Aplikacion
Emri i saj është lakuar si personi i cili u pagua nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për t’i blerë heshtjen.
Stormy Daniels, ylli i filmave për të rritur, shkaku që ish-presidenti do të përballet me akuza penale, ka deklaruar se është e frikësuar nga mbështetësit e Donald Trump, por se një gjë e tillë nuk e ndalon të përballet me të në gjyq.
“Nuk mund të jetë më i frikshëm i veshur, se sa ishte pa rroba”, tha ajo.
The Times sjell dëshminë e së resë që ka shkaktuar një nga ngjarjet më të pazakonta, jo vetëm për SHBA.
“Nuk është i paprekshëm. Një person me pushtet nuk mund të jetë imun nga përgjegjësia ligjore. Pavarësisht se cila është puna apo profesioni juaj, apo se sa të ardhura keni në llogarinë tuaj bankare, çdo person duhet të mbajë përgjegjësi për gjërat që ka thënë apo bërë”, ka deklaruar ajo.
Megjithatë sipas “The Times” duket se ky nuk është rasti i ish-presidentit Trump, i cili e ka kaluar tërë jetën e tij duke ndjekjes penale apo pasojave të ardhura nga veprimet e tij.
Edhe pse akuzat kundër Trump nuk janë bërë ende publike, mediat ndërkombëtare raportojnë se prokurorët kanë hetuar një shumë prej 130,000 dollarëve të supozuara të paguara për Daniels në këmbim të heshtjes së saj, një javë para zgjedhjeve të vitit 2016.
Të martën, ish-presidenti 76-vjeçar duhet të dorëzohet ose të përballet me arrestimin dhe ekstradimin e tij në Nju Jork. Ai është presidenti i parë amerikan në histori që përballet me ndjekje penale.
“Është monumentale dhe epike, dhe unë jam krenare. Sido që të jetë rezultati, do të shkaktohet dhunë dhe vdekje. Nga kjo ngjarje do të ketë shumë gjëra të mira, por pa dyshim që do të ketë edhe pasoja jo të këndshme”, thotë Daniels.
Për 44 vjeçaren, e keqja tashmë ka filluar. Ajo bëri me dije se vetëm pak orë pas bërjes publike të aktakuzës ndaj Trump, ka nisur të marrë kërcënime në të gjitha platformat e rrjeteve sociale, në e-mail e madje edhe në telefon.
“Intensiteti i kontakteve është thuajse njëlloj me herën e parë, por se këtë radhë kërcënimet janë më të dhunshme. Herën e parë thjeshtë më ofendonim me fjalë që lidheshin me profesionin tim, ndërsa këtë herë kërcënimet shkojnë deri në vrasje. Janë shumë të dhunshëm dhe grafikë në fjalët e përdorura”, ka deklaruar ajo.
Ylli i filmave për të rritur rrëfen se për herë të parë ndihet shumë e firkësuar, edhe pse shprehet se një pjesë e saj mundohet të mos ta pranojë një gjë të tillë.
“Është e frikshme se si vetë Trump po nxit dhe inkurajon dhunën. Që nga sulmi në Kapitol më 6 janar 2021, mbështetësit e Trump ndjehen të guximshëm. Vendi është më i ndarë dhe njerëzit janë më të dëshpëruar. Unë nuk kam frikë nga ai, apo nga qeveria, por duhet vetëm një mbështetës i çmendur që mendon se po bën punën e Zotit ose po mbron demokracinë që të bëjë veprime për të cilat frikësohem”, ka deklaruar ajo.
Megjithatë Daniels sqaron se frika e saj nuk e ndalon të përballet me manjatin në gjykatë.
Daniels, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Clifford, ende nuk është thirrur zyrtarisht për të dëshmuar kundër Trump.
“Shpresoj që do të më thërrasin, Unë nuk kam frikë, nuk kam asgjë për të fshehur dhe mezi pres tu tregoj të gjithëve gjithçka që di”, tha ajo.
Sipas saj, lajmi për aktakuzën i cili erdhi pasditen e së enjtes, ishte një tronditje., pasi nuk ishte diçka e paralajmëruar.
“Ka diçka vërtet ironike dhe qesharake që mora lajmin për aktakuzën ndërsa isha ulur mbi një kalë të cilin e kam quajtur Redemption,” thotë ajo, ndërsa shpjegon se paratë për të blerë kalin ishin pikërisht një pjesë e parave me të cilat u pagua nga Trump nëpërmjet Michael Cohen për të mos bërë publike marrëdhëniet e tij jashtëmartesore, gjë që do të ndikonte në fushatën e tij zgjehdore.
Sipas Daniels, ajo kishte bërë kryer marrëdhënie seksuale me Trump në një dhomë hoteli në Nevada në vitin 2006, gjë që mohohet nga ish-presidenti.
Daniels shprehet se ka qenë pikërisht profesioni i saj që e ka bërë Trump të mendonte korruptimin e saj.
“A mund të mendoni për një herë të vetme që ‘ylli pornografik’ nuk është vënë përpara emrit tim? Imagjinoni sikur të bëja diçka tjetër. A do të sillej ai njëlloj me një mësuese apo për shembull kontabiliste?”, tha ajo.
Megjithatë ajo mendon se profesioni i saj ka pasur një të mirë. Sipas saj ish-presidenti nuk mund ta kërcënonte për të heshtur me foto nudo, pasi ato ishin të shpërndara tashmë prej vetë saj kudo online.
Cilat pije ju ndihmojnë të bëni një gjumë të mirëNdriçimi i dobët, muzika qetësuese dhe aroma qetësuese janë vetëm disa nga shumë gjëra që mund ta ndihmojnë dikë të flejë më lehtë gjatë natës. Megjithatë, është interesante se ka edhe ushqime të caktuara që gjithashtu mund t’ju bëjnë më të lehtë netët kur keni probleme me gjumin.
Healthline vëren se ushqimet që janë të mbushura me lëndë ushqyese të caktuara, aminoacide dhe antioksidantë mund të ndihmojnë në nxitjen e gjumit, duke reduktuar vonesën e gjumit dhe duke reduktuar shqetësimet e gjumit gjatë natës. Ushqime të tilla janë gjeli i detit, bajamet, kivi, orizi i bardhë e të tjera. Por çfarë ndodh me pijet?
Siç rezulton, ka me të vërtetë pije të ndryshme që gjithashtu mund të mbështesin shëndetin tonë të gjumit. Pra, për të zbuluar se cilës pije i drejtohen shumica e njerëzve për t’i ndihmuar të bien në gjumë gjatë natës, Health Digest anketoi 612 lexues të tij, duke ofruar pesë opsione përgjigjeje për disa nga pijet më të zakonshme para gjumit, si çaji i kamomilit, qumështi i ngrohtë, lëng vishnje, çaj sanëz dhe latte shafran i Indisë.
Efi zbulon çfarë i tha Kiarës pas eleminimit nga “Big Brother VIP”Efi Dhedhes ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhënien e saj me Kiarën, pasi shoqëria e tyre pati disa ulje ngritje.
Ajo tha se natën që moderatorja u eliminua i ka dhënë disa këshilla se sit ë përballet me komentet jashtë të cilat mund të jenë edhe negative.
“Unë i thashë të merrte kohën e saj, mos takonte shumë njerëz, që të parandalonte stresin dhe ankthin për informacionet që do merrte. I dhashë këshillat që unë nuk i dija që ajo të ishte më e qetë. Ne nuk kemi folu akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua mu desh shumë kohë për të takuar shoqet e mija kështu që e kuptoj.”- tha Efi.
Veliaj i shpall LUFTË mediave:S’do lë gurë pa lëvizur.Ndërkombëtarët:Po shkelet liria e fjalësDy ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një eventi ku po diskutohej për transportin publik, denoncoi publikisht dy faqe online, që sipas tij i kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Ai zbuloi, se gruaja që fshihet pas “Lolita” është Anisa Caka-Metka dhe Erland Dalliun pas JOQ. Erion Veliaj është shprehur se nuk do të lërë gurë pa lëvizur mandatin e ardhshëm për t’i ndëshkuar. E gjitha, vetëm sepse janë media kritike ndaj tij.
Deklarata “demaskuese” e kryebashkiakut të Tiranës pas dy personave që sipas tij, fshihen pas faqeve popullore Lolita dhe Jeta Osh Qef në mediat sociale së fundmi shkaktoi zemërim mes organizatave të të drejtave të njeriut, të cilat e kritikuan atë si një sjellje që vë në rrezik sigurinë fizike të këtyre individëve.
Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) ka reaguar ashpër pas sulmit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt ndaj portaleve ‘JOQ’ dhe ‘LOLITA’.
ECPMF shprehet se kjo është një cënim sigurie dhe shqetësim për dy individët që u përmendën nga Veliaj. Qendra Evropiane për Lirinë e Shypit kërkon nga kryebashkiaku një falje dhe një sigurim për jetën e individëve të përmendur.
“Veliaj duhet të kërkojë ndjesë menjëherë dhe të sigurohet se indentetet e individëve privatë të mbrohen siç duhet,” deklaroi ajo.
Por organizatat besojnë se pretendimet e kryebashkiakut për gjoba duken të pabazuara dhe se shënjestrimi i administratorëve të këtyre dy faqeve prej tij është e pajustifikuar dhe mënyra se si Veliaj i ka shënjuar ata, shoqëruar me publikimet në mediat proqeveritare dhe kërcënimet me jetë ndaj tyre në seksionin e komenteve të këtyre mediave, përbëjnë shqetësim për dhunim të lirisë së shprehjes.
Deklaratën më të ashpër e bëri Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë.
“Jam shumë i zemëruar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në publikimin e identitetit të administratorëve të faqeve satirike në Facebook në Shqipëri, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, megjithëse jo rreptësisht gazetareske, ndihmojnë për të mbajtur përgjegjës ata në pushtet përmes humorit (pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo),”- deklaroi Gutiérrez.
“Veliaj publikoi emrat dhe informacion shumë privat familjar të këtyre njerëzve, duke pretenduar se ai i ka “identifikuar” ata; rrjedhimisht ai i ka vënë ata drejtpërsëdrejti në rrezik fizik. Unë i rikujtoj z. Veliaj se pak ditë më parë një person u vra në mjediset e Top Channel në Shqipëri dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentatorëve publikë,” shtoi ai.
Sipas Gutièrrez, “ky është një dhunim serioz i lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të qëndruar anonim. Shpresoj që kryeministri Edi Rama do të sigurohet që kjo sjellje e rrezikshme të ndërpritet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo të kërcënojnë dhe frikësojnë zërat kritikë,” shtoi ai.
Harta e Kërcënimeve ndaj Lirisë së Medias, një program i Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, e shënjoi deklaratën e Veliajt si “kërcënim”. Ajo e konsideroi atë një “përpjekje të paprecedentë”, që sjell shqetësim për sigurinë fizike të personave të shënjuar.
“Ekspertët e medias në Shqipëri pranojnë se të dyja platformat përbëjnë interes publik, sepse ato janë anonime dhe kritike ndaj qeverisë dhe kryebashkiakut të Tiranës. Veliaj shpalli emrin dhe mbiemrin e gruas që ai pretendon se fshihet pas blogut Lolita, duke përmendur se ajo ka dy fëmijë. Ai dha gjithashtu emrin e një burri që pretendon se është administrator i JOQ,” shkruhet në njoftimin e rregjistrimit të rrezikut.
“Kryebashkiaku aludoi pa dhënë prova se të dyja janë angazhuar në shantazh ndaj kompanive të autobuzëve në Tiranë, të cilët pretenduan se janë kërcënuar të paguajnë në mënyrë që të shmangin vlerësime negative. Disa vëzhgues të medias në Shqipëri ngritën pikëpyetje serioze mbi këto pretendime. Ekspertët thanë se ndonëse këto dy blogje me ndikim nuk ndjekin gjithmonë standardet etike në satitën e tyre, që të dyja shërbejnë në një rol për interes publik duke mbajtur njerëzit në pushtet llogaridhënës,” shënohet në njoftim.
Platforma, e cila mbështetet nga Këshilli i Evropës, vërejti gjithashtu se si komentet e Veliajt u publikuan nga media proqeveritare dhe këto publikime u pasuan nga sulme të shumta verbale dhe kërcënime ndaj dy individëve,.
“Kjo shkakton shqetësim për sigurinë fizike të tyre. Kritikët ngritën shqetësim veçanërisht për faktin që kryebashkiaku përmendi gruan dhe dy fëmijët, gjë që mund t’i ketë vënë ata në rrezik.”
Kryebashkiaku i Tiranës gëzon mbështetje të plotë nga shumica dërrmuese e medias, e cila ritransmeton me shumicë materjale propagandistike të prodhuara nga ai vetë.
Edhe pas kësaj Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk është ndalur.Sërish ka sulmuar mediat duke i krahasuar me “kapuçë” që vjedhin qytetarët në rrugës. Duke i përmendur sërish me emra, Veliaj tha se faqet si JOQ dhe Lolita duhen ndëshkuar, që asnjë biznes apo qytetar në Tiranë të bjerë pre e tyre, madje premtoi se do të “merrej personalisht” me ndëshkimin e tyre, por mandatin e ardhshëm. Duke theksuar se nuk do të linte gurë pa lëvizur, përveçse u mor sërish me jetën private të Erland Dallliut dhe Anisa Cakës, Veliaj përfshiu edhe sfondin fetar. Për të prekur “zemrat” e shumicës së qytetarëve që i përkasin besimit mysliman dhe duke përdorur muajin e Ramazanit, tha se ajo që po ndodh është “harram”. Gjithashtu, kryebashkiaku i Tiranës tha se ky është një fenomen që e njohin të gjithë, por askush nuk guxon të flasë dhe se për këto faqe i është drejtuar tanimë organeve ligjzbatuese.
“Kjo është një histori që të gjithë e dimë, por askush nuk flet. Ashtu siç kemi pasur trafikantë drogë që kanë pasur televizion. Koncepti ka qenë që të gjithë e dimë po asnjë nuk guxon që të flasë. Nuk kam asnjë pishman që jam i pari që kam folur për problematika të kësaj natyre sepse një trafikant droge nuk mund të jetë konsull nderi, nuk mund të ketë televizion, – televizioni përdor valët publike, konsulli i nderit përfaqëson Republikën e Shqipërisë – dhe besoj se e kam ndërtuar reputacionin që unë nuk tërhiqem nga beteja të tilla. E njëjta gjë po ndodh tani me portalet. Vërtet nuk vënë një kapuç, por nuk ka rëndësi nëse kapuçi është prej leshi apo digjital. Nëse kapuçi thotë: “o jetën, o kuletën”, ose nëse kapuçi thotë “Lolita dhe “Jeta Osh Qef”, dhe në momentin që ti shkon në një supermarket, vë produkte false, pastaj i nxjerr sikur i ka supermarketi, kërkon para nga supermarketi, nxjerr reklamën e supermarketit dhe pastaj supermarketi është më i miri pasi ka paguar gjobën, kjo nuk shkon, të paktën jo në qytetin që e drejtoj unë. Ne nuk jemi as Siçilia e viteve ’90-të, as Napoli i viteve ‘90, madje as Shqipëria e viteve ‘90. Jetojmë në Shqipërinë e vitit 2023. Të thuash në Muajin e Ramazanit që unë jam Erland Dalliu, nipi i Ibrahim Haxhi Hafiz Dalliut, një njeriu shumë të respektuar, klerik i cili ka promovuar besimin në Shqipëri, ka ndërtuar shkollat e para, dhe kthehesh në një hajdut ordiner, që iu shkon kompanive të autobusëve dhe u thua do ta nxjerr sikur ka rënë zjarr në autobus, por në fakt është tymi i marmitës, ndaj paguaj lekët, kjo është fyerje.
Të bësh të njëjtën gjë tek faqja Lolita dhe të atashohesh, njëra ka LSI-në, tjetri ka PD-në, njëra me Zenin, tjetri me Vojon, këto janë muhabete thellësisht banale. Ashtu siç pata guximin që, edhe për mediat televizive të them që një trafikant droge nuk mundet t’i vërë gjoba kryetarit të Bashkisë, Qeverisë apo biznesit, me të njëjtën kurajo i kam kërkuar edhe Prokurorisë, edhe Policisë, – e më rezulton që janë vënë në lëvizje, – që edhe zonja Anisa Caka, por edhe zoti Erland Dalliu, të hetohen për gjobat që sistematikisht vënë në qytetin që unë drejtoj. Kjo është e patolerueshme. E kuptoj që për momentin i mbron Zeni dhe Vojo, i të gjitha historitë që po ndodhin në kryeqytet. Por çdo gjë është me masë, e keni kaluar masën. Është haram kjo që po bëni. Po vidhni njerëzit. U shkoni supermarketeve, njerëzit kanë tabelë exel për gjobvënësit. Le të jetë fushata. Nuk dua ta kem mirë më ta. Nuk pyes fare që është fushata le t’i humb 5 vota. Unë me maskarenjtë dhe gjobëvënsit nuk dua ta kem mirë. Sa të jem kryetar bashkie, do merrem dhe mandatin tjetër. Nuk do lë gur pa lëvizur në Polici dhe në Prokurori, kjo gjobëvënie me kapuç digjital duhet të marrë fund. Siç po i rrisin të gjithë fëmijët e tjerë me ndershmëri, ashtu duhet t’i rrisin edhe këta fëmijët e tyre. Të vjedhësh hapur kompanitë e këtij qyteti, për të mos i sulmuar në mediat digjitale, të fshihesh pas anonimatit, të mos regjistrohesh me numër NIPT-i, të mos ballafaqohesh për shpifjet në gjykatë sepse je anonim, kjo është një vjedhje dhe një paturpësi e jashtëzakonshme. Vjedhin miliona euro JOQ edhe Lolita, por kësaj here do duhet të shkojnë t’i sqarojnë edhe në Gjykatë, edhe në Prokurori, dhe sigurisht edhe në Polici. Ua kam kërkuar edhe organeve ligjzbatuese, ku sigurisht kam çuar edhe mjaftueshëm material, që të merren seriozisht me këtë punë. Në një qytet që krenohet nuk mund të jetë Ballkan i gjobëvënies. Siç jam marrë me trafikantët e drogës do merrem me ta sa të kem takat. Kush ka bërë gabim të shkojë në Polici. Kjo është haram edhe për ata që kanë një vije besimi. Unë besoj se do e fitoj këtë betejë. Me njerëz me kapuç dixhital është e pamundur që të sqarohesh,”-tha Veliaj ndër të tjera në fjalën e tij.
Në lidhje me këtë ka reaguar sekretari i Federatës Europiane të gazetarëve
Sekretari i Federates Europiane të Gazetarëve Ricardo Guiterres, ka reaguar pas sulmeve që kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë ndaj mediave, kryesisht ‘JOQ’ dhe ‘Lolitës’. Përmes një reagimi publik, Guiterres thotë se është i indinjuar nga sjellja e Veliajt i cili ka zbuluar identitetet e administratorëve të këtyre mediave.
Ai thotë, se ky veprim i Veliajt është një shkelje e rëndë e së drejtës e lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Sekretari kërkon që kjo sjellje të ndalohet nga kryeministri Edi Rama.
REAGIMI:
Jam i indinjuar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në zbulimin e identitetit të administratorëve të faqeve satirike shqiptare në Facebook, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, ndonëse jo rreptësisht gazetareske, ndihmojnë për t’i mbajtur ata që janë në pushtet me anë të humorit (ju pëlqen apo jo).
Z. Veliaj publikoi emrat dhe informacione shumë private familjare të këtyre personave, duke pretenduar se i kishte “identifikuar” duke i vënë në rrezik të drejtpërdrejtë fizik. Vetëm pak orë më parë ai i përmendi sërish dhe tha se policia po shkonte, duke lënë të kuptohet se mund të arrestoheshin.
I kujtoj zotit Veliaj se pak ditë më parë një person u vra në ambientet e Top Channel në Shqipëri dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publikë.
Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Shpresoj që kryeministri Edi Rama të sigurojë që kjo sjellje e rrezikshme të ndalet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo për të kërcënuar dhe frikësuar zërat kundërshtues.
Gjithashtu edhe gazetari Flamur Vezaj ka dënuar ashpër bërjen publike të emrave të pronarëve të ‘JOQ’ dhe ‘LOLITA’ nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në një postim të bërë në rrjetin social ‘Facebook’, Vezaj thotë se Veliaj e ka kërcënuar publikisht vajzën pasi i ka përmendur pjestarët e familjes.
Ai e krahason sjelljen e Veliajt, me atë të një mafiozi. Vezaj kërkon që kjo sjellje të dënohet nga Prokuroria e mbi të gjitha duhet të reagojë edhe shoqata e Gazetarëve dhe shoqëria civile.
POSTIMI:
Kur zdromsi i Bashkise, do te behet gangster me zor!
Ky zdromsi I Bashkise se Tiranes, doli dje pa pike turpi e lincoje publikishte dy djem dhe nje vajze ne formen me te turpshme dhe kriminale! Jo vetem keta si individe duke i akuzuar si gjobevenes, por vajzes i permendi edhe femijen me emer, duke kercenuar hapur!
Nuk i njoh ata persona fare, po fare, por ti permendesh tjetrit femijen vetem pse bene MEME per zdromsin dhe biznesmenet e tij te preferuar kjo eshte e kriminale, e turpshme dhe papergjegjshme per nje te zgjedhur! Nuk i hy fare eshte apo nuk eshte kjo vajza pas Lolites, por ti kujtosh femijen eshte fiks kercenim gangsteresh! Po Ky nuk eshte gangster por burracak e mashtrues kalibri!
Nese zdromsi ka dijeni per dike qe vendos gjoba, ne nje shtet normal ai duhet te merret ne pyetje nga prokuroria pasi ka dijeni per persona qe kane kryer veper penale qe parashikon nje denim deri 15 vjet! A nese zdromsi, nuk merret me pyetje, ai mund te akuzohet per mos kallezim krimi nese ajo veper ekziston! Por nese ata persona nuk kane kryer veper penale, kane gjithe drejten e botes ta akuzojne zdromsin per deklarim te rreme e padisin civilishte, per shpifje te kryer boterishte qe te paguaj edhe qimet e kokes! Gjithmone ne nje vend normal, por ne Shqiperi asgje nuk eshte normale!
Kjo sjellje publike, duke i permend femijen tjetres mbi baza aludimesh, eshte nje model mafiozesh te kercenimit me femijen! Mire prokuroria e reformuar nuk ka mendere ti terheq veshin, e as mediat te merret me keto deklarata te papergjegjshme e mafioze, por as shoqatat e Gazetareve apo shoqeria civile! Te gjitheve sic duket i ka zene fytin me ndonje pagese poshte tavolines Ky zdromsi me diplome mashtruesi e mediat rreth tij i bejne fresket!
Edhe pse ka marrë shumë kritika nga organizata ndërkombëtare lidhur me sulmin publik që po u bën dy mediave, JOQ dhe Lolita, Veliaj sërish nuk ka ndërmend që të ndalojë.
NATO ndalon përdorimin e TikTok nga pajisjet e zyrtarëveNATO ka ndaluar zyrtarisht personelin e saj të shkarkojë aplikacionin TikTok në pajisjet që ofron, duke përmendur shqetësimet e sigurisë, sipas dy zyrtarëve të njohur me këtë çështje.
Zyrtarët e NATO-s i dërguan një memo stafit të premten në mëngjes duke njoftuar ndalimin. Në këtë shënim, Tik Tok u ndalua zyrtarisht, por nuk u përdor as përpara pajisjeve të sponsorizuara nga NATO gjithsesi, për shkak të kufizimeve të brendshme teknologjike.
“Siguria kibernetike është një prioritet kryesor për NATO-n. NATO ka kërkesa të forta për specifikimin e aplikacioneve për përdorim zyrtar të biznesit. TikTok nuk është i aksesueshëm në pajisjet e NATO-s”, tha një zyrtar i lartë për CNN.
NATO është organi më i fundit qeveritar që ndalon aplikacionin për shqetësimet se qeveria kineze mund të hyjë në të dhënat e përdoruesve të TikTok përmes kompanisë së saj mëmë kineze, Bytedance. SHBA, Britania e Madhe, Norvegjia, Parlamenti Evropian dhe vende të tjera e kanë ndaluar tashmë aplikacionin nga pajisjet qeveritare.
Shefi ekzekutiv i TikTok, u tha ligjvënësve amerikanë në fillim të këtij muaji se kompania është plotësisht e pavarur nga Pekini dhe se ai “nuk ka parë asnjë provë që qeveria kineze ka akses në këto të dhëna”.
Sekreti i Jorit në “BBVIP”/Cili ishte ish-partneri i saj djali i trajnerit të njohur italianNjë prej sekreteve që u zbulua në shtëpinë e “BBVIP”, si pasojë e lojës që ishte realizuar nga produksioni, ishte ai i Jorit, modeles së njohur që prej vitesh jeton në Itali.
Kështu, ajo zbuloi se kishte qenë e fejuar me djalin e trajnerit të njohur, gjë që për banorët në reality show mund të ketë qenë sekret, por në fakt jashtë ka qenë një histori mjaft publike, për të cilën modelja ka folur edhe në rrjetet sociale.
Jori, e cila ka qenë edhe moderatore në “Sportitalia”, edhe pse shfaqjet në publik i ka pasur shumë të pakta me ish-partnerin e saj, zbuloi vetë gati dy vite më parë se romanca mes tyre kishte mbaruar. I fejuari i saj ishte Simone Camolese, djali i ish-trajnerit të Torion-s e Livorno-s në Seria A, Giancarlo Camolese.
Në atë kohë modelja shkruante në Instagram-in e saj:
“Meqë jeta ime sentimentale ju intereson, doja të bëja me dije se nuk jam më në një marrëdhënie prej dy muajsh (me llogaritë tona është ndarë në mars të 2020). Për momentin nuk kam asnjë histori, as dicka të momentit, thjesht po ju them, po tregohem pak egoiste tani dhe do të qëndroj me veten për ca kohë, pra Jori është single tani e në vazhdim”.
Simone Camolese është ish-lojtari futbolli, teksa duhet thënë se nuk ja ka dalë asnjëherë të luajë në kategoritë e më të mirëve, ndërsa vitet e fundit është i angazhuar në biznese të ndryshme. Nëse jeni kuriozë ta shihni foton e tij e keni më poshtë, ndërsa Jorin mund ta shihni cdo ditë duke shkëlqyer në “BBVIP”.
Big Brother VIP/ Ish-konkurrenti flet pa dorashka: Të gjithë banorët janë paguarËshtë diskutuar shumë herë nëse banorët që bëhen pjesë e formateve si Big Brother VIP Kosova paguhen, madje në shumë raste kanë dal edhe shifra të mundshme që ata marrin.
Por, ndonëse asnjëherë nuk kishte një konfirmim për këtë së fundmi ka dhënë një përgjigje ish-konkurrenti i edicioni të parë të Big Brother VIP Kosova, këngëtari Bruno Pollogati.
Në një intervistë të fundit në ‘Kanal 10, Bruno u shpreh se ai është paguar nga produksioni, pasi i la të gjitha angazhimet e tij vetëm për t’u bërë pjesë e BBVK.
“Të gjithë janë paguar, secili mbaj përgjegjësi për veten se çfarë kanë folur por patjetër që paguhemi, unë për vete jam paguar, por besoj të gjithë banorët janë paguar sepse je artistë dhe ti lë obligimet e tua dhe familje, unë jam mësues muzike në një kolegj në Tiranë, të gjithë janë paguar është e vërtetë”, tha Bruno.
Kujtojmë që edicionin i parë i BBVK mbajti finalen e madhe më 17 mars dhe fituese i saj i shpall reperi nga Shqipëria, Stresi.
Ndërkohë, katër finalistët e tjetër të shtëpisë së famshme ishin Vedat Bajrami, Xhuli Nura, Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu.
Në garë për të siguruar bukën e gojës, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga turma në PakistanTë paktën 11 presona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në Pakistan, teksa shtyheshin gjatë shpërndarjes se ndihmave ushqimore për familjet e varfra në Karaçi.
Mes viktimave ka gra dhe fëmijë, ndërkohë që në spital ndodhen dhe të plagosurit te cilët janë shtruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Disa prej tyre kanë rënë në një kanal afër pikës së grumbullimit.
Pronari i fabrikës që organizoi qendrën e shpërndarjes së ushqimit nuk e kishte njoftuar policinë për planin.
Incidenti i sotshëm vjen një ditë pasi autoritetet urdhëruan vendosjen e policisë shtesë në qendrat e shpërndarjes së ushqimit të Ramazanit për të shmangur mbipopullimin e rrezikshëm. Miliona pakistanezë po luftojnë për të vënë ushqimin në tryezë pasi kriza e kostos së jetesës përkeqësohet.
Britania do ndalojë përdorimin e cigareve vape me shijeCigaret me avull (vape) me shije si ëmbëlsirat dhe frutat mund të ndalohen sipas planeve për të goditur epideminë e përdorimit të cigareve elektronike nga fëmijët në Britani.
Neil O’Brien, ministri i shëndetit publik do të fillojë të kërkojë prova për të justifikuar ndalimin e tyre në ditët e ardhshme.
Megjithatë, mjekët janë ende pro përdorimit të tyre nga njerëzit që duan të lënë duhanin por shqetësimet më të mëdha vijnë pasi kanë filluar t’i përdorin edhe fëmijët.
“The Sun” shkruan se duke filluar që javën e ardhshme, vape-t me shije mund të hiqen nga çdo supermarket dhe kushdo që i tregton ato.
Gjithashtu qeveria do të rishikojë edhe se si produktet reklamohen në mediat sociale, mes shqetësimeve se synimi janë të rinjtë.
Në një fjalim në fillim të muajit të ardhshëm, O’Brien do të flasë për shqetësimet e qeverisë në lidhje me cigaret me avull dhe do të nisë një konsultim për të pyetur ekspertët se si të mbrohen më së miri fëmijët nga varësia ndaj tyre.
Statistikat e qeverisë tregojnë se 8.6 për qind e 11 deri në 18-vjeçarëve në Angli pinë rregullisht ose herë pas here, nga 4 për qind në 2021 dhe 4.8 për qind në 2020.
Video/ Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Kavajë. Të dy me precedentë penalëNë pamjet e reja filmike nga sherri i 29 marsit në Kavajë, shfaqen Sali Rexha dhe Armand Gosa duke debatuar me njëri-tjetrin përpara se të vriteshin , njëri me plumba pistolete e tjetri me goditje thike.
Sali Rexha që më herët ka pasur emrin Altin, po ecte me fëmijën për dore kur pranë tij kalon me biçikletë, Armand Alias Edmond Gosa.
Sapo shohin njëri-tjetrin, ata ndalohen dhe fillojnë të debatojnë. Siç rezulton nga pamjet, qytetarë të rastit ndërhyjnë për t’i ndarë, por pavarësisht kësaj, Sali Rexha nxjerr nga brezi armën pistoletë dhe e mbush.
Debati mes tyre sa vjen e bëhet më i ashpër. Megjithatë pas shumë përpjekjesh qytetarët arrijnë t’i ndajnë nga njëri-tjetri dhe të dy në pamje të parë vijojnë rrugën e tyre. Por nuk ndodh kështu. Referuar dosjes hetimore, rezulton se Edmond Gosa e ka ndjekur më pas me biçikletë Rexhën. Ndonëse minutat kalonin nuk duket asnjë shenjë e uniformave blu.
Sipas dinamikës, të dy ritakohen dhe është Sali Rexha që qëllon mbi Gosën, teksa është rrezikuar edhe jeta e fëmijës së mitur. Gosa u plagos me 4 plumba. Për shkak se ishte trup me fizik të fortë, edhe pse i plagosur, ai nxori thikën dhe godet 11 herë Sali Rexhën. Megjitatë, të dy ndërruan jetë.
Por a mund të parandalohej kjo ngjarje? Gjasat janë që po nëse policia e drejtuar nga Gazmend Demrozi, do të kishte kryer detyrën si duhet, duke kontrolluar elementët kriminale që lëvizin me armë në mes të qytetit, siç edhe në rastin konkret, kur Sali Rexha shëtit në mes të qytetit me pistoletë, ndërsa Armand Gosa me thikë.
Të dy ishin jo vetëm eksponentë të njohur, por edhe konflikte te ashpra me njëri-tjetrin dhe ishin jashtë vëmendjes së uniformave blu, që në fakt do duhet të mbajnë nën vëzhgim elementët kriminale dhe të parandalojë ngjarjet kriminale./Marrë nga Balkanweb