Aplikacion
Pas tërheqjes së padisë nga ana e Noizyt, me emrin e vërtetë, Rigels Rajku, Gjykata e Durrësit sot (20 prill) caktoi arrest shtëpie për Kleviol Ahmetaj, që duket se nuk ka ndryshuar asgjë.
Klevioli, i njohur me emrin e artit Clevio Serbiano, sapo la qelinë i është kthyer zakonit të tij, duke u futur “live” në TikTok. Në këtë dalje të tij pas arrestimit ai ka folur në lidhje me situatën ku nuk i ka kursyer edhe “shakatë” në lidhje me reperin
“E pranoj që e kam thënë qe do e vras me kallash, po e kam thënë sepse kjo është Shqipëria edhe ndodhin këto gjëra. Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë. Ai më ka thënë jo se po tëkapa. Kjo e jona është dashuri dhe urrejtje. Se po të mos jesh ti (Noizy) nuk kam me kë të merrem, por edhe po të jesh ti më vjen inat pse je. Nuk e di çfarë i thotë ajo kokë e madhe, kokë qen sharri. Bën si i keq, por nuk e ka zemrën e keqe. E ka zemrën si lepurush i vogël. Trembet dhe e kap ankthi. Ore bello nuk do të luaj më. Ta keni të sigurt, unë shokë me atë nuk bëhem. Nuk jam ai tjetri (Stresi).”
Kujtojmë që Noizy më 13 prill paraqiti një padi për arrestimin e Klevios pasi sipas tij i shkaktonte ankth dhe frikë me kërcënimet e tij në TikTok.
Mirëpo shumë ndjekës iu vunë kundër reperit për faktin që e kishte denoncuar Cllevio-n, ndërsa vendimi i Noizy-t për t’u tërhequr duket se i qetësoi ujërat.
Ofendime të rënda midis Luizit dhe Deas: Ti je fundërrinë!Strategjia e re e Luizit për të nxjerrë nga vetja dhe nga shtëpia Efin i ka vënë atij kundër edhr banorët e tjerë të shtëpisë.
Luiz Ejlli ka nisur që prej mëngjesit të së mërkurës një fushatë kundër një prej banoreve të shtëpisë, Efit. Mirëpo, duket se jo gjithçka ka shkuar siç duhet, pasi ai ka hasur në rezistencën e disa prej konkurrentëve të tjerë.
Luizi ka vendosur që t’i quajë të gjithë banorët pa karakter dhe çapaçulë. Pas akuzave të këngëtarit, nuk ka munguar as përgjigjja e Deas, e cila i tha se ai është 40 vjeç dhe nuk e di akoma se kush është.
Luizi: O njerëz pa karakter, o çapaçula!
Dea: Ti njëherë që flet për karakter nuk e di…
Luizi: Ti je e fundit, ti je fundërrina!
Dea: Kur flet ti për karakter mos ngelt njeri në këtë planet. Ti nuk di akoma kush je, vajte 40 vjeç.
Një dasmë madhështore për Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn? Ja e vërtetaNjë tjetër dasmë për Arbana Osmanin? Kështu po përflitet në rrjet për të dhe të dashurin e saj e Eduart Grishaj. Madje, përflitet për “një dasmë madhështore”.
Në portale qarkullon lajmi se dasma do të mbahet në “Lago di Como” të Italisë, ndërsa burime për Anabel thonë se dasma do të bëhet në Firenze. Sidoqoftë, vendndodhja nuk dihet ende me saktësi.
Asnjë prej dyshes nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare, por thuhet se do të jetë një dasmë e madhe me miq, familjarë dhe personazhe publikë.
Lidhja e Arbanës dhe Eduartit është “zbuluar” nga publiku në shkurt të vitit 2019. Një vit më pas, në tetor të 2020-ës, ata u bënë prindër të një djali, Diellit.
Në vitin 2022, erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Zoi.
Arbana është gjithashtu nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin Ardit Kero.
Megjithatë, kjo për të, do jetë *dasma* e parë dhe do gënjenim nëse nuk do tregonim që jemi shumëëë kuriozë për çdo detaj, nga vendi deri te grimi dhe fustanet.
Eurostat: Inflacioni në Shqipëri u ul, por ushqimet vazhdojnë shtrenjtiminInflacioni në Shqipëri, sipas metodës së Eurostat, ra në 5.5% gjatë muajit mars 2023. Sipas metodës së Instat, po për të njëjtin muaj rezultoi 5.3%. Inflacioni i harmonizuar rezulton ndjeshëm më i ulët në raport mujor dhe vjetor, ndonëse grupet kryesore vijojnë rritjen, edhe me dy shifra. Kjo sepse, çmimi i naftës që përcakton treguesin e transportit, ka pësuar rënie të ndjeshme.
Në matjet e Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve në raport vjetor i përket grupit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 10.4%, pasuar nga mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje me 6.7%, argëtim dhe kulturë me 5.5% dhe veshje dhe këpucë me 4%. Transporti është ulur me 2.3%
Në raport mujor, ushqimet dhe pijet joalkoolike bashkë me argëtimi dhe kulturën, janë shtrenjtuar me 2.3% nga shkurti në mars. Transporti është ulur me 0.6%.
Krahasuar me vendet e tjera të Europës ndërkohë, norma vjetore e rritjes së çmimeve në vendin tonë prej 5.5% në mars rezulton të jetë mes vendeve me inflacion të ulët dhe nën mesataren e unionit, e cila është 8.3%. Turqia dhe Hungaria raportohen si vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 50.6% dhe 25.6% përkatësisht, pasuar nga Letonia dhe Çekia me 17.2% dhe 16.5%.
Shporta e produkteve ku Eurostat bazohet për matjet, ka një tjetër përmbajtje nga ajo e INSTAT dhe dy produkte më pak.
Video/Pamjet tronditëse nga momenti i vrasjes së biznesmenit Nikulaj me 8 plumbaËshtë publikuar video tronditëse nga vrasja e biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj, mesditën e së mërkurës, ngjarje e cila vijon të mbetet pa autor. Ashtu si duket në këtë video nga Zoom.al autori futet qetësisht në lokal dhe qëllon me armë 7 herë Nikulajn dhe më pas largohet.
Vjehrri që ndodhej në ato momente në lokal ka treguar se kur ka parë autorin, ka menduar se ishte postier. “Ruaju pak…hapu…” Këto ishin fjalët e vetme, mes vrasësit të maskuar si motorist dhe vjehrrit të viktimës Ardjan Nikulajn.
Pasi ka kryer ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar sërish me motorin e tij me targa të huaja, ku nga këqyrja e kamerave të sigurisë ai ka përshkuar itinerarin e rrugës nacionale nga Shëngjini në drejtim të Lezhës, dhe deri në fshatin Gjadër ku ka humbur dhe gjurmët. Autori ka përshkuar me motor plot 20 kilometra, duke iu shmangur pa u vënë re dhe një pike kontrolli policore që ndodhej në hyrje të Lezhës. Pikërisht në fshatin Gjadër, nuk përftohen më pamje të kamerave të sigurisë, duke e bërë të pamundur zbulimin e mëtejshëm të intenerarit përfundimtar të vrasësit.
Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër. Nga 7 plumbat e shkrepura nga pistoleta tip “TT” në drejtim të biznesmenit Nikulaj, vetëm 5 prej tyre e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit, ku plumbi fatal, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ishte ai në pjesën e ballit, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të biznesmenit.
Ligji për Arbitrazhin/ 6 rastet e refuzimit nga Qeveria të vendimeve nga gjykata ndërkombëtareView this post on Instagram
Qeveria duket se nuk do të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, por do të vendosë rastet kur mund të mos pranojë vendimet që Strasburgu merr kundër Tiranës zyrtare.
Sipas projektligjit të miratuar së fundmi, janë gjashtë raste gjithsej ku refuzohet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare.
“Refuzimi ndodh kur sipas dispozitave që janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë, mosmarrëveshja nuk mund të jetë në juridiksionin e gjykatës së arbitrazhit që ka dhënë vendimin”, thuhet në projektligjin e miratuar së fundmi nga qeveria.
Rastet e tjera lidhen kur përbërja e autoritetit të arbitrazhit ose e procedurës së arbitrazhit nuk ishte në përputhje me marrëveshjen e palëve ose mungon një marrëveshje e tillë, apo ku gjykata konstaton se: objekti i mosmarrëveshjes nuk mund të zgjidhet me arbitrazh sipas legjislacionit shqiptar dhe ekzekutimi i vendimit do të ishte në kundërshtim me rendin publik.
Kohët e fundit pati një debat në lidhje përplasjet e qeverisë me çështjen e biznesmenit italian Beccheti, ku shteti shqiptar humbi çështjen në gjykatën ndërkombëtare të Arbitrazhit dhe u ndëshkua me 110 milionë euro dëm. Për këtë arsye kryeministri Edi Rama pati deklaruar se mund të merrej konsideratë që Shqipëria të dale nga Arbitrazhi.
NENI 47
Shkaqet për refuzimin e njohjes së vendimit përfundimtar të arbitrazhit të një shteti të huaj përfshijnë rastet kur:
a) sipas dispozitave që janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë, mosmarrëveshja nuk mund të jetë në juridiksionin e gjykatës së arbitrazhit që ka dhënë vendimin;
b) palët në marrëveshjen e arbitrazhit, në bazë të ligjit të zbatueshëm për to, nuk kishin zotësi të plotë për të vepruar, ose marrëveshja në fjalë nuk është e vlefshme sipas ligjit, të cilit i janë nënshtruar palët ose mungon ndonjë përcaktim sipas ligjit të vendit ku është dhënë vendimi ose palës kundër së cilës jepet vendimi;
c) kërkesëpadia nuk i është njoftuar palës tjetër në mungesë, në mënyrë të rregullt e në kohë, për t’i dhënë atij mundësi që të mbrohet apo nuk i është dhënë njoftimi i rregullt për caktimin e arbitrit ose të procedurës së arbitrazhit ose pala ka qenë e paaftë për të paraqitur rastin e saj;
ç) vendimi trajton një mosmarrëveshje të paparashikuar në marrëveshjen për arbitrazh ose nuk hyn në klauzolën për arbitrazhin ose përmban vendime për çështjet që tejkalojnë fushën që i nënshtrohet arbitrazhit; Megjithatë në qoftë se vendimet për çështje që i nënshtrohen arbitrazhit mund të veçohen nga ato që nuk i janë nënshtruar, ajo pjesë e vendimit, e cila përmban vendime për çështje që i nënshtrohen arbitrazhit, mund të njihet dhe të ekzekutohet;
d) përbërja e autoritetit të arbitrazhit ose e procedurës së arbitrazhit nuk ishte në përputhje me marrëveshjen e palëve ose mungon një marrëveshje e tillë;
dh) gjykata konstaton se: objekti i mosmarrëveshjes nuk mund të zgjidhet me arbitrazh sipas legjislacionit shqiptar; ii.ekzekutimi i vendimit do të ishte në kundërshtim me rendin publik.
Berisha thirrje Ramës: Hajde përballemi. Sa tendera u ke dhënë familjarëveIsh-kryeministri Sali Berisha, në prezantimin e kandidatit për zgjedhjet lokale për bashkinë Tepelenë, Baftjar Imeri, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të kenë një debat të dy dhe të nxjerrin detaje nga tenderat e fituara nga familjarë të të dyve.
Ai ka akuzuar Ramën se i ka dhënë tendera miliona euroshe kunatit dhe thjeshtrës së tij, ndërsa ka shtuar se me afera të tilla i janë vjedhur edhe vendeve europiane mbi 2 milionë euro.
“Paraja po shkon e gjitha tek qeveritarët dhe klientela e tyre, që tashmë janë jo vetëm biznesmenë por familjarët e tyre.
I them Ramës hajde këtu t’i bëjmë radiografi njëri tjetrit. I ke dhënë baxhanakut dhe thjeshtrës mbi 100 tendera.
Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista, të cilat jo shqiptarëve por edhe europianëve i kanë vjedhur 2 mln euro. Hajde zoti Edi para këtyre burrave ose ku të duash dhe nxjerrim familjarët e ki dhe të tutë sa tendera kanë fituar. Zero. Sepse ky është ligji.
I vëllai i bashkisë së Matit vetëm në ujësjellësin e Tiranës ka fituar 30 mln euro tenda. I vëllai mi Qefalisë fiton miliona euro tendera në Kamzë. Paratë i ndajnë me njëri tjetrin e shkelmojnë ligjin”, tha Berisha.
U arrestua gjatë iftarit, çfarë deklaroi për pistoletën Ramazan RrajaDetaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i bujshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë, ku policia vuri në pranga të shumëkërkuarin Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së, Rahman Rraja.
Nga raportimet e mediave bëhet me dije se i riu, i njohur edhe si “Xon Rraja” së bashku me Luis Konomin, e njohur si “Çupja” i Elbasanit janë arrestuar në ambientet e një lokali pranë “Urës së Goles” në Fushë-Krujë, ku kishin shkuar për iftar pas agjërimit.
Një “pakujdesi” nga ana e Rrajës, i cili sipas policisë fshihej prej muajsh në trekëndëshin Durrës-Lezhë-Tiranë, ka bërë kështu që një nga emrat më të kërkuar nga SPAK, të përfundojë pas hekurave.
Ndërkohë personi në shoqërinë e tij Luis Konomi është lënë sot në burg nga Gjykata pasi akuzohet se ka kërcënuar me jetë biznesmenin Eral Myftaraj për tenderin e druve të Bashkisë së Tiranës, pasi ishte kontaktuar nga babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani, të cilët po ashtu gjenden pas hekurave.
Sakaq, policia ka marrë dëshminë e Ramazan Rrajës, i cili është treguar i rezervuar përpara hetuesve për armën që iu gjet në brez, një pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
Nipi i deputetit socialist Rahman Rraja ka thënë se kjo armë nuk ishte e tija, por nuk ka pranuar të flasë më shumë mbi personin që e dispononte apo që ja ka siguruar atë.
Rraja sipas Policisë duke qenë se ishte në kërkim kryente lëvizje të mirë kontrolluara, duke ju shpëtuar postoblloqeve dhe kontrolleve rutinë.
Ndërkohë mësohet se pas arrestimit të tij po verifikohen ambientet ku qëndronte nipi i deputetit të Krujës.
Rraja pritet të dalë nesër para GJKKO-së për masën e sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij, ku akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Rrumit dhe Andi Malokut, ku ky i fundit mbeti i vdekur.
Ngjarje e rëndë në Laç/ Qëllohet me breshëri plumbash drejt një biznesi, policia fsheh ngjarjenNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Laç, ku një biznes është qëlluar me armë zjarri.
Nga raportimet paraprake mësohet se është qëlluar me rreth 30 plumba një biznes çka ka sjellë thyerjen e xhamave, por edhe panik në zonë.
Duket se deri tani nga autoritet policore kanë fshehur ngjarjen pasi nuk ka asnjë raportim në lidhje me të shtënat me armë zjarri.
Një dasëm në horizont/ Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë në martesëArbana Osmani dhe Eduard Grishaj kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Çifti i cili është në një marrëdhënie prej disa vitesh tashmë, duket se kanë vendosur të marrin këtë hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre.
Thuhet se moderatorja dhe regjisori do e realizojnë ceremoninë e tyre martesore në “Lago di Como” të Italisë.
E duket se në kurorëzim nuk do të mungojnë jo vetëm familjarët por edhe shumë personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos. Sa i përket këngëtarëve të cilët do të performojnë në dasmë, Arbana duket se ka ftuar Anxhela Peristerin, Brunon dhe Klajdin dhe Yll Limanin.
Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, ndërsa moderatorja ka dhe djalin e madh Jonin, nga martesa e saj e parë.