zoom

Day ArchiveBritania ngre alarmin për emigrantët e paligjshëm, parashikohet përkeqësim i situatës gjatë verës

Britania e Madhe do të “tejmbushet” nga emigrantët që kalojnë Kanalin e La Manshit këtë vit, ka paralajmëruar një ish-oficer i lartë detar britanik. Chris Parry kritikoi qeveritë britanike dhe franceze për dështimin për të goditur kontrabandistët e njerëzve dhe ata që përpiqen të hyjnë ilegalisht në vend.

Ai sugjeroi forcimin e teknologjisë për të identifikuar se kur dhe nga po largoheshin anijet nga Franca dhe vendosjen e ‘sanksioneve politike’ ndaj francezëve nëse ata nuk luajnë rolin e tyre.

Më shumë se 1,100 emigrantë kaluan kanalin javën e kaluar, ndërsa më shumë se 4,500 e bënë udhëtimin vetëm në vitin 2023.

Parry, një admiral në pension i Marinës Mbretërore, tha se situata ka të ngjarë të përkeqësohet më tej gjatë verës.

 

Policia aksion “blic” në Pogradec, blindohet qyteti

Policia vijon kontrollet blic në rrugët e qytetit të Pogradecit.

Kontrollet konsistojnë te personat e shpallur në kërkim, armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike etj.

Sipas të dhënave operacioni është organizuar për rritjen e parametrave të sigurisë dhe rendit publik.

Aksioni i tillë zhvillohet prej tre ditësh në Pogradec.

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, panik te qytetaret

Lëkundje tërmeti me intensitet 3.6 ballë janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Shqipëri, teksa epiqendra është regjistruar 2 kilometra larg Librazhdit.

Sipas EMSC thellësia e lëkundjeve ka qenë 2 kilometra, ndërsa nuk raportohet për dëme.

Lekundjet kane shkaktuar panik te qytetaret.

U tërhoq nga zgjedhjet, kandidati i Alibeajt në Gjirokastër tregon arsyet

Kandidati i Partisë Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj për Gjirokastrën, Shemsho Lamaj deklaroi sot tërheqja nga gara zgjedhore e 14 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka zbuluar edhe arsyen e tërheqjes, duke u shprehur se dualiteti i kandidaturave të djathta do avantazhonte të majtën.

“Do vazhdoj të udhëheq betejën elektorale për të mbledhur vota për Partinë Demokratike”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë:
Kam kontribuar prej vitit 1991 si student dhe vazhdoj edhe sot te kontribuoj pranë PD-se, për vlerat që kanë individët, por edhe për lirinë e fjalës dhe si e vetmja forcë që vrau frikën.
Rrugëtimi ka qenë i vështirë, ai ka patur ulje e ngritje. Me miqtë e mi demokrat kemi kaluar shume sfida, megjithatë sot jemi në një përballje që nuk e kishim menduar dhe që nuk e meritojmë!
Duke marrë shkas nga situata politike dhe gjendja ku sot ndodhet forca politike e PD-së, shumë nga miqtë e mi nga e djathta por edhe të pa kënaqur të elektoratit gri më kërkuan të kandidoj për postin e Kryetarit të bashkisë, gjë e cila më bëri të hezitoj per vete situaten politike ku jemi, por më vuri edhe para përgjegjësisë përball këtyre njerëzve që kërkojnë shpresën, të lodhur dhe të zhgënjyer nga politika ,të zhytur në varfëri ku përditë përcjellin familjare për në perëndim. Dara e pushtetit nuk ka limte.
Arsyet pse duhet te kandidoja :
– Aderimin në këtë forcë politike prej 1991, ku kam qenë dhe jam pjesë e strukturave dhe kam qenë pranë cdo demokrati edhe ne vitet e vështira
– Kam eksperiencen administrative pasi jam formesuar në kohën që PD-ja ishte në qeverisje.
– Jam në kontakt cdo ditë me demokratët dhe me qytetarët qe nga Dunavati, Manalati deri në fshatin më të largët të Gjirokastres .
– Kam njohje te konsiderueshme dhe gëzoj respekt si profesionist por edhe si intelektual.
– Përballë kemi nje person nën petkun e pushtetit dhe që e përdor atë kudo dhe mbi këdo.

– Shpresa e vrarë te qytetarët e Gjirokastrës që cdo ditë ndjejnë bastisje në qytetin e kthyer në kështjella të heshtura me drynin në porta.
Arsyet pse nuk do të marrë pjesë në këtë garë ( kjo edhe me miratimin e deges se PD Gjirokaster):
– Nuk dua që ti shërbej përçarjes të së djathtës, sepse ka patur një rrugëtim të vështirë dhe me shumë pengesa.
– Me keqardhje, por demokratëve ju duhet kohë për te vecuar liderin shpirtëror nga e ardhmja (fali Zot se nuk dinë se cfarë bëjnë).
– Nuk dua që të ndizet debat midis demokratëve dhe ti vendosim epitete të paqëna njëri -tjetrit.
– Sot jemi në një lëvizje kaotike dhe si intelektual nuk duhet ta nxis kaosin por të vendos para përgjegjësisë ata që për arsye personale dhe familjare vendosin përballë demokratët.
Duke qenë se cdo gjë do kohën e vet për tu maturuar, unë me qytetari dhe me pjekuri ,me nderim për cdo demokrat ju bëj thirrje që të lini emocionet por të kthjelloheni dhe të analizoni se janë momente historike dhe me pasoja socialo-ekonomike.
I bindur se dualiteti I kandidaturave te djathta do te avantazhonte te majten, por edhe ju te nderuar demokrat nuk duhet ta mbartni turpin e mos votimit te PD-se dhe te votoni nje parti te majte, pasi ishte kjo force politike qe na nxorri ne opozite ne 2013 , qe largonte pa meshire demokratet nga puna , ishte kjo force politike bashkepergjegjese per represionin ne 2014 mbi fshatin Lazarat qe me nje brutalitet te pashoq terrorizuan popullin atje duke u shkaterruar pronen, duke I burgosur djemte e fshatit edhe me Burgim te perjetshem ( kujtojme qe PS ne ate periudhe nuk mund te qeveriste e vetme si dhe Ministria e drejtesise drejtohej nga LSI ), per kanabizimin e vendit , miratimin e reformes per ndarjen administrative e cila favorizon teresisht PS dhe te tjera mekate qe kane rene mbi kurrizin tone .
Nuk mund të bujtni te nderuar demokrat në shtëpinë e tjetrit e ta ndjeni veten zot. Cdo shtëpi ka probleme, por ti zgjidhim te shtëpia jonë e cila është vetëm një – PD.
Koalicione janë bërë edhe më parë, para dhe pas zgjedhore, por PD-ja nuk ka lëvizur. Kanë ardhur dhe ikur, por jo demokratet; Nuk është në dinjitetin e tyre tjetërsimi dhe aq më keq vota e tyre majtas!
Terheqja nuk eshte braktisje e frontit por nje mundesi per te konceptuar te gjithe te ardhmen dhe nuk eshte lufte per pushtet por vizion .
Do vazhdoj te udheheq betejen elektorale per te mbledhur vota per Partine Demokratike .
Rrofte PD – ja !

 

VIDEO | Milan fiton minimalisht aktin e parë, Real Madrid mposht Chelsea-n

Milan mundi me shifrat 1-0 Napolin në çerkefinalen e parë të Champions League zhvilluar në “San Siro”.

Goli i mesfushorit Bennacer në minutën e 40’, i mjaftoi “Djallit” për të marrë fitoren.

Në ndeshjen tjetër Real Madridi mundi me shifrat 2-0 Chelsea-n në “Santiago Brenabeu”.

Benzema zhbllokoi takimin në pjesën e parë, ndërsa Asenso dyfishoi shifrat në fraksionin e dytë. /zoom.al/

Përfundon fushata zgjedhore në BBV, zgjidhen drejtuesit e shtëpisë

Banorët votuan për qeverinë e Big Brother, ndërsa rezultati final u shfaq në monitor.

Kristi u zgjodh President, Luizi u zgjodh kryeministër, Efi kryetare e Parlamentit, Elvisi ministër i drejtësisë, Qetsori ministër i brendshëm, Jori avokate e popullit, ndërsa Dea, Bledi, Keisi, Kiara dhe Nita janë populli, të cilët do adresojnë problematikat e tyre.

Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh futi edhe Kushtetutën, në të cilën shpjegohen edhe rregullat për secilin zyrtar, për sovranitetin që i përket popullit, si dhe shpejgohen disa rregulla të rëndësishme për mbarëvajtjen e programit.

Alibeaj braktiset edhe nga kandidati i Gjirokastrës, tërhiqet nga zgjedhjet

Një tjetër kandidat nga PD e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Bëhet fjalë për kandidatin për kryetar bashkie në Gjirokastër.

Grupimi Alibeaj konkurronte në këtë bashki me Shemsho Lamajn.

WhatsApp së shpejti vjen me opsionin e ri!

Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të kenë një opsion që do t’i lejojë t’i vendosin një “datë skadence” grupeve të “chat”-it. Kjo do të bëhet për të liruar hapësirë, duke qenë se ky aplikacion njihet për zënie të madhe hapësire nëpër celularët tanë, me mesazhe të vjetra me vite që ruhen aty.

Gjithashtu, kjo do të ndihmojë njerëzit që ta kenë më të organizuar aplikacionin, duke hequr bisedat e “vdekura” dhe që nuk duhen më. Çdo mesazh apo bisedë që fshihet në këtë mënyrë, do të zhduket vetëm nga celulari i personit që ka vendosur datën e skadencës.

Ndërkaq nëse dëshironi të shikoni statusin e WhatsApp-it të dikujt në mënyrë anonime, ka deri në katër mënyra për ta bërë atë. Te Statusi, mund të ndani tekst, foto, video dhe GIF të koduar që zhduken pas 24 orësh. Për të dërguar dhe marrë përditësime të statusit nga kontaktet tuaja, ju dhe kontaktet tuaja duhet të ndani numrat e telefonit me njëri-tjetrin.

Sherri Allegri-Paredes, trajneri i Juventusit sqaron se çfarë ndodhi

Dje u përfol për një situatë të tensionuar te Juventusi, ku protagonist ishin trajneri Allegri dhe mesfushori Parades.

Lojtari është mjaft i pakënaqur për minutat e pakta të tij në fushë ne lojës, çka ka bërë që argjentinasi të humbasë toruan.

Tekniku Allegri ka dhënë sqarimin e tij, në konferencën për shtyp.

“Ne folem. E kuptoj që një lojtar që luan më pak është pak nervoz. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë të fokusuar. Unë e bëj zgjedhjen time duke uruar më të mirën për ekipin, edhe nëse e kam gabim.

Më vjen mirë që Paredes pati një reagim të tillë. Kjo do të thotë se ai dëshiron të bëjë mirë në dy muajt e fundit të sezonit” – tha ai.

SKANDALI/ Mësuesi dhunon nxënësin, e përplas në dërrasë të zezë se kërkoi leje

Në fshatin Malecaj, në Njësinë Administrative Balldre të qytetit të Lezhës, Rasim Malecaj prind i dy nxënësve në shkollën 9-vjeçare Malecaj, denoncon mësuesin e lëndës së Bio-Kimisë se i ka dhunuar djalin.

Rasimi tregon se me datë 21 shkurt 2023 djali i tij ka shkuar në shkollë si çdo ditë tjetër, kur në orën e mësimit i ka kërkuar leje mësuesit të lëndës së Biologjisë të dilte nga mësimi për nevojat e tij personale.

Mësuesi i lëndës nuk e ka lejuar, djali është ngritur në këmbë, pasi e ka pasur të domosdoshme të dilte nga klasa, por mësuesi e ka kapur në pjesën e krahut dhe e ka përplasur në dërrasën e zezë.

Rasimi tregon se po atë ditë janë njoftuar drejtori i shkollës, mësuesja kujdestare dhe uniformat blu të qytetit të Lezhës për të cilën është ngritur dhe një kallëzim mbi mësuesin.