zoom

Day ArchiveEdhe pse i dhanë fund lidhjes, Dj Geek s’qëndron dot pa mbështetur Dafina Zeqirin

Ashtu siç paralajmëruan, Dafina Zeqiri dhe Cricket publikuan bashkëpunimin e ri muzikor.
“Harroj” mban titullin bashkëpunimi i ri i të dy artistëve.

Kënga vjen e shoqëruar me videoklip dhe është pjesë e albumit të Dafina Zeqirit “Unë jam ajo”. Miq e suportues treguan mbështetje për këtë projekt, e një prej tyre ishte edhe ish-partneri, DjGeek.

Ai ka ndarë videon e postuar nga Dafina të këngës e përkrah saj shkruan: Out now

Kujtojmë se dyshja kanë qënë në lidhje romantike prej vitesh por kohët e fundit kanë vendosur t’i japin fund. Paralelisht, Daffi dhe Geek bashkëpunonin edhe në muzikë por kjo ka mbetur me pikëpyetje nëse do vijojnë sërish të punojnë bashkë.

VIDEO/ Merr flakë Ministria e Mbrojtjes në Rusi , dhjetëra zjarrëfikës në vendngjarje

Ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë e kanë mbuluar flakët dhe po digjet. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregonin tymin që dilte jashtë ndërtesës në Moskë. Ndërtesa ndodhet në rrugën Znamenka, afër Kremlinit.

Zjarrfikës dhe autoambulanca raportohet se kanë arritur në vendin e ngjarjes. Autoritetet policore deri më tani nuk kanë dhënë detaje për viktima apo shkaqet e zjarrit.

https://

‼️Russian Defence Ministry building in #Moscow on fire, Russian media reported. pic.twitter.com/QVmY492xHS

— KyivPost (@KyivPost) April 5, 2023

“Mbreti” Karim shkatërron Barcelonën dhe dërgon Real Madridin në finale të Kupës | VIDEO

Fitorja e Barcelonës 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit u anulua nga rikthimi i bujshëm i Real Madridit, i cili festoi në Camp Nou dhe fitoi 4-0.

Karim Benzema, ishte ylli i ndeshjes me një tregolësh në “Camp Nou”.

Momenti vendimtar ndodhi në minutën e 46-të, kur Vinicius Jr. gjeti avantazhin në rifillim, dhe në pjesën e dytë Los Balncos shpërthyen në fushë.

Benzema, asistues në golin e avantazhit 1-0, gjeti hat-trickun që mbylli rezultat.

Real Madridi shkatërron rivalët e tij dhe do të përballet me Osasunën në finalen e madhe të Kupës së Mbretit. /zoom.al/

Prej muajsh kryefjalë për emigrantët me gomone, Kryebashkiakja:Shqiptarët janë të mirëpritur

Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka hartuar një peticion ku kërkon që shqiptarët të mos trajtohen me racizëm dhe të mos denigrohen. Ndër të tjera në peticion theksohet se janë rreth 140 mijë njerëz të komunitetit në fjalë.

Dy të tretat e këtyre kanë ardhur nga Italia dhe Greqia, për shkak të krizave ekonomike të viteve 2008-2014 në këto vende, dhe pjesa tjetër kanë ardhur legalisht në fillimet e viteve ’90.
Ata nuk harrojnë të theksojnë mirënjohjen për mundësitë që ju ka ofruar Anglia. Por nuk harrojnë të theksojnë se janë taksapagues të rregullt dhe respektues të ligjit si qytetarë. Vetëm në Londër janë 1200 biznese të drejtuar nga shqiptarë. 58 janë akademikë shqiptarë që japin leksione në universitetet në të gjithë vendin, të rankuara ndër më të mirat në botë. Dhjetëra të rinj të arsimuar shqiptarë punojnë në Qendrën Financiare të Qytetit. Për këto dhe shumë arsye të tjera komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, kërkon nëpërmjet peticionit ti jepet fund fushatës së shpifjeve dhe racizmit.

Ata thonë se Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, duhet t’i kërkojë falje komunitetit shqiptar dhe shqiptarëve në tërësi për përdorimin e terminologjisë së papranueshme ndaj tyre.

“Nuk ishte një lajm pozitiv për ne dhe më bëri të mendoj se pse ka ardhur tani, ndërkohë që kemi vite që emigrojmë, ka kombësi të tjera që vijnë të cilat kanë dominuar shpesh herë dhe nuk jemi në numër aq të madh të krahasueshëm me kontinente të tjera mund të them që vijnë në Angli si nga Azia ose nga Afrika që janë shumë më tepër në numër sesa ne”- u shpreh mjekja Klodiana Dervishi.

Komuniteti shqiptar në Angli numëron më shumë se 140 mijë emigrantë të ligjshëm nga Shqipëria dhe Kosova. Këta emigrantë janë të mirë integruar në shoqërinë dhe jetën e këtij vendi duke kontribuar edhe me taksa sipas ligjit. Pjesa dërrmuese e shoqërisë në Mbretërinë e bashkuar nuk i ka pranuar akuzat që bëhen në emrin e shqiptarëve.

“Gjatë javëve të fundit, në disa raste, si kryetare bashkie, kam zyrtarizuar ceremonitë e pranimit të nënshtetësisë. Pra, kam qenë pjesë e dhënies së shtetësisë, për shumë persona si nga Shqipëria dhe nga Kosova, gjatë javëve të fundit. Ka nga ata që zgjedhin të bëhen qytetarë të rregullt në Britani. Njerëz që kanë ardhur nëpër rrugë të ndryshme, qoftë si refugjatë apo përmes marrëveshjeve të tjera familjare.
Por kur njerëzit zgjedhin të bëhen pjesë e plotë e komunitetit britanik dhe familjes britanike, kjo është diçka që natyrisht mirëpritet. Njerëzit zgjedhin të bëhen pjesë e ndërthurjes së madhe të kombeve, të popujve, që janë bërë pjesë e Britanisë gjatë viteve të fundit”- tha Kryetarja e Bashkisë Barnet, Alison Moor./TCH

Mbrojtësi i Polonisë që luajti kundër Shqipërisë ka përdorur doping

Mbrojtësi i përfqasueses së Polonisë, Bartosz Salamon, pjesë e Lech Poznan në kampionatin polak, ka rezultuar pozitiv në testin antidoping të kryer pas ndeshjes së kthimit të skuadrës polake përballë suedezëve të Djurgårdens IF në Conference League, më 9 mars.

Mbrojtësi 31-vjeçar ishte titullar në ndeshjet që kuqezinjtë e humbën me rezultat minimal në Varshavë.

Sikurse njofton nëpërmjet një deklaratë klubi i Lech Poznanit, rezultatet e testit tregojnë praninë në gjak të substancës klortdalidone, që përdoret për trajtimin e tensionit të lartë, duke mos sjellë asnjë përfitim në drejtim të përmirësimit të kapacitetit fizik të lojtarit.

Lojtari nuk është pezulluar dhe do të vazhdojë të luajë derisa çështja të zgjidhet plotësisht.

Klubi polak është i bindur në pafajësinë e lojtarit dhe kërkon “të mësohet se si lënda e zbuluar ka hyrë në trupin e futbollistit.

Lojtari nuk ka marrë asnjë medikament apo suplement dietik pa pëlqimin dhe konsultimin e stafit mjekësor të Lech Poznanit. /zoom.al/

Bledi bën debat të fortë me Dean:“Kërmill,ke ardhur deri këtu me jargë e me skuthlliqe”

Bledi ka bërë një koment të fortë në lidhje me lojën e Deas në “Big Brother VIP”. Sipas tij, ajo ka ardhur deri në këtë pikë si kërmilli, vetëm “me jargë e me skuthlliqe”.

“Ke ardhur si kërmilli. Ke ardhur me fuqitë e tua, me forcën tënde por ke ardhur si kërmilli, me jargë, me skuthlliqe”, i tha ai.

“Ti the ke ardhur si luftëtare, je e vetmja e fortë këtu. Mos i ndrysho fjalët se dukesh i paqëndrueshëm”, iu përgjigj Dea.

Bledi: Këto t’i ka thënë Olta, mos i ngatërro komplimentat të lutem!

Dea: Nuk kam qejf të bisedoj me ty!

Bledi: A hape debat? Nuk je e aftë të përballesh. Ti nuk je përballur kurrë nëpër debate.

Dea: Je njeriu më i pafytyrë. Më thua kërmill, por si guxon të më thuash mua kërmill.

Bledi: E ke kompliment, të jesh krenare

Dea: Nuk është kompliment. Më the që jargavitesh e zvarritesh ndaj ke arritur deri këtu.

Bledi: Deri këtu ke arritur vetë, herë si kërmill, herë si tigër.

Dea: Mos bëj krahasime

Bledi: Nuk po të fyej, ti më fyeve, the je i pafytyrë. Të më thuash kërmill e marr për kompliment. Them faleminderit nga ty

Dea: Erdhe të bësh debat, të trazosh gjakrat

Bledi: Më thua ke ardhur për debat, por pse kam ardhur të bie në dashuri me ty.

Dea: Më lër të flas

Bledi: Kur flet budallëqe është e dëmshme. Injoranca e budallëku dëmtojnë shoqërinë.

Laçi rrezikon mbijetesën, klubi merr vendimin surprizë para sfidës me Teutën

Gentian Mezani nuk do të jetë më trajner i Laçit. Klubi kurbinas ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme shkarkimin e trajnerit vlonjat.

Lajmin e përcjell vetë klubi i Laçit përmes faqes së vetë zyrtare në “Instagram”.

Një njoftimin e bërë, theksohet se shkak për këtë vendim kanë qenë rezultatet e dobëta të Mezanit.

Kujtojmë se ky i dyti është trajneri i dytë që shkarkohet këtë sezon nga bardhezinjtë për shkak të mungesës së rezultateve.

“KF Laçi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Gentian Mezani për shkak të rezultateve të arritura. Në 15 ndeshje në kampionat skuadra u mund 8 herë dhe mori një barazim, ndërsa u eliminua edhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Klubi është i angazhuar që ekipi të rikthehet menjëherë te rezultatet pozitive”, ka njoftuar klubi Laçit. /zoom.al/

“Një luaneshë si ty”/ Mesazhet e fansave për Efin “çmendin” Kiarën

Në rubrikën ‘Big Love’ ku banorët e Big Brother marrin mesazhe nga fansat, Efi ka lexuar disa prej tyre që duket sikur e mbështesin fort dhe përpiqen t’i japin sinjale se Kiara po gabon. Teksa Efi lexonte mesazhet, Luizi dhe Kiara buzëqeshnin dhe nuk bënin komente.

Njëri prej fansave i thoshte se ishte mike e rrallë dhe e cilësoi si panterë të zezë që e kanë frikë të gjithë.

“Një mike si ty është një në 1 milion, ka zot dhe Zoti do e vërtetojë kush është e drejta. Je fytyrëbardhë dhe plot sinqeritet. Të dua, je fituese. Je panterezë e zezë nga e cila kanë frikë të gjtihë. Mbaje kokën lart, goc bishë”, ishte mesazhi që lexoi Efi.

“Të lumtë goja, do vijë momenti por kam frikë se do të jetë shumë vonë”, tha Efi.
Mesazhet e tjera që mori

“Gocë garipe, na kënaqe.”

“Me ty e dimë që s’do na zhgënjesh.”

“Lufto e fortë si një luaneshë që je. Të duam.”

“Duket qartë që ti zemrën e ke flori dhe kjo është më e rëndësishme se bukuria fizike, inteligjenca apo aftësia në lojë.”

“Nuk të ndal dot njeri, të duam fituese.”

Monitorimi i zgjedhjeve të 14 majit, Audrey Glover rikthehet në Shqipëri si shefe e OSBE-ODIHR

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit është caktuar Audrey Glover.

Glover, e cila do të dalë të premten në konferencë, do të drejtojë ekipin me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet.

Kjo është hera e disatë që Glover vjen në vendin tonë për të monitoruar procesin zgjedhor.

Ajo drejtoi misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996, u rikthye sërish në vitin 2009, më pas në zgjedhjet e 2015 dhe në vitin 2019 dhe tashmë do të monitorojë edhe zgjedhjet e 14 Majit.

I dëbuar nga Zvicra në ‘97 për drogë, PS kërkon çregjistrimin e kandidatit të Berishës për Shijakun

Partia Socialiste ka kërkuar çregjistrimin në KQZ, të kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezeart Tusha, ky i fundit i dëbuar nga Zvicra në 1997 për posedim të lëndëve narkotike. Në letrën që është firmosur nga Eridian Salianji, Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PS, thuhet se Komisioneri duhet që të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë ndaj Tushës, pasi sipas vlerësimit të tyre, ai nuk plotëson kriteret ligjore për të qenë një kandidat.

“Aktualisht KQZ ka rastin që zgjedhësve të Bashkisë Shijak t’u ofrohet për zgjedhje një kandidaturë që të garantojë “besimin e publikut për funksionin e organeve të zgjedhura shtetërore” dhe në këtë kuadër kandidati Rezeart Tusha nuk e ofron aspak këtë garanci. Ndërprerja e kandidimit duke bërë çregjistrimin e në këtë fazë, në një eventualitet, mbron dhe garanton mirëfunksionimin demokratik të organeve të qeverisjes vendore”, thuhet në dokument.

Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha, rezulton i dëbuar nga Zvicra në kuadrin e operacionit “Hydra” në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke iu ndaluar hyrja në Zvicër për pesë vite, një vepër penale kjo që sipas ligjit të dekriminalizimit të skualifkon nga gara për kryetar bashkie.