zoom

Day ArchiveIgli Cara: Porti i Durrësit, afera më e madhe korruptive

Në emisionin “Open” Igli Cara u shpreh se projekti për portin e Durrësit tregon qartë  se është afera më e madhe korruptive.

Gjatë bisedës në studio, kandidati i koalicionit opozitar për Durrësit, akuzoi qeverinë Rama se në vitet e tij të qeverisjes në qytetin bregdetar nuk ka pasur asnjë investim, por vetëm kanë grabitur.

Nga ana e tij, deputeti Agron Shehaj theksoi se qyteti i Durrësit është më i vjedhuri dhe është përdorur nga pushtetarët vetëm për interesat e tyre personale.

Pjesë nga biseda në studio:

Igli Cara: Po e shisni si një gjë të madhe. Marsi i kaluar do të ishte fundi i rindërtimit të Durrësit, por sot nuk është arritur as 50 %. Mos e shihni si një projekt tuajin, pasi janë fonde të BE. E përmendet Portin, por harruat të thoni se është afera korruptive më e madhe. Ju e dini shumë mirë që pushtetet janë të ndara, janë para të qytetarëve. Nuk ke të drejtë të falësh paratë e Durrësit/ 231 mln euro është falur jo thjesht për shumën e madhe, por janë bërë që para se të fillojë ndërtimi.

Ju flisni për Durrësin, por kur përmendni mbetjet mos harroni incenerimin ku mund të kishte mënyra të ndryshme për të kursyer para publike. Me 600 mijë dollarë kemi një studim që të mos dërgohen me kontejnerë siç dërgohen tani, mund të kishim një vend seleksionimi, ku të ndaheshin produkte, qelqi apo plastike. A ke ardhur në Durrës , ku durrsakët po ikin? Edhe tek pallatet e reja që po bëhen në Durrës, duhet ta shihni se nuk ka hyrë ende asnjë familje.

Alket Hyseni: Duhet të shihni projektet, Durrësi është kthyer në bazën më të madhe të turistëve, për shkak të projekteve dhe cilësisë. Mbarimi i projektit po pritet me padurim. Sa për projektin them që nuk ka asnjë mangësi.

Agron Shehaj: Kur nuk e di se kush janë pronarët, a  nuk të duket kjo mangësi? Meqë je jurist. Pa garë dhe me njerëz që nuk i njohin

Alket Hyseni: Ta sjellim një mini-Dubai në Durrës, jam i bindur që Durrësi do të gjykojë dhe do ta nxjerrë në një tjetër nivel.

Agron Shehaj: Nëse ka një shembull të një qyteti që është vjedhur dhe për të pastruar, është Durrësi. Porti i Durrësit i është marrë qytetit dhe një pjesë e madhe i është dhënë Alabbar, nuk dimë kush janë përfituesit, nuk është bërë asnjë garë. Flasim për një projekt miliarda euro, as taksat nuk janë dhënë. Edhe porti i ri do të bëhet me paratë tona. Inceneratori i Tiranës mbahet me paratë e Durrësit sepse ka një projekt që ka ndërtuar me kompani offshore, me pronar të fshehur, dhe as ka trajtime as digjen. Përdoret e njëjta skemë.

Alket Hyseni: Durrësi është i pastër. Igli jeton atje e sheh që në lagje nuk kam më plehra. Të tjerat lërjani drejtësisë.

Igli Cara: Asgjë nuk ka ndryshuar Alket.

Agron Shehaj: Unë nuk di se ku jetojnë keta, që nuk i shohin që qytetarët po ikin të gjithë,. Nuk ka ngelur njeri për të dalë.

Gazetari Agim Baçi: Rama nuk e përmend Dakon që është non-grata. Zoti Cara do të ketë përballë gjithë qeverinë që e sheh si pjesë të vetën Durrësin. Ndoshta shansi është që vetë opozita në Durrës nuk ka pikëpyetje dhe besoj se kemi një kandidat të fortë dhe do të ketë një ekuilibër të jashtëzakonshëm në Durrës.

Robert Rakipllari: Po ta marrim si garë mes dy kandidatëve do të thoja që nuk ka garë sepse zonja Sako nuk ka profil politik, por është emëruar atje. Zoti Cara është një politika karriere. Durrësi nuk është menaxhim lokal, por qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë. Pra nga kjo pikëpamje nuk kemi garë sepse kjo zonjë nuk është votuar, është menaxhere e interesave të tjera. Nga ana tjetër kemi zotin Cara që gjithmonë ka jetuar në Durrës dhe politikën e tij e ka bërë në Durrës dhe mes tyre ka shumë diferencës, por e thekson se zoti Cara është kujtuar shumë vonë për të folur.

Jonila Godole reagon ashpër për Alibeajn: Një parti që nuk ka 61 kandidatë duhet vlerësojë misionin

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole, ka qenë mjaft e ashpër me lidershipin e kësaj partie, pasi nuk arritën të nxjerrin kandidatë për zgjedhjet lokale. E ftuar në emisionin “Të Paekspozaurit”, Godole deklaroi se një parti që nuk nxjerr dot 61 kandidatë, duhet të vlerësojë me seriozitet misionin e saj.

Ajo i bëri thirrje Alibeajt dhe atyre që pretondojnë se drejtojnë partinë, që ose të shkrijnë këtë forcë politike ose të dorëzojnë vulën te “Foltorja”, pra Berisha.

Më tej, studiuesja shprehu habinë për mënyrën e organizimit të mbledhjeve të kryesisë, ku nuk pati informacion për kandidatët dhe ku disa prej drejtuesve kanë pranuar se ishte vendosur që prej shtatorit të vitit të shkuar, që në zgjedhje do të shkohej vetëm me kandidatë për këshillat bashkiakë.

“Një parti që nuk mundet të gjejë 61 kandidatë të denjë për të konkuruar, është një parti që jo vetëm nuk ka kryer detyrat e shtëpisë, por duhet të shohë me seriozitet misionin e saj. Ose shkohet me 61 kandidatë, ose duhen gjetur arsyet përse këto kandidatë nuk janë aty.

Unë nuk kisha ide se si ishte gjendja në PD, përpara se të shkoja në mbledhjet e kryesisë. Nuk shihja gjatë vitit të fundit, një angazhim nga lidershipi që të mblidheshim dhe të organizoheshim. Vetë kam kërkuar të mblidheshim dhe të takoheshim. Zgjedhjet i shoh si diçka shumë serioze. Mendova se do të na sillnin dosje të kandidatëve, dhe do të kishte 2-3 kandidatë për të zgjedhur më të mirin. Kështu e mendova unë. Këto informacione nuk u dhanë asnjëherë. Mbase kështu funksionon në partitë politike, ishte përvoja ime e parë. Unë do ta kisha dashur ndryshe.

Kur u përballa në kryesi me variantet e ndryshme që hidhnin, që disa të dalim vetëm në këshillin bashkiak dhe disa vetëm me kandidatë vetëm në bashkitë e rëndësishme. Unë mendoj ose do të shkosh në zgjedhje, me 61 kandidatë, si një forcë politike serioze, ose pastaj mund të shkrihet partia, shkrijeni partinë ose bëni koalicion të hapur me Foltoren, jepeni atë vulën, sepse kjo nuk mund të jetë parti që shkon kështu në zgjedhje.

Thashë na tregoni arsyet se çfarë fiton ose humbet partia me këto variante. Pyetja ime për lidershipin është, çfarë kanë bërë ata gjatë të gjithë kësaj kohe?

PD nuk e ka të lehtë, ka intimidime, nuk është e lehtë të ndodhë kjo që i ndodhi PD-së dhe demokratëve në baze. Por përshtypja ime ishte, që njerëzit donin të kishin kandidatë dhe ishte lidershipi ai që i pengonte.

Ajo që ishte më e rëndë, një pjesë e lidershipit pranoi që në parim, ata që në shtator të vitit të kaluar, kishin biseduar mes vedi, jo kryesia e madhe ku jam unë, që të shkonin vetëm me këshilltarë”, deklaroi Godole.

Sondazhi i Top Channel: 53.8% zgjedhin Veliajn, 32.9% Këlliçin

Sondazhi i Top Channel dhe kompanisë “Angi Richerce” ka pyetur qytetarët edhe se kë do të votonin mes dy kandidatëve kryesor në Tiranë, Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Gati 54 për qind e tyre kanë deklaruar se do të votonin kandidatin socialist, Erion Veliajn dhe vetëm 33 për qind Belind Këlliçin.

Ndërkohë që pjesa tjetër e të aketuarve kanë deklaruar se do të votonin një kandidat të tretë.

 

Arrestohet gazetari në Moskë, Blinken thirrje amerikanëve: Largohuni menjëherë nga Rusia

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka reaguar pas arrestimit të gazetarit amerikan Ivan Gershkoviç në Rusi, pasi akuzohet për spiunazh.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blinken u ka bërë thirrje amerikanë që ndodhen në Rusi të largohen.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për njoftimin e Rusisë se ka arrestuar një gazetar shtetas amerikan. Prioriteti më i lartë i yni është siguria e qytetarëve amerikanë jashtë vendit. Nëse jeni një shtetas amerikan që jetoni ose udhëtoni në Rusi, ju lutemi largohuni menjëherë’, kjo ka qenë thirrja e Blinken.

Shtëpia e Bardhë shprehu gjithashtu “shqetësimin e thellë” për arrestimin e gazetarit.

Me vendim gjykate ai është lënë në burg për dy muaj dhe nëse shpallet fajtor, dënimi mund të arrijë deri në 20 vjet. Gjyqet për spiunazh zhvillohen me dyer të mbyllura dhe lirimet janë shumë të rralla.

VIDEO/ Momente paniku, Aguero pëson aritmi gjatë transmetimit live

Momente paniku kanë kaluar të gjithë ndjekësit e tij, pasi Serxhio Aguero pati një shtrëngim në gjoks, teksa ishte live në platformën “Twitch” të Ibai Llanos.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, argjentinasi ndaloi fjalimin duke vendosur dorën në gjoks. Kjo situatë shkaktoi një moment frike, derisa vet argjentinasi tha se mund të ketë pasur telashe me ritmin e rrahjeve të zemrës, ndërkohë që pas disa sekondash biseda vijoi normalisht.

“Çfarë ka?, e pyeti Ibai Llanos kur pa Agueron duke shtrënguar duart.

Argjentinasi u përgjigj: “Mendoj se pata një mini-aritmi.”

“A doni që të shkojmë te mjeku?” – u shpreh Ibai Llanos.

“Jo, jo. Sepse unë kam një çip dhe çipi i famshëm do të dërgojë një sinjal”, shpjegoi Aguero.

Vlen të theksohet fakti se sulmuesi argjentinas pësoi një aritmi në tetor të vitit 2021 kundër Deportivo Alvesh, kur ishte pjesë e Barcelonës dhe pasi u testua nga një kardiolog, atij më pas iu desh të tërhiqej nga futbolli në moshën 32-vjeçare.

Marsi, muaji i përgjakur. 8 vrasje dhe 8 të plagosur në ngjarje kriminale

Disa ngjarje të rënda kriminale kanë tronditur javët e fundit opinionin publik, duke e bërë marsin ndoshta muajin më të përgjakshëm të këtyre viteve të fundit.

Në vetëm 29 ditët e para të këtij janë shënuar të paktë 8 vrasje të bujshme dhe 8 persona të tjerë të plagosur.

Siparin e këtij sezoni vrasjesh e hapi Dan Hutra, i cili më 1 mars shfaqi gjithë cmendurin ë etij duke vrarë të 3 gra dhe duke plagosur 3 të tjera.

Dan Hutra, 40 vjeç, fillimisht plagosi duke e qëlluar më thikë të dashurën, më pas shkoi në shtëpinë e ish gruas me të cilën kishte një vajzë 4 muajshe, dhe me breshëri kallashnikovi la të vdekur, motrën dhe kunatën e saj! Të plagosura mbetën vetë ish gruaja dhe nëna e saj! Disa minuta më vonë ai vrau edhe një 31-vjeçare, Etleva Kurti për hakmarrje.

Krimi i dytë i këtij muaji ka ndodhur më katër mars, ku Kujtim Brisku humbi jetën pasi u dhunua për vdekje nga pronari i shtëpisë ku u fut për të vjedhur. 54-vjeçari kishte hyrë për të vjedhur pulat në kotecin e fqinjit, por u rrah për vdekje nga pronari.

60-vjeçarja Mimoza Paja u qëllua për vdekje të 13 mars në mbrëmje, në lokalin në Don Bosko ku punonte si banakiere, një ngjarje e cila nuk është zbardhur ende dhe autorët janë të lirë. Këtë sulm brutal në kufijtë e një sulmi terrorist policia e lidh me të shkuarën e pronarit të lokalit, i cili në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie por që rezulton se e ka thyer. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe 5 persona teë tjerë që ishin klientë në lokal.

Vetëm 14 ditë më vonë, më 27 mars ndaj selisë së Top Channel u krye një sulm ku mbeti pa jetë punonjësi i sigurisë Pal Kola. Pista e hetimit të ngjarjes ende nuk është e zbardhur dhe akoma nuk është gjetur diçka e vlefshme që të mund të çojë këtë ngjarje të paprecedentë në nivel tjetër.

Mbrëmjen e djeshme, dy netë më vonë në Kavajë mbeten pa jetë dy persona pas një sherri të momentit në një lokal. Bëhet fjalë për Altin Rexhën dhe Edmond Goxhën të cilët kishin edhe precedent kriminal të mëparshëm.

Sondazhi i Top Channel: 55% e njerëzve thonë se jetojnë keq ose shumë keq në Tiranë

Në emisionin “Top Story” në Top Channel sot janë publikuar rezultatet e një sondazhi të realizuar nga  kompania “Angi Richerce” private e huaj për llogari të këtij televizioni.

Sipas të dhënave të këtij sondazhi rezulton se 55 për qind e qytetarëve të pyetur janë përgjigjur se jetojnë keq ose shumë keq në Tiranë.

Ndërkohë që vetëm 45 për qind e tyre janë përgjigjur se jetojnë mirë ose shumë mirë.

Sipas kompanisë që ka zhvilluar sondazhin me një kampioon prej më shumë se 1 mijë personash, marzhi i gabimit është vetëm 2.5 për qind.

“Hap sytë se e di ti ça nuk dua”, Sabiani këshillon Keisin: Rri vetëm me Luizin

Banorët e “Big Brother Vip” kanë patur sot mundësinë të komunikojnë me familjarë. Keisi ka marrë një telefonatë nga babai i saj Sabiani, i cili i dha forcë të vazhdojë lojën.

Sabiani gjithashtu i dha një mesazh Keisit duke i thënë se nuk do që ajo të qëndrojë me asnjë tjetër përveç Luizit.

“Ti nuk ke për të dalë që aty për asnjë arsye. Ne jemi shumë mirë, vetëm ti hap sytë se e kupton ti ça nuk dua unë. Qëndro afër Luizit, nuk duam të merresh me njeri tjetër”, i tha Sabiani, Keisit, e cila u përlot.

Banorët e “Big Brother Vip” kanë patur sot mundësinë të komunikojnë me familjarë. Keisi ka marrë një telefonatë nga babai i saj Sabiani, i cili i dha forcë të vazhdojë lojën.

Sabiani gjithashtu i dha një mesazh Keisit duke i thënë se nuk do që ajo të qëndrojë me asnjë tjetër përveç Luizit.

“Ti nuk ke për të dalë që aty për asnjë arsye. Ne jemi shumë mirë, vetëm ti hap sytë se e kupton ti ça nuk dua unë. Qëndro afër Luizit, nuk duam të merresh me njeri tjetër”, i tha Sabiani, Keisit, e cila u përlot.

Berisha: Artur Bushin e thirrën në SPAK, ndërhyri Rama me telefon!

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi se ka ushtruar dhunë ndaj një prokurori që po e hetonte për korrupsion.

Gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës për bashkinë e Krujës, Agron Loka, Berisha tha se Bushi u thirr në SPAK, por ndërhyri Edi Rama u lirua, ndërkohë që sipas tij hetuesi qëndronte ende i rrahur në vendngjarje.

“Artur Bushi shkelmoi hetuesin se po e hetonte për korrupsion në bashki. E thirrën në SPAK, në telefon Edi Rama. Ai rrinte i rrahur aty, zyrtari, vetëm se guxoi të hetonte korrupsionin. Ky është vetëm një rast. Këtu sundon mafia dhe vetëm mafia. Prokurori i Përgjithshëm nuk thotë një fjalë për t’i dalë zot punonjësit të tij. Sa vetë humbën jetën në Thumanë? A mund të ketë vend në botë të heshtë para gjëmës së madhe që ndodhi në Thumanë. Pallatet ishin shpallur të pabanueshme me ekspertizë dhe çdo dokument, u lanë aty derisa erdhi tërmeti tjetër për t’u marrë jetën. U arrestuan dy komunarë të PD, të komunave të Tiranës të cilët s’kishin asnjë çarje kund në ndërtesat e komunave të tyre”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu Berisha nga Kruja është shprehur se kurrë ndonjëherë nuk është shkretuar me shpejtësi të rrufeshme siç po shkretohet në këto 8 vite Shqipëria.

Sot i plagosën motrën në atentat/ Kush është Kastriot Hasalla, vrau kushëririn për 2 hektarë tokë

Kastriot Hasalla i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij të largët, Romeo Hasalla në vitin 2021 është dënuar ditën e sotme me 35 vite heqje lirie nga gjykata e Lushnjës.

Pas këtij vendimi, familjarët e Romeo Hasallës dyshohet i kanë ngritur pritë vëllait të tij, Afrim Hasallës dhe motrës, Bajame Seneja e cila mbeti e plagosur me një plumb në këmbë.

Por kush është Kastriot Hasalla?

Kastriot Hasalla në korrik të vitit 2021 vrau me armë zjarri Romeo Hasallën dhe la të plagosur babain e tij, Shaip Hasallën së bashku me dy vëllezërit Laert dhe Emiljano Hasullën.

Për ngjarjen fillimisht u arrestua vëllai dhe djali i Kastriotit, Afrim dhe Marjo Hasalla të cilët u lanë të lirë pas dorëzimit të tij dhe dëshmisë së dhënë ku pranonte krimin e kryer.

E gjithë përplasja mes dy familjeve, ka ndodhur për një tokë me sipërfaqe prej dy hektarësh, që aktualisht pretendohet se është pronë e Afrim Hasallës.