Aplikacion
Momente terrori kanë përjetuar qindra kalimtarë në Vicenza të Italisë, kur një emigrant maroken humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Autori arriti t’i rrëmbente pistoletën një efektivi dhe plagosi kolegun e tij, por më pas efektivët e tjerë u përgjigjën me zjarr duke e lënë të vdekur në vendngjarje.
Ngjarja u regjistrua në rrugën Fara Vicenti, kur policia mori një telefonatë se një burrë kërcënonte kalimtarët në rrugë duke bërtitur ‘Allah akbar”. Në vendngjarje mbërritën disa efektivë të cilët tentuan ta qetësonin burrin, por pa efekt.
Në momentin që u përpoqën ta neutralizonin, ai arriti t’i merrte pistoletën një polici dhe qëlloi të tjerët. Në këtë pikë, në kushtet e vetëmbrojtjes karabinierët u kundërpërgjigjën.
Tashmë një hetim ka nisur për të zbardhur përgjegjësitë për këtë ngjarje.
Ashley Graham shpallet gruaja më s*eksi në botëAshley Graham, modelja 35-vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve është shpallur “gruaja më seksi në botë” nga revista Maxim. Modelja plus size është vendosur kopertinën e numrit ‘Hot 100’ të revistës. Ajo la pas emra të mëdhenj si Margot Robbie, Cara Delevingne dhe Ana De Armas.
Në intervistën që dha, ajo foli për trupin e saj në ndryshim dhe rëndësinë e “përqafimit të formave të ndryshme të trupit”. Ajo u tregua e sinqertë për strijat dhe lëkurën e saj t pasi mirëpriti binjakët me bashkëshortin Justin Ervin në janar 2022. Graham ndau gjithashtu se me të, trupi i saj është si i gjithë të tjerëve.
“Gjithmonë po ndryshon dhe gjithmonë po evoluon”.
Graham ka një nga llogaritë më të njohura në Instagram të modelimit plus size në botë, me 20 milionë ndjekës në profilin e saj. Shumica e postimeve të saj janë foto nudo apo zbuluese të saj, ku ajo tregon “të metat” e saj trupore dhe i vë në pah, duke i përcjellë mesazhet e saj audiencës.
Arrestohet shoferi i kryebashkiakut të PS, ishte në gjendje të dehurDitën e sotme është arrestuar shoferi i kryebashkiakut të Pukës Gjon Gjonaj.
Mësohet se Sokol Frroku është ndaluar në Vorë, dhe pasi i është bërë testi i alkoolit, ka rezultuar i dehur.
Raportohet se po ashtu ka kundërshtuar patrullën e policisë, duke tentuar që të ikë, ndërsa më pas është vënë në pranga.
Joe Biden konfirmon rikandidimin për President i SHBA-ve, por sondazhet e nxjerrin keqJoe Biden është pyetur shumë herë nëse do të kandidojë sërish për president, por sonte, në prag të ditës që pritet ta shpallë zyrtarisht, ai e konfirmoi pjesëmarrjen e tij në garë.
Ai duket se ka hequr pengesën e vetë-imponuar, atë të miratimit nga familja e tij. Ekipi i Biden shpreson që një rizgjedhje do të siguronte mandatin e dytë të Biden, por sondazhi i fundit tregon një histori tjetër.
Sipas një sondazhi të ri të NBC, vetëm një në katër amerikanë miraton vendimin e tij për të kërkuar një mandat të dytë.
“Nuk e kuptoj pse kam ngrënë aq shumë dru”, Jori flet për fëmijërinë e sajBanorja e “Big Brother Vip”, Jori Delli ka ndarë me konkurrentët e tjerë një episod nga fëmijëria e saj. Me nota humori ajo shprehet se kur ka qenë e vogël e kanë rrahur prindërit.
Për këtë, ajo çuditet dhe nuk e gjen dot arsyen pse e kanë rrahur, pasi, sipas saj, dilte me nota shumë të mira në shkollë.
“Tashi unë qesh, por kur isha e vogël më rrihnin mua. Po, sinqerisht nuk e kuptoj se pse kam ngrënë aq dru kur isha e vogël. Se unë isha dhe shumë e mirë në shkollë, merrja nota shumë të mira, isha me të gjitha 10”, tha Jori.
Arrestohet shqiptari në Itali, dyshohet se është “koka” e rrjetit të trafikut të drogësNjë shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se është ‘koka’ e një rrjeti të trafikut të drogës.
Mediat e huaja shkruajnë se ndalimi i shqiptarit është bërë fundjavën që lamë pas, më datë 22 prill në Ankona. Gjatë kontrollit policor, janë gjetur dhe sekuestruar gjysmë kg hashash, kokainë, 450 euro dhe një pistoletë kalibri 9 të kompletuar me fishek.
Në jetën e përditshme, shqiptari ‘fshihej nën maskën’ e një shitësi makinash të përdoruar.
I dyshuari u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe për trafik droge.
Makina merr flakë në ecje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, shpëton mrekullisht shoferiMbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, ka marrë flakë një automjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D. T., i cili ka qenë në lëvizje.
Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e paraprake dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.
Prokurorimet në duart e të huajve, Rama do kontraktojë një kompani ndërkombëtareQeveria do të ndryshojë ligjin e prokurimeve publike. Këtë fakt e bëri publik vetë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës që mbajti në Forumin Ekonomik që po mbahet në Tiranë.
Shefi i qeverisë u shpreh se do bëhet spostimi i të gjithë sistemit të prokurimit në një agjenci të vetme dhe se do të kontraktojnë agjenci të huaja, të cilat kanë kualifikimet dhe specializimet në këtë fushë.
“Kjo është e mundshme falë teknologjisë dhe ndërkohë do të bëjmë spostimin komplet të gjithë trupës, të gjithë sistemit të prokurimit në një dorë, një agjenci kombëtare e prokurimeve me disa ndryshime shumë të vogla të natyrës teknike dhe do të kontraktojmë partnerë ndërkombëtarë, siç thashë UNOPS-in apo agjenci të ndryshëm të tjera që e bëjnë këtë punë dhe që nga ky moment, asnjë ministri dhe asnjë KVO shqiptare, kjo fjala KVO është kthyer në makthin e jetës sime, quhet Komision Vlerësimi i Ofertave, dhe janë ato grupet pastaj që i shikoni që arrestohen si grup dhe dalin në televizor, KVO filan, KVO filan, nuk do ketë më punë me këtë punë, sepse bëjmë mijëra e mijëra prokurime dhe kemi një numër KVO që është marramendës”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se “ky do jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm dhe jam i bindur që me këtë lehtësim biznesi do lehtësohet, njerëzit e KVO-ve do lehtësohen, do merren me punët e tyre, qeveria do lehtësohet dhe me siguri Shqipëria do lehtësohet dhe raportet përkatëse do të lehtësohen dhe ne do të ngjitemi shumë më lart në vlerësimin për luftën kundër korrupsionit dhe suksesin e saj”.
Ai u ndal dhe te çështja e pagave dhe mungesa e krahut të punës. Rama theksoi se ka ikur koha e shfrytëzimit të krahut të punës dhe se kompanitë që kapen në shkelje, sidomos ato në sektorin e ndërtimit, nuk do mund të marrin leje ndërtimi. Mes tjerash, ai tha se qeveria do vijojë të luftojë informalitetin në ekonomitë, pasi për kryeministrin Rama kjo skemë ndikon edhe tek mosrritja e pensioneve.
“Koha e shfrytëzimit të krahut të punës ka mbaruar. Asnjë punonjës shqiptar nuk mund të shfrytëzohet më. Jetojmë në një sistem që ne nuk mund të vëmë pagat për sektorin privat, pro ne kemi përgjegjësi që në të bëhemi front ipërbashkët kundër shfrytëzimit të punonjësve. Investitorët e krijojnë vetë infomalitetin, nuk e krijon qeveria. Luftën ndaj informalitetit do ta vijojmë siç e kemi bërë”, theksoi Rama.
Për herë të fundit u pa në aeroportin e Rinasit, zhduket 22-vjeçarja nga BurreliNexhmie Lika, 22 vjeç me origjinë nga Burreli rezulton e zhdukur prej datës 19 prill.
Për herë të fundit, vajza është parë në aeroportin e Rinasit, pasi është kthyer nga Italia.
Kanë qenë familjarët e 22-vjeçares të cilët kanë ngritur alamrin në polici.
Gjithashtu ata kanë bërë me dije se 22-vjeçarja gjatë kohëve të fundit ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.
“Vajza ka hyrë në Republiken e Shqipërisë më datë 19.04.2023 ora 20:09 në PKK Rinas dhe ka humbur kontaktet me familjarët pasi është me probleme të shëndetit mendor.”
Kushdo që mund ta gjejë ta shoqërojë në komisariatin më të afërt.
VIDEO/ Prag tragjedie, avioni për pak rrëzohet gjatë ngjitjes. 50 000 persona e ndjekin live
Kryeqyteti i Nepalit Kathmandu për pak u përball me një tjetër tragjedi gjatë orëve të mbrëmjes së sotme teksa një avion i kompanisë Fly Dubai humbi një motor gjatë ngritjes në ajër.
Në rrjetet sociale u shpërndanë menjëherë pamjet e një lëmshi zjarri që vërtitej në qiell mbi aeroport duke kërkuar që të ulej sërish në tokë, teksa ata që e shihnin po luteshin që të mos përsëritej tragjedia e pak muajve më parë ku humbën jetën dhjetëra persona.
Avioni Boeing 737 ishte nisur për në Dubai por u detyrua që të qendronte disa minuta në qiell deri sa shkarkoi karburantin për t’u ulur në një aeroport aty pranë.
E gjithë kjo tragjedi u ndoq live nga rreth 50 mijë persona.