zoom

Day ArchiveNjë “puthje” nga Raspadori vendos në minutën e 93-të Juve-Napoli

Napoli mundi 1-0 Juventusin në xhiron e 31-të të Serisë A dhe u ngjit në +17 ndaj Lazios së vendit të dytë dhe e sheh gjithnjë e më afër pushtimin e Scudettos.

Në “Allianz Stadium” u zhvillua një ndeshje e luftuar dhe e ekuilibruar.

Napolitanët dominuan për sa i përket posedimit të topit, ndërsa bardhezinjtë protestuan për një gol të anuluar nga Di Maria në finale.

Megjithatë ndeshja u vendos nga një puthje e Raspadorit në minutën e 93-të.

Sulmuesi italian mposhti Szczesny me një gjuajte të bukur me këmbën e majtë pak minuta pas hyrjes në fushë.

Për bardhezinjtë, të rikthyer në vendin e tretë pas kthimit të 15 pikëve, është nokauti i tretë radhazi në kampionat. /zoom.al/

Ke kryer marrëdhënie intime me Luizin poshtë jorganit? Kiara flet për herë të parë

Pas daljes për herë të dytë nga shtëpia e “Big Brother”, Kiara Tito ka dhënë edhe njëhërë intervistën e saj për emisionin Fan Club.Ajo ka sqaruar shumë gjëra, propozimin e papritur, raportin me Efin dhe komentet e opinionistëve.

Mirëpo nuk u la pa përmendur një çështje që është komentuar shumë nga publiku, moderatorja u pyet nëse ka kryer marrëdhënie nën jorgan me Luizin.

Ajo tha se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë, por sa herë janë mbuluar vetëm janë puthur.

“Jo nuk ka ndodhur asgjë poshtë jorganit, thjesht putheshim, ndonjë masazh kështu dhe normal që s’ka ndodhur gjë. Normale që s’do e bënim kurrë aty, e kemi thënë që nga fillimi”, tha Tito.

Gjithashtu ajo tha se pas daljes ajo nuk është penduar për asgjë sepse i ka fituar të gjitha gjërat që donte.

FOTO/ Ky është automjeti me të cilin vrasësi i Ardian Nikulajt u largua nga Lezha

Makina që shihni në foto është automjeti me të cilin vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj u largua nga Shëngjini, pas krimit.

Mësohet se ky automjet e ka pritur autorin në fshatin Kukel, dhe aty ai ka hipur së bashku me motorin që përdori për të lëvizur fillimisht. Pasi ka hipur në automjet, ai është larguar në drejtim të Velipojës.

Pavarësisht provave të ndryshme materiale të administruara, pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të ndryshme policia, nuk është ende pranë identifikimit të autorit apo bashkëpunëtorëve në vrasjen e biznesmenit.

Deri në gjetjen e një prove të vlefshme policia dhe prokuroria po thellojnë pista hetimore që lidhen kryesisht me aktivitetin social politik dhe ekonomik të viktimës por edhe gjakmarrjen.

Thyhet dera e KZAZ në Kavajë, persona të paidentifikuar janë futur brenda godinës

Thyhet dera e KZAZ në Kavajë. Në shkollën 15 Marsi, në lagjen nr 3, ku ka qenë dhe vendndodhja e kësaj KZAZ-je, është thyer dera nga persona të paidentifikuar.

Nga burimet mësohet se, ata janë futur në brendësi të godinës dhe janë larguar menjëherë pasi janë vënë re nga kalimtarë të rrugës.

Policia ndodhet në vendngjarje, po ende nuk dihen shkaqet.

Priten informacione të mëtejshme.

Aksident tragjik, gruaja përplas për vdekje vajzën e saj 7-vjeçare

Dramë në Casalnuovo, në provincën e Napolit në Itali. Një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga makina e drejtuar nga nëna e saj.

Vajza e vogël ka ndërruar jetë menjëherë.

Gruaja, e hipur në një Audi A3, duke u kthyer mbrapsht, humbi kontrollin e makinës, duke përplasur vogëlushen dhe një të njohuren e saj. Kjo e fundit shpëtoi pa dëmtime.

Fillimisht u përfol për një makinë pirate. Karabinierët po verifikojnë pse disa dëshmitarë raportuan këtë version.

Hipoteza është se ata u përpoqën të mbronin gruan.

Trupi dhe automjeti u sekuestruan me urdhër të magjistraturës së Nolës.

Graciano Tagani shpërthen ndaj Kiara Titos: U fut vetëm për klikime, më vjen keq për të

Graciano Tagani pjesë e panelit të e misionit ‘E Diell’ ka folur së fundmi për Kiarën duke deklaruar se e njeh prej kohësh dhe e ka shoqe.

Balerini profesionist tha gjithashtu që më vjen keq për të sepse është futur komplet ndryshe vetëm për disa klikime.

”Me vjen keq shumë për të sepse unë e kam shumë shoqe dhe para se të futej kemi biseduar gjatë ajo atë natyrë ka të çiltër të mire por herën e fundit ajo u kthye vetëm për të marrë to pak klikime qime që kishte humbur se e shikoi se ishte sjell keq me Luizin dhe do dilte më mirë në sytë publikun nëse sillet më mire. Ajo nuk mund të ndryshojë për dy javë ajo nuk është kiara më vjen keq për të.”- tha ai

Partizani mund Bylisin dhe mban ritmin e Tiranës kryesuese, fiton edhe Kastrioti

Partizani mundi Bylisi 2-1 për llogari të javës së 30 të Abissnet Superiore dhe mban ritmin e Tiranës, duke mos i lejuar të shkëputen edhe më tepër në krye të klasifikimit.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 18, me Arinaldo Rrapaj që e dërgoi topin në rrjetë. Bylisi barazon po në pjesën e parë, me brazilianin Esquerdinha që shënoi në minutën e 34-t.

Partizani kaloi sërish në avnatazh në pjesën e dytë me Da Silva-n, që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55.

Në minutën e 85 gjyqtari akordon sërish penallti për Partizanin, por VAR-i i heq mundësinë Carës të ekzekutojë 11 metërshin. Pas rishikimit të pamjeve në monitor, arbitri vendos të anullojë penalltinë e dhënë.

Ndërkohë, Cara ishte i pafat edhe në kohën shtesë, kur anësori i anullon golin e shënuar për pozicion jashtë loje.

Në ndeshjen tjetër të së dielës Kastrioti mundi 1-0 Kukësin në “Elbasan Arena” dhe mban gjallë shpresën për mbijetesë. /zoom.al/

Martohet vajza e legjendës së muzikës Lionel Richie, dalin pamjet nga ceremonia madhështore

Vajza e legjendës së muzikës Lionel Richie, modelja Sofia Richie, 24 vjeç ka kurorëzuar në martesë dashurinë me Elliot Grainge, 30 vjeç, CEO i një kompanie diskografike.

Çifti u martua me një dasmë luksoze në Francë, ku të ftuar ishin edhe shumë personazhe VIP.

Sofia dukej shumë elegante me fustanin e bardhë nga Chanel, teksa në altar u shoqërua nga i ati.

Kristi ngacmon Jorin por modelja e lë me “gisht në gojë”:Je i butë,unë i dua më mashkullorë (VIDEO)

Pas romancave të vazhduara në BBV, Kristi s’ka lënë pa ngacmuar edhe modelen, Jori Della.

Pas romancave të vazhduara në BBV, Kristi s’ka lënë pa ngacmuar edhe modelen, Jori Della.

Ndonëse Kristi mendon se Jori ka një pëlqim për të, kjo e fundit e hedh poshtë supozimin e tij.

Por përveçse e mohon, Jori madje thotë se nuk u përputhen karakteret.

Jori tha se ajo është më “mashkull” se Kristi dhe se ajo kërkon dikë që të ketë karakter më të fortë.

I pranishëm gjatë kësaj bisede ishte edhe Qetsori. I pyetur nga Jori lidhur me Kristin, Qetsori u shpreh se Kristi nuk është tip i keq, por mbase jo për Jorin.

Duke folur me batuta, Jori u shpreh se asaj do i bien në kurriz të gjitha gjërat e shtëpisë, duke qenë se do dominoi në marrëdhënien e saj me Kristin.

Berisha: Rama u premtoi shqiptarëve rrogën e 13, ua mori edhe rrogën e 12-të

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës për bashkinë Dropull ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të qeverisë Rama.

“Monizmi e ndalon dhe kohën. Po pse, sepse nuk përfill qytetarin, nuk përfill interesat e tij”, tha Berisha duke ju referuar qëndrimeve të kreut të qeverisë.

Berisha: Në vitin 2012-2013 kam ardhur këtu dhe biznesmenët tuaj të shkëlqyer, njerëz të suksesit, njerëz me kontribute të mëdha në ekonominë e mëdha të Dropullit dhe të vendit, më kërkuan mua zgjidhjen e problemit të energjisë. Natyrisht zgjidhja donte një investim dhe kjo ishte unaza e jugut. Unaza e jugut është ndërtuar, por zgjidhja nuk është bërë. Nuk ka sjellë linjat e tensionit që i duhen industrisë së kësaj zone.

Për të ua ilustruar pak më tutje. Në vitin 2012 inauguruam ujësjellësin e Tepelenës, i cili kishte ujë për 24 për Tepelenë. Natyrisht ajo ishte faza që sollën ujin në qytet, por tani për tu bërë realitet, duhej bërë investimi në tubacione në pallate dhe brenda në qytet. Aty ku e lamë, aty e gjeta ditën e premte. Përsëri Tepelena pa ujë. Monizmi e ndalon dhe kohën. Po pse, sepse nuk përfill qytetarin, nuk përfill interesat e tij.

Ai thotë ikni, ikni, do të marr indianë, do të marr nga Srilanka. Po pse të mos rrinë këta që janë këtu. Pse të mos punojnë këta që janë këtu, pse të mos ndërtojnë jetën e tyre këta që janë këtu, por u dashka të marrim nga India, nga Srilanka. Çfarë tregon me këtë, tregon përçmimin që ka për qytetarin, tregon se nuk ka asnjë ndjenjë për ta. Ndaj dhe ngriu rrogat.

Pse shtrëngohet dara e varfërisë rreth shqiptarëve, sepse i ngriu rrogat për 10 vite. Rrogat u ngrinë miqtë e mi, por çmimet nuk u ngrinë. Çmimet u ngritën, u ngritën dhe vetëm me rritjen e çmimeve nga viti 2021-2022, secili nga ju ka shpenzuar për ushqime 430 mijë lekë më shumë. Pra ka shpenzuar dy pensione më shumë, një rrogë më shumë.

Njeriu që premtoi rrogën e 13, ua mori edhe rrogën e 12-të. Njeriu që premtoi, dy gjëra tha do ju bëj unë dhe më bëni përgjegjës personal, legalizimet dhe ujin e pijshëm. Absolutisht e gjeta Tepelenën aty ku e lashë. Legalizimet i ka shndërruar në sistemin më të tmerrshëm të ryshfetit.