Aplikacion
Për shkak të mungesës së edukimit gjithëpërfshirës dhe të aksesueshëm seksual, mund të jetë e vështirë të marrësh informacione të dobishme dhe të sakta rreth seksit. Kjo është arsyeja pse puna e terapistëve të seksit si Joy Berkheimer, është kaq e rëndësishme. Ato i plotësojnë këto boshllëqe dhe u ofrojnë klientëve të tyre informacion të përshtatur, të aksesueshëm dhe korrekt për të përmirësuar jetën e tyre seksuale.
Dhe kjo nuk vlen për çifte. Berkheimer thotë se shumica e klientëve të saj janë gra single – dhe këto janë tre pyetjet që ajo merr më së shumti prej tyre.
#1 – Pse nuk përjetoj dot orgazmën?
Sipas Berkheimer, shumë pyetje lidhen me orgazmën. Së pari, pyetja është, ‘pse nuk e përjetoj orgazmën me një person tjetër?’.
Zakonisht, terapistja pyet nëse personi e përjeton orgazmën kur masturbohet. Nëse përgjigjja është po, atëherë duhet të punohet me pacientin për të kuptuar se çfarë mungon kur pacienti bën seks me dikë.
Arritja e orgazmës mund të jetë e vështirë për një sërë arsyesh dhe Berkheimer thotë se ka edhe njerëz që nuk e kanë përjetuar kurrë orgazëm ose që nuk e pëlqejnë seksin “solo”. Për shkak se ata nuk janë të sigurt se çfarë u pëlqen, nuk janë në gjendje t’ua komunikojnë dëshirat e tyre partnerëve. Kjo e fundit lidhet edhe me “turpin” dhe ndjesinë e parehatisë kur flitet për seksin.
#2 – Pse dua të bëj seks kaq shumë dhe/ose kaq shpesh?
Berkheimer thotë se në përgjithësi njerëzit janë kuriozë se si oreksi i tyre seksual krahasohet me të tjerët dhe se shumë pyetje rrotullohen rreth asaj nëse ata janë të etur në sasinë e duhur apo shumë (natyrisht, nuk ka sasi të duhur apo të saktë).
Në mënyrë të ngjashme me këtë, njerëzit pyesin nëse kanë një varësi ndaj seksit, sepse duan të bëjnë seks kaq shumë apo kaq shpesh.
Berkheimer thotë se ajo heziton të etiketojë dëshirën e dikujt për seks si një varësi, nëse nuk plotëson kritere shumë specifike; ajo shpjegon se seksologë dhe terapistë të ndryshëm përdorin korniza të ndryshme për të identifikuar varësinë ndaj seksit.
“Nëse po ju pengon të bëni gjëra normale në jetën tuaj, atëherë është problem”, thotë ajo. “Një varësi është një mosfunksionim.”
#3 – Pse nuk mund të lagem mjaftueshëm gjatë seksit?
Ka shumë arsye për thatësinë vaginale që përfshijnë: frikën, stresin, dehidratimin, hormonet, arsyet mjekësore dhe medikamentet që dikush mund të marrë. Mund të ketë të bëjë edhe me mendjen e dikujt që është diku tjetër gjatë seksit, thotë ajo.
Cilado qoftë arsyeja, nëse diçka po ndodh në trurin tuaj, ajo mund të prekë dhe organet seksuale. Trupi, organet gjenitale dhe truri janë shumë të lidhura.
Qeveria shqiptare pezullon vizat turistike për rusët, reagon AmbasadaQeveria shqiptare ka marrë vendimin për të pezulluar vizat turistike për shtetasit rusë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave dhe është bërë me dije nga Ambasada ruse në Tiranë.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ruse njofton se Shqipëria përjashton Federata Ruse nga lista e shteteve, shtetasit e të cilëve mund të hyjnë në Republikën e Shqipërisë për qëllime turistike nga data 1 maj deri në shtator 30 pa lëshuar vizë.
Tashmë, shtetasit rusë që posedojnë pasaporta të huaja të rregullt, duhet të lëshojnë vizë shqiptare në përputhje me qëllimin e udhëtimit.
Postimi i Ambasadës së Rusisë në Tiranë:
VËMENDJE QYTETARËT RUSË QË PLANIFIKOJNË TË VIZITOJNË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Me rezolutën e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë datë 20.04.2023 (hyrë në të njëjtën ditë) u ndryshua Rregullorja e saj nr.858 e datës 29.12.2021. “Mbi vendosjen e kritereve, procedurave dhe dokumenteve për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë”, ku deklaron se Federata Ruse përjashtohet nga lista e shteteve, shtetasit e të cilëve mund të hyjnë në Republikën e Shqipërisë për qëllime turistike nga data 1 maj deri në shtator 30 pa lëshuar vizë.
Me fjalë të tjera, për të vizituar Republikën e Shqipërisë këtë, si dhe në çdo periudhë tjetër gjatë vitit, shtetasit rusë që posedojnë pasaporta të huaja të rregullt, duhet të lëshojnë vizë shqiptare në përputhje me qëllimin e udhëtimit. Kujdes të shmangni keqkuptimet!
Ariana Grande këndon Elvana Gjatën, ja video viraleInteligjenca artificiale, AI, po thyen kufijtë në çdo kuptim të mundshëm.
Një nga trend-et e momentit në TikTok është përdorimi i saj edhe në muzikë, duke bërë që artistë të ndryshëm të këndojnë këmgë që le të themi në realitet, nuk do i kishin pjesë kurrë të repertorit. Njê shembull është ai i Kanye West, që është bërë viral pasi e kanë “bërë” të këndojë këngë të Lana Del Rey, Ed Sheeran apo Taylor Swift e shumë artistëve të tjerë.
Duke ndjekur këtë trend, dikush mendoni që të bënte Ariana Grande-n të këndonte një këngë të Elvana Gjatës, “Me ty”.
Transformimi është pëlqyer nga ndjekësit.
https://vm.tiktok.com/ZMYvurcBg/
Marrëdhënia më e folur e momentit mesa duket është në krizë.
CR7 dhe Georgina po jetojnë pa polemika në Arabinë Saudite, megjithëse zakonisht qarkullojnë zëra për një krizë të mundshme. E fundit vjen nga televizioni portugez, ku thuhet se portugezi duket i lodhur nga bukuroshja e njohur.
Kështu, shenjat e një marrëdhënie jo të mirë mes tyre janë të qarta sipas programit televiziv portugez “Noite das Estrelas”,
në kanalin CMTV.
“Ronaldo nuk është i lumtur. Georgina e kalon ditën e ngecur në një qendër tregtare në Riad dhe kjo është një nga arsyet pse Cristiano ka filluar ta shohë këtë histori jo qesharake. Nuk bën asgjë përveçse shpenzon, shpenzon dhe shpenzon. Dhe më e keqja, ajo mendon se është në nivelet e Cristianos. Ajo e vendos veten në një piedestal dhe atij nuk i pëlqen aspak” –tha Daniel Nascimento, gazetar dhe bashkëpunëtor i programit.
Debat mes dy ish-mikeshave, Efi-Kiarës: Më ke zhgënjyer!Një debat i fortë ka lindur midis dy ish-mikeshave Kiara dhe Efi, pas propozimit të Qetsorit për ta biseduar më gjatë.
Efi u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e Kiarës dhe Luizit kundrejt saj.
Nita pyeti Kiarën se përse mbështeti Luizin kur ai tentoi ti kthente gjithë banorët kundër Efit.
Kiara tha se në momentin që Efi kërkoi që ajo mos t’i afrohet e nuk do ta shohë më as me sy, ajo nuk nuk ka më punë me të.
Por Efi u shpreh se Kiara ka nisur lojën e saj me të që jashtë shtëpisë, pasi pa hyrë ende ato kishin folur dhe kishin qëndruar bashkë, e Kiara nuk i kishte thënë asgjë për hatërmbetjen e saj.
Dea Mishel ndërhyri në debat duke thënë se loja e Luizit ishte të nxirrte Efin shëmtuar në prime-n që shkoi dhe këtë gjë bëri, pasi duke njohur tipin e saj ‘shpërthyes’, e priste të kishte atë reagim.
Spektaklin që shkoi, u shfaq një video e Efit ku ajo përdorte fjalë joetike kundrejt Luizit prej situatave të krijuara mes tyre.
Efi ka shtuar se ato ishin fjalë që kushdo mund t’i përdorë në nerva e sipër dhe se Luizi po i përdorë kundër saj duke bërë një lojë jo të drejtë me të.
Plantacion me kanabis, arrestohen 4 shqiptarë në SpanjëNjë plantacion kanabisi është zbuluar në Spanjë.
Mediat e huaja shkruajnë se në pranga kanë rënë katër shqiptarë që ishin përgjegjës për kultivimin e lëndës narkotike. Gjithashtu theksohet se në zonë janë gjetur rreth 820 bimë marijuane.
Autoritetet kanë monitoruar zonën dhe kanë rënë në gjurmët e trafikantëve në periferi të Ulldecona.
Magazina ishte përshtatur me të gjitha mjetet për kultivimin e lëndës narkotike, që nga ndriçimi, vaditja apo produkte të tjera që përdoreshin nga trafikantët.
Detaje të reja/U vra në lokalin e tij, biznesmeni në konflikt me pjesëtarë të familjes KolndreuDetaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e biznesmenit 50-vjeçar Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Krahas pistave të gjakmarrjes, për shkak të përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Palaj që ka shkaktuar shumë viktima dhe pistës për motive politike, zbardhet edhe një tjetër konflikt që kishte politikani vendor Ardian Nikulaj i cili u qëllua për vdekje brenda lokalit të tij “Koral” në zonën e Shëngjinit.
Hetuesit kanë marrë në pyetje pjesëtarët e familjes Kolndreu. Para 3 vjetësh mësohet se pjesëtarët e familjes Nikulaj kanë rrahur Marsel Kolndreun.
Babai i Marselit ka treguar se djali i tij ka pasur një konflikt me Nikulajt dhe se 3 vite më parë është rrahur barbarisht me shkopa bejzbolli.
“Fëmijët e mi kanë pasur konflikt me Nikulajt. Ma kanë rrahur djalin barbarisht para 3 vitesh me shkopa bejzolli. E ka rrahur djali i Ardian Nikulajt dhe nipat. Iu kam çuar njerëz dhe iu kam thënë që pse ma rrahët djalin në këtë formë. Ardiani na është përgjigjur ‘rrini mirë’. Lajmin e vrasjes e kam marrë vesh nga lajmet dhe jam i gatshëm të përballem bashkë me fëmijët e mi se nuk kam lidhje me ngjarjen. Jam i gatshëm ti përgjigjem familjes Nikulaj që nuk kam lidhje me këtë ngjarje”, ka thënë babai i Marsel Kolndreut.
“Më tha largohu”, dëshmitë e punonjësve që panë vrasjen e biznesmenit në ShëngjinBanakieri i lokalit ku u vra biznesmeni Ardian Nikulaj dhe një mik i viktimës, panë gjithçka nga ekzekutimi me 7 plumba që ndodhi në pak sekonda.
Miku i Nikulajt, siç shihet edhe në këto pamje, është fare pranë viktimës dhe vrasësit, i cili në një moment i drejton edhe armën, teksa largohet me shpejtësi për nga dera.
Ai ka qenë ndër të parët që është marrë në pyetje nga policia. Në dëshmi personi i identifikuar si Dëshmitari X, veç dinamikës, tregon disa karakteristika të fizionomisë së vrasësit.
“Isha te dera edhe isha me fytyrë nga lokali nga Ardiani, kur më erdhi nga mbrapa nga ana e djathtë e imja, një burrë i gjatë. Ai më tha veç “largohu” dhe hyri brenda në lokal dhe shkoi në drejtim të Ardianit dhe qëlloi ndaj tij. Autori ishte i gjatë, trup i mbushur, kishte një zë të trashë, por theksin nuk e mbaj mend”.
Edhe banakieri i lokalit, që ishte në pronësi të viktimës, ka dhënë disa detaje mbi autorin, që mund t’i shërbejnë hetimit. Ai thotë se nga përshëndetja që bëri vrasësi, kishte kuptuar që ai fliste me dialekt nga Veriu, ose nga Shqipëria e Mesme.
“Rreth orës 12:30-13:00, unë kam qenë në banak, dhe i ulur në tavolinën përballë ka qenë pronari Ardiani, i vetëm. Në këtë kohë ka hyrë në lokal një person mashkull, i cili ishte trup i gjatë rreth 190 cm, i shëndetshëm, i cili mbante veshur një veshje të trashë dhe një jelek pune jeshil sipër rrobave, ndërsa në kokë kishte skafandër dhe dorën e kishte në çantë, me rrip të lidhur në trup. Pasi është afruar afër banakut na ka përshëndetur duke na thënë “si e kalut” dhe është afruar tek tavolina ku ndodhej Ardiani dhe pasi ka nxjerrë armën nga çanta ka filluar të qëllojë. Nuk kam arritur ta fiksoj fytyrën e tij, pasi ndodhi gjithçka shumë shpejt. Gjithashtu nuk jam në gjendje të them se nga cila zonë mund të ketë qenë, por mendoj se nga Veriu ose Shqipëria e mesme, pasi nuk m’u duk dialekt jugor”.
Në dosjen hetimore thuhet gjithashtu se në kuadër të hetimeve janë pyetur dy persona, babë e bir, me të cilët viktima ka pasur një konflikt 3 vite më parë me Nikulajn. Që të dy kanë mohuar që të kenë lidhje me vrasjen, ndonëse babai ka pranuar se biznesmeni 50-vjeçar i kishte rrahur të birin, ndërsa i biri e ka hedhur poshtë këtë pretendim.
Grupi hetimor po ndjek disa pista, kryesisht atë të konflikteve të mëparshme të viktimës.
“Si ndihesh që po të del Kiara këtë javë”/ Efi vijon ta ngacmojë, por si reagon LuiziTeksa qëndroni vetëm në verandën e shtëpisë, Efi pyeti Luizin se si ai ndihet tani që Kiara mund të largohet nesër.
Luizi u shpreh se i intereson vetëm fitorja e tij dhe asgjë tjetër nuk i bën përshtypje, qoftë dhe largimi i Kiarës.
Por Efi i tha se nëse vërtet nuk do i interesonte, nuk do ishte kthyer në një mosmirënjohës kundrejt saj.
Sulmi me armë në Kurbin, flet pronari i biznesit: Janë fikur kamerat e sigurisë, policia heshtFerhat Tugaj, pronari i biznesit që u sulmua me armë zjarri në Gjurmë të Kurbinit mbrëmjen e së mërkurës, ka folur për mediat duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Ai thotë se breshëria e armës ndodhi sapo kishin shkuar në shtëpinë e tyre, që e kanë në katin e dytë të ndërtesës. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.
Sipas tij, kamerat e tij të sigurisë janë fikur pak sekonda para se të nisnin të shtënat. Kamerat kanë fiksuar vetëm momentin kur para biznesit vjen makina e autorëve.
“Rreth orës 23:00, 23:20 të darkës, unë kam shkuar te dhoma ime. Mami doli dhe iku se i kemi shtëpitë ngjitur këtu, as u bënë 10 minuta kur u dëgjua breshëria e automatikut. Unë me mend se janë fishekzjarre se bëhet ndonjëherë ndonjë ditëlindje. E pashë që ishte më e fortë dhe normalisht u dëgjua shumë si zhurmë, u frikësova me thënë të drejtën. Nuk e di se si është puna, ku është puna, por me thënë të drejtën jam i tronditur. E kuptova se është thjesht një tip atentati ose ndonjë diçka për të frikësuar se normalisht një që ka diçka me mua personale vjen më kap mua, s’ka nevojë të vijë të futi plumba biznesit. U çova, erdhi dhe mami, pastaj normalisht mora policinë. Konflikte s’kam pasur kurrë në jetën time. Më bën përshtypje shumë reagimi i vonshëm shumë. Ngjarja ka ndodhur që parmbrëmë. Ata s’kanë ardhur të marrin kamerat e shtëpisë time, imagjino, prej këtu deri në Laç ke 30 biznese. Të gjithë kanë kamera. U mërzita dje, shkova te Drejtoria e Lezhës për të bërë një ankimim më tepër. Tani e kam në plan të shkoj në Tiranë, të bëj ankimim dhe atje.
Atje nuk më pritën në Lezhë, kërkova drejtorin, drejtori kishte punë se ishte në një ngjarje tjetër. Unë mendoj se në Shqipëri nuk ka shtet, sepse besoj unë, ka funksionuar e do funksionojë gjithmonë miku, kush ka lekë e të bëjë diçka më plus, kush s’ka lekë ngelet në vend. Të kesh frikë të jetosh në shtëpinë tënde, në hallet e tua, në shtëpinë tënde. Dyshimet e mia me thënë të drejtën nuk kam asnjë. Asnjë dyshim tek kurrkush. Dua drejtësi, vetëm drejtësi, kushdo që të jetë autori të shkojë te vendi ku i takon. Të paktën të rrish i qetë në punën tënde. Taksat i paguaj, kur vjen puna s’ke asnjë lloj sigurie.
Më ka ndodh një rast tjetër, kam pasur një punë makinash, se unë makina me qira jap këtu, më ka ndodhur një konflikt i vogël, kam shkuar në polici, kam bërë denoncim, veç deklaratë, marrin deklaratë aty edhe mbrapa ku jemi parë. Më shumë dëme materiale ka, rreth 7-8 mijë Euro jo më shumë. Më ka dëmtuar më shumë pjesa e ngjarjes që ka ndodhur se sa dëmtimi. Kur hapa kamerat për të parë ngjarjen, shifet shumë qartë makina që vjen këtu, ndalohet para oborrit aty edhe fiks 4-5 sekonda vetëm stakohen kamerat edhe mbrapa dëgjohet breshëria, domethënë nuk e ka kapur fare”, tha Ferhat Tugaj.