthehet te triumfi në Serie A 33 vjet pas suksesit të fundit kur udhëhiqej nga Maradona.
Dhe e bën këtë në fund të një udhëtimi triumfal të përbërë nga 25 fitore, 5 barazime dhe vetëm 3 humbje. Shifra dominuese absolute për djemtë e Spallettit.
Aritmetika vjen falë barazimit 1-1 në fushën e Udineses, të nënshkruar nga Victor Osimhen, i cili iu përgjigj golit të hapjes së Lovric dhe dërgoi skuadrën e tij në parajsë.
Fishkëllima e trefishtë e Abissos në Dacia Arena lëshon një gëzim që Di Lorenzo dhe shokët e tij mezi prisnin ta shprehnin, veçanërisht pas barazimit me Salernitana të dielën, që i kishte detyruar të shtynin festimet.
Tani, nga Friuli në Campania e më gjerë, më në fund ka ardhur koha që të gjithë tifozët napolitan të festojnë me flamurin italian, i cili nga sezoni i ardhshëm do të bie sërish në sy në bluzat blu.
Për Luciano Spallettin ky është kampionati i parë në karrierë (kampionati i tretë kombëtar pas të dyve të fituar në Rusi me Zenit).
Trofeu i fundit i fituar në atdheun e tij ishte Coppa Italia 2007/08 me Romën: një vit për t’u mbajtur mend edhe për trajnerin nga Certaldo. /zoom.al/
“Je klouni i vitit”, Kristi ofendon rëndë LuizinDy ditë larg finales Luizi vazhdon të debatojë me banorët e mbetur. Pas një debati me Deamishel, një të tillë ai kishte edhe me banorin tjetër, Kristin.
Ishte Kristi ai që nuk i ka kursyer ofendimet ndaj Luizit duke e quajtur ‘kloun’ për lojën që ka bërë gjatë këtyre muajve në BBVA.
Ai më tej tha se me të njëjtën përshtypje do të shikohet edhe jashtë dhe sipas tij nuk ka krijuar një imazh të ri.
“Publiku në fund të fundit si do njerëz serioz do edhe kloun, do njerëz dhe serioz, do imazhe si unë dhe do si ti, ti ke qenë klouni i vitit dhe kur bëhesh kloun i vitit në Big Brother, si kloun do të trajtohesh edhe jashtë”, tha Kristi.
Në anën tjetër, Luizi tha se në një mënyrë ishte i detyruar që të bënte një lojë të tillë, përndryshe askush nuk do të merrej me të.
Këngëtari nga Shkodra ka theksuar edhe një herë se është zhgënjyer nga shumë njerëz, prandaj i është dashur të linte një përshtypje të tillë.
“Ndryshe nuk do ia dilja, se nuk do m’i hidhte kush sytë, ma kanë kthyer shpinën shumë herë, prandaj duhet ta luaj kështu këtë lojë”, u shpreh Luizi.
Infermieri pranon se ka vrarë 20 pacientë me Covid-19: Nuk i shikoja dot duke vuajtur!Një infermier në Holandë ka pranuar se ka vrarë të paktën 20 pacientë me koronavirus, pasi nuk mund t’i shihte dot duke vuajtur.
30-vjeçari i quajtur, Theodoor, pohoi para departamentit të prokurorisë publike, se ishte i shqetësuar për vuajtjet e pacientëve të tij ndërsa punonte si infermier pulmonar në Spitalin Wilhelmina në Assen. Ai u arrestua tre javë më parë dhe do të qëndrojë në paraburgim edhe për 30 ditë të tjera.
Deklaratat e tiju morën seriozisht nga organizata e kujdesit shëndetësor, saqë ata vendosën, pas diskutimeve të gjera kolegjiale dhe marrjes së këshillave ligjore të brendshme dhe të jashtme, të thyejnë detyrimin e konfidencialitetit dhe ta raportojnë atë në WZA, zgjedhjet e kujdesit shëndetësor në Holandë.
Al Bano: Emri im vjen nga shqiptarët, një nderim nga babai për ata që e ndihmuan në luftëKëngëtari Al Bano mbush këtë muaj 80 vjeç. Në një intervistë, ai flet për të atin dhe lidhjen e tij me Shqipërinë, si u fut në rrugën e muzikës, këngët e tij më të suksesshme si dhe për raportin me Romina Power.
Al Bano, çfarë emri është?
Babai im Carmelo ishte në frontin shqiptar. Një granatë goditi dy shokët e tij mdhe i bëri pluhur. Ai shtirej se ishte i sëmurë…
Si ia ka dalë?
Ngrohte një gur, e fuste nën sqetull, e linte të binte dhe e kapnin ethet. Ai mund të pështynte gjak, nuk e kuptoi kurrë se si. Shqiptarët i hapën shtëpitë, e ushqyen me misër. Më pas u kthye në Cellino me leje.
Dhe çfarë ndodhi?
Më pas do të ngjizesha unë. Nëna ime Jolanda ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeç. Një dashuri e pamasë. Babai duhej të kthehej në front. Ai ishte analfabet, mësoi të shkruante për t’i shkruar asaj: letrat i diktuan të tjerët, por babai nuk donte t’ia besonte ndjenjat e tij një të huaji. Dhe në dimër nëna ime flinte pa batanije për të ndjerë të njëjtin të ftohtë që ndjente ai.
Çfarë shkruante babai juaj?
Shqiptarët më shpëtuan dhe nëse do të kemi një vajzë do ta quajmë Alba, nëse është djalë Albano. Do ta shohësh që do të jetë fati ynë.
Po emri juaj shkruhet Al Bano, apo jo?
Ma hoqën kur u bashkova me “Clan Celentano”. Stili amerikan. Dhe kështu mbeti.
Babain e kanë zënë rob pas 8 shtatorit.
Ashtu si gjashtëqind mijë ushtarë të tjerë italianë, ai preferoi të qëndronte në kampet e përqendrimit, në Wletzar, në vend që të qëndronte me Hitlerin. Ai u largua kur ishte burrë i madh; u kthye 42 kilogramë.
Cili është kujtimi juaj më i hershëm?
Babai im duke u kthyer në shtëpi nga robëria. Mami kishte parë një ëndërr paraprake: Shën Marku, shenjtori mbrojtës i Cellinos, i tha asaj se babi do të kthehej në ditën e festës së tij. E diel, 29 korrik 1945, në festën e madhe të San Markos, babai im u kthye. Më kujtohet një parfum i çuditshëm, të cilin e ndjeva për herë të parë. Ai nxori një tabletë të errët: “A e dini se çfarë është kjo? Çokollatë”. Amerikanët ua dhanë të burgosurve të liruar dhe ai kishte ruajtur një pjesë për të parëlindurin e tij, të cilin nuk e kishte parë kurrë. Dhe ai kishte dy dhurata të tjera.
Çfarë ishin?
Një klarinetë dhe një fizarmonikë e vogël. Të burgosurit ndonjëherë grabitnin shtëpitë e gjermanëve – para, bizhuteri. Ai më kishte blerë dy instrumente muzikore.
Kur do ta fillonit muzikën?
Idhulli im ishte Modugno, i cili u rrit në fshatin ngjitur, San Pietro Vernotico. Kam kënduar gjithmonë, edhe në fusha; dhe unë tashmë isha duke shkuar në fusha kur isha gjashtë vjeç. Babi më mësoi të mbledh ullinjtë, të kujdesem për hardhitë. Kam punuar dhe studiuar. Por në vitin e dytë të masterit më refuzuan.
Si vallë?
Nuk i duroja dot profesorët. Dija vetëm të vizatoja. Bëra një vizatim për vajzën me të cilën isha e dashuruar, Fiorellën: ajo mori 8, unë mora 4.
Ishte hera juaj e parë?
Me Fiorellën nuk pati as një puthje. Por, kur më mungonin një mijë lireta për të blerë kitarën time të parë, e pyeta me një letër. Arriti një zarf: brenda kishte një mijë lireta. Mund t’i kisha marrë në një mënyrë tjetër, por doja të shihja nëse më kujtonte ende. Kështu që këngën time të parë ia kushtova asaj.
Fillimisht ishit nisur për në Milano.
Ishte hera e dytë që largohesha nga Cellino.
Hera e parë ku kishte qenë?
Në San Giovanni Rotondo, me Padre Pio: më rrëfeu, e mbaj mend aromën e trëndafilave. Nëna ime ishte kundër.
Dhe ndërruat punë…
Në restorantin Ferrario, pranë Piazza Duomo, ata po kërkonin një ndihmës kuzhinier. Mendova se ishte ai që vendoste drutë. U prezantova. “Por a dini të gatuani?”. “Sigurisht, çfarë duhet për të vendosur pak dru?”. Më vendosën të shpërndaja fletushka jashtë restorantit dhe më pas të bëja pastrimin. Mësova të përgatis pica, kafe…
Si ishte Milani në vitin 1960?
Plot poezi.
Deri kur punuat si kamerier?
Kam pasur dy kolegë. Një ditë më treguan me gisht teksa po ngjitesha shkallëve pa frymë, plot pjata: “Për fat e kemi djalin e vogël…”. I mbylla në një dhomë dhe i rraha. Dhe ndryshova restorant.
Si u futët në “Clan Celentano”?
Unë iu përgjigja një reklame, kalova audicionin. Çdo ditë mund të shkoja në “Clan”. Më pas kam debutuar në përzgjedhjet për Sanremon.
Si shkoi?
Jashtë Ariston ishte një zotëri i vogël dhe leshtor, në dorën e tij një kapele të madhe, me të cilën kërkonte lëmoshë. E gjeta në garë. Ai fitoi. Ishte Lucio Dalla.
Dhe si ishte Celentano?
Kam folur me vëllain e tij Sandro, Adrianon nuk guxova ta shikoja në fytyrë, kur ai mbërriti u fsheha. E dija se ai ishte me origjinë puliane, por isha shumë i turpshëm. Unë do t’i jem mirënjohës përgjithmonë.
Suksesi erdhi me “Nel sole”: mbi një milion kopje.
Vajzat filluan të më ndiqnin, në Rimini gjeta një në dhomë, të fshehur nën krevat. Me paratë e para i solla prindërit e mi në Milano. Babai ishte shumë kundër.
“Nel Sole” u bë gjithashtu një film.
Loretta Goggi, Montesano, Nino Taranto, Franco dhe Ciccio ishin aty: dy aktorë të jashtëzakonshëm. Ciccio u shenjtërua me Felinin dhe Franco vuajti pak. E kanë gjykuar për mafie dhe ai është mbrojtur duke thënë: “Ne artistët takohemi me të gjithë. Nuk e dimë se me kë kemi përballë”.
Në set ishte dhe Romina Power.
Ajo kishte veshur një minifund; dhe nuk kisha parë kurrë një minifund në jetën time. Ajo ishte vajza e dy yjeve të Hollivudit, por ajo thurte në pushimet e xhirimeve. Tri ditët e fundit të punës e kemi dashur njëri-tjetrin. Më dukej sikur po prekja qiellin. Pastaj ajo më largoi. Telefonova në shtëpi dhe ai u përgjigj me një theks pulian: “Unë jam Antonieta, Romina është jashtë”. D.m.th një amerikane donte të më mashtronte. Kështu që e lashë të ikte. Derisa një ditë në një hotel në Romë, recepsionisti më tha: “Al Bano, ju ka thirrur Romina Power”.
Ju jeni bërë çifti më i famshëm në Itali.
Në verën e vitit 1970 isha në Greqi. Kam kënduar Theodorakis Smiling Boy nën Akropol, para 90,000 të rinjve që më ndiqnin në kor. Të nesërmen, në dallgët e Egjeut, Romina më tha: Jam shtatzënë. Kështu vendosëm të martoheshim.
Komunisti Al Bano vlen një artikull.
Unë besoja te Berlusconi: ata u përpoqën ta pengonin në çdo mënyrë dhe në fund ai u fut në kurthin që kishte ndërtuar për vete, atë të grave. Tani më duket interesant Meloni. Por babai më kishte paralajmëruar si për drogën, ashtu edhe për politikën.
Çfarë ju kishte thënë?
Që politikanët ju përdorin dhe ju braktisin.
Po në Rusi keni pasur koncerte?
Në vitin 1986 dhashë tetëmbëdhjetë koncerte në Moskë dhe tetëmbëdhjetë në Shën Petersburg, që ende quhej Leningrad. Një mbrëmje vjen një drejtues shumë i sjellshëm, pothuajse i frikësuar i KGB-së. Ai zgjat dorën dhe thotë: “Unë jam një fans i juaj i madh, i di të gjitha këngët tuaja. Emri im është Vladimir Vladimirovich Putin.
U bëtë miq?
Kam kënduar për të kur ai ishte kryeministër. Vetëm për të, kur u bë president. Por tani nuk do ta bëja më. Më zhgënjeu. Ai nuk duhej të kishte nisur luftën.
Në 1984 ju dhe Romina fituat Sanremon me “Ci sara”.
Duhej të fitonim më shumë; përkundrazi ne gjithmonë përfundonim të dytët apo të tretët apo edhe të shtatët. Zilia lind armiq.
A besoni gjithmonë se Zoti ekziston?
Nuk është se besoj; E di. E kam dëgjuar shumë herë. Ashtu siç dëgjova djallin.
Djallin?
Pas zhdukjes së Ylenisë dhe ndarjes me Rominën, kam nëntë vite vetëm. Dhimbja ishte e tmerrshme. Mendova se Zoti më kishte braktisur. Dhe me dhimbjen u rrit një zë që thoshte: Al Bano i marrë fund.
Si ju duket Papa Françesku?
I jashtëzakonshëm. Por Papa im ishte Wojtyla, për të kam kënduar shtatë herë. /Il Corriere della Sera/
.
Rrëmbyen bosin e kriptomonedhave, shqiptari dhe grekët i kërkuan miliona euro
Një shtetas shqiptar, në bashkëpunim dhe dy shtetas grekë kanë rrëmbyer një biznesmen që merrej me menaxhimin e kriptomonedhave në Spanjë.
Ata kërkuan një milion euro shpërblim për lirimin e biznesmenit, madje për të bërë më të besueshme kërcënimet e tyre, ata dërguan foto e audio me biznesmenin, ku në një njërën prej tyre, dukej që i kishin vënë një pistoletë në kokë
Ka qenë një foto e dërguar nga personi i rrëmbyer, ku dukej pamje jashtë vendit ku po mbahej peng, ajo që ka ndihmuar autoritetet që të lokalizojnë vendndodhjen.
Policia e identifikoi ndërtesën ku po mbahej pengu, si një vilë e madhe trekatëshe e vendosur në Benalmádena.
Hetimet çuan në një operacion të rëndësishëm policor në të cilin ndërhynë pesëdhjetë agjentë , ndërsa shtëpia ishte tërësisht e rrethuar nga toka dhe ajri.
Pas ndërhyrjes së autoriteteve, personi i marrë peng është shpëtuar ndërsa raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore, përveç disa maviosjeve në trup.
Gjatë operacionit u sekuestruan dy armë zjarri, njëra prej tyre e pajisur me silenciator, sharrë, si dhe një sasi parash prej 5000 eurosh dhe 1200 dollarë.
Rritja e pagave dështon, Rama fajëson deputetët e tij – VIDEOKryeministri Edi Rama nuk e mbajti premtimin e bërë 4 javë më parë për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e punonjësve të administratës shtetërore.
Llogaritë me laps e letër, se sa ishte paga e një mjeku apo një mësuesi sa bë, mbeten po në letër. Por kryeministri e ka gjetur alibinë. Ai ka fajësuar deputetët e vet se nuk pranojnë ta votojnë ligjin.
“Unë kam pas një debat. Sepse për gjithë rritjen e pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament. Unë kam pas një debat, ligji është në parlament. Qeverisë dhe deputetëve duhet t’u rriten pagat të fundit fare. Dmth, vitin tjetër kur të mbarojë rritja për të gjithë, edhe qeverisë edhe deputetëve le t’u rriten pagat. Deputetët duan me i rrit tani. Dhe është blloku për disa javë kjo punë, sepse duhet të m’bindin mu. Ose pastaj nuk e di ça do të ndodhi, por kjo është arsyeja”.
Deklarata ngjan e dyshimtë në mos e pabesueshme. Prej ardhjes në pushtet, deputetët socialistë nuk kanë kundërshtuar deri sot asnjë ligj të dërguar nga qeveria në parlament. Kryeministri Rama ka treguar se ka gjithë autoritetin për ta urdhëruar Partinë dhe Grupin e tij Parlamentar për të marrë të gjitha vendimet që i janë dukur të arsyeshme. /Zoom.al
Fero nuk e uroi për ditëlindje, a është ndarë me Arbenitën?Modelja e njohur Arbenita Ismajli sot mbushi plotë 25 vite jetë dhe mes urimeve të panumërta u vu re mungesa e një dedikimi nga partneri i saj Fero, i cili gjithmonë i ka bërë deklarata romantike për ditën e lindjes.
Bukuroshja nga Kosova mbush sot 25 vjeç dhe në rrjete sociale e kanë uruar njerëz të ndryshëm, përmendim këtu kolegë, të afërm e shoqëri.
Arbenita është modele dhe njihet për fotot joshëse që ndan me ndjekësit e shumtë në instagram, mirëpo në publik ajo njihet edhe si e dashura e reperit Fero me të cilin ka një vajzë të quajtur Nina.
Mirëpo ndryshe nga vitet e tjera, partneri i saj ka heshtur në ditën e lindjes së bashkëshortes së tij.Ai nuk e ka uruar siç ka bërë çdo vit, duke bërë bashkë fjalët më romantike për t’i bërë një dedikim unik modales bukuroshe.
S’dimë ç’ka ndodhur mes çiftit, por kujtojmë që në daljet e tyre të fundit publike u shfaqën shenja ‘dhune’.Teksa ndodheshin në video-live së bashku me dy persona të tjerë, në dhomën ku ndodhej Arbenita, ka dalë në video pa dashje dhe mamaja e Feros.
Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak reperit dhe duke e parë të nervozuar, ajo ka shkuar më pas tek dhoma e tij për sqarim por ky i fundit e ka goditur.
BIRN: PS në Durrës, makineri elektorale me elementë të krimit të organizuar!Partia Demokratike në opozitë e ka kontrolluar për herë të fundit Bashkinë e Durrësit në vitin 2000. Socialistët e morën pushtetin në qytetin e dytë më të madh të vendit, fillimisht me mjekun Miri Hoti në vitin 2000 e më pas, me Lefter Kokën, aktualisht ish-ministër në pritje të gjykimit për korrupsion dhe pastrim parash.
Demokratët humbën shansin e tyre më të mirë në vitin 2007, kur Vangjush Dako mposhti kundërshtarin me vetëm 300 vota më shumë.
Socialistët krijuan pas kësaj një makineri të stërmadhe elektorale në qarkun Durrës, ku përfshihen edhe lidhjet famëkeqe me elementë të krimit të organizuar, falë të cilave ishin në gjendje të përmirësonin rezultatin e tyre zgjedhor, veçanërisht në zgjedhjet bashkiake.
Rezultatet kanë qenë më mikse në zgjedhjet parlamentare. Në vitin 2005, deputetët e fituar në përballjet për qarkun Durrës ishin instrumentale në sigurimin e shumicës parlamentare të Partisë Demokratike, ndërsa ish-komunat përbërëse të bashkisë së re votuan demokratët më 2007 me rezultat të thellë dhe me rezultat më të ngushtë në vitin 2011.
Në zgjedhjet e vitit 2021, Durrësi ishte shumë i rëndësishëm për socialistët, të cilët vendosën kryetarin e tyre në listat e këtij qarku, por rezultati nuk ishte aq i thellë. Socialistët fituan vetëm 3 mijë vota më shumë në një bashki, ku votat e “të tjerëve”, pra partive të vogla dhe votat e djegura nga votuesit si të pavlefshme, ishin 7,500. Durrësi pati zgjedhje të pjesshme në vitin 2022, ndërsa kryebashkiakja e mëparshme dha dorëheqjen pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Emiriana Sako, kryebashkiakja aktuale, fitoi ato zgjedhje në të cilat morën pjesë vetëm 26% e votuesve, përballë dy kandidatëve të PD-së së përçarë.
Me një fjalë, gara për Durrësin nuk duket kurrsesi e mbyllur. Socialistët kanë hasur telashe të vazhdueshme me politikanët e tyre në qark. Përveç Kokës, i cili është aktualisht në burg dhe që ishte faktor i rëndësishëm në zgjedhjet e vitit 2021, ish-kryebashkiaku jetëgjatë Vangjush Dako është shpallur “i përfshirë në korrupsion madhor” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe i është ndaluar të hyjë në SHBA, njësoj si drejtuesit të opozitës, Sali Berisha.
Durrësi ka 266 mijë votues sot dhe numri i votuesve të regjistruar është rritur me mbi 51 mijë nga viti 2011. Durrësi është gjithashtu një bashki që historikisht ka pasur pjesëmarrje shumë të ulët në zgjedhje, duke sugjeruar se votuesit në këtë qytet nuk binden dot kollaj për të dalë të dielave në votime.
Ndërsa numri i zgjedhësve është rritur me 51 mijë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë në votime është rritur me vetëm 14 mijë mes zgjedhjeve të vitit 2011 dhe atyre të vitit 2021. Socialistët kanë shtuar 8 mijë vota, ndërsa kundërshtarët e tyre, PD dhe LSI të marra sëbashku, kanë shtuar 4,400. Diçka më shumë se sa kaq janë shtuar në kategorinë “të tjerë”, vota të hedhura për partitë e vogla apo vota të pavlefshme.
Banorët e Durrësit pritet të votojnë më 14 maj për të zgjedhur nëse do t’ia lënë bashkinë kryebashkiakes aktuale, Emiriana Sako, një arkitekte që garon për Partinë Socialiste, apo do të ndryshojnë krah për herë të parë në shumë kohë për të zgjedhur kandidatin e opozitës, ish-deputetin Igli Cara. Ai ka qenë deputet më parë dhe ka studiuar biokimi.
Në garë për 51 postet e këshillit bashkiak janë dymbëdhjetë parti me 730 kandidatë në listat e tyre të mbyllura.
Bashkia e Durrësit ka një sipërfaqe prej 338 kilometrash katrore dhe shtrihet përgjatë bregdetit të Adriatikut në një zonë fushore dhe kodrinore në Shqipërinë qendrore. Kjo bashki përbëhet nga gjashtë njësi administrative, të cilat janë: Durrësi, Sukthi, Ishmi, Katundi i Ri, Rrashbulli dhe Manëz.
Durrësi është porti kryesor i vendit nga ku kalon pjesa dërrmuese e tregtisë së jashtme, si për importe ashtu edhe për eksporte. Durrësi shtrihet nga Shkëmbi i Kavajës në jug deri në Kepin e Rodonit në veri dhe përfshin resortin më të madh turistik të vendit në Gjirin e Durrësit dhe në Gjirin e Lalëzit, ku gjatë viteve të fundit janë zhvilluar shumë fshatra turistike.
Ekonomia në Durrës përfshin një bazë jo të vogël industriale, përfshirë industrinë fason si dhe aktivitet të shërbimeve të marketingut Call Center, krahas sektorit të ndërtimit. Durrësi ka gjithashtu portin më të madh të peshkimit në vend. Bashkia e Durrësit numëron gati 1700 të punësuar.
Problemet kryesore të qytetit lidhen me një krizë kronike në menaxhimin e mbeturinave urbane, veçanërisht gjatë sezonit turistik, dhe një krizë të vazhdueshme në furnizimin me ujë. Ujësjellësi i Durrësit është borxhliu më i madh në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike./BIRN
“Nuk doja t’i shihja kur vuanin”/Infermieri: Kam vrarë 20 pacientë me Covid-19 gjatë pandemisë
Një rast i tmerrshëm ka tronditur Holandën, pasi një infermier ka rrëfyer se ka vrarë të paktën 20 pacientë me koronavirus sepse nuk donte t’i shihte ata të vuanin.
Opinioni publik në Holandë është tronditur nga zbulimet për veprimet e infermierit, 30-vjeçarit Theodore B., i cili dyshohet se ka zbuluar aktin e tij të urryer para stafit infermieror të klinikës së shëndetit mendor, ku ishte trajtuar për disa javë në të kaluarën.
Vrasjet, të cilat po hetohen nga zyra e prokurorit publik holandez, dyshohet se kanë ndodhur midis marsit 2020 dhe majit 2022 në spitalin Wilhelmina në Assen.
Siç njofton prokuroria, vrasësi në bisedat që ka pasur me personelin infermieror të klinikës psikiatrike ku ishte shtruar ka zbuluar për vdekjen e afro 20 pacientëve.
30-vjeçari u arrestua tre javë më parë në shtëpinë e tij në Veenhuizen dhe të enjten u la në paraburgim edhe për një muaj tjetër. Hetimi për vdekjet e raportuara është ende në vazhdim.
Tashmë autoritetet po përpiqen të zbulojnë përmes të dhënave të spitalit se sa vdekje të pacientëve kanë ndodhur kur personi në fjalë ishte në detyrë.