zoom

Day ArchiveSulmuesi shqiptar Emir Sahiti mahnit në Kroaci, shënon në versionin Quaresma | VIDEO

Hajduk i Splitit mposhti me rezultatin 2-0 Varazdin, në kuadër të javës së 30-të të kampionatit kroat.

Futbollisti shqiptar Emir Sahiti shënoi golin e dytë duke e vendosur fitoren në kasafortë.

EMIR SAHITI DOUBLES THE LEAD WITH AN ABSOLUTE GOLAZO!!!
📽️ @SamoHajduk27pic.twitter.com/XzYmRYwXcc

— Football Report (@FootballReprt) April 22, 2023

Perla e tij mahniti tifozët dhe komentatorin e ndeshjes duke realizuar në stilin Quaresma.

Ky ishte goli i katërt në kampionat për sulmuesin kosovar, ndërsa ka dhënë edhe 3 asiste. /zoom.al/

Shehi i sinqertë: Kjo është formula e vetme për të dal kampion…

Tirana mundi 1-0 Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe sheh nga titulli kampion.

Trajneri Orges Shehi, u shfaq i lumtur për fitoren ndërsa tregoi se kjo është mënyra e vetme për të fituar titullin

”Në këtë fazë të kampionatit më interesojnë vetëm pikët. Nuk më interesojnë fare as loja e asgjë tjetër. Kemi problemet tona. Katër zëvendësimet tona ishin të katërta të detyruara. Abazaj duhet falenderuar që po luan me një kohë. Ne do të kërkojmë t’i marrim ndeshjet një nga një, për të mos menduar që tani për derbin. Më vjen mirë që e kemi bërë. Këtë fazë ëshë shumë i rëndësishëm përqendrimi, vlerësimi i situatave. I lëshojmë territorin kundërshtarit, por nuk kemi panik. Pavarësisht se i kemi dhënë 80% të territorit, rastin më të pastër e kemi pasur ne. Kemi bërë edhe ne lojë të bukur, por nuk kemi dalë fitimtarë në fillim të kampionatit. Unë të gjitë lojtarët e mi i konsiderojë lojtarë elitar. Janë lojtarë që duan të vendosin emrin e tyre në histori, nuk mendojnë për pagesat që janë sot për nesër“, tha Shehi. /zoom.al/

“Nuk debatoj me dikë që më thotë mashtruese”/ Efi dhe Kiara përplasen sërish me njëra-tjetrën

Prime i mbrëmjes së sotme ka pasur sërish në qëndër të vëmendjes krisjen e miqësisë mes Luizit, Kiarës dhe Efit.

Vajzat kanë akuzuar njëra-tjetrën për manipulim, ku madje Efi e quajti Kiarën gjatë spektaklit të kaluar një njeri fallco. Pas klipit që u shfaq me momentet e debatit mes tyre apo komentet e banorëve, vajzat janë përplasur sërish.

Pjesë nga diskutimi:

Kiara: Efi hedh kunja. Më vjen shumë keq se nuk dua të fokusohem më në ç’ka ndodhur jashtë. Shoh që Efit nuk i interesojë, nuk i bëhet shumë vonë për mua, e kuptoj këtë gjë me energji. Nuk do doja të zgjatesha shumë se duket sikur do vazhdojë gjatë gjithë kohës kjo gjë. Nuk dua të vazhdojë debat me një person që më thotë mashtruese më duket shumë e ulët.

Efi: Nuk di çfarë të them më shumë, dëgjova një mashtrim tjetër. Kiara më ka pyetur vetë sa folloë kam shkuar, sapo ka dalë nga shtëpia. Mund të them që nuk më intreson asnjë mendim në këto momente. Luizi nga ana tjetë tregon pjelkurinë e tij. Për të fituar ai shkel çdo gjë. Me aq sa do rrijë do përpiqem të arrijë finale. Ne e gjetëm gjuhën bashkë, por papritur ata u distancuan përsëri nga unë.

Bledi: Për mua është një debat fiktiv, një lojë.

Qetsori: Efi ka ardhur me mendimin që ajo me Luizin do të ishin shokë. Kam dyshimet e mia për Efin. Kiara po mbron më shumë marrëdhënien e saj. Unë i jap të drejtë Kiarës.

Efi: Mendimi i Qetsorit nuk më intereson fare.

Dea: Nuk më duket lojë. Luizi e ka nisur si lojë dhe e ka bërë në një mënyrë shumë të shëmtuar, e ka prekur te pika e dobët për ta bërë të ndihet keq. Ajo që ka lënduar më shumë Efin është që Kiara nuk e ka ndaluar Luizin t’i bëjë këo gjëra Efit.

Zhaklin: Nuk dua të flas shumë, por Efi tha një të vërtetë. Ajo e pësoi vetë nga Luizi dhe e kuptoi këtë gjë pikërisht tani kur ai e goditi njësoj si gjithë banorët e tjerë. E vetmja mënyrë që të arrijë në finale, është pikërisht që të luajë vetëm. Më vjen mirë që për herë të parë tha një të vërtetë.

Arbër: Mendoj që të dyja vajzat janë duke përdorur pak kartën e viktimizimit. Javës që shkoi kam thënë që Efi po ndërton lojën e saj. Pa hyrë në shtëpi mendoj që Efi vërtetë ka hyrë për të shijuar, por pas asaj që ndodhi kur hyri po kuptoj që e dëshiron finale./ Zoom.al

Tirana mposht Vllazninë në klasike, Teuta fiton derbin me Erzenin

Tirana ka mposhtur Vllazninë në Shkodër 1-0 dhe hedh një hap të madh në rrugën drejt titullit.

Ndeshja ishte e luftuar dhe u vendos nga një gol i shënuar nga Kristal Abazaj në minutë ne 43-të.

Bardheblutë shkojnë në kuotën e 56 pikëve në krye të tabelës së klasifikimit pas javës së 30-të.

Ndërkohë në “Niko Dovana” Teuta ka dalë fituese në derbin me Erzenin.

Durrsakët kanë fituar me rezultatin 2-0, duke marrë tre pikët pas një periudhe të gjatë pa fitore.

Goli i parë mban firmën e Kallakut, që zhbllokoi shifrat në minutën e 64-t me penallti.

Ndërkohë në të 77-n ishte Lorenco Villa ai që hipotekoi fitoren.

Teuta del nga zona e ftohtë dhe barazon me pikë Erzenin. Këta të fundit vazhdojnë të humbasin terren në renditje.

Nga dëshira për Europë, tashmë shijakasit mbërthehen nga paniku i mbijetesës, teksa gjenden vetëm 5 pikë larg vendit të 9. /zoom.al/

Olta Gixhari zbulon për herë të parë foton e bashkëshortit (FOTO)

Olta Gixhari është nga personazhet më të përfolura të momentit.

Pjesëmarrja në “Big Brother VIP Albania2” e vuri në qendër të vëmendjes, por ajo ka arritur gjithmonë që jetën private ta mbajë larg medias sidomos bashkëshortin.

Ndonëse për të ka folur vazhdimisht edhe gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, Olta portretin e Dorit e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një video teksa po kalon kohë me bashkëshortin dhe djalin e saj duke zbuluar për herë të parë portretin e tij edhe pse me një foto paksa të zbehur.

Elvana Gjata sonte në “Big Brother VIP Albania”

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore.

Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Vetëm pak më parë Elvana ka postuar në Tik Tok një video, ku u ka dhënë ndjekësve një lajm të rëndësishëm e shumë të bukur, për të cilin dukej mjaft entuziaste dhe e lumtur. Mesa duket këngëtarja do të jetë pjesë e spektaklit të sotëm të “BBV2” , kjo pasi në fund të videos shkruhej: “Sonte në “Big Brother Vip 2”.

https://

@itselvanagjata Nje lajm i rendeshishem😍 #bbv2 ♬ original sound – Elvana Gjata

Elvana është “bërë pjesë” me këngët e saj në Big Brother, nëpërmjet dy banoreve, Kiarës dhe Efit, ku kjo e fundit shpesh është krahasuar për ngjashmërinë me këngëtaren.

Ronaldo nuk është më i njëjti, marrëdhënia me Georginën është krisur, çfarë e shqetëson portugezin

Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez nuk është më e mira, ndaj marrëdhënia e tyre është në një krizë të madhe dhe sipas mediave të huaja, për gjithçka fajin ka një vajzë nga Spanja, e cila e çmend portugezin e famshëm me sjelljen e saj.

Të dy janë bashkë që nga viti 2016, kanë dy fëmijë, por lidhja e tyre ka hyrë në krizë, pasi Ronaldo është inatosur për shkak të arrogancës së të zgjedhurit të saj që prej mbërritjes në Arabinë Saudite.

Gazetari Daniel Nascimento tregon se Cristiano nuk ka qenë i lumtur së fundmi, gjë që shihet edhe në fushën e futbollit.

“Ronaldo nuk është i lumtur. Georgina i kalon ditët në qendra tregtare dhe nuk është më qesharake për të kjo gjë. Ajo nuk bën asgjë tjetër – ajo thjesht shpenzon dhe shpenzon. Gjëja më e keqe është se ajo mendon se jeton sipas standardeve të tij, por ai nuk i pëlqen aspak sjellja e saj”, tha ai.

Gazment Bardhi fushatë kundër PD-së në Vaun e Dejës, mbështet kandidatin e Berishës

Pavarësisht se është pjesë e Partisë Demokratike zyrtare dhe jo e Rithemelimit, deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka dalë kundër kandidaturës së Klomentina Drinit në Vaun e Dejës e cila garon nën siglën e PD-së. Së fundmi ai ka mbështetur haptas Zef Hilën kandidatin e koalicionit Meta-Berisha në Vaun e Dejës, duke e konsideruar si kandidat potencial për të marrë drejtimin e bashkisë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Përmes një reagimi në Facebook, Bardhi thotë se presioni nga bandat në pushtet kërkon unifikimin e çdo opozitari rreth një kandidati të vetëm, për të mposhtur të keqen dhe për të bërë realitet ndryshimin.

Ai shtoi se 14 Maj është dita që Bashkia e Vaut të Dejës të çlirohet nga pengmarrja e Edi Ramës dhe ortakut të tij, Tom Doshi, për t’iu rikthyer punëve të mira të lëna pezull që në 2019.

Reagimi i Bardhit:

Në takimin me Kryesinë e Degës Vau i Dejës i shpreha gjithë mirëkuptimin dhe mbështetjen time për qëndrimin lidhur me zgjedhjet e 14 Majit. Situata e krijuar dhe presioni nga bandat në pushtet kërkon unifikimin e çdo opozitari rreth një kandidati të vetëm, për të mposhtur të keqen dhe për të bërë realitet ndryshimin.

PD ka paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës, me gra e burra, djem e vajza që e duan Vaun e Dejës dhe qytetarët e tij. Lista kryesohet nga z. Gjon Marku, ish kryetar bashkie, një personalitet i zonës dhe administrator lokal me integritet dhe profesionalizëm.

Së bashku me ekipin e kandidatëve për këshilltarë të PD ndamë qëndrimin e përbashkët se për 4 vjet Bashkia e Vaut të Dejës është marrë peng nga Tom Doshi, ortaku politik i Edi Ramës. 14 Maj është dita që Bashkia e Vaut të Dejës të çlirohet nga pengmarrja e Edi Ramës dhe ortakut të tij, për t’iu rikthyer punëve të mira të lëna pezull që në 2019.

Denoncimi i Berishës: Kandidati i Ramës do të sjellë në Sarandë, mafien e Durrësit

“Vjen me një mision të kobshëm”. Kështu u shpreh kryedemokrati Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës për Bashkinë, Ardit Cikuli, teksa nxori në pah faktin se Oltion Çaçi nuk ka asnjë lidhje me qytetin bregdetar përveç interesave klienteliste të grupeve të caktuara kriminale pranë PS.

Berisha e akuzoi kandidatin socialist si përfaqësues të mafies së Durrësit, e cila po kërkon terrene të reja për t’u vendosur, pasi sipas Berishës e ka të qartë humbjen e Emirjana Sakos përballë Igli Carës.

“Po marrim kandidatët, ja ku është zoti Cikuli, ja ku është zoti Shero. Ku është ai kandidati i Sarandës, a e dini ju kush është ai? Ju se njihni asnjë, nuk e njeh asnjë socialist. Ju them unë kush është ai. Asnjë socialist nuk e njeh. Ai vjen nga Durrësi, ai vjen me mision të kobshëm, ai vjen për të sjellë këtu mafian e tmerrshme të Durrësit.

Sepse e shofin se Durrësi po u ikën, Igli Cara do të fitojë dhe tani kërkojnë zona për veprimtarinë e tyre kriminale dhe mendojnë se mund të mashtrojnë sarandiotët. Po nga doli ai njëherë. Po si ka mundësi që Saranda me këta burra, me këto gra, me këta të rinj, të mos ketë një njeri për ta kandiduar, por do ta sjellim nga Durrësi pasi ka bërë shkollën e mafias së Durrësit. Ky është kandidati, ky është vlerësimi i Edi Ramës për Sarandën”, u shpreh Berisha.

Lideri i opozitës nuk shmangu as kritikat drejtuar kryeministrit Edi Rama për kërcënimin e hapur që i bëri sot qytetarëve në takimin elektoral, në Kamëz.

Sipas Berishës, paralajmërimi i Ramës ishte i qartë, se bashkitë që do të votojnë kandidatët e opozitës nuk do të marrin financime nga qeveria, por kryedemokrati nënvizoi se kryeministri do t’i nxjerrë lekët një e nga një.

“Sot Edi Rama ishte në Kamzë dhe foli si një pushtues i egër. Pati paturpësinë ti thotë qytetarëve të Kamzës, se po nuk votuat Rakip hajdutin nuk do të keni para, nuk do të keni para. Ja them këtu para jush, do të ti nxjerrim një nga një dhe mos guxo, se absolutisht pas 14 majit, kohërat tuaja janë të numëruara dhe do të ndjekësh fatin e mafias tënde.

Çfarë ndodh miqtë e mi. E përgëzoj Fatmirin, foli për socialistët me një respekt të palëkundur. Unë u them sot, se shqiptarët, është një moment për tu bashkuar, çfarë do partie që janë. Sekti i rilindjes është sekti më i egër, është sekti më i keq, është fara më e keqe që ka parë kjo tokë ndonjëherë”, tha Berisha.

Elon Musk nuk po gjen qetësi, humbet miliarda dollarë në më pak se 24 orë

Një luhatje shumë e madhe e pasurisë dhe shifrave të saj për Elon Musk, pak kohë më parë ai u shpall njeriu më i pasur në botë më pas ra nga froni dhe tani ka ndodhur diçka akoma dhe më e çuditshme. Pasuria e tij ka pësuar një goditje të rëndë duke rënë me 13 miliardë dollarë në vetëm 24 orë.

Në të njëjtën ditë kur raketa Starship e SpaceX shpërtheu në ajër pas lëshimit, edhe kompania e tij, Tesla, e makinave elektrike raportoi të dhëna tejet zhgënjyese në tremujorin e parë. Aksionet e Tesla-s ranë me 9,75% dhe fitimet me 20%.

Rënia që pësoi pasuria e Musk ishte humbja më e madhe që ai ka pësuar gjatë këtij viti. Megjithatë, edhe pse ai tashmë ka 13 miliardë dollarë më pak, pasuria e tij neto llogaritet në 164 miliardë dollarë.Ai renditet ende i dyti në listën e më të pasurve të botës, me Bernard Arnault që kryeson listën. Në anën tjetër, shkatërrimi i raketës Starship nuk është vlerësuar si një dështim nga Musk.