Aplikacion
Spektaklin e djeshëm, e ëma e Luizit, ndryshe nga çfarë kishte thënë këngëtari, takoi të birin, duke e emocionuar atë dhe gjithë publikun. Ata folën, e ëma tha se “Efin e ka zemër” dhe e këshilloi Luizin që në ditët e mbetura, të jetë i lumtur dhe të dhurojë vetëm të qeshura.
Por, njerëzve u bëri përshtypje fakti që e ëma, zonja Angjelina, nuk përmendi Kiarën dhe nisën pretendimet se ajo s’e ka qejf partneren e të birit.
Të gjitha komenteve dhe aludimeve, Kiara u është përgjigjur me një postim në Instastory, ku publikoi një foto nga mometi i takimit të Luizit me të ëmën dhe shkroi: “Momenti më i bukur i këtij “Big Brother-i”, duke shuar kështu zërat se ajo ndoshta nuk ka një marrëdhënie të mirë me zonjën Angjelina./ Zoom.al
Egnatia shpërfytyron Vllazninë në “Loro Boriçi”, Tirana i jep goditjen e nokautit KastriotitPërfundon me rezultate të papritura java e 31-të e “Abissnet Superiore”-s.
Egnatia ka shpartalluar Vllazninë me shifrat e thella 0-4 në “Loro Boriçi”.
Goli i parë u shënua në minutën e 23-të nga Mëllugja, i cili bëri një goditje fantastike nga jashtë zone.
Goli i dytë i takimit mban autorësinë e Duamenës, që shfrytëzoi në maksimum një kundërsulm të rrogozhinasve.
Kur të gjithë prisnin kundërpërgjigjen e Vllaznisë, Egnatia tundi përsëri rrjetën në minutën e 77 me anë të Fernandosit, që e me të majtën e tij e dërgon topin në trekëndësh.
Për të vulosur shifrat përfundimtare të kësaj sfide ka menduar Xheksoni, i cili e shtyn topin në rrjetë për t’i dhënë Egnatias fitoren 0-4.
Rrogozhinasit hedhin një tjetër hap të rëndësishëm drejt objektivit për të mbërritur në kupat e Europës, ndërsa Vllaznia i sheh kompeticionet e UEFA-s gjithnjë e më larg.
Në krahun tjetër Tirana ka mundur të fitojë në limitet e kohës së rregullt përballë Kastriotit.
Krutanët mbajtën rrjetën të paprekur deri në minutën e 89, kur Hila e shtyn topin me kokë përtej vilës fatale.
Bardheblutë nisin menjëherë festën e çmendur në “Elbasan Arena”, teksa me këtë rezultat vijojnë të mbajnë diferencën prej 5 pikësh me Partizanin e vendit të dytë.
Ndeshja ka pasur edhe tensione, pasi Karaçani dhe Lushkja janë konfrontuar fizikisht pas shënimit të golit. /zoom.al/
Tërmetet dhe mafia pengojnë Italinë të ndërtojë urën që ka ëndërruar prej shekujshPrej shekujsh Italia është përpjekur të ndërtojë një ure të varur që do të lidhë kontinentin me Siçilinë.
Ky është një nga projektet më ambicioze të shtetit fqinjë që, pavarësisht se u debatua shumë, ende ka mbetur në raft për shumë dekada.
Megjithatë, koalicioni qeverisës i krahut të djathtë të Italisë shpreson të ringjallë pasuritë e Siçilisë duke ringjallur planet e braktisura për një urë shumë miliardëshe në ngushticën e Mesinës. Qeveria e Giorgia Melonit e sheh urën si “çelësin” për forcimin e ndikimit të Italisë në Mesdhe dhe forcimin e vendit si një portë për në Afrikë.
Nëse ura ndërtohet, ajo do të jetë më e gjata në botë pasi gjatësia e saj do të jetë 3.2 kilometra.
Ndërtimi i urës krijoi mendime të ndryshme në vend. Kishte nga ata që mendonin se lidhja do të ndihmonte në rritjen e ekonomisë së Siçilisë, duke ngushtuar hendekun midis veriut të pasur dhe jugut më të varfër, dhe atyre që besonin se kjo do të shpërdoronte pasurinë shtetërore dhe do të përfitonte mafia që drejton rajonin.
Në Italinë jugore ka dy sindikata të mëdha të krimit të organizuar “Ndrangheta” kalabreze dhe “Cosa Nostra” siciliane që kërkojnë të marrin një pjesë të projekteve të ndërtimit.
Matteo Salvini hodhi poshtë shqetësimet. “Unë nuk kam frikë nga infiltrimi kriminal,” tha ai së fundmi në parlament, “ne do të jemi në gjendje të garantojmë që kompanitë më të mira italiane dhe evropiane do të jenë atje. Do të ketë organe mbikëqyrëse që do të kujdesen për çdo euro të investuar në urë”
Për më tepër, ura gjigante është një ndërmarrje e rrezikshme në një zonë aktive sizmike. Ngushtica e Mesinës shtrihet përgjatë një çarje ku një tërmet me magnitudë 7.1 në vitin 1908 vrau më shumë se 100,000 njerëz dhe shkaktoi një cunami që shkatërroi zonat bregdetare si në Kalabri ashtu edhe në Siçili. Mbetet ngjarja sizmike më vdekjeprurëse e regjistruar në Evropë deri më sot.
Edhe ujërat janë të trazuara. Rrymat janë aq të forta sa që shpesh shkulin algat nga fundi dhe ndryshojnë çdo gjashtë orë.
Të parët që donin të bashkonin jugun e Italisë me Siçilinë ishin romakët, të cilët, sipas disa historianëve, kishin ndërtuar një urë me fuçi dhe varka. Diktatori Benito Mussolini ringjalli ëndrrën për të lidhur Sicilinë me kontinentin, por projekti mbeti në letër.
Kur Silvio Berlusconi u kthye në pushtet në fillim të viteve 2000, fitoi fonde nga Brukseli dhe në vitin 2009, kontrata për ndërtimin iu dha kompanisë “Ngushtica e Mesinës”.
Marrëveshja parashikonte një lidhje hekurudhore dhe rrugore midis Mesinës në Siçili dhe rajonit të Kalabrisë në kontinent.
Por planet u rrëzuan edhe një herë kur në vitin 2013, ish-kryeministri Mario Modi mbylli kompaninë e ndërtimit, dhe kështu u mbyllen edhe planet për ta ndërtuar atë.
Berisha në Vaun e Dejës: Benard Ndreca hero i votës së lirë, tentuan t’a asgjësoninKryedemokrati Sali Berisha është ndalur këtë fundjavë në Veri të vendit, aty ku ka prezantuar disa nga kandidatët për kryebashkiakë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet locale të 14 majit.
Mbrëmjen e sotme Berisha ndodhej në Vaun e Dejës, aty ku fushata nisi me një ngjarje të rëndë pak javë më parë, kur u hodh në erë me tritol makina “Audi” në banesën e kreut të degës së PD-së, Benard Ndreca.
Para se të niste prezantimin e ish-deputetit Zef Hila për bashkinë, Berisha u ndal te atentati ndaj Ndrecës, duke thënë se ata që tentuan t’a asgjësonin apo t’a mposhtin moralisht, morën me vete turpin.
“I dashur Benard Ndreca, heroi i gjallë i votës së lirë. Atentati ndaj teje ishte ndaj mabrë popullit opozitar, i cili është i vendosur të përmbysë monizmin në 14 maj. Ata që menduan se mund të asgjësonin fizikisht ose të të mposhtnin moralisht, morën turpin e historisë. Kurse ti udhëheq, prinë Partisë Demokratike drejt fitores së Zef Hilës në këtë bashki”, tha Berisha.
Më tej lideri i opozitës nënvizoi se kryeministri Edi Rama ka instaluar në vend diktaturën e hajdutëve dhe për këtë do të ndëshkohet masivisht me votë në maj, pasi për shqiptarët po vjen ndryshimi i madh.
“Hajmeli dhe Vau i Dejës dhe në tërësi, që i njeh më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë pushtet në duart e një njeriu. Pushtet në duart e një njeriu është faktuar në histori, dhe më shumë se tek kushdo tjetër në kurrizin e shqiptarëve, të haljmelasve si forma më e egër, çnjerëzore e pushtetit.
Pushteti i një njeriu ekziston në diktaturat komuniste, që bazohen në ideologjitë njerëzore marksiste-leliniste dhe ne e përjetuam atë. Bazohen në diktaturat ushtarake, ku junta kolonelësh apo ushtarakësh marrin pushtetin dhe me ligje ushtarake ushtrojnë pushtetin e tyre mbi qytetarët.
Por do ju them sonte këtu, se mes të gjitha formave të diktaturave, studiuesit, historianët e mëdhenj, formën më të keqe, më të egër konsiderojnë diktaturën e bandave, banditit. Dhe kjo diktaturë është sot realitet në Shqipëri”, nënvizoi ai.
Aksident i rëndë në Fushë Krujë/ Shoferi humb drejtimin e mjetit, ndërron jetë pasagjerjaNjë 77-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë. Policia bën me dije se shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kurorëzimi i Mbretit Charles/Qytetarëve do t’u kërkohet të betohen për besnikëri ndaj monarkutKurorëzimi i Mbretit Charles të shtunën do të përfshijë një ftesë për publikun për t’u zotuar për besnikëri ndaj monarkut dhe pasardhësve të tij, njoftoi zyra e Kryepeshkopit të Canterbury, duke zbuluar ritualin e saktë të kurorëzimit.
Një ftesë për qytetarët që të bëjnë nderimet e tyre duke iu bashkuar një “kori me miliona zëra ” është ndër elementët e rinj që do t’i shtohen një ceremonie të vjetër, sipas një deklarate nga zyra e Kryepeshkopit të Canterbury-t, Justin Welby.
Seksioni specifik thotë: “Të gjithë ata që e dëshirojnë atë, në Abbey dhe gjetkë, thonë së bashku: ‘Betohem për besnikëri të vërtetë ndaj Shkëlqesisë suaj dhe pasardhësve tuaj sipas ligjit. Zoti është dëshmitari im’”.
Në elementë të tjerë që do të përfshihen në një ceremoni kurorëzimi për herë të parë, procesi do të përfshijë gjithashtu gjuhët e lidhura me Ishujt Britanikë, një lutje në uellsisht dhe një himn në uellsisht, gaelie skoceze dhe gale irlandeze, dhe ato do të të jenë në gjendje të marrin pjesë dhe gra peshkope, thuhet në deklaratë.
Charles, i cili u bë monark i Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 vendeve të tjera të Komonuelthit (Kanada, Australia, Zelanda e Re, Xhamajka, Bahamas, Grenada, Papua Guinea e Re, Ishujt Solomon, Tuvalu, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadinet, Antigua dhe Barbuda, Belize dhe St.
Sipas detajeve të ceremonisë të publikuara nga Buckingham Palace dje, Charles do të veshë të njëjtën veshje, kadife mëndafshi të kuq dhe vjollcë, të veshur nga gjyshi i tij, Mbreti George VI në kurorëzimin e tij në 1937.
Analiza e VOA: Shqipëri, shqetësime mbi zhvlerësimin e euros dhe pasojat në ekonomiNë Shqipëri, forcimi i monedhës vendase kundrejt euros ka sjellë një valë shqetësimi në radhët e bizneseve, që preken nga dobësimi i monedhës europiane, veçanërisht në sektorin e eksporteve. Autoritetet zyrtare e shohin forcimin e lekut të lidhur me disa tregues pozitivë në ekonomi, si rritja e eksporteve apo e investimeve të huaja. Mirëpo një pjesë e studiuesve të zhvillimeve ekonomike në vend, shohin tek forcimi i monedhës vendase, një ndikim të informalitetit në ekonomi dhe parasë së zezë. Ata argumentojnë se këto zhvillime në ekonomi, që sjellin më shumë euro në treg, nuk e justifikojnë këtë zhvlerësim të saj në minimumin historik.
Ekonomia shqiptare ka bërë përparim gjatë dy viteve të fundit, duke u rritur në vitin 2022 me 4.8%. Inflacioni, pas shifrës rekord të vitit të kaluar prej 8.3% është ulur aktualisht në 5.7 %.
Por përtej këtyre zhvillimeve, vendi po përballet me një fenomen që për ekspertët përbën shqetësim, vlerësimi i ndjeshëm i monedhës vendase përballë euros. Leku është forcuar me 3.4% krahasuar me muajin Janar dhe me 7.1 krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar.
Zyrtarë të Bankës Qendrore, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e shohin prirjen dy vjeçare të forcimit të monedhës vendase kundrejt euros, si shenjë të besimit në ekonomi.
“Shpejtësia e rritjes së eksporteve ka qenë, këtë mund ta themi me bindje dhe mbuluar me statistika, mjaft më e lartë se shpejtësia e rritjes së importeve, që ka prodhuar dhe ofertë shtesë të valutës në tregun lokal. Për sa i takon investimeve të huaja direkte, gjatë vitit 2022, këto kanë patur një normë rritje në terma dy-shifrorë, pra kemi patjetër burime të mjaftueshme, hyrje valutore për të mbuluar nevojat e vendit për importe dhe për të gjeneruar dhe këtë fluks plus valute në tregun shqiptar”- u shpreh për Zërin e Amerikës Erald
Themeli, Drejtor i departamentit të politikës monetare në Bankën e Shqipërisë.
Eksportet në vitin 2022 u rritën me 41%, ose me rreth 2 miliardë euro, duke ngushtuar raportin me importet, investimet e huaja direkte u rritën me 33%, ose me rreth 340 milionë euro. Rritje patën edhe remitancat me 9.6%, ose me rreth 72 milionë euro, ndërsa borxhi publik u ul nga 74.5 në 64.6%.
Por e gjithë kjo situatë pozitive në ekonomi vjen me disa rreziqe sipas ekspertëve, pasi forcimi i monedhës vendase përballë euros sjell dëmtime në disa sektorë me ndikim në ekonomi, veçanërisht në atë të eksporteve.
“Eksporti është vetëm skalioni i parë, që merr goditjen. Eksportet e marrin menjëherë, sepse i marrin të ardhurat në euro dhe brenda muajit ato duhet të paguajnë në lek. Duhet të paguajnë rrogat në lek, duhet të paguajnë taksat në lek, duhet të paguajnë energjinë elektrike në lek edhe çdo produkt tjetër, që ato blejnë brenda vendit. Gjatë vitit të shkuar në të gjitha faturat unë kam marrë më pak se në momentin që unë kam faturuar, sepse gjatë gjithë vitit kemi një rënie të euros”, u shpreh për Zërin e Amerikës Alban Zusi, President i Qendrës së Eksporteve.
Njohës të fushës së ekonomisë thonë se pasojat e forcimit të monedhës vendase në sektorin e eksporteve mund të reflektohen në mungesë likuiditeti dhe pamundësi për investime, ndërsa dhe bizneset e tjera përreth tyre rrezikojnë gjithashtu të preken.
Por një pjesë e mirë e ekspertëve të ekonomisë shohin tek forcimi i monedhës vendase një ndikim të drejtpërdrejtë të informalitetit dhe të parasë së zezë në ekonomi.
“Mendoj që faktorët janë sa, le të themi makroekonomikë, apo le të themi ato forcat fondamentale që përcaktojnë kanalet e prurjeve valutore, rritjet e eksporteve, turizmi, shërbimet në përgjithësi, investimet e huaja dhe të ardhurat nga remitancat që kanë qenë në nivele rekord edhe gjatë këtij viti. Pra kemi prurje goxha të shtuara dhe në kanalet formale, por pa asnjë dyshim në Shqipëri një pjesë të rëndësishme zënë kanalet informale, të cilat ruajnë një gjendje të tillë të tregut, që në gjykimin tim e bëjnë të pajustifikueshëm në fakt këtë monedhë tonë të brendshme kaq të fortë”- argumentoi për Zërin e Amerikës Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës.
Nga ana e tij Arben Malaj, ish-Ministër i Financave sheh si problematikë sektorin e pasurive të paluajtshme.
“Në sektorin e pasurive të patundshme, ose në disa biznese të tjera ne shikojmë që gjithnjë e më tepër ka një rritje të kërkesës, e cila nuk është e natyrshme nga burimet që kanë vetë shqiptarët, qoftë klasa e mesme që është më agresive për kushte më të mira jetese, qoftë edhe bizneset, dhe problem nuk është se kjo para deformon tregun e ndërtimeve dhe të qerasë. Problem është se Shqipëria do të bëhet më e shtrenjtë dhe shqiptarët rrezikojnë të mbeten më të varfër”- u shpreh për Zërin e Amerikës Arben Malaj, ish- Ministër i Financave.
Sipas të dhënave të INSTAT, sektori i ndërtimit, me një luahtje nga rritje negative deri në 6% në vitet 2010-2020, u rrit në dy vitet e fundit me 18 dhe 10.7%. Gjithashtu dhe sektori i pasurive të patundshme, gjatë këtyre viteve u rrit me 5.8 dhe 11.2%. Në vitin 2022 ishte rritja më e lartë në dekadën e fundit.
Sipërfaqet e miratuara për ndërtesa në 5 vitet e fundit janë rritur me 3 herë, dhe në vitin 2022 ishin 2 milionë e 667 mijë metra katrorë. Peshën kryesore të sipërfaqeve për banesa me 76% e mban prefektura e Tiranës. Por zhvillimi i vrullshëm i sektorit të ndërtimit dhe i pasurive të patundshme, sipas ekspertëve shfaq disa deformime që shkojnë në të kundërt me rregullat e tregut.
Popullsia është duke rënë sepse njerëzit po emigrojnë, madje po emigron shtresa e mesme e cila blen shtëpi të reja. Nga ana tjetër janë duke u rritur ndërtimet dhe bashkë më to po rritet cmimi i banesave. Është çmenduri ekonomike. Duhet të kishte rënë në mënyrë të ndjeshme cmimi i banesave. Ne flasim për pastrimin e parave në ndërtim, por pjesa më e rëndësishme e pastrimit të parave në ndërtim është pastrimi përmes blerjes, jo thjesht ndërtimi”- tha për Zërin e Amerikës Neritan Sejamini, ekspert i ekonomisë.
Por zyrtarët këmbëngulin, se forcimi i monedhës vendase lidhet me ecurinë pozitive të disa sektorëve në ekonomi dhe jo me depërtimin e parasë informale.
Megjithatë, ekspertët nga ana tjetër kanë shprehur shqetësim të vazhdueshëm mbi nivelin e lartë të qarkullimit të parasë jashtë sistemit bankar, rreth 3.4 miliardë euro, ose 20% e PBB, niveli më i lartë në rajon.
Zyrtarë të Bankës Qendrore thanë për Zërin e Amerikës, se arsyet e këtij niveli të lartë të parasë jashtë bankave lidhen me funksionimin e ekonomisë, e cila është bazuar në qarkullimin kesh të parasë gjatë tranzicionit, si dhe kulturën financiare dhe shtrirjen e ulët të sistemit bankar në gjithë territorin e vendit.
Përfaqëues të disa shoqatave të eksportuesve kanë kërkuar një ndërhyrje të autoriteteve përballë situatës së krijuar nga zhvlerësimi i euros. E pyetur nga Zëri i Amerikës nëse është kryer një analizë dhe nëse ka një parashikim mbi goditjet qe marrin disa sektorë veçanërisht eksportuesit, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj njoftoi një takim me përfaqësues të këtij sektori së shpejti mbi këtë çështje, dhe theksoi se tregu i këmbimit valutor është i lirë dhe funksionon mbi bazën e ofertës dhe kërkesës. Por ekspertët, paralajmërojnë se pasojat e zhvlerësimit të vazhdueshëm të monedhës euro përballë lekut, do të kenë ndikim negativ në disa sektorë në ekonomi, duke veçuar atë të eksporteve. Sipas tyre ka gjasa që ky sektor, që kishte rritje të konsiderueshme gjatë vitit të shkuar, me ndikim në rritjen ekonomike në vend, të pësojë në të ardhmen dëmtime të forta./VOA
Dedikimi i Kledit për ditëlindjen e Evi Reçit është ajo që do donte çdo vajzëEvi Reçi feston sot ditën e lindjes, e partneri i saj u sigurua që ta uronte në mënyrën më të bukur, publikisht. Kledi, na zbuloi anën e tij romantike. Ai ka krijuar një kolazh me foto të Evit, ku krah tyre shkruan:
“Faleminderit që je shoqja ime e ngushtë, shpirti im binjak. Të dua çdo ditë e më shumë. Gëzuar ditëlindjen”
Kujtojmë se nuk ka kaluar shumë kohë që kur dyshja rrëfyeu se si u njohën dhe si ia dolën ta mbanin private marrëdhënien e tyre.
Kledi dhe Evi u takuan në një event në dhjetor të vitit 2021 dhe që nga ajo kohë janë bashkë.
Dy vite përgatitje për vrasjen e Nikulajt/ Haxhia ofroi 500 mijë €,në Shqipëri nuk gjeti ekzekutorNikulaj e kishte nuhatur se diçka po përgatitej, ndaj prej të paktën 6 muajsh kishte rritur sigurinë dhe lëvizjen me makinë të blinduar. Edmond Hoxha kishte dy vite që planifikonte eliminimin e Ardian Nikulajt, i cili u vra nga Ruben Saravia më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin.
Sipas burimeve askush në Shqipëri nuk e mori përsipër vrasjen e 51-vjeçarit, duke e konsideruar të vështirë, edhe pse ishin ofruar deri në 500 mijë euro.
Duke u gjendur në këtë situatë, Haxhia nisi kërkimet për një vrasës jashtë vendit, derisa krijoi skuadrën me anëtarë nga Britania e Madhe dhe Portugalia.
Nikulaj e kishte nuhatur se diçka po përgatitej, ndaj prej të paktën 6 muajsh kishte rritur sigurinë dhe lëvizjen me makinë të blinduar.
Edmond Haxhia, solli në Tiranë 4 britanikët, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, Harry Simpson si bashkëpunëtorë e informatorë dhe portugezin Ruben Saravia, si ekzekutorë. Të huajt mbërritën në Shqipëri njëri pas tjetrit, kamufluar si turistë, por që në fakt mision kishin vrasjen. Saravia e vëzhgoi për 2 muaj terrenin ku do të vriste biznesmenin dhe politikanin lokal të Lezhës, teksa bazën e qëndrimit e kishte tek shtëpia e Haxhisë në fshatin Kakarriq. Pas disa ditësh intensive vëzhgime, më në fund, agresori qëlloi drejt Nikulajt mesditën e 19 prillit, pasi u njoftua nga bashkëpunëtorët.
Haxhia, Mithan, Hunt dhe Bridgeman, u arrestuan një ditë më parë në Londër, pasi u lokalizuan nga autoritetet shqiptare përmes komunikimeve të celularëve. Të arrestuarit pritet të ekstradohen drejt Tiranës pas përfundimit të procedurave. Dy të tjerët, Ruben Saravia dhe Harry Simpson, akoma nuk janë lokalizuar.
Vrasja e Nikulajt u zbardh disa ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen.
Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj.
U eliminua një hap larg finales së madhe, Nita Latifi reagon për herë të parë pas daljes nga BBVKëngëtarja nga Kosova, Nita Latifi dhe Qetsor Ferunajn lanë mbrëmë përfundimisht shtëpinë e Big Brother, pasi Kristi Aliaj u shpall finalisti i katërt i këtij edicioni.
Edhe pse në disa momente u pa si finaliste e padiskutueshme përballë Kristit dhe Qetsorit, Nita u eliminua pas më shumë se tre muajve qëndrimi në shtëpinë e ‘Big Brother’.
Menjëherë pas daljes, ajo tha në studio se është e lumtur për eksperiencën dhe rrugëtimin dhe shtoi se gjëra akoma më të bukura se finalja e presin jashtë.
Pas eliminimit të mbrëmshëm, ajo ka bërë reagimin e parë në Instagram, ku nuk ka hauuruar tw falënderojw ë gjithë mbështetësit e saj duke thënë se ishte e lumtur për këtë aventurë.
Postimi i plotë:
Përshëndetje të gjithëve! Në këtë post dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që mora si pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Ishte një përvojë e paharrueshme për mua dhe ndihem shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj aventurë. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të pafund, ju jeni shumë të veçantë për mua!
Me shumë dashni, Nita juaj.
Kujtojmë se ajo ishte e vetmja banore nga Kosova që ishte në garë deri në këtë pikë të lojës dhe shumë afër finales.