zoom

Day Archive“Whatsapp-i përgjohet”/ Artan Hoxha zbulon platformat që përdorin politikanët shqiptarë

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Opinion” se politikanët shqiptarë përdorin platforma komunikimi si telegram dhe sinjali për të shmangur përgjimin. Gjithashtu Hoxha tha se Whatsapp është një platformë që mund të përgjohet.

“Sot politikanët tanë çfarë pëerdorin? Të thonë ke sinjal? Whatsappi përgjohet. Nëse komunikon me të dhëna që nuk duan që të përgjohen të thonë. Ke “Telegram”? Ke “Signal”?

Dumani thotë që për një nga ngjarjet kam komunikuar në Matrix. Sa më shumë sofistikohet bota e krimit, aq më shumë sofistikohet gjurmimi. Nëse doni të mos përgjoheni mos mbani teknologji”, tha Hoxha.

 

“Edhe kur të vdes, Ervin Demo do therres”, çudira nga fushata e kandidatit të PS në Berat

Ndonëse zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit hapet pas pak minutash, kandidatët dhe forcat politike kanë disa javë që kanë nisur takimet e tyre elektorale.

Kryetarët actual të bashkive që rikandidojnë janë bërë më miqësor me qytetarët, duke mos lënë qokë e sajdisje pa bërë, ndërsa kandidatët e rinj kanë nisur takimet me qytetarët për tu njohur prej tyre.

Në kuadër të këtyre takimeve edhe kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, i cili rikandidon për një mandate të dytë, ka nisur takimet e tij të cilat nuk lë rast pa I publikuar në llogaritë e tija në rrjetet sociale.

Ka aty takime me fermerë, të cilët kujtohet t’i takojë për herë të parë, qytetarë të thjeshtë, njerëz me ngjyrë e të tjerë.

E në morinë e fotografive të hedhura në rrjetet sociale është edhe ajo me një freshist, i cili mban në trup të veshur një mbluze me një mbishkrim aspak normal, por që për vetë Demon ai është një vlerësim apo më mirë të themi një adhurim.

“Freshisti i vogël thotë: Edhe kur të vdes, Ervin Demo do thërres”, thuhet në bluzën e freshistit të cilën Demo ka postuar në rrjetet sociale.

A është apo jo në një lidhje? Semi Jaupaj më në fund përgjigjet!

Kejsi Tola erdhi me një surprizë për të gjithë ne! Artistja ka prezantuar “LUMINOUS”, një projekt për të cilin ajo është dedikuar për më shumë se dy vite. Mbrëmjen e djeshme ajo ka organizuar një një event mjaft të veçantë me shumë të ftuar nga bota e televizionit, artit dhe muzikës për të prezantuar këtë kryevepër.

Mes shumë të ftuarve njëra prej tyre ishte edhe këngëtarja Semi Jaupaj, e cila nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve të vogla rreth jetës së saj, karrierës dhe gjithashtu rreth miqve të saj Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.

Po ti dhe jeta jote sentimentale?

Single, single, single. Jam shumë e fokusuar për momentin dhe do doja të vazhdoja dhe për pak kohë. Kjo nuk i dihet mbase na vjen princi i kaltër dhe nuk pyet me ca merremi ne…

Projekte këtë verë ka?

Bashkëpunime? Ndonjë emër?

Emër jo, po bashkëpunim ka…– tha Semi.

 

Skandali “Rama-McGonigal”, Escobar: Është një çështje e hapur penale

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar nuk ka pranuar të flasë për çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal duke deklaruar se është një çështje e hapur penale.

Duke iu referuar përmendjes së kryeministrit shqiptar në hetim, Escobar tha se marrëdhënia e SHBA është me popullin dhe institucionet, jo individët.

“Do të them dy gjëra. Një, unë nuk mund të flas për një çështje të hapur penale. Gjëja e dytë, siç e përmenda më parë marrëdhënia mes SHBA-ve dhe Shqipërisë është me popullin, me institucionet, jo me një parti dhe jo me një individ. Marrëdhënia me Shqipërinë është më e mira që kemi pasur ndonjëherë”, tha Escobar.

EMRAT/ Ambasadorët amerikanë në Ballkan mblidhen në Tiranë

Ambasadorët amerikanë në Ballkan janë mbledhur në Tiranë në atë që është quajtur si konferenca e parë e Shefave Rajonalë të Misioneve amerikane. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier.

Përpos ambasadorit në Prishtinë dhe mikpritëses ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, të pranishëm ishin edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA në Kroaci, Mark Fleming, ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, ajo në Maqedoni të Veriut, Angela Aggeler, ambasadori i SHBA në Greqi, George Tsunis, ai në Bullgari, Kenneth Merten si dhe ambasadori në Bosnje, Michael Murphy.

Po ashtu, në këtë takim ishin edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit, James Rubin.

Siç bëri të ditur Ambasada amerikane në Tiranë, diplomatët e lartë amerikanë diskutuan prioritetet rajonale dhe globale, duke përfshirë pushtimin rus të Ukrainës, mundësitë e energjisë, forcimin e institucioneve demokratike dhe luftimin e korrupsionit.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e quajti këtë takim si një mundësi e mirë për diskutim me homologët e tij në Ballkan.

A mund të rishikohet “non-grata” e Berishës? Escobar: Përfaqëson të shkuarën

Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-ve për Çështjet Europiane Gabriel Escobar ka deklaruar sot se pozicioni i SHBA për Sali Berishën është shumë i qartë.

Escobar u pyet nga Grida Duma në “Top Story” nëse ka ndonjë mundësi që për shkak të ngritjes të tij si pjesë e opozitës, të ketë një qëndrim të rishikuar për statusin non-grata, por Escobar mohoi. Ai tha se Berisha përfaqëson të shkuarën.

Zyrtari amerikan tha se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja dhe jo të tërhiqet nga e shkuara, term me të cilin identifikoi edhe Berishën.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë.

Grida Duma: Pra ajo është e shkuara?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nëse më pyet mua, patjetër, e shkuara.

Sondazhi i Zoom.al, qytetarët zgjedhin Belind Këlliçin në Tiranë

Belind Këllici rezulton të jetë fitues i sondazhit të zhvilluar nga Zoom.al.

Sondazhi qëndroi i hapur për 3 ditë dhe në të morën pjesë 5299 persona.

Secili prej pjesmarrësve në votim kishin mundësi të votonin nga një IP unike, pra mund të votonin vetëm një herë nga një pajisje elektronike siç mund të jetë telefon, kompjuter apo tablet.

Në fund të sondazhit për Belind Këllicin votuan 3052 persona ose 54.51 për qind e pjesmarrësve në sondazh.

Ndërkohë që për Erion Veliajn votuan 2547 persona ose 45.49 për qind e pjesmarrësve.

Zbulohet fleta e votimit për Bashkinë Tiranë. Renditja e plotë e kandidatëve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve hodhi sot shortin për caktimin e renditjes së kandidatëve në fletën e votimit të kandidatëve edhe në garën për zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë.

Sipas përcaktimit që bëri shorti në vend të parë u rendit Arlind Qori, i dyti Marko Dajti, e treta Lajla Përnaska, i katërti Erion Veliaj dhe i pesti Belind Këllici. Në vend të gjashtë në fletë renditet kandidati i Alibeajt, Roland Bejko.

Zoom.al ka siguruar fletën e votimit paraprake, ku mund të krijojmë një ide sesi do të paraqiten kandidatët të renditur në listë.

SONDAZH/ Cilin kandidat do të votoni për kryetar të Bashkisë së Durrësit?

Teksa Shqipëria pritet t’i nënshtrohet një procesi zgjedhjesh vendore më 14 Maj 2023, thuajse një muaj larg ditës vendimtare, beteja tanimë ka nisur.

Fushata elektorale e kandidatëve për bashkitë e vendit po ndez motorët dhe beteja pritet të jetë e ashpër edhe në Durrës.

Zoom.al ka realizuar një sondazh të fshehtë, ku vota juaj do të jetë e sigurt. Po kështu, për të patur një rezultat të ndershëm, do të mund të votoni vetëm një herë.

Emiriana Sako apo Igli Cara, kush është zgjedhja juaj për Durrësin?

Emri-Foto/ Doli nga makina për të ndihmuar pasagjerët, shqiptari përplaset për vdekje

Një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në Zvicër.

Mësohet se në autostradën A1 pranë Winterthur, për shkak të shiut një makinë ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rrugë.

30 vjeçari Jetmir Morina, me profesion stomatolog, ka zbritur për të ndihmuar pasagjerët dhe shoferin, por për fat të keq një tjetër makinë e ka goditur nga pas duke e lënë të vdekur.