Aplikacion
Ka qenë i nxehtë debati sot në studione e Big Brother Albania, ku protagonist është bërë Luizi, Kiara dhe dy opinionistët, Zhaku dhe Arbri.
Në fakt çdo ka nisur nga komenti që Luizi kishte bërë gjatë një loje ndaj Jorit, të cilat Zhaku i konsideroi seksiste dhe të rënda.
Sipas saj Luizi edhe me deklaratat ndaj vajzave të tjera i konsideruar ato si të përdala.
Kjo nuk është pranuar nga Luizi, i cili ka reaguar shumë ashpër.
Në mbrojtje të Luizit doli edhe Kiara nga studio e cila e konsideroi deklaratën e Zhakut shumë të rëndë.
Kiara: Luizi aty po bën lojë. Komentet nuk janë me tendencë, por në kuadër të lojës. Zhaklin, nuk e kam dëgjuar asnjëherë prej teje të thuash që unë jam vajzë e mirë.
Zhaklin: Unë nuk jam këtu të të them që ti je vajzë e mirë. Unë nuk e di se çfarë vajze je ti.
Kiara: Ti nuk më ke mbrojtur asnjeherë. Kur më ke parë në situata shumë të vështira aty brenda, nuk më ke thënë kurrë që jam vajzë shumë e mirë.
Zhaklin: E dashur, unë jam opinioniste, nuk jam mamaja jote. Kur i dashuri jo të futi te lavamani, unë të thash që po gënjeje aty.
Arbër: Ajo ka katër orë me telefon në dorë dhe çfarë i vjen në telefon atë thotë. Prit t’i vijë mesazhi dhe të dijë se çfarë të thotë.
Kiara: Është shumë e rëndë ajo që tha Zhaku. Luizi e bën në kuadër të lojës, ai e di se çfarë bën. Është loja e tij.
Zhaklin: Nëse ty nuk të bën përshtypje sjellja e burrit tënd kur ai i thotë një vajzë e përdalë, zhgarravinë.. nuk di çfarë të them. Ti je gënjeshtare.
Tea: Luizi ia ka thënë fjalën e përdalë Oltës, mua dhe Kejvinës. Dua t;ia paralelizoj Kiarës, kur thua që je një gocë kam turp të kem në shoqerinë time, përse është turp?
Kiara: “Përputhen” është një program që ti shkon për të kërkuar të dashur. Big Brother është program tjetër.
Tea: Në Përputhen quhesh e përdalë dhe në Big Brother jo? Loja ka rregulla moj Kiara.
Kiara: Po boll pra, se të njëjtën gjë bëni si kur isha brenda, si jashtë.
Arbër: Ke 100 prëqind të drejtë. Të kërkojmë falje.
Milionat e fushatës që po çojnë në pikiatë Euron
Monedha europiane shënoi sot një tjetër zhvlerësim në raport me lekun duke regjistruar vlerën më të ulët të regjistruar ndonjëherë në vendin tonë.
Në pikat e këmbimit euro u ble me 110.7 lekë dhe u shit me 111.5 lekë.
Luhatje këto që kanë sjellë një sërë efektesh pozitive dhe negative.
Ekspertët vlerësojnë se më të fituar janë atë që merren me import të produkteve të huaja.
Ndërkohë që duket se pasojat negative janë më të shumta, pasi rënia e euros ka shkaktuar dëme të mëdha tek eksportuesit, por edhe tek ata që pagën e tyre e marrin në euro apo edhe ata që të ardhurat i kanë në euro dhe kredinë e kanë në lekë.
Agjentët e këmbimit valutor shprehen se arsyeja kryesore pas kësaj rënieje është kërkesa e dobët për euro në treg.
Sipas tyre, gjatë javëve të fundit blerjet e euros kanë qenë në nivele të ulëta.
Ndërkohë që nga ana tjetër, ata shprehen se prurjet e monedhës europiane ngelen relativisht të larta, sidomos nga individët.
Kjo sipas tyre ka sjell një mbingopje të tregut me euro dhe për rrjedhojë edhe një rënie të vazhdueshme të saj në raport me lekun.
Po nga vijnë eurot në vendin tonë për të cilin flasin ekspertët?
Zakonisht tregu vendas ngopet me euro dy herë në vit, në gusht dhe në dhjetor kur emigrantët kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet dhe festat. Kjo zakonisht shënohet me një rënie disa ditore të monedhës europiane,
Por gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur ardhje në masë të emigrantëve, ndaj dhe rënia që ka pësuar euro nuk mund të justifikohet me këtë faktor.
Një tjetër faktor që sjell euro në vendin tonë është dhe turizmi, por sezoni nuk ka nisur ende.
Eurot që kanë mbingopur tregun, thonë ekspertët, lidhen me fushatën elektorale.
Ish-ambasadori i OSBE Berndt Borchard deklaronte pak kohë më parë se një nga fushatat elektorale për zgjedhjet e përgjithshme ishin gati të përdoreshin miliona euro, pjesë e 2 miliardë eurove që qarkullonin në të zezë. Ekspertët i përforcojnë dyshimet se në këto zgjedhje janë hedhur shumë para kur thonë se rënia e euros do të vazhdojë deri në fund të tyre.
“Euro vijon të ketë një tendencë rënëse. Ndonjëherë thuhet për rastet e parashikimeve të këmbimeve valutore që është pyetje 1 milionë dollarëshe në rast se realisht do të arrish ta gjesh se çfarë do të ndodhë, por duke parë mënyrën se si ka ardhur deri tani unë them që euro do të vijojë rënien deri në fund të fushatës sepse kanë një lidhje dhe paratë e fushatës me raportin e këmbimit”, tha eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli në një intervistë për mediat.
Natyrisht që në këtë gjë nuk ndikon paraja publike, ajo që u dha KQZ partive, pasi ajo është në vlera shumë të vogla në raport me atë që në realitet hidhet në fushata zgjedhore apo investimet qeveritare, pasi pagesat e thesarit nuk janë në euro.
Ndonëse mazhoranca ka bërë të ditur se do të bëjë një fushatë pa shpenzime të mëdha dhe se paratë e dhëna nga KQZ do t’i përdorë për të mbjellë pemë, nisja e fushatës ka treguar të kundërtën.
Të gjitha rrugët nacionale dhe ato urbane janë mbushur me postera të kushtueshme të partive kryesore politike, ndërsa kryebashkiakët dhe kandidatët për kryetarë nuk kursejnë asgjë për të qënë sa më pranë votuesve të tyre.
Nga ana tjetër edhe opozita, ndonëse me një fond modest të dhënë nga KQZ, ka nisur prej kohësh një fushatë jo pak të kushtueshme.
Mjafton kjo për të kuptuar se paraja e hedhur në fushatë është shumë më shumë se ajo që ka shpërndarë KQZ.
Edhe në raportet e organizatave shqiptare dhe ato ndërkombëtare, që kanë vëzhguar zgjedhjet në vendin tonë, është ngritur gjithmonë shqetësimi për futjen në vend të parave të pakontrolluara që përdoren në fushatë, duke bërë thirrje të vazhdueshme për transparencë.
Por duket se kësaj here sasia e parave që qarkullon jashtë sistemit dhe që po përdoret për zgjedhje është në përmasa akoma më të mëdha, sa ka vendosur euron në pozita vërtetë të vështira edhe në raport me lekun.
Mbivlerësimi i Lekut dhe shtrenjtimi i Euros dhe Dollarit duket fiktiv dhe pa logjikë ekonomike, pasi nëse euro do binte në kushte normale, vendi do të kishte njohur një rënie të ndjeshme të çmimit të produkteve që Shqipëria importon.
Në realitet po ndodh e kundërta. Euro e Dollari bien, çmimet sa vijnë e shtrenjtohen duke shtuar ndjeshëm paratë e bizneseve importuese, veçanërisht ato të naftës, ndërsa ky kurs këmbimi po dëmton rëndë edhe eksportet dhe po çorienton ekonominë. /Zoom.al
Ish-kryevirologu i Shtëpisë së Bardhë tha dje se detyrimet për vaksinat Covid që ai mbronte me forcë gjatë mandatit, kanë shkaktuar humbjen e besimit të popullatës te injeksionet dhe me shume dëm se perfitime.
Duke pranuar fajin në një intervistë mediatike, Dr Anthony Fauci tha se politikat rezultuan anti-produktive dhe prodhuan më shumë skeptikë se mbështetës të tyre.
Fauci është tërhequr tashmë nga mandati në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte një nga më të paguarit e administratës me rroge rreth $400,000 në vit.
Dr Fauci ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të vaksinimit të detyruar prej vitit 2020.
Por megjithë deklaratën e tij të fundit, SHBA përsëri u kërkon të huajve që vizitojnë vendin provë vaksinimi.
Duke folur për politikat e detyrimit Fauci tha për rrjetin New York Times: “Besoj se në mënyrë paradoksale kishte dhe njerëz të pavendosur për vaksinimin, të cilët nisën të mendojnë, ‘Përse po më detyrojnë ta bëj këtë? Kjo u kthye në kundër-produktive”
Tashmë edhe vaksinimet për sëmundje që konsideroheshin më parë vrasëse, kanë rënëndjeshem në SHBA që prej detyrimit të kohës së Faucit, qoftë dhe per vaksinat e lisë e poliomielitit dhe sëmundjeve të tjera.
Përqindja e fëmijëve amerikanë që regjistroheshin në kopshte ku kërkohej vaksinim për linë, rubela e të tjera, në vitin 2021-22, ra me 90 përqind.
Shumë ekspertë besojnë se detyrimi i injeksioneve Covid nxiti hezitimin ndaj politikave qeveritare shëndetësore.
Dhe në fakt vaksinat e shpërndara në publik në kohë rekord, u reklamuan fillimisht nga qeveria si ndaluese të infektimit dhe transmetimit, por tashmë është bërë e qartë se vaksinimi nuk parandalon infektimin.
Edhe pse Fauci nuk lëshonte vetë mandatet federale të detyrimit të vaksinimit në vendet e punës dhe shkollat, ai i bënte jehonë urdhrave të administratës shëndetësore duke bindur amerikanët se ishte ai arkitekti, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.
Detyrimi federal i vaksinimit në SHBA është hequr në shumicën e rasteve pas dhjetra mijëra padive të ngritura në vend, për dëmtime të të gjitha llojeve nga injeksionet.
Urdhri i president Joe Biden që të gjithë punonjësit e administratës të jenë të vaksinuar u bllokua muajin e kaluar nga gjykata e lartë e SHBA, siç ishte bllokuar një urdhër i ngjashëm për punonjësit e sektorit privat në fillim të 2022. /Daily Mail/
LAJM I FUNDIT/ 30-vjeçari gjendet i shtrirë në mes të rrugës me damarë të prerëNjë 30-vjecar është gjetur i shtrirë sot në rrugën “Robert Zharc” në Tiranë.
Policia bën të ditur se rreth orës 21:15, në rrugën “Robert Shvarc”, është konstatuar i shtirë, shtetasi A. C., 30 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët.
30-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.04.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “Robert Shvarc”, është konstatuar i shtirë, shtetasi A. C., 30 vjeç, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët.
30-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“S’është krenari me e pas as motër, as…”/ Luizi debat të ashpër me Efin
Finalja ka shtuar debatet mes banorëve, pas shpalljes së finalistëve. Pas shpalljes së Efit si finaliste, Luizi është shprehur se Efi është një personazh publik, të cilën “askush nuk është krenar ta ketë motër”.
Luizi: Ndoshta kanë çuar në finale Efin sesa Kiarën, se ajo mund të sjellë ndonjë situatë. Ajo ka ardh nga Për’Puthen, nuk është një person që dikush të jetë krenar me e pas motër.
Efi nuk e fiton me qenë përballë, as ndaj Kristit, as ndaj Deas.
Efi është shprehur se Luizi është një person që thotë çdo gjë kur ka inate: “Unë kuptoj që ky person mban inat, dhe në atë moment çfarë nuk nxjerr nga goja. Dhe më pas pendohet, dhe vjen e përpiqet ta rregullojë situatën.”
Zhdukja e dy 46-vjeçarëve, Lala zbulon detajet: “Koçolja” po shantazhonte grupin kriminalGazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me zhdukjen e dy 46-vjeçarëve në qytetin e Sarandës, të cilët dyshohet se janë rrëmbyer e më pas vrarë nga persona të paidentifikuar.
Lala zbuloi se policia po vijon hetimet për gjetjen e trupave të dy personave të zhdukur në fshatin Vrinë pasi besohet se ata mund të jenë groposur nga vrasësit e tyre në atë zonë.
Sipas saj besohet se autorët e dyshuar janë pjesëtarë të një grupi të organizuar kriminal, ndërsa shtoi se dy të zhdukurit kanë qenë në konflikt për çështjen e një prone, por që ka përfshirë dhe lëndë narkotike.
Ajo tregoi më tej se kur personi i njohur me nofkën “Koçolja” nuk ka marrë drogën e premtuar nga grupi ai i ka kërcënuar ata se do tregojë në polici, gjë që dyshohet se mund të ketë sjellë rrëmbimin e më pas eliminimin fizik.
“Policia vijon kërkimet për trupat e dy personave të zhdukur në fshatin Vrinë, ku besohet se ata mund të jenë groposur. Dy personat janë zhdukur në 6 prill dhe për 4 ditë familjarët nuk i kanë denoncuar pasi nuk ishte hera e parë që janë larguar. Policia ka sekuestruar deri tani 8 automjete, ku njëri është konfirmuar që është përdorur për rrëmbimin e tyre. Sulovari ka pasur armë me vete kur është takuar me mikun e tij për të sqaruar debatet me një grup kriminal për shitblerjen e një toke. Një kamerë ka kapur momentet e fundit para zhdukjes të Koçoles ku ai duket i qetë në një makinë. Besohet se janë dërguar në një fshat në kufirin Shqipëri-Greqi, dhe aty janë groposur.
Asnjë pistë nuk përjashtohet për 2 personat. Autorët e dyshuar mendohet se janë dy anëtarë grupi nga Saranda dhe të tjerët janë nga veriu i vendit. Konflikti ka nisur për pronën. Është zbuluar se kur Koçolja nuk ka marrë drogën e premtuar nga grupi ai i ka kërcënuar ata se do tregojë në polici, gjë që dyshohet se mund të ketë sjellë rrëmbimin. Ka të paktën 3 persona të skeduar në pamjet filmike. Fakti që ka disa të dyshuar, ka qeliza telefonike, mjeti ku janë rrëmbyer është vjedhur në Tiranë. Dyshohet se është një grup i organizuar kriminal”, zbuloi ajo.
Gjykata e Lartë refuzon ekstradimin e kinezit që vodhi 145 milionë dollarë, do qëndrojë në Shqipëri
Shtetasi kinez Liangbin Chen, i arrestuar në Korrik 2022 në Tiranë, nuk do të ekstradohet në vendin e tij të origjinës. I akuzuar për një mashtrim mbi 145 milionë dollarë, Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Apelit, duke refuzuar ekstradimin e Liangbin Chen.
Sipas autoriteteve kineze, i riu kishte ngritur një perandori të vërtetë kumari dhe bastesh online, me të cilën dyshohet se ka mashtruar mbi 9 milionë persona.
Shqipëria nuk ka një marrëveshje me Kinën, mes të tjerash, ndërkohë që anëtarët e Gjykatë së Lartë janë shprehur se, nuk kishte garanci se ky shtetas nuk do të ndiqej politikisht apo për një vepër penale më të rëndë. Po ashtu, trupa gjykuese ka konstatuar se akuza e Kinës nuk ishte saktësuar.
Në vitin 2019, Liangbin Chen ishte rezident në Dubai dhe ka krijuar kompaninë “Hui Yuan”, me aktivitet kryesor krijimin e platformave të basteve online. Me bashkëpunëtorët e tij, krijuan disa faqe interneti bastesh dhe kumari, ndër të cilat “YiFA chess and cards”, “588 Chess and card” dhe “A8 Entarteinment”.
Aplikacionet e basteve dhe kumarit kishin lojtarë të rremë të krijuar në servera, të cilët u krijonin bindjen përdoruesve se po përballeshin me kundërshtarë të vërtetë. Nga mashtrimet kompjuterike kombinoheshin fitore e humbje me qëllim që t’i mbanin lidhur përdoruesit me faqet e kumarit, duke i siguruar grupit kriminal miliona dollarë përfitime.
Liangbin Chen, me profesion programues kompjuterik rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”. Ai ka qenë drejtuesi i grupit kriminal dhe tashmë do të qëndrojë në Shqipëri, në një kompleks rezidencial në periferi të Tiranës.
Berisha: Kandidatët e PS janë emëruar me valixhe me para
Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e zhvilluar në Shijak në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rezeart Tusha, u shpreh se qeveria Rama në këto 8 vite ka grabitur shqiptarët.
Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka zaptuar të gjitha pushtetet, ndër theksoi se kandidatët e PS emërohen me valixhe me para. Ish-kryeministri bëri thirrje që më 14 maj qytetarët të votojnë për t’i dhënë fund pushtetit monist.
“Shkodra, Kavaja, Shijaku ishin ndër bastionet e para. Po të vështrosh popullatën e këtyre zonave gjen myslimane të përkushtuar, katolikë, ortodoksë, por të gjithë të bashkuar në vlerën më eprore, në besimin tek Zoti. Ky besim, kjo sakrificë bëri që ata të ishin më të parët të mbështesnin demokracinë. Sistemin e vlerave, lirinë. Sot në Shijak dhe në Shqipëri përballen dy përpjekje dy filozofi, dy rryma, përpjekja e idealistëve atyre që i besojnë lirisë me një sekt i cili trajton qytetarët shqiptarë si qenie inferiore. Trajton shqiptarët në mënyrën më të padenjë, si qenie për t’i vjedhur çdo ditë e më shumë. Ky sekt i rilindjes paraqet para jush kandidatë me plot problematika. Këta kandidatë dalin nga bodrumi i Edi Ramës, emërohen mbi bazën e valixheve me euro që i dorëzojnë atij dhe bashkëpunëtorëve dhe që çdo cent ua kanë vjedhur qytetarëve të bashkive të vendit. Përfaqësuesit e Ramës, me qëndrimet e tyre dhe vjedhjet e tyre të taksave lanë në vend numëro zhvillimin. Qendrat e rilindjen urbane kanë kushtuar 2.3 mld euro, sikur të ishin pllaka me gurë të çmuar dhe jo rrasa guri të nxjerra kudo në malet e Shqipërisë. Ndërsa kandidatët tanë mishërojnë sot vlerat më të mira”, tha Berisha.
Më tej ish-kryeministri Berisha tha: “Ndërton shkolla me 6 mln euro, rindërton shkolla me 7 mln euro. Kryebashkiaku i tij Erion Veliaj deklaron se mbjellë 1 mln pemë. Por ai ka vjedhur. Hajdut si këta nuk ka parë toka. Ky sekt që qeveris po sjell modelet e shkatërrimit të vërtetë të familjes. Nënat, motrat, gratë e vajzat janë të ftuara në të marrin në dorë fatet e kësaj fushatë. Rama mblodhi gratë në fushatë, por ai është burri më mizogen. Me ato që dëgjoni në parlament. Imagjinoni se çfarë u thotë në qeveri atyre ministrave. Se çfarë fjalori u përdor. Nga ato që thotë ë Parlament dhe ato që thotë në qeveri, del dhe ka një javë që bëhet interesant me zorrën qorre. Kërkon të mbulojë çdo gjë që debati të mos përqendrohet tek e vërteta. Ndaj unë them që më 14 maj është fitorja e të gjithë shqiptarëve.
Gruaja ia plas së qarës në takimin e Ramës në Fier
Kryeministri Edi Rama vijon turin e tij të fushatës. Teksa ishte sot në Fier, ai prezantoi një grua të ekipit, e cila papritur loton.
Rama u habit nga sjellja e saj, duke e pyetur më pas se çfarë i ndodhi. Socialistja tha se lotët po i dalin për shkak të emocioneve.
Biseda:
Rama: Kjo është kampionja e socialistëve të Fierit. Ç’ke mo zemër? Unë thashë se do kërcejmë bashkë, ti qan.
Gruaja: Kam emocione.
Rama: Po mirë mo, ja sa të përmend unë dy veta e të dalin emocionet.
Deputetët kërkojnë rritjen e pagave, pakt mes socialistëve dhe demokratëve
Deputetë të majtë dhe të djathtë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë janë bërë bashkë për të bllokuar një projektligj të qeverisë për rritjen e pagave në administratën shtetërore. Kryetari i komisionit të ekonomisë, Eduard Shalsi është kujdesur që “pakti” mes PS dhe opozitës të mos regjistrohej nga kamerat dhe tetë minuta pasi nisi mbledhja e komisionit i kërkoi stafit që kamerat të fiken e për rrjedhojë edhe sistemi i regjistrimit audio të komisionit të mos regjistronte.
Një burim nga mbledhja e komisionit bëri të ditur se Shalsi e kishte diskutuar këtë propozim më parë edhe me disa deputetë të tjerë përpara se ta hidhte për diskutim në mbledhje.
“Unë e kam biseduar këtë çështje edhe me disa deputetë dhe do ta shtrojmë edhe këtu”, e hapi diskutimin pa kamera Shalsi. Gjatë mbledhjes së komisionit janë marrë shembuj të disa profesioneve si ai i mësuesit që me rritjen e pagave sipas deputetëve, do të paguhen më shumë se deputeti.
Në draftin e propozuar nga qeveria parashikohet që rroga e Presidentit të Republikës nga 257 mijë lekë në muaj që është aktualisht të rritet në 425 mijë lekë në muaj. Sot rroga e një deputeti është sa 61 për qind e pagës së Presidentit. Nëse qeveria do të kishte ruajtur të njëjtin koeficient për deputetët, për shkak të rritjes së rrogës së Presidentit edhe pagat e tyre do të rriteshin në të njëjtin raport.
Por në projektligj Ministra e Financave ka propozuar që koeficienti për pagën e deputetëve të ulet në 36.9 për qind e rrogës së Presidentit.
Si rezultat, edhe pse rroga e Presidentit rritet me 65 për qind, paga e deputetit nuk ndryshon për shkak të uljes së koefiçentit.
E njëjta skemë është ndjekur edhe me pagën e Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, ministrave dhe disa funksionarëve të tjerë të lartë.
Burimet bënë të ditur se deputetët do të paraqesin disa amendamente ku do të kërkohet respektimi i hierarkisë aktuale të pagave, çka do të thotë se me rritjen e pagës së Presidentit, rritet automatikisht edhe paga e deputetit. Amendamentet do të diskutohen pas zgjedhjeve së bashku me projektligjin e qeverisë.