zoom

Day ArchiveKeisi bën postimin e parë pas daljes nga BBV: Qenka bërë telenovelë hyrja ime

Mbrëmjen e djeshme, Keisi Medini ishte e eleminuara e mbrëmjes në bazë të votave të publikut. Ditën e sotme ajo i është kthyer realitetit si dhe ka parë e lexuar se si është gjykuar loja e saj nga publiku.

Po kështu, Keisi bëri postimin e parë pas daljes. Duke falenderuar mbështetësit, ajo nuk harroi të ironizojë edhe situatat që i ndodhën brenda, duke e quajtur hyrjen e saj një telenovelë.

“Zoti i bekoftë të gjithë ata që më mbështetën & vazhdojnë të më mbështesin dhe ata që më kanë gjykuar dhe ofenduar. Dëgjoj që nuk dhashë asgjë aty brenda por të paktën mesa shoh qenka bërë telenovelë hyrja ime në bbv2 që tregon që kam dhënë diçka pa dashur. Mbi të gjitha jam pranë familjes time tani dhe njerëzve të mi të dashur, shumë dashuri për të gjithë,”- shkroi Keisi në Instagramin e saj./ Zoom.al

Shqipëria përsëri në Arbitrazh, Ylli Ndroqi kërkon 128 mln euro dëmshpërblim

Shqipëria është paditur sërish në Arbitrazh, këtë herë nga biznesmeni Ylli Ndroqi. Ky i fundit ka paditur qeverinë shqiptare duke kërkuar  128 milionë euro dëmshpërblim, kjo për sekuestrimin e televizionit Ora News që sipas tij pretendohet se është kryer në shkelje të njëanshme të disa kontratave, që kompanitë e tij kanë pasur me shtetin shqiptar.

Padia i është dorëzuar në mënyrë zyrtare qeverisë shqiptare dhe tre ditë më parë Avokatura e Shtetit ka shpallur tenderin për të përzgjedhur studion ligjore, që do të mbrojë shtetin shqiptar në Arbitrazh.

Mosmarrëveshjet tregtare mes një shtetasi shqiptar dhe qeverisë së Shqipërisë gjykohen në gjykatat administrative të vendit. Por bashkëshortja e pronarit të Ora News, Mimoza Ndroqi rezulton të ketë nënshtetësinë bullgare, çka i mundëson asaj ta padisë qeverinë shqiptare në Arbitrazh për shkeljen e traktatit dypalësh të investimeve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Dëmi i pretenduar

Në vitin 2015 qeveria shqiptare firmosi një kontratë koncesioni për ndërtimin e një porti jahtesh në Durrës me kompaninë koncesionare Albania Bay Marina. Pjesa më e madhe e aksioneve të Albania Bay Marina zotërohej nga pronari i i RTV Ora, Ylli Ndroqi me 50%, ndërsa gjysma tjetër ndahej mes kompanisë shqiptare ISDC me 30% dhe asaj bullgare, Quentin Ltd me 20%. Por investimi nuk u realizua asnjëherë për shkak edhe të problemeve me pronësinë.

Ndroqi pretendon se qeveria shqiptare ka shkelur në mënyrë të njëanshme kontratën e Portit Turistik, duke mos i vënë në dispozicion terrenin e premtuar në kontratë. Veç dështimit të Portit, biznesmeni Ndroqi pretendon se ka pësuar dëme nga qeveria edhe në disa kontrata të tjera që ai ka patur për ndërtimin e një resorti turistik, lejen minerare për shfrytëzimin e një miniere kromi si dhe disa licensa për ndërtim hidrocentralesh.

Përveç këtyre, pretendimet e tjera të biznesmenit lidhen me sekuestrimin e pasurive nga autoritetet shtetërore, përfshirë televizionin Ora News. Për të gjitha këto pretendime, Ndroqi kërkon nga shteti shqiptar një kompensim prej 128 milionë euro, një shifër kjo pak më e madhe se sa kompensimi që fitoi një tjetër ish pronar mediash, biznesmeni italian Francesco Becchetti.

Pashkë dhe Ramazan, fotot më të bukura të kësaj jave

Nga festimet e Pashkëve tek ato të muajit Ramazan, kjo është përzgjedhja e fotove më të bukura rreth botës gjatë kësaj jave, sipas Reuters.

Rritja e pagave/ Ekspertët flasin për pasojat e vendimit të qeverisë

Nën moton “Pagat e reja”, kryeministri i vendit Edi Rama ka premtuar dyfishim të pagës mesatare deri në vitin 2024, duke arritur në këtë mënyrë majën historike.

“Do të mbërrijmë kryelartë në 900 euro pagë mesatare“, është shprehur kryeministri Edi Rama.

Ekspertët e ekonomisë e shohin më skepticizëm këtë premtim.

“Rritja e pagave është premtuar në mënyrë të tillë që është e krahasueshme me firmat piramidale. Ka 0 shanse që qeveria t’i rrisë pagat 900 euro brenda vitit 2024. Është një deklaratë absurde dhe një gënjeshtër elektorale e pacipë. Nuk është e mundur që në një ekonomi që rritet me 5% në vit, ti të bësh lëvizje, pra rritje pagash me 20% në vit, sepse paratë dalin po nga kjo ekonomia që rritet me 5% në vit. Nuk mundet që paratë të dalin nga asgjëja.

Një faktor tjetër që është shumë i rëndësishëm, duhet të kemi parasysh që Edi Rama I ka bërë lekët koncensione dhe nuk i ka bërë paga. Kështu që përsa kohë ai ka bërë koncensione dhe kontratat koncensionare vazhdojnë të paguhen, natyrisht që nuk ka para për të paguar paga më të larta. Është gënjeshtër e pacipë e një kryeministri që është përballë përgjegjësisë që ka 10 vjet në qeveri dhe ekonomia nuk rritet.

Një situatë e tillë ka ekzistuar në Serbi, një dekadë pas rënies së Millosheviçit, kur qeveria bënte zgjedhje një herë në dy vjet. Sa herë bënte zgjedhje rriste pagat me 20%, kjo gjë shkaktonte rritje të çmimeve me 20%, pastaj bëheshin zgjedhje dhe rifillonte nga e para gjithçka.

Ne nuk jemi në të njëjtat kushte, pasi Banka Qendrore është e pavarur dhe nuk ka dhënë shenja që do të financojë qeverinë drejtpërdrejt, rrjedhimisht që kjo mbetet një përrallë paraelektorale”, shpjegon Gjergji Erebara, ekspert për Ekonominë./TCH

56 të vdekur nga sulmi i përgjakshëm në Sudan midis dy drejtuesëve të vendit. Pse ndodhi konflikti

Të paktën 56 persona janë vrarë dhe 595 janë plagosur pas një konflikti të përgjakshëm midis ushtrisë sudane dhe forcave paraushtarake atje.

Sindikata e mjekëve të vendit tha se vdekjet erdhën gjatë luftimeve të vazhdueshme të shtunën, me ambasadat e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA në qytet që të dyja u kërkonin qytetarëve të tyre të qëndrojnë brenda.

Përleshjet midis ushtrisë sudane dhe forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) u ndezën rreth pallatit presidencial dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Khartoum, ndërsa të dyja palët luftuan për kontrollin e vendeve simbolike.

Të dy partitë krijuan një partneritet pas rrëzimit të ish-udhëheqësit Omar al Bashir në vitin 2019, por shefi i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al Burhan ka qenë presidenti de fakto i vendit që nga një grusht shteti ushtarak në tetor 2021 .

Të shtunën, forcat e armatosura të Sudanit hodhën poshtë çdo mundësi për negociata midis dy palëve, duke shkruar në faqen e saj në Facebook se “nuk do të ketë negociata apo dialog deri në shpërbërjen e RSF-së paraushtarake”.

Luftimet që kanë shpërthyer në kryeqytetin sudanez, Khartoum, dhe gjetkë në vend janë rezultat i drejtpërdrejtë i një lufte të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit.

Që nga një grusht shteti në tetor 2021, Sudani është drejtuar nga një këshill gjeneralësh dhe ka dy ushtarakë në qendër të mosmarrëveshjes.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është kreu i forcave të armatosura dhe në fakt presidenti i vendit. Dhe zëvendësi i tij dhe udhëheqësi i RSF-së, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur më mirë si Hemedti. Ata nuk kanë rënë dakord për drejtimin në të cilin po shkon vendi dhe lëvizjen e propozuar drejt sundimit civil.

Një nga pikat kryesore të pengesave është mbi planet për të përfshirë RSF-në prej 100,000 trupash në ushtri dhe se kush do të drejtonte më pas forcën e re./BBC

Sherri live/Ronaldo-Beniadës: Ti u ke zënë vendin e punës të tjerëve. Beniada: Ik lëpihu Luizit

Dy ish-konkurrentë të  BBVA janë përplasur, njëri nga edicioni parë dhe njëri që sapo doli nga ajo shtëpi. Ronaldo Sharka dhe Beniada Nishani janë zënë pas një komenti që Ronaldo ka bërë kundrejt saj.

Në rubrikën “Në Trotuar” në E diell në Top Channel, Beniada iu përgjigj duke i thënë që të shkojë të lëpihet tek Luizi.

“Nuk e kuptova pse të paska mbetur hatri kaq shumë me një koment,” tha Ronaldo.

Beniada: Ti zemra vogël të erdhi inat që nuk ece në Big Brother dhe nuk bëre asgjë aty.

Ronaldo: Ti mund të kesh arritur në finale të BBVip, por unë të paktën e kam një karrierë gazetareske jashtë, ndryshe nga ti që s’di të flasësh dhe i ke zënë vendin të tjerëve.

Beniada: Ik more, e kemi parë si shan njerëzit, shko lëpihu te Luizi, llapazan.

“Varfëria, faktori kyç i largimit të shqiptarëve”/Ekspertët britanikë flasin me të rinjtë në Tiranë

Studiues dhe ekspertë britanike ishin javën e kaluar në Shqipëri, për të mbledhur fakte në lidhje me emigrimin e të rinjve shqiptare drejt Britanisë së Madhe.

Një prej tyre ishte edhe Dr Krish Kandiah i Fondacionit Sanctuary, i cili paralajmëroi se “shumë të rinj do të bëjnë kalimin e rrezikshëm nëse nuk bëhet më shumë për të hapur rrugët ligjore dhe për të ulur varfërinë në vend”, raporton media britanike “The Mirror”.

Dr Kandiah tha se varfëria ishte një “faktor shtytës” i madh për largimin e të rinjve nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kur isha për herë të fundit në Shqipëri në vitet 1990, ishte zyrtarisht vendi më i varfër në Evropë me më shumë njerëz që udhëtonin me kuaj dhe karroca sesa makina. Megjithatë, ndërsa qytetet janë modernizuar shpejt, ka pjesë të vendit që janë lënë pas nga zhvillimi”, tha ai.

Një faktor tjetër, që sipas tij po i nxit të rinjtë të shkojnë ilegalisht në Britani është edhe “kërcënimi i qeverisë së Rishi Sunak, për të ndaluar varkat e vogla”.

“Bandat përfitojnë nga kjo, duke ofruar marrëveshje speciale, duke sugjeruar se vdekja e Mbretëreshës ose dorëheqja e Boris Johnson ofron një mundësi një herë në jetë për një kalim më të sigurt”, tha ai.

Duke intervistuar një grup të rinjsh në Kamëz, një qytet pranë kryeqytetit Tiranë, Dr Kandiah zbuloi se të gjithë ata kishin një anëtar të ngushtë të familjes që kishte udhëtuar në Angli me një varkë të vogël, thuhet në shkrimin e “Mirror”.

Ai tha: “Ata kishin shkuar për “para të shpejta” shumica kishin shkuar për të punuar në ekonominë gri – në lavazhe dhe ndërtim.”

Dr Kandiah i tha gazetës se bandat kriminale janë të aftë në mediat sociale, duke tunduar të rinjtë të bëjnë kalimin me premtimin e stileve të jetesës luksoze dhe makinave të shpejta.

Një student, 22-vjeçari Ervin, tha se ëndrra e tij ishte të bëhej menaxher hoteli, ndërsa theksoi se nuk do të kalonte në mënyrë ilegale.

“Historia ka treguar se paratë e shpejta vijnë me shumë vështirësi”, tha i riu shqiptar, duke shtuar se “Jeta është e vështirë kudo dhe nuk jemi të vetmit që kemi ikur”.

Dr Kandiah shprehet se shumë njerëz shkojnë në Shqipëri për të pushuar, ndërsa të rinjtë e këtij vendi largohen. Pse ndodh kjo, shtron pyetjen ai.

Ai shprehet se misioni i tij faktmbledhës në Shqipëri zbuloi 3 faktorë kryesorë shtytës dhe 3 faktorë kryesorë tërheqës.

Faktorët shtytës

“Faktori i parë shtytës që hasa ishte varfëria ekonomike. Kur isha për herë të fundit në Shqipëri në vitet 1990, ishte zyrtarisht vendi më i varfër në Evropë me më shumë njerëz që udhëtonin me kuaj dhe karroca sesa makina. Megjithatë, ndërsa qytetet janë modernizuar me shpejtësi, ka pjesë të vendit që janë lënë pas nga zhvillimi. Rritjet globale të çmimeve e kanë bërë ndarjen edhe më të theksuar, duke lënë shumë familje më të varfëra dhe më të dëshpëruara se kurrë më parë.

Faktori i dytë shtytës është mungesa e mundësive. Një grup të rinjësh më shpjegoi se si mund të fitonin dy herë më shumë në një kantier ndërtimi në Mbretërinë e Bashkuar se çdo punë që mund të imagjinonin të bënin në Shqipëri. “Nuk ka asgjë këtu për ne,” thanë ata.

Faktori i tretë i shtytjes tha ai është se në këtë epokë të migrimit global, shumica e shqiptarëve largohen përmes rrugëve legale. Ata që janë me arsim të lartë dhe të aftë shfrytëzojnë mundësitë për të studiuar ose punuar jashtë shtetit. Mjekët kanë shkuar në Gjermani. Financierët janë joshur në Amerikë. Me këtë eksod kombëtar, të rinjtë shqiptarë pa rrugë legale luajnë bixhoz për t’u kontrabanduar në Angli për të punuar në ekonominë gri, për shembull duke punuar në një lavazh makinash.

Faktorët tërheqës

Faktorët e tërheqjes janë po aq të fortë. E para dhe më e dukshme është tërheqja nga bandat e organizuara kriminale që përfitojnë nga pabarazitë në rritje në Shqipëri dhe zhgënjimet.

Ata ofrojnë aspiratë për ata që jetojnë pa shpresë dhe mundësi, duke premtuar kalime të lira dhe të lehta nga Calais. Kostoja e para prej 3000 paund mund të paguhet pas mbërritjes përmes punës.

Faktori i dytë tërheqës është reputacioni i Britanisë. Shqiptarët kanë dëgjuar se ka mungesë të fuqisë punëtore në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë përshtypjen se Britania, me kryeministrin e saj aziatik dhe sekretarin e brendshëm, është më pak raciste se vendet e tjera evropiane. Çdo ditë ata shohin rolin e jashtëzakonshëm që luan Mbretëria e Bashkuar në industrinë e muzikës, televizionit dhe filmit. Reputacioni ynë i fortë për demokracinë, lirinë dhe drejtësinë duket se i kapërcen titujt kundër emigracionit.

Faktori i tretë tërheqës është, për ironi, kërcënimet e Britanisë për të ndaluar varkat e vogla. Bandat përfitojnë nga kjo, duke ofruar marrëveshje speciale, duke sugjeruar se vdekja e Mbretëreshës ose dorëheqja e Boris Johnson ofron një mundësi një herë në jetë për një kalim më të sigurt.

 

Efi i kërkon Luizit të bisedojnë për diçka të rëndësishme, këngëtari: Ik se flasim nesër. Kam frikë

Pas prime-t të së martës, teksa Kiara qëndronte me Luizin në shtrat, Efi i ka kërkuar kënëgëtarit disa herë që të çohet dhe të flasin për diçka të rëndësishme

Pas prime-t të djeshëm, teksa Kiara qëndronte me Luizin në shtrat, Efi i ka kërkuar këngëtarit disa herë që të çohet dhe të flasin për diçka të rëndësishme.

Por Luizi u shpreh se ndihej i lodhur dhe nuk mund të çohej nga shtrati madje me batutë i tha se ka frikë.

Efi ka këmbëngulur disa herë por Luizi se prishte fare terezinë.

Efi: Çohu të thashë more ou. Çohu se do flasim një gjë të rëndësishme, je mësuar me këta të tjerët ti.

Luizi: Kam frikë, po ik flasim nesër

VIDEO | Taulant Seferi nuk di të ndalet në Ukrainë, gol tripikëshi te Poltava

Taulant Seferi i ka dhënë fitoren skuadrës së Vorskla Poltavës në kampionatin ukrainas, për të mbajtur skuadrën e tij në mesin e tabelës dhe për të përmirësuar statistikat e tij personale në këtë edicion.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm të ndeshjes së sotme të luajtur në transfertë ndaj Çernomorets Odesa, për t’i dhënë skuadrës së tij tre pikë shumë të vlefshme për renditjen e kampionatit.

Ai mori topin në të majtën dhe pasi shkopi në qendër, gjeti hapësirën që me një gjuajtje të befasishme të çonte topin në rrjetë.

Ky ishte goli i 9 i këtij edicioni për Seferin, i cili aktualisht është golashënuesi i tretë më i mirë i kampionatit ukrainas, i kaluar vetëm nga Bujalski i Dinamo Kiev me 11 gola dhe Dovbyk i Dnjipro me 18 gola. /zoom.al/

GoFundMe në emër të tij, reagon Luizi: Jam kategorikisht kundër

Ditën e sotme, në “Big Brother 2 Fan Club” u transmetua një video e xhiruar më 21 mars 2023, në të cilën Luizi kërkonte që të mbyllej llogaria e hapur.

Në videon ekskluzive, Luizi informohet mbi llogarinë që është hapur jashtë shtëpisë dhe thotë: “Para për mua? Për çfarë? Po kush e mori këtë iniciativë?” dhe më pas merr informacionin se llogaria është hapur pas takimit të Luizit me kunatin e tij.

“E para e punës, numri i llogarisë ku është?” pyet Luizi dhe njoftohet se është hapur në Amerikë dhe mëson që familjarët janë dakord. Më pas, banori i “BBVA” shprehet: “Do të isha dakord nëse kjo iniciativë do të përdorej për në këtë mënyrë që po e them tani fjalë për fjalë: Të përdorej imazhi im, emri im që ato fonde të mblidheshin dhe unë t’i jepja. Pra, thjesht t’i mbaja, t’i mblidhja, që t’i jepja për një familje në nevojë, për një rast, për një emergjencë. Në këtë mënyrë, do të pranoja, por, (për) përfitimet personale, unë si Luiz jam kategorikisht kundër dhe nuk pranoj që të përdoret as imazhi im, as emri im, (nga) qofshin ata familjarët e mi, qoftë kushdo tjetër”.

Më tej shprehet:

“U them që nëse nesër unë dal jashtë dhe nuk i kam mundësitë të strehohem, unë e bëj thirrjen, por duke qenë jashtë”, duke shtuar se për shkak të kushteve të formatit, nuk është në dijeni se çfarë bëhet jashtë.

Si përfundim, vijon:

“Të ndalohet dhe të mos përdoret fare për mbledhje fondesh imazhi im, emri im, për sa kohë jam këtu brenda”.

Në muajin mars, kunati i Luizit, hapi një llogari GoFundMe në emër të këngëtarit dhe njoftoi fansat e Luizit:

“Përshëndetje të gjithëve! Pas kërkesave të shumta dashamirëse nga të gjithë fansat e Luizit, kemi hapur këtë GoFundMe për Luizin, që menaxhohet nga familjarët e tij”, duke bashkëngjitur edhe linkun e donacioneve./Zoom.al