zoom

Day ArchiveU përfol për ndarje, Ronaldo poston foton që tregon të vërtetën për lidhjen e tij me Georgina-n

Cristiano Ronaldo ka publikuar së fundmi një foto në Instagram teksa shëkmben një puthje në buzë me partneren e tij Georgina Rodriguez, duke shuar kështu të gjitha zërat se ata po ndaheshin.

Dhe futbollisti jo vetëm që e ka shpërndarë foton, por ka shkruar dhe një dedikim krahas saj:

“Gëzuar për dashurinë”.

Dy ditë më parë ishte vetë modelja që shpërndau një postim në Instastory me mbishkrimin: “Ziliqari shpik thashethemet, pastaj i përhap dhe idioti i beson”.

E mesa duket çdo është në rrëgull mes çiftit  dhe  duket se lajmet që qarkulluan në rrjet përgjatë ditëve të fundit janë thjesht thashetheme.

Berisha: Rama ka instaluar diktaturën e bandave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në një takim elektoral në zonën e Paskuqanit me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha teksa ka deklaruar se sot vendi është në një diktaturë sepse të gjitha pushtetet janë të përqendruara në një dorë.

Berisha vijoi duke folur për kryeministrin Rama, për të cilin tha se nuk del dot para qytetarëve pasi “jeton në saraje që kanë 5 mijë metra park përreth dhe kanë ullinj 3-400 vjeçarë që kushtojnë nga 20 mijë euro”.

Ai vijoi me thirrjet për kryeministrin duke e ftuar që të tregojë para qytetarëve “dramën” që ka shkaktuar i vëllai dhe ortakët e tij me call-centerat, duke përfituar sipas tij mbi 2 miliardë euro.

“Sot në Shqipëri çdo pushtet qendror dhe vendor, i drejtësisë, mediave, parlamenti, janë në duart e një njeriu. Kjo përbën në kuptimin e vërtetë të fjalës pushtetin më abuziv dhe të rrezikshëm për vendin dhe qytetarët. Kjo është një diktaturë e bazuar në një organizatë kriminale që qeveris duke vjedhur nga mëngjesi në darkë, duke grabitur pasuritë e vendit, duke përdorur drogën e krimin. Diktatura e bandës është forma më e rrezikshme dhe e shëmtuar e gjithë diktaturave”, tha Berisha duke shtuar seEdi Rama nuk del dot kurrë.

“Si mund të dalë ai që jeton në saraje. Kam qenë rrogëtar i këtij shteti 30 vite, një apartament 130 metra kam, më të madh nuk e blija dot, kjo është e vërteta. Po ti që ndërtove sarajet me 5 mijë metra park përreth, me ullinj 300-400 vjeçarë që kushtojnë 20 mijë euro. Hajde thuaju këtyre qytetarëve dhe tregoji ku i ke marrë. Nuk i ke trashëgimi nga nëna apo baba ato, i ke vjedhur. Hajde pak të tregoj se çfarë drame ka krijuar Olsi me ortakët e vetë, mbi 2 miliardë euro me call-centera. Ti ke firmosur 420 milionë euro djegësat. Po shkojnë paratë në Teheran”, tha Berisha.

Berisha foli dhe për rritjen e rrogës së Presidentit, duke thënë se “Ja rrit rrogën presidentit, 4.6 milionë lekë. Kjo është shpirtkazmëri, me atë akt diferencën mes rrogës së presidentit dhe të pastrueses që ishte 8 deri në 10 herë e bëre 15 herë. Në diktatura bëhen këto”, u shpreh Berisha.

Aishe Haklaj dëshmon në SPAK: Besoj te drejtësia për zbardhjen e vrasjeve në Tropojë

Aishe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj të vrarë në 20 vitet e fundit në ngjarjet e Tropojës, ka lënë ambientet e SPAK mbrëmjen e të premtes, pasi dëshmoi prej rreth 8 orësh.

Para mediave ajo foli shkurt, duke mos dhënë asnjë informacion rreth asaj çfarë ka deklaruar në prokurori për shkak të lodhjes, por edhe sekretit hetimor.

“Pushteti i vetëm që kemi mundur t’i drejtohemi deri tani, besimi jonë është ende te SPAK dhe Gjykata e Posaçme. Nuk mund të them më shumë për shkak të sekretit hetimor. Kemi këtu njeriun e besuar të familjes, avokatin tonë Idajet Beqiri”, – u shpreh ajo.

Nuk dihet shkaku ende arsyeja zyrtare e thirrjes së saj pranë ambienteve të institucionit, por mësohet se motra e Haklajve ka pasur një flet thirrje në kuadër të një hetimi.

Dyshohet se ajo është marrë në pyetje, pasi ajo vetë dhe familjarë të saj, kanë kallëzuar ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK-ut me akuzën se bashkë me bandën e tij të armatosur ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë.

Sipas “Report Tv”, përveç ish-kryeministrit Sali Berisha, të akuzuar janë edhe 15 persona të tjerë.

Ajo pretendon se Berisha është personi që ka organizuar vrasjen e vëllezërve të saj, si dhe disa personave të tjerë, nga viti 1998 deri në 2000-in, ngjarje të ndodhura në Tropojë.

Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzueses për këtë padi. E gjithë familja Haklaj, ka nisur një jetë të re në Suedi, ku kanë fituar azil politik.

Luizi dhe Kiara do të martohen natën e finales? Përgjigjet regjisori i BBVA

Luizi dhe Kiara do të martohen në finalen e madhe të Big Brother VIP. Këtë e ka konfirmuar regjisori i këtij formati.

Në promon ku tregohen momente të shkurtra rreth asaj çfarë do të ndodhë të martën, vetë regjisori Eduart Grishaj ka thënë thjesht “Po” kur u pyet nëse në finale do të martohen Luizi e Kiara.

Luizi dhe Kiara janë kthyer në çiftin më të komentuar të momentit. Pas dasmës së parë brenda shtëpisë ku Kiara i dha puthjen për t’i dhënë një shans që të kenë një histori me njëri-tjetrin, këtë herë do të kemi dasmë të vërtetë.

Konflikti 80 mijë euro që solli vrasjen e Nikulajt, Britania kërkon provat për të arrestuarit

Janë lënë në burg, Edmond Haxhia, dhe tre britanikët të cilët u arrestuar në Londër, lidhur me organizimin dhe vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulak, më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin.

 

Edmond Haxhia, 37 vjeç, Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mathin, 35 vjeç, dhe vajza Harriet Bridgeman akuzohen se kanë organizuar, mbajtur në vëzhgim dhe më pas ekzekutuar 51-vjeçarin Nikulaj, ndërsa në kërkim vijojnë të mbeten vrasësi Ruben Saraiva dhe anglezi me 27 rekorde kriminale Harry Simson. Motivi kryesor i kësaj vrasje, zyrtarisht u tha se është bërë për gjakmarrje, mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj.

Ndërkohë mediat britanike kanë zbuluar detaje të reja lidhur me këtë ekzekutim. Duke cituar policinë, ata theksojnë se vrasja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mbi 80,000 £ (paund) mes dy familjeve. Megjithatë nuk shpjegohet se si kjo shumë parash është bërë konflikt mes dy familjeve.

Pas masave të paraburgimit, tashmë nis beteja ligjore, dhe kërkesat për ekstradimin e tyre në vendin tonë, për tu përballur me akuzat. Sipas ligjit, Shqipëria ka 45 ditë kohë, që të dërgojë kërkesën në Britaninë e Madhe për të kryer ekstradimin, ndërsa gjykatës britanike do t’i duhen disa muaj të vendosë nëse do të pranojë apo jo.  Nga ana tjetër, Drejtësia britanike ka kërkuar nga prokuroria shqiptare provat që kanë në dorë për 4 shtetasit e tyre. Sa i përket palës shqiptare, dokumentet janë në Prokurori të Përgjithshme dhe po bëhen gati për t’i nisur drejt Britanisë.

Prova kryesore e palës shqiptare, janë ato filmike, që tregojnë të gjitha lëvizjet e autorëve, që nga mbërritja në aeroportin e Rinasit, takimet për organizimin e atentatit, momentin e vrasjes, dhe deri në largimin e tyre nga Shqipëria. Rëndësi të veçantë kanë për hetuesit gjurmët biologjike të AND-së, të lënë nga autorët e dyshuar.

 

Burri qëllon me sëpatë pas koke gruan e tij në Vorë

Një burrë ka qëlluar me sëpatë gruan e tij pas koke, pak momente më parë, në fshatin Breg Shkozë të Vorës. Burri 72-vjeçar, Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budlla, 69 vjeçe.

Gruaja mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës. 72-vjeçari Budlla dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup.

Pakti Detar/ Dyshimet e akuzat e mediave greke për marrëdhëniet mes Ramës dhe Erdogan

Çështja e pazgjidhur e paktit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë ka dominuar vitin e shkuar marrëdhëniet ndërmjet dy qeverive. E për këtë media greke ka luajtur një rol që për më tepër i ka hedhur “benzinë zjarrit”, duke e fajësuar Tiranën zyrtare se nuk ka pranuar duke u ndikuar nga Turqia e pikërisht nga presidenti Rexhep Taip Erdogan. “Shigjetat” e mediave greke drejtohen pikërisht te marrëdhënia që kryeministri shqiptar Edi Rama ka me presidentin turk.

Një studim i kryer si fundmi i Raporti i Observatorit të Medias (MORE) si pjesë e një projekti shumëdimensional ALGREE — Albania-Greece: Understanding. Connecting analizon marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, e mbi të gjitha atë se si mediat i kanë pasqyruar këto raporte.

“Për shumë vite, media greke ushqeu narrativën se, Turqia qëndronte pas vendimit të Edi Ramës për të kundërshtuar ligjërisht marrëveshjen e kufijve detarë të vitit 2009. Kjo narrativë u ushqye nga deklarata sporadike të anëtarëve të opozitës shqiptare, deklarata kontroverse të personazheve publike turke (por jo zyrtarëve) dhe zërave nacionalistë në Greqi”, thuhet në këtë studim.

Ndërsa jepen si ilustrim edhe disa tituj bombastik të mediave greke. “Shërbëtori i Erdoganit”: Faqja e parë e Dimokratia (e djathtë) më 26 korrik, mbante titullin “Attila (duke iu referuar pushtimit të Qipros nga Turqia në vitin 1974) ka mbështetjen e Ramës”, me nëntitullin “Shqipëria, shërbëtorja e Erdoganit, po provokon paturpësisht Greqinë: Kështu na shpërblejnë për mbështetjen tonë të pakushtëzuar në BE”.
Artikulli citon mediat qipriote dhe një faqe greke (slpress.gr): “Pas përpjekjes së Ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë për të ngritur çështjen çame dhe ngjarjeve të papranueshme në parlamentin shqiptar kur vendi ynë u akuzua për gjenocid, si dhe dhënie e marrje të vazhdueshme me Ankaranë, shqiptarët tani kanë akuzuar Republikën e Qipros për “izolimin” e turqve qipriotë. Ky incident i pabesueshëm ndodhi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mërkurën e kaluar, më 20 korrik, kur përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë në OKB, ngriti çështjen e të ashtuquajturit izolim të turqve qipriotë”.

Si shembuj jepen edhe takimet e Ramës me Ergodan, ku cilësohen si vëllazërore apo dhe si një marrëdhënie dashurie. “Një marrëdhënie dashurie”: Një shembull tipik se si mediat greke i interpretojnë marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Erdoganit të Turqisë, jepet nga artikulli me titull “Dashuria (jo dhe aq) e papritur e Ramës me Erdoganin dhe flirti ‘’ i çuditshëm’”, botuar në Manifesto (e djathtë) më 26 gusht: “Përpjekjet e Ankarasë për të ndërhyrë në rajon, nuk janë sekret. Sidomos kur bëhet fjalë për Shqipërinë, gjithçka ka të bëjë me bisedimet me dyer të mbyllura dhe qëndrimin e Tiranës për çështjen e kufijve detarë ndaj Athinës. Greqia ra dakord 12 milje detare me Italinë, por Rama bëri një… driblim, duke zgjedhur opsionin e Gjykatës Kushtetuese për t’u shërbyer në thelb interesave të Turqisë”.
Ndërsa në monitorimin e medias shqiptare mbi raportet mes Shqipërisë dhe Turqisë theksohet se: “Gjatë periudhës së monitorimit, raportet e medias shqiptare për marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, u fokusuan në çështje dypalëshe, pa përmendur në rendin e ditës çështjen e kufirit detar me Greqinë apo marrëdhënien e Ramës me Erdoganin”.

“Ndërkohë mediat opozitare në veçanti, iu drejtuan me kritika qeverisë shqiptare për gjoja shkeljen e të drejtave të njeriut në ekstradimin e anëtarëve të opozitës turke me kërkesë të qartë të Erdoganit. Për më tepër, mediat shqiptare raportojnë rregullisht për tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, por me ton neutral dhe pa mbajtur anën e askujt”.

Më tej theksohet se nuk ka asnjë provë që vendimi i Ramës të jetë diktuar në ndonjë mënyrë nga Ankaraja. “Gjithashtu, mediat greke janë tipike dyshuese për takimet dypalëshe dhe marrëveshjet ushtarake mes Shqipërisë dhe Turqisë. Në përgjithësi, ato tentojnë ta portretizojnë Tiranën si një përfaqësuese të interesave turke në rajon dhe synimeve të saj “keqdashëse” përballë Athinës”.

Vizita e 22 majit të vitit të shkuar në Tiranë të kryediplomatit grek Niko Dendias, bëri që të shpërthejnë media në Greqi, kundër qëndrimit të kryediplomates Olta Xhaçka.

Shumica e titujve kryesorë u përqendruan te “çështja çame” e ngritur nga ministrja shqiptare dhe reagimi i homologut të saj grek, në vend që të theksonin mesazhet e këtij të fundit në mbështetje të “ofertës” evropiane të Shqipërisë dhe për zgjidhjen e çështjes së kufijve detarë.

“Çështja që pala greke e konsideron joekzistuese, “Çamët”, sigurisht që ishte dukshëm e pranishme në lajmet mediatike të nesërmen e vizitës së Dendias. Konkluzioni kryesor nga faqet e para të 24 majit ishte se, konferenca për shtyp ishte “turbulluese”, me një shkëmbim armiqësor deklaratash për “çështjen çame” të iniciuar nga një Ministre e Jashtme “agresive” shqiptare, e cila mori “një përgjigje të ashpër” nga homologu i saj”.

Për shembull, e përditshmja Political, fliste për “Mashtrimin shqiptar” (duke përdorur fjalën μπαμπεσιά, në shqip pabesi); Titujt e tjerë tregues ishin: “Një Ministër i Jashtëm agresiv shqiptar” (Kontra), “Provokim i tepruar nga shqiptarët” (Dimokratia)”, “Veto kundër rrugëtimit evropian të Shqipërisë” (Estia). Shumica e raporteve u fokusuan në “çështjen çame” dhe disa nënkuptuan ose deklaruan qartë, duke cituar Dendias, se ishte një “pengesë” e mundshme për ofertën evropiane të Shqipërisë.

“Një i jashtëm që do të vëzhgonte faqet e para dhe titujt në mediat greke më 24 maj, ndoshta do të arrinte në përfundimin se të dy vendet ishin armiq, marrëdhëniet e të cilëve sapo kishin rënë në një nivel të ri të ulët”, thuhet në këtë studim.

Më tej jepet edhe një sondazh për problemet që ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vedneve ku janë pyetur shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe grekët.

Për shqiptarët problemi kryesor mbetet Zona Ekskluzive Ekonomik (Pakti Detar) me 30%. I dyti vjen çështja çame që nuk njihet nga Greqia me 17% dhe me 10% çështja e ligjit të luftës që në fuqi.

Për grekët si probleme kryesore janë: Ekspasionizmi shqiptar (Shqiperia e Madhe), qëndrimet e shqiptarëve ndaj minoritetit grek, ndryshimet kultore. Përkundër të anketuarve shqiptarë, çështja çame dhe pakti detar kanë një përqindje tejet të ulët ndikimi të marrëdhënieve për grekët. Si konkluzion rezulton se “media nuk po arrin të raportojë me saktësi konvergjencat e opinioneve dhe bashkëpunimit si dhe konsensusin e shfaqur nga të dy vendet përballë orientimit të gjeopolitikës së rajonit, i cili është vendimtar në kontekstin e luftës në Evropë. Mediat nga të dyja palët, po flakin tutje një mundësi për të paraqitur me saktësi stadin e përmirësuar të marrëdhënieve dhe vullnetin e mirë që është treguar nga të dyja qeveritë. Publiku në të dy vendet vazhdon të ushqehet me një këndvështrim të keqinterpretuar të marrëdhënieve aktuale dypalëshe greko-shqiptare nga mediat e tyre”.

Luiz Ejlli ka një kërkesë të veçantë për Ramën: Është tip, shumë karizmatik

Pas Benet Becit, Luiz Ejlli ka treguar se ka vetëm një kërkesë për kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se do të donte një videocall,  e teksa e cilëson atë si një personazh “tip” dhe shumë “karizmatik”.

“Dua një videocall me Ramën, është shumë tip, është shumë karizmatik, na mori dhe malli me e pa, 4 muaj pa e parë, ishim mësuar ta shohim përditë”, ka thënë Luiz Ejlli.

 

Nga taksat tek mbikalimet dhe nënkalimet, premtimet e (pa)zakonta të kandidatëve për Tiranën

Tirana do të ketë numrin më të madh të kandidatëve që garojnë për kryeqytetin. Ata janë: Erion Veliaj, Belind Këlliçi, Roland Bejko, Arlind Qori, Marko Dajti dhe Lajla Përnaska. Secili me profile të ndryshme e po aq edhe premtimet.

Nëse u hedh një sy premtimeve kryesore kandidatët Belind Këlliçi, Roland Bejko Arlind Qori por edhe Lajla Përnaska kanë përfshirë taksat dikush duke i përgjysmuar, dikush tjetër edhe duke shtuar.

Erion Veliaj nuk i prek taksat, fokusohet më së shumti tek punët që janë bërë, duke premtuar vijimin dhe prezanton projekte që mund të mbyllen pas katër vitesh ose me shumë, nuk jep afate konkrete.

Ajo që vihet re gjithashtu është se shumica e premtimeve nuk shoqërohen me fatura financiare, ekspertizë konkrete dhe pyetja kryesore ku do të gjendet paratë.  Disa të tjera pastaj krejt në ajër që vështirë t’i konceptosh, jo më t’i realizosh

Interesante është futja në lojë e referendumeve lokale. Ata që i mëshojnë më shumë idesë dhe mënyrës se si duhet, janë: Arlind Qori dhe Lajla Përnaska

Shumë më pak aktiv duket se është kandidati komunist Marko Dajti. Ai nuk ka të afishuar ndonjë program konkret për Tiranën.

Erion Veliaj, (premtimet kryesore)

Stacioni i ri multimodal te Kthesa e Kamzës, pjesë e linjës së re të hekurudhës Tiranë-Durrës

Treni elektrik,  me tre stacione brenda qytetit të Tiranës

5 shkolla të reja në zonën e Astirit

Përfundimi i Piramidës apo qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan

150.000 m2 rrugë të reja rurale të shtruara me asfalt çdo vit në zonat rurale

150 ndërhyrje të reja në infrastrukturë shërbimesh në zonat rurale

Treg të ri agroushqimor AgroPark Tirana

Zonë e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA Tirana) mes Kasharit dhe Vaqarrit (synon të gjenerojë 5 deri në 7 mijë vende pune të mirëpaguara)

Ngritja e Bus Rapid Transit (BRT) ose ndryshe Linja e Shpejtë e Autobusëve (synon të prekë linjat kryesore të qytetit, si Kinostudio-Kombinat, Unazën dhe linjën e Tiranës së Re).

Belind Këlliçi (premtimet kryesore)

Transport publik falas

Ndërtimi i një nënkalimi në sheshin “Skënderbej” i gjatë 400 metra me katër korsi

Taksa për arsimin, zero

Taksa e fjetjes në hotel, ulet me 30%

Taksa e tabelës, ulet me 30%

Taksa e truallit reduktohet me 30%

Taksa mbi ndërtesën ulet me 30%

Ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në lumin e Lanës.

Ndërtimi i 500 parqeve të gjelbra në lagjet e kryeqytetit.

6 parqe publike në kurorën e Tiranës, deri në 2 mijë hektarë në total.

Transparencë për kualitetin e karburantit që shitet në kryeqytet (Vendosja e një tabele në çdo pikë për të informuar qytetarët për karburantin që blejnë)

Roland Bejko (premtimet kryesore)  

Transport publik falas për disa shtresa

Tre zona të lira ekonomike, në Ndroq, Arbanë dhe Paskuqan.

Përgjysmimi 50% i taksave aktuale.

Reduktimi i taksës së ndërtimit nga 12% në vetëm 5 %.

Zero taksë bashkiake për sipërmarrjet artistike

Hapja e 5 tregjeve në pikat hyrëse të Tiranës

Pesë vite zero taksë ndaj sipërmarrjeve turistike, bujtinave, start-up, etj

Biletë unike elektronike.

Shpallja monument kulture i katër zonave

Përqendrimi i kullave me infrastrukturë të përshtatshme në bulevardin e ri

Arlind Qori  (premtimet kryesore)  

Hartimi i një plani të ri urbanistik

Trajtimi më përparësi i legalizimit të banesave dhe jo prishjen e tyre

Kompani publike që administron transportin publik në Tiranë

Uji i rubinetit  t’i nënshtrohet  analizave

Ndërtimi i 20 shkollave të reja, aty ku mungojnë tërësisht.

Linjë autobusi ose furgoni për çdo fshat

Përgjysmim i tarifës së pastrimit

Përgjysmim i tarifës së infrastrukturës arsimore për bizneset e vogla.

Model progresiv i taksimit të truallit në varësi të numrit të shtëpive

Rritjen me 20% të taksës për infrastrukturën arsimore të bizneseve të mëdha dhe dyfishimin e saj për bizneset VIP.

Rritjen me 20% të tarifës së pastrimit për bizneset e mëdha dhe dyfishimin e saj për bizneset VIP

Organizimi i referendumeve vendore

Lajla Përnaska (premtimet kryesore)

Referendume lokale për çështjet me rëndësi.

Ndërtimi i një mbikalimi që fillon nga zona e Gardës dhe lidhet direkt në unazë

Nënkalim që fillon nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, nën sheshin Skënderbej, poshtë rrugës së Durrësit, që vazhdon me daljen në rrugën Dritan Hoxha.

Parkingjet nëntokësore, pallatet e reja ta kenë me detyrim

Të ulet taksa e infrastrukturës arsimore

9% taksa e ndertimit dhe 3% taksa për strehimin e të pastrehëve

Eliminimi i depozitave, duke i hequr nga tarracat e pallateve.

“Do i blesh një kupë Luizit si ajo që i ke fshehur?”/ Olta poston foto dhe ironizon dy finalistët

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve që i kanë bërë ndjekësit e saj. E sigurisht që shumica kanë qenë të lidhur me “Big Brother VIP” dhe me raportin e saj me banorët.

“Do ja blesh një kupë Luizit si ajo që ja ke fshehur që të qetësohemi, je dashuri”, i shkruan një fans.

Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në Shqipëri ka postuar një foto ku është duke biseduar me Luizin dhe krahas saj shkruan:

“Ti blej kupë Luizit dhe t’ja jap me dorën time hahaha, pak sa ja lashë por edhe t’blej”.

Ajo nuk e le me kaq pasi me ironi ka shtuar: “Ps: në foto unë, Luizi dhe fansat tanë”, duke iu referuar Krist Aliajt dhe Efi Dhedhes.