zoom

Day ArchiveVIDEO/ Tifozi bie me kokë nga tribuna në Durrës, frikë në fund të ndeshje Erzeni-Partizani

Ndeshja mes Erzenit dhe Partizanit në stadiumin “Niko Dovana” është mbyllur me një incident për njërin nga tifozët e pranishëm në stadium.

Pas fundit të takimit, një tifoz ka rënë nga shkallët e stadiumit, duke marrë goditje serioze në kokë. Menjëherë kanë ndërhyrë stafet mjekësore për t’i dhënë ndihmën e parë ndërkohë që me anë të ambulancës në stadium, është nisur në drejtim të spitalit të qytetit të Durrësit.

Moska reagon pas sekuestrimit të shkollës ruse nga Polonia: Kanë shkelur ligjin ndërkombëtar

Sekuestrimi i shkollës së ambasadës ruse në Varshavë mund të përkufizohet si një provokim, pasi Polonia ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjet dypalëshe, shkroi të shtunën në kanalin e saj Telegram zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Varshava ka shkelur ligjin ndërkombëtar, marrëveshjet dypalëshe dhe legjislacionin kombëtar. Ajo po sillet në një mënyrë sfiduese dhe të paligjshme, e cila mund të karakterizohet me një fjalë, provokim,” tha diplomatja.

Andrey Ordash, ministër-këshilltar në ambasadën ruse në Poloni, tha më herët se autoritetet polake kishin kërkuar që stafi i shkollës ruse në ambasadën në Varshavë të lironte ndërtesën deri në orën 19:00.

Nuk ka fitues në “Olimpico”, Roma dhe Milan ndahen në paqe

Milan dhe Roma nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “Olimpico”. Ky rezultat nuk kënaq asnjërën prej skuadrave, në luftën e ashpër për Champions League.

Ndeshja nuk nisi mirë për skuadrën e Mourinhos. Trajneri portugez detyrua të bënte një zëvendësim në minutën e 10-të, pasi Kumbulla u dëmtua gjatë një dueli me Giroud.

Të dyja skuadrat ishin të kujdesshme në pjesën e parë, pasi nuk u regjistrua asnjë goditje në portë.

Spinazzola tregoi klasin e tij në fillimin e pjesës së dytë. Italiani nxorri përballë portierit El Shaaraëyn, gjithsesi futbollisti me origjinë egjiptiane nuk kontrolloi mirë topin.

Abraham ndëshoi Maignan në shtesë, duke të dhënë përshtypjen e një triumfi. Nuk ndodhi kështu, pasi Saelemaekers në minutën e fundit vendosi përfundimisht ekuilibrat në këtë takim. Ekipi i Piolit është i katërti me 57 pikë, po aq sa Roma e vendit të pestë.

Përmbytet Erzeni, Da Silva dhe Hoti i japin fitoren Partizanit

Partizani mori tri pikët  të rëndësishme në transfertën kundër Erzenit duke fituar 2-1 në “Niko Dovana.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në të dytën Viktor Da Silva zhbllokoi rezultatin në minutën e 59 të takimit.

Skema e Partizanit nga goditja e dënimit finalizohet nga sulmuesi brazilian, i cili e ndal më pas topin në rrjetë.

Në minutën e 84’, Eljon Sota ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë lojën përpara kohe.

Erzeni nis të marrë më tepër iniciativa, por kur të gjithë prisnin një gol prej tyre Partizani shënon golin e qetësisë.

Engëll Hoti hyn nga stoli dhe në minutën e 86 tundi rrjetën nga jashtë zone.

Erzeni ngushton shifrat me anë të një 11 metërshi në sekondat e fundit të lojës. Kahrimanoviçi fitoi duelin me Rexhepin, por pa mund të ndryshojë fatin e takimit.

Partizani merr kështu tri pikët, ndërsa Erzeni vazhdon të jetë në rënie të lirë drejt zonës së ftohtë të renditjes.

Tashmë shijakasit gjenden vetëm 5 pikë larg vendin të 9 në tabelën e klasifikimit.

Në ndeshjen tjetër Laçi mundi 2-0 Bylisin në transfertë dhe afrohet me objektivin Europë. /zoom.al/

Këngëtarja flet për ndarjen nga Amos Zaharia: Yllka Mujo, vetëm vjehrrë s’ishte

E ftuar në “S’e luan Topi” këngëtarja Gigliola Haveriku, ka folur në lidhje me ish-dashurin e saj, Amos Zaharia, ku ka zbuluar disa detaje të pathëna më parë.

Ajo tregoi se kanë pasur një lidhje 6-vjeçare, dhe asaj marrëdhënie i dhanë shumë mundësi të dy, por nuk zgjati. Ajo tregoi se ndarjen me Amos, e përjetoi shumë keq.

“Amos ka një tip që nuk është shumë i dhënë, është natyra e tij introverte mund të them. Tashmë kemi dy vite që jemi ndarë. Patëm një marrëdhënie shumë të bukur bashkë, patëm një lidhje 6-vjeçare.

Ishim karaktere shumë të ndryshme. Ne që në fillim kemi bashkëjetuar me njëri-tjetrin.

Rashë avash avash një gjendje depresioni, e përjetova shumë keq. Mbaj mend që nuk ushqehesha. Unë e përjetova shumë keq, dhe kur një lidhje është mediatike është akoma më e vështirë. Atëherë me duhej edhe të buzëqeshja në ekran. Kisha gjendje ataku paniku. Familja ime ishte dakord, e prisnin një ndarje, i dhamë shanse herë pas here, por nuk funksionoi. Nuk ka qenë aspask e lehtë. Yllka Mujo ishte shoqe, vetëm vjehrrë nuk ishte për mua, ajo ishte brilante. Për Amosin, nuk kam dashur të shprehem gjatë kohës së Big-ut për shkak të respektit që ruaj për të dhe familjen e tij”, u shpreh këngëtarja.

Dhuroi spermë nga ku lindën 550 fëmijë, Gjykata e Hagës merr vendim ndaj 41-vjeçarit

Një holandez që është babai i më shumë se 550 fëmijë në mbarë botën, përmes dhurimit të spermës, i është dhënë urdhër që të ndalojë.

Burri i quajtur Jonathan, 41 vjeç, mund të gjobitet më shumë se 100,000 € (88,000 £) nëse përpiqet të dhurojë përsëri. Atij iu dha një urdhër që të ndalonte së dhuruari spermë, në klinikat e fertilitetit në Holandë në vitin 2017, pasi u zbulua se ai kishte më shumë se 100 fëmijë. Por në vend që të ndalonte, ai vazhdoi të dhuronte spermë jashtë vendit dhe në internet.

Një gjykatë në Hagë ka dhënë urdhër që të bëhet një listë në të gjitha klinikat që kishte përdorur për të shkatërruar spermën e tij. Burri thuhet se ka mashtruar qindra gra. Udhëzimet klinike holandeze, thonë se një dhurues nuk duhet të jetë baba për më shumë se 25 fëmijë në 12 familje, sipas BBC.

 

“Flinim në shesh, shtëpia ishte bosh”/ Dietologia rrëfen jetën e vështirë

E ftuar në “S’e luan Topi”, dietologia Blerina Bombaj ka rrëfyer jetën e saj, sakrificat e familjes në Greqi, dhe të sajat.

Ajo tregoi se prindërit e saj nga intelektulë por që sistemi i goditi dhe se edhe ajo pati një jetë të vështirë në Greqi.

“Ne shkuam në një shtëpi që nuk kishte asnjë mobilje, ne kur shkuam me mamin flinim në shesh, derisa na falën disa mobilje. Babai im ishte një pedagog në Shqipëri, po komunizmi e sulmoi. Mami ka qenë me profesion mësuese anglishteje, por në Greqi iu desh të punonte të mbante fëmijë, dhe edhe flinte në shtëpiat e atyre familjeve, tek ne vinte një herë në javë në shtëpi.

Në Shqipëri nuk mendoja se do të kthehesha ndonjëherë. Mendova të hapja një biznes, por ta kontrolloja nga Greqia”, rrëfeu dietologia.

Putin kërkon të trembë dezertorët, burgim të përjetshëm për rusët që tradhtojnë vendin

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj sipas të cilit rusët e shpallur fajtorë për tradhti tani do të dënohen me burgim të përjetshëm.

Spiunazhi, dhënia e informacioneve sekrete shtetërore për të huajt, anashkalimi i armikut ose sigurimi i ndihmës financiare, logjistike ose të tjera në aktivitete kundër Rusisë mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Më parë, këto krime dënoheshin me 20 vjet burg.

Rama ja merr valles edhe në Dropull: Kur të merr kalamoni përpara

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Gjirokastër, ku zhvilloi disa takime elektorale.

Në një video të postuar në “Instagram”, Rama shihet teksa kërcen me një vajzë të vogël në Dropull nën ritmin e këngës së fushatës.

Krahas videos, Rama shkruan: “Kur të merr kalamoni përpara”.

 

4 personazhet që do të futen sot në shtëpinë e “Big Brother Vip”

Shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” do t’i bashkohen 4 personazhe të njohur të ekranit.

Të parët që konfirmuan ishin dy moderatorët të cilët na shoqërojnë çdo mëngjes nën valët e “Top Albania Radio” dhe Top Channel, me programin e përditshëm “Wake Up”. Enxhi Nasufi dhe Blendi Salaj do të futen këtë të diel në shtëpinë e “BBV”.

Më pas, kanë konfirmuar edhe dy moderatoret e “Pardon my french”, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro.

Herë pas here banorët kanë zhvilluar talk-show, ndërsa këtë herë do kenë mundësinë të flasin me vetë moderatorët e emisioneve.