Aplikacion
Pasi Nita dhe Luizi hoqën dorë nga sfida e “Moloko”, ata të dy u ulën për të ngrënë dhe pasi hëngrën, Luizi bëri dy tost një për Efin dhe tjetrën për Dean.
Dy vajzat vijojnë ende sfidën e “Moloko” dhe duhet të qëndrojnë të përqafuara mbi platformë për 3 orë. Ai ia dha Efit dhe Deas tostin dhe ato të dyja u ushqyen mbi platformë, duke mos hequr dorë nga loja.
Kristi dhe Nita prej dy ditësh po “përplasen” që njëri prej tyre të zërë vendin e katërt në finale.
Duke folur me ironi, gjatë kohës që qëndronte në platformë, Kristi i tha Nitës se ai nuk e meriton finalen.
Presidenti i Al-Nasr: Jam mashtruar dy herë në jetë, njëra prej tyre nga Cristiano Ronaldo
Presidenti i Al-Nasr është i zhgënjyer nga Cristiano Ronaldos.
Në një intervistë për mediat ai tha se ishte mashtruar dy herë në jetë dhe një prej tyre është ajo nga Ronaldo.
“Jam mashtruar vetëm dy herë në jetën time. E para ishte kur kërkova tre qebapë dhe më dhanë vetëm dy. E dyta ishte kur firmosa me Cristiano Ronaldon”, tha ai.
Al Nasr u eliminua pak ditë më parë nga Al Ëehda në Kupën e Arabisë Saudite dhe humbi edhe Superkupën. Portugezi ka luajtur 300 minuta por askush nuk është i kënaqur me imazhin e tij.
Cristiano nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare deri në verën e vitit 2025 dhe do të arkëtojë shumën prej 200 milionë euro në vit bashkëpunim me Al Nasr. Në total fitimet e tij do të kalojnë 500 milionë euro dhe brenda kësaj shume janë edhe marrëveshjet tregtare të dy palëve. Kontrata e tij “neto” duhet të arrijë në 70 milionë euro në vit dhe pjesa tjetër është për përdorimin e emrit të tij.
Andi Bushati përplaset “keq” me Kryemadhin: Kam frikë se do t’i kërkojmë falje Bashës
Monika Kryemadhi foli për mbrojtjen e votave në zgjedhjet e 14 majit, analisti Andi Bushati iu kundërpërgjigj duke thënë se Rama do i masakrojë. Sipas Kryemadhit, Rama mund t’i masakrojë vetëm nëse ble Berishën, siç bëri me Lulzim Bashën.
Ndërkohë, Bushati iu kthye duke thënë se që ka blerë Lulzim Bashën është supozim, por që ka blerë opozitën me vulë të tanishme është një fakt. Në këto kushte analisti tha se ka një strategji të mirëmenduar që nis që nga vjedhja e vulës. Sipas tij Rama ka bërë të qartë se nuk do të lejohet numërimi i votës reale të qytetarëve.
“Unë kam frikën se ne që jemi këtu do t’i kërkojmë falje Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, pra do të vijë Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe nuk do të marrin dot 720 mijë votat që grumbulluat ju me Bashën sepse sistemi është bërë shumë më represiv se para 2 vitesh,” – deklaroi Bushati.
PAMJE TË REJA/ Dalin fotot e anglezëve të tjerë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Nikulaj
Të tjera pamje janë publikuar nga ngjarja në Shëngjin, ku mbeti i vrarë biznesmeni Ardian Nikulaj.
Zoom.al ka siguruar fotot e britanikëve të tjerë të përfshirë në vrasjen e Nikulajt në rolin e vëzhguesve dhe informatorëve të vrasësit portugez.
Bëhet fjalë për Harry Simson, Harriet Bridgeman, Thomas Mithan dhe Steven Hunt.
Siç shihet edhe në këto pamje, ato shfaqen duke hyrë në hotel “Coral”, në pronësi të viktimës nën shoqërinë e shtetases angleze, Harriet Bridgeman.
Sherr për një grua, 37-vjeçari shqiptar godet me thikë bashkatdhetarin e tij në GreqiDy shqiptarë janë përplasur më njëri-tjetrin për një grua në Greqi. Për pasojë të xhelozisë së pakontrolluar njëri është goditur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 prillit, ku të dy 37-vjeçarët ishin duke pirë kafe. Pranë tyre është afruar një grua, ku njëri prej tyre e ka kapur prej dore dhe tjetri për arsye xhelozie ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur bashkatdhetarin.
Autori është dërguar të nesërmen në prokurorinë penale të Larisës dhe më pas është referuar ne hetuesi, ku ka kërkuar falje për ngjarjen. Pas gjykimit dhe vuajtjes së dënimit që do të vendoset, shqiptari do të dëbohet drejt Shqipërisë, pasi ka qenë emigrant ilegal.
Ilir Meta tregon se kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka paralajmëruar se shumë shpejt pas 14 Majit do të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme.
Ish-kreu i shtetit tha se në këto zgjedhje ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha, nuk janë kandidatë por do të jenë në ato të përgjithshmet të cilat sipas tij do të mbahen shumë shpejt, zgjedhje ku Meta tha se Rama edhe mund të mos kandidojë.
“Nuk më bën më asgjë përshtypje nga ky zotëri. Vetëm të na thotë ku kandidon dhe çfarë ndriti në Tiranë në 20 e ca vite, sepse gjërat që mbahen mend në Tiranë i kam bërë unë, Parkun e Rinisë e ktheva unë. Ai shkatërroi Teatrin dhe zonat historike. Edhe unë kisha miq e shokë tu jepja leje ndërtimi, por prevalon interesi i qytetarëve.
Ai vetëm na nderon nuk na fyen. Fyen qytetarët sepse unë nuk kandidoj. Unë e Berisha do kandidojmë në zgjedhjet që do mbahen shumë shpejt pas 14 majit. Ky nuk dihet a do të kandidojë”, tha Meta në një intervistë.
Ndikimi i internetit në shëndetin mendor, ekspertët: Adoleshentët kthehen në persona të izoluar
Zgjerimi me shpejtësi i internetit vitet e fundit në Shqipëri, shtrirja dhe përdorimi i tij nga individë, shërbimet sociale, institucionet shtetërore, bizneset dhe familjet, kanë ndikuar në jetën sociale dhe ekonomike të vendit.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT, bazuar në Anketën e Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit për vitin 2022, tregojnë se rreth 83% e popullsisë, nga mosha 16-74 vjeç, janë përdorues të internetit dhe se 91,6% prej tyre e përdorin internetin disa herë gjatë ditës.
Kjo shtrirje e gjerë e internetit, sipas mjekut neuro-psikiatër Gjon Preçi, përveç anëve pozitive në zgjerimin e komunikimit dhe informacionit, po shfaq në disa raste pasoja fizike dhe mendore, sidomos tek adoleshentët, që janë edhe përdoruesit më të mëdhenj të internetit dhe rrjeteve sociale.
“Sjell pasoja të shëndetit mendor pasi këta njerëz bëhen shumë të izoluar dhe, nganjëherë, ata marrin mesazhe të gabuara nga disa video-lojra, ku ata tentojnë t’i aplikojnë në jetën e tyre reale. Bëhen fëmijë të dhunshëm, njerëz të izoluar dhe, është masiv krijimi i miqve online, ndërkohë që miqtë fizikë, kontakti fizik, kontakti social, po shkojnë gjithnjë duke u izoluar, paksuar dhe njerëzit bëhen gjithnjë e më shumë autikë”, thotë ai.
Varësia nga interneti dhe përdorimi i internetit të pasigurtë nga fëmijët dhe adoleshentët, sipas mjekut Preçi lë pasoja për shëndetin mendor.
“Ndoshta ne si shoqëri kemi një defekt, kemi shumë raste kur prindërit shikojnë televizor bashkë më fëmijët, shikojnë filma serial, ose përfshihen në video-lojra bashkë me fëmijët. Dhe kjo përbën njëlloj infeksioni, një epidemi sociale ku ky brez i ri rritet me një ndikim mjaft negativ nga mesazhet apo informacionet që merr, të cilat janë edhe të pakontrolluara dhe të pashëndetshme për shëndetin e tij mendor”, thotë mjeku Preçi.
Ndërkohë, psikologët shprehen se përmes internetit, një pjesë e të rinjve po krijojnë modele të rrejshme, që bien ndesh me realitetin dhe që i shtyjnë ata drejt dhunës, gjuhës së urrejtjes dhe bullizmit.
“Grupe adoleshentësh, përmes tendencave që kanë për të kriju identitetin e tyre duke shtypur dhe shkelur një pjesë që është më e dobët, ata sulmojnë fëmijë të caktuar apo grupe të caktuara, përmes sulmeve kibernetike, përmes profileve fallco ose me profilet e tyre, që tek viktimat kanë pasoja shumë të rënda”.
Në Shqipëri, rreth 5% e krimeve kryhen nga të miturit. Gjatë vitit të kaluar rreth 1600 të mitur u përfshinë në 1470 vepra penale, një pjesë e të cilave me ndikim nga interneti apo rrjetet sociale.
Koordinatori i Urdhërit të Punonjësit Social, Suad Arilla, thotë se gjithnjë e më të shpeshta po bëhen rastet e vjedhjes së profileve apo kërcënimet përmes facebook-ut apo tik tokut, gjë që sipas tij, shoqërohet me pasoja.
“Kemi pasur disa herë raste ku të rinjtë, për shkak të rasteve që kanë pasur në internet me personat që i kanë ngacmuar apo vjedhur materialet e tyre në mënyrë të padëshirueshme, këto persona kanë kaluar edhe në probleme të shëndetit të tyre emocional”, thotë ai.
Keqpërdorimi i internetit dhe rrjeteve sociale janë një kosto jo vetëm për individin, por edhe familjen dhe komunitetin. Ndaj specialistët këshillojnë më shumë vëmendje, sidomos nga prindërit.
“Interneti tashmë është bërë pjesë e shoqërisë tonë. Prindërit nuk kanë detyrë për ta ndaluar apo frenuar këtë ndërlidhje që ka i riu me internetin. Por, është shumë e nevojshme që ta shoqërojnë dhe të jetë mbështetës dhe mbikqyrës në të njëjtën kohë të marrëdhënies që ka fëmija me internetin”.
Ndërkohë që në Shqipëri po zgjerohet me shpejtësi rrjeti i përdoruesve të internetit dhe rrjeteve sociale, ekspertët këshillojnë përmirësimin e legjislacionit për të parandaluar krimet përmes internetit dhe për të mbrojtur shëndetin mendor nga përdoruesit e tij./VOA
Kiara Tito reagon për Luiz Ejllin në rrjetet sociale, mesazhi që jep
Kiara ka disa ditë që është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” e tanimë po kalon kohë me familjarët e saj.
Edhe tashmë jashtë shtëpisë Kiara e mbështet Luizin, si në çdo dalje televizive ashtu edhe në rrjete sociale.
Së fundmi ka postuar në Instastory një video të tij, duke qëndruar vetëm jashtë në shi dhe ka shkruar një shprehje motivuese dhe përkrahëse ndaj të dashurit të saj.
Mashtrimi i Erion Veliajt me mbjelljen e pemëve, Pylli Orbital i Tiranës është 200 vite largProjekti strategjik “Metrobosco”, i njohur si pylli orbital është pjesë e planit urbanistik Tirana 2030, përgatitur nga arkitekti italian Stefano Boeri. Ky plan parashikon ngritjen e një “kufiri-hijebërës” prej 2 milionë pemësh frutore e parqesh rreth qytetit, që do të shërbente për të kufizuar ndërtimet dhe konsumin e tokës.
Citizens Channel e ka ndjekur në vazhdimësi ecurinë e punës për krijimin e pyllit orbital. Në një investigim të publikuar një vit më parë, u zbulua se Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR), në katër vite kishte mbjellë në total 58,000 pemë, pra një mesatare prej 1,208 pemësh në muaj.
Ky ritëm ka rënë në 19 muajt e fundit, pasi gjatë kësaj periudhe APR njofton se ka arritur të mbjellë vetëm 2,987 pemë dhe shkurre, me një mesatare që ka rënë drastikisht në vetëm 157 pemë në muaj.
Në një përgjigje për Citizens Channel, Bashkia Tiranë tha se nga fillimi i aplikimit të planit e deri më tani janë mbjell gjithsej 60,987 dru dhe shkurre. Nëse do të marrim në konsideratë ritmin e gjashtë viteve të fundit (rreth 10,000 pemë në vit), Bashkisë Tiranë do i duheshin 200 vjet për të mbjellë dy milion pemët e premtuara në pyllin orbital.
Ndërkohë, ne daten 26 mars, Kryetari i Bashkisë së Tiranës mbajti një ceremoni ku mbolli pemën e 1 miliontë dhe tha: “Në 2015 thamë se do të mbjellim 2 milionë pemë deri në 2030 dhe jemi vetëm në gjysmë të këtij misioni të jashtëzakonshëm”.
Dështimi për realizimin e projektit të “Pyllit Orbital”, konfirmohet edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nje auditim i kryer ne vitin 2022 theksoi se ky projekt rezulton me nivel shumë të ulët realizimi, për shkak të pamundësive financiare dhe mungesës së hapësirës së nevojshme për mbjellje.
Nëse 1 milionë pemët e mbjella nuk janë pjesë e pyllit orbital, ato duhet t’i përkasin një tjetër plani strategjik të Bashkisë Tiranë. Projekti Strategjik 03, i Planit “Tirana 2030”, premton krijimin e dy unazave të gjelbra brenda qytetit. Unaza e gjelbër parashikohet të jetë e dedikuar për këmbësorët, çiklistët dhe lëvizshmërinë në shina.
“Unaza e dytë e cila së bashku me unazën e katërt, pyllit metropolitan dhe korridoreve ekologjikeTirana030 do të përbëjë infrastrukturën e gjelbër bazë të qytetit”, thuhet në planin Tirana2030. Nje tjeter investigim tregoi se planet për ndërtimin e këtyre dy unazave janë ende në fazë projektimi.
Pra, nëse një milionë pemët nuk i përkasin as Pyllit Orbital e as dy Unazave të Gjelbra, ato duhet të jenë mbjellë në zonat urbane të qytetit.
Kjo fotografi e marrë nga plani Tirana 2031, pasqyron zonat e reja të gjelbra.
Një tjetër fotografi satelitor e Tiranës e marrë sot, tregon qartë mungesën e dy unazave të gjelbra ashtu edhe të pyllit orbital.
Gjelbërimi i Tiranës ka qenë kryefjala e Bashkisë Tiranë në 8 vitet e fundit. Zotimi për mbjelljen e 2 milion pemëve dhe kthimin e Tiranës në një qytet me parqe, ka mbetur vetëm në deklarata.
Teksa vrulli i ndërtimeve shtohet, Tirana është duke humbur hapësirat e gjelbëra.
Një sutdim i Co-Plan në 2021 tregoi se humbja e sipërfaqeve natyrore brenda Unazës së Madhe të Tiranës shkonte në 526.000 m2.
Hapësira e gjelbër ndër të tjera është hequr edhe me ligj. Në Planin e Përgjithshëm Vendor TR 2030, termi sipërfaqe e gjelbër nuk ekziston, aty përcaktohet vetëm hapësira publike. Brenda kësaj hapësire publike përfshihet edhe ajo e gjelbër.
Eksperti i mjedisit pranë Co-Plan Rodion Gjoka shprehet se pemët në tërësi ofrojnë shërbime në ekosistem, të cilat varën nga mosha dhe lloji i pemës.
“Që një pemë të konsiderohet e maturuar dhe të ofroj shërbime në ekosistem si hijëzim, absorbim i ujit të shiut, absorbim i ndotësve si CO2 dhe PM sikundër edhe çlirimi O2 si pasojë e fotosintezës, duhet minimalisht të kenë kaluar të paktën 8-9 vite nga momenti që konsiderohej fidan”, tha për Citizens Channel Gjoka.
Ai sqaron se Tirana pas reformës territoriale përfshin në territorin e vet “fonde të kosniderueshme pyjore, por ndërkohë në nivel urban nga censusi i vitit 2022 realizuar nga GreenLungs Co-PLAN rrezulton të ketë rreth 17.789 pemë”.
Këto pemë thotë Gjoka nuk absobrojnë dot as ndotjen që shkaktohet në Tiranë nga flota 320 autobuzëve te transportit publik, për mos të përfshirë makinat e aktivitet e tjera në qytet.
Sa i përket gjelbërimit urban, Gjoka thotë se më herët ai studiohej për funksionet alternative që jepte teksa sot “është shfrytëzuar vetëm si element estetik dhe propagandistik”.
“Në këtë kontekst po, 1 milionë pemë do i bënin shumë mirë një qyteti të ndotur dhe shumë vulnerabel ndaj fenomeneve ekstreme të klimës”, thotë Gjoka.
Ai analizon se në retorikën e shumë politikbërësve mbjellja e pemëve është përdoruur si element propagandistik.
“Mbjelljet e miliona pemëve kanë qenë propoagandë e kahershme, kujtojmë Lefter Kokën që do të kthente currilat në Pyll, Blendi Klosin që do të mbillte 20’200’000 pemë deri në 2020 apo edhe këta të tjerët që vijojnë në të njejtën linjë e ndërkohë nuk arrijmë dot të kontrollojnë moratoriumin e pyjeve në zona të mbrojtura (Rrjace, Gramsh etj)”, u shpreh Gjoka.
Në lidhje me planin e Bashkisë Tiranë për Pyllin Orbital (metrobosco) ai shprehet se mund të vlerësohet nëse projekti është transparent në të gjithë tërësinë e tij.
“Unë nuk kam parë një projekt konkret pyllëzimi por vetëm rendera, infografika dhe letra teorike”, thotë Gjoka./ Citizens Channel
VIDEO/ Dalin pamjet që fundosën gjithë grupin e vrasësve të Ardian NikulajtJanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që i bindën hetuesit për lidhjet mes 6 personave të shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së Ardian Nikulajt.
Tv Klan ka siguruar këto video, të administruara nga grupi hetimor që kanë fiksuar lëvizjet e autorëve para ekzekutimit të biznesmenit më 19 Prill.
Aty shfaqen 4 shtetasit britanikë, që në këtë ngjarje kishin rolin e vëzhguesit mes të cilave dhe një kjo vajzë që shihni në foto, vrasësi portugez Ruben Saraiva.
Siç shihet edhe në këto pamje, ato shfaqen duke hyrë në hotel ‘Coral’, në pronësi të viktimës nën shoqërinë e shtetases angleze, Harriet Bridgeman.
Duke u prezantuar si turistë, lokalin e viktimës e frekuentonin shpeshherë edhe britanikët e tjerë, të cilëve u ishte ngarkuar detyra për të vëzhguar lëvizjet e biznesmenit 51-vjeçar.
Ndërsa këto janë pamjet kur britaniku Harry Simson, hyn në restorant Coral. Fillimisht ai komunikon me një nga personat e punësuar dhe më pas ulet në një prej tavolinave. Siç e shihet në këtë video në dorë, ai ka telefonin me të cilin komunikon dhe që sipas grupit hetimor raporton për lëvizjet në brendësi të lokal.
Çdo informacion i përftuar nga 4 vëzhguesit britanikë, hetuesit dyshojnë se i përcillej vrasësit portugez, Ruben Saraiva. Ky i fundit ndonëse është kujdesur për të mos u ekspozuar në kamerat e sigurisë i pamaskuar, policia dhe prokuroria ka përftuar pamje të tij vizive para vrasjes.
Tv Klan ka siguruar edhe këto foto të marra nga disa kamera sigurie ku shihet vrasësi portugez teksa lëviz me një makinë tip ‘Golf’ së bashku me Edmond Haxhian.
Ky automjet rezultoi i marrë me qira disa javë para ekzekutimit të Ardian Nikulajt nga Edmond Haxhia, i cili rezulton djali i dajës së personave me të cilët viktima ishte në hasmëri prej më shumë se 20 vitesh.
Pamjet e përftuara, makinat e sekuestruara, motori dhe veshjet e përdorura nga autori sipas policisë dhe prokurorisë kanë provuar dhe dokumentuar se të gjithë mekanizmin e vrasjes së biznesmenit 51 vjeçar, në lokalin e tij në Shëngjin mesditën e 19 Prillit.