zoom

Day ArchiveIrini Qirjako rrëfen tmerrin kur tre djem donin t’a rrëmbenin:“Njëri e kishte fytyrën e djegur”

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako, ka rrëfyer një moment të frikshëm nga vitet 1997. Ajo tregoi se si tre djem, që sapo ishin liruar nga burgu kërkuan që ta merrnin me vete, ndërsa ishte në prezencë të burrit dhe një mikut të tyre.

Pjesë nga intervista

Irini Qirjako: Më erdhën 3 çuna si duket sa ishin liruar nga burgu apo nuk e di, njëri ishte me faqe të djegur, por dukeshin o Zot qëkur i shikoje dhe njëri ma bëri me shenjë “hajde këtu, hajde këtu”, “Ti do të vish me neve” më thonin mua. Unë isha me burrin dhe me shokun e tij tek kafja dhe pastaj u tmerrova.

Gazetarja: Si? Të thonin në sy të burrit hajde këtu?

Irini Qirjako: Po po…ma bënin me shenjë hajde këtu dhe rrinin me duar në bel…1997 ka qenë një tmerr. Shoku i burrit e kishte makinën aty afër, më çuan në aeroport dhe ika direkt për Greqi tek njerëzit e mi.

Ndryshime në Twitter, Musk zhduk logon ikonike dhe e zëvendëson me imazhin e Dogecoin

Miliarderi CEO dhe pronari i Twitter, Elon Musk, ka ndryshuar papritur logon e Twitter.

Pasditen e së hënës, zogu blu i firmës u zhduk dhe u zëvendësua nga imazhi “historik” në internet, qeni Dogecoin.

“Siç premtova”, shkroi ai në llogarinë e tij personale.

https://

As promised pic.twitter.com/Jc1TnAqxAV

— Elon Musk (@elonmusk) April 3, 2023

Sipas coinmarket vlera e dogecoin u rrit deri në 20%.

Ndryshimi erdhi pasi miliarderi Elon Musk mori kontrollin e gjigantit të mediave sociale në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh në tetor 2022. Ndryshimi i logos Doge ka shkaktuar reagime të ndryshme nga përdoruesit e Twitter.

Disa e shohin shkëmbimin argëtues dhe në përputhje me sensin e humorit të Musk.

Megjithatë, të tjerët po pyesin nëse platforma është hakuar apo nëse kjo është një shaka e vonuar e 1 prillit.

https://

pic.twitter.com/wmN5WxUhfQ

— Elon Musk (@elonmusk) April 3, 2023

Rrufe në qiell të hapur, Vllaznia prezanton trajnerin e ri pasi konfirmoi Milotin…

Goce Sedloski është trajneri i ri i Vllaznisë. Maqedonasi ka firmosur një kontratë deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024.

Ky vendim surprizë i klubit, vjen pak ditë pasi klubi shkarkoi Mirel Josën dhe konfirmoi Auron Milotin.


“Klubi Futbollit Vllaznia njofton se sapo ka arritur marrëveshjen me trajnerin Goce Sedloski deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024. Seldoski ka një karrierë të pasur si lojtar duke luajtur për klube me emër në Europe si Hajduk Split, Dinamo Zagreb si dhe në Premier Ligen angleze. Si trajner ka fituar trofe si dhe duke patur suksese edhe aventuren evropiane me Shkupin duke luajtur në playoff të kompeticioneve evropiane. Në ditët në vazhdim do ju informojmë detaje të mëtejshme në lidhje me organizimin e klubit në funksion të arritjes se objektivave sezonalë”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë. /zoom.al/

Ish-banorja e BBV: “Jam e dashuruar, por e mbaj të fshehtë sepse besoj te syri i keq”

Ish-banorja e BBV, Antoneta Koçi ka rrëfyer se është e dashuruar, por pa zbuluar shumë detaje rreth mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

Ajo u shpreh se beson te syri i keq dhe nuk foli për partnerin e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, pasi mendonte se “do dal single nga aty”.

Antoneta Koçi, e cila ka qenë edhe pjesë e emisionit Për’Puthen, dëshiron që këtë pjesë të jetës së saj ta mbajë për vete.

“Në fillim Luizi që natë e parë pati këto ngacmimet, shiko cilin nga çunat ke qejf dhe nuk doja të bëja të qartë që nuk kisha asnjë strategji loje të ndonjë ngacmimi me djemtë, as të ndonjë flirti minimalist. I bëra gjërat e qarta që kam diçka jashtë.

Unë jam njeri që i besoj syrit të keq, duke qenë se e kam pasur të mbajtur larg këtë pjesë të jetës sime dhe aty ndaj e kisha këtë. Mendova syri i keq, u futa dyshe e të dal tek, ta gjej veten single jashtë. Këto gjëra kam pasur qejf ti mbaja për vete. Në disa momente kam qenë gati të thoja diçka por e i thosha vetes “kujdes se jashtë janë si agjentë të gjithë”. Unë jam e dashuruar”, tha Antoneta Koçi.

Kryemadhi “shpërthen” ndaj TCH: Do i shkoj deri në fund, do i marr para për dëmshpërblim

Deputetja Monika Kryemadhi thotë se do të padisë televizionin Top Channel për shpifje lidhur me dokumentet e publikuara disa ditë më parë, ku pretendohet se janë transaksione mes saj dhe dy kompanive ruse.

Kryemadhi tha se “shkojë deri në fund”, duke zbardhur edhe shitjen offshore të televizionit Top Channel, teksa hodhi akuza të forta për drejtuesit. Në emisionin “TPZ”, Kryemadhi kujtoi edhe një episod kur tha se vite më parë e kishte ndihmuar Dritan Hoxhën për të marrë ambientet e “Piramidës” duke lobuar te Edi Rama.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:

Nuk tërhiqem pas, të duket normale ty që fëmija im 17 vjeç hetohet nga SPAK? A e patë ju Top Channel që u shqetësua shumë se shahej Big Brother? Po fëmijët e mi që kërcënohen nga segmente shtetërore? Unë do t’i shkoj deri në fund edhe Top Channel që nuk përfaqësohet më nga familja Hoxha, dhe pasardhësit e Dritan Hoxhës por është në offshore. Përfaqësohet në offshore nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Me ligjin shqiptar nuk lejohet që frekuenca e televizionit të jetë në offshore. Dhe me 100% të aksioneve, nuk lejohet.

Ky televizion me çfarë para mbahet, bizneset e kësaj zonës, te kafeja, te paratë me fajde, kush është sponsori kryesor i tyre? Ajo nuk mund të përdorë të drejtën e emisionit për të gënjyer për mua. Do i shkoj deri në fund, do i marr para për dëmshpërblim por do ia zbardh edhe offshorin e saj që e ka nënshkruar në Bazel. Për zyrat e Top Channel kur ka qenë Dritan Hoxha kam lobuar unë te Edi Rama.

Kryemadhi: Ahmetaj mund të arrestohet javën e ardhshme

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është akuzuar nga PS për marrje të parave ruse, duke i kërkuar drejtësisë të nis hetimet.

Në emisionin “Opinion” Kryemadhi mohoi marrjen e parave ruse, teksa pati një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama dhe për ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajn.

Deputetja tha shumë shpejt për Ramën do të vij një letër-porosi që lidhet me hetimet për çështjen “McGonigal”. Më tej, Kryemadhi theksoi Ahmetaj do të arrestohet që Rama të mbyll çështjen e inceneratorëve dhe në këtë mënyrë ai vet i shpëton drejtësisë.

“Shumë shpejt do të trokasi një letër-porosi për Edi Ramën. Sa herë i troket diçka, Rama nxjerr nga këto fatura, siç ishte rasti në Shtator i rastit McGonigal, për korruptimin e një zyrtarit të lartë siç është FBI. Ahmetaj mund të jetë i radhës gjoja për inceneratorët për të mbuluar aferën Mcgonigal. Ky zotëri do shkoj në burg si koka e incenratorëve, jo se nuk është ai është. Ahmetaj mund të arrestohet, bëhet një marrëveshje, se ka frikë se mund të ketë qenë Ahmetaj ai që ka çuar parat të McGonigal. Zero kam marrë infroamcion nga Ahmetaj për inceneratorët”,-tha Kryemadhi.

Ministrja franceze kritikohet për daljen e saj në kopertinën e revistës Playboy

Ministrja e qeverisë franceze, Marlene Schiappa, ka marrë kritika nga anëtarët e partisë së saj, pas daljes së saj në kopertinën e revistës Playboy.

Siapa, e cila ka qenë në këshillin qeveritar që nga viti 2017, u shfaq në kopertinën e revistës duke shoqëruar një intervistë prej 12 faqesh, ku ajo foli për të drejtat e grave dhe komunitetin LGBT. Ajo ka qenë një avokate për një kohë të gjatë për të drejtat e grave dhe ishte ministrja e parë për Barazinë Gjinore në vitin 2017.

Dalja e saj në kopertinën e Playboy ngjalli reagime te kolegët e saj, mes të cilëve edhe kryeministrja franceze, Elizabeth Bourne theksoi se “nuk ishte e përshtatshme, veçanërisht gjatë kësaj kohe”, sipas CNN.

https://

Marlène Schiappa dans Playboy: la majorité embarrassée pic.twitter.com/M1P6sZxh8s

— BFMTV (@BFMTV) April 1, 2023

Vihet re se Franca po përjeton një krizë intensive politiko-sociale me promovimin e reformës së diskutueshme të pensioneve nga presidenti Macron.

“Ne jemi në mes të një krize sociale, ka njerëz midis jetës dhe vdekjes,” vuri në dukje Sandrine Rousseau, një politikane e Partisë së Gjelbër.

Jean -Luc Mélenchon, nga ana e tij, kritikoi paraqitjen e Siapës në revistë dhe intervistën e Macron me revistën për fëmijë, Pif Gadget.

“Në një vend ku presidenti shprehet në Pif dhe ministrja i tij në Playboy, problemi do të ishte opozita. Franca po del nga shinat”, shkroi Melenchon në Twitter të shtunën.

Ciappa iu përgjigj kritikave me një postim në Twitter, ku tha “mbrojtja e të drejtës së grave për të kontrolluar trupin e tyre është kudo dhe gjithmonë. Në Francë, gratë janë të lira. Me gjithë respektin për shpifësit dhe hipokritët”.

NASA zgjedh ekuipazhin që do të fluturojë drejt hënës, mes tyre edhe një grua

Katër astronautë, mes tyre një grua, do të drejtojnë një mision drejt hënës, njoftoi të hënën agjencia amerikane e hapësirës, NASA. Ekuipazhi i përbërë nga tre amerikanë dhe një kanadez u prezantua gjatë një ceremonie në Hjuston, ku ndodhet edhe qendra e kontrollit të misionit. “Ky është ekuipazhi i njerëzimit”, tha shefi i agjencisë NASA, Bill Nelson.

Katër astronautët do të jenë të parët që do të fluturojnë në kapsulën Orion të NASA-s, duke u lëshuar në majë të një rakete nga Qendra Hapësinore Kennedy, jo më herët se fundi i vitit 2024.

Ata do të fluturojnë përreth hënës në një hark kohor prej dhjetë ditësh dhe do të kthehen në Tokë, një prelud i uljes në hënë nga dy astronautë të tjerë një vit më vonë.

Komandant misioni është Reid Wiseman. Me të do të fluturojnë aviatori afrikano-amerikan Victor Glover; Christina Koch, e cila mban rekordin botëror për fluturimin më të gjatë në hapësirë nga një grua; dhe Jeremy Hansen nga Kanadaja. Të gjithë janë veteranë të hapësirës, përveç zotit Hansen.

“Kjo është një ditë e rëndësishme. Kemi shumë për të festuar dhe është shumë më tepër se katër emrat e shpallur”, tha zoti Glover.

Ky është ekuipazhi i parë i fluturimeve drejt hënës që përfshin një grua dhe një individ që nuk është nga Amerika, si dhe ekuipazhi i parë i misionit të ri nga NASA që quhet Artemis.

Në fund të vitit të kaluar, një kapsulë Orion pa njerëz fluturoi drejt hënës dhe u kthye në tokë, duke përfunduar me sukses një provë të shumëpritur.

Gjatë misioneve Apollo nga viti 1968 deri në vitin 1972, NASA dërgoi në hënë 24 astronautë. Dymbëdhjetë prej tyre zbritën në sipërfaqen hënore. Që të gjithë ishin pilotë testimi të trajnuar nga ushtria amerikane, përveç zotit Harrison Schmitt të misionit Apollo 17, një gjeolog që e mbylli atë epokë të zbarkimit në hënë së bashku me të ndjerin Gene Cernan.

Nëse misioni i parë shkon mirë, NASA synon që brenda vitit 2025 të ulë në hënë dy astronautë. NASA e bëri përzgjedhjen e ekuipazhit mes 41 astronautëve, ndërsa Kanadaja kishte katër kandidatë./VOA

Balona spiune kineze ka mbledhur informacione të ndjeshme nga bazat ushtarake amerikane

Balona kineze e spiunazhit e pikasur në qiellin amerikan në fund të janarit nuk humbi, siç ishte për shërbime meteorologjike, siç ka pretenduar Pekini, por ka mbledhur informacione për disa site ushtarake amerikane, veçanërisht në Montana. Këtë e pretendon Nbc NeWs , duke cituar burime në administratën e Joe Biden.

Referuar të njëjtave burime, thuhet se Kina ishte në gjendje të kontrollonte balonën në mënyrë që të mund të bënte kalime të shumëfishta mbi disa prej vendeve dhe të transmetonte informacionin e mbledhur në Pekin në kohë reale. Inteligjenca e mbledhur nga Kina ishte kryesisht nga sinjalet elektronike, të cilat mund të merren nga sistemet e armëve ose të përfshijnë komunikime nga personeli i bazës, në vend të imazheve.

Balona hyri në hapësirën ajrore amerikane mbi Alaskë më 28 janar, sipas administratës së Biden, e cila tha se po e gjurmonte. Ajo po fluturonte mbi Montana – veçanërisht Bazën e Forcave Ajrore Malmstrom, ku SHBA ruan disa nga asetet e saj bërthamore. Pekini tha se ishte për motin dhe që kishte kaluar gabimisht në SHBA, por një tezë e tillë nuk u pranua kurrë nga SHBA

Detaje nga sherri në një lokal të Tiranës, të plagosur babë e bijë dhe dhëndri italian

40 vjeçari Elton Mergjushi është autori i plagosjes me thikë së tre personave pas një sherri në një lokal në Laprakë.

Burime raportojnë se për pasojë 64 vjeçari Viktor Rrapollari mësohet se ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë e lënduar ka mbetur edhe vajza e tij 40 vjeçare Roxhersa Rrapollari dhe një shtetas italian. Ky i fundit është bashkëshorti i Roxhersës. Ndërkohë është shpallur në kërkim autori 40 vjeçar, i cili pas plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.