zoom

Day Archive“Nuk më shkon në mendje për seks”, dëshira e ulët seksuale lidhet me çekuilibrin kimik

Një burrë tregoi historinë e tij personale, ku tha se ndërsa rrinte me shokët e tij të kolegjit, Peter (emri i tij jo i vërtetë) kuptoi se kishte të tjera ndjeshmëri dhe dhe mendime për seksin,  ndryshe nga burrat e tjerë heteroseksualë.

“Unë kurrë nuk kam qenë dikush që kam qenë i interesuar për pornografinë, por do të qeshja së bashku me shakatë e tyre,” tha 44 vjeçari. “Sigurisht që nuk e përmenda kurrë se … si burrë, do të të nxirreshin nga grupi.”

Ndërsa zhvillonte marrëdhënie serioze me gratë, Peter zbuloi se nuk kishte dëshirën seksuale që kishin shumë nga partneret e tij.

“Unë do gjeja justifikime si i lodhur ose i stresuar, diçka e tillë,” tha ai. “Nuk ishte një problem me tërheqjen ndaj partneres sime. Thjesht nuk më ka shkuar në mendje të filloj seksin.”

Në vitin 2021, Peter pa një reklamë që rekrutonte vullnetarë meshkuj për një studim të ri mbi çrregullimin hipoaktiv të dëshirës seksuale, ose HSDD. Studiuesit planifikuan t’u injektonin pjesëmarrësve të studimit kisspeptin – një hormon seksual natyral – për të parë nëse kjo rrit dëshirën e tyre seksuale. Kisspeptin luan një rol kyç në riprodhim; pa nivele adekuate të hormonit.

Një javë pas seancës përfundimtare, tha Pjetri, ndodhi diçka e mahnitshme.

“Unë vetëm mund të supozoj se nuk është nxitur nga mendja ime duke kujtuar diçka, por nga trupi im që dëshiron diçka“, tha ai. “Unë nisa më shumë seksin dhe kjo i përmirësoi gjërat me partneren time në mënyrë të jashtëzakonshme.”

Ekspertët besojnë se HSDD prek të paktën 10% të grave dhe deri në 8% të burrave, megjithëse këto shifra mund të jenë të ulëta, tha Stanley Althof, një profesor emeritus i psikologjisë.

“Burrat kanë turp të shkojnë te mjeku në fillim,” tha ai.

Për t’u diagnostikuar me këtë çrregullim, një person nuk duhet të ketë probleme të tjera që mund të shkaktojnë një ndryshim në epsh, si disfunksioni erektil ose derdhje e parakohshme.

“Humbja e interesit për shkak të problemeve të performancës është e zakonshme, por HSDD është gjë tjetër,” tha Althof.

Skanimet e trurit treguan një efekt të rëndësishëm të dyfishtë pas injektimit të kisspeptinës. Aktiviteti në zonat e trurit që pengojnë sjelljen u ngadalësua, ndërsa zonat e trurit të lidhura me interesin seksual u ndezën.

Pjetri vuri re një ndryshim menjëherë pas përfundimit të trajtimeve. Jeta e tij seksuale ishte aq e fortë, në fakt, saqë nuk kaloi shumë kohë dhe partnerja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Dhe edhe nëse kërkimet e ardhshme konfirmojnë përfitimet e kisspeptinës, trajtimi mjekësor nuk është një zëvendësim për komunikimin e shëndetshëm në lidhje me seksin midis partnerëve dhe me ofruesit e kujdesit shëndetësor.

 

Inter dhe Manchester City, një hap larg gjysmëfinales. Mposhten Bayern dhe Benfica

Dy ndeshjet e para çerekfinale të Champions League dhuruan spektakël. Interi siguroi një rezultat të rëndësishëm në Lisbonë, fitore 0-2 në aktin e parë ndaj Benficës, duke hedhur kështu një hap të madh drejtu kualifikimit.

Të besuarit e Schmidt ngacmuan të parët. Pas çerek ore lojë, portugezët do i afroheshin shumë golit të parë, goditje fantastike e Rafa Silvas brenda zonës, por e menjëhershme ishte përgjigja e Onanas, i cili i tha jo me pritjen e tij. Nuk vonoi shumë edhe një tentativë e një ish-i si Joao Mario, por pa rezultat.

Në mesin e pjesës së parë, Acerbi provoi me një gjuajtje nga distanca, sinjale të qarta të skuadrës së Inzaghit që shkaktuan drithërima në Lisbonë.

Nico Barella do ndëshkonte grekun Odysseas Vlachodimos në fillimin e pjesës së dytë, me një gol me kokë, krosim magjik i Bastonit.

Joao Mario do prektte topin me dorë në zonë 10 minuta nga fundi dhe arbitri akordoi penallti për mysafirët, pasi u këshillua me sistemin VAR. Nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë Lukaku. Ndeshja e kthimit luhet pas pak ditësh.

Në ndeshjen tjetër Manchester City tregoi se është një nga pretendentët e kompeticionit. Skuadra nga Manchesteri mundi pastër 3-0 një rival si Bayern Munchen, në një sfidë emocionuese të luajtur në “Etihad Stadium”.

Në minutën e 22-të, Erling Haaland shfaqet mrekullisht para portës së Sommer, e majta e tij nuk ishte e fortë, duke u neutralizuar menjëherë nga “gardiani” i kampionëve të Gjermanisë.

Pak më pas, “Qytetarët” do finalizonin me sukses një aksion. Do ishte Rodri që do shënonte si në “Play Station”, spanjolli nga larg ia doli të “shkundë merimangat”.

Sommer sërish protagonist në fund të fraksionit, pasi me një dalje i mohoi golin e dytë skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.

Anglezët do mund të dyfishonin shifrat në të 70-tën, me Silvan. Bavarezët bëjnë gafë në mbrojtje, gabim i cili rezulton fatal. Vendasit do thellonin akoma më shumë shifrat, Erling Haaland do linte gjurmën e tij në këtë takim dhe do bënte që Manchester City të shkonte i qetë në ndeshjen e kthimit.

 

PS bën autogol me sloganin e fushatës, bëhet meme në rrjetet sociale

Një ditë më parë Partia Socialiste bëri publik sloganin e fushatës zgjedhore të 14 majit.

“Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, është slogani me të cilin socialistët do të paraqiten tashmë cdo ditë në takimet e tyre elektorale para shqiptarëve.

Madje për të bërë edhe më të kapshëm nga shqiptarët, sloganin e paraqitën në formën e një tabele apo sinjalistike rrugore, duke u treguar shqiptarëve se nga duhet të ecin.

Në anën e majtë të tabelës paraqitet tabela me ngjyrë blu me togfjalëshi “Kurrë më mbrapa”, duke lënë të kuptohet se nuk mund të ecin pas me PD-në dhe në tabelën në të djathtë paraqitet tabela rozë, cka nënkupton PS-në dhe ku shkruhet slogani “Vetëm përpara”.

Pra praktikisht kjo tabelë mund të lexohet që ta lëmë pas të majtën dhe të ecim përpara me të djathtën.

Një autogol ky nga socialistët që ditën e sotme është viral në rrjetet sociale.

 

“Është pasion”/ Çfarë po ndodh mes Deas dhe Kristit?

Banorët kanë pasur debate të forta ditën e sotme, për shkak se Dea dhe Nita i shohin Efin dhe Kiarën si aleate të Luizit në lojë.

Megjithatë, Luizi ka ngritur pyetje për marrëdhënien e Kristit me Dean, të cilët shpesh herë mbështesin njëri-tjetrin në debate. Ai u tha nëse edhe ata janë aleatë, por Kristi i tha se ëhstë thjesht pasion.

Luizi: Ju i mabni hijen njëri-tjetrit, jeni aleatë ju?

Kristi: Ajo quhet pasion

Luizi: Pasion?

Kristi: Pasion për debat…

E përdhunoi dhe e kërcënonte, 33-vjeçarja vret në mes të rrugës kunatin

Një nënë e re ka vrarë me armë kunatin e saj në rrugë në Turqi, pasi e kishte përdhunuar dhe e kishte kërcënuar se do të postonte imazhet e seksuale në rrjetet sociale.

Një kalimtar kishte filmuar 33-vjeçaren Hulya Balikan, me pistoletë në dorë mbi trupin e pajetë të Ferdi Balikan më 3 prill në Turqi.

Pasi gruaja qëlloi për vdekje 41-vjeçarin nisi të bërtiste: “Ai më përdhunoi, unë jam gruaja e vëllait të tij, e vrava për të vendosur nderin tim ne vend, njerëz si ai nuk duhet të jetojnë”.

41 vjeçari vdiq pak më vonë në spital, ndërsa Balikan u vetëdorëzua në polici.

Mediat në qytetin turk të Sanliurfa, thanë se nëna e tre fëmijëve kishte pasur një lidhje me viktimën, teksa raportohet se kishte thënë më pas ne polici: “Ai kërcënonte të shpërndante në rrjet imazhet e kohës kur jetonim bashkë.”

Mediat citonin më tej nënën e tre fëmijëve të thoshte: “E bëra për nderim ti dhe nuk më vjen keq.”

“Ai më persekutonte gjithë kohës në telefon për të qenë me të. Kur unë refuzoja ofertat e tij të vazhdueshme ai kërcënonte të shpërndante imazhet e kohës kur jetonim bashkë në rrjetin TikTok.

“Kështu që mora pistoletën pa leje të im shoq dhe shkova në Sanliurfa, shkova në zonën Pasabagi e armatosur dhe e qëllova”.

E rëndë në Tunizi, futbollisti i akuzuar për terrorizëm i vë flakën vetes

Një ngjarje në kufijtë e të pabesueshmes ka ndodhur në Tunizi. Nizar Aissaoui, një futbollist 35-vjeçar, i vuri flakën vetes përpara stacionit të policisë Haffouz, pranë Kairouane.

Para incidentit, futbollisti tunizian postoi një video në profilin e tij në Facebook, ku shpjegonte se ishte akuzuar padrejtësisht për një rast terrorizmi, pasi kishte shkuar në komisariat për të denoncuar një tregtar bananesh.

Lajmi është shpërndarë në të gjitha mediet dhe po bën xhiron në rrjet. Sa i takon aspektit futbollistik, Nizar ka veshur disa fanella vendase, jo shumë të njohura jashtë kufijve të Tunizisë. I lindur në 1987,  Aissaoui luajti për Union Sportif de Monastir, El Gaouefel të Gafsa, Jeridet Tozeur dhe l’Espoir Sportif të Haffouz.

 

“Doli si burrë, erdh si frikacak!”/ Luizi përplaset live me Bledin: S’ka këllqe

Prime i sotëm ka filluar me shumë debate, të pasuara pas klipit të Ronaldos së lojës së tij, gjatë javës që ishte në nominim.

“Këto që i quan ky me këto emra, po i përdor pak keq. Mos më ndërpri pra, Apo je 50 vjeç dhe do fjalën. Respektin tim se ke, burracak je, pikë fytyre nuk ke. Ky zotëria doli si burrë dhe erdhi si kokrra e frikacakut. Ai nuk ka këllqe. Nuk ka guxim as për debat, ngrihet dhe ikën. I kam thënë çfarë ke me Kiarën, ke me Kiarën dhe çfarë ka me mua, e ka me mua. Ronaldo ka ardhur ndryshe, por prap i thash nuk e di nëse ai do e mbante dot 24 orë. Ai nuk mundi ta mbante dot”, tha Luizi.

VIDEO | Cikalleshi mahnit arabët me golin kundër ekipit pretendent të Al Shabab

Sokol Cikalleshi ka gjetur përsëri golin në Superligën e Arabisë Saudite, me klubin e Al Khaleej që lufton mbijetesën në elitë.

Bomberi shqiptar ka shënuar sot golin e tij të 7 në kampionat ndaj Al Shabab, një prej skuadrave kryesore në kampionat.

Në minutën e 38 të sfidës, Cikalleshi me një driblim spektakolar mes kundërshtarëve hyri në zonë dhe me një goditje potente tundi rrjetën duke barazuar përkohësisht shifrat në 2-2. /zoom.al/

VIDEO/Flamuri shqiptar shfaqet në “Etihad Stadium” gjatë supersfidës City-Bayern

Manchester City dhe Bayern Munchen po përballen me njëra tjetrën në Etihad Stadium (Manchester), në kuadër të Champions League. Në minutën e 22-të të ndeshjes, kamerat kanë fokusuar një moment teksa shihet edhe flamuri shqiptar.

Kjo nuk është hera e parë që shikojmë të valëvitet flamuri kuqezi në ndeshje të rëndësishme europiane, pasi diçka të tillë e kemi hasur edhe më përpara. Në Etihad Stadium, numri i tifozëve të pranishëm është mjaft i madh.

Tezja e nxënëses rreh mësuesen në Memaliaj: Më bullizon mbesën

Është proceduar penalisht shtetasja S.K, 41-vjeçe pasi dhunoi fizikisht një mësuese në Memaliaj.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në shkollën 9-vjeçare të Memaliajt, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. 41-vjeçarja është tezja e një nxënëseje të shkollës.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të bullizimit dhe keqtrajtimit që tezja ka pretenduar se është bërë ndaj fëmijës.