Aplikacion
Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka (renditje në rang votash) janë konkurrentët më të rinj të Big Brother VIP Albania.
Në nisje të spektaklit, Arbana Osmani njoftoi se përmes një televotimi, publiku do të votonte katër ish-konkurrentët më të preferuar, për t’u rikthyer kështu sërish në lojë.
Përzgjedhja e tyre solli debat me opinionistët, të cilët thanë se gjasat janë të larta që treshja Efi-Kiara-Ronaldo të ndjekin lojën e Luizit, duke i cilësuar luizatorë./ Zoom.al
Zhdukja e Ervis Martinajt, gazetari: Po hetohet një telefonatë, ngjason me zërin e tijTeksa misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt vazhdon, gazetari Ferdinand Dervishi ka bërë me dije detaje të reja.
Dervishi tha se së fundmi është përgjuar një telefonatë nga jashtë e një personi me familjarët e Martinajt, ku zëri del shumë i ngjashëm me zërin e tij.
Por, Dervishaj la të hapur dhe mundësinë që kjo telefonatë të jetë organizuar nga kundërshtarët që e kanë zhdukur me qëllim që të shtojnë misterin mbi këtë çështje.
“Këto kohët ka pasur edhe një zhvillim që e ngatërron edhe më shumë historinë. Është përgjuar një telefonatë nga jashtë në kontakt me familjarët e Ervis Martinaj dhe aty është vërejtur se zëri është shumë i ngjashëm me zërin e tij. Janë marrë përgjimet, është bërë një krahasim me sa kanë mundësi pajisjet, nuk janë bindur këtu dhe e kanë çuar jashtë. Por unë nuk e di a ka ardhur përgjigjja. Por të thuash a është ky njeriu që po bisedon me familjarët është një çështje që ka shumë pikëpyetje. Nuk është çudi që ky zëri i ngjashëm të jetë i organizuar nga ata që e kanë zhdukur që të shtojnë misterin”, tha Dervishaj për emisionin “Review”./ Zoom.al
Skemë për t’i ndryshuar mendjen, Olta surprizë nga djaliOlta sapo mori vendimin për t’u larguar dhe po përshëndetej me banorët, produksioni i beri surprizë djalin.
Të gjithë banorët dolën kundër këtij vendimi duke i thënë të mos largohet.
Edhe pse Olta u takua me djalin ajo nuk e ndryshoi vendimin e saj për tu largua.
Ajo madje u mërzit pasi sipas saj djali i saj e kishte harruar.
Askush nuk e priste, Olta Gixhari lë shtëpinë e Big Brother VIPAjo që nuk pritej ndodhi; në hyrje të spektaklit të sotëm të “Big Brother VIP”, moderatorja Arbana Osmani njoftoi largimin e Olta Gixharit.
Kjo e fundit, me vullnet të plotë vendosi të lërë shtëpinë.
“Në fakt nuk kemi të bëjmë me një shaka 1 prilli, Vëllai i Madh nuk do e bënte një shaka të tillë, por ky është një vendim i marrë prej saj,”- u shpreh Arbana.
Arsyeja kryesore e largimit, tregoi aktorja, është mungesa e të birit, Amari.
“Nuk ka finale që më hyn në sy para djalit tim,” tha Olta./ Zoom.al
Zbulohet megaskandali, Veliaj bleu në Rumani djegësin që s’punonteNjë dëshmi ekskluzive për emisionin “Piranjat” në Syri Tv ka zbuluar skemën e megaskandalit të inceneratorëve. Biznesmeni italian Gabriele Tarroni Longinotti, i cili ndodhet në Dubai rrëfen përfshirjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në blerjen e një inceneratori i cili kishte dalë jashtë funksionit nga Rumania. Biznesmeni i cili thotë që është tradhtuar nga ish-ortaku i tij dëshmon gjithashtu edhe financimin që bënë iranianët për inceneratorët.
Prej dy vitesh, mediat e kanë çmontuar deri në detaje skemën e mega mashtrimit me djegësit e mbeturinave.
Duke montuar copë për copë të gjithë pazëllin e kësaj historie plot me dritëhije.
Emisioni ‘Piranjat’ ka hedhur dritë mbi një tjetër raport të dyshuar korruptiv, mes politikanëve shqiptarë dhe biznesmenëve italianë, të përfshirë në këtë aferë.
Një prej tyre edhe Gabriele Tarroni Longinotti, një biznesmen ish-ortak i Alberto Presezzit, person kyç në sjelljen në Shqipëri e të paktën njërit nga inceneratorët.
Personi përtej telefonit, është arrestuar në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane, i akuzuar për mashtrim.
Të kujt tjetër, përveçse ish-ortakut Alberto Presezzi, me të cilin kohë më parë kishin kryer shumë punë së bashku.
Dhe pasi bëri pak më shumë se një vit burg, i zemëruar për nxjerrjen jashtë loje nga ish-ortaku, vendos ta fundosë atë, duke dëshmuar për herë të parë, mbi aferën korruptive të inceneratoreve, gjithmonë duke qenë i kujdesshëm që ta shpallë veten si jo pjesë e ngushtë e pazareve.
Në një histori e treguar në vetën e parë, që zbulon një tjetër copë të rëndësishme nga të fshehtat e këtij mega skandali.
Piranjat: Cila është lidhja juaj me biznesin e inceneratorëve?
Gabriele Tarroni Longinotti: Jo, jo. Nuk kam asnjë biznes me inceneratorët, por fatkeqësisht personi që më ka përfshirë në probleme, ka të bëjë. Absolutisht ka bërë biznes me inceneratorët. Ishte ai, ish-ortaku im italian nga Monza, ai kam zbuluar më vonë se kishte shumë të bënte. Unë në ndërmarrjen ku punoja, nuk jam marrë asnjëherë me biznesin e energjisë, por vetëm të ushqimit. Blej mish dhe shes mish, blej fruta dhe shes fruta. Ndërsa inceneratorët janë pjesa e energjisë. Të cilën unë asnjëherë s’e kam ndjekur. Por ama ishim në të njëjtën ndërmarrje, një sektor energjie dhe një sektor ushqimi. Dhe unë shikoja atje të gjithë personat që vinin.
***
Pikërisht. Gabriele ka parë të gjithë personat që hynin në kompaninë Bruno Presezzi. Mes tyre edhe shqiptarë.
Gabriele Tarroni Longinotti:: Kam parë shumë të tillë, vetëm me njërin kam folur, kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Piranjat: Pra, e keni takuar personalisht? Jeni i sigurtë?
Gabriele Tarroni Longinotti:: E kam takuar dy herë në Ciocolati italiani dhe restorantin “Tribe”
Piranjat: Po çfarë lidhje kishte zoti Veliaj me kompaninë Bruno Presezzi?
Gabriele Tarroni Longinotti:: Prit se duhet të bëjmë disa hapa mbrapa. Kompania italiane, ka blerë një incenerator gjysëm automatik, në qytetin e Kostancës në Rumani. Në dorë të dytë. U kontaktuan nga bashkia e Konstancës për të shkrirë një incenerator të përdorur gjysmëautomatik. Të cilin qyteti rumun e kishte instaluar, por ishin më shumë shpenzime se sa fitime. Prandaj u çmontua, dhe kompania italiane u pagua nga bashkia e Konstancës me 75 mijë euro… pra, i kanë paguar për të çmontuar.
Pra, rumunët kërkojnë të heqin qafe një incenerator që nuk është aspak rentabël. Për këtë madje janë gati të paguajnë shifrën prej 75 mijë eurosh. Dhe kërkesës së tyre i përgjigjet kompania italiane Bruno Presezzi, me titullar Antonio Presezzi, ortakun e Gabrielës.
Ky incenerator u çmontua, dhe u transportua me kamiona në Borato di Morgora, u bë si i ri, dhe pati një tentativë për ta shitur në Zimbabve.
“Të zinjtë, këta zezakët, këta zotërinj u trajtuan si zezakë me litar në qafë, por nuk janë. Erdhën në Itali, pasi kompania italiane kishte bërë një tjetër kompani në Zimbabve”.
Një kompani në Zimbabve në emër të një shqiptari, i cili sipas Gabrieles, është ish-shoferi i tij.
“Ishte një shqiptar që ka jetuar gjithmonë në Italia, Miliad Lopa, ishte shofer, jo shumë shofer, por lavazhier. Pa më thënë asgjë, Alberto Presezzi, ortaku im, hapi në emrin e shoferit tim, këtë shoqëri në Zimbabve”.
Ndërkohe që marrëveshja pritej të konkretizohej, ekspertët nga Zimbabve preferuan që më parë ta shohin impianin e djegies së mbeturinave, dhe më pas të jepnin Ok, për ta blerë. Por aty menjëherë kuptuan se diçka nuk shkonte.
Dhe jo vetëm kaq, por qeveria e Zimbabve kërkoi që ta ndiqte dhe në rrugë ligjore këtë tentativë mashtrimi.
“Atëherë, çfarë ndodh? Qeveria e Zimbabve, denoncon këtë shoqëri e cila kishte brenda saj edhe një tjetër zotëri shqiptar, i cili bënte pjesë edhe në kompaninë e inceneratorit të Tiranës. Në fakt ai ishte punonjësi, roje që ngrinte dhe ulte traun në “Bruno Presezzi SPA”, një person me aftësi ndryshe. Një roje. Përveç shoferit, ai ka futur në këtë kompani, të gjithë persona që paguheshin pak a shumë 1000 euro në muaj, dhe me 100 euro me shume, ata pranonin te benin te tilla gjëra”.
Siç i thonë italianët, prestanomi, dhe këtu historia nis të bëhet më intriguese, pasi hyn në lojë Shqipëria, e cila tregohet e interesuar për një impiant të refuzuar si i papërshtatshëm nga një shtet Afrikan.
Kështu, pasi nuk u ble nga Zimbabvet, impianti mbeti në kompaninë “Bruno Presezzi” në Monza.
“Erdhën këta politikanët shqiptarë. Unë s’e dija por vinin aty dhe mësova se kush ishin. Çfarë ndodh? Në mënyrë të habitshme, ky incenerator, që edhe në Afrikë u refuzua, dhe për më tepër ishte bërë një padi ndërkombëtare ndaj këtyre personave, u ble për qindra miliona euro. Nga qeveria shqiptare. Dhe pastaj, personi që kam njohur dhe i kam folur dy herë, është kryetari i bashkisë Tirane, ky djalë i ri që shfaqet shpesh në televizion, dhe me të cilin kam folur personalisht, jemi përshëndetur”.
Sipas Gabrieles, e gjithë xhiro e lekëve në këtë aferë, bëhej nëpërmjet një lavatriçeje të vetme. Një bankë me një kapital prej 1.8 miliardë eurosh.
“Të gjitha këto xhiro lekësh, vinin nga Banka Popullore e Sondrios. Ishte i njëjti bankier të cilin e kanë përdorur gjithmonë, ishte ai eksperti. E njoh shumë mirë, por jo, jo, jo. Është një person shumë i rëndësishëm brenda këtij institucioni bankar. Kjo që po të them unë, është linja e biznesit të cilën e njoh”.
Po çfarë lidhje mund të ketë kryebashkiaku Veliaj me këtë aferë? A janë të mjaftueshme vizitat e tij në kompaninë “Bruno Presezzi” për ta konsideruar të përfshirë?
“Ishte Erjon Veliaj, kryetari i Tiranës, dhe kishte marrë pjesë në blerjen e këtij inceneratori mbeturinë, që nuk dinim kujt t’ia jepnim, dhe të gjithë në kompani ishin të kënaqur, që erdhën këta të gjithë së bashku, ia hodhëm dhe iu shitëm diçka që ishte e pashitshme. Nëse një vidë kushton një cent, dhe unë e shes gjashtë euro, askush në botë nuk mund ta konstestojë. Pse? Nëse unë të gjej ty që je gjysëmbudalla dhe të shes një gjë që kushton një cent dhe ta shes dhjetë, në një shtet si Shqipëria ku gjithçka është e mundur, sepse jetoni në një vend me korrupsion absolut. Në çdo vend të botës, Itali, Zvicër, etj, madje edhe në Zimbabve do të ishte i pamundur. Por në Shqipëri mund të bëhet”.
Nëse këto që ky zotëri thotë, janë të vërteta, pyetja është, a u mashtruan shqiptarët nga injoranca apo pranuan të jenë pjesë e kësaj skeme? Por ka edhe një detaj tjetër interesant, që nëse rezulton i vërtetë, nuk mund të konsiderohet thjesht skandal, por tradhti e lartë ndaj atdheut.
“Skandali i vërtetë është ai mes Iranit dhe Shqipërisë. Sepse skandali i vertetë është se Shqipëria thotë se është nën sulm të hackerave iranianë. Por nga ajo që di unë, Shqipëria ishte shumë e lumtur që është financuar për këtë çështjen e inceneratorëve nga iranianët. Unë mund të të jap emrin, mbiemrin dhe kompanite e kreut të Pasdaran, që quhet Ali Aliabadi. Ai është personi që ka dhënë lekët për të blerë inceneratorin. Blerjen për këta qindra milionë, në favor të kompanisë “Bruno Presezzi””, thotë Gabriele Tarroni Longinotti.
Ne publikuam një dëshmi, e një personi i cili sot ndodhet në Dubai, larg duarve të atyre që mund ta hetojnë. Edhe pse në fakt e kishim këtu deri para katër muajsh, kur Apeli vendosi ta lironte. A ishte gjithçka e mirëmenduar, për të kompensuar një dëshmitar, i cili më pasi u doli nga skema?
Apo ishte thjesht një rastësi e cila çoi në hapjen përgjysëm e një “kutie pandore”, me shumë enigma të tjera, për të gjithë ne.
Gabriele Tarroni Longinotti: Unë jam i vetmi që mund të jap drejtim dhe rrugën për ta ndjekur, sepse unë isha i pranishëm. Dhe sikur të mos më kishin tradhtuar, nuk do të kisha folur kurrë.
Pas zbulimit të megaskandalit me inceneratorët se si kryetari bashkisë Erion Veliaj bleu në Rumani djegësin që nuk punonte. Gazetari Klodian Tomorri ka zbardhur detaje të reja:
Në 30 janar të vitit 2017, në orën 16:00 në zyrën e kryeministrit hynë 5 persona. Ata ishin Erion Braçe, Ervin Bushati, Alberto Presezzi, Mauro Bianchi dhe Miliad Lopa. Sipas axhendës që e ka publikuar një vit më parë Hashtag.al, takimi ka zgjatur gjysmë ore.
Alberto Presezzi është pronar i kompanisë Bruno Presezzi spa. Mauro Bianchi është drejtori i tij i financave, ndërsa Miliad Lopa është një tjetër histori, që do ndalem më poshtë.
Pas 7 muajsh nga takimi me kryeministrin, Alberto Pressezi u bë pronar i koncesionit të inceneratorit të Tiranës, bashkë me dy ortakë të tjerë, po italianë. Tani të kthehemi tek Lopa.
Vitin e kaluar kompania Geogenix, qe ka inceneratorin e Tiranës, fitoi një kontratë koncesioni thuajse identike për të ndërtuar një incenerator në Zimbabve. Përsoni që nënshkroi kontratën si përfaqësues i kompanisë Geogenix ishte Miliad Lopa.
Më pas, biznesmeni italian pretendon se Presezzi ia shiti Shqipërisë, inceneratorin për qindra milionë euro dhe në këtë transaksion është përfshirë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndërsa paratë u financuan nga Irani.
Këtu ka diçka për t’u sqaruar. Ai flet për blerje qindra milionë euro pa saktësuar në dëshmi se për cilin incenerator bëhet fjale. As Elbasani, as Fieri nuk kanë kushtuar qindra milionë euro. Tirana, që mund të kushtojë aq, nuk ekziston. Kështu që kjo është pak e paqartë.
Tani të kthehemi tek Miliad Lopa. Biznesmeni italian thotë se Lopa ka qenë lavazhier në Itali dhe ka punuar si shofer i tij. Më pas ortaku i tij, pra Alberto Presezzi e përdori atë si prestanome për të hapur kompaninë në Zimbabve. Këtu dëshmia e Longinottit përputhet totalisht me faktet.
Tani ka dhe një fakt që duhet thënë. Dy vjet më parë, Longinnoti është arrestuar në Rinas për mashtrim 1 milion euro pikërisht ndaj ortakut të tij, Alberto Presezzi. Personi që ka bërë kallëzimin në polici ishte Miliad Lopa si i autorizuar nga kompania Bruno Presezzi spa. A është dëshmia e Longinnotit një hakmarrje? Apo është e sakte në çdo fjali?
Këtë do duhet të na e thotë SPAK. Çështja e inceneratoreve është si një puzzle i ngatërruar që nuk mbaron kurrë. Por me këtë dëshmi, minimalisht SPAK ka aktorë të tjerë që duhet të thërrasë për t’i pyetur. Sigurisht, jo kreun e Pasdaranit se atë nuk e kap dot. Por të paktën Lopën, Presezzin dhe Longinnotin mund t’i kapë kollaj” shkruan ai.
Partizani mund Teutën në Durrës dhe udhëheq SuperiorenPartizani mundi Teutën në “Niko Dovana“ me rezultatin 2-0 dhe ngjitet në kuotën e 47 pikëve në krye të renditjes.
Të kuqtë kanë gjetur njeriun e golave pas largimit të Skukës.
Mba ka shënuar sot goli ne tretë radhazi për kryeqytetasit.
Sulmuesi nigerian tundi rrjetën në minutën e 10 të takimit, duke kaluar në epërsi Partizanin.
Në pjesën e dytë, Teuta e kërkon golin me insistim, por shënoi përsëri Partizani.
Në minutën e 85, Ëngjëll Hoti, i futur nga stoli, shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Teutës dhe e ndali topin në rrjetë.
Partizani fiton kështu me shifrat 2-0 dhe pret rezultatin e takimit të nesërm mes Tiranës dhe Erzenit për të mësuar nëse do të jetë i vetëm në krye, apo do të ndajë vendin e parë me bardheblutë.
Në ndeshjet e tjera të së shtunës Egnatia shkatërroi Kukësin 3-0 në “Kukës Arena”, ndërsa Vllaznia u ndal në barazim 0-0 me Bylisin. /zoom.al/
Në ditën e gënjeshtrave Rama bën tjetër premtim për bonus para zgjedhjeveTeksa zgjedhjet vendore po afrojnë, kryeministri Edi Rama ka lëshuar dorën, duke dhuruar 50 mijë lekë shpërblim për pensionistët e vendit.
Pasditen e sotme ai ka përmbushur premtimin elektoral, duke miratuar vendimin për tu dhënë të moshuarve lëmoshën e premtuar.
Sipas kryeminsitrit ky është një lajm i mirë, dhe një masë lehtësuese për të moshuarit, po këta të fundit pasi janë vendos në dijeni të shpërblimit, e kanë quajtur qesharake shumën e premtuar krahasuar me krizën ekonomike pas rritjes së cmimeve.
“Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi”,- shprehet Rama.
Përmes këtij postimi kryeministri, nënkupton se do të ketë të tjera bonuse për pensionistët, sigurisht të përfshirë në “thesin e premtimeve” imagjinare ne 1 Prill, e njohur dhe si dita gënjeshtrave.
Rasti tronditës/ Aktori pret venat në skenë: Duan të më heqin nga punaAktori rus Artur Shuvalov tronditi shikuesit kur qëndroi në mes të skenës dhe i preu damarët.
Vendimi i tij tronditës erdhi pasi drejtuesit e teatrit ku ai punon tentuan ta detyronin të jepte dorëheqjen duke e ngacmuar dhe duke i mbajtur rrogën.
“Ata janë përgjegjës për vdekjen time”, tha aktori rus dhe preu venat.
“Gjatë gjithë këtyre muajve të fundit janë përpjekur të më shkarkojnë, të më poshtërojnë, të më privojnë nga puna dhe paga. Gruaja ime u pushua nga puna sot. Nuk e duroj dot më këtë. Unë nuk kam fuqi dhe mundësi të tjera. Te lutem me fal. Jam i lodhur. Nuk kam zgjidhje tjetër”, tha ai para spektatorëve të habitur në qytetin lindor të Siberisë Ulan-Ude dhe shtoi: “Dua të them edhe një gjë: Vyacheslav Mikhailovich Dyachenko (drejtor artistik) dhe Natalya Nikolaevna Svetazarova (drejtoreshë e teatrit), ata janë përgjegjës për vdekjen time.”
Russian drama theater actor attempts suicide on stage over management pressure — VIDEO https://t.co/h8Bu0rvS8B
— The Insider (@InsiderEng) March 30, 2023
Kriminaliteti në vend, ky është qyteti që ka koeficientin më të madh për 2022
Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara për 100,000 banorë në vitin 2022 është në shifrën 920.
Shifër e cila la pësuar një ulje të lehtë në krahasim me vitin 2021, ku koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 1002.
Nga të dhënat e publikuara nga Prokuroria e Përgjithshme, përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit në vitin 2022 e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër.
Në lidhje me koeficientet e kriminalitetit për 100,000 banorë sipas qarqeve, të dhënat statistikore rezultojnë si më poshtë:
Në qarkun Berat koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2022 është 591; ku konsiderohet si më I ulëti, ndërsa në qarkun Gjirokastër koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1386, duke fituar kështu statusin si qarku me kriminalitetin më të lartë.
Edhe pse mbahen si dy zonat ku kanë ndodhur krime tronditëse qarku I Elbasanit dhe I Shkodrës sipas Prokurorisë së Përgjithshme kanë kriminalitet jo shumë të lartë. Konkretisht në qarkun Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 683; Ndërsa në qarkun Shkodër koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 946. Në Tiranë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1006.
Raporti që zënë veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2022, është 29,45 %, pra krimet më të zakonshme janë në këtë kategori veprash penale. Ndërsa vjedhja e pasurisë në numrin e përgjithshëm të procedimeve të regjistruara në prokurori për vitin 2022, është 26,16 %.
Kiara Tito është shndërruar në fansen më të zjarrtë të Luizit, që pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother”.
Moderatorja ka treguar nga jashtë se është më e dashuruar se kurrë me artistin, teksa mbështetjen për të e ka treguar edhe me dronin që i dërgoi në shtëpinë e “Big Brother” pak ditë më parë. Një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Kiara foli për rrugëtimin e saj për “Fan Club”.
Por, në nisje të intervistës, pasi pa një klip përmbledhës për më shumë se 90 ditët e qëndrimit të saj në shtëpi, Kiara Tito u përlot. Moderatorja tha se iu kujtuan të gjitha momentet e bukura që ka kaluar, veçanërisht dasma me Luizin.
“Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara. E pyetur nga moderatorja Megi Pojani nëse do të bënte diçka ndryshe, Kiara tha se “nuk kam për çfarë të bëhem pishman”.
Një përgjigje, ish-konkurrentja e kishte dhe për kritikat për marrëdhënien e saj me Luizin, që është shoqëruar nga debate të shpeshta.
“Diskutime çiftesh kemi të gjithë. Është më se normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd. Dhe ne pas 5 minutash, kemi përqafuar, jemi puthur”. Por natyrisht që moderatorja nuk kishte sesi t’i shpëtonte kuriozitetit të të gjithëve, teksa u pyet edhe për Jurgenën, ish-partneren e Luizit.