Aplikacion
Partizani në volejboll për femra respekton pritshmëritë në kryeqytet duke mundur 3-1 me sete Skënderbeun dhe shpallet kampion i Shqipërisë.
Vajzat e kuqe triumfuan në finalen e pestë të zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, në kryeqytet në një ndeshje teper emocionuese.
Ndeshja nisi mjaft mirë për Partizanin, që fitoi setin e parë 25-21.
Skënderbeu u përgjigj në të dytin duke fituar 20-25 dhe vendosui ekulibrin në 1-1.
Por vetëm kaq, në dy setet e radhës Partizani fitoi bindshëm 25-18, 25-15 dhe zbriti nga froni Skënderbeun, që ishte kampioni në fuqi. /zoom.al/
14 maji/ODIHR publikon raportin e ndërmjetëm: Fushatë me tone të moderuara, por me dy raste dhuneDy javë pas nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, OSBE/ODIHR ka publikuar një raport të ndërmjetëm.
Në dokumentin e misionit tëë ODIHR për këtë proces zgjedhor në Shqipëri, vërehet klima e polarizuar e thellë politike.
“Mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga dominimi i elitave politike tradicionale dhe nga polarizimi i thellë ndërmjet partive të mëdha. Kjo, e shoqëruar nga një konflikt brenda PD-së, ndikoi në punën e parlamentit, duke përfshirë dhe reformën zgjedhore”, shton raporti.
Sipas raportit, fushata e partive ka qenë modeste deri tani dhe me tone të moderuara, ndonëse theksohet për regjistrimin e dy rasteve të dhunës, ku në njërën prej të cilave u rrezikua anëtari i një partie.
Rasti i dhunës që i është rrezikuar jeta një personi lidhet me eksplozivin e vendosur në makinën e kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.
“Kështu, që fushata ka qenë relativisht modeste dhe me ton të moderuar deri më tani. MVZ-ve të ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, ku në njërën prej tyre u rrezikua jeta e një anëtari partie”, thuhet në raport.
Në lidhje me financimet e partive, në raport shkruhet se garuesit mund të financojnë fushatën e tyre me fonde publike dhe private, ndërsa ligji parashikon kufizime.
“Periudha 30 ditore e fushatës filloi më 14 prill dhe është veçanërisht e dukshme në Tiranë. Deri më tani, fushata nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka pasur një ton të moderuar”, – thuhet mes të tjerash në raport.
Po ashtu theksohet se një sërë rekomandimesh të vitit 2020 nuk janë zbatuar ende.
“Ndërsa, një sërë rekomandimesh të mëparshme të ODIHR-it u adresuan, duke përfshirë ato për masat mbrojtëse kundër abuzimit me burimet publike dhe garancitë e forcuara për balancën gjinore në listat e kandidatëve, shumë prej tyre ende nuk janë zbatuar, përfshirë ato që lidhen me përbërjen e komisioneve zgjedhore të nivelit më të ulët, mekanizmi i tërheqjes së kandidatëve, e drejta e votës për personat me aftësi të kufizuar intelektuale ose psikosociale, përgjegjësia penale për shpifje, përdorimi i materialeve të fushatës të përgatitura nga partitë politike në lajme dhe të drejta të barabarta të vëzhguesve partiakë dhe qytetarë”.
Sa i përket fushatë ODIHR thotë se subjektet zgjedhore, “duken të jenë të orientuara më tepër ndaj profileve të kandidatëve sesa platformave specifike politike të tyre, ku zgjedhjet e këshillave kanë kaluar në plan të dytë krahasuar me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë”.
Çmimet e banesave bien për herë të parë në gjashtë vjetPër herë të parë që nga viti 2015, indeksi Fischer në tregun e banesave në Shqipëri pësoi një rënie me 9% gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit të kaluar, bëhet e ditur nga Raporti i Stabilitetit Financiar të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë vërejti se rënia e këtij tremujorit mund të jetë një fazë normalizimi pas rritjes dramatike me 28% në gjashtëmujorin e parë. Në terma vjetorë, çmimet e banesave mbeten më të lartat në histori dhe në krahasim me gjashtë vjet më parë, janë sërish gati dy herë më të shtrenjta.
Matja e çmimit të banesave është një problem kompleks i ekonomiksit dhe vetë treguesi i raportuar nga Banka e Shqipërisë mund të mbartë të dhëna çorientuese. Banka vëren se rritja prej 28% në gjashtëmujorin e parë dhe rënia prej 9% në gjashtëmujorin e dytë ka prodhuar gjithsesi një rritje vjetore prej 17% ndërsa luhatja brenda vitit mund të jetë më shumë pasojë e llojit të informacionit statistikor të grumbulluar për të llogaritur indeksin se sa luhatshmërisë reale.
“Duhet theksuar se çmimet e vlerësuara në gjashtëmujorin e kaluar u diktuan ndjeshëm nga numri i lartë i raportimeve për shitje në zona me çmime relativisht më të larta, ndërkohë që për gjysmën e dytë të vitit shpërndarja e shitjeve sipas zonave, llojit dhe vlerës së banesave është disi më heterogjene,” shkruhet në raport.
Indeksi krijohet në bazë të një anketimi të kryer nga BSH me rreth 230 shoqëri ndërtimi dhe agjenci ndërmjetësimi.
Çmimet e pronave të patundshme në Shqipëri janë rritur më mënyrë dramatike duke filluar nga gjashtëmujori i parë i vitit 2018. Para kësaj, çmimet kanë qenë në përgjithësi stabël, duke filluar nga viti 2013, kur Indeksi Fischer filloi të ndërtohet nga ekspertët e BSH.
Përgjatë periudhës në të cilën çmimet janë rritur, Shqipëria nuk ka pasur ndonjë rritje ekonomike në të njëtin ritëm për të sugjeruar se rritja në tregun e pronave të patundshme të jetë produkt i ecurisë së përgjithshme të ekonomisë. Përkundrazi, çmimi i banesave është dyfishuar ndërsa ekonomia është rritur me vetëm 21% në terma nominalë mes viteve 2017 dhe 2022. Për rrjedhojë, dyfishimi i çmimit të banesave përkundrejt rritjes me 21% të ekonomisë së gjerë, sugjeron se çmimi i banesave ndikohet nga faktorë të tjerë, të tillë si paratë e krimit apo të korrupsionit, të cilat kanë shkaktuar pabarazi, ku ekonomia e disave është forcuar aq shumë sa të shkaktojë dyfishimin e çmimeve të pronave ndërsa ekonomia e të shumtëve nuk është rritur.
Pastrim parash përmes tregtisë së floririt, të përfshirë dy shqiptarë dhe dy italianëDy shqiptarë dhe dy shtetas italianë dyshohet se janë përfshirë në një skemë të pastrimit të parave përmes tregtisë së floririt.
Për të katërt, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masë sigurie “arrest me burg”, ndërsa mësohet se është ekzekutuar masa vetëm për njërin prej tyre.
Gjatë hetimeve, nga ana e Prokurorisë, u zbulua një skemë e mirëfilltë e transferimit të shumave monetare me prejardhje të dyshuar kriminale nëpërmjet sistemit bankar nga Italia me destinacion Shqipërinë.
Sipas Prokurorisë, persona nëpërmjet një shoqërie fiktive, bënin blerje fiktive të floririt dhe më pas shitje po fiktive me fatura tatimore, ku qëllimi i vetëm ishte që nëpërmjet këtyre faturave të justifikoheshin transfertat e vlerave të larta monetare me origjinë të dyshuar kriminale dhe që kapin shifrën e miliona euro nga bankat italiane në ato shqiptare.
Këto transferta në dukje të justifikuara me anë të një faturimi të rregullt, pra duke i paraqitur si pagesa të blerjeve të floririt të përdorur, arrinin t’i shpëtonin kontrollit të agjencive mbikëqyrëse në fushën e pastrimit të parave dhe sapo këto shuma mbërrinin në Shqipëri tërhiqeshin cash dhe zhdukeshin.
Kështu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkoi vendosjen e masës së sigurisë “arrest në burg” për dy shqiptarët me iniciale K.K., dhe K.K. si dhe dy shtetas italianë P.C., dhe N.T.
Deri më tani, burime paraprake bëjnë me dije se është arrestuar vetëm një nga shqiptarët, ndërkohë që vijon puna për kapjen e tre të tjerëve.
Ata akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.
U ngatërrua me një tjetër, ja fotografia e vërtetë e portugezit që dyshohet se vrau NikulajnFotoja më lart tregon portretin real të portugezit Ruben Saraiva, i shpallur në kërkim si i dyshuar për ekzekutimin e Ardian Nikulaj në Shëngjin mesditën e 19 prillit.
Ditët e para të raportimit të ngjarjes, një foto e një personi tjetër me të njëjtin emër u përdor nga mediat, deri sa Saraiva “i gabuar” reagoi.
Biznesi, apel qeverisë dhe Bankës: Normalizoni euron, po na falimenton. Do na kthejë në vitin 92Shoqatat e biznesit në Shqipëri i kanë dërguar një letër guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe ministres së Financave, për të marrrë masa ndaj zhvlerësimit të euros, ose përndryshe ekonomia do të futet në “terapinë shok”.
Shtatë shoqatat eksportuese, prodhuese dhe të sektorit të turizmit theksojnë se rënia e euros në nivelet më të ulëta të ulëta historike rrezikon kthimi në një ekonomi të pastër importuese të ngjashme me atë të vitit 1992.
Në letrën dërguar Gent Sejkos dhe Delina Ibrahimajt, shoqatat pohojnë se zhvlerësimi i fortë i euros muajt e fundit, ka dëmtuar shumë rëndë industrinë prodhuese, eksportuese dhe turizmin vendase duke drejtuar shumë subjekte drejt falimentimit.
“Sigurisht që kjo gjë do të shoqërohet me reduktim të të ardhurave në arkën e shtetit. Pasojat negative në tregun vendas, do të jenë afatgjata dhe do të jetë e pamundur të kompensohen me disa efekte pozitive të përkohshme. Mungesa e transparencës dhe injorimi i makro impakteve ekonomike, lë shteg për dyshime e supozime dhe si të tillë, kërkohet ndërhyrja juaj, për të analizuar, gjetur dhe frenuar këtë trend të rrezikshëm për ekonominë e vendit tonë”, -shkruhet në letër.
Grupet e interesit kërkojnë nga qeveria dhe autoriteti monetar të bëjnë një analizë të detajuar mbi situatën dhe ndikimin që po sjell në ekonomi. Të hetojnë faktorët natyralë dhe jonatyralë dhe të ketë transparencë. Ata kërkojnë komunikimin nga autoritetet si edhe vendimmarrje për normalizim të situatës.
Një ditë më parë, ministrja Ibrahimaj tha se rënia e euros është ulur nga hyrjet e jashtme në Shqipëri. Banka e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë reagim.
Që nga fillimi i 2023-shit, kursi i euros ka rënë me 2.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia e euros ka arritur në 7.6%. Ditën e martë rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun u thellua edhe shumë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 111.34 lekë, në rënie me 0.47 pikë krahasuar me ditën e hënë dhe duke prekur një minimum të ri historik. Për vitin 2022 humbjet e bizneseve eksportuese nga kursi i këmbimit llogariten në vlerën e 225 mln eurove.
Operatorët e këmbimit valutor pranojnë një sasi të madhe eurosh në treg, por edhe të valutës së huaj në tërësi.
Në letrën drejtuar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj, janw shoqatat, si: Proeksport Albania (PEA), Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, Shoqata e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA), Bashkimi i Industrialistëve në Shqipëri (BISH), Albanian Food Industry (AFI), Agrobiznesi Shqiptar dhe Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA).
Berisha: Kandidatët e PS refuzojnë debatet, Rama nuk i nxjerr se kanë vjedhurKryeministri Edi Rama nuk e llogarit si kundërshtar edhe pse bën sloganin e fushatës e ka mbështetur tek ai.
Në anën tjetër Sali Berisha e ka ftuar sërish në debat.
“Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe refuzimin e ballafaqimit të kandidatëve nga Edi Rama si një akt të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve shqiptarë. Rama nuk i nxjerr kandidatët sepse mbi ta rëndojnë fatura dhjetëra milionë euro vjedhjesh nga më të ndryshme. U bëj thirrje medieve të vendosin në studio dy karrige dhe të ftojnë kandidatët për debat dhe të lënë bosh karrigen e kandidatit që nuk paraqitet. Sikundër përsëris ftesën ndaj Edi Ramës, të vijë në debat, të paraqesë para shqiptarëve gjithçka ai e konsideron se i shërben interesit të pushtetit të tij. Nuk vjen dot. Unë e bëj këtë, por unë jam i bindur se ai nuk mund të vijë në debat. Rëndojnë afera të tmerrshme mbi shpatullat e tij. Dhe unë ia nxjerr dokumentet një nga një përpara shqiptarëve. Unë do i rreshtoj jo vetëm vjedhjet e tij, por edhe me familjarët e tij në tendera. Pra, Edi Rama nga njëra anë i fsheh kandidatët e tij, dhe vetëm pas denoncimeve të përsëritura të mia, nxori fytyrën e Lal Fallcit, se edhe atë e kishte zhdukur, nga ana tjetër nuk pranon debatet. Kjo është një fyerje e madhe për qytetarët. U bëj thirrje qytetarëve të kërkojnë nga kandidatët të debatojnë, qoftë edhe në sheshet e qytetit…”, tha Berisha.
Durrës: Pallate në vend të gjelbërimit në Kodrën e Currilave“Administrimi dhe vazhdimësia e projekteve mbi objektin Kodra e Currilave, nga janari 2016, është e drejtë dhe kompetencë e Bashkisë Durrës“, i tha Ministria e Mjedisit Citizens Channel.
Për të marrë përgjigje mbi arsyet që çuan në ndërprerjen dhe mos-mirëmbajtjen e projektit që premtonte ri-natyralizimin e Kodrës së Currilave në Durrës, ju drejtuam Bashkisë Durrës me një kërkesë për informacion.
“Investimi i kryer në Kodrën e Currilave në Durrës është investim i Ministrisë së Mjedisit“, u tha në përgjigjen e Bashkisë Durrës.
Bashkia Durrës gjithashtu theksoi se në buxhetin e bashkisë momentalisht nuk ka fond të miratuar për të vazhduar përpara me projektin e ri natyralizimit të Kodrës së Currilave.
Nga ana tjetër, në Kodrën e Currilave kanë nisur të zhvillohen një sërë projektesh ndërtimi.
“Ka studim gjeologjik jo të zonës por të pronës ku janë dhënë leje ndërtimi. Në zonë ka leje të dhëne nga bashkia por edhe leje ndërtimi të dhënë nga KKT“, thekson Bashkia Durrës.
Në lidhje me ndërtimet në zonën që preket çdo vit nga erozioni i vazhdueshëm, urbanisti Artan Kacani thekson se kemi të bëjmë me një përgjegjësi që tashmë i ngelet vetëm inxhiniereve dhe aftësisë së tyre të ndërtimit.
Mungesa e investimeve sjell izolimin e banorëve
Planifikuesi urban Artan Kacani shpjegon se në periudhën e regjimit komunist u krijuan edhe shtigjet e para, të cilat fillonin nga Bashkia ose nga Biblioteka e Durrësit, edhe nga lagjja e Stanit dhe depërtonin nga Kodra e më tutje. Sipas tij shtigjet kanë qenë gjithmonë, pra shtigjet që lidhnin nga një krah pjesën e qytetit me shtigjet e detit dhe këto shtigje kanë qenë në dijeni të banorëve lokalë.
“Këto 20 – 30 vitet e fundit i kanë kërcënuar këto shtigje, këto shtigje i kanë prishur, duke vënë në rrezik dhe duke dhe duke rrethuar komunitete të tëra, pra duke mos ofruar akseve të mirëqena për qytetin dhe njëkohësisht duke ndryshuar dhe relievin kodrinor“, analizon Kacani.
Ai përfundon se kemi një proces përjashtimi që i largon njerëzit duke krijuar kategori të dyta, duke qenë se shpesh këto zona janë të lidhura me kriminalitet dhe varfëri të lartë.
Kulla të reja në Tiranë, qeveria miraton leje të tjeraKëshilli Kombëtar i Territorit miratoi edhe në mbledhjen e fundit një sërë lejesh ndërtimi për disa objekte me funksion kompleks ku ndër të tjera përfshihen edhe apartamente banimi.
Në listën e vendimeve në fjalë nuk jepen detaje për katet që do të kenë këto objekte por teksa disa janë ndërtesa me lartësi mesatare që nuk i klasifikon si kulla, të tjerat që nga emërtimi që kanë në projekt duket se janë të destinuara si të tilla. Kështu në listën e vendimeve bie në sy një lejë ndërtimi në rrugën Asim Vokshi dhe Don Bosko pagësuar si “Manhattan 1”.
Një tjetër lejë ndërtimi është dhënë për “Green Tower” në Bulevardin Gjergj Fishta. Po kështu leje ndërtimi janë dhënë për një objekt me funksion të përzier në zonën e Pazarit të Ri. Po Kështu KKT ka miratuar edhe 8 lejë për parqe fotovolatikë deri në 2MW.
Këto janë impiante që do të ndërtohen sipas legjislacionit në fuqi dhe ku çmimi i blerjes së energjisë së tyre caktohet çdo vit nga Enti Rregullator i Energjisë. Energjia diellore ka marrë vëmendje të madhe sidomos në kushtet e krizës duke nxjerrë në pah edhe më shumë hapin e shpejtë me të cilin duhet të diversifikohet sektori i cili është i varur plotësisht nga hidro.
Në listën e vendimeve janë edhe katër leje për HEC-e ku tre prej tyre janë në degë të lumit Devoll ndërsa një në përroin e Gomsiqes në Pukë. Vendime për leje janë marrë edhe për zhvillimin apo ndërtimin e ndërtesave publike si dhe infrastrukturë.
Një ndër më të rëndësishmit është rikualifikimi i bregdetit Vlorë-Radhimë-Orikum ndërkohë që janë miratuar edhe lejet për stacionet e plazhit në gjithë bashkitë bregdetare. Në fund bie në sy edhe një lejë për një projekt me vila, hotele dhe apartamente në zonën e Lalzit.
Vendimet e KKT 25 prill 2023
Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Kukës.
Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Himarë.
Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Elbasan.
Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Kavajë.
Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikimi i bregdetit Vlorë – Radhimë – Orikum, Loti I, II,”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikimi i bregdetit Vlorë – Radhimë – Orikum, Loti, III”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Bashkia Vlorë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë ekologjike e gjelbër me konstruksion druri”, brenda territorit të Kryeministrisë, me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Spitalit të Angjiologjisë/ KardioKirurgjisë”, brenda territorit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i pavionit të të sëmurëve kronikë burra dhe të pavionit të të sëmurëve kronikë gra, në Spitalin Psikiatrik Vlorë”, me subjekt zhvillues Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë.
Leje Ndërtimi për objektin: “ Ndërtimi i Laboratorit të ri të Institutit të Shëndetit Publik”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godina e re e Fakultetit të Studimeve Profesionale, “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me subjekt zhvillues Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i rezidencës qeveritare Nr. 5”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Grabova 1, mbi pellgun e Grabovës, degë e lumit Devoll, qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grabova Hydropoëer” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec-it “Rrukaj”, me vendndodhje në përroin e Gomsiqes, Bashkia Pukë, Qarku Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sima-Com” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC “Shënepremte” , në ujërat e përroit të Sharrës dhe Moçalit të Ariut, degë të lumit të Grabovës e lumit Devoll, degë e lumit Seman, Bashkia Gramsh”, me subjekt zhvillues shoqërinë “OSMANI” sh.p.k;
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i HEC “Babuni”, me vendndodhje në ujrat e përroit të Ariut dhe të Sharrës, degë të lumit Grabovë, dhe lumit Devoll, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e parkut fotovoltaik “Sun Energy Solutions”, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Sheq Marinas, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun Energy Solutions” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun Avenue” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sun Power 2017” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hydropower” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Construction Energy Parts” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MW, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Povelçë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dimax Albania” sh.p.k.
Elvana Gjatës i ndodh e papritura në koncert, fansi për pak sa nuk e rrëzon nga skena!Një situatë e sikletshme me një fans duket se i ka ndodhur Elvana Gjatës, në kohën kur ajo po performonte në skenë.
Teksa u afrua dhe i dha dorën njërit prej tyre, fansi e ka tërhequr fort dhe për pak e ka rrëzuar nga skena.
E teksa u desh ndërhyrja e truprojave për ta mbajtur artistën, ajo e mori me sportivitet situatën duke e kaluar me një buzëqeshje dhe vazhdoi performancën e saj.
View this post on Instagram
Kjo nuk është hera e parë që Elvana përballet me incidente të tilla me fansat e saj./ Zoom.al